Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Domethënia e fjalës "Rant", MJAFT MË!

    Per ata qe nuk e dijne domethenien e fjales "Rant", perafrimi me i mire qe me bie ndermend eshte "shfryerja", ... e dini kur ndonje imtesi vazhdimisht ju pengon dhe dikur vie koha e te vie te bertasesh me gjith zerin "mjaft me". Epo kjo eshte britma ime. MJAFT ME!!!

    E cka me ka penguar kaq shum? Accessi! Me saktesisht pretendimi se Access eshte produkt per baze te shenimeve dhe mjet te cilin duhet ta perdorin programuesit. Kjo marrezi shkon edhe aq thelle sa qe Profesori i univerzitetit te shkruaj libra dhe ndoshta edhe te ligjeroj per access?! O tempora O mores ....

    Access eshte pjese e MS Office dhe eshte e parapare qe cdo shfrytezues (jo doemos programues) ta perdori per nevoja te vogla si psh per evidentimin e shpenzimeve te nje amvisnie. Nuk eshte parapare te perdoret si "Production" baze e shenimeve, e as si mjet per programim, e lene ma te ligjerohet ne Univerzitet. Keshille shum me e mire eshte te perdoret SQL Express edition (falas) se sa access, nese eshte problemi te cmimi. Ose MySQL ose PostgreSQL.

    Fatkeqesisht, profat shqiptare si duket nuk kan degjuar se duhet te "upgrade skills" kohe mbas kohe dhe ta modernizojne programin e jo te duken si dinosaur ne kohen moderne.

    Pheew, kaq e pata

  2. #2
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Loooool Uke me ke bere qefin sa ska ku te veje me kete shkrim. Te lumshin ato gishtat. Shyqyr qe me doli e nje tjeter ne krah se u shqeva duke postuar qe aksesit I ka ik koha. Do te te them edhe nje gje tjeter me te bukur. Dega e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetsor te gjithe ilacet shitje blerje I ka akoma ne Microsoft Access ka me vulgaritet se kaq?

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sarandioti_
    Anëtarësuar
    25-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    131
    Po ja fus edhe une nje "RANT"
    Ore ju qe po shkruani e stershkruani se access-it i ka ikur koha dhe ju qe thoni se accessi nuk eshte vetem per programues, perse nuk e merni njehere mundimin te perktheni nje gje nga keto programe per te ndihmuar ata qe nuk dine?Ka disa postime qe une kam pare per ndonje leksion shqip ne access dhe asnjeri nga ju nuk jep nje kontribut te perkthej dy rreshta por vetem jepni keshilla qe ne te mesojme anglishten sikur keshilla e vetme qe ne presim eshte mesimi i anglishtes. Dhe ju qena kshilloni (madje Ardi u shqye) te braktisim access-in dhe te shikojme SQL nese ju mjafton qe vetem te ngeleni ne kuader te llafollogjise, keni per te mbet dhe shume kohe akoma duke u shqyer per te njejten arsye.
    Uluni pra sikur nga 5 minuta ne dite dhe perktheni dicka per te bere dicka te vyer per kete komunitet.
    Ishalla s'ju lodha
    Ndryshuar për herë të fundit nga sarandioti_ : 07-02-2009 më 05:19

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Citim Postuar më parë nga sarandioti_ Lexo Postimin
    Po ja fus edhe une nje "RANT"
    Ore ju qe po shkruani e stershkruani se access-it i ka ikur koha dhe ju qe thoni se accessi nuk eshte vetem per programues, perse nuk e merni njehere mundimin te perktheni nje gje nga keto programe per te ndihmuar ata qe nuk dine?
    Sepse nuk paguhem per kete pune dhe nuk deshiroj te mesoj dike zgjidhje te mangeta.

    Citim Postuar më parë nga sarandioti_ Lexo Postimin
    Ka disa postime qe une kam pare per ndonje leksion shqip ne access dhe asnjeri nga ju nuk jep nje kontribut te perkthej dy rreshta por vetem jepni keshilla qe ne te mesojme anglishten sikur keshilla e vetme qe ne presim eshte mesimi i anglishtes.
    Me te vertet keshilla me e mire eshte te mesosh anglishten! Ja edhe arsyet:

    1-Nese e din anglishten nuk je i kufizuar ne literaturen e paket dhe te manget qe ekziston ne gjuhen shqipe (madje edhe arkaike)

    2-Nese e din anglishten atehere edhe fjalet e rezervuara ne shumicen e gjuheve programuese do ti kuptosh pa pasur nevoj per spjegime ( if ... else ... end if)

    3-Nese e din anglishten shpesh mund te ndodh qe nuk do te kesh nevoj per liber, por do te mjaftoj "Help" i integruar

    Pra kuptove?

    Citim Postuar më parë nga sarandioti_ Lexo Postimin
    Dhe ju qena kshilloni (madje Ardi u shqye) te braktisim access-in dhe te shikojme SQL nese ju mjafton qe vetem te ngeleni ne kuader te llafollogjise, keni per te mbet dhe shume kohe akoma duke u shqyer per te njejten arsye.
    Uluni pra sikur nga 5 minuta ne dite dhe perktheni dicka per te bere dicka te vyer per kete komunitet
    Nuk eshte problemi se ku ngeli une apo Ardi, besoj se edhe Ardi eshte bukur mire e une me siguri se jam shum mire aty ku jam. Ka vite te tana qe merrem me programim dhe si profesionalist ngacmohem kur shoh postime te tipit:

    1- Kam punim seminarik a ka dikush qe mund te ma kryej

    2- Kam dyqan, a me e perdor access a SQL ... ma jep ndokush programin e kryer

    3- Jam duke punuar ne nje kontrate a mundet dikush te ma kryej kete pjese te punes

    E me se shumti me pengon kur degjoj se neper kurse te programimit shtjellohet aq shum access-i, pra nuk me ngacmon qe perdoruesit nuk dijne te bejne dallim mes access dhe sql serverit, por ata qe e quajne vehten profesionist ne kete lami.

    Moderuesve ju kisha lute ta hapin nje nen-teme ne kuader te "Informatikes dhe Internetit" dedikuar perdorimit te Office-it, ne menyre qe mos te ket gershetime konfuze mes programimit dhe Office-it

    Perderise me pare kam postuar kodin per qellim te ilustrimit te metodave te programimit, kete praktike e kam nderprere sepse disa prej nesh nuk i permbahen as GPL dhe perfitojne komercialisht nga puna e tjeterkujt.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e sarandioti_
    Anëtarësuar
    25-04-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    131
    Ooooo Uke... Nuk kisha ndermend te beja replik me ty apo me Ardin, aq me teper qe per shume gjera bie dakort me ju, Une qe po te flas jame ne nje moshe shum me te madhe nga ty dhe te them te drejten kur nuk i jam futur anglishtes prej kohesh, nuk besoj se do ta mesoj tani.Mos kujto se une nuk kuptoj se nese do te dija anglisht do ti kuptoja termat me mire ne origjinalitetin e tyre.
    Dhe une nuk kam ndermend te behem programues dhe as te mesoj shkelqyshem Access-in apo SQL e ku di une sa te tjera ka informatika.Dhe per me teper nuk me behet shum vone nese nuk i mesoj keto dhe vdes injorant per sa i perket ketyre.Dhe as ju kerkova ato qe keni mesuar ju te mi fusni mua ne trurin tim, thjesht ndihme per literatur kerkuam, qe ta shtrojme edhe ne b.. ne lexime.Jo per tu bere specialista por per te mesuar dicka me teper.Dhe me vjen pak inat me ju qe beni profesorin ketu vetem per te shitur mend se dini disa gjera (mos e mer personalisht).
    Forumet ne nje fare menyre jane ngritur edhe per te ndihmuar njeri tjetrin, prandaj dhe egzistojne tema te tilla dhe jo per te thene "UNE NUK PAGUHEM PER KETE PUNE" .
    Nefund te fundit asnje nuk te detyroi ta besh nje gje te tille. Ja kalofsh mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sarandioti_ : 08-02-2009 më 05:24

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Çfarë është demokracia?
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  3. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  4. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  5. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •