Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Informata të rëndësishme.

    INFORMATA TE RËNDËSISHME


    ATM

    Nëse ju ndodh qe ndonjë hajdut ose dikush ju detyron që ti nxjerrni të hollat tuaja prej bankomatit, atëherë shkruane PIN-in tuaj nga prapa...
    Kështu nëse PIN-i juaj është 1254 atëherë, atëherë ju shkruani 4521. Bankomati do ti nxjerr parat tuaja, por automatikisht do të alarmoj policinë për të cilën hajduti nuk e din.
    Ky opcion ekziston në të gjitha bankomatet, por shume njerëz nuk e dinë.
    SI MUND QË MOBILI JUAJ TË JU NDIHMOJË NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME
    Si në gjithë botën mund të thirrni ndihmën e shpejt, policinë...
    Numri i vetëm për situatat e jashtëzakonshme që prej mobilit tuaj mund të thirrni në gjithë botën është 112. Nëse mobili juaj nuk ka rrjetë, atëherë kërkone numrin 112 dhe telefoni juaj do të kërkoj rrjetin më të afërt që e ka në dispozicion. Pastaj në display do të ju paraqiten numrat e thirrjeve emergjente ne rajonin ku gjendeni. Interesant është se numri 112 mund të thirret edhe kur telefoni juaj është i koduar ose kur tastiera e juaj është e mbyllur.
    ÇELËSAT PËR HAPJEN AUTOMATIKE TË VETURËS MBETEN BRENDA TË MBYLLURA NË VETURË
    Kjo mënyrë e veprimit ndoshta ndonjëherë në jetë do të ju nevojitet. Nëse çelësi juaj i veturës mbetet brenda në veturë kurse dyert e veturës janë të mbyllura, atëherë mos u brengosni se ekziston zgjidhje, po qe se dispononi me një çelës rezerv automatik në shtëpi. Veproni kështu: bëni një telefonatë në shtëpi dhe mobilin tuaj afrone afër derës së veturës 30 cm. Personi në shtëpinë tuaj duhet të mbaj çelësin automatik afër mobilit dhe të shtyp tastin për hapjen e veturës. Kështu vetura juaj do të hapet. Largësia nuk është me rëndësi , e rëndësishmë është vetëm të thirrni personin në shtëpi i cili e ka çelësin rezerv të veturës tuaj.

    REZERVA E FSHEHTË E BATERISË SË MOBILIT TUAJ

    Nëse ndodh që të jeni në rrugë apo dikund tjetër dhe nuk e keni në dispozicin mbushësin (adapterin), atëherë mos u mërzitni se ka zgjidhje. NOKIA telefonat e kanë mundësinë e baterisë rezerve. Ju vetëm duhet ta aktivizioni në këtë mënyrë: shtypni * 3 3 7 0 # dhe kështu telefoni juaj do të ketë 50% baterinë e mbushur. Mobili juaj këtë rezerv përsëri do ta kompensoj gjatë mbushjes së ardhshme.

    NËSE DIKUSH UA VJEDH MOBILIN SI MUNDESH TIA BLLOKOSH QË TË MOS E PËRDOR AI!

    Pikë së pari duhet ta dini numrin serik të mobilit tuaj! Që ta dini se cili është numri serik i mobilit tuaj, shtypni * # 0 6 # dhe në display do të paraqitet nurmi serik 15 shifror. Ky numër është i veçantë për secilin mobil. Shkruane këtë numër dhe ruajeni në vend të sigurtë. Nëse ndokush ua vjedh telefonin, thirrne operatorin tuaj, diktojani numrin serik, dhe operatori mund ta bllokoj telefonin tuaj, i cili do të jetë i pa shfrytëzuar nga ana e vjedhësit edhe nëse vjedhësi ia ndrron sim kartelën. Edhe pse nuk mund ta ktheni prapa telefonin tuaj, por do të jeni të sigurtë se vjedhësi nuk mund ta shfrytëzojë telefonin tuaj. Nëse të gjithë kështu do të vepronin, atëherë prej vjedhjes nuk do të ketë dobi...Ps: Pasi ti keni lexuar te gjitha keto keshilla,lindin pyetjet!A keni qelluar ndonjehere ne njeren nga keto situata?Si keni vepruar?Mendoni se keto informacione jane te vlefshme?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 07-02-2009 më 08:14
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    kuriozitete shum interesante dhe shume te vlefshme do te thoja une.....vetem dicka nuk kuptova qarte ose e kuptova por kam nevoje te ma perforcosh....behet fjale per ATM.....duhet te shkruaj kodin tim por mbrapsh dhe kshu do alarmohej policia?????

    dhe dicka tjeter opsioni i baterise rezerve vlen vetem celularet NOKIA apo edhe per ndonje lloj tjeter???

    tema shum interesante...respekte
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shum interesant , kjo teme asht me shum vler kulturore dhe shoqerore.
    te lumt
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga stella_senza_cielo Lexo Postimin
    kuriozitete shum interesante dhe shume te vlefshme do te thoja une.....vetem dicka nuk kuptova qarte ose e kuptova por kam nevoje te ma perforcosh....behet fjale per ATM.....duhet te shkruaj kodin tim por mbrapsh dhe kshu do alarmohej policia?????

    dhe dicka tjeter opsioni i baterise rezerve vlen vetem celularet NOKIA apo edhe per ndonje lloj tjeter???

    tema shum interesante...respekte
    Po mjafton ta shkruash mrapsht parat do te dalin ndersa automatikisht i jep sinjal polisic.
    Per nokia e di sigurt qe e ka ket avantazh te bateris, ndersa per te tjer sjam i sigurt....
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    shum interesant , kjo teme asht me shum vler kulturore dhe shoqerore.
    te lumt

    Po... dhe eshte biles shume ambicioze si teme.....

  6. #6
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    palidhje mu ka fshi ni koment ne qit tem katastrof , flm per keto info altruski bash shum ishin temira
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    MythBuster

    Extra Bateri - *3370# funskionon vetem ne disa modele kryesisht te vjeter te Nokia. Ne 3 telefona Nokia qe kam une nuk funksionon ne asnje

    Bllokimi nepermjet IMEI - Mund te lajmerosh operatorin po ai do te jete i afte te bllokoje vetem numrin tend dhe ti beje "Ban" asaj IMEI nga rrjeti i vet. Nqs hajduti merr nje simcard te nje operatori tjeter... telefoni do te funksionoje me se miri. Sidoqofte IMEI i sherben policise per te gjurmuar telefonin e vjedhur perseri. (Ne Shqiperi harroje)

    Hapja e Makines me Celular duke riprodhuar frekuencen e celsit origjinal - Harroje. Thjesht nuk funksionon per arsye te thjeshta qe nuk po ja hyj.

    112 - Ne shqiperi nuk funksionon. Sigurohuni qe kur te vini ketu te mbani mend : 127, 126, 129

    ATM - Te pakten me auomatet e RZB dhe Intesa San Paolo ketu nuk funksionon... PIN i GABUAR

  8. #8
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    he he he....kisha dyshimet e mija....me dukej enderr e bukur sikur te ndodhnin gjithe keto ne realitet....kot nuk jemi mbrapa ne....50 vjet po njehere....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. informata...
    Nga AAde në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2007, 10:59
  3. Informata për azil në Angli
    Nga Reaa në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 10:42
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •