Misioni vazhdon
Bayern Munchen, me dyshen e rikthyer Schweinsteiger-Robben, synon ta ruajė avantazhin e krijuar nga ndeshja e parė, pėr t’u kualifikuar nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve, qė i mungon nga viti 2001. Nė anėn tjetėr, Manchester United, pa sulmuesin Rooney, do t’i pėrdorė tė gjitha forcat pėr t’i eliminuar bavarezėt. Nė ndeshjen tjetėr, Lyon ėshtė mė i qetė nė vizitėn qė do ta ketė nė Bordeaux.
Bayern Munchen ka udhėtuar drejt Anglisė me njė synim tė vetėm: pėr ta mbrojtur nė Old Trafford ndaj Manchester United rezultatin e ndeshjes sė parė, 2:1. Edhe pse shpresuan shumė, megjithatė anglezėt do tė hyjnė nė kėtė ndeshje pa sulmuesin kryesor, Wayne Rooney, i cili nuk stėrviti fare tė martėn.
Pasi pranoi gol nė minutėn e fundit nė ndeshjen e parė, qė e realizoi Ivica Olic, ekipi i Sir Alex Ferguson humbi me rezultat identik edhe nga rivali kryesor nė Premierligė, Chelsea.
Anglezėt do tė tentojnė tė sulmojnė qė nga fillimi dhe do tė mundohen ta shkrijnė disavantazhin prej njė goli tė gjermanėve, pa marrė parasysh mungesėn e golashėnuesit mė tė mirė, Wayne Rooney, i cili iu shtua listės sė gjatė tė mungesave tė rėndėsishme tė ndeshjeve tė kthimit ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve, pas Carles Puyol, Gerard Pique, Zlatan Ibrahimovic, Cesc Fabregas, Andrei Arshavin, Lisandro Lopez e Milos Krasic.
“Rooney kishte pėrparime, stafi mjekėsor ka bėrė punė fantastike, por unė nuk jam i gatshėm tė rrezikoj, kur futbollisti nuk ėshtė 100 pėr qind gati”, ka thėnė menaxheri Ferguson.
Dy humbjet e fundit nuk e brengosin shumė menaxherin skocez, i cili beson nė skuadrėn e tij, me gjithė mungesėn e sulmuesit anglez.
“Ishin dy rezultate tė kėqija, qė nuk ndodhin shpesh kėtu. Duhet tė marrim mėsim nga kėto dhe rruga pėr tė dalė nga kjo ėshtė paraqitja mė e mirė e ekipit. Nėse bėjmė paraqitje mė tė mirė sesa nė Gjermani, do tė kemi mundėsi tė mirė. Kualifikimi nė gjysmėfinale do tė ishte njė arritje fantastike, pasi do tė riktheheshim pas njė goli disavantazh ndaj Bayern. Ėshtė gjithmonė nxitje kur e arrin gjysmėfinalen”, vazhdoi Ferguson.
Bayern ėshtė nė kėrkim tė gjysmėfinales, pėr herė tė parė qė nga viti 2001. Bavarezėt presin rikthimin e dyshes sė rėndėsishme, Bastian Schweinsteiger e Arjen Robben. Gjermanėt kanė fituar besim pas fitores nė Bundesliga ndaj Schalke 04.
“Presioni ėshtė nė anėn e futbollistėve tė United. Ata e dinė se krejt ēka na nevojitet ėshtė shėnimi i njė goli dhe puna do tė kryhej. Do tė ishte e pamundur tė riktheheshin nė lojė. Ne tashmė e kemi dėshmuar se mund ta mposhtin klubin anglez dhe besojmė se do ta bėjmė kėtė sėrish. Unė jam i etur pėr tė luajtur. Ishte me tė vėrtetė e vėshtirė pėr mua qė tė ulem nė bankinė dhe ta shikoj ndeshjen e parė, pa mundur tė jem i gatshėm ta jap kontributin nė fushė”, tha holandezi Robben.
Ēifti tjetėr i sė mėrkurės do tė jetė ai francez, Bordeaux-Lyon. Nisma e mirė e ekipit tė Laurent Blanc ka filluar ta marrė tatėpjetėn. Fillimisht u mposht nė finale tė Kupės sė Francės nga Olympique Marseille, 3:1, ndėrsa mė pas me rezultat identik nga Lyon, nė ndeshjen e parė ēerekfinale.
Blanc ėshtė i vetėdijshėm se ka deficit prej dy golash, por do tė mundohet ta bėjė tė pamundurėn qė t’i mposhtė rivalėt kryesorė. Derisa Bordeauxit i nevojitet sė paku njė fitore 2:0, pėr Lyonin nuk do tė ketė shumė presion.
Ky ekip do tė jetė i hendikepuar pa sulmuesin kryesor, Lisandro Lopez, i cili ėshtė i suspenduar, plus pa sulmuesin Sidney Govou. Por, Lyon shkon nė Bordeaux me mendimin pėr ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes sė parė dhe pėr ta siguruar njė vend ndėr katėr skuadrat mė tė mira evropiane, pėr herė tė parė nė histori tė klubit.
E mėrkurė
Man. Utd-Bayern M. 20:45
Bordeaux-Lyon 20:45 /express/
Krijoni Kontakt