Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    Faleminderit Darius dhe James Douglas per materialin qe sollet. Emisionin ne Discovery Channel e kam pare me pare, ishte shume interesante.

    Kemi edhe disa raste kur viktima ka shpetuar dhe eshte deshmuar nga te afermit, edhe pse ndoshta nuk eshte e sigurte se ka qene SHC.

    Dy shembuj te njerezve qe kane shpetuar nga ngjarjet e xixellimave statike me potenciale katastrofale jane shenuar ne librin e Heymer “The Entrancing Flame”. Te dyja rastet mbeshteten ne deshmitare. Ngjarjet jane regjistruar ne forme te deklaratave te nenshkruara nga individed e emeruar, qe I kane hequr disa detaje per te mbrojtur privacine e tyre.

    Ne Shtator 1985, nje grua e re e quajtur Debbie Clark po ecte per ne shtepi kur vuri re nje ndricim te rastesishem te nje drite te kaltert:

    “Isha une. Une po e ndricoja rrugen e oborrit pas cdo dy tre hapave qe po ecja.

    ” Kur hyme ne kopshte mendova se tani me u be qesharake. Po ecja rreth e rrotull duke thene: ‘shikoje kete, mam, shikoje!’ Ajo filloi te piskas dhe vellai im erdhi tek dera dhe filloi te piskase e bertase duke thene ‘A kurr nuk ke degjuar per djegjen spontane te njeriut?’”

    Nena e Debbit, Dianne Clark:

    “I piskata asaj qe ti heq kepucet dhe xixellimat vazhdonin dhe e shtyva shpejte dhe e futa ne banjo. Mendova se banjo eshte e lidhur me token. Ishte nje drite e kaltert, e di se e quajn drite e kaltert elektrike. Ajo mendonte se eshte qesharake, vetem po qeshte.”


    Ne dimrin e 1980’s, Cheshire, Angli banorja Susan Motteshead po qendronte ne kuzhine, kishte te veshur pizhama rezistuese ndaj zjarrit, kur papritur e pa veten te zhytur ne nje zjarr qe u fik shpejte …

    “Isha ne kuzhine dhe vajza ime leshoi nje britme duke thene se shpinden e kam ne zjarre. Sapo shikova poshte disi u perhap gjithkah ne mua. Ishte sikur nje flake e verdhe dhe e kaltert qe me kishte mbuluar. As floket e mija nuk u dogjen.”

    Vajza, Joanne Motteshead, e verteton kete ngjarje, dhe shton se zjarrfikesit me pas kishin tentuar pa sukses ti venin flaken pizhamave te Susanes.


    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 03-02-2009 mė 00:57
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  2. #22
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Raste te vetedjegies spontane.

    Ne 1982 ne nje vend afer Londres, nje grua 62 vjeēare me te meta mendore mori zjarr papritmas. Babai i saj i cili qelloi te ishte prane vajzes, u be deshmitar i ngjarjes. Atij i terhoqi vemendjen nje drite/shkendije e cila u be shkak qe te kthente koken ne drejtim te vajzes. Trupi i gruas ishte mbuluar nga flaket. Flaket ishin me te dendura kryesisht ne fytyre dhe duar, por ajo qe te bente ēudi ishte fakti se gruaja nuk shfaqte axhitim apo nuk perpelitesh aspak.
    I ati e terhoqi menjehere drejt lavapjatit me te afert duke i shuar flaket por fatekeqja edhe pse u dergua ne spital, vdiq per shkak te djegieve te renda qe kishte marre.

    Ne nje episod tjeter, nje zjarrefikes tregonte se kishte nderhyre ne rastin e nje endacaku i gjetur i vdekur e i djegur. Flaket te cilat vazhdonin te digjnin kufomen dilnin jashte nepermjet nje prerjeje prej disa centimetrash ne kraharor dhe dilnin jashte me vrull si te ushqyera nga brenda. Vetem duke futur idrantin(tubin me uje) ne ate te ēare zjarrefikesi arriti te shuante flaket.

    Per me shume informacion shikoni ne: http://www.paranormale.com/fenomeni...combustione.htm
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Mendoj se ne keto raste temperatura nuk shkon ne gradacione te larta. Nuk mund te spjegohen ndryshe ndjeshmerite e dobeta te personit ne keto raste apo mos djegia e materialeve perreth.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga G.D Lexo Postimin
    Mendoj se ne keto raste temperatura nuk shkon ne gradacione te larta. Nuk mund te spjegohen ndryshe ndjeshmerite e dobeta te personit ne keto raste apo mos djegia e materialeve perreth.
    Mbase nuk eshte djegie e rendomte, sepse djegia ne prani te oksigjenit nuk mund te ndodhe ne temperature ambienti, do te kete patjeter flake dhe po pati flake rrobat nuk kane se si te shpetojne.
    I vetmi shpjegim eshte ndonje "rapid decay" i ndonje tipi te panjohur qe prek vetem qelizat.

    Po sikur te jene vampira? E keni parasysh filmin Blade I, spontaneous combustion pa flake.
    Diēka ka aty.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Mbase nuk eshte djegie e rendomte, sepse djegia ne prani te oksigjenit nuk mund te ndodhe ne temperature ambienti, do te kete patjeter flake dhe po pati flake rrobat nuk kane se si te shpetojne.
    I vetmi shpjegim eshte ndonje "rapid decay" i ndonje tipi te panjohur qe prek vetem qelizat.

    Po sikur te jene vampira? E keni parasysh filmin Blade I, spontaneous combustion pa flake.
    Diēka ka aty.
    Nuk besoj te jene qenie te ndryshme nga humanoidet. Vampiret as qe ekzistojne. Jane trillime keto skenaret me vampire.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Humanoid nuk eshte patjeter human, pra ndonje lloj humanoidi hibrid.

    Djegia spontane me flake, nuk me habit edhe aq, pak a shume sado probabilitet te vogel kushtet e pershtatshme mund te krijohen.
    Por ajo pa flake?

    Mund te jete edhe ndonje "pjekje" me mikrovale. Objektet e thata nuk ndikohen, kurse trupi do piqej ne moment.
    Mund te ket endonje ndikim te jashtem, ndonje lloj ekzekutimi prej ndonje qenieje te panjohur.

    Me vjen ndermend ajo qe ne folklorin tone quhet "shuplakje"(shuplake,pellembe).
    Kur ne rrethana dhe momente te caktuara personit i shfaqen pernjeheresh djegie te forta te lekures nen rroba.

    Mbase keto djegie ne dukje spontane nuk jane dhe aq spontane.

  7. #27
    Vampirizmi ka lidhje me shume me shapeshifting. Eshte komplet subjekt tjeter dhe i gjate por klasifikohet ngushte tek paranormalet. Mos ju referoni vampirizmit qe parqitet ne kinematografi. Eshte ndryshe dhe shume nga budallalliqet qe pershkruhen neper filma jane thjesht artistike. Por ka nje ane tjeter shume here me te erret qe nuk eshte vendi ketu per tu permendur.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Me sa di une ne,ne Mjeksi quhet dhe djegje e brendeshme dhe shafqet ne lekure ne forme pullash te kuqe dhe mjekohet me nitrat argjendi,ose kur kalojme ndonje ftohje dhe disa plage ne buze themi qe:kam patur temperature te BRENDESHME,ne te dyja rastet ato shfaqen pa dhimbje,pra ideja ime eshte qe mbase pak a shume te gjithe kemi pesuar nje NDEZJE te zjarrit te brendshem i cili nuk ka bere BUUM.
    Derisa Trupi i njeriut,e thene ne menyren me te thjeshte Shkencore,ESHTE NJE MAKINERI NE PERFEKSIONSHMERI,mjafton nje superxhiro e motorit qe ta djegi ate!!!????

  9. #29

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Natyrisht qe mjekesia nuk eshte ne dakord (nese kam privilegjin te perfaqeoj per nje moment mjeket e forumit). Djegia spontane e njeriut eshte nje djegie qe ndodh sic shihet ne brendesi te organizmit dhe nuk ka lidhje me lekuren mesa duket.
    Syte e Tigrit eshte me siguri duke folur per nje fenomen qe ne mjekesi quhet pllake , veprimtaria e seciles kufizohet vetem ne lekure. Nuk ka fare lidhje dicka e tille me djegien spontane. Te pakten eshte larg arsyes nese marrim ne konsiderate mekanizmat e permendur me larte per kete fenomen.

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Ok mbase me sakte do te ishte qe plakat ne shqiperi i thone "DJEGJE NATE" dhe siptomat ose shenjat dalin deri ne siperfarqe,sepse dhe Vullkani kur shperthen,llaven e njerr ne siperfaqe,mbase dua te flas pak me shume si teori dhe jo si nje zbulim shkencor,Mbase Mjekesia nuk mund ta pranoje per momentin.!?

  12. #32
    Edhe njehere, djegia sponate nuk trajtohet nga mjeksia. G.D. e shpjegoi shume qarte qe ajo qe klasifikohet pllake ne mjekesi nuk ka lidhje me kete teme.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Diku ne nje liber, (ne mos gaboj "La mente di Dio" te Poul Davids) kam lexuar qe eshte nje mrekulli qe trupi i njeriut nuk digjet dhe kjo fale disa enzimave qe kontrollonin djegien e sheqerit dhe te yndyrnave. Trupi i njeriut eshte nje univers me vete persa i perket funksionimit te tij dhe eshte nje mekanizem perfekt. Ajo qe me duket me e besueshme eshte njera nga keto raste:
    1. Ka ndodhur vetvetiu nga mosfunksionimi i kontrolluesve te ketij reaksioni qe ndodh cdo sekonde ne trupin tone.
    2. Ka ndodhur per shkak te aktivizimit te ketij reaksioni nga nderhyrja nga jashte, me ane te ndonje helmi.
    Fakti qe eshte shume i rralle si fenomen dhe ne historine e njerzimit nuk eshte degjuar me pare por vetem ne perudhen e zhvillimit teknologjik me ben te besoj me shume te dyten. Po te ishte nje mosfunksionim do kishim pasur deshmi sic kemi per te lindurit me deformime, apo dicka tjeter qe i dime qe kane ndodhur.

  14. #34
    Fakti qe eshte shume i rralle si fenomen dhe ne historine e njerzimit nuk eshte degjuar me pare por vetem ne perudhen e zhvillimit teknologjik me ben te besoj me shume te dyten. Po te ishte nje mosfunksionim do kishim pasur deshmi sic kemi per te lindurit me deformime, apo dicka tjeter qe i dime qe kane ndodhur.
    Perkundrazi ka ndodhur dhe shume kohe me pare por kuptohet qe njerezit e klasifikonin si veper te demoneve dhe djallit. Nuk eshte fenomen modern, eshte po aq i vjeter sa eshte historia e rregjistruar e njeriut.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga ocean Lexo Postimin
    Djegia Spontane - Vetvetishme

    Trupi I njeriut papritmas mund te shpertheje ne flake. Ne tre shekujt e fundit, perafersishte 200 raste te fenomeneve te tilla jane pershkruar, por asnje shkenctare gjer me tani nuk ka arritur te shpjegoje perfundimishte se si ndodhe kjo. Interpretimet nga parashkencat perfshijne denimi hyjnore, reakcion zingjiresh atomik, dhe procese te panjohura te kemikaleve. C’fare lloj energjie eshte liruar qe mund te shkaktoje nje djegje spontane?

    Karakteristikat e vet-djegjes spontane

    1. 80% te vikimave jane femra
    2. Shumica e viktimave kane mbipeshe dhe jane alkoolik te rende
    3. Gati te gjitha viktimat jane vetem dhe shpesh njihen te jene alkoolik te rende
    4. Trupat jane te djegur gati teresishte, por jo dhoma ne te cilet ata jane gjendur
    5. Trupat zakonisht jane te djegur, por jo koka dhe/ose gjymtyret; dhe teshat zakonisht mbesin te padjegura.
    6. Lloj vaji me ngjyre te verdhe dhe nje ere te piste e rrethon viktimen.


    Individed qe ne menyre spontane digjen gjer ne vdekje pa ndonje shkak te dukshem, eshte njeri nga fenomenet me misterioze qe ekzistojne sot ne bote.

    Nje specialist I famshem ne kete lami, Larry Arnold nga Anglia, I kishte identifikuar dokumentet raportuese me te hershme te djegjes spontane, qe datojne qe nga viti 1671. Ndodhi ne Paris. Nje pijanec I njohur ishte komplet I konsumuar nga zjarri perveq majet e gishtave dhe kokes. Edhe pse kishte qene I shtrire ne nje shtrat nga kashta ne ate kohe, vet kashten nuk e kishte kapur zjarri. Qe nga atehere, policet qe hulumtuan raste te ngjashme I kishin shpjeguar se fenomeni rezulton nga ndezja e gazrave te prodhuara nga alkoholi. Ky shpjegim nuk eshte me I vlefshem.

    Pyetja qe me se shpeshti paraqitet eshte: “Si eshte e mundur qe nje person te konsumohet teresisht nga flaka pa i dhen flake rrethit ku gjindet?”
    >>>Gjeja me e cuditshme eshte pse jane 80% femra?
    Dhe nga informacioni qe po jepni i bie qe ne nje fare menyre alkoli qenka shkaku.
    Persa i perket pyetjes se djegjes pa djegur kashten mund te them se djedja eshte nje lloj oksidimi i shoqeruar me flake por ky reaksion nuk eshte e thene te shoqerohet gjithmone me flake.
    Kush e di tamam se c'ka ndodhur aty, ben vaki ky ka qene ndonje reaksion i tille pa flake. Ose ka pasur flake te vogla por lengu gjate djegies ka lagur kashten dhe djegia ka qene a pamundur.
    Dhe atehere mund te shpjegohet mos djegia e kashtes.
    La verita' ti rendera' libero!

  16. #36
    Eshte bere nje permbledhje e rasteve po si statistike nuk eshte shume e drejte. Ka patur plot raste qe djegia ka ndodhur ne persona qe nuk kane pire kurre alkol ne jeten e tyre. Kjo perjashton autmatikisht shpjegimin qe djegia ndodh si rezultat i pranise se larte te alkoholit ne gjak.

  17. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Nuk eshte e vertete qe 80% e te Vete-djegureve jan femra.
    Rasti qe pati fatin te dokumentohej i pari dhe te ndiqej si fenomen fillon ne vitin 1951 ne S,Petesburg USA,.
    Nje plake me shendet te mire 77 vjece u gjet e Djegur nje mengjes,ne shtepine e saj.
    Pas dhjetera e dhjetera rastesh deri ne vitet ku jetojme dolen dhe rane shume teori,si ata qe vetedigjeshin ishin alkoliste..ect.Si eshte e mundur qe te digjen objekte jo me shume se 3-4 cm nga viktima??Bomba berthamore ne trupin e njeriut.
    Nje statistike qe eshte e sakte zyrtare(te pakten) deri tani eshte se me shume fenomene te tilla kane ndodhur ne ANGLI,pse???
    Teoria qe po qendron me shume ne kembe eshte se,vete-djegja mund te ndodhe nga sasia e madhe Hidrogjenit dhe oksigjenit ne trupin e njeriut ofte dhe per nje moment te caktuar,dhe pse ne angli me shume raste??gjithnje mendohet se ka te beje me forcen magnetike te tokes,e cila ne nje moment enrgjia e saj mund te kryqezohet me nje njeri qe ne ato momente ne trup ka me shume sec duhet hidrogjen dhe oksigjen ne trup.
    Kjo teori thote gjithashtu se:kjo mund ti ndodhe GJITHEKUJT.
    TUNG

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Syte_e_Tigrit Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertete qe 80% e te Vete-djegureve jan femra.
    Rasti qe pati fatin te dokumentohej i pari dhe te ndiqej si fenomen fillon ne vitin 1951 ne S,Petesburg USA,.
    Nje plake me shendet te mire 77 vjece u gjet e Djegur nje mengjes,ne shtepine e saj.
    Pas dhjetera e dhjetera rastesh deri ne vitet ku jetojme dolen dhe rane shume teori,si ata qe vetedigjeshin ishin alkoliste..ect.Si eshte e mundur qe te digjen objekte jo me shume se 3-4 cm nga viktima??Bomba berthamore ne trupin e njeriut.
    Nje statistike qe eshte e sakte zyrtare(te pakten) deri tani eshte se me shume fenomene te tilla kane ndodhur ne ANGLI,pse???
    Teoria qe po qendron me shume ne kembe eshte se,vete-djegja mund te ndodhe nga sasia e madhe Hidrogjenit dhe oksigjenit ne trupin e njeriut ofte dhe per nje moment te caktuar,dhe pse ne angli me shume raste??gjithnje mendohet se ka te beje me forcen magnetike te tokes,e cila ne nje moment enrgjia e saj mund te kryqezohet me nje njeri qe ne ato momente ne trup ka me shume sec duhet hidrogjen dhe oksigjen ne trup.
    Kjo teori thote gjithashtu se:kjo mund ti ndodhe GJITHEKUJT.
    TUNG

    lol,
    keto qe po thua me kujtojne shume ato qe u thane sot tek emisioni "Mistero" tek Italia 1

    dhe mua kjo tema me shkoi direkt ndermend.
    shume emision i organizuar mire ky.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 04-12-2009 mė 18:01

  19. #39
    Une nuk e marr vesh se ku i gjeni keto informacione. Kush tha qe numri me i madh i rasteve eshte ne Angli? Vetem me nje shkrim tek e tuk nuk mund te dilet ne konkluzion real per fenomenin. Eshte i pranishem ne gjithe boten dhe ska asnje percaktim apo preference gjeografike.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anėtarėsuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen


    Nje prej mistereve te cilave ka kohe qe njerezit mundohen t'i japin nje pergjigje eshte edhe djegia njerezore spontane, nje rast kur trupi i njeriut papritur merr flake pa ndonje shkak te arsyeshem dhe e cuditshme eshte qe digjet vetem trupi i njeriut pa u shperndare flaket me tej.

    Nje profesor ne Cambridge mund te kete dhene nje shpjegim shume interesant ne lidhje me ceshtjen e djegies natyrore spontane dhe e ka bere kete duke eksperimentuar me nje derr.

    Profesor Brian J Ford eshte nje biolog kerkimi dhe autor i me shume se 30 librave, shume prej te cileve jane per biologjine e qelizave dhe mikroskopine, por tani vemendja e tij eshte terhequr nga studimi i mekanizmave pas 'shperthimit' te njerezve.

    Ai tha ne nje artikull ne New Scientist: "Nje minute ata mund te jene duke u relaksuar ne nje karrige, ndersa momentin tjeter ata shperthejne ne flake."

    "Ata ngjajne si nje pishtar i ndezur dhe per me pak se gjysem ore ata ngelen vetem hi."

    "Zakonisht kembet ngelen te padjegura. Dhe me e cuditshme akoma, eshte qe edhe objektet qe ndodhen prane trupit ngelen te paprekura, si per shembull nje tufe me gazeta apo nje mbeshtetese per krahun."

    Raportimi i pare ne lidhje me kete fenomen daton ne vitin 1641 kur doktori dhe matematicieni Danez, Thomas Bartholin pershkroi vdekjen e Polonus Vorstius, i cili ishte duke pire vere ne shtepine e tij ne Milano ne Itali nje mbremje ne vitin 1470 perpara se te shperthente ne flake.

    Qe atehere me shume raportime te djegies spontane jane mbledhur dhe eshte bere nje lidhje e tyre me alkolizmin, megjithese me vone kjo lloj lidhje u percaktua si e pabazuar.

    Rasti me i fundit i ketij fenomeni ishte 76 vjecarja Michael Faherty e cila vdiq ne 22 dhejtor te vitit 2010. Mjekja ligjore e West Galway, Ciaran McLoughlin e regjistroi shkakun e vdekjes si djegie spontane njerezore.

    Profesori Ford deshironte te hidhte poshte teorine e alkolizmit si edhe dicka tjeter te quajtur "wick effect" te sugjeruar nga mjeku ligjor ne Londer Gavin Thurston ne vitin 1961.

    Thurston kishte pershkruar se si dhjami njerezor digjet ne rreth 250grade celcius, por nese do te shkrihej do te digjej si nje fitil, ashtu si edhe rrobat apo materiale te tjera ne temperature ambjenti.

    Ai shtoi: "Mendova qe kishte ardhur koha qe te testonim realitetin keshtu qe morrem nje pjese nga barku i derrit dhe e lame ne etanol per nje jave."

    "Edhe kur e fshime me nje garze te lagur me alkol, indet nuk digjeshin."

    "Alkoli nuk eshte prezent ne indet tona, por megjithate ka nje perberes tjeter te ndezshem ne trup qe mund te rritet shume ne perqendrim"

    Ne fakt trupi krijon aceton qe eshte shume i ndezshem.

    Ai shtoi: "Ne disa kushte mund te prodhohet ketoza ne te cilen formohet acetoni, duke perfshire ketu alkolizmin, dieten pa yndyrna, diabet."

    "Keshtu qe vendosem te benim serish eksperimentin me derrin por kesaj here e lame ne aceton dhe jo etanol."

    "U dogj dhe u kthye ne hi brenda gjysem ore."

    Per here te pare nje arsye e duartrokitshme ne lidhje me djegien njerezore eshte treguar me ane te nje eksperimenti

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėnohet djegia e flamurit tė Malit tė Zi
    Nga no name nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 11:01
  2. Monumentet kulturore tė Voskopojės nė rrezik!
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 15:10
  3. Rreziku nga dielli
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-07-2006, 03:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •