Prishtinë, 31 janar 2009 (VushtrriaPRESS)-
Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas takimeve me orë të tëra në mes menaxhmentit policor të PK-së dhe Këshillit Organizativ të Protestës është arritur një kompromis që protesta të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Gjatë këtij takimi, menaxhmenti policor u zotua se gjatë muajit shkurt të këtij viti do të bëjë një zgjidhje urgjente për përmirësimin e mirëqenies së oficerëve të PK-së.Pavarësisht nga ky kompromis i arritur, Sindikata e Policisë nuk heq dorë nga Marrëveshja e nënshkruar në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë në tetor të vitit të kaluar, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës(PK).
__________________________________________________ _________________________


VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.tk
www.vushtrriapress.shqipo.com