Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Kritikë ndaj mësuesve të fesë islame në Austri

    Kritikë ndaj mësuesve të fesë islame në Austri


    Sipas të dhënave të një ankete të zhvilluar në radhët e mësuesve të fesë islame në Austri për konceptet e tyre për demokracinë, 22% e hedhin poshtë atë, kurse mbi gjysma e personave e ktheu të paplotësuar pyetësorin.


    Ç'botëkuptim kanë dhe ç'pikëpamje mbrojnë mësuesit e fesë islame në Austri? Cili është qëndrimi i tyre ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut? Këto janë disa nga pyetjet që përpiqet t'u japë përgjigje në punimin e tij të doktoraturës, teologu i fesë islame Muhanad Korhide. Përfundimet e një anketimi që zhvilloi ai në radhët e mësuesve të fesë islame kanë shkaktuar në Austri diskutime të zjarrta. Autori vlet flet për një tendencë shqetësuese:

    "Ajo që rezultoi është se mësueset dhe mësuesit e fesë islame e shohin veten në radhë të parë si "agjentë në shërbim të teologjisë. Detyrën e tyre ata e shohin në transmetimin e pareflektuar të përmbajteve fetare për nxënëset dhe nxënësit e tyre."

    Në Austri ka më tepër se 380 mësues të fesë islame. Rreth 200 syresh morën pjesë në anketim. Pyetjes nëse e refuzojnë demokracinë, sepse ajo nuk përputhet me fenë islame, ju përgjigjen me po 22 % e tyre, kurse 27% e të anketuarve i hedhin poshtë të drejtat e njeriut, 18% janë për dënimin me vdekje të myslimanëve që heqin dorë nga besimi.

    Autori konstaton përmbledhtazi se rreth një e pesta e mësuesve të fesë islame në Austri kanë qëndrim fanatik. Për bashkësinë islame, e cila përfaqëson rreth 400.000 myslimanët që jetojnë në Austri dhe është përgjegjëse edhe për kontrollin e mësimit të fesë, lajme të tilla janë të pakëndëshme. Kryetari i kësaj bashkësie, Anas Shakfeh, i vë në dyshim përfundimet e këtij studimi dhe e konsideron përfundimin e tij të pajustifikuar. Si punëdhënëse e mësueve të fesë islame bashkësia islame nuk pranon asnjë qëndrim anti-demokratik, thotë ai duke shtuar:

    "Në rast se ne dimë se njëri nga mësuesit apo mësueset mbrojnë në shkollë apo në klasë mendime të tilla, atëhere ne marrim masa."

    Në ambientin e tyre privat mësuesit mund të jenë edhe kundër demokracisë, por kjo nuk ka pse të reflektohet patjetër në mësim, thotë Shakfehu. Adnan Arslani, profesor i pedagogjisë së fesë islame në Universitetin e Vjenës i konsideron qëndrime të tilla si larg realitetit:

    "Në praktikë unë nuk mund ta përfytyroj një gjë të tillë, mësimi i fesë nuk është si mësimi i lëndëve teknike, mësimi i fesë është transmetimi i vlerave të brendshme."

    Mësimi i fesë islame në shkollat austriake paguhet nga shteti. Mësimi i fesë islame ofrohet në shkollat publike nga viti 1982. Në mungesë të mësuesve të fesë islame të përgatitur në Evropës, shumica e tyre nuk është shkolluar sipas standardeve evropiane. Edhe sa i përket përmbajtes së mësimit, Ministria e Arsimit nuk mund të ndërhyjë, sepse kjo bie ndesh me ndarjen e shtetit nga feja.

    "Në Austri garantohet liria e besimit, por kjo liri merr fund aty ku fillojnë ligjet austriake" - thotë Ministrja e Arsimit, Claudia Schmied, e cila ka kërkuar ndërkohë një raport nga bashkësia islame.

    Por në rast se do të ketë ndryshime për mësuesit e fesë islame, kjo do të kishte pasoja edhe për mësuesit e feve të tjera, që bazohen në marrëveshjen mes Austrisë dhe Vatikanit në lidhje me ndarjen e kishës katolike nga shteti. Si zgjidhje, partia populiste e djathtë FPÖ ka kërkuar që fesë islame t'i hiqet në Austri statusi i bashkësisë fetare, i miratuar para rreth 100 vjetësh.


    Jörg Paas

    dw

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Paska qene keq Austria per mesues keshtu qe paska marre islmaike? 20% pro denimit me vdekje! hahah Ec e merri vesh keta njerez! I mbajne edhe ne shkolla pale. Duhet ti fudin neper stalla derrash se bindjet e tyre politike te atij niveli m**i jane.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Te me falin pjesa femerore, po kjo puna e Europes me myslymanet po shkon si ajo shprehja, "as te ..... as te leshon".

    Une nuk e di se cilat jane synimet reale (qe jo gjithmone thuhen hapur) dhe kendveshtrimi real i perplasjes se mentaliteteve qe ka sot Europa, por nje gje eshte e sigurte: Kjo politike eshte tejet e favorshme per perhapjen e islamizmit.

    Ketu nuk kemi te bejme thjesht me "liri mendimi", "te drejta te njeriut" apo "parime demokratike". Ketu kemi te bejme me perplasje te papajtueshme mentalitetesh:
    Qe nga ai me i vogli, qe eshte martesa (monogami vs poligami).
    Dhe vijne me rradhe, te drejtat e njeriut, denimi me vdekje, alkooli e ku di une se cfare.

    Nga pervojat historike, kur perplasen dy mentalitete, fiton ai me ekstremisti.
    Kur Europa ziente nga fanatiket katolike dhe protestante nuk e cliroi as Volteri as Dideroi (megjithese keta ishin ata qe e frymezuan Revolucionin Francez) dhe aq me pak Erazmi i Roterdamit. Por u desh nje grusht i forte proto-komunist qe t`a clironte Europen. Dhe u desh serish nje grusht i forte korsikan qe t`i hiqte qafe jakobinet.

    Kur Europa e squllur, e dembelosur dhe miope linte (ose me sakte ushqente) nazizmin qe t`i dilte perballe Hitlerit nuk duhej nje Camberlen por nje Curcill. Nuk duhej nje Peten por nje De Gol. Nuk duhej nje Huver por nje Ruzvelt. Dhe sidomos duhej nje Stalin. (Me kete te fundit pastaj ka muhabet tjeter).

    Pra, nga Historia nxjerrim konkluzion qe kush eshte me i vendosur dhe me "kerkues" (imponues) ai fiton. Ne kete rast (nqs nuk ka ndryshime) perballe liberalizmit (ndoshta edhe hutimit?) europian as qe diskutohet qe do fitoje islamizmi i vendosur dhe kembengules.

    Nje gje eshte e sigurte. Njerezit lodhen shpejt nga propagandat bombastike. Po kur te lodhen njerezit nga propaganda, a do kene mundesi te zbresin nga kali, ata persona qe vete njerezit i kane hipur?
    Dhe per te mos zbritur nga kali, pas propagandes ka ardhur gjithmone dhuna (kjo ka ndodhur edhe me krishterimin edhe me komunizmin edhe me nazizmin). Myslymanet e kane treguar edhe me fjale edhe me vepra qe nuk ua ben syri terr kur kane nje synim.

    Shkurt, do jene interesante zhvillimet ne vazhdim.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Myslymanet e kane treguar edhe me fjale edhe me vepra qe nuk ua ben syri terr kur kane nje synim.

    Shkurt, do jene interesante zhvillimet ne vazhdim.
    Evropa e ka momentin e fundit qe te beje dicka, ne te kundert do te jete vetem nje 'province e Islamit'... 'qafirat' dihet se cfare i pret...

    Shpresen si gjithmone une e kam tek Amerika (pas Obanges natyrisht) se sa per Evrope ska sen...

    Interesante do te jene, normal
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 10-02-2009 më 20:33

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Mësimi i fesë islame në shkollat austriake paguhet nga shteti. Mësimi i fesë islame ofrohet në shkollat publike nga viti 1982. Në mungesë të mësuesve të fesë islame të përgatitur në Evropës, shumica e tyre nuk është shkolluar sipas standardeve evropiane. Edhe sa i përket përmbajtes së mësimit, Ministria e Arsimit nuk mund të ndërhyjë, sepse kjo bie ndesh me ndarjen e shtetit nga feja.
    Bravo, shteti i financon disa qytetare qe te vriten disa qytetare tjere.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    "Në Austri garantohet liria e besimit, por kjo liri merr fund aty ku fillojnë ligjet austriake" - thotë Ministrja e Arsimit, Claudia Schmied, e cila ka kërkuar ndërkohë një raport nga bashkësia islame.
    ...por pyetja eshte se ku fillojne ato ligje se...

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •