Mitropolia e Korēės (marrė nga Periodiku Tempulli)
Ekzistenca dhe vazhdimėsia e qendrės Peshkopale tė trevės sė Korēės vjen qė nė fillimet e krishterimit zyrtar apo nga Mesjeta e Hershme. Si zonė e brendshme e perandorisė romake, zona e Korēės ka njė mungesė dokumentacioni pėr kėtė periudhė.
Megjithatė, ekzistojnė disa zbulime arkeologjike tė kishave paleokristiane, gojėdhėna apo rrjedhime.
Justiniani, i cili ishte njė nga perandorėt bizantinė, qė u pėrpoq me tė gjitha forcat pėr riorganizimin e Kishės ka deklaruar: Ne urdhėrojmė qė ēdo qytet i cili ka qenė i rindėrtuar nė vitet e mėparshme, ose qė ska qenė mė parė, por ėshtė shpallur i tillė me mirėsi perandorake, tė ketė njė peshkop tė vetmin dhe tė veēantė qė tė kujdeset pėr ēėshtjet kishtare nė qytet.
Treva e Korēės ėshtė e pasur me vendbanime e qyteza tė kėsaj periudhe, megjithėse zbulimet arkeologjike kanė mbetur pas dore pėr kėtė kohė.
Pikėrisht nė Zaradishtėn e Voskopit janė gjetur kisha paleokristiane tė kėsaj periudhe nga arkeologėt e Korēės. Vetė emri Voskop duhet tė lidhet me pėrkthimin nė shqip Bari Shpirtėror, atribut i peshkopit si bari i deleve te Perėndisė. Padyshim dhe zona e Korēės ka pasur peshkopėt e saj nė periudhen paleokristiane. Nga ana tjetėr, kjo periudhė ėshtė e mbarsur me dyndje tė popujve barbarė nė trevėn tonė si gotėt, avarėt, sllavėt etj.
Kėto hordhi tė egra rrėnuan, shkatėrruan, plaēkitėn qytetet dhe kishat, duke i kthyer nė gėrmadha. Sipas pėrshkrimit tė Jeronimit, u morėn robėr episkopė, u vranė presviterė dhe shėrbyes tė kishės. U shkatėrruan kisha, pranė altarėve tė Krishtit u lidhėn kuajt si nė grazhd, kockat e martirėve u nxorėn nga varret.
Disa autorė si Puqevile, Ligor Mile mendojnė se Mitropolia e Gotias e regjistruar nė katalogun e 109 Mitropolive tė Konstandinopojės, qė nga shek XII-tė pėrkon me njė nga qytetet mė tė lashta tė fushės sė Korēės. Madje pohojnė, se edhe episkopėt e Korēės e quanin veten vazhdues tė kėsaj Mitropolie deri nė fillim tė shekullit XIX-tė.
Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė qė kjo trevė ka pasur qendrėn e saj episkopale. Ndėrkohė, qė mbetet detyrė pėr studiuesit dhe arkeologėt sqarimi i mėtejshėm i kėsaj periudhe.
Dhe pikėrisht, nė vitin 893, Shėn Kelmendi do tė ngrinte episkopatėn e parė sllave, kuptohet mbi bazėn e atij tė vendasve tė krishterė.
Pėr herė tė parė dokumentohet episkopata e Deabol-Selasforit, si episkopatė e zonės. Kjo qendėr episkopale pėrmendet dhe nė listen e shkrojtur greqisht nė kishėn e Shėn Akilit nė Prespė, si njė nga 18-tė episkopatat e pushtuesve bullgarė nė shekullin X-tė.
Ekzistenca e peshkopatės sė Debol-Selasforit pėrmendet edhe nė shumė dokumente bizantine. Le tė pėrmendim disa nga kėto dokumente tė cilat e pėrmendin kėtė peshkopatė, vazhduese e sė cilės ėshtė sot Mitropolia e Korēės. Dokumenti mė i hershėm ėshtė Sigjilli i Vasilit II (976-1025) perandor i Bizantit, i mbiquajturi bullgaroktoni apo bullgarovrasėsi, i cili mundi carin bullgar Samuel dhe pastaj zonat e pushtuara nga bullgarėt. Pas kėsaj nė vitin 1020 rikonfirmoi tė drejtat e Kryepeshkopatės sė Ohrit me njė Sigjill. Ndėr peshkopatat e tjera ai pėrmėnd edhe Peshkopatėn e Deabolisit.
nė vetė Kostur e Kuresht, nė Kolonjė nė Deabol nė Vjosė dhe Mor tė ketė klerikė 40 e parikė 30 ndonėse mė parė kishte mė shumė
Nė kronikėn e kronistit Bizantin Skilica (vazhduesi) nė vitin 1078 Peshkopata dhe Peshkopi i Deabol-Selosforit del e pėrzier nė kryengritjen e Niqifor Vasillaqit, Duka i Durrėsit.
Njė tjetėr dokument bizantin ėshtė edhe njė letėr dėrguar Joanit, Dukės sė Durrėsit, i biri i Isak Komnenit nga Theofillkati, Kryepeshkopi i Ohrit, i cili kėrkon ndihmė pėr kthimin e parikėve tė peshkopatės sė Deabolisit, qė qenė fshehur nė pyje. Nė vitet 1107-1108 bėhet fjalė pėr patrikėt qė i ishin dhėnė peshkopit tė Deabolit me spigjillin e Vasilit tė II.
Duket se Deabolisi kishte pėsuar shkatėrrime e pothuaj kishte mbetur shkretė. Por sipas shtesave tė bėra nė kronikėn e Skilicės nga peshkopi i Deaboloisit Mihaili, del se Deabolisi ishte rimėkėmbur.
Kjo peshkopatė pėrmendet edhe nė mbishkrimet e kishave tė Patrikanės sė Ohrit, deri nė shekullin XIV-tė.
Pra, shkurt mund tė themi se Peshkopata e krahinės sė Korcės ka qenė pronė e qytetit tė Deabolis-Selasforit pėr shekuj me radhė dhe pėrmendet qysh nga shekulli i dytė nė gjeografinė e Ptolemeut.
Pėr herė tė parė me emrin e Korēės pėrmenden nė regjistrat osmanė tė vitit 1431 pronat e peshkopit, pėrpara kėtij viti dhe ato ishin nga ish-fshati Peshkopia, deri nė Mborje, sot lagjja rreth xhamisė.
Si duket kėtu ka qenė selia e Peshkopatės pėr vetė emrin e fshatit. Me ndryshimet e mėvonshme nė marrjen e pronave tė Peshkopatės nė fshatin Peshkopi nė vitin 1437 si dhe mė vonė me dhėnien e kėtij fshati, ngjitur me qytetin e Korcės, Iliaz Beut, Peshkopata u vendos nė lagjen jashtė kalasė sė Korēės, qė u quajt Varosh.
Kjo Peshkopatė tashmė e ngritur nė rangun e njė Mitropolie u quajt Mitropolia e Korēė-Selasforit, e cila mėse njė herė tregon vazhdimėsinė e Peshkopatės Deabolis-Selasforit qysh nga shekulli IX-tė. Emėrtimi Mitropolia e Korēė-Selasforit dėshmohet qė nė kapakun e Kodikut tė madh e tė vjetėr tė kėsaj Mitropolie, hapur nga Mitropoliti Parthen.
Titujt dhe varėsia e Mitropolisė sė Shėnjtė tė Korēės pas kėsaj periudhe kanė qenė si mė poshtė: sė pari nuk duhet harruar pa u theksuar, se qysh nė krijimin e Patriarkisė sė Ohrit Mitropolia e Korcės ka qenė nė vartėsinė e Patriarkanės sė Ohrit, e cila mbante titullin e Justinianės sė Parė, tė Ohrit, Serbisė, Bullgarisė, Shqipėrisė deri nė vitin 1767. Pas kėtij viti Mitropolia e Korēės kalon direkt nė vartėsinė e Patriarkanės sė Konstandinopojės. Deri nė vitin 1781, Mitropolia e Korēės dhe Mitropolitėt e saj, mbanin titullin Mitropoli e Korēės dhe e Selasforit.
Nga viti 1781 deri 1816 mbanin titullin Mitropoli e Korēės dhe Voskopojės. Nga 1816 deri 1828 e Korēės, Selasforit dhe Voskopojės. Nga viti 1828 deri 1835 e gjejmė me titullin Mitropoli e Korēės dhe Pogonisė. Nga viti 1835 deri 1881 del me titullin Mitropoli e Korēės dhe e Pėrmetit. Nga 1881 deri 1922 mban titullin Mitropolia e Korēės, Pėrmetit dhe Voskopojės. Mė 1874 Patriarkana me dekret tė sulltanit i shtoi edhe titullin Eksark i Maqedonisė sė Sipėrme Sot Mitropoli e Korēės, Pogradecit, Kolonjės, Devollit, dhe Voskopojės.
Mitropolia e Shenjtė e Korēės dhe Ndėrtesa e Saj
Ndėrtesa e Mitropolisė sė Hirshme tė Korēės ka qenė atje ku ėshtė edhe sot. Ndėrtesa e parė mendohet tė jetė ndėrtuar nė kėtė vend, aty nga fundi i shekullit XV-tė e fillimi i shekullit XIV-tė, por me saktėsi nga kush ėshtė ndėrtuar nuk mund tė themi. Por pėr sa i pėrket kėtij datimi mund tė sjellim disa argumenta.
Me vendosjen e sundimit Turk nė trevėn e Korēės si dhe me normalizimin e jetės sė brendshme tė perandorisė, Sulltan Mehmeti II-tė (1451-1481) njohu pėr tė gjithė orthodhoksėt e perandorisė tė drejtėn qė tė udhėhiqen nga ana fetare prej Patrikanės Ekumenike tė Konstandinopojės. Gjithashtu mė vonė, Sulltan Sulejman (1520-1566) pėrcaktoi legjislacionin pėr komunitetet orthodhokse tė perandorisė turke. Pikėrisht nė kėtė periudhė rishfaqen prelatėt e Mitropolisė sė Shenjtė tė Korēės. Nė shekullin XV-tė pėrmendet nė regjistrat osmanė tė Korēės Josifin, qė nėnėshkruan njė akt me Ohrin. Nė vitin 1566 kemi Timoteun, tė cilin nga Korēa, Patrikana e Ohrit e dėrgon nė Italinė e Jugut dhe Dalmacinė orthodhokse, si dhe Mitropolit Gavrilin Mitropolit tė Korēės, mė 1572 e me radhė. Njė fakt tjetėr interesant dhe tė saktė na paraqesin dokumentet turke tė shekullit XV-tė dhe konkretisht nė shėnimet e defterit osman tė vitit 1431, ku tregohet se para pushtimit turk Peshkopi i Korēės zotėronte si ēiflig, fshatin Peshkopi dhe njė pjesė tė trevave tė Mborjes. Pėr fshatin Peshkopi ose mė mirė pėr lagjen e bujqve nė anėn jugore tė lumit, nė regjistrin osman pėrmendet qė ishte mė parė nė zotėrimin e peshkopit.
Sistemi i timareve, qė u zbatua nga pushtuesit nė fill tė shek XV-tė, pati pėrfshirė dhe Peshkopė dhe Kryepeshkopė tė cilėve pėr pozitėn e tyre Turqia u la nga pronat e mėparshme tė mėdha timare tė vogla, tė njė rangu me timaret e kadinjve tė qytetarėve. Nė defterin osman tė vilajetit tė Korēės tė vitit 1431 timari Nr 16 ėshtė timori i peshkopit tė Korēės, i barabartė me njė detyrim prej 2345 Akēe. Me ndryshimet, qė u bėnė mė vonė, si dhe me dhėnien e kėtyre tokave Iliaz Bej Mirahorit nė fund tė shekullit XV-tė nga sulltan Bajaziti edhe qendra Peshkopale do ketė pėsuar lėvizjet e saj. Nė kėtė periudhė qyteti i Korēės filloi tė zhvillohet jashtė kalasė sė banuar tė tij. U ndėrtuan mjaft shtėpi tė njohura me emrin lagjja Varosh.
Pikėrisht nė vitin 1707 gjatė kėrkesės sė komunitetit orthodhoks tė Korēės pėr ndėrtimin e kishės sė re Katedrale Burimi Jetėdhėnės, thuhet sė ndėrtesa e Mitropolisė ishte shumė e vjetėr dhe u pėrdor si argument vjetėrsia e saj tek turqit pėr ekzistencėn e themeleve tė njė kishe tė vjetėr pronė e saj. Nė fakt u ndėrtuan natėn themelet e njė kishe, siē thonė dokumentet e kohės dhe i mbuluan pėrsėri pėr ti paraqitur sikur zbuluan themelitė e njė kishe tė vjetėr, pasi Turqia nuk lejonte ndėrtimin e kishave tė reja prej themelesh. Kjo tregon se nė vitin 1707 Mitropolia qė nė kėtė kohė cilėsohet nė formėn e njė shtėpie shumė tė vjetėr si godinė, gjė qė tė shpie nė konkluzionin tonė, qė duhet tė jetė ndėrtuar nga fundi i shekullit XV-tė dhe fillimi i shekullit XVI-tė.
Nė kėtė godinė vazhdojnė tė kryejnė aktivitetin e tyre Mitropolitėt e Korēės dhe komuniteti orthodhoks i krahinės sė Korēės, deri nė vitin 1856. Pikėrisht nė shekullin XIX-tė Qyteti i Korēės mer njė zhvillim tė madh nė ekonomi arsim, kulturė, arkitekturė etj. Nė krye tė kėtij zhvillimi ishte komuniteti orthodhoks i Korēės dhe si rrjedhojė normale dilte, qė edhe qendra shpirtėrore arsimore civile e komunitetit orthodhoks duhej tė rindėrtohej.
Rindėrtimi ėshtė bėrė nė kohėn e mitropoliti Neofitit nga Gjirokastra nė vitin 1857, kėtė na e fakton mbishkrimi nė gjuhėn greke mbi njė dėrrasė tė vendosur nė sallėn e kėsaj Mitropolie, e cila ekzistonte deri mė 1894, kohė qė Mitropolia u dogj. Nė tė shkruhej:
Kjo Mitropoli u ndėrtua nga themeli nė ditėt e kryepriftit Neofit nga Gjirokastra me ndihmat e tij e tė Korēarėve e tė fshatrave qė janė pėrqark e qė janė nėn mbrojtjen e kėsaj Mitropolie mė 15 Korrik 1857
Njė ngjarje tronditėse ndodhi pas largimit tė Mitropolitit Anthin, pikėrisht siē e pėrshkruan N. Naēi. Mė 20 Gusht ora 1030 tė vitit 1894, duke u gdhirė e premte nga strehėt e Mitropolisė doli flakė e madhe qė rrethoi tė katėr anėt e ēatisė dhe kėshtu u gdhinė pa Mitropoli. Djegia e Mitropolisė, thuhej nė atė kohė, nuk qe e rastėsishme. Kjo djegie i solli komunitetit orthodhoks dėme tė pallogaritshme; aty u dogjėn mjaft gjėra tė vjetra e me vlerė.
Pas djegies sė Mitropolisė, Pleqėsia (Dhimogjirondia) mblidhej nė shtėpinė e Petro Dardhės deri nė vitin 1896, kur mbaroi ndėrtimi i Mitropolisė.
Godina e Mitropolisė, qė lartėsohet edhe sot kaq e hirėshme dhe e bukur, u rindėrtua, pas djegies, prej Thoma Adhamit. Thoma Adhami ishte njė mėrgimtar me origjinė nga Vithkuqi, tregtar nė Egjipt, i cili megjithėse ndodhej shumė i sėmurė nė burgun e Aleksandrisė, i dėrgoi fjalė tė vėllait Gaqi Adhamit dhe hartoi testamentin, qė ta ndėrtonte Mitropolinė e Korēės sa mė tė bukur.
Mbi portėn e Mitropolisė, mbi njė pllakė tė mermertė, dikur me gėrma tė arta, ėshtė shkruar me gėrma greke emri i tij dhe i fėmijės sė tij. Kjo pllakė, e cila ndodhet mbi portėn kryesore tė Mitropolisė u rivendos gjatė rikonstruksionit qė iu bė Mitropolisė nėn kujdesin e Imzot Anastasit nė tė cilėn shkruhet:
NE VITIN 1896 NE KOHEN E GJERVASIT MITROPOLIT I KORĒES U DHURUA PREJ MIREBERESVE A. ADHAM, THOMA DHIONIS DHE GJERGJI RINDERTIMI I MITROPOLISE SE SHENJTE E CILA U DOGJ NGA DORA E PANJOHUR NE KORĒE ME 12 KORRIK
Pas ndėrtimit qė vazhdoi qė nga viti 1894-1896 nė kėtė godinė u vendosėn tė gjitha materialet, dokumentet e kishės, arshiva dhe biblioteka e famshme e saj. Kjo godinė vazhdoi tė funksionojė si e tillė deri nė vitin 1967, vit kur Shqipėria u shpall shtet ateist. Godina u shtetėzua, materialet e saj u sekuestruan dhe u ēuan nė arshivėn e shtetit, nė bankė, nė zyrat e organizatave shtetėrore, shoqėrore dhe deri nė zyrat e ushtrisė. Pra, pasuria e komunitetit orthodhoks e mbledhur pėr shekuj u shkri nė mėnyrė barbare. Mė vonė kjo godinė shėrbeu si shkollė (kurs) i Partisė sė Punės.
Nė vitin 1988-1989, iu bė njė rinkonstruksion si shkollė partie dhe falė Zotit Mitropolia e Shenjtė shpėtoi nga njė rrafshim nė tokė, sipas disa zėrave tė kohės, me pretekstin e zmadhimit tė sheshit para muzeut mesjetar.
Nė vitin 1995, nėn kujdesin e Imzot Anastasit, Kryepeshkop i gjithė Shqipėrisė, iu bė njė rinkonstruksion i dytė dhe u pajis me ēdo gjė tė nevojshme. Nė hollin e saj ėshtė vendosur njė pllakė e mermertė nė tė cilėn shkruhet nė gjuhėn shqip kėto fjalė: Mitropolia e Shenjtė e Korēės u restaurua plotėsisht nė vitin 1995-1996 me iniciativėn dhe me fondet e mbledhura nga Kryepiskopi i Tiranės e i gjithė Shqipėrisė Imzot +Anastasi. Pėr rimėkėmbjen e Kishės Orthodhokse pėr Lavdi tė Perėndisė.
Mitropolitėt dhe Peshkopėt qė kanė shėrbyer nė krahinėn e Korēės
Ekzistenca e peshkopėve tė krishterė tė trevės sė Korēės na shfaqet qė nė fillimet e krishterimit nė qendra tė banuara tė kėsaj treve si Gothia, Voskop, Selasfor, Deabolis etj. Lehtėsia e misionarėve tė krishterė nė zonat e brendshmė tė Gadishullit tė Ballkanit, duhet tė ketė qenė favorizuese pėr ta, pasi influenca e tempujve paganė qe mė e dobėt nė krahasim me qytetet bregdetare apo kolonitė greke.
Deri nė dyndjet sllave krishterimi i drejtuar nga prelatėt e tij duhet tė ketė krijuar fizionominė e tij nė trevėn e Korēės. Kėtė na e pohojnė edhe shkrimet pėr Shėn Klementin, i cili me inkurajimin e carit bullgar, Boris Mihali, pėrgatiti predikues e klerikė sllavė duke zėvendėsuar ata grekė, pohime kėto qė bėjnė fjalė pėr vitet 886. Interesant ėshtė dhe pėrmendja nga disa autorė si Pukevil, profesor Ligor Mile, pėr ekzistencėn e Mitropolisė sė Gothias, e regjistruar nė katalogun e 109 Mitropolive tė Kostandinopojės, qė nė shekullin VII-tė. Ndėrsa vetė peshkopėt e Korēės vazhduan ta quanin veten pasardhės tė peshkopėve tė Gothias, deri nė fillim tė shek XIX-tė. Ky shėnim nuk mund ti pėrmendte dot emrat e prelatėve qė kanė udhėhequr Kishėn nė trevėn e Korēės nė periudhėn ė hershme tė saj, kjo pėr mungesė dokumentacioni. Edhe gjatė Mesjetės dhe konkretisht nė kohėn e sundimeve sllave e bizantine ne mundim tė identifikojmė vetėm disa prej kėtyre prelatėve tė Kishės qė kanė udhėhequr nė trevėn e Korēės. Ndėr ta, mund tė pėrmendim Shėn Klemendin, viti 893- 916, i cili qe peshkopi i parė sllav pas kthimit tė sllavėve nė krishtėrim. Ai e vendosi selinė peshkopale nė qytetin e atėhershėm tė Deabolisit, e cila ishte dhe qendra e guvernatorit pėr krahinėn tonė dhe mė gjėrė pėr Kutmiēevicėn, e cila shtrihej deri nė brigjet e Adriatikut. Nė shkrimet sllave thuhet se ai ndėrtoi Peshkopatėn nė qytetin e atėhershėm, qė ndodhej pranė fshatit tė sotėm Mborje dhe megjithėse organizoi Kishėn sllave, ai qėndroi si peshkop deri nė fund dhe si krah tė djathtė kishte Shėn Naumin.
Qė tė dy kanė punuar e predikuar nė katedralen apo manastirin e Shėn Marisė, tė cilėn e ndėrtoi pėr ish qytetin e Deabolisit vetė Car Boriz Mihali i Bullgarisė mbi tė vjetrėn, e cila cilėsohej si njė nga shtatė kishat mė tė pasura dhe tė mira qė ndėrtoi ky Car.
Nė kryengritjet e vitit 1078 dokumentat bizantine pėrmendin peshkopin e Deabolisit Theodhorin si pjesėmarrės nė tė. Gjithashtu nė kėtė shekull nė shkresėn e kronikės sė Skilicės pėrmendet si autor Peshkopi i Deabolisit Mihaili dhe nė mbishkrimet e kishave tė Kryepeshkopatės sė Ohrit pėrmendet si ndėrtues i kishės sė Shėn Grigorit, nė vitin 1365 peshkopi i Deabolisit Grigori, si dhe nė pikturimin e manastirit Zaum nė vitin 1361. Gjithashtu, nė mbishkrimet e kishės sė Ristozit, nė afėrsi tė Korēės, pėrmendet peshkopi ynė Nimfoni, viti 1389.
Tė gjitha sa thamė mė sipėr tregojnė ekzistencėn dhe vazhdimėsinė e qėndrės peshkopale bashkė me prelatėt e saj, megjithė rebeshet e ashpra qė ka kaluar zona e Korēės nė shekuj. Ajo nuk ėshtė ndėrprerė qė nga antikiteti i vonė, pavarėsisht nga ngritjet dhe uljet nė rangun e peshkopėve, tė diktuara kėto sipas kohės dhe pushtimeve qė ka kaluar kjo zonė. Madje dhe nė periudhat mė tė vėshtira gjatė fillimit tė pushtimit osman nė dokumentet osmane tė vitit 1431, nė regjistrin e vilajetit tė Korēės kjo qendėr kishte njė timar prej 2345 akēe taksė. Gjithashtu, siē e pėrmendėm, edhe tokat e fshatit Peshkopi edhe pak toka tė Mborjes, pėrfshiheshin qė para pushtimit turk nė tokat e peshkopit tė Korēės, qė sipas kėtij regjistri i paskėshin gėzuar Peshkopėt e mėposhtėm. Katalogu me emrat e peshkopėve para pushtimit turk ėshtė shumė i cekėt, janė vetėm emrat e atyre peshkopėve qė pėrmėnden nė dokumente tė ndryshme bizantine ose sllave. Ndėrkohė katalogun me emrat e peshkopėve qė kanė shėrbyer nė dioqezėn e Korēės pesė shekujt e fundit ėshtė pothuajse i plotė.
Katalogu i Peshkopėve
893- 916 + Shėn Klemendi
893- 900 + Shėn Naumi(zėvendės)
shekulli XI + Theodhori
shekulli XI + Mihali
Gjysma e parė e shekullit XIV + Grigori
Gjysma e dytė e shekullit XIV + Nimfoni
Gjysma e parė e shekullit XVI + Josifi
Deri nė vitin 1566 + Timotheo
1572-1580 + Gavrili (mė 1586 patrik i Ohrit)
Rreth vitit 1590 + Athanasi (mė vonė patrik i Ohrit)
1607 + Zosimea
1634 +Mitrofani
1670 +Partheni (nga korēa i cili ngjitet nė fronin e patrikut tė Ohrit)
1691-1693 +Makari
1694-1696 +Athanasi
1696-1709 +Dhanili nga Durrėsi
1709-1742 +Josafi (voskopojari), i cili u ngjit nė fronin e patrikut tė Ohrit dhe mbajti edhe fronin e Mitropolitit tė Korēės dhe Selasforit.
1743-1753 +Niqifori
1753-1763 +Dhionisi
1766-1769 +Gjenadhi
1769-1781 +Joaqimi
1797-1806 +Joasafi (voskopojari)
1806-1828 +Meleti
1834-1835 +Visarioni
1835-1845 +Qirilli
1845-1874 +Neofiti (gjirokastriti)
1874 +Dhorotheu (i mbytur nė Vjosė)
1874-1885 +Dhorothe Kristidhi
1885-1892 +Fillothe Kostandinidhi
1892 +Kristiadhi, i cili nuk erdhi nė Korēė)
1892 +Grigori, i cili nuk erdhi nė Korēė
1892-1894 +Anthimi Caco (i cili mė vonė hipi nė fronin e patrikut tė Konstandinopojės)
1894-1892 +Gjerasiu Orogollaj
1902-1906 + Foti
1906-1910 +Gjervas Serositi
1910-1916 +Germono Anastasiodhi
1919 +Joaqim Strompi
1919-1921 +Jakovi
1922 +Jerotheu Janopullos nga Ēarshova e Pėrmetit, eksark patriarkal dhe Mitropolit i Korēės.
1929 Zėvendės Mitropolit, Visarion Xhuvani dhe kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
1934-1937 +Kristofor Kisi Beratasi
1937-1939 +Evllogjio Kurilla
1939-1946 +Agathangjel Ēamēe Korēari
1946-1952 +Sofron Borova
1952-1962 +Fillothei
1962-1965 +Dhamiano (Dhimitėr) Kokoneshi
1965-1967 +Qirill (Qirjako) Naslazi
1998- +Joani (Pelushi)
Krijoni Kontakt