LOS ANXHELOS - Ndahen te tjera cmime Paraoskar. Pikerisht ne ceremonine e cmimeve Screen Actors Guild, filmi me i mire eshte shpallur Slumdog Millionare, filmi indian qe po thyen rekorde dhe po konsiderohet pretendent kryesor per cmimet Oskar. Cmimin per kete film e mori aktori Indian Anil Kapur.
Aktorja Meril Streep dhe Shon Penn jane shpallur si aktoret me te mire protagoniste, perkatesisht ne filmat Doubt dhe Milk.
Duke folur ne momentin e marrjes se cmimit aktorja Meryl Streep tha me humor: Nuk kam blere as fustan te ri per kete rast.. jam vertet e shokuar.
Aktorja Kate Winslet eshte shpallur aktorja me e mire joprotagoniste per rolin e saj ne filmin The Reader, ku ajo luan rolin e gardianes ne nje kamp perqendrimi nazist. Cmimi per aktorin me te mire jo protagononist i eshte dhene aktorit qe nuk eshte me, pikerisht Heath Ledger i cili vdiq nje vit me pare nga nje mbidoze ilacesh. Ai vleresohet per portretin e Xhokerit ne filmin The Dark Knight (kaloresi i zi), i cili cilesohet dhe filmi qe e cmendi aktorin, ne nje mase te tille qe ai nuk mund te jetonte me realitetin.
Ceremonia me e madhe e cmimeve kinematografike do tė mbahet me 22 shkurt ku pritet qe te shpallen dhe fituesit me te medhenj te cmimeve prestigjoze Oskar.
(NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt