Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 85
  1. #61
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    5 Herojt kan kene te vendosun ne mes te qytetit. Sa here qe flitej per Shkodren ne TV paraqiteshin 5 Herojt. Edhe ketu lexova nji komenet qe thoshte se kishte kujtim foton e 5 Herojve ne Shkoder.
    Pytja eshte: a meritojne keta te 5-te te jene simboli i Shkodres? A duhet te identifikohet Shkodra ne 5 Herojt? Un them se jo. Me gjithe rrespekin per kta djem, Shkodra ka shum figura te tjera qe kan dhane shum ma teper per qytetin e per Shqipnin. Shum prej tyne, jo nji bust te stermadh ne qender te qytetit si i 5 Herojve, po as nji pllake ne periferi nuk e kan.

    5 Herojt po i zhvendosin te varrezat e deshmorve. Problemi asht se aty shkarkohen plehnat. Ky asht turpi i vertete. Perveē deshmorve, aty jane te varrosur personalitete si Mjeda e Migjeni. Kerkush nuk asht indinju per ket gja. Plehnat te varrezat, ky asht skandali i vertete, e jo zhvendosja e 5 Herojve
    Citova kete koment sepse me duket mjaft interesant dhe ndaj te njejtin mendim.
    Figurave shume te shquara te Shkodres i bejne prej vitesh shoqeri plehrat e qytetit dhe askush nuk eshte shqetesuar per kete.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga detiad Lexo Postimin
    Nuk di shum per historin e herojve te vigut, por di qe lufta qe ban partizant ne shkoder nuk ishte lufte ēlirimtare por nje lufte shkatrrimtare, qe u ndihmuan shum nga serbet dhe shkatrruan e dogjen dokumenta historik qe ishin rujte me shekuj, pa permen shum njerez
    qe u pushkatuan gjoja si tradhtar, dhe pushkatari ishin komunistat shqiptare me serbin ne krye.
    Vertet? Sa ushtare serbe psh u futen ne Shkoder gjate asaj lufte, mqs ti ditke kaq shume histori?

    Kuislinget u varen ne cdo vend te botes, sigurisht do pushkatoheshin edhe ne Shqiperi. Dhe a ke degjuar ndonjehere per krimet e ketyre bashkpunetoreve gjate pushtimit nazi-fashist? Si psh 5 Heronjte e Vigut, qe u vrane nga Italianet, dhe Gjon Marku, themeluesi i Republikes Serbe te Mirdites ne 1921, e njohur dhe mbeshtetur vetem nga Serbia. Maskra e 4 Shkurtit ne Tirane, varja e Bule Naipit dhe Persefoni Kokedhimes, vrasja e Vojo Kushit, me dy shoke te tjere ne Tirane (shkodrane keta), lufta e Gjormit ku 20% e forcave italiane perbehej nga mercenare shqiptare, Operacioni i Dimrit ku mbi 3000 partizane gjeten vdekjen fale bashkpunimit te gjermaneve me keta kuislinge.... apo keta meritonin te vdisnin se nuk jane nga soji jone?

    Me sa shof une kjo historia jote eshte mesuar qebabtoreve dhe pijetoreve, apo kurseve 6 mujorsh tek plepat ne Durres.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 06-02-2009 mė 15:58

  3. #63
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Une them qe jemi vonuar shume. Duhet hequr monumenti i Skenderbeut ketu ne Tirane se beri lufte me Topiajt. Pra ka bere lufte vellavrasese. Me mire ishte qe Skenderbeu te behej bashke me Topian dhe te lepinin te dy topet e Sulltanit.
    Edhe keta 5 medemek heronj jane vellavrases, se nuk u bene bashke me Markagjonet dhe Mithat Frasheret apo Mustafa Krujet qe t`u lepiheshin Duces apo Hitlerit.
    Pis milet.

  4. #64
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Tani ne kete Millenium te ri KU Bota po iken me Satelit,dhe shqiptaret e Mjere po ziejne akoma uje ne Kusi-t.
    Debatet po Ndahen ne KOMUNISTE e DEMOKRATE,tamam si ne Epoken e GURIT.
    E Gjitha Kjo,heqje apo venie PERMENDORESH eshte = Keta jemi ne Shqiptaret,keto dhe kaq pune dime te bejme,ky eshte KAPACITETI yne Mendor SHOQEROR,POLITIK,AKADEMIK........se pastaj fillojme dhe kerkojme fajet tek serbi dhe te greku apo ku di une se cfare.....................Jepini Cezarit cfare i Takon Cezarit,Dhe Kthejini perendise Cfare i Takon Asaj,pa u futur ne politike dhe Fe,kjo do te ishte Thenia me kuptim plote per te gjitha Ne Shqiptareve Te milleniumit te trete,qe dukemi akoma sikur jemi ne milleniumin e pare....!???????

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Vertet? Sa ushtare serbe psh u futen ne Shkoder gjate asaj lufte, mqs ti ditke kaq shume histori?

    Kuislinget u varen ne cdo vend te botes, sigurisht do pushkatoheshin edhe ne Shqiperi. Dhe a ke degjuar ndonjehere per krimet e ketyre bashkpunetoreve gjate pushtimit nazi-fashist? Si psh 5 Heronjte e Vigut, qe u vrane nga Italianet, dhe Gjon Marku, themeluesi i Republikes Serbe te Mirdites ne 1921, e njohur dhe mbeshtetur vetem nga Serbia. Maskra e 4 Shkurtit ne Tirane, varja e Bule Naipit dhe Persefoni Kokedhimes, vrasja e Vojo Kushit, me dy shoke te tjere ne Tirane (shkodrane keta), lufta e Gjormit ku 20% e forcave italiane perbehej nga mercenare shqiptare, Operacioni i Dimrit ku mbi 3000 partizane gjeten vdekjen fale bashkpunimit te gjermaneve me keta kuislinge.... apo keta meritonin te vdisnin se nuk jane nga soji jone?

    Me sa shof une kjo historia jote eshte mesuar qebabtoreve dhe pijetoreve, apo kurseve 6 mujorsh tek plepat ne Durres.
    Un nuk thash qe pes herojt apo te gjith partizanet ishin te lidhur me serbin dhe dihet qe shum partizan luftuan me gjith zemer per nje dite ma te mir por ne qofte se ti i bjen mohit gjakut te pa fajshem qe u derdh nga dora e partizanve shqiptare nen drejtimin serbo-rusve, sidomos ne malsit e shkodres dhe ne shum qytete tjera te shqiperis, e ke gabim, dhe shum prej ktyne qe u vran ishin bashkuar pushtuesit gjerman per te larguar nje pushtues shekullor teper te rrezikshem, komunizmit serbo-*** qe e shkatrroj popullin shqiptare. Une po e shof se merrke vesh shum nga historia dhe te pergezoj, dhe te kerkoj falje qe nuk jam nje historian si ti, por mundohem te shoh se kush na don e kush munohet me na zhduk si komb hajt tung. Dolem pak nga tema.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga detiad : 07-02-2009 mė 00:33

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Nje popull kaq i shpifur si ky i jonie nuk meriton te ekzistoje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Triada hegeliane dhe "5 Heronjtė e Vigut"

    Triada hegeliane dhe "5 Heronjtė e Vigut"

    Hamit TAKA

    Prej ditėsh, qė nga zhvendosja e monumentit skulpturor "5 Heronjtė e Vigut" nga qendra e qytetit tė Shkodrės nė periferi, ėshtė ēelur njė reaksion mediatik, i quajtur "popullor", ndaj vendimit tė Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės. Ndėrsa unė do tė dėshiroja qė ky gjykim i njėanshėm tė kthehej nė njė debat intelektual e qytetar, nė dobi tė kulturės demokratike dhe si njė sindromė reale e dekomunistizimit tė jetės sė vendit.

    Skema trinome e vlerėsimit

    Vlerėsimi i personaliteteve dhe i ngjarjeve epokale shpesh kalon nėpėr njė skemė trinome, si triada e Hegelit. Nė filim sundon apoteza-mitizimi, kulti, apologjia. Pas saj vjen apotema, njė mohim pak a shumė rrėnjėsor. Sė treti, vjen sinteza e elementeve racionale.

    Nė historinė tonė tė dytė, me pak "maja" e "gropa" (njė metaforė e rrezikshme kjo, por sidoqoftė njė metaforė), ngjarjet dhe personalitetet patjetėr i janė nėnshtruar kėtij rregulli, mbase me intensitet dhe pėrmasa mė groteske. Kjo pėr shumė arsye: pėr shkak tė prapambetjes sė zhvillimit kulturor, psikologjisė kombėtare, mėnyrės administrative tė komuniteteve me fise, klane, bajraqe, principata, pashallėqe dhe pushtimet e huaja, sidomos ai i stėrzgjaturi osman. Kjo mėnyrė administrimi, barbaria e pushtuesve dhe e sundimtarėve vendas, bėnte qė roli i prijėsave, sfidantėve e "komitėve" ndaj pushtuesve dhe sundimtarėve despotikė tė linte mbresa tė thella dhe tė shkaktonte njė adhurim mbinjerėzor te komuniteti mediokėr, i varfėr dhe i nėnshtruar, duke u afruar mitin e vlerave morale.

    Mitologjia patriotike

    Komunitete tė caktuara me anė tė miteve pėrcaktojnė themelet e egzistencės sė tyre dhe sistemin e vlerave morale. Nė vetvete mitet nuk kanė as vlerėn e njohurive, as saktėsinė historike. Megjithatė ato janė tė rėndėsishme, sepse japin mesazhe tė caktuara pėr kohė tė caktuara. Shpesh vlerėn e mesazhit historik miti e fiton pėr interesa qė nuk kanė fare tė bėjnė me historinė si shkencė. Nė thellėsi tė kohėrave, ai na rrezaton mentalitetin dhe ideologjinė e njė kohe tė caktuar, domethėnien e shndėrrimit tė figurave historike nė personazhe historikė apo monumente kulturore. Vetėm dekonstruktimi i figurave mitike mund tė na ndihmojmė nė njohjen reale tė historisė sonė, veēanėrisht atė tė periudhės socialiste, e ngritur mbi shtratin e gėnjeshtrave infantile.

    Mitologjia komuniste

    Epoka e komunizmit nė Shqipėri, e krahasuar me atė tė pushtimit osman, ishte njė periudhė boshe, stanjacioni degradues, qė ngriu gjithēka, njė asketomani kombėtare e ngritur nė apoteozė. Si e tillė, mbijetesėn e saj do ta mbante vetėm me anėn e pėrpunimit shpirtėror, ku si ushqim do tė shėrbenin dogmat dhe mitet.

    Miti nė komunizėm shėrbente pėr homogjenizimin politik tė kombit, ta paraqiste atė si njė unitet njerėzish me histori dhe qėllime tė njėjta (populli) rreth njė prijėsi legjendar, tė rrethuar me armiq tė egėr, tė brendshėm e tė jashtėm. Miti i njeriut tė ri, i dalė nga truri i biblės komuniste, marksizėm-leninizmi, shėrbente pėr ndarjen nga ēdo lloj kulture tjetėr dhe izolimin total nga bota. Parajsa biblike ku ėndėrronim tė arritnin kishte vetėm njė rrugė, atė qė kishte zgjedhur prijėsi legjendar, kundra tėrė botės.

    Zejet e pėrpunimit tė mitologjisė komuniste, me njė mendje tepėr diabolike, i mėshoi luftės partizane, si shtylla e dinjitetit kombėtar, e lidhur kjo me mitin e faktorit pjesėmarrės nė ēlirimin e popujve nga barbaria naziste. Ēdo dėshmor u kthye nė njė mit nė krahinat nga vinte. Vendi u mbush me lapidarė, me memoriale, buste, relive e basorelieve, sikur ne tė ishim nė planetin e marsianėve dhe tė mallkuar pėr t'u lindur, rritur e vdekur nėpėr luftra. "Shqiptari e ka ēarė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė", ishte parrulla e ditės, duke na afruar mitin e vlerave morale patriotike. Komunizmi imitoi pikė pėr pikė Antikitetin nė kulturėn mitologjike, veēse i hoqi frymėn hyjnore dhe i dha frymėn delirante tė kulteve, tė prijėsave jo tė ngjizur me frymėn e shenjtė si Krishti, por tė lindur nga barku i nėnave shėrbėtore tė varfėra.

    Mozaiku social i Shkodrės

    Mozaiku i forcave dhe i interesave politike nė vendin tonė ėshtė shumė mė i pasur dhe mė i larmishėm se nė kohėn e sistemit diktatorial, kur ėshtė ndėrtuar kompleksi skulpturor "5 Heronjtė e Vigut". Nė atė kohė kishim vetėm njė forcė politik, Partinė e Punės dhe njė interes, atė tė kolektivit (tė pėrgjithshmin). Interesat e individit dhe tė grupimeve nuk ekzistonin. "Njė pėr tė gjithė e tė gjithė pėr njė" ishte parrulla e ditės. Udhėheqėsi pėr tė gjithė e populli pėr udhėheqėsin.

    Qyteti i Shkodrės, me aq pak sa e njoh unė, ėshtė qyteti mė tipik nė Shqipėri, mbase dhe mė gjerė, i bashkekzistencės, bashkėveprimit dhe bashkėjetesės sė besimeve fetare, forcave dhe interesave politike. Kėshtu qė ēdo nxitim dhe anim nga njėra anė, do tė sillte prishjen e balancės sė bashkėjetesės nė harmoninė tradicionale. Nuk ėshtė fjala pėr "harmoninė" e imponimit tė dhunshėm si nė kohėn e diktaturės. Eshtė fjala pėr njė harmoni qė buron nga liria dhe kultura demokratike.

    Parė nga maja e trinomit vlerėsues, "5 Heronjtė e Vigut" janė nė stadin e tretė. Periudha e sundimit tė ideologjisė komuniste, ku lufta partizane konsiderohej si shtylla e dinjitetit kombėtar, i hiperbolizoi dhe i mitifikoi. Ka kaluar dhe periudha e dytė, ajo e anatemimit, bashkė me proceset e rrėmbyera demokratike. Pėr shkak tė kalvarit tė vuajtjeve fizike dhe shpirtėrore, ata me siguri nga njė pjesė e mirė e shkodranėve janė parė si faktorė nė fatkeqėsinė e madhe qė pllakosi kombin. Por populli shkodran, me njė kulturė demokratike mė tė hershme e mė tė kultivuar, nuk nxitoi, jo mė t'i zvarriste si bustin e diktatorit apo tė Stalinit, por as t'i zbriste nga piedestali. Shkodra loce i trajtoi ata si bijtė e vet, tė cilėt kishin derdhur gjakun pėr njė ideal zhgėnjyes dhe nuk ishin fajtorė, se nuk ishin tė vetmit.

    Duke u nisur nga kėto konsiderata, duke parė syēelėt realitetin e sotėm, Kėshilli Bashkiak, pėr mendimin tim, ka bėrė zgjedhjen mė tė mirė. Kot e kanė disa nostalgjikė e fanatikė, adhurues tė mitit tė luftės partizane, tė cilėt nxitohen shumė kur thonė se "5 Heronjtė e Vigut" janė krenaria e Shkodrės, pasi i kanė vrarė nė pritė bajraktarėt e veriut, duke shkuar nėpėr krahinat e thella, pėr tė rekrutuar partizanė. Kėshtu ata, dashur padashur, i japin luftės sė tyre nuanca tė luftės civile dhe nuk luajnė nga llogorja komuniste, mbėshtetur mbi parimin se atdheu jam unė ose ne dhe ti, ndonėse je shqiptar, zuzar apo bajraktar, po je kundra meje, nuk je atdhetar dhe je armiku im. Aq mė tepėr, Kėshilli Bashkiak i Shkodrės s'mund tė konsiderohet i politizuar dhe nuk ka asgjė pėr t'u alarmuar nga debati, pasi shkodranėt kanė diskutuar edhe pėr bustin e Nėnė Terezės, qė e njeh gjithė bota si shenjtore dhe ēdo shqiptar me bindje jo komuniste krenohet me tė.

    Nga kėndvėshtrimi i sotėm, "5 Heronjtė e Vigut" zbresin nga lartėsia e heronjve legjendarė nė ultėsirėn e personazheve tokėsorė, thjesht si aktorė tė njė lufte tė radhės, si gjithė luftrat e kombit tonė. Si tė tillė, monumenti i tyre mund tė plotėsojė interesat e njė pale tė caktuar, kryesisht tė atyre qė morėn pushtetin mė 1944, tė pėrfaqėsuar nga veteranėt e luftės partizane dhe vendi mė i pėrshtatshėm ėshtė atje ku i vendosi bashkia, pranė varrezave tė tė rėnėve, si tė barabartė midis tė barabartėve. Kush tė dojė mund tė shkojė sa herė t'u bėjė nderime e tė vendosė tufa me lule.

    Pėrsa i pėrket qendrės sė qytetit ajo ėshtė diēka ndryshe. Ajo ėshtė pika ku duhet tė konvergojnė tė gjitha interesat dhe simpatitė e qytetarėve. Ajo ėshtė pikė bashkimi dhe si e tillė duhet t'u pėrkasė tė gjithėve. Pa u dhėnė mend shkodranėve, pas shatrivanit, qė tani u gjet si mė i pėrshtatshmi, nė tė ardhmen atje mund tė jetė vendi i njė Gjergj Fishte, njė Migjeni apo ndonjė tjetri.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Nje popull kaq i shpifur si ky i jonie nuk meriton te ekzistoje.
    bravo malo nji shperthim kaq te fuqishem intelektual ka kohe qi nuk e kisha ndigju

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ktu ke drejt sander..

    ti endles.. do kishe qenef me fal qejf qe te kishim kryetare parlamenti.. luiz hoxhen e kryeminister aldo baren apo altin arapin.. mirpo ju plehrat qe doni ato plehra kte radhe nuku u bet shume..keshtu qe fituan ata qe duam ne populli jo ju kelisheria enveriste e bandes hakmarrja..

    shkoder 13..

    a heret e vone kurdo qe te hiqeshin 5 herojt e vigut.. do duhej bere me nje mencuri ky veprim.. nga e cila mencuri nuk do te perfitonin kapital poltik kanibalet enveriste ne shkoder te cilet.. shoket e 5 heronjve.. nuk kan prit me i heq si beton.. por u a kan kput kryet neper biruca..
    pra PD po heq nje cop beton.. dhe ka me ja degjue trylylyne.. kurse Ps u ka heq kryet kryetarit te grupit komunist te shkodres si Tuk Jakoves si Zef Males..e shum tjereve.. qe spo i permend tani..e nuk i ka guxue kush me i ba ciu miu..

    pra sipas kohes behen e nuk behen ca gjera..

    mjafton te mendojm 5 familjet e 5 vigasve.. do ndihen te fyer.. dhe ti shkoder duhet te ndihesh keq.. sepse ne demokratet nuk fyejm nena deshmoresh.. kurse Ps vellezerit e nenat e deshmoreve i ka pushkatuar si te ishin karkalece afrike..pa pik dhimbsurie..

    i hengrem mu.tin atij regjimi 50 vjet.. e kjo do te thote se burreria nuk e do tu sulemi nji betoni.. e me kte te bejme hesap -laresin lahper..
    dinjiteti vlen shume..

    cdo duhej te bente bashkia..
    te shpallte nje projekt ne mes te pazarit.. e ti thosh popullit.. ja keshtu me paqsore ma te gzushme duam ta bejme qendren.. duam ta bejme shkodren.. nuk duam pushk ne qender se boll pushka jon ka hanger kryet tona se te hujve armiq vec merden u a kemi ngran.. prandaj ejani ne filan dit e ti percjellim kto 5 viktima te ideologjise koministe te kohes e ti cojm te prehen te qete me pushk ne dor astje ke deshmoret e tjere..

    pra kanibalet enverist ne shkoder qe perbejn me kuc e mac falangat qe mbushin tweatrin migjeni kur vjen arta dade e edvin legeni.. sot ndihen mire..
    kemi thon se cte bejme pesh pesh rrugve e te mashtrojm miletin..

    pra jozi nuk ka tregue fare mencuri..

    ju tjereve.. qe po luni tetater kinse po ju vjen keq per 5 herojt e vigut..

    po pse cfar ishin ata mijra militant te vjeter te partise qe i denoj enver hoxha me genocid..
    shok te ndoc mazit ishin..
    po a treguan ju kanibaleria enveriste ndonje pik meshire.. kur enveri u a kepuste kokat atyre..
    jooo..
    ne litar kini bertitur me kuc e mac neper sallat e gjyqeve e neper mitingje..
    prandaj sju takon te luani komedi me betonin qe vuri PPSH ne qender te Shkodres kinse po e donte fort shkodren apo partizanet e saje..

    shkoder..

    po nuk u mencuruat.. edhe shkodren mbren ka me ju a marr edvini i nexhmijes..se katundet i morri..

    qashtu..



    pra me nji far njerzilliku.. behen ca gjera.. sepse njerzilliku eshte vlere qe nuk hup..


    xhahilet bejn keshtu.. kcejn perpjet e ulerijne mbi nje cop beton..



    juaniti i vogel..

    juve cfaqni nje gje.. qe gjysherit i kini sashanlepires..

    sepse po ti kishit burra do ju kishin thene ne kto 18 vjet pluralizem..
    degjo te keqen gjyshi.. ta dish ti sa partizan ka pushkatuar enveri e ramizi.. do cuditesh o kelishi im i dashur..po ne gjysherit tuaj skemi guxuar te pipetijme se kemi pasur hall guzice.. qe tu apim juve kelishve tane nje cop buk e nje cop streh..

    enveri e coj ne varr si komisarin e brigades par tuk jakoven.. si komandantin me von mehmet shehun..
    ne pushkatim e coj si beqir ballukun komandant brigade si hiton cako qe perballoj sovietiket ne pasha.. si petrit dumen qe eshte nga partizant e pare te luftes..
    lista eshte aq e gjate sa ..
    po ku doni tja dini ju..
    derisa i ka vrare enveri thoni ju..mir u a ka bere..
    dhe kta djathtistet shkodran kte thone.. mir u a beri enveri komunistave..

    dhe keshtu enveri lundroj i qete 50 vjet se te dy krahet kernaqeshin kur ai genocidonte njerez..

    thirrini kaplloqes..

    si ju te gjizes majtiste miljardere..si ju djathi shkodres ..

    marria e coj o shkoder at pisin e te djathtes shkodrane.. tek zan caushi.. si ushtar i zabitit..

    mos e harroni kte..

    e kto i sjell injoranca..ekstremizma xhahile .. qe puqet me enverizmen.. pa prit e pa kujtu..
    Shume dakort me Brarin ata pese djem (komunista?),ne nuk e dime kete, ndoshta ishin vetem 5 djem qe donin vetem vendin e tyre , atdhetare,por propaganda i beri komuniste me yll ne balle nuk meritonin te hiqeshin ne kete menyre te turpshme,Brari jam 100 dakort me ty.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 02:58
  2. Heronjte e Popullit
    Nga iliria e para nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 22:37
  3. Heronjtė qė shesin cigare
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:36
  4. Pėrkujtohen tre heronjtė e UĒK nga Londra
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 13:24
  5. Heronjte e diteve tona
    Nga Redi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •