Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Shqipëria i shet energji Greqisë

    Nga 22 janari deri më 28 shkurt, vendi ynë do të furnizojë me energji elektrike fqinjin jugor

    TIRANË - Ndryshe nga tradita, Shqipëria për tetë orë në ditë do të radhitët ndër vendet eksportuese të energjisë. Sipas marrëveshjes midis Korporatës
    Energjetike Shqiptare dhe homologes së saj greke, gjatë një muaji, vendi ynë do të eksportojë drejt fqinjit jugor 53 mijë MW energji elektrike, me një kapacitet deri në 200 MW në ditë. Nga këto, gjysma e sasisë do të garantohet nga KESH-i dhe pjesa tjetër nga operatorë të tjerë, sipas marrëveshjeve dypalëshe ditore.
    Sipas ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, kjo ndarje është bërë me qëllim ruajtjen e sigurisë së sistemit elektro-energjetik. "Në rastet kur ky sistem nuk do të konsiderohet në rrezik, KESH-it do t'i lejohet të shesë edhe pjesën tjetër", - tha ai.
    Eksporti i energjisë elektrike drejt Greqisë ka filluar që më 22 janar dhe do të përfundojë më datë 28 shkurt 2009. Energjia në fjalë do të shitet sipas çmimeve në bursën e Athinës dhe parashikohet që nga totali të zbritet ajo pjesë që humb në rrjetin e transmetimit, e cila parashikohet të jetë 4 për qind.
    Ruli siguroi se kjo shitje nuk bëhet në dëm të plotësimit të nevojave për energji të konsumatorëve shqiptarë. Fillimi i eksportit të energjisë u bë i mundur si pasojë e përmirësimit të ndjeshëm të situatës hidrike në vend, nga reshjet e bollshme të disa ditëve.
    Sipas Rulit, niveli i basenit të hidrocentralit të Fierzës ka arritur në 288 metra, me një kapacitet prurje 432 m³/sek. Për momentin, Shqipëria konsumon afërsisht 21 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa kapaciteti prodhimit është 18.6 milionë kilovat/orë në ditë dhe pjesa tjetër plotësohet nga importi.

    nga shekulli.com



    Mendime të thjeshta:

    Në të njëjtën kohë që konsumimi i energjisë në Shqipëri është më i ulët nga prodhimi z. Ruli thotë kjo shitje nuk bëhet në dëm të plotësimit të nevojave për energji të konsumatorëve shqiptarë.

    Megjithëse nevojat e konsumatorëve shqiptarë nuk do plotësohen, shteti shqiptar do ketë fitime do thoshte dikush. Por le të shikojme këto "fitime"

    Energjia në fjalë do të shitet sipas çmimeve në bursën e Athinës dhe parashikohet që nga totali të zbritet ajo pjesë që humb në rrjetin e transmetimit, e cila parashikohet të jetë 4 për qind.

    Rrjedhimisht, jo vetem populli shqiptar humb energji të nevojshme, por dhe pagesa për këtë energji sështë e plotë!

    E pse seshim energji te Greqia?

    Greqia masakroi Çamërinë, Greqia bashkëpunon me grupe që kërkojnë coptimin e Shqipërisë, Greqia keqtrajton emigrantët Shqiptarë.

    Kur gjithë emigrantët të tjerë ne Greqi, që të marrin leje qëndrimi 10-vjeçare, duhet të plotësojnë të njëjtat kushte, emigranti Shqiptar, duhet të japi "provime diturie të historisë greke"

    Ska të drejta vetëm shteti grek, por dhe populli shqiptar...



    http://rilindja.wordpress.com/2009/0...ergji-greqise/

    lexoni, komentoni(dhe ne blog po keni mundesine)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Collectivemind : 30-01-2009 më 17:01 Arsyeja: edit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ncncncn e shqiptart qe u qorrun nterr ??
    We are all Aliens

  3. #3
    Shqipëria konsumon afërsisht 21 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa kapaciteti prodhimit është 18.6 milionë kilovat/orë në ditë dhe pjesa tjetër plotësohet nga importi.
    Konsumi eshte 21miljon KVA/ore.

    Prodhimi 18.6miljon KVA/ore .

    Pjesa e mbetur nga importi.


    Ja cfar po ben SHteti SHqiptar ne te njejten kohe Importon dhe "Eksporton"

    Nese eshte e mirqene shifra 18.6miljon KVA/ore

    Atehere ne Importojme 2.4miljon KVA/ore qe jane 57.6miljon KVA/dite (ne dite)

    Pra ne Importojme 57.6miljon KVA/dite

    me një kapacitet deri në 200 MW në ditë
    DHe do eksportojme 200MVA/dite qe jane 0.2miljon KVA/dite



    P.S KOgxha qeveri kemi , lum si ne ......

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush di te na tregoje..se si e siguron energjine elektrike fqinji yne jugor.. greqia ?

    kur jeshe ne athine parvjet.. pashe se ujin e ngrohnin me ato elementet diellore te cilat ishin gati ne cdo cati shtepie e pallati..

    po korentin nga e marrin?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sa per informacion,dje eshte nenshkruar nje kontrate ne mes te KOST te Kososoves dhe Operatorit shqiptar te transmetimit te energjise, per ndertimin e nje rrjeti interkonjekcioni ne mes dy vendeve.Ky projekt do te mundesoje qe energjia e prodhuar nga KESH dhe KEK te jete ne dispozicion te dy vendeve ne cdo kohe, me cka do te eleminohen avarite ne te dy sistemet ne kohen e mbingarkeses se konsumit.Pra eshte nje sistem bashkkohor i transmetimit te energjise elektrike . Duke pasur parasysh burimin e prodhimit te energjise ne Kosove(qymyri) dhe ne Shqiperi (uji),besohet se reduktimet e energjise ne te dy anet do te jene minimale.
    Projekti ka vlere te madhe per te dy sistemet energjetike dhe ekonomine kombetare ne te dyja vendet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    ncncncn e shqiptart qe u qorrun nterr ??
    Shqiptaret .. qe u qorruan ne terr.. duhet ta paguajn energjin elektrike.. pastaj te ken rrym!!

    Kshtu kur isha ne pushim ne shtepi.. "nana ime me thot " o bir nana .. na vdicen me kete rrym!! .. Un po i them epo cka me bo oj nan po vjedhin.. nuk shkon hic me larg se 10 dite.. erdh ai .. me sjell per pages.. po ckaa me paaa!!!! 390 EURO pa pagu.. ? .. si fola hic.. i thash atij ma lej ketu vij me von e shoh si do ja bej ! Epo hy pi them nanes.. qeshtu rrym kurr skeni me pas!! E ashtu i nervikosur u nisa me pagu .. po ku me shku tu bo muhabet me at .. arkataren aty .. i kerkova falje.. me tha ti je me i vogli nga borgji ketu .. .. un i habitur .. e pyes pse..? kshtu shoqerisht .. tregoj se 40..50% e popullit se paguajn.. por borgjin me te madh e kan Firmat e mdha.. qe kan me mbi 3000+ Euro!!

    E kshtu deshta ta lidh me temen .. seee duhet pagu rrymen per me pas 24/7 .. tek ne 1 shtepi e pagun 10 tjera jo!! Ateher ca pret ti?

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Shqiptaret .. qe u qorruan ne terr.. duhet ta paguajn energjin elektrike.. pastaj te ken rrym!!

    Kshtu kur isha ne pushim ne shtepi.. "nana ime me thot " o bir nana .. na vdicen me kete rrym!! .. Un po i them epo cka me bo oj nan po vjedhin.. nuk shkon hic me larg se 10 dite.. erdh ai .. me sjell per pages.. po ckaa me paaa!!!! 390 EURO pa pagu.. ? .. si fola hic.. i thash atij ma lej ketu vij me von e shoh si do ja bej ! Epo hy pi them nanes.. qeshtu rrym kurr skeni me pas!! E ashtu i nervikosur u nisa me pagu .. po ku me shku tu bo muhabet me at .. arkataren aty .. i kerkova falje.. me tha ti je me i vogli nga borgji ketu .. .. un i habitur .. e pyes pse..? kshtu shoqerisht .. tregoj se 40..50% e popullit se paguajn.. por borgjin me te madh e kan Firmat e mdha.. qe kan me mbi 3000+ Euro!!

    E kshtu deshta ta lidh me temen .. seee duhet pagu rrymen per me pas 24/7 .. tek ne 1 shtepi e pagun 10 tjera jo!! Ateher ca pret ti?

    niemand


    po po pot kuptoj une ty po edhe une sdu me ja pagu rrymen qe spe kom .....per mu pagu rryma duhet me pas rrym 24 ore perveq qe ska rrym 24 ore ryma osht shum e dobt ku garantohet rryma 230W e nuk osht as 150W shum shpesh na i kall shum mjete nshpi , Firmat e mdhaja veq meno ti niher veq sa naften neper gjeneratora e hargjojn sa 5 her qmimi i rrymes kjo qe ska rrym kshtu firmat e mdhaja te huja shum kan refuzu per me investu nvenin ton ku me ja pagu rrymen 200-300 euro e naft per gjenerator 500 euro ?? po kjo osht tu u bo hajgare me popull bre .
    We are all Aliens

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •