Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Post Thaçi: Me fondin e Hades u ndërtuan banesa në Prishtinë

    Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi të premten nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar, që të bëjë një raport për periudhën 2004-2007, lidhur me shpenzimet e shpronësimit të banorëve të fshatit Hade, për të cilat ekzekutivi beson se ka pasur parregullsi të shumta.

    Kryeministri tha e se në këtë projekt, që nga vitit 2004 janë shpenzuar më shumë se 20 milionë euro të Buxhetit të Kosovës, ndërsa procesi nuk është përmbyllur. Madje, sipas Thaçit, nga ky buxhet janë ndërtuar banesa të ndryshme në Prishtinë që akoma nuk kanë titullar.

    Këto deklarata, kryeministri kosovar i bëri gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës. “Atje janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga viti 2004 deri më 2007. Ka lëshime të mëdha që kanë ndodhur në shpronësimin e pronave, madje edhe keqpërdorime. Ka objekte në Prishtinë, pa pronarë, nuk dihet se të kujt janë, kush është pronari, të gjitha këto janë bërë prej këtij fondi 20-milionësh”, tha kryeministri Thaçi.

    Ai theksoi se Ekzekutivi nuk mund t’i mbyllë sytë para 20 milionë euro keqpërdorimeve që kanë ndodhë në procesin e eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në Hade. “Ne nuk mund t’i mbyllim sytë qoftë edhe për 1 cent të keqpërdorur nga buxheti i vendit”.

    Këto paqartësi ndikuan që kryeministri ta heqë nga rendi i ditës propozimin e KEK-ut që t’i lejohet inicimi i procedurës së eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në fshatin Hade.

    Kryeministri tha se nuk mund të shkohet më tej në këtë lokacion, pa e qartësuar fatin e 20 milionë eurove të shpenzuara. Ai e porositi ministrin e MPMH-së që ta përgatisë me shkrim raportin dhe ta dorëzojë sa më shpejt.

    Fshati Hade, në afërsi të mihjeve sipërfaqësore të thëngjillit që shfrytëzohen nga termocentralet e Kosovës, ishte shpallur nga Qeveria e kaluar si zonë e interesit të veçantë, dhe njëkohësisht e rrezikshme për banim.

    Banorët fillimisht kishin kundërshtuar të lëshojnë fshatin, por me urdhër ekzekutiv të qeverisë dhe më ndihmën e policisë, të gjitha familjet janë zhvendosur. Qeveria ka marrë obligim që t’u krijojë vendbanim deri në kompensimin e të gjitha pronave. Mirëpo deri më tani ky proces është përcjellë me shumë konfuzione.

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria diskutoi edhe për rregullimin e procedurave të furnizimit me mallra dhe shërbime për ambasadat e Kosovës. MPJ-ja mori pëlqimin që të procedojë çështjen në Agjencisë për Prokurimin Publik dhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kush e hëngër Haden?

    20 milionë eurot për shpronësimin e banorëve të Hades janë keqpërdorur nga qeveria e kaluar. Me këto para, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, janë ndërtuar banesa private në Prishtinë. Ardian Gjini thotë se nuk është keqpërdorur asnjë cent. Banorët e Hades thonë se janë të shokuar me këtë

    Nga Nebih Maxhuni më 31.01.2009 në ora 8:08
    Me fondin prej 20 milionë eurosh të ndara për shpronësim e pronave të banorëve të Hades janë ndërtuar banesa private në Prishtinë. Këto para të ndara nga ish qeveria e kaluar, kur në koalicion qeverisës ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovë me Aleancën për ardhmërinë e Kosovës, janë keqpërdorur.

    Kjo deklaratë, që akuzon drejtpërdrejti qeverinë e kaluar, saktësisht ish ministrin e Mjedisit Ardian Gjini, ka ardhur nga kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e së premtes së Qeverisë së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi ka thënë se në këtë projekt, që nga viti 2004, janë shpenzuar më shumë se 20 milionë euro të buxhetit të Kosovës. Sipas tij, procesi nuk është përmbyllur.
    Ai ka vlerësuar se nga ky buxhet i ndarë për projektin Hade janë ndërtuar banesa të ndryshime në Prishtinë, që nuk dihet se kush është pronar i tyre.

    “Atje janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga viti 2004 deri më 2007. Ka lëshime të mëdha që kanë ndodhur në shpronësimin e pronave, madje edhe keqpërdorime. Ka objekte në Prishtinë pa pronar, nuk dihet se të kujt janë, kush është pronari, të gjitha këto janë bërë prej këtij fondi 20 milionësh”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
    Shefi i ekzekutivit ka thënë se për rastin e Hades është kërkuar raport me shkrim po që, sipas tij, ende nuk është plotësuar detajisht, prandaj ai ka qenë i vendosur që ky raport të përmbyllet në mënyrë që të ketë transparencë për Haden.

    Qeveria, ka thënë ai, nuk mund t’i mbyllë sytë para 20 milionë eurove që dyshohet se janë keqpërdorur që janë bërë në procesin e eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në fshatin Hade.

    “Ne nuk mund t’i mbyllim sytë qoftë edhe për 1 cent të keqpërdorur nga buxheti i vendit”, ka vlerësuar ai.

    Për shkak të këtyre keqpërdorimeve në vlerë prej 20 milion eurosh, Thaçi ka hequr nga rendi i ditës propozimin e Korporatës Energjetike të Kosovës, që kësaj të fundit t’i lejohet inicimi i procedurës se eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në fshatin Hade. Kryeministri i Kosovës ka qenë këmbëngulës duke pohuar se nuk mund të vazhdohet me procedurat e mëtejme në lidhje me projektin Hade, pa u ndriçuar fati i 20 milionë eurove të shpenzuara.

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri ka urdhëruar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcillar, që të bëjë një raport në detaje për Haden që nga viti 2004 deri më 2007 e që ka të bëjë me shpenzimet e shpronësimit të pronave të banorëve të fshatit Hade, për të cilat qeveria është e bindur se ka mjaft parregullsi me paratë e buxhetit të Kosovës.

    “Ju si ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor keni bërë një punë të mirë, por ne nuk mund të vazhdojmë apo të tolerojmë procese të tilla që nuk ndërlidhen drejtpërdrejt as me zgjidhjen reale të problemit të njerëzve të Hades. Duhet të punojmë menjëherë pas javës së ardhshme dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë. Prandaj, ju ministër duhet të përmbyllni sa më shpejt dhe ta dorëzoni me shkrim raportin”, ka autorizuar kryeministri ministrin Mahir Jagcillar.

    Për Ardian Gjinin, ish ministër i Mjedisit në Qeverinë e kaluar, të gjitha këto akuza nga kryemisnitri i Kosovës janë non sens. Sipas tij, asnjë cent nuk është harxhuar nga fondet e Hades. Gjini ka thënë për Express se hetimet në lidhje me këtë kanë përfunduar kohë më parë, por që ai publikisht ka ftuar që të kryhet edhe një hetim për rastin Hade.

    “Në fund të fundit, më vjen shumë keq që kryemisnitri është duke i vërtetuar vetëm fjalët e mia që ka filluar të kërcënojë njerëz të opozitës shpikje të dosjeve. Është për të ardhur keq, ka njerëz që po e rrejnë vetën dhe po i besojnë asaj rrene’, është kundërpërgjigjur Ardian Gjini.

    Banorët e Hades janë shokuar kur kanë dëgjuar akuzat e kryeministrit se fondi prej 20 milionë eurosh është keqpërdorur nga qeveria e kaluar.

    Ata thonë se janë të habitur se si ka mundur të ndodhë ky keqpërdorim, meqë ka qenë çështje jeta e dhjetëra banorëve të Hades pas shpalljes së zonës së rrezikshmërisë nga ana e qeverisë së kaluar. “Nëse vërtetohet se janë keqpërdorur, banorët do të shokohen nga kjo. Dikush ka luajtur me pronën tonë shekullore që e kemi trashëguar brez pas brezi. Ka luajtur me jetërat tona, meqë dihet se ajo pjesë e Hades është shpallur me shkallë të lartë të rrezikshmërisë”, thotë Agim Preniqi, përfaqësues i pjesës së mbetur të banorëve të Hades.

    Me vonesat që janë shkaktuar për shpronësimin e banorëve të Hades, ata kanë dyshuar se një keqpërdorim i tillë mund të ndodhë.

    “Me vetë faktin se po dalin tash pas një kohe këto afera, kemi parandier se diçka e tillë mund të ndodhë. Ne nuk kemi faj që jemi banorë të Hades, por që qeveria e ka shpallur këtë zonë me interes nacional. Është dashur të punohet shumë dhe korrekt që ne banorëve të na bëhet një zgjidhje”, thotë Preniqi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Politik eshte kjo!!

    20 Milion kendej.. 100 ke xhepi vet! .. pse nga u ben keta milionera kur dihet qe buk s'kishin me ngop barkun!.. Shoku Hashimit/Fatmir Limajt/Xhavitit/Jakupit keta dihet boterisht qe buk s'kan pas mire tani jan Milionera!

    Shtet i poshter.. me politikan te poshter!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Politik eshte kjo!!

    20 Milion kendej.. 100 ke xhepi vet! .. pse nga u ben keta milionera kur dihet qe buk s'kishin me ngop barkun!.. Shoku Hashimit/Fatmir Limajt/Xhavitit/Jakupit keta dihet boterisht qe buk s'kan pas mire tani jan Milionera!

    Shtet i poshter.. me politikan te poshter!

    niemand
    Nenad o i biri magjupes kush u bo milionera ? qka po han m,ut prej se largi po fol hiq pa fakte .
    magjup ketu vetem fakte argumente , se ju bijt e sherbetoreve keshtu keni qef me hanger m,ut prej largu.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hard_Style

    lej more se keta jugo-shipecat apo te bit e tyre kan fillue te pelcasin prei inati qe kjo qeveri po ka sukse e keta nuk munden ta duroin ket sukses dhe para se te pelcasin si derrat reagoin keshtu siq po reagoin
    tamam si jugo-derrkuca haaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dosja H.

    Nga Nebih Maxhuni më 01.02.2009 në ora 8:02
    Prokuroria dhe Policia e Kosovës pohojnë se kanë nisur hetimet ndaj disa zyrtarëve të lartë lidhur me Rastin e Hades. Sipas policisë, po hetohen zyrtarë të lartë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Prokurori Osman Kryeziu konfirmon hetimet. Dyshohet se 20 milionë eurot janë keqpërdorur në pazaret ndërmjet ish-udhëheqësve dhe kompanive që ndërtojnë banesa.

    20 milionët e ndarë për shpronësimin e banorëve të Hades, dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-zyrtarët e qeverisë së kaluar, përmes marrëveshjeve që ishin bërë me kompanitë që ndërtojnë banesa, në emër të ndërtimit të banesave për hadjanët.

    Burime të besueshme të gazetës kanë treguar se ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së kaluar janë përgjegjës për shpronësimin e banorëve të Hades, kanë bërë marrëveshje me disa banorë të Hades, të cilëve iu kishin ofruar banesa në Prishtinë, në kompensim të pronave të tyre në Hade.

    Sipas këtij burimi, këto para janë keqpërdorur duke u fryrë faturat e shpenzimeve për ndërtimin e banesave për banorët e Hades.

    “Një banesë për një banor të Hades, sipas qeveritarëve të kaluar, ka kushtuar 100 mijë euro, që është absurde. Përveç kësaj, shumë enorme, për një banesë në Prishtinë, aty janë fryrë faturat se kinse një banesë e ndërtuar ka kushtuar afër 200 mijë euro”, rrëfen ky burim i Expressit.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARDIANI ZGJEDH KUJT T’I RRËFEHET

    AGIM KAJTAZI

    Thelbi i këtij shkrimi nuk do të jetë aspak marrja me
    kërkesën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi,
    i cili ditë më parë kërkoi nga ministri Jagxhillar një
    raport se si janë harxhuar 20 milionët e buxhetit të
    Kosovës për banorët e Hades. Meqë kërkesa për
    rishikim të mënyrës se si është harxhuar ky fond, gjithnjë
    ndërlidhet me kohën kur qeveria drejtohej nga Aleanca për
    Ardhmërinë e Kosovës, në njëfarë mënyre është pritur reagimi
    i saj, tani që ka mbetur në opozitë. Pritej të thoshin,
    si thanë, se e gjithë kjo po bëhet për ta shpërqendruar
    vëmendjen e opinionit nga defektet që ka qeverisja aktuale.
    Pritej të thoshin se e gjithë kjo bëhet për ta frikësuar
    opozitën, ama, dorën në zemër, nuk pritej kjo dozë nervozizmi
    ndaj kërkesës për rishikim se si janë harxhuar paratë
    e buxhetit të Kosovës, në një periudhë të caktuar nga një
    ish-ministër i AAK-së. Siç thashë më sipër, në këtë rast nuk
    po shkruaj as për pretendimet e një pale që kanë të bëjnë
    me një dyshim për një keqpërdorim të mundshëm e as të
    mohimit të tij nga pala tjetër. Në këtë rast po më lë përshtypje
    reagimi i një ish-ministri. Ardian Gjinin më ra ta dëgjoja
    tek deklaronte se do të jetë i gatshëm të bashkëpunonte e
    të sqarojë gjithçka rreth kësaj, ama, sipas tij, me kusht që
    aty në prokurori të jetë ndonjë nga prokurorët e EULEX-i dhe
    jo ata vendor. S’do mend që me këtë vendim të tij, Ardiani,
    tani deputet i Kuvendit të Kosovës, lë të kuptohet se nuk ka
    besim në prokurorinë, respektivisht prokurorët vendorë. Në
    rregull. Edhe mund të pajtohemi me Gjinin që prokuroria,
    gjyqësia e kryesuar nga vendorët lë shumë për të dëshiruar,
    vërejtje këto për të cilat fl asin përditë, pozitë – opozitë –
    shoqëri civile, ama këta prokurorë, këta gjyqtarë, të këtillë
    si janë, ka vite që bëjnë punën e tyre ashtu si dinë, ndërkohë
    që nuk na ka rënë ta dëgjojmë Gjinin kështu si deklarohet
    tani kaq vendosmërisht për mosbesim, madje për injorim
    të tyre, siç thotë tani, “përgjigjem vetëm para ndërkombëtarit”.
    Ky veçim i vetes së tij nga masa, fatkeqësisht ka më
    shumë cinizëm sesa vullnet për kundërshtim të argumentuar
    të një dyshimi për shpërdorim mjetesh. Kuptohet kërkesa
    për rishikim faturash mbështetet mbi ndonjë dyshim që edhe
    s’do të thotë se dikush do të jetë fajtori. Nuk e di ta ketë
    thënë këtë kush. E as të jetë përmendur Gjini apo subjekti
    i tij. Po edhe sikur të jetë përmendur, Gjini nuk do të ketë
    të drejtë që me aq turr t’ia atribuojë motivet, si ka qejf ai,
    kërkesës së kryeministrit të zgjedhur që është për ministrin
    aktual Jagxhillar që të përpilojnë një raport se si janë harxhuar
    paratë e taksapaguesve, e aq më pak të shtiret sikur
    është në vullnetin e tij të zgjedhë se para kujt dëshiron ai të
    sqarojë - ndërkombëtarit apo vendorit. Nuk duhej as menduar
    për përzgjedhje të tilla përderisa qytetarë të Kosovës
    përditë thirren në pyetje nga po këta prokurorë. Nëse Gjini
    qenka dikushi që nuk bëka të merret në pyetje, nëse vjen
    puna deri aty, atëherë, qytetarët e Kosovës, midis të cilëve
    mund të ketë votues që kanë rrumbullakuar emrin e tij, që
    nuk refuzojnë këta prokurorë e gjyqtarë, qenkan askushi.
    Shembuj të këtillë nuk i kontribuojnë ndërtimit të këtij segmenti
    të shtetit dhe ai nuk forcohet e as bëhet më i besueshëm
    se kaq duke u injoruar apo duke menduar vetëm
    për veten.

    gazeta infopres
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hapja e Hades dhe gjendja e Gjinit

    8 Shkurt 2009

    Mifail Azizi

    Ballafaqimi me drejtësinë i ish-ministrit të MMPH-së z.Ardian Gjinit, po qe se ka drejtësi në Kosovë, duket se do të jetë një sinjal i mirë për zbardhjen e shumë paqartësive lidhur me Projektin Hade. Mirëpo, nuk është vetëm projekti Hade, ai i cili duhet ta shqetësojë Gjinin, sepse ka pasur edhe një varg shkeljesh nga ana e tij, gjatë kohës sa ka qenë ministër, si psh: dhënia e tenderit për servisimin e automjeteve të ministrisë vajzës së këshilltarit të tij politik dhe shpërdorimi enorm i mjeteve financiare të dedikuara për servvisimin e automjeteve; dhënia e tenderit për mbikëqyrjen e dy ndërtesave për hadjanët në Kastriot, burrit dhe djalit të këshilltares së tij; manipulimi me projektin e Prevallës dhe përvetësimi i një trolli atje; manipulimi me vendimin për eksploatimin e zallit nga lumenjtë e Kosovës; darkat dhe drekat e imagjinuara me çmime enorme; avanset për udhëtime kinse zyrtare etj. etj., por këto janë çështje të tjera dhe nuk janë objekt i këtij shkrimi. Tash është rasti më eklatant: zbardhja e mënyrës së shpenzimit të rreth 20 milionë eurove rreth projektit Hade dhe rregullësia e këtyre shpenzimeve, për çka ishte interesuar edhe kryeministri i Kosovës para disa ditëve, duke kërkuar nga ministri aktual i MMPH-së, z. Mahir Jagxhillar raport të detajizuar financiar rreth këtij projekti. Ajo çka është më indikative është se projekti Hade nuk është lejohej kurrë të diskutohej në kabinetin e ish-ministrit Gjini dhe në informatat financiare rreth këtij projekti kishin qasje vetëm tre-katër persona në ministri. Projekti Hade vazhdimisht ngriste tensione në ministri. Shpesh banorët bllokonin hyrjen e Ministrisë, duke kërkuar paratë e veta dhe rregullimin e statusit të tyre sa më shpejtë. Ata pa fajin e tyre ishin katandisur në statusin e refugjatit në shtetin e tyre dhe ende nuk ka kush t’iu jap ndonjë datë, kur ata do të jenë të rehatuar me familjet e tyre në shtëpitë e premtuara nga MMPH. Edhe pse që nga koha e implementimit të këtij projekti, në vitin 2004 e deri më sot në MMPH janë ndërruar katër ministra, unë kam vërejtur se mbi 90 % e mjeteve buxhetore për implementimin e këtij projekti i takojnë periudhës së qeverisjes së MMPH-së nga z. Gjini, fakt ky që e bën këtë ish-ministër përgjegjës për dështimet e këtij projekti. Unë derisa punoja në këtë ministri si auditor i brendshëm, Projektit Hade ia kam bërë dy auditime dhe kam konstatuar se në këtë projekt janë përzier shumë subjekte të cilët madje edhe kishin falsifikuar dokumentacione të ndryshme, si dokumentacionin për shpalljen e fituesve të tenderëve të ndryshëm, dokumentacionin e pronave të hadjanëve, regjistrimin e pronave të paqena, si gypat e ujësjellësve; pastaj manipulimet me: pagesat disavjeçare për ushqim dhe qira; zvarritjen e pagesave për pronat e hadjanëve nga ministria, duke përdorur një selektim negativ të qytetarëve dhe një varg manipulimesh të tjera rreth tenderëve. Të gjitha këto janë bërë me bekimin e Gjinit, i cili asnjëherë nuk ka dashur t’i marrë për bazë vërejtjet e mia profesionale si auditor i brendshëm, sikurse as vërejtjet politike të zëvendësministrit, z. Merxhan Avdyli, me të cilin me gjasë nuk kanë pasur raporte të mira, edhe pse kanë qenë nga një parti politike, pikërisht për shkak të mënyrës së menaxhimit jo vetëm me projektin Hade, por në tërësi me ministrinë. Me sa e di unë mungesa e transparencës së projektit Hade ka ndikuar edhe në raportet shumë të këqija të ish sekretarit permanent me zëvendësministrin. Ai, pra zëvendësministri në atë kohë ka gjykuar drejt politikisht për projektin Hade dhe i cili me sa di unë ka qenë personi i vetëm të cilit ia kanë qarë hallet dhe i kanë besuar hadjanët dhe asnjëherë nuk është ngatërruar as fyer nga qytetarët e Hades. Por, këto raporte mua nuk më kanë interesuar fort, edhe pse kanë reflektuar në raportet e përgjithshme brenda ministrisë. Unë kam punuar në MMPH, që nga viti 2003, si auditor i brendshëm dhe i di shumë rrjedhat në ministri, sepse kam qenë afër ngjarjeve. Gjatë punës sime unë kam vërejtur se raportet brenda kabinetit Gjini kanë reflektuar shumë negativisht në gjithë ministrinë. Me sa di unë ministri Gjini vetëm tri herë ka mbajtur takim të përbashkët të kabinetit me drejtorët dhe zyrtarët e lartë të MMPH-së dhe që të tria herat ka qenë katastrofal: kërcënohej me largimin nga puna, kinse për ata që nuk punojnë dhe tregonte anektoda bajate. Por edhe kjo është çështje e tjetër, që nuk është objekt i këtij shkrimi. Problemi është sërish te mungesa e plotë e transparencës në menaxhimin e projektit Hade, projekt i cili kishte ndikuar në afrimin e ministrit Gjini me sekretarin permanent Muhamet Aliu, aleancë kjo e cila ishte fatkobe për mua si auditor i brendshëm i ministrisë, sepse në auditimin që e kam bërë, madje të porositur nga vetë sekretari permanent, kam gjetur shkelje të shumta në zbatimin e projektit Hade. Mua nuk më takon të ngarkoj dikë personalisht për ato shkelje, por shkeljet janë evidente, keqmenaxhimi me mjetet financiare për projektin Hade është evident. Se a është kjo përgjegjësi politike apo penale nuk është çështje e imja të përzihem. I takon hetuesisë e gjyqësisë kosovare të merret me hetimin dhe gjetjen e atyre që janë të implikuar në keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e mjeteve të projektit të Hades dhe në çuarjen e përgjegjësve para drejtësisë kosovare. Po tash cili duhet të jetë veprimi i ish-ministrit Gjini. Zhurma e tij në kuvend, në media etj. kundër qeverisë aktuale, si duket e ka burimin te frika e tij e zbulimit të veprimeve të tij shumë të përfolura për keqmenaxhimin e mjeteve publike, por ende të paverifikuara. Po qe se ai është i pastër (këtë mund ta thotë vetëm gjykata) ai nuk duhet të brengoset, por unë kam vërejtur se është evidente brengosja e tij shikuar nga pamjet nga intervistat në mjetet e komunikimit publik, ku shihet qartë tendenca e shfajësimit të tij me anë të kritikave ndaj qeverisë aktuale. Këtë shihet qartë se e bën nisur nga maksima e njohur në politikë se mbrojtja më e mirë është sulmi. Si duket edhe shefi i tij ditë më parë ishte paksa i brengosur nga skandali i bërë publik për ish-ministrin e tij, ndërkaq e mira e së mirës do të ishte që pikërisht shefi i tij, po qe se gjërat janë të pastra nuk do të duhej të brengosje fare, por të distancohej nga ish-ministri Gjini sa më parë që të jetë e mundshme. Në popull është një thënie e njohur se “pa hëngër hudhra nuk të vjen era”. Me këtë rast duket se hudhrat janë ngrënë, ndërkaq gjykata është ajo e cila do të duhej ta vërtetojë numrin dhe përmasat e thelpinjve të ngrënë të hudhrave, personat që i kanë ngrënë etj. Paragjykimet nuk janë të mira, pavarësisht nga kush vijnë, sepse është drejtësia ajo që duhet të vërtetojë penalizmin eventual të veprimeve rreth projektit Hade. Unë me profesion nuk jam jurist, por e di se çka do të thotë keqpërdorimi i pushtetit nga pushtetarët në një sistem shumëpartiak, që ka implikime politike për një subjekt politik, duke ia nxirë imazhin në elektorat. Së këndejmi e kuptoj gjendjen e Gjinit, edhe atë të shefit tij. Vetëm bashkëpunimi i plotë i Gjinit me organet gjyqësore të Republikës së Kosovës do të zbardhte mjegullën e krijuar rreth projektit Hade. Ndërkaq një kamuflim i tejdukshëm paraqet shfaqja e dyshimit të Ardian Gjinit në drejtësinë kosovare që vërtetë është një indikacion negativ, i pamatur madje non sens për një deputet të Republikës së Kosovës, sepse vetë Gjini është pjesë e ligjësisë së Kosovës dhe në këtë mënyrë edhe ai ka obligim jo vetëm qytetar, por edhe kushtetues të mbrojë drejtësinë kosovare. Ndryshe indikacionet që hetohen në deklaratën e tij publike janë shumë të këqija për të mos thënë paragjykuese edhe për drejtësinë kosovare edhe për pafajësinë e tij eventuale. Në fund të fundit është gjykata ajo që do të vendos për fajësinë eventuale të tij, përkatësisht për përgjegjësinë e tij penale eventuale, por përgjegjësia e tij politike është e patejkalueshme rreth projektit të Hades. Gjetjet e mia si auditor i brendshëm i MMPH-së për shkeljet në projektin Hade, janë evidente, janë raportet me gjithë rekomandimet. Madje, si auditor kam realizuar njëherë takim me ministrin dhe e kam paralajmëruar për parregullësitë e konstatuara në raportet e mia të auditimit, por kam vërejtur se ai fare s’ka qenë i interesuar për përmirësimet e mundshme të parregullësive evidente. Ai më ka premtuar një takim më të gjerë për të shoshitur problemet e konstatuara, por një takim i tillë nuk është mbajtur kurrë. Pse i iku ai këtij takimi, është çështje e tij personale. Unë si ish-auditori i brendshëm me këtë rast e ndiej veten të relaksuar, sepse kam kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kam informuar eprorët e mi me kohë për parregullësitë. I takon atyre që para gjyqësisë kosovare të shpjegojnë pse nuk kanë marrë masa, kur me kohë kanë qenë mirë të njoftuar. Heshtja në disa raste është ar, e në disa raste pranim - thotë populli. Ish-ministri Gjini bashkë me ish-sekretarin e përhershëm besonin dhe pandehnin se heshtja para fakteve ishte ar, por me kalimin e kohës po dëshmohet se ajo heshtje ishte pranim i heshtur i të gjeturave të raportit tim të auditimit, sepse atyre u mungonin argumentet për të kundërshtuar parregullësitë e shumta të konstatuara nga ana ime, në përcjellje profesionale të implementimit të projektit Hade. Ardian Gjini duhet ta ketë të qartë se ka kaluar koha e të menduarit ndryshe dhe të vepruarit ndryshe për Kosovën. Ka kaluar koha e deklarimit folklorik se kush e do më shumë Kosovën. Ashtu siç pemët dallohen mes vete, sipas fryteve që japin e jo sipas gjetheve të tyre, ka ardhur koha që edhe njerëzit të dallohen sipas asaj që kanë bërë për Kosovën e jo sipas asaj që kanë thënë se kinse kanë bërë. Populli i shikon veprat e jo fjalët bombastike para deputetëve të Parlamentit të Kosovës dhe para auditoriumit të gjerë. Koha do të dëshmojë se nuk ishin patriotë as dashamirë të Kosovës ata udhëheqës që kur ishin në pushtet nuk bënë asgjë të mirë për të dhe ia gërryen pa mëshirë themelet e saj, bazën ekonomike. Përveç dëmit të bërë popullit të Kosovës këta “udhëheqës” dëmin më të madh ia bëjnë dhe subjektit politik, i cili i ka deleguar, duke e dënuar atë subjekt që për dekada të jetë opozitë. Këtë po e vërejmë çdo ditë nëpër shumë komuna, ku anëtarët e deridjeshëm të AAK-së në masë të madhe po e lëshojnë këtë parti dhe po aderojnë në subjektet e tjera politike dhe çka është më paradoksale në partinë kundërshtare të AAK-së në PDK, që aktualisht është në pozitë. Për këtë “meritën” e ka edhe vetë ish-ministri Gjini me “performancën” e treguar në ministrinë që e ka drejtuar. /Ecc. dip. Mifail Azizi, ish-auditor i brendshëm në MMPH/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    I zhdukën dëshmitë

    Miliona euro janë humbur për shkak të falsifikimit të dokumenteve e regjistrimit të pronave të paqena në projektin e Hades. Kjo thuhet në një raport të Auditori të brendshëm në MMPH, i bërë në vitin 2006. Ai është heshtur, kurse auditori është përzënë nga kjo ministri

    Nga Zekirja Shabani më 09.02.2009 në ora 8:22

    Dëshmi për keqpërdorimin e parave të Buxhetit në projektin për dislokimin e banoreve të fshatit Hade, ka pasur që në kohën kur Ardian Gjini ka qenë ministër në Ministrinë e Ambientit dhe të Planifikimit Hapësinor. Por, kushdo që e ka vërejtur se po “avulloheshin” miliona euro në emër të këtij projekti, është larguar nga puna, kurse dëshmitë e tyre janë zhdukur.

    Një raport i Mifail Azizit, ish-auditor i brendshëm në këtë ministri, i kryer në vitin 2006, për rastin Hade, asnjëherë nuk e ka parë dritën. Qysh para gati tri vjetësh është parë se buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi pesë milionë euro nga menaxhimi jo i mirë në rastin e dislokimit të banoreve të këtij fshati.
    Për fshehtësitë që ka zbuluar Mifaili, e ka humbur punën, ndërsa ish-ministri Ardian Gjini e quan budallallëk raportin e tij.

    “Ky raport më ka kushtuar me vendin e punës. Rasti im vazhdon në procedurë gjyqësore”, thotë Mifaili.

    Mirëpo, për shkëputjen e kontratës nuk përmendet fare raporti. Sekretari i atëhershëm në këtë ministri ka dhënë vlerësim negativ dhe kjo ka mjaftuar që ai të dëbohet.

    Megjithatë, dosja “Hade” që nga ajo kohë ka filluar të trashet dhe organet e drejtësisë kanë filluar hetimet, për të parë se ku kanë mbetur 20 milionë euro të ndara për këtë projekt.

    Auditori Azizi, si element të keqmenaxhimit në atë kohë ka evidentuar ndërtimin e 80 banesave për qytetarët e Hades në komunën e Obiliqit. Nga pyetësorët që kanë plotësuar pjesëtarë të komunitetit të zhvendosur, ai ka vërejtur se vetëm dy familje kanë shprehur gatishmëri që si kompensim për pasurinë e tyre të marrin banesa.

    “Më e keqja në këtë rast është se për ndërtimin e banesave nuk ka pasur vendim me shkrim nga Ministria apo nga Kryeministria”, thotë Mifaili.
    Sipas tij, për ndërtimin e këtyre banesave janë derdhur mbi 2 milionë e 270 mijë euro.

    Problem tjetër, që atëherë është vërejtur, ka qenë ai se në zonën e rrezikshmërisë në fshatin Hade në fund të vitit 2004 kanë jetuar 524 banorë, mirëpo në vitin 2005 ky numër është ngritur në 664 banorë. Azizi thotë se menaxhmenti i lartë i Ministrisë në asnjë raport nuk e ka shpjeguar se si u rrit numri i banorëve edhe për 140 veta.

    Ndërkaq, në raport thuhet se për këta banorë në emër të asistencës mujore për qira dhe ushqim, nga mjetet e projektit janë shpenzuar 370 mijë euro. Sipas tij, del se për 29 muaj për çdo banor janë paguar nga 91 euro.
    Gjithashtu, ndërrimin e destinimit të tokës, nga ajo bujqësore në ndërtimore, me vendim të Komunës së Obiliqit është ngritur shkalla e kompensimit për 1.2 milion euro.

    “Projektit Hade ia kam bërë dy auditime dhe kam konstatuar se aty janë përzier shumë subjekte, të cilat, madje edhe kishin falsifikuar dokumentacione të ndryshme, si atë për shpalljen e fituesve të tenderëve të ndryshëm, për pronat e hadjanëve janë regjistruar pronat e paqena, si ka ndodhur me gypat e ujësjellësve”, pohon Mifaili.

    Të gjitha këto, sipas tij, janë bërë me bekimin e ish-ministrit Ardian Gjini.
    “Ministri i atëhershëm asnjëherë nuk ka dashur t’i marrë për bazë vërejtjet e mia profesionale si auditor i brendshëm”, shton ish-auditori.

    Në anën tjetër, ish-ministri Gjini i quan të pavërteta deklaratat e ish-punonjësit të tij.
    “Auditimi i tij ka qenë budallallëk. Unë atë njeri nuk e njoh edhe me ma qitë përpara syve”, thotë Gjini.

    Ish-ministri i quan hajna të gjithë ata që e akuzojnë për keqpërdorim të mjeteve të projektit të Hades, duke thënë se ai dhe kolegët e tij që kanë punuar në këtë projekt janë të pastër.

    “Të gjithë ata që më akuzojnë mua dhe kolegët e mi, nuk mund të besojnë se në Kosovë ka njerëz të mençur dhe që nuk vjedhin. Ata vetë janë hajna”, shprehet Gjini.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....populli jan ne dioni se kush , ku , kan shku ato miljona , ato miljona jan zhduk ose marr nga duart e ish Qeveritarve , ata qe kan qeveris me heret , ata ikan ato miljona , dy partit LDK +AAK = Miljon euro . n'xhep
    Hade = minus zero.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Miniera e Hades

    2.2 milion € për banesa të ndërtuara pa marrëveshje me banorë. 380 mijë € të paguara për ujësjellës që nuk ekziston. Mbi 630 mijë € të humbura për shkak të vonesës së përfundimit të projektit. Mbi 500 mijë € në pagesa të dyfishta, të dyshimta dhe kontestuese. Hadja ka mundur t’i kushtojë buxhetit të vendit për 5 milionë € më pak. Express sjell detaje të raportit të auditorëve mbi keqpërdorimet gjatë dislokimit të banorëve të Hades.

    Nga Nebih Maxhuni - nebih.maxhuni@gazetaexpress.com më 10.02.2009 në ora 8:01
    Miliona euro janë keqpërdorur nga ish-Qeveria e kaluar, para këto të Buxhetit të Kosovës me rastin e projektit Hade. Express ka sigurua komplet dokumentet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e miliona eurove, duke përfshirë këtu edhe dy raportet e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur Ardian
    Gjini ka qenë ministër i MPHP-së.

    Në këto dokumente shihet se si tmerrësisht janë keqpërdorur shuma të mëdha parash nga zyrtarë të MPHP-së, të cilët kanë qenë të ngarkuar për implementimin e vlerësimit të pasurisë së banorëve të Hades, shpronësimin e tyre e vlerësime të tjera që lidhen me pasurinë e tyre.

    Kryesisht paratë e ndara për projektin Hade janë keqpërdorur me rastin e ndërtimit të banesave nga ish-Qeveria e kaluar, pa marrëveshje me banorët e Hades. Në raportin e auditorit të brendshëm të MPHP-së, të cilin e ka siguruar gazeta, thuhet se gjatë vitit 2006 gjatë dy auditimeve të bëra për projektin Hade janë konstatuar se projekti në fjalë nuk është organizuar si duhet dhe në mënyre profesionale dhe ka pasur mjaft mangësi, paqartësi dhe parregullsi.

    Për më shumë këtë raport mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Populli i Kosoves do te vuaj derisa ka simpatizues si Llapi. Perderi sa ne mendojme qe ai qe ti nderton disa objekte shkollore, ai e ka rrit dhe zhvillu nivelin e arsimit, perderisa ne mendojm se ai qe i ka shtru disa kilometra rrug ka ber investim kapital per zhvillim ekonomik, dhe per zvogelim te papunsis, Perderisa ne mendojm se korrupsioni luftohet dhe zvogelohet me deklarat per shtyp nha Thaqi etj etj. Ne do te vazhdojme te vuajm nga varferia, nga papunsia, nga arsimimi i degradum dhe pa cilesi. Ne do te vazhdojme te vuajm nga mosfunksionimi i infrastruktures ligjore etj etj.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  13. #13
    e ëmbël - pa sheqer :) Maska e Yllëza*
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Populli i Kosoves do te vuaj derisa ka simpatizues si Llapi. Perderi sa ne mendojme qe ai qe ti nderton disa objekte shkollore, ai e ka rrit dhe zhvillu nivelin e arsimit, perderisa ne mendojm se ai qe i ka shtru disa kilometra rrug ka ber investim kapital per zhvillim ekonomik, dhe per zvogelim te papunsis, Perderisa ne mendojm se korrupsioni luftohet dhe zvogelohet me deklarat per shtyp nha Thaqi etj etj. Ne do te vazhdojme te vuajm nga varferia, nga papunsia, nga arsimimi i degradum dhe pa cilesi. Ne do te vazhdojme te vuajm nga mosfunksionimi i infrastruktures ligjore etj etj.
    Per t'i sjell te gjitha keto gjera ne nivelin qe duhet te jene, duhet te fillohet nga e para. Madje eshte edhe me e veshtire se te fillohet nga e para. Per nje nivel te larte arsimor nevojiten ne radhe te pare gjerat elementare, e ato jane shkollat. Per rritje dhe zhvillim te ekonomise nevojiten gjerat elementare e ato jane rruget. Po nuk pate infrastrukture te mire, cili eshte ai qe do te investoje ne Kosove?!?!?!

    Mirpo ne do te vazhdojme te vuajme, ashtu si thua ti. Por jo se shteti nuk punon per ne, por sepse ne nuk punojme per shtetin!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Asnje qeveri deri me tash nuk ka be perpjekje per te punuar ne dobi te qytetarve. Te gjith kan qen te angazhuar maksimalisht per ti shtuar xhirollogarit bankare dhe asgje me shum.
    Popullit si intereson Hashimi a po vjedh me pak se Ramushi apo me pak se Ceku. Populli do me pas 24h drita, 24h uj, me u hap vende te reja te punes, me funksionu ligji dhe rendi, me u zvogelu vareferia me fillu investimet dhe me u hap vende te reja te punes etj etj, keto i interesojne popullit dhe keto jan interes i qytetarve e jo ju te vini ketu me u krahasu me qeverit e kaluar, kur ju jeni ne kualicion po me ket subjekt popilitik qe ka qen ne pushtet, ky eshte nje paradox dhe nje mashtrim per qytetaret.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Populli i Kosoves do te vuaj derisa ka simpatizues si Llapi.
    une kisha than se do te vuaj per derisa ka ende bashkpuntor te shkaut e jugo-shipeca si ti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Miniera e Hades

    2.2 milion € për banesa të ndërtuara pa marrëveshje me banorë. 380 mijë € të paguara për ujësjellës që nuk ekziston. Mbi 630 mijë € të humbura për shkak të vonesës së përfundimit të projektit. Mbi 500 mijë € në pagesa të dyfishta, të dyshimta dhe kontestuese. Hadja ka mundur t’i kushtojë buxhetit të vendit për 5 milionë € më pak. Express sjell detaje të raportit të auditorëve mbi keqpërdorimet gjatë dislokimit të banorëve të Hades.

    Nga Nebih Maxhuni - nebih.maxhuni@gazetaexpress.com më 10.02.2009 në ora 8:01
    Miliona euro janë keqpërdorur nga ish-Qeveria e kaluar, para këto të Buxhetit të Kosovës me rastin e projektit Hade. Express ka sigurua komplet dokumentet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e miliona eurove, duke përfshirë këtu edhe dy raportet e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur Ardian
    Gjini ka qenë ministër i MPHP-së.

    Në këto dokumente shihet se si tmerrësisht janë keqpërdorur shuma të mëdha parash nga zyrtarë të MPHP-së, të cilët kanë qenë të ngarkuar për implementimin e vlerësimit të pasurisë së banorëve të Hades, shpronësimin e tyre e vlerësime të tjera që lidhen me pasurinë e tyre.

    Kryesisht paratë e ndara për projektin Hade janë keqpërdorur me rastin e ndërtimit të banesave nga ish-Qeveria e kaluar, pa marrëveshje me banorët e Hades. Në raportin e auditorit të brendshëm të MPHP-së, të cilin e ka siguruar gazeta, thuhet se gjatë vitit 2006 gjatë dy auditimeve të bëra për projektin Hade janë konstatuar se projekti në fjalë nuk është organizuar si duhet dhe në mënyre profesionale dhe ka pasur mjaft mangësi, paqartësi dhe parregullsi.

    Për më shumë këtë raport mund ta lexoni në numrin e sotshëm të Gazetës.
    shkrimi i plot

    Miniera e Hades

    2.2 milion € për banesa të ndërtuara pa marrëveshje me banorë. 380 mijë € të paguara për ujësjellës që nuk ekziston. Mbi 630 mijë € të humbura për shkak të vonesës së përfundimit të projektit. Mbi 500 mijë € në pagesa të dyfishta, të dyshimta dhe kontestuese. Hadja ka mundur t’i kushtojë buxhetit të vendit për 5 milionë € më pak. Express sjell detaje të raportit të auditorëve mbi keqpërdorimet gjatë dislokimit të banorëve të Hades.

    Nga Nebih Maxhuni - nebih.maxhuni@gazetaexpress.com më 10.02.2009 në ora 8:01
    Miliona euro janë keqpërdorur nga ish-Qeveria e kaluar, para këto të Buxhetit të Kosovës me rastin e projektit Hade. Express ka sigurua komplet dokumentet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e miliona eurove, duke përfshirë këtu edhe dy raportet e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur Ardian Gjini ka qenë ministër i MPHP-së.

    Në këto dokumente shihet se si tmerrësisht janë keqpërdorur shuma të mëdha parash nga zyrtarë të MPHP-së, të cilët kanë qenë të ngarkuar për implementimin e vlerësimit të pasurisë së banorëve të Hades, shpronësimin e tyre e vlerësime të tjera që lidhen me pasurinë e tyre.

    Kryesisht paratë e ndara për projektin Hade janë keqpërdorur me rastin e ndërtimit të banesave nga ish-Qeveria e kaluar, pa marrëveshje me banorët e Hades.

    Në raportin e auditorit të brendshëm të MPHP-së, të cilin e ka siguruar gazeta, thuhet se gjatë vitit 2006 gjatë dy auditimeve të bëra për projektin Hade janë konstatuar se projekti në fjalë nuk është organizuar si duhet dhe në mënyre profesionale dhe ka pasur mjaft mangësi, paqartësi dhe parregullsi.

    “Zyra jonë ashtu siç është i përmbajtur në Raportin e ZAGJ-it për auditimin e brendshëm të MMPH-së pati deklaruar se po të zbatoheshin rekomandimet e zyrës së auditimit të brendshëm të MMPH-së të përmbajtura në raportet e auditimit, buxheti i MMPH-së do të mund të kursehej për 2.8 milionë euro dhe qëndrojmë pas këtij konstatimi”, thuhet në këtë raport.

    Po, zyrtarë të auditorit të brendshëm të MPHP-së, të cilët ishin përzënë nga puna nga ish-ministri Ardian Gjini, pas një analize dhe fakteve të tjera kanë arritur të vlerësojnë se jo 2,8 milionë euro, por kanë mundur të kursehen 5 milionë euro, po të menaxhohej më mirë projekti.

    Kështu, bazuar në dokumentet që ka siguruar gazeta, me ndërtimin e 80 banesave për banorët e Hades janë keqpërdorur mbi 2.2 milionë euro. Në raport thuhet se ndërtimi i 80 banesave për banorët e zhvendosur paraqet element të veçantë të keqmenaxhimit të mjeteve buxhetorë publike në shumë prej 2,2 milionë eurosh.

    “Nga pyetësorët e plotësuar nga ana e komunitetit të zhvendosur ne kemi vërejtur se vetëm 2 familje kanë shprehur gatishmërinë e kompensimit të pasurisë e pronës me banesa. Për të qenë e keqja më e madhe, as që ka pasur ndonjë vendim me shkrim nga Ministria jonë, qoftë nga Kryeministria për ndërtimin e banesave në fjalë”, thuhet në raportin e auditorit të brendshëm të MPHP.

    Auditori i brendshëm ka gjetur se projekti për Haden është parashikuar të kryhet në vitin 2005, por është kryer pjesërisht tek në qershor të vitit 2007. Si pasojë e shtyrjes së këtij afati, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës ka humbur 630 mijë euro.

    “Pasojat buxhetore të vonesës së realizimit të projektit janë 18 muaj nga 35 mijë euro sa ka qenë asistenca mujore në ushqim e banim e komunitetit të zhvendosur, e që gjithsej bëjnë 630 mijë euro”, konstatohet në raport.
    500 mijë euro dyshohet se janë keqpërdorur në një rast tjetër, kur auditimi i fundit i kryer për Haden ka konstatuar pagesa të dyfishta, pagesa të dyshimta e kontestuese.

    “Menaxhmenti ka ndërprerë çdo komunikim zyrtar me auditorin e brendshëm, duke na akuzuar se kemi qenë njëanshëm në raportin në fjalë. Por ne kishim disa takime me menaxhmentin pas draft raportit dhe ai na prezantoi disa dokumente shtesë dhe ne ndonëse me rezerva të konsiderueshme, u tërhoqëm nga disa konstatime tonat në raportin final. Por ne nuk do të tërhiqemi nga konstatimet tona për pagesat e dyfishta, pagesa jashtë kritereve, pagesa para shqyrtimit të ankesave, si dhe pagesave të padokumentuara të objekteve të banimit me enterier e eksterier’, vlerësohet në raport.

    Auditori i brendshëm ka konstatuar se këto parregullsi nga menaxhmenti për Projektin Hade nuk janë të paqëllimshme.
    Auditori ka gjetur se vonesa e përfundimit të zhvendosjes së fshatit ka rritur bashkësitë familjare dhe se në raport të menaxhmentit nuk është precizuar se sa është numri i banorëve të bashkësive familjare.

    Sipas regjistrimit, në dhjetor të vitit 2003, ishin 64 bashkësi familjare (në raport nuk precizohet me sa banorë), në prill 2004 ky numër ishte rritur në 115 bashkësi me numër të banorëve 524.

    Në raportin e fundvitit 2005 dërguar MMPH-së të udhëheqësit të projektit në implementim, Ramë Hamzajt, shihet se nga zona me koeficient të lartë të rrezikshmërisë janë zhvendosur gjithsej 158 familje me 664 banorë.

    Sipas raporti, menaxhmenti në asnjë raport nuk ka shpjeguar rritjen e numrit të banorëve për 140 banorë. Auditori vlerëson se menaxhmneti i projektit Hade i ka trajtuar njëjtë banorët rezidentë dhe ata jo rezidentë, që në momentin e regjistrimit jetonin diku tjetër, e jo në Hade, edhe pse kishin dokumente se ishin të lindur në Hade.

    “Pasojat buxhetore të këtij dështimi menaxherial, sipas llogarisë sonë, janë të ndërlidhura me obligimin e asistencës mujore për qira e ushqim për të njëjtët nga mjetet e projektit. 140 anëtarë * 91 euro * 29 muaj = 370 mijë euro, vlerëson auditori.

    Vetëm në vlerësimin e ujësjellësit për banorët e Hades, janë keqpërdorur 362 mijë euro.

    Nga 540 mijë euro sa ishin ndarë nga qeveria e kaluar për të vlerësuar për metër ujësjellësin e banorëve të Hades, janë keqpërdorur 362 mije.

    Për 22 mijë metra ujësjellës me rënie të lirë janë keqpërdorur kjo shumë e parave duke iu ndarë banorëve të Hades shuma të ndryshme parash për ujësjellës me rënie të lirë. Qeveria e kaluar pati caktuar çmimin prej 15 eurosh për një metër ujësjellës.

    “Gjithsej për ujësjellës janë paguar 540 mijë euro, ndërsa vlera e ujësjellësit të vërtetë ka qenë 177 mijë euro. Vlera e keqpërdorur është 362 mijë euro”, ka gjetur auditori.

    Ndërkaq 255 familje të zhvendosura nga Hadja, Qeverisë së kaluar i kanë kushtuar 11.665.340.53 euro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kush e hëngër Haden?

    20 milionë eurot për shpronësimin e banorëve të Hades janë keqpërdorur nga qeveria e kaluar. Me këto para, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, janë ndërtuar banesa private në Prishtinë. Ardian Gjini thotë se nuk është keqpërdorur asnjë cent. Banorët e Hades thonë se janë të shokuar me këtë

    Nga Nebih Maxhuni më 31.01.2009 në ora 8:08
    Me fondin prej 20 milionë eurosh të ndara për shpronësim e pronave të banorëve të Hades janë ndërtuar banesa private në Prishtinë. Këto para të ndara nga ish qeveria e kaluar, kur në koalicion qeverisës ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovë me Aleancën për ardhmërinë e Kosovës, janë keqpërdorur.

    Kjo deklaratë, që akuzon drejtpërdrejti qeverinë e kaluar, saktësisht ish ministrin e Mjedisit Ardian Gjini, ka ardhur nga kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e së premtes së Qeverisë së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi ka thënë se në këtë projekt, që nga viti 2004, janë shpenzuar më shumë se 20 milionë euro të buxhetit të Kosovës. Sipas tij, procesi nuk është përmbyllur.
    Ai ka vlerësuar se nga ky buxhet i ndarë për projektin Hade janë ndërtuar banesa të ndryshime në Prishtinë, që nuk dihet se kush është pronar i tyre.

    “Atje janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga viti 2004 deri më 2007. Ka lëshime të mëdha që kanë ndodhur në shpronësimin e pronave, madje edhe keqpërdorime. Ka objekte në Prishtinë pa pronar, nuk dihet se të kujt janë, kush është pronari, të gjitha këto janë bërë prej këtij fondi 20 milionësh”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
    Shefi i ekzekutivit ka thënë se për rastin e Hades është kërkuar raport me shkrim po që, sipas tij, ende nuk është plotësuar detajisht, prandaj ai ka qenë i vendosur që ky raport të përmbyllet në mënyrë që të ketë transparencë për Haden.

    Qeveria, ka thënë ai, nuk mund t’i mbyllë sytë para 20 milionë eurove që dyshohet se janë keqpërdorur që janë bërë në procesin e eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në fshatin Hade.

    “Ne nuk mund t’i mbyllim sytë qoftë edhe për 1 cent të keqpërdorur nga buxheti i vendit”, ka vlerësuar ai.

    Për shkak të këtyre keqpërdorimeve në vlerë prej 20 milion eurosh, Thaçi ka hequr nga rendi i ditës propozimin e Korporatës Energjetike të Kosovës, që kësaj të fundit t’i lejohet inicimi i procedurës se eksproprijimit dhe kompensimit të pronave në fshatin Hade. Kryeministri i Kosovës ka qenë këmbëngulës duke pohuar se nuk mund të vazhdohet me procedurat e mëtejme në lidhje me projektin Hade, pa u ndriçuar fati i 20 milionë eurove të shpenzuara.

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri ka urdhëruar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcillar, që të bëjë një raport në detaje për Haden që nga viti 2004 deri më 2007 e që ka të bëjë me shpenzimet e shpronësimit të pronave të banorëve të fshatit Hade, për të cilat qeveria është e bindur se ka mjaft parregullsi me paratë e buxhetit të Kosovës.

    “Ju si ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor keni bërë një punë të mirë, por ne nuk mund të vazhdojmë apo të tolerojmë procese të tilla që nuk ndërlidhen drejtpërdrejt as me zgjidhjen reale të problemit të njerëzve të Hades. Duhet të punojmë menjëherë pas javës së ardhshme dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë. Prandaj, ju ministër duhet të përmbyllni sa më shpejt dhe ta dorëzoni me shkrim raportin”, ka autorizuar kryeministri ministrin Mahir Jagcillar.

    Për Ardian Gjinin, ish ministër i Mjedisit në Qeverinë e kaluar, të gjitha këto akuza nga kryemisnitri i Kosovës janë non sens. Sipas tij, asnjë cent nuk është harxhuar nga fondet e Hades. Gjini ka thënë për Express se hetimet në lidhje me këtë kanë përfunduar kohë më parë, por që ai publikisht ka ftuar që të kryhet edhe një hetim për rastin Hade.

    “Në fund të fundit, më vjen shumë keq që kryemisnitri është duke i vërtetuar vetëm fjalët e mia që ka filluar të kërcënojë njerëz të opozitës shpikje të dosjeve. Është për të ardhur keq, ka njerëz që po e rrejnë vetën dhe po i besojnë asaj rrene’, është kundërpërgjigjur Ardian Gjini.

    Banorët e Hades janë shokuar kur kanë dëgjuar akuzat e kryeministrit se fondi prej 20 milionë eurosh është keqpërdorur nga qeveria e kaluar.

    Ata thonë se janë të habitur se si ka mundur të ndodhë ky keqpërdorim, meqë ka qenë çështje jeta e dhjetëra banorëve të Hades pas shpalljes së zonës së rrezikshmërisë nga ana e qeverisë së kaluar. “Nëse vërtetohet se janë keqpërdorur, banorët do të shokohen nga kjo. Dikush ka luajtur me pronën tonë shekullore që e kemi trashëguar brez pas brezi. Ka luajtur me jetërat tona, meqë dihet se ajo pjesë e Hades është shpallur me shkallë të lartë të rrezikshmërisë”, thotë Agim Preniqi, përfaqësues i pjesës së mbetur të banorëve të Hades.

    Me vonesat që janë shkaktuar për shpronësimin e banorëve të Hades, ata kanë dyshuar se një keqpërdorim i tillë mund të ndodhë.

    “Me vetë faktin se po dalin tash pas një kohe këto afera, kemi parandier se diçka e tillë mund të ndodhë. Ne nuk kemi faj që jemi banorë të Hades, por që qeveria e ka shpallur këtë zonë me interes nacional. Është dashur të punohet shumë dhe korrekt që ne banorëve të na bëhet një zgjidhje”, thotë Preniqi.
    Ldk-kashat kane per tu gjykuare per fshatin Hade . ani Ardian Gjini qe eshte njeri nder te korropturit qe tani po heshte sepse gjdo gje dote zbulohet dhe dote dalin para drejtsis .....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Raporti për Haden, gati

    Raporti i detajuar për Fondin Hade tashmë ka përfunduar. Atij pritet t`i bashkëngjitet edhe raporti i auditorit që është në fazën finale. Burime të ndryshme thonë se raporti nuk përmban shkelje, e disa burime të tjera thonë se vetëm sa janë vërtetuar shkeljet. Qeveria thotë se do të veprojnë konform ligjit

    Nga Nebih Maxhuni më 27.02.2009 në ora 10:06
    Një muaj pasi që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar një raport të detajizuar për projektin Hade, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mjedisit e kanë përgatitur atë. Ministri Mahir Jagcillar kishte formuar një komision për përpilimin e raportit, i cili në detaje ka shikuar të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me fondin për Haden dhe se në bazë të atyre dokumenteve dhe gjetjeve, ky komision ka përpiluar një raport të detajizuar.

    Raporti për Fondin Hade, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Hashim Thaçi pas deklaratave të tij se janë keqpërdorur 20 milionë euro nga ish-qeveria e kaluar, ka mundur të dorëzohet para disa ditësh në Qeverinë e Kosovës, por sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtij raporti pritet t`i bashkëngjitet edhe raporti final i auditorëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

    Shefqet Zeka, zyrtar për informim në këtë ministri, ka konfirmuar të enjten për Express se raporti i kërkuar nga shefi i Qeverisë është i përfunduar.

    “Komisioni i formuar për hartimin e atij raporti ka përfunduar punën e tij dhe se raporti shumë shpejt do t`i dorëzohet Qeverisë”, thotë ai.

    Sipas Zekës, mosdorëzimi i raportit është vonuar për shkak se auditorë nga Ministria e Financave kanë kohë që janë duke bërë auditimin për rastin Hade dhe brenda pak ditësh pritet që raporti për Haden bashkë më atë të auditimit t`i dorëzohet Qeverisë.

    Zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se ka më shumë se tri javë që auditorët janë duke kryer auditimin për Fondin Hade. Ata nuk kanë dhënë asnjë detaj se çka mund të përmbajë raporti i përgatitur nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, por kanë thënë se në momentin e dorëzimit ai do të bëhet publik.

    Një burim nga kjo ministri i ka thënë gazetës se raporti i përpiluar nga ky komision nuk ka rezultuar me asnjë shkelje apo keqpërdorim të parasë publike.

    “Raporti nuk përmban asnjë shkelje apo keqpërdorim në rastin Hade”, thotë ai. Ndërkaq një burim tjetër nga Qeveria thotë se është e pamundur që qoftë raporti i bërë nga komisioni i Ministrisë, qoftë ai i auditorit, të mos ketë shkelje.

    “Vetë fakti se në dy raportet e auditorit që janë bërë kohë më parë janë konstatuar parregullsi të shumta për këtë proces, dëshmon se edhe raportet e fundit do t’i rikonfirmojnë ato shkelje”, thotë ky burim qeveritar.

    Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë, thotë se Ekzekutivi ende nuk e ka pranuar raportin, por kjo, sipas tij, pritet të ndodhë shumë shpejt. Ai ka thënë se fillimisht raporti për Haden do t`i dorëzohet ministrit Mahir Jagcillar, e më pas ky i fundit Qeverisë.

    I pyetur nëse raporti nuk përmban asnjë parregullsi, Krasniqi ka thënë: “Qeveria lutet që të jetë kështu”.

    “Qeveria është në pritje të raportit për Haden bashkë me raportin e auditorit. Në rast se konstatohen parregullsi apo keqpërdorime, Qeveria e Kosovës do të respektojë procedurat dhe do të veprojë konform ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.

    Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar ish-qeveritarët e kaluar se me fondin prej 20 milionë eurosh janë ndërtuar banesa private, ku sipas tij, nuk dihen pronarët e tyre.

    Express ka publikuar në detaje shkeljet që kishte gjetur auditori i brendshëm i kësaj ministrie. Shkeljet kishin të bënin me ndërtimin e banesës në Obiliq, në vlerë prej 2.2 milionë eurosh, keqpërdorimi me vlerësimin e ujësjellësit për banorë të Hades, fatura të dyshimta të paguara, e të tjera.

    Gjini aktron pastërtinë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka aktruar politikanin e pastër të enjten gjatë seancës së Parlamentit. Ai ka nxjerrë nga xhepi dhe pastaj ka lënë simbolikisht 1.20 euro në ulëset e Kryeministrit, në Parlament.

    “Unë e ktheva borxhin tim, administrata të mos i prekë, t’i lë aty sepse janë para të taksapaguesve”, është shprehur ai, ironikisht. “Tash pres prej jush të ktheni borxhet tuaja”, ju ka drejtuar Gjini, deputetëve të koalicionit.

    Gjini po i referohej kërkesës së mëhershme të Kryeministrit Hashim Thaçi për raport nga Ministria e Ambientit në lidhje me shpenzimin e parave buxhetore në projektin e riatdhesimit të fshatit Hade pasi tha se dyshohej se ka pasur keqpërdorime në fondin prej rreth 20 milionëve.

    Qeveria ende nuk e ka prezantuar raportin, ndërsa Gjini thotë se ajo nuk po e bënë këtë për shkak se janë gjetur vetëm 1.12 euro mungesë. Sidoqoftë, rasti i Hades mbetet njëri nga rastet më të këqija të keqmenaxhimit dhe korrupsionit nga Qeveria e kaluar. Gazeta Express në vazhdimësi kishte sjellë fakte që provonin këto pohime. Prokuroria vazhdon të hezitojë të merret me këtë rast.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •