Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Thumbs up Biden: Jam i nderuar të jem mik i shqiptarëve

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar të enjten zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, i cili është shprehur se ndihej shumë i nderuar të ishte mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga kryeministri Berisha për të vizituar Shqipërinë.

    Në fillim të takimit, Berisha i shprehu Bidenit mirënjohjen e thellë, kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh për mundësinë që iu dha për të takuar zëvendëspresidentin amerikan – duke e cilësuar atë si “një mik të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

    Nga ana e tij, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë shqiptare - u shpreh me ndjenja të përzemërta për këtë takim dhe tha se “ndihej i nderuar që ishte mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.

    Administrata e re amerikane, u shpreh Biden, do të mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese.

    Berisha ndërkaq, duke vlerësuar lart rolin dhe aktivitetin e zëvendëspresidentit amerikan, e ftoi atë për një vizitë në Shqipëri, duke u shprehur se kjo vizitë do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. /Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 05-02-2009 më 16:16
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.

    Mëngjesi i Lutjeve, një ceremoni që është kthyer në traditë në Uashington të martën e parë të shkurtit që nga viti 1953, është një ceremoni jozyrtare dhe përdoret shpesh nga liderë botërorë për kontakte jozyrtare me qeverinë amerikane.

    Kryeministri Berisha, siç shihet dhe nga njoftimet e tij zyrtare, është injoruar në vizitën e tij në SHBA nga qeveria amerikane. Ai nuk ka bërë asnjë takim zyrtar në selinë e qeverisë amerikane. Të gjitha njoftimet e tij të shtypit janë lajme mbi takime në sallën e Mëngjesit të Lutjeve. Kështu, nëse citojmë faqen e tij zyrtare, mësojmë se ai ka pasur fat, se ka qenë në një rresht me Hillary Clinton dhe duket qartë përpjekja e tij për të pozuar duke bërë fotografi me të. Ai po ashtu ka takuar në hollin e Mëngjesit të Lutjeve senatorin Joseph Biden, dhe spikeren e Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosi. Po aty Berisha ka takuar dhe senatorin John McCain.

    Të gjithë ata që kanë qenë në Mëngjesin e Lutjeve, e kanë të qartë se ceremonia është krejt e hapur dhe sivjet një biletë për të shkuar aty ishte në shitje 5 dollarë në internet.

    Fatmir Mediu është bashkëpunëtor i këtij komiteti organizator në Shqipëri. Udhëtimi i tij në Uashington së bashku me Berishën, në një vizitë jozyrtare, është parë si një karshillëk politik që dyshja Mediu-Berisha i bëjnë politikës zyrtare amerikane, e cila ka kërkuar hetim serioz për tragjedinë e Gërdecit, ku Berisha dhe Mediu janë fajtorë dhe përgjegjës.

    Duke parë qartazi përpjekjet e tyre për të përdorur një vizitë private në SHBA përmes fotove të bëra nëpër korridore të ceremonisë, qeveria amerikane duket se ka ulur nivelin e kontakteve zyrtare të Berishës me administratën, duke e anashkaluar tërësisht vizitën e dyshes Berisha-Mediu në SHBA

  3. #3
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA
    no comment...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Flm z. Biden ke qene dhe do jesh i respektuar nga shqiptaret gjithmone per mbeshtejen qe i ke dhene ceshtjes shqiptare.


    Personalisht mendoj eshte turp qe kryeministri shqiptar shoqerohet ne Amerike nga nje njeri hajduto - kriminel qe eshte pergjegjes per vrasjen e 26 veta. Te sjellesh Mediun ne Washington D.C mbas asaj qe ndodhi ne Gerdec eshte marzi. Sdi se si ja ka prezantuar te tjerve Fatmir Mediun? Apo kujton Berisha se iku Bushi dhe amerikanet harruan ca u be ne Gerdec.


    Berisha nese nuk ndahesh nga krimi i Mediut ne Gradec athere je edhe ti i perlyer me gjak.

  5. #5
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    pavaresisht se jam kunder berishes dhe mediut ata atje dashur padashur perfaqesojn shqiperine dhe si te tille duhen respektuar.

    me vjen mire qe berisha ka takuar Biden qe njihet si mbeshtetes i kauzes sone dhe mik i shqiptareve.

    per mendimin tim berisha duhet te kish marre me vete LULZIM BASHEN qe ti kish prishur mendjen hilarit sic bente me kondolezen (gabim i berishes).


    mgjth shpresoj qe mbeshtetja amerikane per shqiptaret te vazhdoj me tej
    vari leshte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.

    Mëngjesi i Lutjeve, një ceremoni që është kthyer në traditë në Uashington të martën e parë të shkurtit që nga viti 1953, është një ceremoni jozyrtare dhe përdoret shpesh nga liderë botërorë për kontakte jozyrtare me qeverinë amerikane.


    Kryeministri Berisha, siç shihet dhe nga njoftimet e tij zyrtare, është injoruar në vizitën e tij në SHBA nga qeveria amerikane. Ai nuk ka bërë asnjë takim zyrtar në selinë e qeverisë amerikane. Të gjitha njoftimet e tij të shtypit janë lajme mbi takime në sallën e Mëngjesit të Lutjeve. Kështu, nëse citojmë faqen e tij zyrtare, mësojmë se ai ka pasur fat, se ka qenë në një rresht me Hillary Clinton dhe duket qartë përpjekja e tij për të pozuar duke bërë fotografi me të. Ai po ashtu ka takuar në hollin e Mëngjesit të Lutjeve senatorin Joseph Biden, dhe spikeren e Dhomës së Kongresit, Nancy Pelosi. Po aty Berisha ka takuar dhe senatorin John McCain.

    Të gjithë ata që kanë qenë në Mëngjesin e Lutjeve, e kanë të qartë se ceremonia është krejt e hapur dhe sivjet një biletë për të shkuar aty ishte në shitje 5 dollarë në internet.

    Fatmir Mediu është bashkëpunëtor i këtij komiteti organizator në Shqipëri. Udhëtimi i tij në Uashington së bashku me Berishën, në një vizitë jozyrtare, është parë si një karshillëk politik që dyshja Mediu-Berisha i bëjnë politikës zyrtare amerikane, e cila ka kërkuar hetim serioz për tragjedinë e Gërdecit, ku Berisha dhe Mediu janë fajtorë dhe përgjegjës.

    Duke parë qartazi përpjekjet e tyre për të përdorur një vizitë private në SHBA përmes fotove të bëra nëpër korridore të ceremonisë, qeveria amerikane duket se ka ulur nivelin e kontakteve zyrtare të Berishës me administratën, duke e anashkaluar tërësisht vizitën e dyshes Berisha-Mediu në SHBA

    Sikur te ishte dy vjet perpara MERUA do vente titull tjeter ketu !! Ja kjo eshte media jone

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir merua qe ka gjetur grazhd te majme ne seli roze.. e na gezon me lajme te tilla.. po berisha cme vete me mediun ne washington..
    kjo eshte gaf e madhe..
    cdo mediu atje.. mua sme perfaqson me mediu per asgje..

    mediu perfaqson delijorgjin e ata torviollat e biznes-municioneve..
    pres qe pd ti terheq vrejtje berishes.. e ti thote.. jan nja 1 milion shqiptar qe do e meritonin te ishin shoqerues te tu ne washington o sali.. ku vajte gjete ate qe nuk meriton me asgje pervecse te shkoj ne gjyq per gerdecin ..

    kulmi.. me merr per lutje medi matrapazin e delijorgjit te edvinit..
    phaaa po plas..

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    sesi ka dal ai Sala aty ne foto , si karagjoz po me duket ajo ngerdhje apo e "qeshur". Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Ja kjo eshte poshtersia e gazetarise ne Shqiperi. E ca kenaqesie ka qe dikush qenka talluar me nje shqiptar (qofte ky Berisha dhe qofte ky i urryer nga shume shqiptare)? Ferkohet barku se tallet nje shqiptar neper bote duke u krahasuar me presidentin e Haitit? Ja pse skemi per tu bere ndonjehere njerez ne. E shesim te paret lekuren tone dhe pretendojme rrespekt nga bota. Pfff! (vetem me 3 f per ata qe e kane zakon ta egzagjerojne).

  10. #10
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Obama injoron Berishën dhe Mediun
    Nga Tema

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shmangur tërësisht nga linja zyrtare e qeverisë amerikane dhe nuk ka mundur dot të shkëpusë qoftë dhe një foto duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të SHBA, Barack Obama. Gazeta “Christian Science Monitor”, e cila bënte dje humor me takimet jozyrtare të Mëngjesit të Lutjeve, e përshkruante kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Haitit si dy njerëz që u torturuan duke qëndruar në radhë për t’i dhënë dorën presidentit Obama.
    Mgjs personalisht mendoj se Berisha eshte karagjoz i klasit te pare, gjithashtu eshte e padurueshme lehtesia me te cilen gazetaria shqiptare shtremberon informacionin, tregues militantizmit politik ne kurriz te objektivitetit profesional si dhe i konsiderates qe kane per publikun shqiptar=nje tufe delesh tuafe qe besojne cfare t'u japesh.


    10 sekonda kerkim ne internet shfaqin se Christian Science Monitor shprehet disi ndryshe (ne nje artikull normal, pa nota humori):
    Two firsts marked the gathering at the Washington Hilton. It was Mr. Obama’s first visit to a national prayer breakfast and international breakfast guests were said to be particularly interested in meeting him. And dignitaries did come to the breakfast from around the world. It was announced, for example, that the presidents of Haiti and the Philippines and the prime ministers of Albania and Macedonia were in the crowd.

    http://features.csmonitor.com/politics/2009/02/05/obama-prays-at-breakfast-launches-white-house-office-on-faith/
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 06-02-2009 më 21:59
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Niveli dhe mënyra e sjelljes së lajmeve të ndryshme nga mediat shqiptare në përgjithësi është në nivel shumë të ulët.
    Sui generis

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fatkeqesisht nuk habitem me kete qe lexova. Poshtersia me e madhe eshte kur urrejtjet personale te ketij lloji politikan-gazetar ngrihen pastaj ne nivele talljeje kombetare. Me kete gje Baze e ka denuar popullin, te cilit pretendon se i sherben me fjalen e vet, gjate gjithe ketyre muajve.
    Megjithate me kete te fundit, duke qene se "ferkimin e barkut nga kenaqesia" nuk e ka ngritur deri ne nivel nderkombetar, nuk mund te thuhet se e ka arritur nivelin e skandalit te "ores se Bushit" te nxjerre ne qarkullim nga News 24 dhe Top Channel. Por duhet ta dije qe eshte ne rrugen e "duhur" per aty.

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nejse per sa me lart, sidomos per Duaje Siveten qe deshte t'ia prishte rrjedhen temes. Ja dhe nje lajm tjeter ... o ti Duaje Siveten, per te shfryre dufin hap teme tjeter. Ne qofsh shqiptar/e, duhet ta kuptosh se ka tema qe jane vec per t'u gezuar.


    nga Koha Jone

    http://www.kohajone.com/foto/2009020...8_artikull.jpg

    Berisha, i pari Kryeminister ne zyren e Klinton

    E Shtune, 07 Shkurt 2009


    "Une rastisa Kryeministri i pare qe takonte Sekretaren Clinton dhe shpreha kenaqesine per kete moment, sikunder e sigurova Sekretaren se asnje komb nuk e ka pritur me me kenaqesi emerimin e saj ne kete post, sesa shqiptaret". Kjo ka qene dekarata e kreut te qeverise shqiptare, Berisha, menjehere pas takimit me Sekretaren amerikane te Shtetit, Klinton. Njeheresh ai e garantoi Klinton se do te realizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne qershor te ketij viti. Madje, duke kerkuar vezhgues nga SHBA, kreu i ekzekutivit shqiptar eshte shprehur se as ligji i "Dosjeve" nuk do te perdoret per qellime politike. Berisha tha se Sekretarja Amerikane e Shtetit i konsideroi reformat e bera nga qeveria si impresionuese. Sipas Berishes, ky vleresim eshte shume i rendesishem per Shqiperine dhe per mbeshtetjen qe vendi yne pret nga Amerika. Ai tha se i premtoi shefes se diplomacise amerikane, Klinton, se nga pozicioni i tij, ne krye te qeverise do te bente te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet e ardhshme ne vend, te zhvilloheshin te lira dhe te ndershme. "Ky takim ishte nje rast i shkelqyer per mua, per te siguruar Sekretaren e Shtetit se zgjedhjet e ardhshme do te jene zgjedhje te lira dhe te ndershme. I sigurova se do te kerkojme vezhgues nga SHBA dhe nga shtetet e tjera te bote,s per te monitoruar keto zgjedhje", deklaroi kryeministri Berisha per mediat. Berisha tha se kishte biseduar me Sekretaren Amerikane te Shtetit edhe per ligjin e lustracionit, gje te cilin e ka pohuar dhe vete zv.ndihmesi i saj, Stuart Jones. "Ceshtja e ligjit te lustracionit u ngrit ne takim. Sekretarja Klinton pyeti per te dhe z.Berisha e siguroi ate se, nuk do te kete nje gjueti shtrigash, por do te ndiqen te gjitha proceset kushtetuese dhe qeveria nuk do te nderhyje ne kete proces. Ne nuk i beme ndonje sugjerim kryeministrit lidhur me kete ligj, por ai vete na dha sigurimet, te cilat ne i mirepresim", tha Jones. "I sigurova dy gjera, se pari nuk do te perdoret per gjueti shtrigash per te penguar kundershtaret politik. Se dyti, se cdo gje do te zhvillohet sipas rregullave te shtetit ligjor", tha Berisha. Ne takimin e zhvilluar me Klinton, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia do t'i shtonte trupat e saj ne Afganistan, per te arritur ne 350 te tille.
    Fatjona Mejdini

  14. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Nejse per sa me lart, sidomos per Duaje Siveten qe deshte t'ia prishte rrjedhen temes. Ja dhe nje lajm tjeter ... o ti Duaje Siveten, per te shfryre dufin hap teme tjeter. Ne qofsh shqiptar/e, duhet ta kuptosh se ka tema qe jane vec per t'u gezuar.
    po moj ti e kshillit, po vijoj me rjedhjen tyte ... sipas udhzimeve te birose ...

    por edhe mero perdor ato termat e zp-s, hrushovi ne gjunje para titos, e tjera tituj bumbastike ...

    po perse shqetesohen nderkombetaret per zgjedhjet? perse u dashkan garanci prej salis-edis per te ecur me rregullat e lojes e te zbatohet ligji (punisto-sigurims) ...

    kndoje edhe kete me poshte:


    TemA

    Clinton gjunjëzon Berishën para drejtësisë shqiptare
    Nga Armand Maho

    Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar në një takim me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, se do të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e lustracionit.

    Berisha ka dhënë garanci para Clinton për një gjë të tillë, edhe pse kishte deklaruar se Gjykata Kushtetuese kishte konflikt interesi me shqyrtimin e ligjit. Pas takimit, në një prononcim për mediet, zëvendësndihmësi i Sekretares së Shtetit, Stuart Jones, tha se ata nuk i kishin dhënë asnjë sugjerim Sali Berishës për lustracionin, por ai kishte dhënë garanci dhe ata i kishin mirëpritur.

    “Sekretarja Clinton dhe kryeministri Berisha patën një takim të shkëlqyer dhe theksuan marrëdhëniet e ngrohta midis dy vendeve.

    Kryeministri e falënderoi sekretaren Clinton për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë gjatë këtyre viteve.

    Ndërsa sekretarja Clinton shprehu entuziazmin e saj për pranimin e Shqipërisë në NATO.

    Çështja e ligjit të lustrimit u ngrit në takim, sekretarja Clinton pyeti për të dhe z. Berisha e siguroi atë se nuk do të ketë një gjueti shtrigash, por do të ndiqen të gjitha proceset kushtetuese dhe qeveria nuk do të ndërhyjë në këtë proces. Ne nuk i bëmë ndonjë sugjerim kryeministrit lidhur me këtë ligj, por ai vetë na dha sigurimet, të cilat ne i mirëpresim”, - tha Jones.

    Këtë e ka pohuar dhe vetë Berisha

    “Sikundër u trajtua problemi i ligjit të lustracionit, një trajtim shumë i hapur miqësor dhe i sigurova sekretares së Shtetit dy gjëra, së pari, nuk mund të përdoret dhe nuk do të përdoret për gjueti shtrigash për të përkundër kundërshtarëve politikë. Së dyti, çdo gjë do të zhvillohet sipas rregullave të shtetit ligjor. Këto ishin sigurimet e mia që i dhashë sekretares në një mirëkuptim të plotë dhe se asnjë lloj zgjidhjeje përveç zgjidhjeve ligjore nuk mund të imagjinohet në këtë rast. Çdo qytetar, i cili preket nga ky ligj, ka të drejtën e tri shkallëve të sistemit gjyqësor, sikundër edhe të shkojë më Strasburg”, - tha Berisha.

    Ai ka garantuar para Clinton se vendi do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    “Takimi ishte një rast i shkëlqyer për mua për të siguruar sekretaren se zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, për të kërkuar vëzhgues nga qeveria e SHBA dhe vendeve të tjera mike që t’i mbikëqyrin, monitorojnë zgjedhjet, për të cilat, së pari, qeveria është e angazhuar të nderojë standardet, por të nderojë dhe miqtë kudo në botë”, - tha Berisha.

    Kryeministri shqiptar është i treguar i gatshëm për të shtuar numrin e trupave shqiptare që shërbejnë në Afganistan, ndërsa duke folur për mundësinë e pranimit të të burgosurve të Guantanamos në Shqipëri, ai tha se mirëpret vendimin e Obamës për mbylljen e burgut dhe është në pritje të çdo kontakti të mëtejshëm për shpërndarjen e të burgosurve.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne fakt eshte kenaqesi e madhe te jesh pjese e Keshillit te shqiptareve, keshtu qe pranimi i kesaj perkatesie eshte krenari. Ti Duaje Siveten, i cilit keshill je?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"


    Letër nga varri e çifutit Karl Marks (Mordekai) për çifutin falash, ambasadorin Withers (Tegegne), për ligjin e dosjeve
    Written by Gazeta SOT
    Friday, 06 February 2009 23:00

    Nga Kastriot Myftaraj


    I dashur vëlla në yllin e Davidit John Tegenge!
    Siç kam marrë vesh, ju e keni origjinën nga çifutët falashë të Ethiopisë në Afrikë dhe gjyshi tuaj ka emigruar nga Afrika në Xhamajkë, prej nga ku më pas shkuat në SHBA. Në SHBA babai juaj e ndryshoi mbiemrin nga “Tegenge” në “Withers”, ashtu siç e ndryshoi babai im nga “Mordechai” në “Marks”. Por kjo nuk do të thotë asgjë se ne ngelëm çifutë në shpirt dhe në gjithçka, ashtu si falashët mura që u konvertuan në kristianë dikur ngelën kriptoçifutë dhe sot ata janë pranuar në Izrael si çifutë. Por, i dashur vëlla, meqenëse ju tashmë atje në Shqipëri, si ambasador amerikan, po ballafaqoheni me disa probleme delikate të së shkuarës komuniste të vendit, me rastin e ligjit të lustracionit, e ndjej për detyrë t’ ju sqaroj disa gjëra. Kjo nuk do të thotë i dashur vëlla Tegenge se unë vëllai juaj Mordechai mendoj se ju nuk po punoni mirë. Ju keni vepruar ashtu siç duhet, duke e kundërshtuar fort ligjin e lustracionit. Por nuk është keq që t’ i keni të qarta dhe disa gjëra, se ju sikur keni shprehur në rrethe të ngushta me miqtë tuaj dyshime për atë se a mos kapërcehet masa kur politika amerikane në Shqipëri del hapur që çelësat e institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe shërbimit sekret në Shqipëri t’ i kenë oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të organeve të diktaturës komuniste.
    Ju çifutët falashë, që keni jetuar të izoluar në Afrikë keni ende shumë gjëra për të mësuar dhe nisur nga fakti se juve u ka takuar të merreni me një çështje kaq delikate, po e marr vetë përsipër t’ u jap disa sqarime. Komunizmin, i dashur vëlla Tegegne e krijuam ne çifutët në shekullin XIX si instrument për të shkatërruar perandoritë kontinentale europiane, Gjermaninë, Rusinë, Austro-Hungarinë etj. Atëherë kjo politikë çifute përputhej me interesat britanike. Kjo është arsyeja i dashur vëlla, që kur mua më kërkonin policitë e gjithë Europës kontinentale, unë punoja i qetë në Londër, në Muzeumin Britanik, ku kisha në dispozicion gjithë literaturën që më duhej për të krijuar doktrinën komuniste. Komunizmi fitoi në ato vende ku deshëm ne dhe u shtyp në ato vende ku deshëm ne. Komunizmi fitoi atëherë kur deshëm ne dhe ra atëherë kur deshëm ne. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri.
    Ish-komunistët në Shqipëri, janë aleatët tanë më të mirë, se duke mos pasur ndjenjë nacionale, ata janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ u përdorur si vegla në eksperimentet tona çkombtarizuese, që më lehtë se kudo mund të bëhen në vende si Shqipëria. Eksperimenti ynë sot në Shqipëri është shpërbërja e shtetit, nën maskën e ndarjes së pushteteve, duke u kaluar në një lloj feudalizmi institucional. Kështu, një shtet ndahet në rrafsh institucional praktikisht në disa shtete, duke u bërë Gjykata Kushtetuese një shtet më vete, Gjykata e Lartë një shtet më vete, çdo gjykatës një princ më vete, prokuroria një shtet më vete, Presidenti i Republikës një shtet më vete, Kontrolli i Shtetit një shtet më vete, shërbimi sekret një shtet më vete, Banka e Shqipërisë një shtet më vete, pushteti vendor një shtet më vete. Populli shqiptar me votën e tij zgjedh parlamentin i cili krijon qeverinë, por kjo ka “çelësat e kashtës” siç thotë populli shqiptar se Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është zgjedhur nga populli, mund të rrëzojë çdo ligj të parlamentit të zgjedhur nga populli, dhe siç e di çdo jurist, një vendim gjyqësor mund të shkruhet sipas dëshirës.
    Që kjo skemë të funksionojë duhet që këto institucione të kenë në nivelet e larta njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të tjera të diktaturës komuniste. Të gjithë këta feudalë institucionalë do të kenë si senjor ambasadorin amerikan, që është njeriu ynë në Tiranë. Ai do t’ i lejë që të përfitojnë sa më shumë duke abuzuar me postin, por në këmbim do t’ u kërkojë që të zbatojnë urdhrat e tij, domethënë tonat. Kjo quhet diktatura e kaosit, të cilën ne do të duam që me kalimin e kohës ta instalojmë dhe në vendet e tjera më të mëdha dhe më të fuqishme se Shqipëria. Synimi ynë është që, në një masë apo në një tjetër, t’ i transformojnë në këtë sens të gjithë shtetet e botës, me përjashtim të Izraelit. Në diktaturën e kaosit vëllezërit tanë, si Soros, do të nxjerrin fitime të mëdha, pa u shqetësuar. Për këtë na shërbejnë njerëzit e ish-organeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe kur të dalin në pension ata, postet e tyre duhet t’ i zënë fëmijët dhe nipërit e tyre, të edukuar me frymën e tyre.
    Në fund të fundit çfarë kanë bërë këta njerëzit e organeve të dhunës së diktaturës komuniste, për të cilët po bëhet kaq zhurmë sot në Shqipëri, se qenkan në krye të piramidës së drejtësisë. Ata në fund të fundit nuk kanë vrarë çifutë si ne të dy, por vetëm disa shqiptarë, gjë që është njëlloj sikur të kenë vrarë miza. Ndryshe do të ishte po të kishin vrarë çifutë. Nuk ka barazi mes viktimave. Djegia e foshnjave çifute në kampet e përqendrimit, është një genocid. Kurse vdekja në kampet e internimit e qindra e qindra foshnjave, të cilat nënat që nuk kishin qumësht as nga gjiri, as të tjetër lloji, i ushqenin me bukë që e kishin përtypur në gojën e tyre, gjë që i mbyste foshnjat, duke shkaktuar vdekjen e tyre, nuk është genocide, por është një vdekje nga mostretja e ushqimit. Mirë e tha para disa muajsh ai deputeti, Gilman Bakalli, në “Deja vu” të Mustafa Nanos, në Top Channel, se krimet e nazizmit nuk mund të krahasohen me ato të komunizmit, se nazizmi donte të zhdukte një popull të tërë siç qenë çifutët, ndërsa komunizmi zhdukte grupe njerëzish, por jo një popull të tërë. Tani e vërteta është se nazizmi vendosi t’ i zhdukte çifutët vetëm kur filloi lufta, gjë që kishte në plan ta bënte edhe komunizmi, me ata që i konsideronte të deklasuar, në rast se vendi do të gjendej në luftë.
    Dhe të deklasuarit në Shqipëri qenë shumë më tepër se çifutët në Gjermani, të cilët kur Hitleri erdhi në pushtet përbënin më pak se 1% të popullsisë. Dhe duke menduar se edhe vendet e tjera komuniste kishin në plan t’ i zhduknin të deklasuarit e tyre, nëse do të hynin në luftë, atëherë mendo se çfarë do të kishte ndodhur Por gjithsesi, ai djali, Gilmani, e bëri të vetën, na mbrojti, dhe njerëz të tillë nga shtresa e ish-të persekutuarve na duhen. Kije kujdes atë djalë, dhe mbështete se edhe Hekuran Isai me të cilin u takova një ditë këtej, më ka thënë fjalët më të mira për të. Meqenëse jemi këtu, atë Mustafa Nanon, ma sill pak në vete, se e ka zakon që e përmend shumë atë Noam Chomskin, të cilin e ka idhull. Ky Chomski është çifuti më i keq që më kanë zënë sytë. Në një libër “Perilous power” thotë se muzeumet e holokaustit filluan të ngrihen në SHBA, vetëm pas luftës mes Izraelit dhe vendeve arabe të vitit 1967, kur Izraeli u shfaq si agresor. Porosite atë Biks Aliun që merret në ambasadë me botimet, që të ketë kujdes se mos paguan Piro Mishën ose Albert Rakipin që ta botojnë këtë libër të Chomskit, se ata i botojnë librat pa i lexuar. Këto që thotë Chomski, u japin dorë atyre që duan të barazojnë krimet e komunizmit me Holokaustin.
    I dashur vëlla, bërë shumë mirë që vjet shkove në atë simpoziumin që u mbajt në Tiranë për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, por ki kujdes që të mos shkosh në ndonjë tubim përkujtimor të krimeve të komunizmit. Madje nuk do të ishte keq që të thoshe ndonjë gjë zbutëse për krimet e komunizmit. Tekefundit zëvendëspresidenti amerikan Henry Wallace, në vitin 1944, për të kundërbalancuar zërat kritikë që thoshin se SHBA shanin Hitlerin për kampet e shfarosjes, por kishin aleat Stalinin që kishte kampet e tij të shfarosjes, të llojit të Kolymas, shkoi dhe vizitoi kampet e Kolymas, dhe i gjeti ato si resorte turistike model. Ai pranoi të marrë pjesë në lojën e policisë sekrete staliniane, e cila kishte bërë një kryevepër potemkiniane, një kamp fals, ku të dënuarit qenë në fakt njerëz të policisë sekrete. Burrë i zgjuar. Kolyma ishte brenda rrethit arktik dhe atje temperatura mesatare ishte nga -19 gradë në -38 gradë dhe njerëzit që punonin në miniera vdisnin sa nëntokë, aq edhe mbitokë nga të ftohtit. Në Kolyma viktimat e komunizmit qenë sa më tepër se gjysma e atyre të Holokaustit, por zëvendësi i Presidentit Rozenfeld, më fal Roosevelt, bëri mirë që nuk u shqetësua për këto vogëlsira, se të vdekurit e Kolymas nuk qenë çifutë, dhe ari që nxirrnin ata nga nëntoka shkonte në kasafortat e bankierëve çifutë.
    Meqë jemi tek krimet e komunizmit në Rusi, më zbaviti shumë ai deputeti i PD, Aleksandër Biberaj kur tha se shkarkimi që iu bë atij nga parlamenti shqiptar si delegate në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, bëri që ai të ndërpresë misionin për hetimin e krimeve të komunizmit në Rusi dhe Ukrainë. A thua sikur mbetën pa u hetuar krimet e komunizmit në Rusi dhe Ukrainë tash që na iku ky Aleksandri i Madh nga Këshilli i Europës. Shumë djalë i shkathët, mbrojti kriminelët komunistë të Shqipërisë dhe u betua se do t’ u nxirrte rrënjët atyre të Rusisë. Ma ki kujdes edhe këtë djalë, se kam frikë se do të mbetet jashtë parlamentit.
    I dashur vëlla Tegegne. SHBA dhe komunizmi nuk janë aq larg sa duket, se tekefundit në Luftën e Dytë Botërore shumë gjëra u qartësuan simbolikisht kur kamionët dhe tanket amerikane që çoheshin si ndihma në Rusi, shndërroheshin nga me simbol amerikan, në me simbol sovjetik, kur ushtarët rusë thjesht lyenin me bojë të kuqe yllin e bardhë me pesë cepa amerikan, duke e shndërruar në yll të kuq me pesë cepa sovjetik. Pastaj edhe një shtrëngim dore mes ushtarit amerikan dhe atij sovjetik dhe gjithçka ishte kryer. Dhe këto bëheshin nën hijen e yllit tonë me gjashtë cepa çifut. Tash ish-komunistët e lyen me bojë të bardhë yllin e kuq me pesë cepa, dhe u shndërruan në proamerikanë.
    Prandaj, i dashur vëlla, duhet të bëni më shumë për mbrojtjen e komunizmit në Shqipëri. Në SHBA është një zakon i mirë që ndërtesave qeveritare u vihen emra. Ju vëlla Tegegne mund të propozoni në Washington që ndërtesa e ambasadës amerikane në Tiranë të marrë emrin e Kim Philby-t. Na ka bërë shumë shërbime në Shqipëri ai djalë. Ju mund t’ i thoni Ina Ramës, se ju dëgjon, që ndërtesa e Prokurorisë së Përgjithshme të marrë emrin e Aranit Çelës. Ndërtesa e SHISH të marrë emrin e Asim Alikos. Ndërtesa e “Mjaft”, që doli kundër ligjit të lustracionit, të marrë emrin e Nevzat Haznedarit. Ndërtesa ku është G-99 të marrë emrin e Zylyftar Ramizit. Rruga “George Ë. Bush” të riemërohet Rruga “George Soros”. Për ta ndjekur këtë çështje ngarkohet Zigur Leklioti nga ambasada amerikane.
    Porosinë e fundit, të cilën ti e di vetë edhe pa ta thënë unë, e kam për kriptoçifutët e Shqipërisë. Çështja e kriptoçifutëve të Shqipërisë është ende më prapa se ajo e kriptoçifutëve të Ethiopisë, të quajtur falashët mura, të cilët qenë konvertuar në kristianë. Nuk themi se nuk keni bërë gjë, se faktet flasin vetë, kur shikon Edi Ramën, Erion Veliajn, Ardian Fullanin etj., njerëzit e lagjeve-kala, por mund të bëni dhe më shumë. Kriptoçifutët duhet ta shtien në dorë krejt pushtetin në Shqipëri, dhe të sundojnë nëpërmjet diktaturës së kaosit, në interes të tyre dhe në dëm të shqiptarëve. Berisha për momentin na duhet në politikë, që nën maskën e antiberishizmit, të avancojë kauza kriptoçifute. Ki kujdes ma mbro Fatmir Mediun, dhe mos lejo që t’ i bëjë gjë Ina Rama, por madje të kujdesesh që të bëhet përsëri deputet, se për një kriptoçifut si ai nuk është faj i madh se vrau disa shqiptarë në Gërdec. Shikoje çështjen e Gërdecit me syrin që pa zëvendëspresidenti Wallace çështjen e Kolymas. Ma ki kujdes dhe atë mikun e Edi Ramës, Maksin, që e mban veten për piktor, arkitekt e ku e di unë se çfarë tjetër, se qenka bash burrë i mirë. Kur ishte në Londër më erdhi tek varri dhe më tha: “Unë nuk të ve faj ty për burgun që bëra, edhe pse u dënova në emër të parimeve të tua. Mua më dënoi myslimani Enver Hoxha. Po të kishe qenë ti, një çifut në vendin e tij, do ta duroja me qejf burgun”. Ja kështu si Maksi na duhen ish- të persekutuarit politikë. Dhe në fund edhe diçka për Edi Ramën. E ka kuptuar dhe po e zbaton shumë mirë teorinë time të mbivlerës. Mirë e ka gjetur atë sloganin magjik që u thotë atyre që ka përreth: “Po të jesh me mua, nuk do të dalësh nga politika me xhepat bosh si Petro Koçi”.
    Me kaq, shalom, i dashur vëlla Tegegne.

    kmyftaraj@yahoo.com

    This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  17. #17
    Cdo gje qe behet neper bote dhe qe ka lidhje me Shqiperine, pasqyrihet ne 2 ekstreme ne Shqiperi.

    Thote dicka FMN dhe ne Shqiperi nje pal thote Shqiperia e para ne bote, kurse pala tjeter thote Shqiperia e shkaterruar ekonomikisht.

    Shkon Sala ne Amerike dhe njera pale thote qe Sala i takoi te gjithe, i ka shok te gjithe, dhe pala tjeter thot s'ja vari asnjeri Sales, as qe e dinin qe ishte aty.

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli

    Per takimin Klinton-Berisha
    Eduard Zaloshnja

    Por përse nxitoi Sekretarja Klinton të takojë kryeministrin e një vendi të vogël si Shqipëria, e cila sot është praktikisht jashtë radarit të problemeve akute për SHBA-në? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e natyrshme të kalohet në sitë agjenda e takimit Klinton-Berisha.

    Sipas Zërit të Amerikës, dy personalitetet biseduan për një sërë çështjesh, përfshirë përgatitjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s, të drejtat e njeriut, Afganistani, energjia, ligji i pastërtisë së figurave - i njohur edhe si ligji i lustracionit - si dhe zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

    Ndërsa kryeministri Berisha, në një intervistë pas takimit me Sekretaren Klinton, renditi të gjitha çështjet e mësipërme dhe, në fund, përmendi edhe çështjen e të burgosurve të Guantanamos.

    Le t'i analizojmë me radhë të gjitha këto çështje, për të parë se cila nga to mund të ketë qenë shkrehësi i mekanizmit që vuri në lëvizje diplomacinë amerikane të organizonte një takim të shefes së saj me kryeministrin e një vendi kaq të parëndësishëm aktualisht për SHBA-në, si Shqipëria.

    Treni i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është tashmë shumë afër stacionit përfundimtar, dhe vetëm një ngjarje totalisht e paparashikuar dhe e jashtëzakonshme do i shkatërronte shinat, në të cilat ai tren po vrapon.

    Duke hedhur një vështrim retrospektiv, një ngjarje e rëndë si ajo e Gërdecit nuk e pengoi trenin tonë NATO-an të arrinte vjet në Bukuresht, ku, zyrtarisht, Shqipëria u ftua të futet në organizatën Euroatlantike.

    Dhe një ngjarje më e rëndë se Gërdeci, nuk ta do mendja se mund të ndodhë në Shqipëri deri në prill të këtij viti...
    Duke pasur parasysh sa më sipër, nuk duket se përgatitjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO kanë qenë çështja që e bëri Sekretaren Klinton të fusë takimin me kryeministrin shqiptar në agjendën e saj të ngjeshur të dy javëve të saj të para si shefe e Departamentit të Shtetit.

    Për të diskutuar një çështje të tillë, ajo mund të kishte autorizuar një ndihmëssekretar Shteti.

    Çështja e shtimit të trupave shqiptare në Afganistan gjithashtu nuk do justifikonte harxhimin e kohës së Sekretares Klinton për një takim me kryeministrin shqiptar, në një moment kaq të ngjeshur të agjendës së saj.

    Përsëri, një ndihmëssekretar Shteti mund t'ia kishte bërë këtë kërkesë Berishës, dhe ky i fundit, ashtu si paraardhësi i tij, me kënaqësi do t'i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës.

    Çështja e energjisë duket qartë se do ketë qenë një kontorno në takimin Klinton-Berisha.

    Po të ishte për të biseduar për energjinë, Sekretarja Klinton do të kishte zgjedhur të takonte shumë e shumë kryeministra të tjerë para atij shqiptar. Shqipëria është thjesht një pikë uji në oqeanin e energjisë botërore.

    Ndërsa në lidhje me të drejtat e njeriut dhe ligjin e pastërtisë së figurave, përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Tiranë, ambasadori Uidhers, e ka bërë aq të qartë qëndrimin amerikan deri më sot, sa që edhe një takim i ndihmëssekretarit të Shtetit me Berishën, ndoshta nuk do të kishte kuptim të zhvillohej.

    Pasi kaluam në sitë çështjet që Berisha i renditi të parat në intervistën e tij pas takimit me Sekretaren Klinton, le të analizojmë çështjen që u përmend vetëm në fund si shkarazi nga kryeministri shqiptar.

    Një nga dekretet e para që Presidenti Obama firmosi fill pasi mori në dorë frenat e shtetit amerikan, ishte ai që urdhëronte mbylljen e burgut të Guantanomos brenda një viti.

    Me këtë akt, ai plotësoi një premtim solemn që kishte bërë gjatë fushatës elektorale, i cili synonte rivendosjen e reputacionit të SHBA-së, si një vend ku asnjeri nuk mund të mbahet i burgosur pa iu dhënë mundësia për t'u ballafaquar në sistemin gjyqësor me akuzat që i bëhen.

    Por, ndërkohë që akti i Obamës rrit, padyshim, reputacionin e Amerikës, krijon probleme për sigurinë e saj. Shumë nga të burgosurit e Guantanmos janë terroristë të rrezikshëm, për aktivitetin e të cilëve ka informacione konfidenciale të CIA-s, por jo prova të administrueshme në gjykatat amerikane.

    Ndërkohë, lënia e lirë e tyre është një lloj varjeje e mëlçive në gojën e ujkut. Në fakt, disa nga të burgosurit që janë liruar më parë nga Guantanamo, janë shfaqur në video të Al-kaidës, duke bërë thirrje për akte të reja terroriste, ose janë bërë udhëheqës të degëve të saj në vende të ndryshme.

    Pra, për diplomacinë amerikane, është një problem i madh se në ç'vende t'i dërgojnë të burgosurit e Guantanamos. Dhe, në lidhje me këtë çështje kaq të rëndësishme, kuptohet që Shqipëria mund të shfaqej natyrshëm në radarin e Sekretares Klinton.

    Kjo, sepse Shqipëria është një nga të paktat vende që ka dëshmuar deri më sot se është e gatshme t'u japë "azil politik" ish-të burgosurve të Guantanamos....

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Te nderuar bashkeatdhetare !
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 19:13
  3. Përshëndetje të nderuar
    Nga ixtrem në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 05:06
  4. Qytetit tim te nderuar
    Nga Arval në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-06-2002, 16:27
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •