KUSHTETUTA E KOSOVĖS KUNDĖR BASHKIMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR!?
Publikuar mė 06 shkurt, 2009
Prof.Dr. Mehdi Hyseni
*** Kėtė minus politik, kombėtar dhe shtetėror, qė Kosova tė ecėn me hapa tė shpejtė drejt krijimit dhe konkretizimit tė kombit tė ri kosovar, pikėrisht e provojnė atributet shtetėrore tė saj, siē janė: /1/ Kushtetuta, /2/Flamuri, /3/Himni dhe /4/Stema e saj me karakter multietnik dhe pluralist kosovar, qė atributin e kombėtares shqiptare tė Republikės sė Kosovės e kanė pėrjashtuar nė tėrėsi, edhe nė aspektin doktrinar, edhe nė atė praktik tė pėrkufizimit dhe tė ushtrimit tė pushtetit shtetėror tė Kosovės.
*** Veē ndryshimit dhe mohimit tė simboleve kombėtare shqiptare, autorėt konstitucionalistė shqiptarė tė Kosovės me rastin e hartimit tė Kushtetutės sė shtetit tė ri, gabimin mė tė madh e kanė bėrė, edhe me sanksionimin e klauzolės juridike kushtetuese kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, se : 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti. (Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).
*** Ekspertėt konstitucionalistė shqiptarė tė Kosovės, para se ta shkruanin Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, ėshtė dashur ta konsultojnė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet: me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar:(Shih: Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė/preambula/, Pegi, Tiranė,2002, f.5).
Mirėfilli, sikur specialistėt e sė drejtės dhe tė sistemit kushtetues tė Kosovės, paraprakisht ta kishin lexuar kėtė paragraf tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė (edhe pse kjo klauzolė pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar figuron vetėm nė letėr, megjithatė, e ka efektin e vet si nė planin historik, ashtu edhe nė atė kombėtar dhe ndėrkombėtar, sepse vė nė dukje kėrkesėn dhe domosdoshmėrinė e pashmangshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan mos sot, nesėr), nuk do tė kishin rėnė nė gabimin e pakorrigjueshėm tė sajimit tė pėrkufizimit tė tyre juridiko-kushtetues dhe antikombėtar se : 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti. (Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3).
Ky ėshtė rreziku mė i madh, qė sot kanos qenien e gjithmbarshme kombėtare dhe shtetėrore, jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike. E them kėtė, sepse ndryshimi i simboleve kombėtare dhe shtetėrore shqiptare, si dhe miratimi i Kushtetutės multietnike (pa atributet burimore kombėtare shqiptare), janė argumentet mė tė fuqishme, qė synojnė kosovarizimin, pėrkatėsisht libanizimin e kombit dhe tė shtetit etnik shqiptar nė Ballkan.
Me tė lexuar dhe analizuar vėmendshėm nė frymėn etike, kombėtare atdhetare shqiptare dhe profesionale Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (tė miratuar mė 15 qershor 2008), fitohet pėrshtypja se pėrmbajtja e saj mė tepėr i ngjet njė pėrkthimi dhe imitimi tė dobėt tė gjuhės angleze, sesa ndonjė teksti burimor origjinal, tė shkruar nė gjuhėn shqipe nga konstitucionalistėt specialistė shqiptarė tė Universitetit tė Kosovės.
Mirėpo, ne nuk do tė pėrqendrohemi nė gjuhėn dhe nė stilin e papėrkryer juridik tė kėsaj kushtetute, sepse ka gabime tė shumta, tė cilat nuk i kuptojnė, as nuk i kanė tė qarta, as vetė autorėt e saj, se ēfarė kanė dashur tė thonė me pėrkufizimin e nocioneve juridike-kushtetuese. Pėr tė ilustruar kėtė nonsens tė deforrmitetit profesional, po citojmė vetėm kėtė shembull: 2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet... (Shih: Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Neni 1, paragrafi 2.).
Ēfarė do tė thotė kjo frazė juridike-kushtetues pėr juristėt e sė drejtės kushtetuese se 2. Republika e Kosovės ėshtė shtet i shtetasve tė vet...? Kush janė ata shtetasė tė Kosovės? A kanė ata ndonjė emėr, apo ndonjė pėrkatėsi tė tyre?!
Si nė kuptimin e pėrgjithshėm, ashtu edhe nė atė vokabularit profesional juridiko-kushtetues, pėrkufizimi i Republikės sė Kosovės si shtet i shtetasve tė vet, ėshtė jo vetėm njė absurd, por edhe gabim lėndor, sepse ėshtė formuluar nė mėnyrė shumė tė pėrgjithėsuar. Kjo formė pėrkufizuese e atributit tė shtetėsisė sė Kosovės nė favor tė shtetasve tė vet, ėshtė shkruar, tamam nė frymėn e tendencės sė keqe tė legjitimimit dhe tė jetėsimit tė tezės antishqiptare kombi kosovar.
Mirėpo, ky ėshtė gabim sepse konstitucionalistėt nuk e kanė konkretizuar emėrtimin shtetasve, kur dihet se shtetasit e Kosovės kanė emrat e vet tė ndryshėm, tė pėrveēėm; kur dihet se nga shumica dėrrmuese (mbi 90% e kombit shqiptar) pėrbėhet struktura e shtetasve tė Republikės sė Kosovės. Prandaj, nė vend tė formulimit tė tillė, patjetėr do tė duhej, tė pėrfillej parimi kombėtar, dhe tė thuhet se : Republika e Kosovės ėshtė shtet kombėtar shqiptar dhe i tė gjithė qytetarėve tė tjerė qė jetojnė dhe e pranojnė atė si shtet tė vetin.
Shikuar, kombėtarisht, historikisht, juridikisht, politikisht, moralisht, demokratikisht dhe profesionalisht, kėshtu do tė duhej tė konkretizohej pėrkufizimi i shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės, me emėr dhe me mbiemėr tė tė vėrtetė dhe konkret tė titullarit legal dhe legjitim tė saj-kombit shqiptar.
Pse kundėr bashkimit me Shqipėrinė?
Gjithashtu, nė kuadrin e kėtij artikulli, do tė citojmė edhe kėtė pėrkufizim tė gabuar (si mbi tė drejtėn historike, ashtu edhe mbi atė tė sė drejtės ndėrkombėtare), tė pėrfshirė nė dispozitat e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės: 3. Republika e Kosovės nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti ose pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė tė bashkohet me asnjė shtet ose pjesė tė ndonjė shteti.(Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, Kapitulli I, Dispozitat themelore, Neni 1, paragrafi 3.).
Ē ėshtė e vėrteta nė brendinė e kėtij paragrafi nuk pėrmendet emri Shqipėri, as nuk thuhet se Kosova nuk do tė bashkohet me Shqipėrinė, mirėpo, kjo nėnkuptohet sepse Kosova nuk ka me kė tjetėr tė bashkohet veēėse me Shqipėrinė ngase kjo historikisht, etnikisht dhe territorialisht i pėrket Shqipėrisė etnike, jo Serbisė dhe shteteve tė tjera fqinje sllave. Kėtė tė vėrtetė e dinė edhe armiqtė, jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė.
Ngarkesa e vetvetes me marrjen pėrsipėr tė njė obligimi tė tillė nga Evropa dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, se Kosova nuk do tė bashkohet me asnjė shtet fqinj, e as me Shqipėrinė, ėshtė e gabueshme dhe tejet iracionale, sepse nė afat tė gjatė paraqet njė rrezik tė madh pėr shkolonizimin, pėr vetėvendosjen dhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Pavarėsisht nga ushtrimi i trysnisė dhe i diktatit tė jashtėm, klauzola kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, kurrsesi nuk ėshtė dashur tė sanksionohet nė asnjė dispozitė dhe, nė asnjė paragraf tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, sepse dėmton interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve nė Ballkan.
Charles de Gaulle pro bashkimit tė Gjermanisė!
Nė kėtė pikėvėshtrim, kur ėshtė fjala pėr ndryshimin dhe kontestimin e simboleve kombėtare shqiptare, si dhe pėr kundėrshtimin e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės(15 qershor 2008), mund tė krahasohet me Kushtetutėn famėkeqe tė Republikės Demokrate tė Gjermanisė Lindore tė Erih Honekerit, i cili, edhe ai, dikur, (nė erėn e diktatit dhe tė ultimatumeve tė BRSS-sė, nė emėr dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė interesave tė gjeopolitkės dhe gjeostrategjisė sė saj, si superfuqi botėrore)botėrisht (me Kushtetutė dhe me atribute shtetėrore antikombėtare gjermane), dėshmoi para botės ndarjen dhe copėtimin e kombit dhe tė shtetit gjerman. Mirėpo, me gjithė dėgjueshmėrinė dhe vasalitetin e tij lojal ndaj politikės dhe diktat absolut tė ish-Bashkimit Sovjetik, nė vitet e 90-ta tė shekullit XX, u bė bashkimi i kombit, i territorit dhe i shtet gjerman. Nė kėtė mėnyrė, erdhi nė shprehje korrigjimi i padrejtėsisė gjysmėshekullore tė copėtimit dhe tė ndarjes sė Gjermanisė dhe tė gjermanėve, si rrjedhim i hipotekės sė nazifashizmit tė Gjermanisė sė Hitlerit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1945).
Njė gabim tė tillė tė rėndė dhe tė pafalshėm politik dhe kombėtar tė kryetarit tė Republikės Demokrate tė Gjermanisė Lindore, Erih Honeker, nga shtetarėt dhe politikanėt evropianė dhe botėrorė, i vetmi e pat kritikuar ashpėr dhe me plotė arsye, presidenti i Republikės sė Pestė tė Francės, Sharl Dė Gol, i cili, edhe pse nuk ishte mik i madh i Gjermanisė (pėr shkak tė pėrvojės sė hidhur tė historisė sė marrėdhėnieve tė kėqia midis Francės dhe Gjermanisė, si para, ashtu edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkak tė okupimit nga Gjermania hitleriane), pat deklaruar se Copėtimi dhe ndarja e Gjermanisė nga ana Bashkimit Sovjetik dhe e aleatėve tė tij, ishte padrejtėsia mė e madhe, qė iu bė kombit gjerman. Mirėpo, megjithėkėtė, kombi gjerman gėzon tė drejtėn e plotė tė ribashkimit tė tij..
Ska dyshim se vlerėsimi i presidentit frėng, Sharl Dė Gol (edhe pse i deklaruar qė nė vitet e 60-ta tė shekullit XX) lidhur me bashkimin e Gjermanisė ishte i drejtė, racional dhe vizionar, sepse pas zhbėrjes sė BRSS-sė (1990), me tė pėrfunduar lufta e ftohtė midis dy superfuqive botėrore (SHBA BRSS, 1948-1989), si rrjedhim u rrėnua edhe Muri famėkeq i Berlinit i Erih Honekerit (i ngritur mė 1962), me ērast u bė edhe ribashkimi i kombit dhe i shtetit gjerman.
- Jo libanizimit tė shqiptarėve dhe tė Ballkanit!
Kėtė filozofi politike tė drejtė dhe largpamėse tė ish-presidentit frėng, Sharl Dė Gol, duhet ta kenė marrė nė konsideratė jo vetėm elitat politike dhe shkencore shqiptare (Prishtinė, Tiranė, Tetovė, Ulqin, Tuz dhe Preshevė), por edhe aleatėt e tyre ndėrkombėtarė , siē janė, nė radhė tė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė patjetėr, nevojitet tia prenė hovin ēdo prirjeje dhe tendence tė strategjisė politike, tė ashtuquajtur kombi kosovar, i cili ėshtė bomba atomike pėr shkyerjen e KOMBIT SHQIPTAR dhe tė shkatėrrimit total tė SHQIPĖRISĖ ETNIKE nė Ballkan.
Sa mė sipėr, tė gjithė ata qė duan tė shohin Kosovėn e lirė, tė pėrparuar, tė demokratizuar dhe tė zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht, patjetėr, duhet ta mbėshtesin procesin e bashkimit tė saj me Shqipėrinė, sepse kjo ėshtė e vetmja formė e natyrshme, e ligjshme dhe demokratike, qė do tė shkallmonte ēdo iniciativė, ēdo propozim dhe ēdo strategji tė krijimit dhe tė promovimit gradual tė kombit kosovar, jetėsimi i tė cilit, do tė pėrflakte jo vetėm kombin dhe shtetin shqiptar, por mbarė Ballkanin.
Kombi kosovar nuk i duhet askujt, sepse shqiptarėt e Kosovės nuk janė kurrfarė sajese e re kombėtare (por vetėm shtet i ri), por janė janė pjesė e vjetėr qindravjeēare dhe e pandashme e KOMBIT SHQIPTAR. Nuk kanė asnjė nevojė, qė tė krijojnė kurrfarė kombi tė ri kosovar, sepse ky do tė ishte edhe njė problem mė shumė pėr stabilitetin, pėr paqen dhe pėr sigurinė jo vetėm tė Ballkanit, por edhe tė vetė Evropės.
Tė moskeqkuptohemi as me miqtė e as me armiqtė tanė, tė gjithė ne e kemi mbėshtetur dhe, e mbėshtesim krijimin dhe njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Kosovės si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik (piksėpari, duke ia njohur pėrjetėsisht meritat, e krijuesit tė tij-Amerikės sė Bill Klintonit dhe tė Xhorxh W. Bushit), por nė asnjė mėnyrė nuk parapėlqehet, qė tė mbėshtetet dhe tė stimulohet (qoftė moralisht, politikisht, diplomatikisht, ligjėrisht, apo qoftė financiarisht dhe ekonomikisht) strategjia e krijimit tė njėfarė kombi kosovar tė trilluar nga armiqtė e KOMBIT SHQIPTAR.
Po rithkesojmė se , Kosova shtet i pavarur, sovran dhe demokratik PO! Por, komb kosovar JO! - Sepse nuk duam libanizimin e Kosovės-Shqipėrisė Etnike e as tė Ballkanit.
Paraqet, Sabri Selmani
Krijoni Kontakt