Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kushtetuta e Kosoves kunder bashkimit kombetar?

    KUSHTETUTA E KOSOVĖS KUNDĖR BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR!?
    Publikuar mė 06 shkurt, 2009

    Prof.Dr. Mehdi Hyseni

    *** Kėtė minus politik, kombėtar dhe shtetėror, qė Kosova tė ecėn me hapa tė shpejtė drejt krijimit dhe konkretizimit tė “kombit tė ri kosovar”, pikėrisht e provojnė atributet shtetėrore tė saj, siē janė: /1/ Kushtetuta, /2/Flamuri, /3/Himni dhe /4/Stema e saj me karakter multietnik dhe pluralist kosovar, qė atributin e kombėtares shqiptare tė Republikės sė Kosovės e kanė pėrjashtuar nė tėrėsi, edhe nė aspektin doktrinar, edhe nė atė praktik tė pėrkufizimit dhe tė ushtrimit tė pushtetit shtetėror tė Kosovės.

    *** Veē ndryshimit dhe mohimit tė simboleve kombėtare shqiptare, autorėt konstitucionalistė shqiptarė tė Kosovės me rastin e hartimit tė Kushtetutės sė shtetit tė ri, gabimin mė tė madh e kanė bėrė, edhe me sanksionimin e “klauzolės” juridike kushtetuese kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, se :” 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.” (Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).

    *** Ekspertėt konstitucionalistė shqiptarė tė Kosovės, para se ta shkruanin Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, ėshtė dashur ta konsultojnė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet:” me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar:”(Shih: Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė/preambula/, “Pegi”, Tiranė,2002, f.5).
    Mirėfilli, sikur specialistėt e sė drejtės dhe tė sistemit kushtetues tė Kosovės, paraprakisht ta kishin lexuar kėtė paragraf tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė (edhe pse kjo klauzolė pėr “identitetin dhe bashkimin kombėtar” figuron vetėm nė letėr, megjithatė, e ka efektin e vet si nė planin historik, ashtu edhe nė atė kombėtar dhe ndėrkombėtar, sepse vė nė dukje kėrkesėn dhe domosdoshmėrinė e pashmangshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan mos sot, nesėr), nuk do tė kishin rėnė nė gabimin e pakorrigjueshėm tė sajimit tė pėrkufizimit tė tyre “juridiko-kushtetues” dhe antikombėtar se :” 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.” (Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).
    Ky ėshtė rreziku mė i madh, qė sot kanos qenien e gjithmbarshme kombėtare dhe shtetėrore, jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike. E them kėtė, sepse ndryshimi i simboleve kombėtare dhe shtetėrore shqiptare, si dhe miratimi i Kushtetutės multietnike (pa atributet burimore kombėtare shqiptare), janė argumentet mė tė fuqishme, qė synojnė “kosovarizimin”, pėrkatėsisht “libanizimin” e kombit dhe tė shtetit etnik shqiptar nė Ballkan.
    Me tė lexuar dhe analizuar vėmendshėm nė frymėn etike, kombėtare atdhetare shqiptare dhe profesionale Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (tė miratuar mė 15 qershor 2008), fitohet pėrshtypja se pėrmbajtja e saj mė tepėr i ngjet njė pėrkthimi dhe imitimi tė dobėt tė gjuhės angleze, sesa ndonjė teksti burimor origjinal, tė shkruar nė gjuhėn shqipe nga konstitucionalistėt specialistė shqiptarė tė Universitetit tė Kosovės.

    Mirėpo, ne nuk do tė pėrqendrohemi nė gjuhėn dhe nė stilin e papėrkryer juridik tė kėsaj kushtetute, sepse ka gabime tė shumta, tė cilat nuk i kuptojnė, as nuk i kanė tė qarta, as vetė autorėt e saj, se ēfarė kanė dashur tė thonė me pėrkufizimin e nocioneve juridike-kushtetuese. Pėr tė ilustruar kėtė nonsens tė deforrmitetit profesional, po citojmė vetėm kėtė shembull: “ 2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet...” (Shih: Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Neni 1, paragrafi 2.).

    Ēfarė do tė thotė kjo “frazė juridike-kushtetues” pėr juristėt e sė drejtės kushtetuese se “2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet...”? – Kush janė ata “shtetasė” tė Kosovės? A kanė ata ndonjė emėr, apo ndonjė pėrkatėsi tė tyre?!

    Si nė kuptimin e pėrgjithshėm, ashtu edhe nė atė vokabularit profesional juridiko-kushtetues, pėrkufizimi i “Republikės sė Kosovės si shtet i shtetasve tė vet”, ėshtė jo vetėm njė absurd, por edhe gabim lėndor, sepse ėshtė formuluar nė mėnyrė shumė tė pėrgjithėsuar. Kjo formė pėrkufizuese e atributit tė shtetėsisė sė Kosovės nė favor tė “shtetasve tė vet”, ėshtė shkruar, tamam nė frymėn e tendencės sė keqe tė legjitimimit dhe tė jetėsimit tė tezės antishqiptare “kombi kosovar”.

    Mirėpo, ky ėshtė gabim sepse konstitucionalistėt nuk e kanė konkretizuar emėrtimin “shtetasve”, kur dihet se shtetasit e Kosovės kanė emrat e vet tė ndryshėm, tė pėrveēėm; kur dihet se nga shumica dėrrmuese (mbi 90% e kombit shqiptar) pėrbėhet struktura e shtetasve tė Republikės sė Kosovės. Prandaj, nė vend tė formulimit tė tillė, patjetėr do tė duhej, tė pėrfillej parimi kombėtar, dhe tė thuhet se : “Republika e Kosovės ėshtė shtet kombėtar shqiptar dhe i tė gjithė qytetarėve tė tjerė qė jetojnė dhe e pranojnė atė si shtet tė vetin”.


    Shikuar, kombėtarisht, historikisht, juridikisht, politikisht, moralisht, demokratikisht dhe profesionalisht, kėshtu do tė duhej tė konkretizohej pėrkufizimi i shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės, me emėr dhe me mbiemėr tė tė vėrtetė dhe konkret tė titullarit legal dhe legjitim tė saj-kombit shqiptar.

    Pse kundėr bashkimit me Shqipėrinė?
    Gjithashtu, nė kuadrin e kėtij artikulli, do tė citojmė edhe kėtė pėrkufizim tė gabuar (si mbi tė drejtėn historike, ashtu edhe mbi atė tė sė drejtės ndėrkombėtare), tė pėrfshirė nė dispozitat e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės: “3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.”(Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3.).

    Ē’ ėshtė e vėrteta nė brendinė e kėtij paragrafi nuk pėrmendet emri Shqipėri, as nuk thuhet se Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė, mirėpo, kjo nėnkuptohet sepse Kosova nuk ka me kė tjetėr tė bashkohet veēėse me Shqipėrinė ngase kjo historikisht, etnikisht dhe territorialisht i pėrket Shqipėrisė etnike, jo Serbisė dhe shteteve tė tjera fqinje sllave. Kėtė tė vėrtetė e dinė edhe armiqtė, jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė.

    Ngarkesa e vetvetes me marrjen pėrsipėr tė njė obligimi tė tillė nga Evropa dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, se Kosova nuk do tė bashkohet me asnjė shtet fqinj, e as me Shqipėrinė, ėshtė e gabueshme dhe tejet iracionale, sepse nė afat tė gjatė paraqet njė rrezik tė madh pėr shkolonizimin, pėr vetėvendosjen dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.

    Pavarėsisht nga ushtrimi i trysnisė dhe i diktatit tė jashtėm, “klauzola” kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, kurrsesi nuk ėshtė dashur tė sanksionohet nė asnjė dispozitė dhe, nė asnjė paragraf tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, sepse dėmton interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve nė Ballkan.

    Charles de Gaulle pro bashkimit tė Gjermanisė!

    Nė kėtė pikėvėshtrim, kur ėshtė fjala pėr ndryshimin dhe kontestimin e simboleve kombėtare shqiptare, si dhe pėr kundėrshtimin e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės(15 qershor 2008), mund tė krahasohet me Kushtetutėn famėkeqe tė Republikės Demokrate tė Gjermanisė Lindore tė Erih Honekerit, i cili, edhe ai, dikur, (nė erėn e diktatit dhe tė ultimatumeve tė BRSS-sė, nė emėr dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė interesave tė gjeopolitkės dhe gjeostrategjisė sė saj, si superfuqi botėrore)botėrisht (me Kushtetutė dhe me atribute shtetėrore antikombėtare gjermane), dėshmoi para botės ndarjen dhe copėtimin e kombit dhe tė shtetit gjerman. Mirėpo, me gjithė dėgjueshmėrinė dhe vasalitetin e tij lojal ndaj politikės dhe diktat absolut tė ish-Bashkimit Sovjetik, nė vitet e 90-ta tė shekullit XX, u bė bashkimi i kombit, i territorit dhe i shtet gjerman. Nė kėtė mėnyrė, erdhi nė shprehje korrigjimi i padrejtėsisė gjysmėshekullore tė copėtimit dhe tė ndarjes sė Gjermanisė dhe tė gjermanėve, si rrjedhim i hipotekės sė nazifashizmit tė Gjermanisė sė Hitlerit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1945).

    Njė gabim tė tillė tė rėndė dhe tė pafalshėm politik dhe kombėtar tė kryetarit tė Republikės Demokrate tė Gjermanisė Lindore, Erih Honeker, nga shtetarėt dhe politikanėt evropianė dhe botėrorė, i vetmi e pat kritikuar ashpėr dhe me plotė arsye, presidenti i Republikės sė Pestė tė Francės, Sharl Dė Gol, i cili, edhe pse nuk ishte mik i madh i Gjermanisė (pėr shkak tė pėrvojės sė hidhur tė historisė sė marrėdhėnieve tė kėqia midis Francės dhe Gjermanisė, si para, ashtu edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkak tė okupimit nga Gjermania hitleriane), pat deklaruar se “Copėtimi dhe ndarja e Gjermanisė nga ana Bashkimit Sovjetik dhe e aleatėve tė tij, ishte padrejtėsia mė e madhe, qė iu bė kombit gjerman. Mirėpo, megjithėkėtė, kombi gjerman gėzon tė drejtėn e plotė tė ribashkimit tė tij.”.

    S’ka dyshim se vlerėsimi i presidentit frėng, Sharl Dė Gol (edhe pse i deklaruar qė nė vitet e 60-ta tė shekullit XX) lidhur me bashkimin e Gjermanisė ishte i drejtė, racional dhe vizionar, sepse pas zhbėrjes sė BRSS-sė (1990), me tė pėrfunduar lufta e ftohtė midis dy superfuqive botėrore (SHBA – BRSS, 1948-1989), si rrjedhim u rrėnua edhe Muri famėkeq i Berlinit i Erih Honekerit (i ngritur mė 1962), me ē’rast u bė edhe ribashkimi i kombit dhe i shtetit gjerman.

    - Jo “libanizimit” tė shqiptarėve dhe tė Ballkanit!

    Kėtė filozofi politike tė drejtė dhe largpamėse tė ish-presidentit frėng, Sharl Dė Gol, duhet ta kenė marrė nė konsideratė jo vetėm elitat politike dhe shkencore shqiptare (Prishtinė, Tiranė, Tetovė, Ulqin, Tuz dhe Preshevė), por edhe aleatėt e tyre ndėrkombėtarė , siē janė, nė radhė tė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė patjetėr, nevojitet t’ia prenė hovin ēdo prirjeje dhe tendence tė strategjisė politike, tė ashtuquajtur “kombi kosovar”, i cili ėshtė “bomba atomike” pėr shkyerjen e KOMBIT SHQIPTAR dhe tė shkatėrrimit total tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE nė Ballkan.

    Sa mė sipėr, tė gjithė ata qė duan tė shohin Kosovėn e lirė, tė pėrparuar, tė demokratizuar dhe tė zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht, patjetėr, duhet ta mbėshtesin procesin e bashkimit tė saj me Shqipėrinė, sepse kjo ėshtė e vetmja formė e natyrshme, e ligjshme dhe demokratike, qė do tė shkallmonte ēdo iniciativė, ēdo propozim dhe ēdo strategji tė krijimit dhe tė promovimit gradual tė “kombit kosovar”, jetėsimi i tė cilit, do tė pėrflakte jo vetėm kombin dhe shtetin shqiptar, por mbarė Ballkanin.

    “Kombi kosovar” nuk i duhet askujt, sepse shqiptarėt e Kosovės nuk janė kurrfarė sajese e re kombėtare (por vetėm shtet i ri), por janė janė pjesė e vjetėr qindravjeēare dhe e pandashme e KOMBIT SHQIPTAR. Nuk kanė asnjė nevojė, qė tė krijojnė kurrfarė “kombi tė ri kosovar”, sepse ky do tė ishte edhe njė problem mė shumė pėr stabilitetin, pėr paqen dhe pėr sigurinė jo vetėm tė Ballkanit, por edhe tė vetė Evropės.

    Tė moskeqkuptohemi as me miqtė e as me armiqtė tanė, tė gjithė ne e kemi mbėshtetur dhe, e mbėshtesim krijimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Kosovės si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik (piksėpari, duke ia njohur pėrjetėsisht meritat, e krijuesit tė tij-Amerikės sė Bill Klintonit dhe tė Xhorxh W. Bushit), por nė asnjė mėnyrė nuk parapėlqehet, qė tė mbėshtetet dhe tė stimulohet (qoftė moralisht, politikisht, diplomatikisht, ligjėrisht, apo qoftė financiarisht dhe ekonomikisht) strategjia e krijimit tė njėfarė “kombi kosovar” tė trilluar nga armiqtė e KOMBIT SHQIPTAR.

    Po rithkesojmė se , Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik PO! Por, “komb kosovar” JO! - Sepse nuk duam “libanizimin” e Kosovės-Shqipėrisė Etnike e as tė Ballkanit.

    Paraqet, Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Kjo kushtetut nuk e pasqyron vullnetin e popullit por qe ne nje far menyre e pasqyron per arsye politike per ta marur pvararsin kosova nuk ka guxuar ta ket nje kushtetut te till ku thiret apo lejohet nje bashkim kombtar me shqiperin neve me ligj skemi dreit te kerkoim bashkim kombetar por mjafton qe shqiperia nuk e ka ne kushtetut te till pra besoj nese neve jemi te vendos per bashkim kombtar ateher shqiperia e ka te dreiten ta kerkon nje gje te till pastaj kushtetuta nuk eshte e pa ndryshuar besoj dhe shpresoj se nje dit do te ngjallen zerat per bashkim kombtar .




    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    KUSHTETUTA E KOSOVĖS KUNDĖR sabri-talibanit me shok


    e kjo po qe eshte nje e mir e madhe
    We are all Aliens

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga landi45 Lexo Postimin
    po mire se ta ndalo kushtetuta bashkimin po me apliku te gjithe kosovaret per pashaporte shqiptare kush ta ndalon

    sic bejne bullgaret greket qipriotet
    serbet e kosoves me pashaporta serbe


    ke me shume kosovare me pashaporta serbe se pashaporta te shqiperis dhe mbas 19 vitesh qe ne u lejojme te merrni pashaporta shqiptare
    Pa mos e gjykue se sa ėshtė apo nuk ėshtė tėrheqėse nėnshtetėsia (pasaporta) shqiptare pėr "kosovarėt",ēfarė rregulla ligjore duhet pėrmbushė "kosovarėt" pėr fitimin e pasaportės shqiptare?
    A janė tė njėjtat rregullat ligjore edhe pėr "kosovarėt",sikurse janė pėr tė huajt e tė cilėt janė tė interesuar pėr pasaportė shqiptare,apo pėr kėrkuesit "kosovar"vlenė lehtėsime ligjore nga shteti shqiptar?

    asp.gov.al/mpo/ligjet/shtetesia%20shqiptare.pdf

    Disa tė dhėna qė i gjeta me tė parėn ne google rreth heqjes dorė nga shtetėsia shqiptare (nga vetė shtetasit e Shqipėrisė).

    Pak per situaten konkrete te aplikimeve per shtetesine shqipatre :
    Per vitin 2002 ne Sektorin e Pasaportes dhe te Huajve kane mbritur 627 kerkesa per fitim, rifitim dhe per heqje dore nga shtetesia shqiptare .
    Prej ketyre jane percjelle ne Preseidence kerkesat per 447 shtetas dhe u jane kthyer ne drejtori te qarqeve per mangesi e plotesim kerkesat e 162 shtetasve.

    Eshte dekretuar : Heqja dore nga shtetesia shqiptare per 630 shtetas,
    Fitimi i shtetesise shqiptare per 13 shtetas,
    Rifitimi i shtetesise shqiptare per 27 shtetas.


    burimi nga MPJ e Shqipėrisė.

    p.s.
    Po Kushtetuta e Shqipėrisė e ka nė mbrendėsin e saj (amandamentin pėr) Bashkimin Kombėtar?
    A i llogaritė Shqipėria zyrtare tė githė shqiptarėt jashtė kufinjėve tė saj si qytetarė nėnshtetas tė saj,sikurse bėn Srbia,Greqia,Bullgaria,etj?
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Si duket dokumenti ne pdf nė postimin paraprak nuk po hapet,prandaj po sjellė tė kopjuar njė pjesė tė ligjit qė ka tė bėjė me pėrfitimin e shtetėsisė shqiptare.


    REPUBLIKA E SHQIPERISE
    Ministria e Rendit Publik
    Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit


    Cilat jane kushtet, qe duhet te plotesoje shtetasi i huaj per te fituarshtetesine shqiptare me natyralizim ?
    Shtetasit te huaj i lind e drejta te per te kerkuar shtetesine shqiptare menatyralizim kur plotesohen kushtet vijuese :
    1. Te kete mbushur moshen 18 vjeē.Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses2. Te kete banuar ligjerisht ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne menyre tevazhdueshme, per jo me pak se 5 vjet.
    3. Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
    4. Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo me pak se 3 vjet heqje lirie. Perjashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
    5. Te kete njohur , te pakten fillestare, te gjuhes shqipe.
    6. Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen eRepublikes se Shqiperise.
    etj...
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kur te flasim per kushtetun e Kosoves duhet pak te ndalemi edhe te mendojm thelle. E di qe eshte gabim kjo qe ka ndodh me kete kushtetut edhe kjo kushtetut nuk pasqyron mendimin e shumices se popullates tone , por ketu eshte ndikimi nderkombetare . Paramendoni sikur ne kushtetut te futet neni qe kerkon bashkimin me Shqiperi kurr nuk kishim mund te fitonim pavarsin , une nuk pajtohem me asgje ne kete kushtetut po duhet pranuar sepse skem tjeter.

    Sa i perket qeshtjes se flamurit ,simboleve e himnit kjo per mue eshte katastrof zgjedhja qe eshte bere , po perseri skishim mujt te pranohemi si shtet me flamurin kuq e zi , pra eshte dashur nje flamur i ri , nje himn i ri per shtetin me te ri .

    Kushtetuta nuk eshte bibel e as Kur'an te mos ndryshohet , mundet mbas 5-10 vjetve te ndryshohet .

    NJO DINE TE GJITH QE SHQIPTART E KOSOVES GJITHMON E KAN PAS EDHE DO TA KEN SHQIPERIN NE ZEMER

    Eshte turp per disa qe mendojn ndryshe se gjithkujt ne Kosove qe se paku i thot vetit shqiptar i flen flamuri kuq e zi ne zemer , me endje e ndegjon himnin kombetar , por keta qe flasin skan qen kurr ne Kosove me pa gjendjen .

    Kur luan Shqiperia futboll garantoj qe me shum ka tifozllek nga Kosova se nga Shqiperia e shum e shum gjera tjera .

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    KUSHTETUTA E KOSOVĖS KUNDĖR BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR!?
    Publikuar mė 06 shkurt, 2009

    Prof.Dr. Mehdi Hyseni

    (...)

    *** Veē ndryshimit dhe mohimit tė simboleve kombėtare shqiptare, autorėt konstitucionalistė shqiptarė tė Kosovės me rastin e hartimit tė Kushtetutės sė shtetit tė ri, gabimin mė tė madh e kanė bėrė, edhe me sanksionimin e “klauzolės” juridike kushtetuese kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, se :” 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.” (Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).

    ...
    Ky ėshtė rreziku mė i madh, qė sot kanos qenien e gjithmbarshme kombėtare dhe shtetėrore, jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike.
    Qe Kushtetuta e Kosoves deklaron shprehimisht se Kosova nuk ka pretendime teritoriale ndaj ndonje shtetit fqinje apo pretendime bashkimi me ndonje te tille, eshte vetem nje emertim konkret i asaj, te ciles te gjithe shtetet i nenshtrohen nepermjet dispozitave te se drejtes internacionale publike. Pra edhe sikur te mos shkruante ne Kushtetuten e Kosoves, se Kosova nuk ka synime teritoriale ndaj shteteve fqinje apo pretendime bashkimi me to, per kete Kosova do ishte e obliguar sipas konventave nderkombetare, te cilave ajo si cdo shtet tjeter demokratik u bashkengjitet. Keshtu qe Neni 1, Paragrafi 3 i Kushtetutes ka me teper karakter deklarativ e jo konstitutiv.

    Por sa per te larguar autorit te artikullit pak a shume terbimin qe e paska kapluar, do citoj edhe kete dispozite te Kushtetutes se Kosoves:

    Neni 144 [Amendamentimi]

    1. Qeveria, Presidenti ose njė e katėrta (1/4) e deputetėve tė Kuvendit, sipas Rregullores sė Punės tė Kuvendit, mund tė propozojnė ndryshime dhe amendamentime tė kėsaj Kushtetute.

    2. Ēdo ndryshim do tė kėrkojė miratimin e dy tė tretave (2/3) tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit, pėrfshirė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Kosovės.

    3. Ndryshimet nė kėtė Kushtetutė mund tė miratohen nga Kuvendi vetėm pasi tė ketė adresuar Kryetari i Kuvendit tė Kosovės amendamentin e propozuar nė Gjykatėn Kushtetuese pėr tė vlerėsuar paraprakisht nėse ndryshimi i propozuar nuk pakėson ndonjė tė drejtė dhe liritė e pėrcaktuara nė Kapitullin II tė Kushtetutės.

    4. Ndryshimet e Kushtetutės hyjnė nė fuqi menjėherė pas miratimit tė tyre nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės.


    Ketu shihet mjaft qarte sa problem serioz eshte Kushtetuta e Kosoves per bashkimin kombetar, prandaj i shmangem komentimeve tjera me keqardhje per autorin se sa shume shkruan per gjera qe s'i kupton as ne themel.

    Mirėpo, ne nuk do tė pėrqendrohemi nė gjuhėn dhe nė stilin e papėrkryer juridik tė kėsaj kushtetute, sepse ka gabime tė shumta, tė cilat nuk i kuptojnė, as nuk i kanė tė qarta, as vetė autorėt e saj, se ēfarė kanė dashur tė thonė me pėrkufizimin e nocioneve juridike-kushtetuese. Pėr tė ilustruar kėtė nonsens tė deforrmitetit profesional, po citojmė vetėm kėtė shembull: “ 2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet...” (Shih: Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Neni 1, paragrafi 2.).

    Ēfarė do tė thotė kjo “frazė juridike-kushtetues” pėr juristėt e sė drejtės kushtetuese se “2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet...”? – Kush janė ata “shtetasė” tė Kosovės? A kanė ata ndonjė emėr, apo ndonjė pėrkatėsi tė tyre?!

    Si nė kuptimin e pėrgjithshėm, ashtu edhe nė atė vokabularit profesional juridiko-kushtetues, pėrkufizimi i “Republikės sė Kosovės si shtet i shtetasve tė vet”, ėshtė jo vetėm njė absurd, por edhe gabim lėndor, sepse ėshtė formuluar nė mėnyrė shumė tė pėrgjithėsuar. Kjo formė pėrkufizuese e atributit tė shtetėsisė sė Kosovės nė favor tė “shtetasve tė vet”, ėshtė shkruar, tamam nė frymėn e tendencės sė keqe tė legjitimimit dhe tė jetėsimit tė tezės antishqiptare “kombi kosovar”.
    Se cfare do te thote kjo fjali, e di cdo student i lendes se drejtesise qe ka kaluar semestrin e pare, si dhe cdo njeri qe e kupton termin demokraci liberale, sistemin shoqeror kushtetutor kosovar, i cili reglementohet ne kete fjali. Do te thote se shtetasi eshte sovrani i shtetit, i zoti i shtetit, instanca qe vendose mbi formen konkrete te shtetit te tij. Shtetasi e merr kete vendim me anen e votes se tij. Kjo fjali tregon se Shteti i Kosoves nuk eshte - sic e kemi njohur ne te kaluaren p.sh. nga komunistet - prone ne vullnetin e "Partise", apo - sic e njohim deri sot p.sh. nga feja islame - prone ne libidon e "Allahut". Por eshte shtet i shtetasve kosovare, vullnetit te se shumices te se cileve ai (lexo: shteti) me te gjitha instancat e tij nenshtrohet. Kaq nenkupton kjo fjali. Jo me pak.

    Dhe nuk eshte e vertete qe Kushtetuta e Kosoves deshiron te "libanizoj" Kosoven apo shqiptaret atje. Poashtu nuk eshte e vertete qe ajo e mohon ndonje identitet kombetar te shtetaseve kosovare, aq me pak indentitetin e shqiptareve atje. Sipas Kushtetutes Kosovare - nepermjet te te drejtave themelore - mund te jesh shqiptar sa te duash. Cka sipas Kushtetutes nuk ka "karakter shqiptare", jane disa dukuri shteterore si p.sh. flamuri e tjera. Mirepo qe njerezit jetojne me shekuj te tere nen flamuje joshqiptare pa e humbur identitetin kombetar, kete e dijne kosovaret me mire se cdo kush tjeter. Keshtu qe vertete: i tere ky artikull s'eshte gje tjeter pos balast dhe edhe nje turp tjeter per gazetarine kosovare.

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 10-02-2009 mė 18:24

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin

    [I]Neni 144 [Amendamentimi]

    1. Qeveria, Presidenti ose njė e katėrta (1/4) e deputetėve tė Kuvendit, sipas Rregullores sė Punės tė Kuvendit, mund tė propozojnė ndryshime dhe amendamentime tė kėsaj Kushtetute.

    2. Ēdo ndryshim do tė kėrkojė miratimin e dy tė tretave (2/3) tė tė gjithė deputetėve tė Kuvendit, pėrfshirė dy tė tretat (2/3) e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit qė mbajnė vende tė rezervuara ose tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Kosovės.

    Mire fort keto sqarimet.
    Po si thoni ju,a mund te quhet shtet Kosova, kur per ndryshimin e kushtetutes te saj jane te domosdoshme votat e 2/3-tes se pakicave te saj?!

    Ne shtetet demokratike ndryshimi i kushtetutes behet ,kur nga numri i tersishem i delegateve, 2/3-at e delegateve jane per ndryshim.

    Pakicat s`kane te drejte ta drejtojne(frenojne) shtetin ,d.m.th. shumicen.Pakicat kane te drejte te kundershtojne ,nese u cenohen te drejtat qe u jane te garantuara me kushtetute.

    Shteti yne i ri me pordhokracine e saj pritet te mberrije shume.D.m.th. per pakicat.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga Harudi Lexo Postimin
    Si duket dokumenti ne pdf nė postimin paraprak nuk po hapet,prandaj po sjellė tė kopjuar njė pjesė tė ligjit qė ka tė bėjė me pėrfitimin e shtetėsisė shqiptare.


    REPUBLIKA E SHQIPERISE
    Ministria e Rendit Publik
    Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit


    Cilat jane kushtet, qe duhet te plotesoje shtetasi i huaj per te fituarshtetesine shqiptare me natyralizim ?
    Shtetasit te huaj i lind e drejta te per te kerkuar shtetesine shqiptare menatyralizim kur plotesohen kushtet vijuese :
    1. Te kete mbushur moshen 18 vjeē.Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses2. Te kete banuar ligjerisht ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne menyre tevazhdueshme, per jo me pak se 5 vjet.
    3. Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
    4. Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo me pak se 3 vjet heqje lirie. Perjashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
    5. Te kete njohur , te pakten fillestare, te gjuhes shqipe.
    6. Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen eRepublikes se Shqiperise.
    etj...



    6 - Dhenia e shtetesise shqiptare te mos demtoje STABILITETIN NE RAJON

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume fjale qe vertiten rreth nje pyetje te thjeshte:

    - Perse te krijohej nje shtet i ri ne Kosove e Kosova te mos i bashkohej Republikes se Shqiperise?

    Po ua them shkurt e qarte qe ta mesoni:

    1. Sepse ne Ballkan nuk jetojne shqiptare vetem ne Kosove e Shqiperi, por edhe ne Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Turqi. Nese dikush do te lejonte nje bashkim territorial te Kosoves me Shqiperine, atehere kjo do te sillte destabilizim te gjithe Ballkanit dhe askush nuk e do nje gje te tille.

    2. Sepse nje bashkim i Kosoves me Shqiperine do te behej i mundur vetem nese Kosova ndahej mes Shqiperise e Serbise, nje pjese te Kosoves e merr Serbia, nje pjese te Kosoves e merr Shqiperia. Kjo do te ishte zgjidhja me e shemtuar, pasi te humburit me te medhenj jane vete banoret e Kosoves qe do ta gjenin veten perseri te ndare nga nje vije e re kufiri.

    3. Sepse Republika e Shqiperise nuk eshte dakord per nje bashkim te tille pasi nje bashkim i tille qe vjen me nje te rene te lapsit, do te ishte katastrofal jo vetem per Kosoven por edhe per Shqiperine. Po ti lesh menjane te gjitha dallimet e forta kulturore midis shqiptareve ne te dy anet e kufirit, kushtet ekonomike nuk e lejojne nje bashkim te tille: nje nga popujt me te varfer dhe me te vonuar i Evropes sic eshte Shqiperia do te merrte persiper bashkimin me popullin me dendesine dhe papunesine me te larte ne Evrope. Deshtimi i shtetit shqiptar do te ishte i pashmangshem.

    4. Sepse Shqiperia apo Kosova nuk jane ne gjendje te sigurojne terresine territoriale te shtetit te ri te zgjeruar pa pranine e forcave nderkombetare te NATO.

    5. Sepse nderkombetaret e kane te qarte se strategjia e vetme e largimit te trupave te tyre nje dite nga Kosova eshte paqetimi i urrejtjes nderetnike midis shqiptareve dhe serbve. Dhe menyra se si mund ta mbareshtrojne kete paqetim me kohen eshte duke krijuar nje shtet multiethnik ne Kosove qe importon te njejtat vlera demokratike qe gjejme edhe ne shoqerite multiethnike e demokratike ne Perendim.

    6. Duke u mohuar shqiptareve deshiren per tu bashkuar me Shqiperine dhe serbeve deshiren per tu bashkuar me Serbine, Perendimi po kultivon ne Kosove nevojen e integrimit dhe jo disintegrimit te shtetit te Kosoves. I vetedijshem qe ky eshte nje eksperiment qe do te kerkoje kohe dhe mund te japi frute ose mund te deshtoje. Suksesi do te matej me nje shoqeri multiethnike ne Kosove ku te gjitha grupet etnike jane te integruara dhe perfaqesuar ne jeten e vendit dhe besojne ne nje te ardhme me te mire ne Kosove. Deshtimi do te hidhte poshte kete eksperiment dhe do te provonte se ballkanasit jane kokeshkrete e te pakorrigjueshem, dhe si te tille, meritojne qe te hane koken e njeri-tjetrit. Perendimoret terheqin trupat nga Kosova dhe thone hani koken e njeri-tjetrit tani.

    7. Krijimi i shtetit te ri ne Kosove eshte kompromisi me i mire per ceshtjen ne fjale: Kosova eshte e pavarur por nuk eshte pjese e "Shqiperise se Madhe". Kosova eshte nje shtet demokratik ku liria dhe te drejtat e te gjithe shtetasve te vete pa perjashtim, jane te garantuara jo vetem nga shumica shqiptare, por edhe nga prania nderkombetare. Kjo neutralizon ndikimet negative te nacionalizmit serb apo shqiptar dhe i jep nje shans shtetit te Kosoves qe te ngrihet ne kembe.


    Pse na mohojne bashkimin kombetar?

    99% e shqiptareve qe flasin per "bashkim kombetar" nuk e kane idene se cfare do te thote ky togefjalesh dhe ca me pak te kene vizionin e duhur per te arritur atje. Bashkimi Kombetar i shqiptareve nuk eshte as "bashkim fizik tokash", nuk eshte as "bashkim fizik njerezish", eshte mbi te gjitha nje bashkim shpirteror qe lind tek te gjithe ata popuj qe kane te njejten vetedije kombetare. Vetedija kombetare duhet kuptuar si nje vleresim i trashegimise e tradites se te pareve dhe aspirata te njejta per te ardhmen.

    Ajo qe u mohon shqiptareve bashkimin kombetar eshte nje fakt i thjeshte i observueshem nga kushdo: shqiptaret ne dy anet e kufirit kane dallime te forta kulturore e shoqerore me njeri-tjetrin dhe nuk gezojne te njejtin nivel vetedije kombetare. Dhe bashkimi kombetar nuk ka per te ndodhur as me diktat e as me sforcime, ai vjen natyrshem vetem atehere kur keto disnivele nivelohen. Prandaj lerini fjalet e teperta dhe jepni shembullin tuaj, beni punen tuaj ne kete drejtim. Ekziston nje etje e madhe per dije dhe per te njohur me mire njeri-tjetrin tani qe jemi duke jetuar ne kohet e arta te lirise.

    Askush nuk na e mohon bashkimin kombetar pasi bashkimi kombetar nuk lind ne troje e ne dokumenta zyrtare, lind ne mendjet e zemrat e njerezve.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Kur te flasim per kushtetun e Kosoves duhet pak te ndalemi edhe te mendojm thelle. E di qe eshte gabim kjo qe ka ndodh me kete kushtetut edhe kjo kushtetut nuk pasqyron mendimin e shumices se popullates tone , por ketu eshte ndikimi nderkombetare . Paramendoni sikur ne kushtetut te futet neni qe kerkon bashkimin me Shqiperi kurr nuk kishim mund te fitonim pavarsin , une nuk pajtohem me asgje ne kete kushtetut po duhet pranuar sepse skem tjeter.

    Sa i perket qeshtjes se flamurit ,simboleve e himnit kjo per mue eshte katastrof zgjedhja qe eshte bere , po perseri skishim mujt te pranohemi si shtet me flamurin kuq e zi , pra eshte dashur nje flamur i ri , nje himn i ri per shtetin me te ri .

    Kushtetuta nuk eshte bibel e as Kur'an te mos ndryshohet , mundet mbas 5-10 vjetve te ndryshohet .

    NJO DINE TE GJITH QE SHQIPTART E KOSOVES GJITHMON E KAN PAS EDHE DO TA KEN SHQIPERIN NE ZEMER

    Eshte turp per disa qe mendojn ndryshe se gjithkujt ne Kosove qe se paku i thot vetit shqiptar i flen flamuri kuq e zi ne zemer , me endje e ndegjon himnin kombetar , por keta qe flasin skan qen kurr ne Kosove me pa gjendjen .

    Kur luan Shqiperia futboll garantoj qe me shum ka tifozllek nga Kosova se nga Shqiperia e shum e shum gjera tjera .

    Qaty osht esenca na besoj se 99% e popullit nuk e pranon me deshir kit kushtetut po qysh ka than ai i moqmi ma mir pak se hiq
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •