Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Galeria 43

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Galeria 43

    OPINION

    Galeria 43

    02-02-2009 / Nga Agron Tufa


    I - Ka periudha qė janė tė ngulitura nė psikikėn pamore tė njeriut bardhė-e-zi. Si nė botėvėshtrimin e qenit. Se dhe vetė jeta (objektive a subjektive) e pėrshkuar dhe e pėrjetuar nė kėto periudha, nuk ėshtė aspak mė e denjė se ajo e qenit.
    Nuk e di si t’i quaj. Kapriēo tė Mnemozinės?
    E tillė pėr mua ėshtė ajo pjesė e vitit 1988 qė nga gushti, deri nė ndėrhyrjen “shpėtimtare” tė shėrbimit ushtarak, derisa mė hoqėn nga miniera e kromit “Todo Manēo”, Bulqizė. E kujtoj veten time, njė djalosh qė e kishte ngrėnė porcionin e hidhur tė realitetit, qė ia kishin bėrė tė qartė qė nė fėmijėri: “Ti s’je i yni!”. Prandaj llogaritė e mia me jetėn nuk kishin kurrėfarė dehjeje dhe velat e shpresės nuk i frynte asnjė fllad ėndėrrimtar pėr njė pikėmbėrritje romantike. Puna qėndrontė praktikisht e vrazhdė: se si tė mos rrudheshin kufijtė e ėndėrrimit brenda njė realizmi tė esėllt e tė zymtė. Isha nė mensė, pėr shembull, kur bashkė me makaronat mė vunė nė anė tė pjatės, nė vend tė njė thele mishi, njė letėr zyrtare, sa ēereku i njė fletėformati A4. I lodhur aq sa mė thernin kockat pas turrnit tė dytė, nė orėn 23.00, as truri nuk ishte nė gjendje tė reagonte me shkathtėsinė natyrale: letra na paskėsh qenė njė fletėthirrje pėr ushtar, ēka mė preu oreksin dhe gjunjėt. Nė ėndrrat e mia djaloshore asokohe hynin edhe blasfemi tė kėtilla: ndoshta ndonjė gazetė a revistė letrare, do pranojė, mė nė fund, tė botojė poezitė e mia, dhe njerėzit – ata tė plofuqishmit, qė ndanin fatet e njerėzisė – do tė prekeshin nga padrejtėsia e madhe qė i qenkėsh bėrė sistematikisht Poetit, dhe se menjėherė, do tė vinin ta kėrkonin Poetin aty ku ishte strukur prej pėrbetimeve pėr ta futur nė burg, d.m.th., atje, nė “rrethin e nėntė tė Ferrit”. E ndonėse e dija se ajo botė e ftohtė, e pazemėr nuk mund tė prekej kollaj, prapėseprapė, ashtu, kokėngjeshur, vazhdoja pėr inerci dhe tinėz vetes tė ėndėrroja, por gjithsesi me njė ndjenjė vigjilente neveritėse vetėdistancimi. Por kishte njė shkak, qė mė bėnte tė guxoja nė kėto ėndėrrime. Njė shkrimtar nga Peshkopia, i kėputur siē duket nga dhimbsuria pėr mua, ia kishte shpėnė Dritėro Agollit njė dyzinė poezish tė mia. Ai, madje, kishte lėnė dhe plot shėnime pozitive pėranash poezive, tė cilat i ruan ende shkrimtari nė fjalė dhe tė cilat patėn ndikuar jo pak tek unė qė tė mos ulej dėshpėrueshėm niveli i shpresės. Agolli i kishte thėnė shkrimtarit Xh. M, qė nė verė, tė vish bashkė me poetin e ri, tė mė takosh dhe sė bashku, tė gjejmė njė mėnyrė si ta fusim djaloshin nė Fakultetin e Filologjisė me njė dėshmi talenti nga Lidhja e Shkrimtarėve. Siē e shihni, e kisha njė shkak, e kisha njė bazė pėr ėndėrrimet e mia, ndonėse nė “rrethin e nėntė tė Ferrit”, tė ēmitizuar nė njė shėmti tė thjeshtė. Qemė pėrpjekur, me aq sa mundėm me vėllain tim mė tė vogėl se unė, Myndirin, t’i shpėtonim flėtėthirrjes sė parė pėr ushtar. Mbaj mend se iu drejtuam njė daje, kushėri i nėnės sime, qė ishte njė shef i madh nė Degėn Ushtarake, meqė fletėthirrjet kishin ardhur pėr tė dy. Ishte njė ditė e ftohtė dhe e pėrborur dhjetori kur e takuam dajon, mė kėmbė, para ish-Komitetit Ekzekutiv. Qe fat i madh qė ky dajo me uniformė, pranoi tė ndalej e tė na dėgjonte. Thelbi ishte ky dhe atė e shprehu me pak fjalė im vėlla: “Meqenėse nuk do tė na marrin ushtar tė dyve njėherėsh, tė lutemi qė nėse marrin njėrin, tė mė marrin mua e jo Agronin, sepse kemi shpresė qė nė shtatorin e ardhshėm Agronit t’i dalė e drejta pėr studime tė larta”. Daja me uniformė, pasi dėgjoi, tundi kokėn dhe ngriti gishtin e dhjamur drejt meje, duke kėrcėnuar me kėto fjalė: “Tė shkosh aty ku tė kėrkon Partia dhe Atdheu!”. Nė sytė e vėllait tė vogėl, pashė shkėndija lotėsh, shpėrthimin e tė cilėve e pėrmbajti me zor. Daja qe larguar vetėm pak hapa kur ai i thirri, ēka e bėri atė tė ndalte hapin: - Meqė kėshtu shkoi puna, or dajė, edhe unė po tė them se vetėm kur tė thotė Partia do t’i thėrras dajė njė derri si ty! - Mė bėn nder tė madh, – ia pat daja ynė me uniformė.
    Dhe ja tani, kjo copė letėr sėrish kėrkonte tė paraqitesha nė Degėn Ushtarake tė Dibrės, fiks nė orėn 7.00, pėrndryshe, dispozitat ligjore tė kujtonin pėr pasojat e mosparaqitjes. Vėllai im, Ylberi, punėtor miniere gjithashtu, zbriti bashkė me mua nga zona D dhe, aty nga ora dymbėdhjetė e natės, mezi gjetėm njė Skodė pėr Peshkopi. Gjatė gjithė rrugės na thau thėllimi nė karroceri. Tė nesėrmen e pashė veten me kokė tė rruar nė Divizionin e Shkodrės. Kishte ndodhur ajo qė e kisha neveri: ushtria. Ndryshe, edhe dy vite tė tjera tė humbura. Aq mė ka lėnė shtypje nė vetėdijė ky fakt, sa periodikisht pėr vite me radhė, edhe kur isha student, fill pas rėnies sė komunizmit, edhe kur studioja jashtė shtetit, por edhe tani, pėrsėritet e njėjta frikė traumatike, e sendėrtuar nė njė surrogato fobie, e cila shfaqet gjithmonė si ankth e alergji terrorizuese.
    Ėndrra pėrbėhet nga njė kombinim imazhesh, prore tė njėllojta. Njė grup oficerėsh mė tėrheqin thuajse zvarrė drejt njė porte tė madhe metalike, ku nė qendėr dalloj njė yll tė ndryshkur e tė salduar prej hekuri. Brenda portės, qė nė hapat e para, dalloj zhavorrin e trashė. Bėj qėndresė. Bėrtas. Por oficerėt mė tėrheqin osh. Pamja ėshtė njė idilė e shėmtuar dhe thellėsisht e njohur deri nė gėrdi: ndėrtesa tė ulėta, tė gjata e hutaqe me fasha tė suvatuara e tė lyera me gėlqere, nė sfondin e tė cilave gjithkund skuqin parullat. Me tej, figurina me kapota lėvizin si nė mjegull, tek-tuk ndonjė oficer me shirit tė kuq nė krah dhe, ndanė kuzhinės – derrkuca qė theken nėn diell. Unė ulėras. U them se kėtu kam qenė njėherė, qė e kam kryer ushtrinė, pse po mė sjellin prapė? Po s’mė besuat, u them, pyesni kapter Pjetrin, komandant Pėrparimin apo Angjelinin. Por ata mė thonė se kėtė s’mund t’ua vėrtetoj dot, ngase janė djegur tė dhėnat dhe dokumentacioni. Ėshtė pikėrisht fshati Juban. Tej, rrėzė kodrash, dalin nga tunelet tytat e gjata e krenare tė topave 122 mm fushorė, ndėrsa fill mandej, bie ēanga dhe mua mė futin pėrdhunisht nė rresht, mes ushtarėsh tė zhytur pa identitet brenda kapotave tė murrme.
    II - Sa herė mė bie tė udhėtoj pėrmes Bulqizės, bėj sforcim tė madh tė mos e kthej kokėn nė lindje tė qytetit, atje ku ngrihet nė formė piramidale maja e zhveshur e malit, ngjyrė gri. Sigurisht, nuk ia dal, andaj mundohem ta vėshtroj me tė njėjtėn ftohtėsi qė paraqet vetė egėrsia cullake e kreshtės sė rrėpirtė. Ekziston njė hendek, qė duket sikur e bėn tė pavlefshme dhe irreale pėrvojėn time tė dikurshme nė atė shpatinė mundimesh. Ėshtė koha qė i jep vlerė tė thellė shpėrpjestimore, galopi i saj dhe ndryshimi qė tė lė tė shtang. Si ka qenė e mundur vallė? Ēfarė kuptimi ka patur nė gjithė atė rraskapitje, ēfarė diference mendimi? Dhe si mund tė pėrsėritet prapė i njėjti mundim, e njėjta torturė, nė po atė vend, anipse nė kohė tjetėr dhe me njerėz tė tjerė? Ka njė mospėrputhje midis kohės dhe vendit, pėrderisa edhe sot, njerėzit punojnė po aty, vuajnė po njėlloj dhe vdesin nė tė njėjtėn mėnyrė, si dikur. Pak rėndėsi ka se kush janė ata tė sotmit. Unė kam mėnyrėn time tė pėrjetimit dhe pėrgjigjem: janė ish-vetet e mia, nė njė kohė qė ėshtė e pafalshme tė ndodhė. Ndjej se bėhet mė i prekshėm imazhi i perėndisė romake, Janusit me dy fytyra: njėra e plakur dhe e rrudhur qė sheh tė shkuarėn dhe tjetra rinore, me vėshtrim nga e ardhmja. Por qė edhe ajo, shpejt do tė rrudhet e thartohet nė njė tė shkuar tė pashmangshme pikėllimtare. Asaj rrėpire tė frikshme i qeshė ngjitur njė dite fundgushti tė vitit 1988. Lajmėrimet e bursave tė studimeve qenė afishuar pėr atė vit, si gjithmonė, para kinemasė sė qytetit. Mė kot e kėrkova emrin tim. Gjithė shokėt e mi ishin larguar nė Tiranė, nė fakultete tė ndryshme. E kapa veten gafil, duke u endur poshtė e pėrpjetė fshatit, si njė anekdotė e ndyrė, si fantazmė rrėfenjash bajate. Kėrkova njė mėnyrė tė vetėzhdukesha, tė mė linin rehat, tė mos mė ngushėllonin dhe pėr ēudi, pėrveē fyerjes, s’di pse ndjeja edhe turp, diē tė ngjashme me zhburrėrimin. Kėshtu mė pati zėnė ditė me radhė njė mėrzi jeshile botėrore, mbytėse e pa shtegdalje. Kėshtu u shtyva vullnetarisht, me njė thes libra, tė strukem nė minierė, ku kisha dhe dy vėllezėrit e mi. Ata mė pritėn, mė regjistruan nė njė brigadė prodhimi nė zonėn D dhe mė gjetėn njė krevat nė dhomėn e tyre 5 me 5, me sobėn nė mes. Uji ngrohej nė njė kovė kauēuku, me njė ngrohės elektrik, njė shpikje prej dy kutish kallaji tė futura njėra nė tjetrėn, tė baraslarguara sosh me ndėrmjetėsinė e ca spicave prej druri. Kapanonet tona ishin gjithėsej 4-5 pallate, tė cilat dikur kishin qenė ndėrtesat e administratės sė burgut famėkeq tė Bulqizės. Nė disa gėrmadha ngrehinash qė gjendeshin nė djerrinė, mund tė lexoje tė gdhendura nė mur emra apo nofka ish tė burgosurish, ndonjė frazė tė mjegullt gjysmė-sentimentale, gjysmė-ngėrdheshėse tė tipit: “Burg’ i zi t’u shoftė ky emėr, si na le me vrimė nė zemėr”, apo: “Jam Fiu nga Fjeri, i dhjeri unė, i dhjeri”.
    III - Pėr gjashtė muaj punova turni i tretė, 23.00 – 7.00 nė Galerinė 43. Jo se doja unė, por nuk kishte mundėsi tjetėr, pasi nė ato vite tė fundit tė komunizmit kur ekonomia e kooperativave kishte prekur rrėnojat e katastrofės, miniera ishte i vetmi vend qė tė siguronte njė ekzistencė vertikale, ndonėse me qefin pėr koke. Me kėtė dua tė them, se ato vite kishte njė vėrshim tė madh nevojtarėsh nė minierė, tė cilėt ishin dorėzuar nė numėr tė madh ose siē e kam shkruar asokohe nė njė strofė poezie: “Kėtu janė mbledhur hallexhinjtė,/ qė vrimė tjetėr s’u ka mbetur,/ ku vdekja hyn e ndez qirinjtė,/ ku koka s’vlen as sa njė pjepėr...”
    Rituali im i pėrnatshėm ishte pak a shumė ky: nė orėn 22.00 nisesha nga ish-kampi i burgjeve, duke marrė njė tė pėrpjetė tė thiktė deri tek mensat. Rruga rėndom ishte koracė e trashė akulli ose me dėborė dhe po tė mos ecje me kujdes, rrokullima tė ēonte nė disa dhjetėra salto. Zakonisht nė mensė takoheshim me grupin e punės dhe pas ngrėnies, niseshim nė Galerinė famėkeqe 43. Procedura rutinė ishte pėrherė e njėjta: grupi ynė prej pesė vetėsh do merrte, si fillim, nė hyrje tė galerisė kryesore, 200 vagonė (aq ishte norma) dhe i shpinim nė ballė tė galerisė 43. I binte qė vagoni i dyqindtė i “autokolonės” tė qėllonte fiks nėn “trimozhė”. Trimozha ishte njė derė e lėvizshme hekuri, e cila sa herė hapej, lejonte tė rridhte minerali drejt mbi vagon. Diē si principi konik i koshit tė mullirit. Hambari i mineralit qė rridhte mbi vagonė ishte pjesė e punės sė nėnkateve tė tjera; njė zinxhir punėsh, qė kryhej nė katet e mėsipėrme nga punėtorėt e kėrkimit dhe prodhimit, e atij minerali qė shkarkohej nga vagonėt e kėtyre fronteve nė furrnel. Ne ishim hallka e fundit e zinxhirit; e nxirrnim me vagonė nė galerinė kryesore, duke i lidhur ndėrmjet vedi tė dyqind vagonėt, gjersa vinte dhe i merrte elektrovozi, njė lloj lokomotive e fuqishme. Pra, nė fillim ne merrnim vagonėt bosh nė hyrje tė galerisė kryesore, pėr t’i shpėnė nė fund tė Galerisė 43, 2000 metra tė gjatė. Na duhej qė nė fillim tė zinim me duar vagonėt qė, rėndom ishin tė veshur me njė shtresė akulli 2-3 cm; duart nuk mund t’i hiqje nė asnjė mėnyrė nga akulli, pasi galeria kishte njėfarė pjerrėsie shinash dhe, nė momentin qė ti harroje ta shtyje, vagoni menjėherė merrte mbrapsht dhe rrotat e tij tė prisnin kėmbėt. Kėshtu akulli shkrihej prajshėm nga ngrohtėsia e duarve tona. Gjatė gjithė kohės galeria pikonte njė shi tė imėt, ndėrsa poshtė, niveli i ujit i mbulonte shinat.
    Skėterra fillonte kur vagoni mbushej nėn trimozhė dhe duhej shpėnė nė galerinė kryesore. Kryepunėtori i grupit, Sinani nga Sina, energjik, i thatė e shtatėgjatė, ishte njė njeri nevrik, i cili njė ndėr dy fjalė e kishte patjetėr sharje. Nė fillim jepte porositė, nė mėnyrė tė veēantė qė tė mos rrėzohej vagoni, gjė qė sillte bllokimin e punės, uljen e ritmit pėr gjithė grupin dhe vonesėn e realizimit tė normės. Gjithmonė synimi ishte tė mbaronim para orės shtatė ose sa mė parė tė ishte e mundur. Duhej punuar me vigjilencė tė madhe, me shqisa shtesė. Ky proces fillonte pak a shumė kėshtu: varej kandili me karbit nė ballė tė vagonit, pastaj nisej, duke e shtyrė nė fillim me duart nė vegat e pasme. Menjėherė vagoni merrte shpejtėsi nga pjerrėsia e shinave dhe vegat e vagonit shėrbenin jo mė pėr ta shtyrė, por pėr tė kufizuar me forcė shpejtėsinė e, sidomos, drejtimin. Nga shpejtėsia e vagonit, tėrė galeria ushtonte nga njė zhaurimė sikur tė kishte hyrė brenda ndonjė avion, ndėrsa kandili me karbit, i varur nė ballė tė vagonit, fikej nėn presionin e ajrit. Kėtu fillonte pjesa mė e vėshtirė ku duheshin mobilizuar “shqisat shtesė”, pasi rreziku kryesor ishin kokat e shinave, ato segmente ku shinat ishin salduar. Nėse nuk “prisje” mirė me drejtimin e vagonit, nga ndeshja e vrullshme me kokėn e shinave, vagoni pėrmbysej. Nė errėsirė s’tė mbetej tjetėr: vetėm tė tėrhiqeshe leckė pas vagonit, ndėrsa ēizmet duke pllaquritur ujin pėrposh, ngrinin stėrkala tė mėdha qė tė visheshin surratit, rrobave, derisa nė mėngjes, ku nga shiu i pandėrprerė, ku nga pėrplasjet e ēizmeve nė ujin qė mbulonte shinat, dilje i qullur jashtė.
    Ishte njė Qemal, Qemal... nga Fushė-Bulqiza, i cili sapo kishte mbaruar shkollėn e mesme. I urtė e i pafjalė, por tepėr batall: ēdo turn atij i binte vagoni njėherė se s’bėn. Nė kėsi rastesh nė tė tjerėt, qė prisnim nė radhė pėr t’u nisur, dėgjonim goditjet e tubit tė ajrit, shenjėn qė na lajmėronte se Qemalit i kishte rėnė vagoni. Sinani merrte njė pamje prej tė persekutuari apo tė preri nė besė, vinte tė dyja duart nė bel, si i mbeturi nė pikė tė hallit dhe, ashtu, i ndriēuar mugėt nėn flegėrimėn e dritės sė karbitit, niste tė shfrynte e tė shante me nėnė si xhind i tėrbuar. Gjithė grupi nisej nė ndihmė, ndėrsa Sinani shteronte nervat e veta me Qemalin, pasi Qemali nuk denjonte tė kthente pėrgjigje, pavarėsisht fyerjeve. I mbaj mend tė gjalla kėto mikrokomedi tė zeza: Sinanin qė shfrynte gojėshthurur, ndėrsa Qemalin gjithė siklet, duke lėvizur ritmikisht e me nervozizėm kunjin e kandilit tė karbitit. Nga kėto lėvizje gjithmonė, nė masėn e rėnies sė ujit nė karbit, pėrftohej njė gjuhė e furishme flake tė kaltėr, qė ngrihej curril pėrpjetė, aq sa njėherė, i nevrikosur nga ky detaj qė pėrsėritej, Sinani ia rrėmbeu atij kandilin dhe ia vėrviti diku midis territ tė galerisė, duke i thėnė: - Lėre kėtė ves muti, se na i bėre nervat hoshaf! Sinani pėrfundonte gjithmonė duke i treguar shembullin tim Qemalit: - Shihe, dhe Agroni punėtor i ri ėshtė, po pse nuk i bie vagoni atij, po vetėm ty? - Si ia del mor burrė? – mė pyeti Qemali njė mėngjes. - As unė nuk e di, me thėnė tė drejtėn. Kam pėrshtypjen se nė tre vendet ku ka koka shinash tė rrezikshme, pėrqendrohem shumė.
    - Po ec e gjeji nė terr se... Ti si ia bėn? - Po ta kesh vėnė re, - thashė, - nė tė tre vendet ku gjenden kokat dhe ku zakonisht bien vagonat, nga muret e galerisė rrjedh nga njė curril uji i fuqishėm mbi njė lug llamarine. Unė mendoj se, me gjithė atė zhurmė, ato llamarina nuk shėrbejnė si krua pėr tė larė duart, por pėr tė paralajmėruar nė terr tre vendet mė tė rrezikshme... shto kėtu edhe mungesėn e ndriēimit... - Nuk e ke keq, jo... do ta provoj njėherė... kushedi...
    IV - Nga ora gjashtė e gjysmė - shtatė pa njė ēerek, grupi ynė dilte nga Galeria 43. Vareshim shpatit tė malit, mė shumė duke u rrokullisur nėpėr borėn e ngrirė drejt mensės. Pėrgjatė njėzet minutave, nė atė pikė tė Siberisė shqiptare ku temperaturat shkonin deri nė – 30° C, rrobat tona ngrinin me gjithė zhulin e kromit dhe ngjanin si ndoca shtresa tė forta pastėrmaje. Mendoja se edhe po t’i qėlloje me plumb, nuk mund t’u nxirrje cifėl. Vėshtirėsia qėndronte nė mensat e punėtorėve kur provonim tė pėrvishnim mėngėt pėr tė larė duart: duhej medoemos tė zhvishje peliēen, xhaketėn etj.
    Sė paku nė mensa e kisha njė ngushėllim, njėfarė shtendosjeje. Atėkohė vėllezėrit i gjeja nė mensė; pasi hanin dhe para se tė niseshin nė turnin e tyre tė ditės, ata mė prisnin mua, duke e ditur mirė se nė ēfarė gjendjeje tė rėnė e tė dėrrmuar kthehesha. Pėr tė mė ngritur humorin, sajonin gjithėfarė bejtesh ose veprimet i shoqėronin me bejte tė tipit ritualor, duke vendosur pjatat nė tryezė: Ylberi: O Agron, ku t’ka nona: - bukė, ēaj e makarona! Myndiri: O Agron, ti je bota: - bukė, ēaj edhe biskota!
    Mė fort vija buzėn nė gaz me zellin dhe pėrkushtimin e tyre se sa me humorin qė pėrftohej. Njė gjė e kisha tė sigurt: vėllezėrit, kur dilnin, e mbushnin sobėn me cungje tė trasha, qė ta gjeja tė nxehur mirė. Rituali i mėtejshėm vazhdonte: ngrohja e ujit me shpikjen elektrike prej dy kanaēeve, qė kishin qenė kuti qumėshti “Panda” dhe qė prodhonin njė ujė tė oksiduar keq, saqė pas larjes me kanė, t’i bėnte fijeflokėt si tela tė ashpėr instrumentash muzikorė. Vetėm mandej, shtrihesha nė krevat dhe, mes njė qetėsie tė thellė e tė valė ku dėgjohej vetėm brambullima e flakės nė sobė, merrja gjithė kėnaqėsi e ėndje tė lexoja, i pashqetėsuar prej askujt e mė tė rrallė, tė shkruaja ndonjė varg. Por nuk zgjaste shumė: kapakėt e syve picėrroheshin ngadalė, rrezja e shikimit ngushtohej, vagullohej, ntrashej dhe lodhja jepte tė dukej me librin qė kėputej pėrdhč. Kėshtu ka zgjatur torturueshėm, njė muaj, leximi i romanit voluminoz tė Balzakut “Iluzione tė humbura”.
    Nė qytet zbrisja jashtėzakonisht rrallė, vetėm tė shtunave dhe vetėm pėr tė tėrhequr ndonjė libėr nga biblioteka: si nė kohė me borė, shi apo diell, ndėrtesat dhe ajo surrogato e ftohtė zhuli, ngjanin si tė vizatuara shkel-e-shko, bardhė-e-zi, me plumb. Ndonjėherė, kur qėllonte ditė e ngrohtė me diell, ndanė bordurave tė tė vetmes shėtitore tė qytetit, shihje punėtorė qė rreziteshin nė diell, me ēizme tė hequra dhe pecet e pista tė kėmbėve qė shtrinin pėr t’i tharė.
    Ky ishte qyteti qė i jepte Atdheut “Kromin qė ēan Bllokadėn”.

    Marrė nga portali “gazetastart.com”



    ...
    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Se mohon kush murtajen komuniste e fatin e mjere te mijera shqiptareve qe lenguan nen te.
    Po ti brar pse i revokon?

Tema tė Ngjashme

  1. Galeria fotografike e Formula 1
    Nga StormAngel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 05-07-2015, 08:33
  2. Galeria e piktorit Altin Muciqi
    Nga STRAIGHT_TALK nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 08:34
  3. Galeria Fotografike e Letėrsisė
    Nga Redi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-06-2007, 20:55
  4. Galeria Shqiptare
    Nga StterollA nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2004, 14:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •