Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Zanafilla e “festës” së Shën Valentinit

    Zanafilla e “festës” së Shën Valentinit (a.k.a festes se rrespillanav)

    Shkruan: Shevki SH. VOCA



    Tentativa për të shënuar ditën e saktë të së ashtuquajturës Shën Valentini apo Dita e të dashuruarve as deri më tani nuk u arrit që të jetë e saktë. Kjo festë ndërlidhet me ngjarje dhe rituale të ndryshme, të cilat nuk kanë mbështetje të sakta në faktet historike.

    Nga njëra prej teorive mësojmë se origjina e kësaj "feste" rrjedh që moti nga koha e një festimi pagan te Romakët e vjetër të cilët organizoheshin për nder të hyjneshës Junone (hyjnesha e femrave dhe e martesës) dhe të solemnitetit të Luperkosë që mbahej një ditë pas saj (më 15 shkurt). Sipas traditës romake, Luperko ishte një zot i cili i mbikëqyrte tufat e bagëtive dhe i mbronte ato nga sulmet e ujqërve. Ndërkaq që papa Galasio në vitin 496 e anuloi festën pagane të Luperkos dhe ajo u zëvendësua me atë të Shën Valentinos.

    Në kuadër të këtij solemniteti ekzistonin rituale të veçanta njëra prej së cilave shpjegohet në këtë mënyrë: emrat e vajzave të reja shkruheshin nëpër skeda të posaçme (copëza të letrave SH.V.) të cilat pastaj futeshin në një kavanoz të thellë prej së cilës më pas të rinjtë nxirrnin nga një skedë në të cilën gjendej e shkruar emri i së dashurës së tyre të ardhshëm.

    Edhe pse shumë kush beson se kjo është burimi kryesor i kësaj feste, e cila edhe në ditët e sotme kremtohet, megjithatë për Ditën e të dashuruarve shpesh ndërlidhet edhe një legjendë tjetër e cila daton që nga shekulli i tretë i erës sonë, aktori kryesor i së cilës është prifti romak i quajtur Valentin.

    Madje edhe rreth kësaj legjende ekzistojnë më shumë variante, por parimisht është pranuar ajo më romantikja, në të cilën Shën Valentini më 14 shkurt 269, (ka vende ku figuron edhe viti 270, Sh.V.) të erës së re u ekzekutua nga perandori romak Klaudi II për arsye se kishte kurorëzuar një çift të dashuruar.

    Nëpër shkrimet historike mund të hasim se në atë kohë kishin ekzistuar edhe disa Valentin, dhe numri i tyre sillej prej dy, tre, pesë, e deri në tetë, dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme të cilat kishin me dëshmuar se kjo nuk është vetëm një legjendë. Kjo, ishte njëra nga arsyet pse në vitin 1969 u bë revidimi i kalendarit katolik me të cilën ajo u fshi nga ky kalendar dhe u shpall si ditë e një feste jo të obliguar. Ndërkaq që ajo vazhdoj të shënohej apo të mbahej vetëm nëpër disa kalendar partikular.


    Përse perandori Romak Klaudi II urdhëroi që prifti Shën Valentin të ekzekutohet?

    Perandori Romak Klaudio II, në histori i njohur me emrin Mark Aureli, ishte nga Iliria, i lindur në vitin 214 vdes më 270, ndërsa si perandor Romak sundoi dy vite 268-270, ishte një ushtarak i shquar i njohur edhe me nofkën Gotiku, sepse kishte shpartalluar Gotët në Trakë. Ai kishte vërejt se në radhët e ushtrisë së tij, ata ushtarë të cilët ishin të martuar dhe kishin fëmijë, ishin më të dobët nga ata të pamartuarit, me ç'rast kishte lëshuar një urdhër me të cilën ndalohej martesa e ushtarëve të rinj të cilët do të ishin luftëtar potencial të tij. Prifti i quajtur Valentin duke i parë këto veprime të pa vend të Klaudit II, që u bënte rinisë ushtarake (të pa martuarve) ai vendosi që në fshehtësi të vazhdojë të bëjë kurorëzimin e të rinjve të dashuruar. Mirëpo pasi që këto aktivitete dhe veprime të këtij prifti fatkeq u zbuluan, atëherë Klaudiu II urdhëroi që prifti të dënohet me prerjen e kokës. Ky ekzekutim ndodhi më 14 shkurt 269 (diku tjetër siç thamë edhe më herët figuron vit 270) të erës së re. Legjenda thotë se Valentini pak para ekzekutimit i kishte dërguar një vajze të verbuar të një gardiani të burgut një letër-porosi, e cila kishte një ngjyrë safiri të verdhë, në të cilën shkruante: "Nga Valentini juaj, në shenj nderimi dhe ngrohtësie të shprehur ndaj tij". Me këtë rast sipas legjendës, ndodhi mrekullia, vajzës iu kthye shikimi. Konsiderohet se prej asaj kohe e ka prejardhjen tradita e cila mbeti e njohur në mesin e meshkujve që femrave t'u shkruajnë porosi me fjalë të ëmbla.

    Megjithatë, dhe ndoshta prejardhja e kësaj "feste" është e mbuluar me një vel të fshehur, por kjo nuk e pengon njerëzimin që ata të besojnë se Valentini ishte një hero, një figurë i rëndësishëm, e para se gjithash, një figurë romantike.

    Historianët thonë se legjenda për Shën Valentonon, ndoshta edhe do të ishte larguar nga kujtesa njerëzore sikur mos të paraqitej disa shekuj më vonën në Angli një grua e cila kishte pa rastin e përfitimit nga kjo, baza e së cilës ishte një tregim i ngjashëm me atë të prejardhjes angleze. Sepse, historia angleze e ka traditën e veçantë të festimit të 14 shkurtit si dita e të dashuruarve, e cila me siguri nuk ndërlidhet me priftin Romak, por që besohet se ka lidhje me shumëzimin e zogjve dhe vjershave, të shekullit XIV.

    Pa nevojë të thellimit në lidhje me legjendën e zogjve, mjafton të theksojmë se ky tregim arriti të kalojë përtej oqeanit në kontinentin e ri, në të cilën kjo festë e filloi një histori të re moderne.



    Dita e të Dashuruarve në Amerikë

    Fillimi masiv i përkujtimit të kësaj dite në Amerikë lidhet me vitin 1847, kur një amerikaneje, të quajtur Ester Haullend, në këtë vit për ditën e të dashuruarve i arriti nga Anglia një dhuratë e punuar me dorë e cila dallohej për zbukurimin dhe dekorimin e saj të mrekullueshëm.

    Me këtë rast znj. Haulland i lindi ideja që edhe ajo të merrej me punimin e urimeve të ngjashme të dekoruara dhe të zbukuruara nga të cilat ajo do të përfitonte duke i shitur në librarin e babait të vetë. Ndërsa në vitin 1879 u themelua kompania e parë për prodhimin e këtij lloji të urimeve të dekoruara dhe të zbukuruara, dhe që nga ajo kohë, për çdo vjet numri urimeve të prodhuara dhe të dërguara shkonte gjithnjë duke u shtuar, dhe kjo nuk ka të ndalur as sot e kësaj dite.

    Në shumë vende shkruan se kjo mënyrë e kremtimit për të cilën tani njerëzit (lexo rinia) përgatiten në përkujtimin e kësaj dite, rrjedhë nga kultura Amerikane, ndërsa në tërë botën u përhap si pasojë e një kulture masive dhe të procesit të globalizmit. Po thua se nuk ka kontinent dhe vend në të cilën nuk përkujtohet kjo ditë. Kjo tashmë po kremtohet si një "festë" që nuk ka komb dhe nuk njeh kufij.

    Është numri i madh i atyre që nuk i njohin themelet e historisë së saj, por si duket edhe nuk brengosen fort për të njohur. Shumicës i mjafton të dinë se ajo është Dita e të dashuruarve e cila nxitë në ndjenjat më të mira në botë që ta pranojnë dhe festojnë me të dashurit e tyre.

    Në fillim tërheqja e vëmendjes për këtë ditë më tepër koncentrohej në blerjen e gjësendeve urues që ishin të punuara me dorë si dhe duke thur vargje romantike. Në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar Amerikanët për ditën e të dashuruarve u kapluan nga ethet e blerjes së trëndafilave dhe të çokollatave, ndërsa më vonë kjo u hyri në punë edhe argjendarëve të cilët me një marketing të organizuar mirë arritën ta bindin masën se vetëm trëndafilat dhe çokollatat nuk mjaftojnë.

    Viteve të fundit vërehen interesime të mëdha për profit në garat që bëjnë hotelet dhe agjencitë e ndryshme turistike të cilët ofrojnë aranzhime speciale për këtë ditë, pastaj parfumeritë, lokalet e njohura të ëmbëlsirave etj.

    Në fund vlen te theksojmë se anketimet, apo siç po i thonë edhe sondazhet, tregojnë se "Festa" e Shën Valentinos apo me emër më popullarizues Dita e të dashuruarve më së shumti kremtohet tek të rinjtë e moshës 17 deri 25 vjeçar, ndërkaq një rëndësi të veçantë për te tregojnë edhe çiftët e ri, të cilët po thua se ia japin statutin e njëjtë me atë të datës së lindjes.




    mesazhi.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga celyy : 06-02-2009 më 10:50
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    a ka naj fest qe ju nuk propagandoni ne lidhje me to ??
    We are all Aliens

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    a ka naj fest qe ju nuk propagandoni ne lidhje me to ??
    Ne jemi shum te vetdishem, nuk jemi te verber te festojme festa te kota dhe qe nuk jan tonat. Si nuk e kuptuat qe askush nuk feston fetat e juaja, ndersa ju i festoni te huajat.
    Ne nuk ju pengojme per asgje, si nuk e kuptoni qe ne temat i hapin te komuniteti musliman ndersa ju nuk len vend pa i fut hundet, po nese nuk ju pelqen pse mor lexoni ju, si futeni aty ku nuk keni interes.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Ne jemi shum te vetdishem, nuk jemi te verber te festojme festa te kota dhe qe nuk jan tonat. Si nuk e kuptuat qe askush nuk feston fetat e juaja, ndersa ju i festoni te huajat.
    Ne nuk ju pengojme per asgje, si nuk e kuptoni qe ne temat i hapin te komuniteti musliman ndersa ju nuk len vend pa i fut hundet, po nese nuk ju pelqen pse mor lexoni ju, si futeni aty ku nuk keni interes.
    Pse cka ka lidhje se nga eshte origjina e kesaj feste ,mjafton qe quhet festa e te dashuruarve dhe simbolikisht shkembejne dhurata ,mos eshte edhe kjo mekat ,sepse ne fene e juaj edhe me marr fryme po del mekat.
    Jeni ba aq qesharak sa edhe pulat po qeshin me ju

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga MIRIAM Lexo Postimin
    Pse cka ka lidhje se nga eshte origjina e kesaj feste ,mjafton qe quhet festa e te dashuruarve dhe simbolikisht shkembejne dhurata ,mos eshte edhe kjo mekat ,sepse ne fene e juaj edhe me marr fryme po del mekat.
    Jeni ba aq qesharak sa edhe pulat po qeshin me ju
    O i nderuar Islami eshte fej e paqes nuk ka dhun as imponim dhe nese don e praktikon nese nuk don je i lire. Ti eshte me mir te mendosh per punet tua sesa te mendon se a jemi be qesharak a jo. Nese po mendoni qe po na perqeshni dhe se ju e keni me te drejt dhe na jo, kjo do te vertetohet, por une nuk kam deshir qe kete ta kuptoni ather kur do te jet von sepse ather do te ket denim te dhembshem.
    Une e lus Allahun XH.SH. qe te ju udhezoj ne rrugen e drejt.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  6. #6
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Radikalizmin larg amonn...Kjo fest pa marr parasysh origjinen, osht afetare, thjesht osht dit qe rrit, kujton, dhe vazhdon te mbaj gjall dashurin per partnerin. Ku osht e keqja e te dashuruarit? Ku osht e keqja e te festuarit te asaj dashurie? Edhe ku pe shihni lidhjen e saj me fe?
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #7
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Skemi nevoje per lutjet e tua por dua te shof vendet ku eshte mare ai informacjon.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga sam1r Lexo Postimin
    Radikalizmin larg amonn...Kjo fest pa marr parasysh origjinen, osht afetare, thjesht osht dit qe rrit, kujton, dhe vazhdon te mbaj gjall dashurin per partnerin. Ku osht e keqja e te dashuruarit? Ku osht e keqja e te festuarit te asaj dashurie? Edhe ku pe shihni lidhjen e saj me fe?
    T po komenton pa lexu temen qe ka postu hapesi i saj. Lexo njeher pastaj eja ben komente....

    respekt
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Festë Kurvanash
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    C'lidhje ka Kjo me Fene Islame nuk po e kuptoje pse eshte haupur ketu

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kurr si kam festu kto festa artificiale , ku ne nje dit te vetme mendohet per dashuri , interesant kjo fest festohet me se shumti ne ato shtete ku tradhtia bashkshortore dhe moskujdesi familjar eshte ne nivel frikesues.

  12. #12
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Ne islam, te dashurosh lejohet vetem mbrenda çiftit bashkeshortor. Ta duam gruan, ta rrespektojm ne e kemi per çdo dite, jo vetem nje dite.


    ps, Kjo feste nuk ka kuptim dhe si e till tek muslimanet refuzohet.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Festë Kurvanash
    Ekzaklli
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Ja ta them une se cfare lidhje ka ajo me fene ISLAME..., E PARA... ISLAMI ka ardhur para se gjithash qe ti mesoje dhe ti paralajmeroje njerezit kudo ne bote qe te largohen nga te gjtiha llojet e adhurimeve kushtuar dikujt tjeter pervec Zotit te te gjitha Boterave..., Islami ka ardhur qe tu sqaroje njerezve qe meqenese Zoti eshte Krijuesi, Sunduesi i kesaj Bote dhe i botes tjeter, eshte Ai i cili krijoi cdo gje pasi ato nuk ekzistonin fare , eshte Ai qe krijoi jeten dhe vdekjen dhe ringjalljen gjithashtu, dhe si rrjedhim, te gjitha fjalet dhe veprat qe konsiderohen ADHURIM, nuk duhet ti kushtohen askujt tjeter per vec Zotit te Plotfuqishem,,,Keshtu pra....IDHUJTARET qe adhurojne IDHUJT qe vete ata i bejne me gure apo me drure apo me skulpture apo me ndonje lloji materiali tjeter te vyer apo jo, bejne nje gjynah teper te madh, madje mekatin me te madh qe Zoti atyre ne diten e gjykimit nuk ka per tua falur kurre sepse keshtu ka premtuar ne Kur`anin e Shenjte kur ka thene/ INNE SHIRKE LE DHULMUN ADHIJM = ME TE VERTETE QE IDHUJTARIA ESHTE PADREJTESIA ME E MADHE... dhe gjithashtu ka thene.... Me te vertete qe Zoti nuk FAL gjynahun qe ti behet ATIJ shoke ne adhurim , pra te adhurohet dikush tjeter pervec TIJ, ...dhe pervec kesaj Ai i fal gjynahet e tjera atij qe do...SHEN VALENTINI nuk eshte gje tjeter, vetem se njera nga llojet e SHIKRKUT D.M.TH. njera nga format e IDHUJTARISE..., eshte nje feste PAGANE qe nuk ka asnje baze fetare dhe Zoti nuk i ka urdheruar njerezit per ate, mirepo ata me teper u anon zemra nga PADREJTESIA se sa nga DREJTESIA HYJNORE. jane me te pririu qe ta kundershtojne te VERTETEN kur ajo u vjen atyre se sa ta pranojne ate...dhe keshtu qe e festojne FESTEN E IDHUJTAREVE duke u bere njelloj si ata, duke u bere bashkeudhetare me fene e tyre, me PAGANIZMIN, pavaresisht se dikush mund te thote qe nuk ka lidhje me ISLAMIN, une po ju them qe ddo gje qe eshte IDHUJTARI ka lidhje me ISLAMIN, sepse ISLAMI e ndalon IDHUJTARINE...adhurimin e IDHUJVE, putave. gureve. drureve apo te ashtuquajturat VENDE TE MIRA... JJu pershendes me dashamiresi dhe shpresoj qe te mos kem ofenduar ndjenjat e ndokujt... Take Care...TUNG.....

Tema të Ngjashme

  1. E përbashkëta midis Islamit dhe Krishtërimit
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  2. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  3. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  4. Përdhunohet ditën e Shën Valentinit
    Nga baby dream në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 03-03-2006, 14:54
  5. Burimet e Kur'anit
    Nga fjollat në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •