Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Shpresa Rama nga Vushtrria, talente e botės

    Shkruar nga Fatlum SADIKU & Rexhep KERA

    Shpresa Rama ėshtė njė vajzė e re nga Vushtrria e cila arriti qė nė mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tėrė bota ta zė vendin e parė nė shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar pėr babėn e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetėm tre vjeēare. Gara ndėrkombėtare “Eseja mė e mirė” u mbajt vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe, ndėrsa shkrimet konkurruesit i dėrguan nėpėrmjet postės elektronike. Titulli “Eseistja mė e mirė” i takoi kosovares nga Vushtrria, Shpresa Rama.Para fitimit tė kėtij ēmimi nė nivelin botėror, Shpresa ishte mėsuar tė jetė e para gati nė tė gjitha aktivitetet e saja, e nė veēanti nė mėsimet si nxėnėse e shkollės fillore dhe tė mesme. Talenti i saj nuk kufizohet vetėm nė mėsim dhe nė shkrim. Ajo shquhet edhe me aftėsinė pėr kėndim, pikturė, moderatore e programeve dhe pjesėmarrja nė aktivitete humanitare. Gjatė shkollimit fillor, ajo me vetė iniciativė themeloi shoqatėn bamirėse “5-shja bamirėse” dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxėnėsit e shkollės fillore “Mustafė Venhari”, shkollė nė tė cilėn edhe Shpresa vijoi mėsimet.
    Motivimi pėr tė marrė pjesė nė kėtė garė asaj nuk i kishte ardhur nga ambicia pėr tė qenė e para ose pėr tė fituar mjete materiale, por ishte bindja e plotė se All-llahu ndihmon nė ēdo hapė tė jetės. Malli pėr babanė, tė cilit as fytyra e as ndonjė fjalė e thėnė nuk i kishin mbetur nė kujtesėn e Shpresės, ishin elemente shtytėse pėr tė shkruar njė ese me titullin “Letėr babait”. Mė poshtė kemi sjellė pėr ju tekstin e eses fituese nė garėn ndėrkombėtare tė mbajtur vitin e kaluar nė Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Letėr babait

    Dita po merrte kah tė kundėrt. Gjersa shikoja perėndimin e diellit, tinguj tė trishtuar vetmie bashkė me flladin pranveror mė pėrkėdhelnin flokėt…Ah ajo pėrkėdhelje do tė doja tė ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot nė mend ledhatimet atėrore!…Po ti o lot mė shkarravite fjalėt qė po shkruaja nė letrėn, tė cilėn dua ta adresoj nė dyert e parajsės, te Ai qė mė la me lot nė sy, te Ai qė la njė vend tė zbrazėt nė tryezė, te Ai qė mė dha dhe njė emėr tjetėr-emrin jetim.

    * * *
    I dashuri Baba!


    E bėra zemrėn gur dhe me mallin mė tė madh dua tė tė shkruaj,tė tė tregoj sa tė dua, sa jam rritur. Dita kur mė le ishte ditė me shi,…, atėkohė s’dija tė derdhja lot, andaj qielli qau pėr mua. Acar, dėborė nė mua mbretėroi, ndonėse ishte kohė vere. Tri vjet isha kur mė le, kėtė e di dhe Ti e unė se di sa vjeē isha,por nėna mė tregoi. Ajo mė flet shumė pėr Ty. E di baba, shpesh mė merr malli tė dėgjoj ndonjė fjalė nga Ty, ta di ē’zė kishe, ta shikoj buzėqeshjen Tėnde, por kot. Jeta qenka i vetmi libėr qė s’mund t’ia kthesh fletėt prapa! Mė le vetėm, por s’dua tė jem robėreshė e vetmisė, prandaj shpesh qesh,…, qesh tė tė sjell ty pranė sepse mė thonė qė buzėqeshja ime i ngjan tėndes. Mė bėhet qejfi kur mė flasin pėr Ty, kur mė tregojnė sa mė doje, si mė ngritje lartė dhe mė pėrqafoje! Sa keq!…Mua s’mė kujtohet as edhe njė qik, andaj qaj pėr ditėt e lumtura qė u venitėn nė harresė dhe qesh kur mė rrahin krahėt dhe tė lavdėrojnė Ty. Vėrtetė tė falem qė mė le pas veprėn tėnde tė mirė! Me tė krenohem, ndjehem e fortė, ndaj askush s’mė nget, s’mė ulė poshtė. Por, lotin e kam shok nė ēdo ditė tė rėndėsishme pėr mua… Ėshtė mirė tė vijmė nė kėtė jetė duke qarė dhe tė tjerėt tė qeshin, e pastaj ne tė vdesim duke qeshur dhe t’i lėmė tė tjerėt tė qajnė pėr ne. Kjo ėshtė filozofia dhe realiteti bashkė. Qajmė pėr njeriun e pastėr, pėr engjėllin qė fluturoi nė amshim…Ngadalė e kuptova se nė kėtė jetė jemi tė ftuar pėr njė kohė tė shkurtėr dhe ikim me trenin e pakthyeshmėrisė. Kėtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unė do tė jem udhėtare e kėtij rrugėtimi, si edhe tė gjithė njerėzit tjerė. E ke parasysh? Jetoj me njė shpresė tė ndryer nė gji qė kur tė vij tek Ty, tė mė presėsh me buzėqeshjen qė i jep babai bijės sė tij. Ndoshta s’do tė tė njoh, por mbaje kėtė letėr nė dorė dhe do tė takohemi, atje nė pėrjetėsi, nė parajsė ku ke zėnė vend qe sa kohė.

    TĖ DON ME GJITHĖ ZEMĖR!
    Bija jote
    ________________
    P.S.: Tė lutem, m’i bėj tė fala pejgamberit tim Muhamedit a.s. dhe lutju Zotit nė emrin tim qė tė m`i falin gabimet e mia, tė familjes time dhe gjithė njerėzve qė e lexuan kėtė ese. Shpresa Rama
    Pėrgatitėn: Fatlum SADIKU dhe Rexhep KERA
    Burimi:AlbaniaPRESS.com

    ________________________________________________
    VushtrriaPRESS
    www.vushtrriapress.shqipo.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alma07
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    ktu ku nuk duhet
    Postime
    282
    Uaaaaaaauuuuuuuu
    Na beri te qaj ,kjo letra .
    Komplimente kesaj vajze ....

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Bravo!Me te vertete shume e talentuar.Leter prekese...I uroj suksese per me tej.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shum bukur po shkrujka, me shum perjetime , kjo asht me e bukra e shkrimit kur futesh me te vertet ne ato momente ....ishte knaqsi ta lexojsh dhe me shum knasi ta ndegjojsh per nji shqiptare qe qilelein me lot te triviteve te saja te shendrron ne rreze disa vite me pas , pasi libri i jetes ska mundesi te kthen faqet aty ku ka ngel jeta e bukur e saj me babain dhe buzqeshjen e tij dhe zerin qe e run ne zemren e saj .

    Shpresa Rama shum emer i bukur dhe Vushtrija me disa gjera historike qe run me krenari.
    kjo jo vetem Vushtrin e ben te njoftu po edhe Kosoven edhe shqiptaret.
    Titulli “Eseistja mė e mirė”
    nji pyetje qka dot thot ...eseistja ? flm
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Shpresa Rama te uroj suksese edhe me tej , Vicianum edhe ty nje falenderimqe na e shfaqe ktu ket Ese shum te mir
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Helona
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    70
    suksese shpresa...........

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Shum suksese per te, i uroj gjith te mirat.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vicianum..

    thx qe ke sjell kte lajm te bukur.. e bashk me te dhe letren shum prekese te shpreses..
    do deshironim te gjith besoj qe shpresa te ishte dhe mysafire e forumit tone tashme mbar kombetar e per mbare brezat..

    suksese..

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 17-09-2014, 19:58
  2. Njė Vushtrriase, talente e botės
    Nga komandosi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 06:23
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  4. Frika, Shpresa, Sinqeriteti, Mbeshtetja
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 13:34
  5. Besimi, Shpresa apo Dashuria
    Nga ReA_8 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •