Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: HaloPeridoli

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    HaloPeridoli

    HALOPERIDOLI

    VETITE FARMAKOLOGJIKE
    • Haloperidoli ėshtė njė antipsikotik i fuqishėm, qė pėrdoret gjėrėsisht nė trajtimin simptomatik tė ērregullimeve psikotike dhe tė disa ērregullime tė sjelljes tek fėmijėt. Ai tregohet i efektshėm nė disa raste tė autizimit infantil.
    • Haloperidoli bllokon receptorėt dopaminergjikė nė sistemin mezolimbik dhe struktura tė tjera tė SNQ (p.sh ganglionet bazale).
    • Ai ka efekte alfa-adrenobllokuese tė dukshme, ndėrsa efektet antikolinergjike i ka tė dobėta.
    INDIKIMET
    • Skizofreni dhe psikoza tė tjera
    • Agjitim psikomotor dhe sjellje impulsive
    • Tike motore (sindroma e Tourette)
    • Korea Huntigton
    KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
    • Haloperidoli kundėrindikohet tek tė sėmurėt me M.Parkinson.
    • Efektet e padėshirueshme tė haloperidolit nė SNQ ngjajnė shumė me shenjat neurologjike tė ērregullimeve tė tilla tė SNQ si encefaliti, sindroma Reye, encefalopatia, meningiti dhe tetanozi. Pėr mė tepėr haloperidoli mund tė ndryshojė simptomatikėn e kėtyre ērregullimeve.
    • Haloperodoli kundėrindikohet tek tė sėmurėt komatozė, apo tek ata qė paraqesin frenim tė shprehur tė SNQ.
    • Efektet e haloperidolit nė SNQ mund tė fuqizohen gjatė encefalopatisė hepatike, tė shkaktuar nga cirroza.
    • Haloperidoli duhet tė pėrdoret me shumė kujdes tek tė sėmurėt me hipertiroidizėm, me hypokalcemi dhe sėmundje pulmonare.
    • Ndonėse rrallė, haloperidoli mund tė shkaktojė hypotension dhe, pėr pasojė, mund tė precipitojė anginėn tek tė sėmurėt e predispozuar. Gjatė administrimit IV tė dozave tė mėdha ekziston mundėsia e zgjatjes sė segmentit QT.
    • Fėmijėt me sėmundje virale akute, gastroenterit dhe dehidrim janė tė predispozuar tė shfaqin sindromėn ekstrapiramidale dhe veēanėrisht formėn distonike tė saj.
    • Haloperidoli duhet pėrdorur me kujdes tek tė sėmurėt me ērregullime hematologjike paraprake.
    • Haloperidoli duhet pėrdorur me kujdes tek tė sėmurėt me epilepsi, ose ērregullime nė EEG, pasi mund tė ulė pragun e konvulsioneve.
    • Tė sėmurėt me glaukomė me kėnd tė ngushtė mund tė keqėsohen nga efektet antimuskarinike tė haloperidolit. Pėr tė njėjtėn arsye, tė sėmurėt me hipertrofi beninje tė prostatės mund tė pėsojnė theksim tė retensionit urinar.
    • Haloperidoli shkakton hiperprolaktinemi dhe, pėr kėtė arsye, duhet pėrdorur me kujdes tek gratė me anamnezė pėr kancer tė gjirit.
    • Pirja e duhanit mund tė pakėsojė deri nė 60% pėrqendrimin plazmatik tė haloperidolit.
    • Tė moshuarit janė mė tė ndjeshėm ndaj efekteve anėsore tė haloperidolit, sidomos ndaj hypotensionit ortostatik, efekteve antikolinergjike dhe efekteve ekstrapiramidale.
    EFEKTET ANESORE
    • Gjatė pėrdorimit tė haloperidolit, sidomos me rrugė orale ose IM, shpesh shfaqen simptomat ekstrapiramidale. Ato mund tė shfaqen nė formėn e reaksioneve distonike (30-60% tė pacientėve), tė akatizisė (25-34% tė pacientėve), ose tė pseudoparkinsonizmit (15-36% tė pacientėve). Gjatė mjekimit mund tė shfaqen distoni tardive, nė formėn e lėvizjeve koreike apo lėvizjeve distonike, tė cilat mund tė jenė tė parikthyeshme.
    • Gjatė trajtimit tė zgjatur me haloperidol, por edhe pas ndėrprerjes sė tij, mund tė vėrehen diskinezi tardive, tė cilat karakterizohen nga lėvizje tė pavullnetshme tė muskulaturės periorale (gjuhė, gojė, nofulla, fytyrė) ose me lėvizje koreoatetotike tė ekstremiteteve. Konstatimi i diskinezive tardive kėrkon, si rregull, ndėrprerjen e mjekimit.
    • Haloperidoli mund tė shkaktojė sindromėn malinje nga neuroleptikėt, e cila karakterizohet nga hipertermia, disfunksioni i rėndė ekstrapiramidal, paqendrueshmėria e sistemit vegjetativ, ērregullimet e vetėdijes dhe gjendjes mendore. Nė kėto raste haloperidoli duhet ndėrprerė menjėherė.
    • Efekte tė tjera anėsore nė SNQ pėrmbledhin: pėrgjumje nė fillim tė mjekimit dhe, mė rrallė, agjitim, ankth, konfuzion, depresion, eufori, halucinacione, dhimbje koke, pagjumėsi, marrje mendsh, konvulsione etj.
    • Haloperidoli shkakton hiperprolaktinemi, e cila tek gratė shprehet me ērregullime tė menstruacioneve, mastalgji dhe galaktorrhe, ndėrsa tek burrat me gjinekomasti, impotencė, ērregullime tė ejakulacionit dhe infertilitet.
    • Haloperidoli mund tė shkaktojė retinopati pigmentare tė shoqėruar, ose jo, me pigmentime tė lėkurės.
    • Efektet anėsore nė traktin gastrointestinal shfaqen nė formėn e anoreksisė, hipersalivacionit, diarrhesė dhe, nė rastet kur pėrdoren edhe barna tė tjerė antimuskarinikė, nė formėn e tharjes sė gojės, nauzesė, konstipacionit (si edhe tė midriazės, ērregullimit tė shikimit dhe retensionit urinar).
    • Ērregullimet hematologjike pėrmbledhin leukopeninė, leukocitozėn dhe aneminė. Rrallė mund tė vėrehet agranulocitoza apo dėmtimet e heparit (ikter kolestatik).
    • Efektet anėsore kardiovaskulare mė tė shpeshta janė hypotensioni, hipertensioni, zgjatja e QT, takikardia ventrikulare.


    NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
    • Nuk kėshllohet pėrdorimi i njėkohshėm i haloperidolit me antipsikotikė tė tjerė si fenotiazinat apo olanzepina, pasi disa efekte anėsore, tė tilla si pėrgjumja, sedacioni, marrja e mendėve dhe hypotensioni ortostatik, mund tė fuqizohen.
    • Karbamazepina mund tė pakėsojė pėrqendrimin plazmatik tė haloperidolit deri nė masėn 50%.
    • Pėrqendrimet e litiumit duhen monitorizuar gjatė bashkėpėrdorimit tė haloperidolit.
    • Indometacina mund tė fuqizojė efektet anėsore tė haloperidolit.
    • Neuroleptikėt (haloperidoli) mund tė fuqizojnė veprimet e barnave antihipertensivė.
    • Haloperidoli mund tė kundėrshtojė veprimin antihipertensiv tė guanetidinės.
    • Haloperidoli mund tė pakėsojė vetitė hipertensive tė noradrenalinės, metaraminolit dhe fenilefrinės.
    • Haloperidoli mund tė bllokojė efektet e dopaminės mbi perfuzionin renal tė gjakut.
    • Haloperidoli ėshtė antagonist konkurues i levodopės, bromokriptinės dhe pergolidit.
    • Kinidina mund tė rritė pėrqendrimet plazmatike tė haloperidolit.
    • Haloperidoli mund tė fuqizojė veprimet frenuese mbi SNQ tė barnave anksiolitikė, sedativė, gjumėdhėnės, agonistė tė opiateve, antidepresantė triciklikė dhe alkoolit.
    • Haloperidoli mund tė pakėsojė efektin antikoagulant tė warfarinės.
    PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
    • Tė evitohet pėrdorimi (Kategoria C).
    PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
    • Tė evitohet pėrdorimi.
    DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
    Me rruge orale
    • Tek tė rriturit pėrdoret fillimisht me dozė 1.5-3 mg ēdo 8-12 orė, ose nė rastet e rėnda, me 3-5 mg, ēdo 8-12 orė. Tek pacientėt me skizofreni rezistente ndaj mjekimit mund tė nevojiten doza deri nė 100 mg/ditė (rrallė 200 mg). Mė pas doza rregullohet deri nė arritjen e dozės mė tė vogėl efikase, qė zakonisht ėshtė 5-10 mg/ditė.
    • Tek tė moshuarit pėrdoren doza fillestare sa gjysma e dozės sė tė rriturve.
    • Tek fėmijėt fillohet me 25-50 mikrogram/kg/ditė, e ndarė nė dy marrje. Mė pas doza rritet deri nė njė maksimum prej 10 mg/ditė (tek adoleshentėt deri nė 30 mg/ditė).
    Me injeksion IM
    • Zakonisht pėrdoret me dozė 2-10 mg, qė mund tė jepet ēdo 4-8 orė, nė vartėsi tė pėrgjigjes (ēdo 1 orė nėse ėshtė e nevojshme), deri nė arritjen e njė doze totale prej 60 mg/ditė.
    • Tek pacientėt nė gjendje tė rėndė mund tė nevojiten doza fillestare deri 30 mg.
    • Nuk rekomandohet pėrdorimi tek fėmijėt.
    PREPARATET E REGJISTRUARA
    tabletė 1.5 mg HALOPERIDOL
    tabletė 2mg HALDOL
    tabletė 5 mg HALOPERIDOL
    tabletė 10 mg HALDOL
    solucion injektabėl 5 mg-1ml HALDOL, HALOPERIDOL
    solucion injektabėl depo 50 mg/1ml HALDOL, HALOPERIDOL
    solucion pėr pėrdorim nga goja 2mg/ml HALDOL, HALOPERIDOL
    solucion pėr pėrdorim nga goja 5 mg/ml HALOPERIDOL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vinjol : 27-01-2009 mė 09:46
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Diazepami

    DIAZEPAMI

    VETITE FARMAKOLOGJIKE
    • Diazepami ėshtė njė benzodiazepinė me veprim tė zgjatur. Profili farmakologjik i diazepamit ėshtė i ngjashėm me atė tė klordiazepoksidit dhe klorazepatit, pasi tė tre gjenerojnė tė njėjtin metabolit farmakologjikisht aktiv.
    • Kur jepet nga goja, diazepami pėrthithet mė shpejt nga tė gjitha benzodiazepinat dhe pėrdoret kryesisht pėr trajtimin e ankthit, tė simptomave qė shoqėrojnė ndėrprerjen e alkoolit dhe si relaksues qendror i muskujve tė skeletit.
    • Kur jepet me rrugė parenterale (IV), efekti fillon brenda 1-5 minutash. Dhėnia IV, pėrveē qėllimeve tė mėsipėrme, pėrdoret edhe pėr efektin sedativ, amnezik dhe antikonvulsivant.
    • Pėrthithja nga rruga intramuskulare ėshtė e ngadaltė dhe jo e saktė. Me rrugė rektale pėrthithet mirė.
    INDIKIMET
    • Gjemdje anksioze
    • Ērregullime tė gjumit
    • Abstinencė alkoolike
    • Status epileptik
    • Epilepsi parciale dhe toniko-klonike
    • Konvulsione febrile dhe ato tė shkaktuara nga barnat
    • Spazma muskulare, tetani
    • Premedikim (para ndėrhyrjeve kirurgjikale)
    KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
    • Diazepami mund tė shkaktojė varėsi fiziko-psikologjike dhe, pėr katė arsye, duhet pėrdorur me kujdes tė jashtėzakonshėm tek pacientėt qė kanė abuzuar ose abuzojnė me barnat dhe drogat.
    • Ndėrprerja e shpejtė e diazepamit mund tė shkaktojė irritim, nervozizėm dhe pagjumėsi. Ndėrprerja e menjėherėshme, pas pėrdorimit tė zgjatur, mund tė shkaktojė konvulsione tek personat e predispozuar. Megjithatė, ndėrmjet benzodiazepinave, diazepami e ka mė pak tė shprehut kėtė veti.
    • Diazepami duhet pėrdorur me kujdes tek pacientėt me deprimim tė SNQ apo qė pėrdorin barna qė deprimojnė SNQ, pėrfshi alkoolin.
    • Kundėrindikohet administrimi parenteral i diazepamit tek pacientėt me intoksikim akut nga alkooli, me shok ose nė gjendje kome.
    • Nė pėrgjithėsi diazepami nuk rekomandohet tek fėmijėt nėn 6 muaj.
    • Diazepami kundėrindikohet tek pacientėt me glaukomė me kėnd tė mbyllur.
    • Tė sėmurėt me depresion respirator, sėmundje pulmonare obstruktive tė formave tė rėnda apo qė vuajnė nga apnea gjatė gjumit, pėrbėjnė kundėrindikacion relativ pėr pėrdorimin e diazepamit.
    • Diazepami duhet pėrdorur me shumė kujdes tek tė sėmurėt me miasteni gravis.
    • Ndonėse diazepami mund tė sjellė pėrfitime kur pėrdoret tek tė sėmurėt me depresion ose psikozė, ai duhet tė evitohet kur pacientėt paraqiten me ide pėr vetėvrasje.
    • Diazepami duhet pėrdorur me kujdes tek tė moshuarit dhe tek tė sėmurėt me dėmtime tė funksionit renal dhe hepatik.
    EFEKTET ANESORE
    • Shumica e efekteve anėsore tė diazepamit lokalizohen nė SNQ dhe, nė pėrgjithėsi, janė tė varura nga doza e pėrdorur. Ato pėrfshijnė : dhimbje koke, pėrgjumje, ataksi, marrje mendsh, konfuzion, depresion, sinkop, lodhje, tremor dhe vertigo. Ndaj kėtyre efekteve mund tė zhvillohet tolerancė.
    • Rreth 10% e pacientėve mund tė reagojnė me stimulim tė SNQ, veēanėrisht tė sėmurėt psikiatrikė dhe fėmijėt hiperaktiv. Si rregull nė kėto raste mjekimi duhet ndėrprerė.
    • Gjatė administrimit parenteral mund tė vėrehet gjithashtu apne, deprimim tė respiracionit, hypotension, arrest kardiak.
    • Gjatė pėrdorimit tė diazepamit mund tė vėrehen ērregullime seksuale si pakėsim i libidos, impotencė, ejakulacion i vonuar, vonim ose mungesė e orgazmės.
    NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
    • Barnat qė frenojnė sistemet enzimatike CYP2C19 dhe CYP3A4, mund tė pakėsojnė klirensin hepatik tė diazepamit, por jo gjithmonė ky veprim shoqėrohet me ndryshime farmakodinamike. Barnat qė pakėsojnė metabolizimin hepatik tė diazepamit, janė : fluoksetina, fluvoksamina, cimetidina, omeprazoli, disulfirami, eritromicina, itrakonazoli.
    • Barnat qė frenojnė SNQ (agonistėt e opiateve, disa antihistaminikė, anestetikėt e pėrgjithshėm, antidepresantėt triciklikė, anksiolitikėt, sedativėt, hypnotikėt, valeriana), potencojnė efektet deprimuese tė diazepamit mbi sistemin nervor qendror.
    • Kontraceptivėt oralė mund tė shtojnė efektin e diazepamit.
    • Kombinimi i diazepamit me acidin valproik nga njėra anė rrit pėrqendrimet plazmatike tė diazepamit dhe nga ana tjetėr mund tė rrisė frekuencėn e krizave tė absencės (petit mal).
    • Rifampina pakėson efektet farmakologjike tė diazepamit.
    • Flumazenili antagonizon efektet e diazepamit dhe pėrdoret si antidot specifik pėr trajtimin e mbidozimit tė tij.
    PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
    • Kundėrindikohet (Kategoria D).
    PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
    • Tė evitohet pėrdorimi.
    DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
    Me rrugė orale
    • Kur pėrdoret si anksiolitik, jepet me dozė 2 mg ēdo 8 orė. Kur ėshtė e nevojshme doza rritet nė 15-30 mg/ditė e ndarė nė disa doza.
    • Tek tė moshuarit pėrdoret gjysma e dozės sė tė rriturve.
    • Ērregullimet e gjumit mjekohen tek tė rriturit me 5-15 mg/ditė, tė administruara nė darkė para gjumit, ndėrsa tek fėmijėt 1-5 mg/ditė.
    • Kur pėrdoret si premedikim pėrdoret me dozė 5 mg njė natė pėrpara dhe mandej 5 mg 2 orė para interventit.
    Me rrugė parenterale
    • Pėr mjekimin e gjendjeve tė rėnda anksioze akute, kontrollit tė atakeve tė panikut dhe abstinencės nga alkooli, pėrdoret me doza 10 mg, tė administruara me injeksion IM ose injeksion tė ngadaltė IV (nė vena tė mėdha me shpejtėsi jo mė tė madhe se 5 mg/minutė); nė rast nevoje doza mund tė pėrsėritet tė paktėn mbas 4 orėsh.
    • Pėr mjekimin e statusit epileptik dhe konvulsioneve tė shkatuara nga barnat tek tė rriturit, pėrdoret me dozė 10-20 mg, tė administruara me injeksion IV me shpejtėsi 0.5 mg/minutė; doza mund tė pėrsėritet mbas 30-60 minutash. Mund tė vazhdohet me infuzion IV me dozė deri 3 mg/kg/ditė. Tek fėmijėt pėrdoret me 0.2-0.3 mg/kg ose me 1 mg pėr vit moshe. Konvulsionet febrile trajtohen me 0.25/mg/kg, tė cilat injektohen me ngadalė IV.
    • Pėr premedikimin pėrdoren doza 0.1-0.2 mg/kg.
    Me rrugė rektale
    • Nė formė solucioni pėr pėrdorim rektal tek tė rriturit dhe fėmijėt me peshė mbi 10 kg, pėrdoret me doza 0.5 mg/kg. Kjo dozė mund tė pėrsėritet mbas 12 orėsh nė rast nevoje. Tek tė moshuarit pėrdoret gjysma e dozės sė tė rriturve.
    • Nė formė supostesh pėrdoret me dozė 10-30 mg/ditė. Kjo rrugė nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr administrimin e dozave mė tė vogla se 10 mg.
    PREPARATET E REGJISTRUARA
    tabletė 2 mg APAURIN, DIAZEPAM
    tabletė 5 mg APAURIN, DIAZEPAM, SEDUXEN, VALIUM
    tabletė 10 mg APAURIN
    solucion injektabėl 10 mg/2ml APAURIN, DIAZEPAM















    LORAZEPAMI
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    LoraZepami

    LORAZEPAMI

    VETITE FARMAKOLOGJIKE
    • Lorazepami ėshtė njė benzodiazepinė me gjysmėjetė eleminimi tė shkurtėr-mesme. Ai gjen pėrdorim tė gjėrė pėr shkak tė efekteve antianksioze, sedativo-hypnotike, antiepileptike, antitremor dhe amnestike (anterograde).
    • Benzodiazepinat, nėpėrmjet inhibimit tė GABA, veprojnė nė regjionin limbik, thalamik dhe hipotalamik tė SNQ, duke shkaktuar, nė vartėsi tė dozės, tė gjitha nivelet e depresionit tė SNQ.
    INDIKIMET
    • Gjendje ankthi (trajtim afatshkurtėr)
    • Pagjumėsi (trajtim afatshkurtėr)
    • Sedacion dhe heqje ankthi pėrpara ndėrhyrjeve kirurgjikale ose diagnostikuese
    KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
    • Kundėrindikohet nė pacientėt me mbindjeshmėri ndaj lorazepamit.
    • Lorazepami nuk duhet pėrdorur nė tė sėmurėt me frenim pre-ekzistues tė frymėmarrjes ose ata nė gjendje shoku ose kome, pasi mund tė thellohet frenimi i frymėmarrjes dhe i SNQ. Ai nuk duhet pėrdorur edhe nė pacientėt me sėmundje pulmonare, qė dėmtojnė funksionin e frymėmarrjes, si sėmundja pulmonare obstruktive kronike ose apnea e gjumit.
    • Kundėrindikohet nė rastet me glaukomė me kėnd tė mbyllur.
    • Tė evitohet ndėrpreja e menjėhershme e lorazepamit, nėse i sėmuri e ka marrė atė pėr njė kohė tė gjatė.
    • Nuk duhet pėrdorur nė subjektet me tendenca vetėvrasėse.
    • Duhet treguar kujdes nė tė sėmurėt me dėmtim tė funksionit renal ose hepatik.
    • Duhet treguar kujdes kur pėrdoret nė tė moshuar dhe nė fėmijė. Nuk ka informacione tė plota mbi sigurinė dhe efikasitetin tek fėmijėt nėn 12 vjeē.
    • Nė pacientėt me parkinson nė fazė tė avancuar, lorazepami mund tė shkaktojė rėndim tė psikozės sė tyre dhe aftėsive njohėse.
    EFEKTET ANESORE
    • Shumica e efekteve mbi SNQ tė lorazepamit varen nga doza. Kėtu pėrmendim: dhimbje koke, pėrgjumje, ataksi, konfuzion, depresion, dizartri, sinkop, ndjenjė lodhjeje, tremor, marrje mendsh. Ndaj kėtyre efekteve mund tė zhvillohet tolerance.
    • Ndonjėherė mund tė ndodhė stimulim paradoksal i SNQ, kryesisht nė tė sėmurėt me ērregullime psikiatrike dhe nė fėmijėt hiperaktive. Ky stimulim paradoksal manifestohet me eksitim, mani, ērregullime tė gjumit, ėndrra tė frikshme, agjitim, ankth, eufori, hiperrefleksi.
    • Lorazepami mund tė shkaktojė dipendencė fizike dhe psikologjike. Ndėrpreja e menjėhershme e mjekimit, veēanėrisht nė rastet kur ėshtė pėrdorur pėr njė kohė tė gjatė, shkakton shfaqjen e simptomave tė abstinencės.
    • Mė rrallė vėrehen efekte anėsore tė tilla si bradikardi, hipotension, rash, urtikarie, diplopi, konstipacion, nauze e tė vjella, disfunksion hepatik, dhimbje abdominale, rėnie e libidos.
    • Mbas administrimit parenteral tė benzodiazepinave nė tė moshuar, pacientė tė sėmurė rėndė ose nė pacientė me dėmtim tė funksionit respirator, mund tė ndodhė apne, hipotension dhe arrest kardiak.
    NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
    • Fenitoina mund tė rritė metabolizimin hepatik tė lorazepamit, duke ulur pėrqėndrimet plazmatike tė tij.
    • Cimetidina, eritromicina, disulfirami, mund tė ulin metabolizimin hepatik tė lorazepamit kur pėrdoren njėkohėsisht me tė.
    • Administrimi i njėkohshėm i lorazepamit me barna qė frenojnė aktivitetin e SNQ, mund tė potencojė frenimin e respiracionit dhe sedacionin e shkaktuar nga kėto barna. Tė tilla pėrmendim: agonistėt opioide, fenotiazinat, barbituratet, etanoli, antihistaminikėt me veprim sedativ, anestetikėt e pėrgjithshėm, tramadol, antidepresivėt triciklikė ose anksiolitikė, sedativė dhe hipnotikė tė tjerė.
    • Kontraceptivėt oralė mund tė rritin efektin e lorazepamit duke frenuar metabolizimin e tij.
    • Probenecidi dėmton glukurokonjugimin e lorazepamit, gjė qė mund tė shtojė efektet dhe tė shkaktojė sedacion tė tepruar.
    • Flumazenili bllokon shfaqjen e efekteve tė benzodiazepinave.
    PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
    • Kundėrindikohet (Kategoria D).
    PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
    • Tė evitohet pėrdorimi.
    DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
    Me rrugė orale
    Tek tė rriturit
    • Pėr mjekimin e ankthit
    Zakonisht pėrdoret me 1-3 mg, 2-3 herė nė ditė. Doza maksimale 10 mg/ditė.
    Tek pleqtė pėrdoret gjysma e dozės sė tė rriturve.
    • Pagjumėsia e shoqėruar me ankth
    Si rregull trajtohet me 2-4 mg, tė administruara nė darkė pėrpara gjumit.
    • Pėrpara ndėrhyrjeve kirurgjikale
    Administrohen 1-3 mg, njė natė pėrpara, dhe 2-4 mg, 1-2 orė pėrpara interventit.
    • Tek fėmijėt nuk rekomandohet pėrdorimi.
    Me rrugė intramuskulare ose me injeksion intravenoz tė ngadaltė.
    Tek tė rriturit
    • Pėr mjekimin e atakeve akute tė panikut, pėrdoren 25-50 mikrogram/kg, dozė e cila mund tė pėrsėritet pas 6 orėsh nėse nevojitet.
    • Pėr sedacion preoperator, me injeksion IV, pėrdoren 0.05 mg/kg, tė administruara pėrgjatė 2-4 minutave, 30-45 minuta pėrpara ndėrhyrjes kirurgjikale ose procedurės diagnostikuese.
    • Pėr trajtimin e statusit epileptik
    Administrohet IV, me ngadalė, me dozė 0.05 mg/kg (maksimumi 4 mg), e cila, nė rast nevoje, mund tė pėrsėritet edhe njė here pas 15 minutave.
    Me rrugė rektale (nė formė solucioni)
    Tek tė rriturit
    • Jepet me dozė 10 mg pėr tė rriturit dhe 5 mg pėr tė moshuarit.
    Tek fėmijėt nuk rekomandohet pėrdorimi
    PREPARATET E REGJISTRUARA
    tabletė 1 mg LORAM
    tabletė 2 mg MERLIT
    tabletė 2.5 mg LORAM
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Salbutamoli

    SALBUTAMOLI

    VETITE FARMAKOLOGJIKE
    • Salbutamoli ėshtė agonist i receptorėve beta2 adrenergjike (beta2 adrenomimetik i drejtėpėrdrejtė). Nxitja e receptorėve beta2 shkakton relaksim tė muskujve tė lėmuar tė bronkeve, tė mitrės, tė enėve tė gjakut, tremor tė muskujve tė skeletit dhe efekte metabolike.
    • Efekti bronkodilatator vėrehet si tek subjektet normalė, ashtu edhe tek tė sėmurėt me astmė bronkiale, apo sėmundje obstruktive kronike pulmonare.
    • Salbutamoli pėrmirėson klirensin mukociliar dhe pengon ēlirimin e mediatorėve tė inflamacionit bronkial dhe tė bronkokonstriksionit.
    INDIKIMET
    • Astmė bronkiale
    • Patologji pulmonare qė shoqėrohen me obstruksion tė rikthyeshėm tė rrugėve tė frymėmarrjes (sėmundja obstruktive pulmonare kronike)
    • Parandalim i bronkospazmės
    KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
    • Salbutamoli ėshtė i kundėrindikuar tek pacientėt me mbindjeshmėri ndaj tij apo ndaj pėrbėrėsve tė tjerė tė formulimit.
    • Salbutamoli ėshtė relativisht i kundėrindikuar tek pacientėt me hipertiroidizėm, diabet melit, hipertension arterial, aritmi kardiake, sėmundje ishemike tė zemrės dhe konvulsione.
    • Salbutamoli duhet tė pėrdoret me kujdes tek pacientėt me sėmundje kardiake, pasi ai zotėron efekte kardiostimuluese.
    • Kujdes duhet treguar kur salbutamoli pėrdoret tek gratė shtatzėna, pasi ai ka efekte relaksuese mbi muskujt e lėmuar dhe, pėr rrjedhojė, pakėson kontraksionet uterine.
    • Efikasiteti dhe siguria e tabletave konvencionale tė salbutamolit tek fėmijėt nėn 6 vjeē nuk ėshtė pėrcaktuar akoma.
    • Efikasiteti dhe siguria e shurupit tė salbutamolit tek fėmijėt nėn 2 vjeē nuk ėshtė pėrcaktuar akoma.
    • Efikasiteti dhe siguria e salbutamolit tė dhėnė me inhalacion tek fėmijėt nėn 12 vjeē nuk ėshtė pėrcaktuar akoma.
    EFEKTET ANESORE
    • Efektet anėsore mė tė shpeshta tė salbutamolit lidhen me efektin e tij simpatomimetik, ndonėse, nė krahasim me barna tė tjerė agonistė tė receptorėve beta2, ai ka mė pak efekte kardiovaskulare.
    • Nė pėrgjithėsi efektet simpatomimetike janė nė vartėsi tė dozės sė pėrdorur dhe tė formulimit farmaceutik. Ato janė mė tė shpeshta nė rastin e pėrdorimit tė tabletave ose shurupit dhe mė tė rralla kur salbutamoli jepet me inhalacion.
    • Efektet anėsore mė tė shpeshta, qė vėrehen gjatė pėrdorimit tė tabletave ose shurupit tė salbutamolit, janė : tremori (10-20%) dhe ankthi (9-20%). Frekuenca e efekteve anėsore tė tjera ėshtė : dhimbje koke 4-7%, palpitacione dhe takikardi sinusale 2-5%, hiperkinezi 2-4%, marrje mendsh 2-3%, krampe muskulare 1-3%, pagjumėsi 1-2%. Nauze ose tė vjella 1-4%. Efekte anėsore, por mė tė rralla (frekuenca nėn 1%), janė edhe ndjesia e nxehtėsisė nė trup, pėrgjumja, irritimi, angina, kolla, djerėsitja e shtuar dhe retensioni urinar. Ankthi dhe eksitimi janė mė tė sheshtė tek fėmijėt se sa tek tė rriturit.
    • Salbutamoli, si tė gjithė simpatomimetikėt, mund tė shkaktojė efekte anėsore tė rrezikshme nė sistemin kardivaskular, si : hipertension arterial (3%), angina pektoris (mė pak se 1%), aritmi dhe vazodilatacion periferik.
    • Salbutamoli mund tė shkaktojė hiperglicemi dhe hypokalemi. Kėto efekte anėsore janė mė tė shpeshta kur salbutamoli jepet nė doza tė mėdha dhe me nebulizator.
    NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
    • Salbutamoli duhet tė pėrdoret me shumė kujdes sė bashku me barna tė tjerė simpatomimetikė, pasi mund tė shfaqen efekte anėsore tė rrezikshme kardiovaskulare.
    • Antidepresantėt triciklikė dhe frenuesit e MAO mund tė fuqizojnė veprimin vazodilatator tė salbutamolit duke shkaktuar hypotension tė thellė.
    • Efektet farmakologjike tė salbutamolit kundėrshtohen nga barnat beta-adrenobllokues.
    • Pėrdorimi i njėkohėshėm i salbutamolit me hormone tė tiroides rrit ndjeshėm rrezikun, tek tė sėmurėt me sėmundje ishemike tė zemrės.
    PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
    • Tė evitohet pėrdorimi gjatė tremestrit tė parė dhe tė dytė.
    PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
    • Mund tė pėrdoret.
    DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
    • Pėr trajtimin e astmės bronkiale dhe parandalimin e bronkospazmės
    Me rrugė orale
    Tek tė rriturit pėrdoret me doza 4 mg (tek tė moshuarit me 2 mg), ēdo 6-8 orė.
    Tek fėmijėt nėn 2 vjeē pėrdoren 100 mikrogram/kg, dhėnė ēdo 6 orė.
    Fėmijėt mbi 2 vjeē pėrdorin 1-2 mg ēdo 6-8 orė.
    Me injeksion subkutan ose intramuskular
    Pėrdoret me dozė 250-500 mikrogram, qė mund tė pėrsėritet mbas 4 orėsh.
    Me infuzion intravenoz
    Mjekimi fillohet me 5 mikrogram/minutė dhe, mė pas, doza rritet, nė vartėsi tė pėrgjigjes dhe ritmit kardiak, deri nė 3-20 mikrogram/minutė, ose edhe mė shumė.
    PREPARATET E REGJISTRUARA
    tabletė 2, 4 mg MEDOLIN, VENTOLIN, VOLMAX
    shurup 2 mg/5ml SALBUTAMOL, VENTOLIN
    solucion injektabėl 0.25 mg/5ml VENTOLIN
    solucion injektabėl 0.5 mg/ml VENTOLIN
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    AminoFilina

    AMINOFILINA

    VETITE FARMAKOLOGJIKE
    • Aminofilina ėshtė kripa e teofilinės me etilendiaminėn. 100 mg aminofilinė janė ekuivalente me 80 mg teofilinė.
    • Teofilina relakson nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė muskujt e lėmuar tė bronkeve dhe enėve tė gjakut pulmonare, stimulon SNQ, stimulon qendrat respiratore, shkakton diurezė tė lehtė, rrit sekretimin e acidit gastrik, frenon kontraksionet uterine dhe ushtron efekte kronotrope dhe inotrope pozitive. Ajo, gjithashtu, pėrmirėson kontraksionin e diafragmės dhe, pėr pasojė, lehtėson dispnenė.
    INDIKIMET
    • Astmė bronkiale
    • Sėmundje pulmonare obstruktive kronike
    • Bronkit kronik i shoqėruar me bronkospazmė
    • Profilaksi e bronkospazmės
    • Apne neonatale
    KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
    • Aminofilina kundėrindikohet tek tė sėmurėt me mbindjeshmėri ndaj saj.
    • Pacientėt me sėmundje kardiake kėrkojnė njė monitorizim tė kujdesshėm gjatė kohės qė pėrdorin aminofilinė. Tek kėta tė sėmurė, shpesh klirensi i aminofilinės ėshtė i pakėsuar (deri nė 50%) si dhe ekziston rreziku pėr rėndim tė aritmisė, apo sėmundjes sė koronareve, veēanėrisht tek ata qė kanė kaluar infarkt akut tė miokardit.
    • Aminofilina duhet pėrdorur me kujdes tek tė sėmurėt me gastrit apo ulcer gastroduodenale aktive.
    • Aminofilina mund tė shkaktojė retension urinar tek tė sėmurėt me hipertrofi beninje tė prostatės.
    • Ajo duhet tė pėrdoret me kujdes tek tė sėmurėt epileptikė, pasi mund tė rritė tendencėn pėr konvulsione.
    • Aminofilina mund tė rritė vlerat e glicemisė, kolesterolemisė dhe tė acidit urik nė plazmė.
    • Klirensi i aminofilinės, gjithashtu, pakėsohet gjatė hypotiroidizmit, edemės pulmonare akute, gjendjeve septike, shokut, fibrozės cistike. Infeksionet pulmonare me origjinė virale, gjendjet febrile tė zgjatura, vaksina e gripit, gjithashtu pakėsojnė klirensin e aminofilinės.
    • Pirja e duhanit e rrit klirensin e aminofilinės 50% tek tė rriturit dhe deri 80% tek tė moshuarit. Ekspozimi pasiv ndaj duhanit, gjithashtu, mund ta shtojė klirensin e aminofilinės deri nė 50%.
    • Pacientėt me sėmundje tė formave tė rėnda tė mėlēisė (cirrozė, hepatit akut, kolestazė ose sėmundje alkoolike tė mėlēisė) mund tė kėrkojnė doza mė tė vogla se normalisht. Dozat gjithashtu duhen pakėsuar kur aminofilina pėrdoret tek fėmijėt nėn 1 vjeē (veēanėrisht prematurėt) dhe tek tė moshuarit.
    EFEKTET ANESORE
    • Efektet anėsore nė traktin gastrointestinal janė pasojė e veprimit irritues lokal ose e veprimit qendror. Mė shpesh vėrehen nauze, tė vjella dhe dhimbje abdominale, tė cilat mund tė shkaktohen nga refluksi gastroezofageal (rėndohen kur pacienti shtrihet). Efeke anėsore tė tjera janė gjithashtu krampet abdominale, anoreksia, hematemeza, etj. Kėto efekte minimizohen kur bari merret pėrgjatė ose mbas ushqimit, ose me njė sasi tė madhe (njė gotė tė mbushur plot) uji apo qumėshti.
    • Efektet anėsore nė SNQ pėrfshijnė: dhimbjen e kokės, ankthin, nervozitetin, agjitimin, pagjumėsinė, marrjen e mendve, konvulsionet. Kėto efekte shfaqen mė shpesh tek fėmijėt dhe kur pėrdoren doza tė mėdha e tė dhėna IV me shpejtėsi.
    • Aminofilina vepron mbi sistemin kardiovaskular. Ajo ul rezistencėn periferike, dhe rrit debitin kardiak. Jo rrallė, raportohen takikardi sinusale, palpitacione, bradikardi sinusale, ekstrasistola, hypotension, takikardi ventrikulare. Efektet anėsore kardiovaskulare pėrgjithėsisht janė tė formės sė lehtė dhe kalimtare, por, ndonjėherė, mund tė instalohen papritur efekte anėsore serioze si p.sh aritmitė ventrikulare.
    • Rrallė, gjatė pėrdorimit tė aminofilinės, mund tė vėrehet urtikaria. Kjo ėshtė pasojė e mbindjeshmėrisė ndaj etilendiaminės dhe, si rregull, shfaqet 12-24 orė pas fillimit tė trajtimit.
    • Toksiciteti i aminofilinės mund tė shfaqet gjatė mbidozimit akut tė saj (hypotension, hypokalemi, acidozė metabolike), ose gjatė pėrdorimit kronik. Toksiciteti gjatė pėrdorimit kronik mund tė shfaqet edhe kur pėrqendrimet plazmatike janė pak mė tė larta se pėrqendrimet maksimale terapeutike dhe karakterizohet nga konvulsionet dhe aritmitė kardiake (fibrilacion ose flater atrial, takikardi atriale multifokale, takikardi sinusale, ekstrasistola ventrikulare dhe aritmi tė tjera ventrikulare, tė shoqėruara me paqendrueshmėri hemodinamike).
    NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
    • Propranololi dhe, mbase, edhe beta-adrenobllokues tė tjerė pakėsojnė klirensin hepatik tė aminofilinės dhe, pėr pasojė, mund tė rritin toksicitetin e saj. Kjo nuk ėshtė vėrejtur nė rastin e atenololit dhe nadololit. Tė gjithė beta-adrenobllokuesit janė antagonistė funksionalė tė aminofilinės nė nivelin e muskujve tė lėmuar bronkialė.
    • Allopurinoli me doza mbi 600 mg/ditė pakėson klirensin e aminofilinės.
    • Cimetidina (por jo ranitidina dhe famotidina) pakėson metabolizimin hepatik tė aminofilinės.
    • Verapamili mund tė pakėsojė klirensin hepatik tė aminofilinės.
    • Disulfirami pakėson metabolizimin hepatik tė aminofilinės.
    • Eritromicina dhe troleandomicina (por jo azitromicina dhe klaritromicina) pakėsojnė klirensin hepatik tė aminofilinės dhe, pėr pasojė, mund tė rritin toksicitetin e saj. Aminofilina rrit klirensin renal tė eritromicinės.
    • Izoniazidi pakėson metabolizimin hepatik tė aminofilinės.
    • Kinolonet pakėsojnė klirensin e aminofilinės respektivisht : enoksacina 75%, ciprofloksacina 30%, norfloksacina 15%.
    • Klirensi i aminofilinės, gjithashtu, pakėsohet nga marrja e njėkohshme e tiklopidinės.
    • Barnat e mėposhtme stimulojnė metabolizimin hepatik tė aminofilinės : barbituratet, karbamazepina, fenitoina, primidoni, rifampina, dhe, pėr pasojė, mund tė pakėsojnė efikasitetin e saj, kur shtohen, apo tė shtojnė toksicitetin e aminofilinės, kur hiqen nga terapia.
    • Aminofilina mund tė shtojė klirensin renal tė litiumit.
    • Pėrdorimi i njėkohshėm i aminofilinės me barna simpatomimetikė (p.sh efedrinė), ose me ksantina tė tjera (p.sh kafeina) mund tė shkaktojė nxitje tė theksuar tė SNQ (pagjumėsi, nervozitet, irritabilitet, konvulsione), ose aritmi kardiake.
    PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
    • Tė evitohet pėrdorimi nė tremestrin e tretė tė shtatzėnisė (Kategoria C).
    PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
    • Mund tė pėrdoret.
    DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
    Me rrugė orale
    Aminofilina pėrdoret me dozė 100-300 mg ēdo 6-8 orė mbas ushqimit.
    Me injeksionose infuzion intravenoz
    Aminofilina duhet injektuar me ngadalėsi pėrgjatė tė paktėn 20 minutave.
    • Nė rastet e trajtuara mė pėrpara me teofilinė
    Tek tė rriturit aminofilina pėrdoret fillimisht me 0.5 mg/kg/orė dhe, mandej, doza rregullohet nė varėsi tė pėrqendrimit plazmatik tė teofilinės.
    Tek fėmijėt me moshė 6 muaj deri 9 vjeē pėrdoret me dozė 1 mg/kg/orė.
    Tek fėmijėt me moshė 10-16 vjeē fillohet me dozė 0.8 mg/kg/orė, e cila, mandej, rregullohet nė varėsi tė pėrqendrimit plazmatik tė teofilinės.
    • Nė rastet e patrajtuara paraprakisht me teofilinė
    Mjekimi fillohet me njė dozė 5 mg/kg (si tek tė rriturit ashtu edhe tek fėmijėt) dhe mandej vazhdohet si mė sipėr.
    PREPARATET E REGJISTRUARA
    tabletė 100 mg AMINOFEM, EUFILINE, NOVPHYLLINE
    tabletė 350 mg AMINOPHYLLINUM retard
    solucion injektabėl 250 mg/10ml AMINOPHYLLINE, AMINOPHYLLINUM
    solucion injektabėl 12%-2 ml EUFILINE



    Marre nga studimi i gjate I Prof/Doc Leonard Dedja Dhe une studenti i tij Vinjol Krasniqi
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Bravo informacioni qenka i bollshem.
    Ju uroj suksese ne degen e Farmaceutikes (besoj)!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anėtarėsuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    Citim Postuar mė parė nga G.D Lexo Postimin
    Bravo informacioni qenka i bollshem.
    Ju uroj suksese ne degen e Farmaceutikes (besoj)!
    Jo more, studion per infermieri djali po e ka me shume pasion zanatin
    Urime hapesi i temes!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540
    kryenece me fal po spo te njof
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kryenece
    Anėtarėsuar
    17-01-2005
    Postime
    167
    njifemi ke forumi fierak

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kryenece pėr postimin:

    Vinjol (06-11-2016)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Pėr: HaloPeridoli

    Citim Postuar mė parė nga kryenece Lexo Postimin
    njifemi ke forumi fierak

    ????
    bohhhhh
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •