Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë

    Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë



    Komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptarë ka reaguar ndaj – siç janë shprehur ata - tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë.
    Komuniteti i artistëve ka reaguar pas përurimit të një objekti në Shkup, të premten, që konsiderohet si "Shtëpia e Nënë Terezës". Objekti që është në qendër të qytetit u financua nga Qeveria e Maqedonisë.

    Intelektualë shqiptarë kanë ngritur shqetësime se në këtë objekt që do të jetë dhe muze, fshihet origjina e saj shqiptare dhe se ajo nuk ndërtohet në vendin autentik, ku ka lindur dhe jetuar Nënë Tereza, në të cilin vend qeveria ka vendosur të ndërtojë një kishë ortodokse.

    “Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë”, theksohet ndër të tjera në reagimin e artistëve nga të gjitha trojet shqiptare.

    Këtë fakt - sipas tyre - ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj.

    “Në këtë kontekst, ne komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, e vlerësojmë tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase. Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë”, vazhdon reagimi i artistëve shqiptarë.

    Rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore kushtuar humanistes dhe të lumes Nëna Terezë – sipas tyre - dëshmon edhe njëherë sheshazi se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e Nënës Terezë, nëpërmjet maqedonizimit të saj dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup.

    “Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës. E, mbi të gjitha kjo mënyrë e abuzuarit me këtë Shenjtëreshën tonë shqiptare, nuk i rri për shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, e cila tërë jetën e saj ja ka kushtuar paqes, dashurisë dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve”, përfundon reagimi i artistëve.

    Nënshkrues të këtij reagimi janë:
    Ali Podrimja (Kosovë)
    Dritoro Agolli (Shqipëri)
    Antonë Nikë Berisha (Kosovë- Itali)
    Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbëreshe, Itali)
    Pandili Çina (Shqipëri)
    Xhevahir Spahiu (Shqipëri)
    Fatos Arapi (Shqipëri)
    Moikom Zeqo (Shqipëri)
    Sadik Bejko (Shqipëri)
    Akil Koci (Kosovë-Angli)
    Ndue Ukaj (Kosovë)
    Luan Daka (Kosovë)
    Basri Çapririqi (Kosovë)
    Anila Xhekaliu (Shqipëri)

    /Telegrafi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Selami2006 : 30-01-2009 më 18:25

Tema të Ngjashme

  1. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •