Titulli i librit në origjinal:
"Menhexhu es selefi fil Akide ue etheruhu fi uihdeti el muslimin"

Autor:
Dr. Salih bin Sead Es-Suhejmi
Profesor në xhaminë e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
dhe në Universitetin Islamik të Medines

Përktheu:
Fatjon Çorapi

Redaktoi:
Myrvete Allmeta

Recensoi:
Ahmet Hoxha

Radhitja në kompjuter & Ballina:
Bledar Hoxha






Përmbajtja



Shënim i përkthyesit
Parathënia e autorit
Baza e triumfit në punë
Kundërpërgjigje ndaj një iluzioni
Natyra e pastër dhe e shëndoshë
Fillimi i largimit të njerëzve nga natyra e pastër
Shkaqet kryesore që të shpien në humbje
Pse u dërguan profetët
Politeizmi përmbys natyrën e pastër njerëzore
Zotimi ndaj Allahut
Thirrja e profetëve
Selefët e mirë dhe thirrja e profetëve
Fillimi me atë që ka filluar Allahu
Teuhidi është shkak për shlyerjen e mëkateve
Si filloi devijimi i këtij umeti dhe cilat ishin shkaqet
Teprimi dhe lënia mangët
Pretendime të kota
Shenjat e dashurisë për Allahun dhe të dërguarin e Tij
Dashuria nuk bie ndesh me nënshtrimin
Domosdoshmëria e njohjes së akides
Gjykimi i islamit lidhur me partitë dhe anëtarësimin
Lidhja pas rrugës së drejtë Islame
Sipas partiakëve, këshilla e përçan umetin
Besatimi tek partiakët
Dashuria dhe urrejtja tek grupimet partiake
Islami është unik dhe nuk ndahet
Rruga e vërtetë





Shënim i përkthyesit



Falënderimi i përket vetëm Allahut me mirësitë e të Cilit plotësohen punët e mira. Përshëndetjet dhe lavdërimet më të sinqerta janë për të Dërguarin e fundit, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), vulën e profetëve dhe mëshirës për të gjithë njerëzit, familjen, shokët e tij dhe për të gjithë ata që pasojnë gjurmët e tij deri në ditën e gjykimit.



Në Maj të vitit 2005, qendra e imam Albanit në Jordani, mbajti një seminar të dobishëm në lidhje me bashkimin e muslimanëve. Në mbyllje të këtij seminari dobiprurës, qendra e imam Albanit shpërndau një broshurë të dijetarit Salih bin Sead es-Suhejmi, me titull: "Roli i akides së selefëve në bashkimin e muslimanëve." Unë isha njëri prej atyre që iu dhurua kjo broshurë dhe pasi u bëra një shikim të shpejtë temave të saj, vendosa që këto njohuri t'u arrinin edhe vëllezërve të mi muslimanë në Shqipëri. Një temë e tillë është shumë e domosdoshme për muslimanët të cilët në këtë kohë po përjetojnë përçarje nga më të ndryshmet.



Lus Allahun e Madhëruar që ta pranojë mundin e dijetarit dhe mundin tim dhe të na falë gabimet që bëjmë! O Zot mos e dëno atë dorë që shkruan për t'i udhëzuar njerëzit për në rrugën tënde dhe as atë gjuhë që të përmend Ty! Amin! Vërtet, Ti je Mëshiruesi, Mëshirëploti.
kthehu lart



Parathënia e autorit



Falënderimet i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar, Atë falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga të këqijat e vetëve dhe punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta devijojë nga ky udhëzim, dhe atë që e humbet Allahu, askush nuk mund ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut dhe se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob dhe i dërguar i Tij. Atë e dërgoi Allahu me udhëzim dhe fe të vërtetë në mënyrë që të triumfojë mbi çdo fe tjetër edhe pse kjo gjë nuk u pëlqen politeistëve.1



Lus Allahun ta bekojë atë, familjen dhe shokët e tij me bekimet më të sinqerta. Amin.



- Shkaku që më nxiti për shkrimin e kësaj broshure



Kjo broshurë është një kontribut modest në sqarimin e rrugës në të cilën kanë ecur selefët tanë të mirë në çështjet e akides (besimit). Ai gjithashtu tregon për kundërshtimin që i kanë bërë kësaj rruge disa njerëz, gjë e cila ka çuar në përçarjen e muslimanëve dhe dobësimin e tyre.



--------------------------------------------------------------------------------
1.Kjo parathënie ndryshe njihet me emrin "Hutbetul haxheh (Fjalimi që përdoret për gjëra të rëndësishme)". Shejh Albani ka shkruar një libër me titull "Hutbetul haxheh" ku ka mbledhur të gjitha hadithet e transmetuara rreth kësaj teme. Sh.P.

--------------------------------------------------------------------------------

Këtë studim e kam titulluar: Roli i akides së selefëve në bashkimin e muslimanëve. Shkaku që më nxiti për shkrimin e kësaj broshure, është se shumë studiues nuk i kanë kushtuar rëndësi akides e cila është faktori dhe themeli bazë mbi të cilin ndërtohet shoqëria islame dhe nën hijen e flamurit të së cilës qëndrojnë radhët e muslimanëve. Me fjalën akide, muslimanët kuptojnë rrugën që të shpie drejt bashkimit. Me dritën e saj, hapen rrugët drejt lavdisë dhe krenarisë. Duke ndjekur udhëzimet dhe parimet e saj të mahnitshme, ata çlirojnë zemrat para se të çlirojnë vendet.


Kohët e fundit janë shtuar librat, janë mbajtur ligjërata dhe seminare të cilat thërrasin në bashkimin e mendimeve dhe radhëve të muslimanëve, duke përdorur mënyra të ndryshme dhe duke paraqitur zgjidhje të lloj-llojshme. Por këto mënyra dhe zgjidhje, janë të mangëta e jo të plota, sepse tek ata vërehet angazhim vetëm në gjërat anësore. P.sh.: shikojmë se një grup të cilët i kushtojnë rëndësi solidaritetit islam, të gjithë vëmendjen e tyre e drejtojnë në anën politike. Disa të tjerë i kushtojnë vëmendje të veçantë vlerave morale, disa anës së asketizmit e kështu me radhë. Rrallë mund të gjesh në mesin e tyre njerëz që i kushtojnë vëmendje themelit kryesor, kështjellës së mbrojtur dhe pikënisjes së palëkundëshme e cila bashkon idetë e muslimanëve, akides. Me akiden (teuhidin, njëhsimin), Allahu na bashkoi pasi ishim të përçarë, na bashkoi zemrat të cilat ishin larg njëra-tjetrës duke i bërë një popull, me një qëllim, me një pikësynim dhe me një besim të vetëm. Akideja është burimi i krenarisë, simboli i lumturisë, shkaku për të cilin ekzistojmë në këtë botë (për të adhuruar Allahun Një të Vetëm, sepse nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij). Ky pra, është qëllimi për të cilin na ka krijuar Allahu dhe ka bërë që ne të ekzistojmë. Allahu i Madhëruar thotë:



"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar."2



"Adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!"3



"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, vetëm që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, të largohen prej çdo besimi të kotë, të falin namazin, të japin zekatin se ajo është feja e drejtë."4



--------------------------------------------------------------------------------
2.Suretu Dharijatë, 56.
3.Suretu Zumer, 2.
4.Suretu Bejine, 5.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Baza e triumfit në punë



Nëse meditojmë në ajetet fisnike të lartpërmendura dhe në ajetet e ngjashme me to që janë të shumta në Kuran, do vëmë re se baza e çdo pune në islam e ka pikënisjen nga akidja. Madje mbi akiden, (triumfi) ndërtohet dhe qëndron ashtu si qëndron një ndërtesë mbi themelet dhe bazat e saj.5


Duke u nisur nga kjo, themi se në çdo thirrje për solidaritet islam, nëse ndjekësit e saj nuk kanë si pikënisje këtë parim dhe punën e tyre nuk e kanë ndërtuar mbi këtë themel për ta ngritur dhe bërë realitet këtë teuhid, duke e pastruar nga politeizmi, risitë në fe



--------------------------------------------------------------------------------
5.Ibën Kajim el Xheuzije lidhur me rëndësinë e themelit (bazës) në librin e tij "El Feuaid", fq. 229, thotë:"Ai që dëshiron të ndërtojë një shtëpi duhet ti bëjë të forta themelet e saj sepse ngritja lartë e shtëpisë kërkon themele të forta. Prandaj punët janë ndërtesa, ndërsa besimi është themeli (baza) kështu që sa më i fortë të jetë themeli aq më shumë mban dhe ngrihet ndërtesa. Nëse prishet diçka prej ndërtesës është e lehtë të riparohet. Por nëse themelet e kësaj ndërtese janë të dobëta, atëherë kurrsesi nuk mund të ngrihet ndërtesa e as nuk mund të qëndrojë. E nëse prishet një gjë tek themelet, atëherë bie ndërtesa ose është gati për të rënë. I mençuri i kushton rëndësi rregullimit të themeleve ndërsa injoranti e ngre shtëpinë pa hedhur mirë themelet prandaj nuk shkon shumë dhe ajo ndërtesë shembet".
Allahu i Madhëruar thotë: "A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi me devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit?"Sh.P.

--------------------------------------------------------------------------------

dhe mëkatet, atëherë dijeni se kjo thirrje herët ose vonë, do të dështojë. Kjo për shkak se ndërtesa nuk mund të qëndrojë në ajër (pa themele) dhe nuk mund të ndërtohet vetëm se në një tokë të fortë në mënyrë që të mos shembet. Allahu i Madhëruar thotë:



"A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë."6
kthehu lart




Kundërpërgjigje ndaj një iluzioni



Kur themi se solidariteti islam duhet të ndërtohet mbi akiden (teuhidin) dhe kur thërrasim në domosdoshmërinë e pikënisjes nga ky parim, kjo nuk nënkupton lënien pas dore të aspekteve të tjera të cilat i përmendëm më lart. Qëllimi ynë është të tregojmë domosdoshmërinë e këtij parimi, në mënyrë që të gjitha punët të fillojnë me këtë pikësynim. Nën dritën e akides duhet të realizohen çështjet që kanë të bëjnë me politikën, sipas rrugës së akides duhet t'i ndërtojmë moralet tona dhe brenda kufijve të saj duhet t'i thërrasim të tjerët në përgëzim (në mëshirën e Allahut) dhe në frikësim (nga dënimi i Tij).



--------------------------------------------------------------------------------
7.Suretu Teube, 109.

--------------------------------------------------------------------------------

Pra mbi parimet e akides ekziston shoqëria e pastër islame të cilën e ëndërrojmë, realizohet lumturia njerëzore e kësaj bote dhe e botës tjetër, njerëzit kthehen në fenë e Allahut duke shijuar mirësitë, qetësinë dhe rehatinë nën hijen e akides së pastër, duke u pastruar nga njollat e shirkut dhe papastërtitë e injorancës.
kthehu lart




Natyra e pastër dhe e shëndoshë



Akideja bën të pastrohen zemrat dhe të jenë të sinqerta me Allahun e Madhëruar. Gjithashtu, ajo bën që të hidhet poshtë rroba e shirkut e cila e ka njollosur atë për shumë vite me radhë. Shirku është mëkati më i madh me të cilin u kundërshtua Allahu i Madhëruar, qysh në kohën kur njerëzit dolën nga natyra e pastër që kishin dhe u zhytën në teprim e mangësi dhe ekstremizëm e neglizhencë.
kthehu lart




Fillimi i largimit të njerëzve nga natyra e pastër



Në fillimet e tij, njeriu ishte për një kohë në rrugën e drejtë hyjnore si në akide ashtu edhe në atë morale. Dijetarët dhe historianët përmendin se kjo gjendje ka zgjatur dhjetë shekuj,8 e pas saj filloi devijimi në akide.



--------------------------------------------------------------------------------
8.Shiko për më tepër librin "Tarijh er-Rusul uel Muluk" të imam Taberiut, vëll. 1, fq. 178, dhe librin "Bidaje ue Nihaje" të Ibën Kethirit, vëll. 1, fq. 54. Gjithashtu shiko transmetimet që ka sjellë Ibën Kethiri në tefsirin e tij, në komentin e fjalës së Allahut: “Njerëzit ishin një popull pastaj Allahu dërgoi pejgamber përgëzues…” (Suretu Bekare, 213.)

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo ndodhi pikërisht në popullin ku Allahu dërgoi Nuhun, pasi shejtani ua kishte zbukuruar adhurimin e idhujve dhe për shkak se e kishin tepruar në lavdërimin e njerëzve të mirë. Transmeton Buhariu nga Ibën Abasi për fjalën e Allahut që thotë:



"Dhe u thanë: Mos braktisni kurrsesi zotat tuaj, mos braktisni Vedanë, as Suvanë, as Jeguthin, as Jeukën e Nesren."9



Ibën Abasi tha: Këta ishin emra të disa njerëzve të mirë në popullin e Nuhut. Kur ata ndërruan jetë, shejtani e inspiroi popullin që në vendtubimet e tyre të vendosnin idhuj, duke i emërtuar me emrat e këtyre njerëzve të mirë. Ata vepruan sipas porosisë së shejtanit, por nuk filluan t'i adhuronin. Kur ky brez ndërroi jetë dhe kur u harrua dituria, atëherë populli filloi t'i adhuronte këta idhuj në vend të Allahut të Madhëruar.10


Pra shiko, se si filloi devijimi nga rruga e drejtë, si pasojë e ekstremizmit. Sa herë që vdiste ndonjë person, ata ndërtonin një statujë (idhull) në formën e tij dhe nëpërmjet tij kërkonin bereqet (kjo zgjati një kohë të gjatë), derisa erdhi koha që filluan t'i adhuronin.



--------------------------------------------------------------------------------
9.Suretu Nuh , 23.
10.Transmeton Buhariu, vëll. 8, fq. 667.

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo vepër u bë traditë e trashëgueshme tek njerëzit. Në këtë adhurim u plakën të mëdhenjtë dhe u rritën fëmijët, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Nuhun. Ai jetoi në mesin e tyre nëntëqindepesëdhjetë vjet duke i thirrur në njësimin e Allahut dhe braktisjen e zotave përveç Tij. Por ata nuk u zmbrapsën madje u treguan mendjemëdhenj dhe nuk besoi prej tyre, vetëm se një grup i vogël. Gjendja që vihet re në popullin e Nuhut, mund të thuhet se ekziston edhe sot. Njerëzit janë zhytur në ekstremizëm duke i kaluar kufijtë dhe duke ndjekur epshet të cilat çuan njerëzit në adhurimin e të tjerëve në vend të Allahut.
kthehu lart




Shkaqet kryesore që të shpien në humbje



Shkaku kryesor është teprimi (ekstremizmi) për të cilin na ka tërhequr vëmendjen Allahu i Madhëruar në shumë ajete. Ekstremizëm do të thotë kalim i kufijve, ndërsa përkufizimi i tij është: Të tejkalosh kufijtë në urdhrat e Allahut, duke bërë shtesa. Ndryshe quhet tug'jan për të cilin ka ndaluar Allahu në librin e Tij duke thënë:



"E mos e tejkaloni sepse do u godasë hidhërimi Im."11



"O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj."12



--------------------------------------------------------------------------------
11.Suretu Taha, 81.
12.Suretu Nisa, 171.

--------------------------------------------------------------------------------

Pra, mos i kaloni kufijtë që ka vendosur Allahu. Ithtarët e librit që u përmendën në ajetin e mësipërm, janë çifutët dhe të krishterët. Allahu i ndaloi ata nga ekstremizmi në fe dhe të njëjtën gjë bëri edhe me ne. Allahu i Madhëruar thotë:



"Ti (Muhamed) përqendrohu vendosmërisht ashtu siç je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar) se me të vërtetë Ai është Shikues i asaj që veproni."13



Ekstremizmi është shumë i spikatur tek të krishterët, sepse ata e tepruan me Isain duke e nxjerrë nga rrethi i profetësisë dhe duke e shndërruar në zot që adhurohet, pra e adhurojnë ashtu si adhurojnë Zotin. Madje ata i quajnë pasuesit e Isait njerëz të pagabueshëm dhe i pasojnë në çdo gjë, qoftë e vërtetë apo e kotë. Në anën tjetër, qëndrojnë çifutët të cilët i tejkaluan kufijtë në lidhje me Isain duke e poshtëruar atë dhe duke e quajtur fëmijë të lindur nga imoraliteti.14 Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë:"Ai njeri nga ky umet (popull) që vepron si çifutët dhe të krishterët, duke e tepruar në fe, apo duke bërë lëshime, ai u ka përngjarë atyre. P.sh.: Hauarixhët bënë kryengritje gjatë sundimit të Aliut i cili i luftoi ata kur dolën kundër muslimanëve. Lufta ndaj tyre u bë me urdhrin e



--------------------------------------------------------------------------------
13.Suretu Hud, 112.
14.Për më tepër shiko librin "Tejsijr Elazijil Hamijd", fq. 265.

--------------------------------------------------------------------------------

Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) siç është saktësuar në dhjetë rrugë në librat e sakta të hadithit, musnede15 etj. Në këtë grup hyjnë edhe Rafidat (Shijat)16 të cilët e tepruan dhe i kaluan kufijtë, gjithashtu edhe Kaderitë17, Xhehmitë18 dhe Mutezilitë".



Ibën Tejmija gjithashtu ka thënë:"Në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kishte nga ata që pretendonin se ishin në islam, por dolën prej tij edhe pse gëzonin një numër të madh adhurimesh".



Duhet të kemi parasysh se edhe në këtë kohë, ai që pretendon se është në islam dhe pason sunetin, mund të dalë nga islami. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, njëra prej tyre është ekstremizmi të cilin e ka qortuar Allahu në librin e Tij duke thënë:



"O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj."19



--------------------------------------------------------------------------------
15.Musnedi është libër që përmban hadithe të radhitura sipas emrave të sahabëve. Sh. P.
16.Shijat janë ata të cilët pretendojnë se janë ndihmësit e Aliut dhe pasardhësve të tij, gjithashtu besojnë se udhëheqja (hilafeti) i takon vetëm Aliut dhe pasardhësve të tij. Ata i quajnë të dalë nga islami shumicën e sahabëve. Sh. P.
17.Kaderitë janë ata që mendojnë se njerëzit i krijojnë vetë punët që bëjnë dhe se Allahu nuk i ka paracaktuar ato. Kjo do të thotë se punët e njerëzve ndodhin Brenda pushtetit të Allahut, por Ai nuk i ka paracaktuar. Sh. P.
18.Xhehmitë janë pasuesit e Xhehm bin Safuanit i cili mohon që Allahu të jetë i pajisur me emra dhe cilësi. Ndërsa Mutezilitë janë pasuesit e Uasil bin Atasë i cili u distancua nga vendi ku jepte mësim Hasan el Basriu. Ata janë të mendimit se Allahu është i pajisur me emra, por nuk e pranojnë që Ai të ketë cilësi. Sh. P.
19.Suretu Nisa, 171.

--------------------------------------------------------------------------------

Këto fjalë janë argumente të qarta se sprova më e madhe me të cilën është sprovuar njerëzimi, është ekstremizmi për të cilin na është tërhequr vërejtja në shumë ajete dhe hadithe. Ajetet që sqarojnë një gjë të tillë i përmendëm më sipër. Ndërsa nga hadithet po përmendim disa prej tyre:


Transmeton Buhariu nga Omeri se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Mos e teproni me lavdërim ashtu siç e tepruan të krishterët me lavdërimin e Isait, të birit të Merjemes, sepse unë nuk jam vetëm se rob. Thoni: Robi i Allahut dhe i dërguari i Tij".20



Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh në një transmetim të saktë nga Ibën Abasi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Kini kujdes nga ekstremizmi, sepse ajo që i shkatërroi popujt që ishin para jush, ishte ekstremizmi".21



Pra këto ajete dhe hadithe janë argumente të prera dhe të qarta të cilat na tregojnë se shkaku themelor për devijimin nga akideja e saktë, natyra e pastër dhe e shëndoshë është ekstremizmi. Tejkalimi i kufijve, ishte ai që çoi në adhurimin e dikujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar.



--------------------------------------------------------------------------------
20.Transmeton Buhariu, vëll. 6, fq. 478.
21.Transmeton Nesaiu, vëll. 5, fq. 268-269, Ibën Maxheh, nr. 3029, Ahmedi, vëll. 1, fq. 215-347, Hakimi, vëll. 1, fq. 466 dhe e ka saktësuar sipas kushtit të Buhariut dhe Muslimit, ndërsa imam Dhehebiu është përputhur me mendimin e tij (Hakimit).

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Përse u dërguan Profetët



Arsyeja për të cilën Allahu i Madhëruar dërgoi profetët, ishte që të kthenin popujt nga adhurimi i njerëzve, në adhurimin e Zotit të njerëzve. Ky ishte edhe qëllimi më i lartë që Allahu krijoi xhinët dhe njerëzit. Çdo njeri i logjikshëm në këtë univers, e di se është krijesë e një Krijuesi dhe i nënshtruar para Atij, i Cili e krijoi në një kohë që nuk ekzistonte.



Shtrohet pyetja: Përse je krijuar? Përse je i nderuar në mesin e krijesave të tjera? Kush është detyra jote në këtë botë?



Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë shumë të thjeshta për besimtarin i cili thotë: Çdo shpikës e di të fshehtën e asaj që ka shpikur dhe urtësinë se pse e ka shpikur në atë formë dhe jo në një formë tjetër. Pra Allahu, është Ai që krijoi dhe Ai kujdeset për çështjet e Tij.



Pra ta pyesim Atë: O Zoti ynë, pse e krijove këtë njeri? A e krijove vetëm që të ushqehet, apo vetëm të luajë dhe të dëfrehet? Apo e krijove që të eci mbi sipërfaqen e tokës duke u ushqyer me gjërat që dalin prej saj dhe së fundi të kthehet përsëri në tokë? Nëse çështja nuk qëndron këtu, atëherë kush është e fshehta në këto fuqi dhe dhunti që i ka dhuruar Allahu i Madhëruar njeriut, duke filluar me mendjen, vullnetin, ndjenjat dhe shpirtin?!



Përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve, pasqyrohet qartë në librin fisnik të cilit nuk i afrohet e kota nga asnjë anë, ai është zbritja e të Urtit. Në të Allahu i Madhëruar tregon se e ka krijuar njeriun, me qëllim që të jetë zëvendës në tokë. Allahu i Madhëruar ka thënë:



"(Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës! Ata thanë: A do të vendosësh në të, atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë! Ai tha: Unë di atë që ju nuk e dini!"22



Qëllimi i krijimit të njeriut si mëkëmbës në tokë, është që ai të njohë Zotin e tij ashtu siç duhet dhe ta adhurojë Atë me sinqeritet.23



"Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe se me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo send me dijen e Tij."24



--------------------------------------------------------------------------------
22.Suretu Bekare, 30.
23.Shiko për më tepër tefsirin e Ibën Kethirit, vëll. 1, fq. 100. Aty autori sjell një fjalë të Ibën Xheririt që thotë:"Ky mëkëmbës është Ademi dhe ata që veprojnë si ai duke iu bindur urdhrave të Allahut e duke gjykuar me drejtësi në mesin e njerëzve, ndërsa gjakderdhja dhe çrregullimet nuk ndodhin asnjëherë nga mëkëmbësit e mirë të Allahut".
24.Suretu Talak, 12.

--------------------------------------------------------------------------------

"Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim, e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh, Ai është Fuqiploti."25



Pra, përgjigja është shumë e thjeshtë dhe atë e shpreh natyra e pastër: njeriu është rob i Allahut dhe për këtë është krijuar. Çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë, Allahu ia ka nënshtruar njeriut, në mënyrë që nëpërmjet tyre të arrijë tek ky qëllim.
kthehu lart




Politeizmi përmbys natyrën e pastër njerëzore



Çdo njeri me natyrë të pastër dhe mendje të kthjellët, e kupton se adhurimi që njeriu i bën natyrës dhe pjesëve përbërëse të saj, si: diellit, hënës, yjeve, lumenjve, bagëtive dhe pemëve, e përmbys natyrën e pastër të tij. Njeriu me natyrën e tij të pastër, madje edhe vetë gjithësia, flet se ai i është nënshtruar Allahut dhe askujt tjetër. Ai është krijuar për të adhuruar Allahun, një të vetëm, dhe jo për të adhuruar njerëzit, drunjtë, bagëtitë, gurët, hënën apo diellin, sepse çdo adhurim që i drejtohet dikujt tjetër përveç Allahut, është zbukurim nga shejtani, armiku i njeriut. Për këtë arsye shikojmë se gjëja e parë me të cilën Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të dërguarit e Tij, është adhurimi i Tij dhe sqarimi se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.



--------------------------------------------------------------------------------
25.Suretu Dharijatë, 56-58.

--------------------------------------------------------------------------------

Allahu i Madhëruar thotë:



"Adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër që meriton adhurim pos Tij."26
kthehu lart




Zotimi ndaj Allahut



Me këtë, kemi për qëllim adhurimin që i kushtojmë vetëm Allahut i cili është zotimi i hershëm që ka marrë Allahu nga bijtë e Ademit. Këtë premtim, Allahu i Madhëruar e ka skalitur në natyrën njerëzore dhe e ka rrënjosur në ndjenjat e tyre që me krijimin dhe formësimin e tyre në formën më të mirë, duke iu dhënë mendje të shëndoshë e cila i dallon nga gjithë krijesat e tjera. Çdo gjë përreth njeriut e ka bërë argument të prerë që tregon për njësimin e Allahut dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet.



Për këtë Allahu ka marrë zotimin nga njerëzit, ashtu siç thotë në librin e Tij:



"O bijtë e Ademit, a nuk u dërgova porosinë time që të mos e adhuroni shejtanin, se me të vërtetë ai është



--------------------------------------------------------------------------------
26.Suretu Hud, 50.

--------------------------------------------------------------------------------

armiku juaj i hapët. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua se kjo është rruga e sigurt!"27



Nga kjo kuptojmë se çdo adhurim që i bëhet dikujt tjetër përveç Allahut, edhe nëse ky adhurim shfaqet në formën e një guri apo druri, të gjitha këto janë inspirime, zbukurime dhe cytje nga shejtani në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte. Pa marrë parasysh në çfarë forme është paraqitur ai adhurim, vërejmë se Allahu i Madhëruar ka marrë zotimin nga bijtë e Ademit që në kohën kur ata ishin në shpinën e babait të tyre (Ademit).


Ai është zotimi që Allahu ka marrë nga robërit e Tij, të cilin e ka përmendur në mënyrën më të bukur dhe në figurën më të lartë retorike duke thënë:



"Përkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke iu thënë): A nuk jam Zoti juaj? Ata thanë: Po, dëshmuam. Të mos thoni në ditën e kijametit: Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na



--------------------------------------------------------------------------------
27.Suretu Jasin, 60-61.

--------------------------------------------------------------------------------

shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"28



Pra nuk është ndonjë habi e madhe se qëllimi kryesor i dërgimit të profetëve dhe zbritjes së librave të shenjtë, të jetë përkujtimi i njerëzve për këtë zotim të hershëm, dhe në të njëjtën kohë, largimi i pluhurit të injorancës, idhujtarisë dhe pasimit të verbër që ishte rrënjosur në burimin e natyrës së pastër.
kthehu lart




Thirrja e profetëve



Gjithashtu nuk është habi se thirrja e parë e çdo profeti ishte:



"Adhuroni Allahun. Ju nuk keni të adhuruar që meriton adhurim, pos Tij."29



Shejhul islam Ibën Tejmije në librin e tij "El Ubudijeh" thotë:"Me këtë thirrje e thirri popullin e tij Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi, Luti, Shuajbi dhe të gjithë profetët e tjerë që u dërguan tek popujt që përgënjeshtruan".



Allahu i Madhëruar thotë:



"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: Adhuroni vetëm Allahun dhe largohuni djajve (adhurimit të tyre)!"30



--------------------------------------------------------------------------------
28.Suretu Arafë, 172-173.
29.Suretu Hud, 50.
30.Suretu Nahl, 36.

--------------------------------------------------------------------------------

"Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar e të mos i kemi shpallur atij: Nuk ka të adhuruar që meriton adhurim tjetër përveç Meje, pra Më adhuroni!"31



Gjithashtu pas përmendjes së një grupi të madh profetësh, Allahu i Madhëruar thotë:



"Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra vetëm Mua më adhuroni."32



"(Ne u patëm thënë): O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni. Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim."33



Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar profetin Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me të njëjtën gjë duke i thënë:



"Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të të vijë e vërteta (vdekja)."34



--------------------------------------------------------------------------------
31.Suretu Enbija, 25.
32.Suretu Enbija, 92.
33.Suretu Muminunë, 51-52.
34.Suretu Hixhr, 99.

--------------------------------------------------------------------------------

Gjithashtu Allahu ka treguar fjalët e disave që kanë përgënjeshtruar duke thënë:



“Dhe ne e mohonim ditën e gjykimit derisa na erdhi e verteta.”35



Pra, adhurimi është detyrë e domosdoshme derisa të takosh Zotin tënd. Ky adhurim nuk anullohet nëse shpirti arrin grada të larta, apo ngaqë ka lidhje të fortë me Allahun ashtu siç pretendojnë sufinjtë ekstremistë. Allahu i Madhëruar kur flet për Isain të birin e Merjemes të cilin populli i krishterë e ngriti në gradën e hyjnisë, thotë:



"Mesihu nuk tërhiqet prej asaj që është rob i Allahut, nuk tërhiqen as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit të Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij."36



"E për sa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do t'u përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa u përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten



--------------------------------------------------------------------------------
35.Suretu Mudethir, 46-47. E vërteta këtu është vdekja. Shiko librin "El Ubudijjeh", fq. 8-9.
36.Suretu Nisa, 172.

--------------------------------------------------------------------------------

kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhembshëm dhe pos Allahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës."37



Kurani fisnik përshkruan për ne një prej ngjarjeve të ditës së gjykimit, kur Allahu i Madhëruar do të pyesë Isain, për shpifjet që ia kanë veshur pasuesit e tij. Isai do i përgjigjet Allahut me moralin më të lartë të nënshtrimit duke e mohuar një gjë të tillë. Allahu i Madhëruar thotë:



"Dhe kur Allahu tha: O Isa bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos Allahut? Tha: Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua të them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do e dije, Ti e di ç'ka në mua e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre pos asaj që Ti më urdhërove: Ta adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, dhe sa isha mes tyre kam qenë mbikëqyrës i tyre. Pasi që më more



--------------------------------------------------------------------------------
37.Suretu Nisa, 173.

--------------------------------------------------------------------------------

mua, Ti ishe mbikëqyrës (dhe dëshmues) i tyre dhe Ti je dëshmitar për çdo send."38



Të gjitha thirrjet e mëparshme ishin thirrje për në adhurimin e Allahut, ndërsa profetët ishin nga njerëzit e parë që adhuruan Allahun. Adhurimi i Allahut të Vetëm e të Pashoq, është gjëja më e rëndësishme në këtë univers, gjë të cilën e kanë sqaruar gjithë shpalljet profetike. Allahu i Madhëruar thotë:



"Ai u përcaktoi juve për fe, atë që i pati përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të."39



Ky ajet fisnik, na bën të kuptojmë qëllimin e përbashkët dhe akiden e njëjtë, rreth të cilës zhvillohen të gjitha thirrjet profetike duke filluar nga Nuhu e deri tek vula e profetëve, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).40 Atë (Muhamedin), e dërgoi Allahu mëshirë për mbarë njerëzimin, në mënyrë që t'i nxirrte ata nga errësirat në dritë, t'i shpëtonte nga ndotjet e shirkut dhe njollat e idhujtarisë. Kjo gjë e bëri atë (Muhamedin) pishtar ndriçues të rrugës nëpër të cilën ecën ky umet (popull).



--------------------------------------------------------------------------------
38.Suretu Maide, 116-117.
39.Suretu Shura, 13.
40.Shiko për më tepër tefsirin e Ibën Kethirit, vëll. 7, fq. 183.

--------------------------------------------------------------------------------

"Allahu e vë me atë në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë."41
kthehu lart




Selefët e mirë dhe thirrja e profetëve



Të parët tanë të mirë (selefët dhe tabi'inët) i pasonin këto gjurmë profetike, ndërsa sekretin e bashkimit e gjenin tek besimi i kulluar dhe i pastër. Kjo, i bëri të jenë sundues në tokë dhe Allahu u mundësoi korrjen e fitoreve në çdo vend, derisa u valëvitën flamujt e teuhidit në lindje dhe në perëndim. Çdo njeri i logjikshëm e kupton fare mirë se triumfi që ata arritën nuk u realizua rastësisht. Gjithashtu ai nuk ndodhi për shkak të numrit apo mundësive që kishin. Përkundrazi, i gjithë ky triumf ndodhi për shkak të mbështetjes së tyre tek Allahu dhe marrjes së shkaqeve të lejuara. Ata i dhanë përparësi gjërave më të rëndësishme dhe pikënisjen e thirrjes së tyre bënë vërtetimin e dy dëshmive: La ilahe ila Allah, Muhamedun resulullah, sepse ky ishte themeli me të cilin ishin urdhëruar të fillojnë.



--------------------------------------------------------------------------------
41.Suretu Maide, 16.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Fillimi me atë që e ka filluar Allahu



Allahu i Madhëruar ka thënë:



"Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asnjë send."42



"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij."43



"Thuaj: Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë iu ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send."44



"Thuaj: Kjo është rruga ime, e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."45



Ndërsa nga suneti është hadithi i transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah bin Abasi që thotë:"Kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e dërgoi Muadhin për në Jemen, i tha:'Ti do shkosh te një popull të cilët janë ithtarë të librit, prandaj gjëja e parë në të cilën do t'i ftosh të jetë dëshmia "La ilahe ila Allah"'".46



--------------------------------------------------------------------------------
42.Suretu Nisa, 36.
43.Suretu Isra, 23.
44.Suretu Enamë, 151.
45.Suretu Jusuf, 108.
46.Transmeton Buhariu, vëll. 8, fq. 64 dhe Muslimi, vëll. 1, fq. 50-51.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Teuhidi është shkak për shlyerjen e mëkateve



Prej gjërave që dëshmojnë për rëndësinë e akides dhe se ajo është baza e çdo pune, është fakti që ajo është shlyerje e mëkateve të mëdha. Këtë e themi, vetëm nëse kjo akide është me sinqeritet dhe besim të sigurt. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerë nga Abdullah bin Amër bin el Asi, kur Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tregon për njeriun që do ketë letrën dhe nëntëdhjetë e nëntë librat të cilët janë aq të mëdhenj, sa arrin shikimi. Atij do t'i sjellin një fletushkë ku shkruhet: "Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu". Më pas do të vendoset letra në një anë të peshores dhe nëntëdhjetë e nëntë librat në anën tjetër, dhe papritur letra do e çojë lart krahun në të cilin ndodhen librat.47



--------------------------------------------------------------------------------
47.Është një hadith i gjatë të cilin e ka transmetuar Tirmidhiu me nr. 2639. Për ta shtuar më shumë dobinë tek lexuesit ne po e përmendim hadithin të plotë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:"Allahu i Madhëruar do e marrë në pyetje para gjithë njerëzve një njeri prej umetit tim. Para tij do paraqiten nëntëdhjetë e nëntë libra dhe secili prej tyre është aq i madh sa të arrijë shikimi i tij. Më pas Allahu i Madhëruar thotë:'A mendon se të kanë bërë padrejtësi engjëjt që shkruanin veprat e tua?' Njeriu përgjigjet:' Jo, o Zoti im'. Allahu i thotë: 'A ke ndonjë arsyetim?' Thotë:' Jo, o Zoti im'. Atëherë Allahu i thotë:' Ti posedon tek Ne një të mirë dhe kurrsesi nuk do të bëhet padrejtësi'. Në këtë moment do t'i tregojë një fletë ku shkruhet: Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu. I thuhet:' Sille peshoren tënde!' Njeriu thotë:' O Zoti im, çfarë është kjo letër në krahasim me këta libra?!' Allahu përgjigjet:'Ty nuk do të bëhet padrejtësi'. Pastaj vendoset letra në një anë të peshores dhe librat në anën tjetër dhe papritur letra e çon lart krahun e librave. Pra, me emrin e Allahut asnjë peshore nuk mund të krahasohet'". Këtë hadith gjithashtu e ka transmetuar edhe Hakimi në vëll. 1, fq. 6, dhe ka thënë se hadithi është sahih (i saktë). Për më tepër shiko vargun e haditheve të sakta të shejh Albanit nr. 135.

--------------------------------------------------------------------------------

Pra njësimi i Allahut është baza e çdo gjëje, është trupi që nuk mundet të ecë pa kokën, ashtu siç ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):



"Kreu i të gjitha çështjeve është islami, shtylla e tij është namazi dhe kulmi më i lartë është xhihadi (lufta në rrugën e Allahut)."48



Këto argumente që përmendëm, mjaftojnë për të treguar domosdoshmërinë e të filluarit me njësimin e Allahut para çdo gjëje tjetër, sepse pranimi i adhurimeve të tjera, qëndron në realizimin e këtij teuhidi ashtu siç duhet. Në këtë rrugë ecën të parët tanë të mirë gjatë thirrjes së tyre, gjë e cila u mundësoi suksesin në një kohë shumë të shkurtër, aq sa u shtangën njerëzit dhe përballë saj u shkatërruan fronet e kufrit.



--------------------------------------------------------------------------------
48.Transmeton Tirmidhiu, nr. 2616, i cili ka thënë për të: Hadith i saktë dhe i mirë. Gjithashtu edhe imam Albani në sahihun e Tirmidhiut.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Si filloi devijimi i këtij umeti dhe cilat ishin shkaqet



Kështu vazhdoi kjo gjendje në rrugën e drejtë, derisa filluan devijimet për shkak të largimit nga Kurani dhe suneti mbi të cilat duhet të ndërtojmë akiden tonë. Filloi t'i jepej rëndësi filozofisë dhe logjikës, prej të cilave nuk kanë fituar gjë tjetër muslimanët vetëm se shkatërrimin e akides së tyre. Madje, filluan të merren me thashetheme, gjëra të cilat nuk përmbajnë kurrfarë dobie, derisa njëri prej tyre ka thënë:



Fundi i kurajës që u dhamë mendjeve ishte shkatërrim.
Mundi më i madh që u dhamë njerëzve ishte dëshpërim.
Shpirtrat tanë janë të frikësuar dhe të hutuar.
Ajo që përfituam nga kjo botë ishte dhimbje e merituar.
Studimet që bëmë gjatë jetës sonë të mjerë,
nuk ishin, vetëm se thashetheme pa vlerë.48



Ky devijim i çoi shumë njerëz në mohim, shtrembërim dhe shëmbëllim të cilësive të Allahut. E njëjta gjë ndodhi edhe me adhurimet, sepse atyre nuk u mjaftoi Kurani, suneti dhe rruga e të parëve të mirë. Si pasojë e injorancës që kishin lidhur me rrugën e selefëve që gëzonin akide të pastër, ata u gjendën midis teprimit dhe lënies mangët në këto adhurime.



--------------------------------------------------------------------------------
48.Për më tepër shiko librin e shejhul islam Ibën Tejmijes "Fetaua Hameuijeh el Kubra", fq. 7. Ndërsa fjalët që përmendëm janë të Razit i cili i ka përmendur në librin "Aksamu ledhat". Gjithashtu shiko librin "Muafakatu sahijhil menkul li Sarijhil makul", vëll. 1, fq. 129-130.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Teprimi dhe lënia mangët



Ekstremistët e tepruan, duke pretenduar ndjenjën e dashurisë e cila e shndërroi gjendjen e tyre në një lloj dashurie të tepruar dhe mendime që binin në kundërshtim me nënshtrimin e vërtetë. Ata ia kushtuan Rububijetin (njësimin e Allahut në punët që Ai bën, psh: në krijim, kur dihet se vetëm Allahu krijon dhe askush tjetër) apo një pjesë të tij, dikujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar. Ai që e meriton të adhurohet është vetëm Allahu, por përsëri këta njerëz pretenduan gjëra të cilat i kaluan kufijtë që vendosën profetët, gjëra të cilat nuk i përkasin as profetëve dhe të dërguarve, por vetëm Allahut të Madhëruar.



Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë:"Në këtë çështje kanë rënë shumë prej njerëzve të fesë (Sufinjtë) dhe shkaku i saj është: Dobësimi i praktikimit të Rububijetit të cilin e kanë sqaruar profetët, duke e kufizuar me urdhra dhe ndalesa me të cilat dhe u dërguan. Gjithashtu është edhe dobësimi i të logjikuarit me anë të së cilit njeriu kupton realitetin".



Kur dobësohet mendja, pakësohet dituria rreth fesë ndërsa shpirti ruan një dashuri të tepruar. Atëherë ky shpirti mësohet me këtë dashuri ashtu siç mësohet njeriu kur do dikë tjetër duke qenë vetë injorant dhe pa logjikë. Kjo gjë është shkak për urrejtjen dhe largimin e të dashurit të tij, madje mund të shkojë puna deri në dënimin e tij. Shumë prej atyre që pretenduan dashurinë e Allahut, pasuan shumë gjëra që nuk kanë lidhje me fenë, për shkak se kaluan kufijtë që ka vendosur Allahu, apo lanë pas dore të drejtat që Ai ka caktuar.



Disa të tjerë kanë hedhur pretendime të llojllojshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Njëri prej tyre ka thënë:"Çdo pasues i imi që le ndonjë njeri në zjarr, unë do jem larg tij". Ndërsa një tjetër ka thënë:"Ai pasues imi që le të hyjë ndonjë besimtar në zjarr, unë jam larg tij".



Pra i pari e konsideroi pasuesin e tij njeri që mundet të nxjerrë çdo njeri nga zjarri, ndërsa i dyti e konsideroi njeri që i ndalon nga zjarri ata që bëjnë mëkate të mëdha. Disa të tjerë thonë:"Kur të bëhet dita e gjykimit, unë do ta shtroj tendën time mbi xhehenem, në mënyrë që askush të mos hyjë në të".



E shumë e shumë fjalë të tjera të cilat transmetohen nga disa sufinj të njohur dhe këto gjëra ose janë shpifje për ta, ose janë me të vërtetë gabime të tyre.49
kthehu lart




Pretendime të kota



Fjalët e mësipërme të cilat përmbajnë kufër të qartë, janë shfaqur në kohën e shejhul islam Ibën Tejmijes, madje edhe para tij, por dijeni se në kohën që jetojmë ne këto fjalë kufri janë edhe më të fëlliqura.



--------------------------------------------------------------------------------
49.Shiko për më tepër librin e shejhul islam Ibën Tejmijes, "El Ubudijeh", fq. 92-93. Gjithashtu kthehu tek libri i Ibën Xheuzit "Telbijsu Iblijs".

--------------------------------------------------------------------------------

Shembull konkret kemi fjalët e njërit prej kokave të doktrinës së sufinjve i cili thotë:



Allahu më ka veçuar me mirësi dhe më ka nderuar.
Një gjëje i them bëhu, e ajo bëhet pa vonuar.
Nëse dua, mirësitë që kam i përhap menjëherë.
Pas kësaj do kuptoni të fshehtat që kam kurdoherë.
E pas kësaj do shihni çudirat që unë posedoj.
Çudirat e vulës së imamëve në rrugën që pasoj.50



Ky gënjeshtar pretendon se një i krishterë ka hyrë në xhenet, për shkak se ka bërë imoralitet me një grua që pasonte këtë gënjeshtar, edhe pse kjo grua siç thotë vetë ai, nuk ishte nga ata që e ndiqnin shumë, por ajo hyri në xhenet për shkak të bereqetit të shejhut të tarikatit të saj. Ndërsa një gënjeshtar tjetër thotë:"Prej gjërave që janë të padiskutueshme në medh'hebin tonë, është se: imamët tanë kanë një gradë (tek Allahu) të cilën nuk e



--------------------------------------------------------------------------------
50.Këto fjalë i ka thënë Ibrahim Iljas. Ky njeri u shfaq në një vend të quajtur Kulih në Senegal. Ai pretendon se me ardhjen e tij është shfaqur mirësia tixhanie për të cilën ka përgëzuar vetë Ahmed tixhani, mirësi e cila kush hyn në të do hyjë në xhenet pa u llogaritur e pa u dënuar (sipas tyre). Ky person gjithashtu pretendon se i janë shfaqur shumë mrekulli të jashtëzakonshme të cilat arrijnë në gradën e pretendimit se ai është hyjni (Zot) siç vërehet në fjalët e mësipërme që përmendëm. Ai ishte pjesëmarrës në lidhjen e botës islame, por kur u vërtetua se kush ishte, e larguan nga posti i tij me urdhër të myftiut Muhamed bin Ibrahim. Ibrahim Iljasi vdiq në vitin 1345H pasi kishin devijuar shumë njerëz nga populli i tij.

--------------------------------------------------------------------------------

arrijnë as engjëjt e afërt dhe as profetët e dërguar".51 Ka shumë fjalë të tjera kufri, si në kohët e mëparshme, ashtu edhe në kohën që po jetojmë. Pra ti e shikon se çfarë lanë këta të dalë nga feja në adhurimet për Allahun, kur vërejmë se si pretendojnë arritjen e këtyre gradëve. Madje kur u kërkojmë të na sqarojnë këto legjenda (përralla), thonë:"Në momentet kur këto fjalë kanë dalë nga ne, kemi qenë në një gjendje të veçantë, kemi qenë të dehur me dashurinë ndaj Allahut".



--------------------------------------------------------------------------------
51."El hukumetu el Islamijeh" e Humejnit, fq. 52, botimi i parë.
Sqarim: U bëj me dije se këto fjalë janë fshirë në disa botime të fundit me qëllim që t'i mashtrojnë dhe t'i gënjejnë njerëzit, e sidomos ata me besim të dobët, në mënyrë që mos të zbulohet çështja e këtij zullumqari.

--------------------------------------------------------------------------------

Një poet, duke grisur maskën dhe duke përshkruar gjendjen e tyre thotë:



O njeri! Folu atyre si një rob që këshillon
sepse këshilla duhet të merret nga ai që beson.
Kur u bë muzika traditë që duhet pasuar?
Apo të hash si gomarët, të kërcesh duke u rrëzuar?!!
Thonë: U dehëm me dashurinë ndaj Zotit të madhëruar,
por ata nuk i dehu vetëm se ushqimi i tepruar.
Kështu janë edhe kafshët kur e teprojnë në ushqim,
tejngopja dhe ushqimi i shpie në kërcim.
O ju që mendje dhe logjikë posedoni
Pse nga këto risi nuk po ndaloni?!
Xhamitë tona me muzikë po përçmohen,
ndërsa tregjet që s'kanë vlerë po nderohen.52



Një poet tjetër thotë:



Kur Kurani fillon dhe lexohet, të gjithë ulin kokat dhe askush nuk frikësohet,
ulin kokat sepse nuk meditojnë dhe nuk e kanë mendjen aty.



Ndërsa me të filluar muzika të gjithë ngrihen dhe kërcejnë si gomarët, betohem në Allahun që ky kërcim nuk është për Allahun. Fillojnë fyejt, meloditë dhe defet. Kur ke parë adhurim që të shoqërohet me melodi dhe muzikë?! Atyre kur u lexohet Kurani u duket shumë i rëndë, sidomos kur i urdhëron dhe i ndalon nga gjërat e ndaluara. Kjo gjë është si rrufeja që lëshon dritë, sepse Kurani përmban kërcënim ndaj atyre që bëjnë vepra të ndaluara. Madje e quajnë atë (Kuranin) si pengesë e epsheve dhe dëshirave të tyre e me këtë i shkatërrojnë vetat e tyre më shumë...53



Muzika përmbush dëshirat e tyre, prandaj edhe gëzon një vend të veçantë në mesin e tyre. Përshkrimi që u bën poeti këtyre njerëzve, na jep një pamje origjinale të devijimit në të cilin kanë rënë këta njerëz. Pra, ka arritur puna derisa e kanë quajtur muzikën dhe kërcimin, adhurim që të afron tek Allahu. Ata pretendojnë se këto melodi dhe kërcime sufije, burojnë nga zemrat e mbushura me dashuri. Dashurinë që kishin për Krijuesin e ngjasuan me dashurinë e krijesave e cila përmban këshilla, pasion dhe mall, gjëra që nuk i shkojnë Madhërisë së Allahut. I pastër është Allahu nga këto gjëra.



--------------------------------------------------------------------------------
52.Këto fjalë i ka përmendur Ibën Kajim el Xheuzijeh në librin e tij "Igathetul-lehfani", vëll. 1, fq. 353, dhe nuk ka treguar se fjalët e kujt janë. Nuk është e largët që këto fjalë të jenë të tijat.
53.Shiko të dhënat e mësipërme, vëll. 1, fq. 346.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Shenjat e dashurisë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij



Dashuria që përmban zemra për Allahun dhe nënshtrimin ndaj Tij, përmban pasimin e të dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Allahu i Madhëruar thotë:



"Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që Allahu t'ju dojë."54



Pra, vetëm ata që ndjekin Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e duan Allahun dhe pasimi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk realizohet vetëm se me nënshtrimin e plotë ndaj Allahut. Shumë prej atyre që pretendojnë se e duan Allahun, dalin nga rregullat dhe normat e sunetit (rrugës) të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata justifikohen se ndodhen në gjendje të veçanta, aq sa ndonjëri prej tyre mendon se urdhrat e Allahut nuk janë për të, ose mendon se i është lejuar harami e shumë gjëra të tjera të cilat kundërshtojnë sheriatin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe traditën e tij.



--------------------------------------------------------------------------------
54.Suretu Ali Imran, 31.

--------------------------------------------------------------------------------

Gjithashtu Allahu i Madhëruar ka bërë si themel të dashurisë së Tij dhe Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), xhihadin në rrugën e Allahut. Ai përmban në vetvete kulmin e dashurisë së gjërave që ka urdhëruar Allahu dhe kulmin e urrejtjes së gjërave që i ka ndaluar Allahu. Duke cilësuar ata që e duan dhe Ai i do, Allahu i Madhëruar thotë:



"(Një popull) Që është modest e i butë me besimtarët, por i ashpër dhe i fortë me mohuesit, që lufton në rrugën e Allahut dhe nuk i frikësohet qortimit të asnjë qortuesi ."55



Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë:"Për këtë shkak, ishte dashuria e këtij umeti (populli) për Allahun më e madhe se dashuria e të mëparshmëve dhe nënshtrimi ndaj Tij, ishte më i plotë se nënshtrimi i të mëparshmëve. Nuk harrojmë se njerëzit më të plotë (në dashuri dhe nënshtrim ndaj Allahut) ishin shokët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai që u ngjason atyre. Sa më shumë t'u ngjasojë atyre, aq më shumë kjo dashuri plotësohet tek ai".56



--------------------------------------------------------------------------------
55.Suretu Maide, 54.
56.Shiko librin "El ubudijeh" të shejhul islam Ibën Tejmijes fq 94.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart


Dashuria nuk bie ndesh me nënshtrimin


Grupi i dytë, janë ata që lanë shumë gjëra pas dore, mëkatarët, ose ata që nuk e kuptuan si duhet vërtetësinë e adhurimit. Këta menduan se dashuria bie ndesh me moralin që përmban adhurimi dhe ajo (dashuria) nuk mund të bashkohet me frikën që i dedikohet Allahut, frikë që duhet ta ketë çdo rob. Gjithashtu menduan se dashuria e krijesës për Krijuesin nuk mund të realizohet, por ajo që kërkohet nga njeriu është vetëm bindja dhe nënshtrimi. Kjo gjendje i bëri disa prej tyre të thonë:"O Zoti im, unë nuk të adhuroj me shpresë për shpërblimin Tënd por as nga frika prej dënimit Tënd".



Shiko vëllai im musliman se si ndanë adhurimin nga frika, dashuria dhe shpresa. E vërteta qëndron se dashuria nuk bie ndesh me frikën, madje frika gjithmonë e shoqëron dashurinë siç është shprehur edhe nga shejhul islam Ibën Tejmije: Nuk ka gjë më të ëmbël, më të shijshme, më të mirë për zemrën e shëndoshë dhe më të gëzueshme sesa ëmbëlsia e imanit (besimit), ëmbëlsi e cila përmban nënshtrim (adhurim), dashuri dhe fe të sinqertë vetëm për Allahun e Madhëruar.



Kjo që përmendëm e tërheq zemrën drejt Allahut, derisa e shndërron në një zemër të penduar, të frikësuar, që shpreson dhe ka ndrojtje prej Krijuesit, ashtu siç thotë vetë Allahu në librin e Tij:



"Për secilin që i është frikësuar Rrahmanit (të Gjithëmëshirshmit) pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë."57



Ai që do diçka, frikësohet se mos i zhduket ajo që do ose mos nuk i plotësohet dëshira e tij. Pra nuk mund të jetë rob i Allahut dhe i dashuri i Tij derisa ta kryejë adhurimin ndërmjet frikës dhe shpresës. Allahu i Madhëruar thotë në librin e Tij:



"Të tillë (zota) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur."58



Ky ajet, na mëson se çdo rob i sinqertë me Allahun, duhet ta ndërtojë adhurimin ndërmjet frikës dhe shpresës. Shumë dijetarë janë të mendimit se muslimani duhet t'i japë përparësi frikës kur është në gjendje të mirë fizike, në mënyrë që kjo (gjendja e mirë) të mos e shpjerë në siguri nga ndëshkimi i Allahut. Gjithashtu duhet t'i japë përparësi shpresës kur është i sëmurë, në



--------------------------------------------------------------------------------
57.Suretu Kaf, 33.
58.Suretu Isra, 57.

--------------------------------------------------------------------------------

mënyrë që të mos i humbasë shpresat nga mëshira e Allahut.59



Ajeti i mësipërm ka zbritur për disa njerëz që adhuronin xhinët, por kur xhinët hynë në islam, njerëzit që i adhuronin mbetën në këtë gjendje (duke i adhuruar).60 Allahu i Madhëruar tregoi se ata që po lutni, kërkojnë afrim tek Allahu duke bërë vepra që e gëzojnë Atë, frikësohen nga dënimi i Tij dhe shpresojnë në shpërblimin e Tij.



Kjo që thamë është e vlefshme për të gjithë ata që lusin të tjerë përveç Allahut, në një kohë kur dihet se i luturi ka nevojë të adhurojë Allahun. Një fjalë e urtë thotë: Ai që nuk posedon gjë për vete, nuk ka se ç'të japë. Vërejmë shumë njerëz se si qëndrojnë të ngujuar para një varri duke kërkuar nga i vdekuri plotësimin e dëshirave dhe zgjidhjen e problemeve. Ata pretendojnë se ai (i vdekuri) e di të fshehtën, të jep fëmijë dhe shumë gjëra të tjera të cilat nuk mund t'i realizojë askush përveç Allahut të Madhëruar.



--------------------------------------------------------------------------------
59.Për më shumë shiko tefsirin e Imam Taberiut, vëll. 15, fq. 72-73, tefsirin e Ibën Kethirit, vëll. 5, fq. 86 dhe "Mexhmual fetaua" të Ibën Tejmijes, vëll. 10, fq. 61-63.
60.Ky hadith është transmetuar në sahihun e Buhariut nga Abdullah bin Mesudi, vëll. 8,fq. 397.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Domosdoshmëria e njohjes së akides së vërtetë tek muslimanët



Është e vështirë të gjesh një qytet prej qyteteve islame, dhe të mos gjesh në to dogma61 të cilat i kanë ndaluar njerëzit nga kuptimi i akides së saktë. Duke u nisur nga kjo që thamë, e shikojmë të domosdoshme sqarimin e akides së pastër e cila bazohet në tekstet e Kuranit dhe sunetit. Në çdo kohë dhe në çdo vend, njeriu e ka të domosdoshme njohjen e akides e cila përcakton qëllimin e tij dhe sqaron rrugën që duhet të ndjekë për realizimin e këtij qëllimi.



Kur përmbyset natyra e pastër dhe shtohet pakujdesia,
atëherë gjërat e mira i duken të këqija.
Akideja e tij shndërrohet në një gur që e madhëron
dhe në një pemë që e adhuron.
Besimi i tij lidhet me një diell që rrezaton
dhe me një hënë që natën ndriçon.
Ose me një det që me dallgë të frikëson,
ose me një zjarr që shkëndija lëshon.
Ose me një kafshë që të kafshon,
ose një njeri që vend të lartë gëzon,
ose çdo krijesë që vlera posedon,
si: engjëjt, profetët, veliu që gjë s'dëgjon.
Me këta lidh zemrën e cila për ta s'jeton,
me rrjet merimange që pothuajse s'ekziston.



--------------------------------------------------------------------------------
61.Pikëpamje, ide, koncept, doktrinë etj. që merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme.

--------------------------------------------------------------------------------

Allahu i Madhëruar thotë:



"Shembulli i atyre të cilët morën mbrojtës (zota, idhuj) veç Allahut, është si shembulli i merimangës që thur shtëpi. Ah sikur ta dinin se shtëpia e merimangës është më e dobëta shtëpi."62



Një devijim i tillë, mund të vijë edhe si pasojë e pasimit të verbër, duke mos e vënë logjikën në punë. Allahu i Madhëruar thotë:



"Ata thanë: Sikur të kishte dashur Rrahmani (i Gjithmëshirshmi), ne nuk do t'i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt. Ata vetëm gënjejnë. A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (Kuranit) e ata i përmbahen atij? Jo, por ata thonë: Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë të orientohemi pas gjurmëve të tyre. Dhe po kështu, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim që të mos i ketë thënë paria e begatshme



--------------------------------------------------------------------------------
62.Suretu Ankebutë, 41.

--------------------------------------------------------------------------------

e tij: Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar pas gjurmëve të tyre."63



Ky devijim mund të vijë si pasojë e devijimit në akide dhe ndjekjes së epsheve të cilat i ka nënçmuar Allahu në librin e Tij. Si shembull kemi fjalën e Allahut që thotë:



"A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin. Atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij. I ka venë perde mbi shikimin e tij. Më thuaj, kush mund ta udhëzojë atë pos Allahut? A nuk merrni mësim? Ata thanë: Nuk ka tjetër veç jetës sonë në këtë botë, vdesim dhe lindim dhe asgjë nuk na shkatërron përveç kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë. Ata vetëm fantazojnë."64



"Po ata (idhujtarët) nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëse prej Zotit të tyre u pati ardhur udhëzimi."65



--------------------------------------------------------------------------------
63.Suretu Zuhruf, 20-23.
64.Suretu Xhathije, 23-24.
65.Suretu Nexhm, 23.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Gjykimi i Islamit lidhur me partitë dhe anëtarësimin në to



Në kohën në të cilën jetojmë, janë shtuar errësirat e sprovave dhe është përmbysur realiteti duke ndryshuar edhe idetë. Në këtë situate, çdo musliman duke qenë i hutuar në mesin e partive dhe grupimeve që garojnë dhe grinden me njëri-tjetrin, pyet se cila është rruga e shpëtimit. Parti të përçara, me ide dhe parime të ndryshme të cilat pretendojnë se të gjitha ecin në rrugën e drejtë.



Një poet thotë:



Çdo kush pretendon se ka lidhje me Lejlën,
por Lejla nuk ua pohon një gjë të tillë!



Pa marrë parasysh sinqeritetin e qëllimeve të të anëtarësuarve në këto parti dhe grupime, themi se çdo musliman që e ka kuptuar librin e Allahut, sunetin e profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe metodën e selefëve, pyet për lejimin e ekzistencës së këtyre grupimeve në islam.


Përgjigja është se islami nuk e miraton një gjë të tillë, madje e urren dhe i nënçmon ithtarët e tyre, kjo për vetë arsyen se ata janë rreziku kryesor në përçarjen e popullit islam.



- Gjykime lidhur me grupimet dhe partitë



Meqenëse jemi duke folur me gjykimin e islamit për këto anëtarësime dhe parti, është mirë që të paraqesim përgjigjen që ka dhënë komisioni i përhershëm i dijetarëve të mëdhenj të mbretërisë së Arabisë Saudite (nr. 1674 më 7/ 10/ 1397 h). Pra, është një gjykim i prerë për moslejimin e ekzistencës së këtyre grupimeve.



Kanë thënë: Nuk lejohet që muslimanët të përçahen në fenë e tyre në parti dhe grupime, duke mallkuar e luftuar njëri-tjetrin. Këtë përçarje e ka ndaluar Allahu i Madhëruar duke i nënçmuar themeluesit dhe pasuesit e tyre. Ai i ka kërcënuar praktikuesit e tyre me një dënim të madh ndërsa Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka ruajtur nga diçka e tillë. Allahu i Madhëruar ka thënë:



"Dhe kapuni që të gjithë për litarin (fenë e Allahut) e mos u përçani."66



"E mos u bëni si ata që u ndanë e u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh."67



--------------------------------------------------------------------------------
66.Suretu Ali Imran, 103.
67.Suretu Ali Imran, 105.

--------------------------------------------------------------------------------

"Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhamed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm tek Allahu. Ai do t'i njohë me atë që punuan. Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet padrejtësi."68



Ndërsa në një hadith të saktë, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Mos u ktheni pas meje në mosbesimtarë duke goditur qafat e njëri-tjetrit".69 Ajetet dhe hadithet që tregojnë për nënçmimin e përçarjes në fe, janë të shumta.



Nëse kryetari i muslimanëve i cakton çdo muslimani punët që kanë të bëjnë me jetën dhe me çështjet fetare, në mënyrë që secili të bëjë detyrën që i është ngarkuar, kjo është e lejuar. Madje një gjë e tillë mund të jetë obligim për kryetarin e muslimanëve, që t'u caktojë popullit detyra nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me jetën dhe fenë. P.sh.: të caktojë një grup që të merret me dijen e hadithit, si nga ana e transmetimit ashtu edhe nga ana e shkrimit dhe saktësimit të tij; Ndërsa një grup tjetër ta caktojë për fushën e fikhut që t'u shërbejë teksteve, shkrimit dhe mësimit të tij; Një grup t'i shërbejë gjuhës arabe, rregullave, stileve dhe zbulimit të fshehtësive të saj; Një grup të përgatitet për luftë për të ruajtur vendet islame, për të çliruar vende dhe për të lehtësuar rrugën për përhapjen e islamit; Një grup tjetër të caktohet për t'i kushtuar rëndësi prodhimit, tregtisë, bujqësisë etj.



--------------------------------------------------------------------------------
68.Suretu Enamë, 159-160.
69.Transmeton Buhariu, vëll. 1, fq. 317 dhe Muslimi, vëll. 1, fq. 82.

--------------------------------------------------------------------------------

Këto janë gjëra të domosdoshme në këtë jetë dhe një popull nuk mund të ekzistojë vetëm se duke u kujdesur për këto dhe nuk ruhet e përhapet islami, vetëm se nëpërmjet kësaj rruge: me kapjen e të gjithëve pas Kuranit dhe udhëzimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), rrugës së prijësve të drejtë dhe të parëve tanë të mirë. Të gjithë së bashku të kemi një synim të përbashkët dhe të bashkëpunojmë për të ndihmuar islamin dhe për ta ruajtur atë.



Gjithashtu të përdorim gjërat e domosdoshme jetësore për të realizuar një jetë të lumtur, nën hije të flamurit të islamit, në rrugën e drejtë të Allahut dhe duke u distancuar nga qorrsokakët dhe grupimet e humbura. Allahu i Madhëruar thotë:



"Dhe se kjo është rruga (feja) ime e drejtë. Pra, përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju në mënyrë që të ruheni."70



--------------------------------------------------------------------------------
70.Suretu Enamë 153.

--------------------------------------------------------------------------------

Dijetari Sead bin Abdurrahman el Hasajin, Allahu i dhëntë sukses, në librin e tij me titull "Thirrja në gadishullin arabik", pasi përmend fetvanë e komisionit të përhershëm të cilën e përmendëm më sipër71, thotë:



“Nga kjo kuptojmë se ngritja e një partie apo sekti që dallon nga xhemati islam duke e quajtur veten me emra që bien në kundërshtim me emrin që i ka vendosur Allahu këtij umeti:"Ai u quajti juve muslimanë."72, apo duke veçuar me një akide ose adhurim të cilin nuk e ka lejuar Allahu në librin e Tij, as Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sunetin e tij, dhe as sahabët në rrugën e tyre; apo duke u veçuar në ndonjë qendër të posaçme, apo me ndonjë prijës në vend të prijësit të muslimanëve duke i dhënë besën fshehurazi dhe jo në publik ku i jepet besa prijësit të besimtarëve. Këto janë mënjanim nga grupi i muslimanëve, përçarje e bashkimit dhe ndarje në mesin e tyre".



Kjo gjë i shpie ithtarët e partive në ekstrem, në përçarje dhe në disfatë, sepse arrin që dashuria dhe urrejtja të lidhen me partinë, madje më pas pretendojnë se të gjithë këtë e bëjnë për hir të Allahut. Ka patur raste që si rrjedhojë e shtimit të partive, grupimeve dhe sekteve, shumë muslimanë janë ngritur kundër njëri-tjetrit duke akuzuar dhe ofenduar aq sa njerëzit e xhihadit dhe thirrjes në islam, kanë arritur të vrasin njëri-tjetrin.



--------------------------------------------------------------------------------
71.Mbi këtë fetva ka firmosur kryetari i komisionit, shejh Abdul Azijz bin Baz; nënkryetari, shejh Abdurezak Afijfi; antarët e saj: shejh Abdullah bin Kuud dhe shejh Abdullah bin Gudejan.
72.Suretu Haxh, 78.

--------------------------------------------------------------------------------

Fakt më i habitshëm është kur shikon se shumica e këtyre partiakëve, pretendojnë se po bashkojnë radhët e muslimanëve. Si rrjedhojë, ata nuk e shikojnë të arsyeshme largimin e bidateve apo sqarimin e çështjeve të akides në të cilat muslimanët kundërshtojnë njëri-tjetrin në mënyrë që e vërteta të mos njihet nga shumica e muslimanëve.



Si mund të afrohen dhe të bashkohen muslimanët me anë të këtyre partive të përçara, ku secili mundohet të tregojë se vetëm ai është në rrugën e drejtë, ndërsa të tjerët në humbje. Ndihmon partinë e tij dhe kundërshton partitë e tjera, mbledh ndihma për grupin e tij dhe mundohet me çdo kusht t'i largojë ndihmat nga të tjerët.



Si mund të bashkohen radhët e muslimanëve rreth besimeve të ndryshme, rrugëve të shpikura dhe adhurimeve në të cilat nuk ka qenë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij?!73



--------------------------------------------------------------------------------
73."Thirrja në gadishullin arabik", fq. 39-40 e shejh Sead el Husajni.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Lidhja pas rrugës islame dhe jo pas personave



Gjithmonë duhet të lidhemi pas rrugës islame dhe pas gjërave të cilat i ka lejuar Allahu për ne, dhe jo pas personave, partive dhe grupimeve të cilat janë shkak gabimesh, dështimesh, katastrofash, mangësish dhe sëmundjesh. Këto të meta transportohen në jetën islame nga duart e vetë muslimanëve, ku si pasojë lind ajo që quhet "pagabueshmëri e rrejshme", e cila largon pretekstet qesharake që bëjnë për punët dhe gabimet e tyre.


Ky është fillimi i fazës së shkatërrimit, sepse në vend të kontribuojmë për t'i shërbyer fesë sonë, fillon shërbimi ndaj parimeve dhe qëllimeve që ka caktuar partia. Kjo i bën të zhyten më thellë në dëshpërim duke përdorur terrorizmin ideologjik ose shkatërrimin politik. Fillojnë i ndërtojnë gjykimet sipas personave duke përdorur dredhi të cilat janë shndërruar në libra që lexohen, derisa arrin puna të komentohen ajetet dhe hadithet sipas dëshirave. Prandaj nuk i lejohet askujt të mendojë se thirrja për t'iu përmbajtur një rruge, është peshorja ajo që e dallon të vërtetën nga e kota. Ndërsa moslidhja me personat që herë gabojnë e herë nuk gabojnë, është kthim (për në atë që quhet njeri vetjak), shpërdorim i mundit dhe largim nga grupi i muslimanëve.



Kjo vepër, është nga çështjet në të cilat muslimani nuk është i lirë të veprojë. Në të vërtetë kjo është saktësim për mbarëvajtjen e jetës së muslimanëve. Gjithashtu duhet të zhdukim feudalizmin duke punuar me islamin të cilin na e ka sqaruar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur ka thënë:



"Dhe dy persona të cilët u deshën për Allahun dhe u ndanë për hir të Tij."74



Pra, duhet të bashkohemi në një rrugë të vetme dhe jo pas njerëzve. Gjithashtu edhe ndarja duhet të bëhet sipas menhexhit dhe jo sipas mendimeve të njerëzve. Kjo e fundit mund të ndodhë vetëm atëherë kur mendja është verbuar dhe nuk e shikon të saktën, shkaku i së cilës është fanatizmi pas një partie, personi, race apo populli. Gjithashtu ajo ndodh, edhe kur mungon ambicia e vërtetë për ndjekjen e kësaj feje.75
kthehu lart




Në këndvështrimin e partiakëve, këshilla përçan umetin



Këto grupe partiake mendojnë se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, përçan radhët e umetit dhe krijon largësi ndërmjet tyre. Kjo fjalë përmban një gabim të rrezikshëm dhe një kontradiktë të çuditshme, sepse prej mjeteve më të mëdha për përhapjen e fesë dhe triumfit të muslimanëve, është urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja. Sa e habitshme është kjo fjalë ku thënësi i saj i ngjan një personi që thotë: Uji nuk e shuan etjen dhe ushqimi nuk e largon urinë.



--------------------------------------------------------------------------------
74.Transmeton Buhariu, vëll. 2, fq. 143.
75.Për më shumë shiko librin "Nadharijat fij mesijratil amelil islamij" të autorit Umer Ubejd Haseneh, fq. 21-22.

--------------------------------------------------------------------------------

Me këtë, dua të them se prej mendimeve të prishura është të mendosh se kundërpërgjigjet, këshillat, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja krijojnë probleme dhe lëkundje në radhët e muslimanëve. Atë grupim që ka frikë nga dialogu dhe këshilla dhe e ka mashtruar shejtani se urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja kërcënon bashkimin e umetit, nuk duhet t'i besosh. Ai nuk meriton të ekzistojë dhe nuk është në gjendje të mbartë mbi supe thirrjen islame, e cila prej gjërave të para që kërkon është urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja - Ai që nuk posedon gjë për vete, nuk ka se ç'të japë.



Largimi, kufizimi, mbyllja e aktivitetit të urdhërimit për të mirë dhe largimit nga e keqja, përbën një rrezik të madh që zhduk origjinalitetin e islamit duke lënë vetëm formën e tij. Bashkëpunimi në rrethin e xhematit për të arritur mirësi të mëdha, është një çështje që kërkohet në brendësinë e tij. Interesat vetjake dhe terrorizmi ideologjik në të cilin bien nganjëherë disa persona të cilët punojnë për islamin por nuk e njohin siç duhet territorin e punës dhe urtësinë e besimit i cili të shpie në morale të mira dhe respekt për njëri-tjetrin, është shenjë e përçarjes dhe një lloj i ri grupimesh.


Këto grupime copëtojnë mendimet, bëjnë të ruhen gjërat anësore dhe të zhduken gjërat kryesore. Ato lëkundin shkallët e gjërave parësore, humbasin zgjidhjet e problemeve dhe kështu ndalon puna duke u kthyer mjetet në qëllime siç e përmendëm më lart. Madje shkon puna deri aty sa figura islame bëhet temë rreth disa njerëzve, ndërsa çështjet islame shikohen vetëm nëpërmjet tyre.



Pra, i gjithë mundi i punës shndërrohet në justifikime boshe, përmbyset njohja e shkaqeve të dobësimit dhe u jepet përparësi justifikimeve. Dijeni, se çështjet mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet mendimeve të shëndosha dhe dialogut të gjithanshëm i cili është i pajisur me moral të lartë islam. Gjithashtu çështjet zgjidhen duke i kushtuar rëndësi parimeve dhe mendimeve, dhe jo mjeteve dhe njerëzve. Besimi e ka vendin në zemër dhe atë nuk mund t'a zotërojë asgjë përveç argumentit, sepse bindja ndaj diçkaje të shtyn në zbatimin e saj.



Allahu i Madhëruar e ka lajmëruar Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se qëllimi për të cilin është dërguar, është të sjellë paqe për gjithë njerëzimin. Allahu i Madhëruar thotë:



"Dhe Ne nuk të dërguam ty (Muhamed), vetëm si mëshirë për të gjithë krijesat."76



"Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!"77



--------------------------------------------------------------------------------
76.Suretu Enbija, 107.
77.Suretu Gashije, 22.

--------------------------------------------------------------------------------

Gjithashtu kur i drejtohet Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), thotë:



"A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?"78



"E sikur të ishe i vrazhdë dhe zemërfortë ata do largoheshin nga ti…"79



Këto që përmendëm janë gjërat parësore në thirrjen për tek Allahu dhe vendosjen e paqes për të gjitha botët.80
kthehu lart




Besatimi tek partiakët (grupimet)



Prej faktorëve të përçarjes dhe çrregullimit tek grupimet, është se ata i thërrasin anëtarët e tyre të japin besën para një ose disa personave në forma të veçanta. Ky është një prej faktorëve që çoi në përçarjen e umetit në grupime dhe parti, madje edhe në vendet ku ka përqindje shumë të vogël të muslimanëve. Këto grupime e përçanë popullin musliman dhe u zhytën akoma më thellë duke u kërkuar pasuesve të tyre të besatohen tek disa njerëz të panjohur, nën mbulesën e thirrjes në rrugën e Allahut. Kjo është thirrje për t'u lidhur pas personave dhe partive për hir të të cilave duhen.



--------------------------------------------------------------------------------
78.Suretu Junus, 99.
79.Suretu Ali Imran 159.
80."Nadharat fij mesijratil amelil islamij" i Umer Ubejd Haseneh, fq. 36-37.

--------------------------------------------------------------------------------

Ndërsa ne pyesim vetët tona: Ku ishin selefët e këtij umeti lidhur me këto betime të veçanta? A është e mundur që me mendjet dhe dëshirat tona të arrijmë një të mirë (të cilën ne e mendojmë si të mirë) që u paska shpëtuar pa e ditur të devotshmëve të këtij populli, qofshin ata prej selefëve apo prej imamëve (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata)?! Të vërtetën ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):



“Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk i përket asaj, atëherë ajo punë nuk pranohet”.81



Pra, këto lloj besatimesh të veçanta të cilat nuk janë transmetuar në ajete kuranore, në sunet dhe nuk e kanë praktikuar selefët, atëherë kjo vepër konsiderohet shpikje në fe. Ajo është shpikur për të shfrytëzuar njerëzit e thjeshtë dhe të ndikojnë tek ata. T'i nënshtrojnë dhe të gjykojnë në mesin e tyre me parullën e dashurisë, bindjes, dëgjimit dhe teubes (pendimit), e shumë parulla dhe fjalë të bukura që të mahnitin.82



--------------------------------------------------------------------------------
81.Transmeton Buhariu, vëll. 3, fq. 241 dhe Muslimi, vëll. 3, fq. 1343-1344.
82."Besatimi ndërmjet sunetit dhe bidatit tek grupimet islame" i Shejh Ali hasen Ali Abdul Hamijd, fq. 33.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Dashuria dhe urrejtja tek grupimet partiake



Këto grupime kanë dy gjëra:



E para: Gabime në metodologji ose në moral siç është rruga e sufinjve dhe disa fjalë kufri të tyre të cilat nuk kanë lidhje me islamin, por vetëm largim të njerëzve nga Kurani dhe suneti të cilët janë burimet e sheriatit islam;



E dyta: Gabime në mendime, siç është shembulli i grupeve të sotme të cilët pikënisje të thirrjes së tyre, kanë një mendim të ngushtë partiak.


Këto dy gjëra i larguan ata nga rruga e të parëve të mire. Këto grupime nuk e kanë themeluar thirrjen e tyre mbi teuhidin e Allahut dhe akiden e pastër. Prandaj ai që është ndikuar nga këto grupime, edhe nëse është prej atyre që kanë akide të pastër, nuk mund t'a lidhë dashurinë e tij sipas saj (akides) dhe mendimi i tij nuk mund të përputhet me të. Kjo, si pasojë e ndikimit të këtyre grupeve në mendimet e tij, derisa akideja vdes në brendësinë e tij për shkak se ai nuk thërret në të, edhe pse beson. Ai është larg akides, sepse ndodhet nën presionin e rrugës partiake, prandaj ai do dhe urren në bazë të këtij mendimi të ngushtë. Ai i cili nuk është rritur në themele të forta prandaj, si rezultat i kësaj, tek ai nuk ekziston asnjë lloj mundësie për zbatimin e akides. Kjo akide nuk i jep frytet e duhura dhe nuk i bën dobi atij që e mbart, sepse ajo e ka humbur shpirtin e saj. Tashmë ajo është pashpirt. Rreziku që mbart kjo gjë, nuk është më i vogël se injoranca në akide. Ai që e njeh akiden por nuk thërret në të, është në të njëjtën gradë me injorantin që nuk di gjë rreth akides. Këta njerëz i ka kapluar sëmundja e memecëve sepse nuk flasin për akiden me pretendimin se ajo përçan umetin. Ata duan të mbledhin rreth flamurit të tyre çdo lloj njeriu, atë që ndjek akiden e pastër dhe atë që nuk e ndjek atë. Pra, qëllimi final tek ata është vetëm bashkimi pa dallime. Nuk ka dyshim se kjo rrugë do t'i shpjerë ithtarët e saj në disfatë, sepse nuk është e ndërtuar mbi baza të shëndosha. Pasuesit e saj u mblodhën pa i kuptuar gjërat ashtu si duhet, prandaj në dauan (thirrjen) e tyre nuk dallojnë dot bazat nga nën-bazat. I shikon këta njerëz se si e fillojnë thirrjen e tyre me nën-baza duke pretenduar se nëse ngrihet nën-baza, atëherë edhe baza do ngrihet vetvetiu. Shumë prej tyre i kushtojnë rëndësi anës politike me pretekstin se kur të ndërtohet shteti, atëherë do riparojnë gabimet në akide dhe në gjërat e tjera që ndodhen tek muslimanët. Themi se ky koncept është i gabuar, sepse ai që mendon në këtë mënyrë, përmend disa gjëra ndërsa shumë të tjera nuk i përmend. Kjo ndodh nëse supozojmë se pasuesi i kësaj ideje posedon qëllim të mire, megjithëse dyshojmë në qëllimet e shumicës prej tyre. Por, na është bërë e qartë se disa prej atyre që janë të anëtarësuar në këto parti, nuk kanë brengë tjetër vetëm se të realizojnë qëllimin politik i cili është arritja në ndonjë post të caktuar. Kjo ndodh duke mashtruar ata që nuk kanë baza në kuptimin e akides dhe duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre83, edhe pse në veten e tij ka qëllime të tjera. Ai nuk e njeh akiden dhe nuk ka argument më të fortë për këtë, sepse ai thotë vetë se akideja përçan popullin.
kthehu lart




Islami është unik dhe nuk ndahet



Islami është fe dhe shtet, akide dhe sheriat, por atë duhet ta marrim si diçka të plotë në mënyrë që çdo pikënisje në politikë dhe gjëra të tjera, të jetë nga akideja e bazuar në Kuran dhe sunet. Kurani dhe suneti janë sipërmarrës për sqarimin e rrugës së da'uas (thirrjes) islame, siç e kemi sqaruar edhe më lartë. Ai nuk përbëhet nga reklama apo ilahi entuziazmuese, as nga parulla boshe partiake prej të cilave muslimanët nuk kanë përfituar, vetëm se shkatërrim të da'uas dhe thirrësve në shumë vende islame. E themi këtë sepse ato i nxisin të rinjtë islam duke ndezur entuziazmin e tyre. Ata kërkojnë prej tyre të ngrihen në revolucione, dhe kur ngrihen ata bien në duart e të padrejtëve. Ata i shfarosin këta të rinj dhe kështu shkon dëm kjo fuqi, si rezultat i rrugës së gabuar të cilën e pasojnë grupimet në thirrjen e tyre.



--------------------------------------------------------------------------------
83.Shikojmë disa prej tyre se si e kanë përmbysur të vërtetën kundrejt muslimanëve duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre. Pasi arritën qëllimet e tyre i shpërblyen ata ashtu siç shpërbleu mbreti projektuesin e pallatit në mënyrë që të mos ndërtonte pallat tjetër si të tijin. E shpërbleu duke e hedhur nga pallati pasi arriti qëllimin që kishte.

--------------------------------------------------------------------------------
kthehu lart



Rruga e vërtetë



Nëse duam të realizohet ajo që duan dhe kërkojnë muslimanët, kthimin e muslimanëve në islamin e saktë dhe të vërtetë, atëherë duhet të ndjekim rrugën e mësimit dhe edukatës. Duhet t'u mësojmë të rinjve çështjet e fesë në mënyrë që t'u largojmë papastërtitë që i janë veshur kësaj feje dhe thirrjes së saj. Me këto papastërti janë ushqyer gjatë gjithë kohës. Këto mbeturina i devijuan muslimanët nga rruga e drejtë që na ka treguar Allahu në librin e Tij të qartë, dhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sunetin e tij të pastër.



Ne kemi shembull të mirë disa thirrës rinovues të cilët e kanë themeluar thirrjen e tyre mbi akiden e pastër islame, duke filluar me pastrimin e saj nga njollat e shirkut dhe gjërave të kota. Nëpërmjet kësaj, ata arritën të ngrinin flamurin e teuhidit i cili sot valëvitet në gadishullin arabik. Kjo ndodhi pasi e kishte mbuluar injoranca dhe kapluar errësira për shekuj me radhë. Shumë njerëz i ishin kthyer shirkut dhe gjërave të kota. Nuk shkoi shumë dhe kjo injorancë u shkatërrua, errësira u kthye në dritë me dorën e shejhul islam Muhamed bin Abdul Uehab. Ai filloi t'ua mësonte njerëzve akiden e saktë, si pasojë e së cilës u ngrit shteti i teuhidit pasi që imam Muhamed bin Saudi, themeluesi i këtij shteti të begatshëm, e mori përsipër këtë da'ua të mirë, derisa Allahu i dhuroi fitore dhe qëndresë. Kështu u largua shirku për një kohë të shkurtër, i cili nuk do mund të largohej nëse kjo da'ua nuk do e kishte pikënisjen nga shpirti i akides. Kjo që po them nuk është e tepruar, sepse ky është realiteti të cilin e pranojnë armiqtë para se ta pranojnë të afërmit: E vërteta ekziston, atëherë kur për të dëshmojnë armiqtë e saj.



Si përfundim, dua të them se nuk ka përmirësim dhe as shpëtim në thirrjen tonë, derisa të fillojmë me gjënë më të rëndësishme para gjërave anësore. Kjo realizohet duke e filluar thirrjen tonë me teuhid dhe mbi të të ndërtojmë politikën, gjykimet dhe moralet tona. Pikënisja jonë për çdo gjë, të jetë libri i Allahut dhe suneti i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pa teprime dhe pa lëshime. Kjo është rruga e vërtetë dhe metoda e drejtë për të cilën na ka urdhëruar Allahu ta ndjekim, duke thënë:



"Dhe se kjo është rruga (feja) ime e drejtë. Pra, përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju në mënyrë që të ruheni."84



"Dhe kapuni që të gjithë për litarin (fenë e Allahut) e mos u përçani."85



--------------------------------------------------------------------------------
84.Suretu En'Amë 153.
85.Suretu Ali Imran, 103.

--------------------------------------------------------------------------------

Ndërsa Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:



"Tek ju kam lënë dy gjëra që nëse kapeni fort pas tyre, nuk do humbisni: librin e Allahut dhe sunetin tim".86



Imam Maliku ka thënë:"Nuk përmirësohet ky umet, vetëm se me ato gjëra që janë përmirësuar të parët".



O Zoti ynë! Kërkojmë prej Teje t'i kthesh muslimanët në fenë e tyre! Të lusim të na mundësosh kuptimin e së vërtetës ashtu siç duhet dhe të na mundësosh pasimin e saj. Të na ruash nga e kota dhe largimi prej saj (të vërtetës), sepse vetëm Ti ke mundësi për këtë! Amin!



Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin për të Dërguarin, për shokët dhe familjen e tij!