Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Elena Gjika - Dora D'Istria (1828-1888)

    Moisiu dekoron “Nderi i kombit” Gjergj Fishtėn dhe Elena Gjikėn

    TIRANĖ-Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, me rastin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, nderon disa nga figurat historike shqiptare. Sipas zėdhėnėsit tė kėtij institucioni, Arian Konomit, presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė kuadrin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, dekoroi disa nga figurat e historisė sonė, pėr kontributin, vlerat qė mbartin dhe shembullin qė transmetojne pėr brezat e ardhshėm. I madhi atė Gjergj Fisha u nderua pas vdekjes nga presidenti me urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Njė nga figurat mė madhore tė popullit shqiptar, me kontribut tė shquar si poet e gjuhėtar, publicist e politikan, mendimtar e luftėtar i paepur i ēėshtjes kombėtare, vepra e tė cilit ėshtė njė nga pasuritė e vyera tė trashėgimisė kulturore e atdhetare tė kombit tonė”. Gjithashtu, edhe pėr Elena Gjikėn, e njohur ndryshe me emrin Dora d’Istria, presidenti akordoi urdhrin “Nderi i Kombit”. Njė nderim i tillė, pas vdekjes, u bė me motivacionin: “Publiciste e shkrimtare pėrparimtare, qė popullarizoi nė qarqet evropiane ēėshtjen shqiptare dhe pėrkrahu me tė gjitha forcat Lėvizjen Kombėtare Shqiptare”. Presidenti i Republikės ka akorduar dje dekorata tė veēanta edhe pėr Sotir Kolea e Atė Vasil Marko. Qė tė dy janė nderuar me urdhrin “Naim Frashėri”, i artė, si veprimtarė tė shquar nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Atė Vasili, i mirėnjohur, u pėrkujtua pėr themelimin e Kishės Kombėtare Shqiptare nė SHBA dhe Kishės Autoqefale Shqiptare. “Naim Frashėri”, i artė”, i u dha edhe luftėtares sė lėvizjes se viteve’20 kundėr moscopėtimit tė Shqipėrisė dhe pėr emancipimin e gruas shqiptare, Marie Ēobės, pas vdekjes. Po dje, urdhri “Naim Frashėri”, i argjendtė, i u dha arbėreshit patriot nga Sicilia, Anselmo Lorekios, pėr pėrkushtimin e tij nė propagandimin nė arenėn ndėrkombėtare tė programeve politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Me po kėtė urdhėr u nderua miku i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe, pas vdekjes, Aubrey Herbert, “Pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe pėr kontributin e dhėnė pėr pranimin e vendit tonė nė Lidhjen e Kombeve”. Ndėrkaq, nderohen me Medaljen e Artė tė Shqiponjės, pas vdekjes, figura tė tilla, si: Fehim Zavalani, Hajredin Fratari, Idriz Gjakova, Ismail Haki Nikoci, Ismail Progonati, Ismail Klosi, Nyzhet Vrioni, Sejfi Vllamasi, Oso Kuka dhe Pjetėr Gurakuqi, pėr kontributin e tyre tė ēmuar nė Lėvizjen Kombėtare dhe Pavarėsinė e Shqipėrisė, luftėtarė tė penės, gjuhės amėtare dhe pushkės.
    Medalja “Pėr merita tė veēanta civile” iu akordua Petrit Velajt, pėr kontributin e tij dhe qėndresėn e paepur ndaj diktaturės dhe pjesėmarrjen aktive nė lėvizjen demokratike te viteve’90, me motivacionin “Shembull i luftėtarit pėr liri, demokraci e pėrparim”.
    B.Hoti.
    ----------------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Elena Gjika, shqiptarja, qė i shėrbeu kombit

    Elena Gjika, shqiptarja, qė i shėrbeu kombit


    Autori i Lajmit: Prof. Dr. Stilian Adhami

    Dikur, pėr mė tė madhin poet tė lashtėsisė, Homerin, plot shtatė qytete grindeshin kush e kush tė ishte vendlindja e tij. Edhe pėr aktorin tonė tė famshėm Aleksandėr Moisiu janė ngrėnė austriakė e gjermanė, italianė e izraelitė, dhe mė nė fund e fituan davanė shqiptarėt, se u gjendėn dokumentat, qė kėrkonte nėnshtetėsinė e vet. Mė duket sikur e njėjta gjė po na ndodh edhe me Elena Gjikėn (Dora D’Istrian), madje nė kėndvshtrime tė ndryshme: nė ndonjė emision radioteleviziv ėshtė thėnė se emri i saj ėshtė lėnė nė harresė, nja dy autorė ēamė, nisur nga prejardhja e sė ėmės, e konsiderojnė vetėm bijė tė Ēamėrisė, duke injoruar origjinėn pėrmetare tė familjes sė madhe apo tė dinastisė sė Gjikave, pėr tė cilėn flasin edhe rilindasit tanė, ka ndonjė grafoman qė personin e saj ia fal etnisė vllahe, kurse tani nga fundi nė njė artikull tė gazetės “Ballkan”, bėhet aluzion edhe pėr kombėsi greke, duke ngatėrruar zakonisht fenė me kombėsinė, mbėshtetur jo nė burime historio-gjeografike tė sakta, por nė gojėdhėna, qė ngatėrrohen edhe me ato tė Zhapave tė Labovės dhe tė Arsaqit tė Hotovės (Pėrmet) etj. Nuk i kam pėrzemėr polemikat e replikat, aq mė tepėr qė tani ėshtė quajtur e mirėqenė dhe e saktė pozita e saj si shkrimtare e studiuese rumune, me origjinė shqiptare, por po na jepet shkas pėr njė shkrim tė gjatė i studiuesit Mihallaq Qilleri, botuar nė gazetėn “Ballkan” tė 26 marsit 2006, ku flitet pėr rrėnjėt e saj, qė u gjendėn nė Labovė, pėr tentativat e shtetit helen pėr ta pėrvetėsuar kėtė figurė tė madhe etj. Ju siguroj se unė zakonisht nuk nisem aspak nga prirjet lokaliste apo tė njė nacionalizmi tė sėmurė, por udhėhiqem vetėm e vetėm nga e vėrteta historike dhe objektiviteti, ashtu siē jam mėsuar tė veproj gjithė jetėn. Por le t’u pėrgjigjem pyetjeve, qė na shtrohen pėr kėtė pesonalitet tė shquar, qė me pėrpjekjet dhe veprat e saj aq shumė i ka shėrbyer ēėshtjes sonė kombėtare:

    Origjina shqiptare e Gjikajve

    Jo vetėm nga autorėt, qė pėrmendėm mė sipėr, por edhe nė fjalorė dhe enciklopedi shėnohet kurdoherė origjina shqiptare e kėsaj familjeje tė madhe, qė ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė Vllahi e nė Moldavi me prijėsit e personalitetet e larta, qė u ka dhėnė nga viti 1658 deri mė 1856. Prandaj, tė duken krejt paradoksale dhe tė stisura e tė mbėshtetura kryesisht nė gojėdhėna tentativat e shtetit helen pėr ta quajtur “qytetare greke” Elena Gjikėn. Nuk do tė kishim asgjė tė kundėrt, qė tė cilėsohet e shpallet “Qytetare Nderi” e Greqisė, praktikė qė ndiqet nga shumė shtete pėr personalitete me kontribute tė shquara, aq mė tepėr qė studimet e saj kanė rrezatime ballkanike, por le tė pėrmendim vetėm faktet:
    A-Duke i kujtuar De Radės nė njė letėr ēastin kur ajo vizitoi nė Miselengj varrin e shqiptarit tė madh, Marko Boēari, suliotit rėnė nė luftė pėr lirinė e Greqisė, i shkruante: “Duke vendosur nė Miselengj lule mbi varrin e Boēarit, u luta qė tė shoh njė ditė tė valojė mbi varrin e Kastriotit tė madh flamuri, qė ai ka mbrojtur me lavdi nė njėqind beteja. Na u realizoftė kjo aspirtė!”
    B-Nė pėrgjigjen, qė u jep mė 4 maj 1881 treqind vajzave tė shkollave tė Shkodrės, kur ato i ēuan njė pendė argjendi, Dora D’Istria i thotė: “E marr me mend pendėn e bukur tė shqiptareve tė mia tė dashura, tė cilat do tė kisha dėshirė t’i pėrqafoja njė ditė. Uroj qė kjo pendė mė e fortė se njė skeptėr tė pėrdoret gjer nė fund tė jetės sime pėr mbrojtjen e nderit dhe tė drejtave tė Shqipėrisė, atdheut tim tė nderuar.”
    C-Njė pjesė tė mirė tė veprave tė saj ajo ia kushton Shqipėrisė (“Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore”, Shqiptarėt arbėreshė tė Italisė Jugore”, “Skica shqiptare”, “Shqiptarė muslimanė”, “Shqiptarėt nė Rumani” etj.) gjė qė s’ka nevojė tė argumentohet. Madje, nė letėrkėmbimet e shumta tė saj, si me De Radėn dhe shkrimtarė e studiues tė tjerė arbėreshė apo tė huaj (Leonardo De Martino, Dhimitėr Kamarada, Zef Jubani, Thimi Mitko, Ksilander, Bep, Hahn, Shtir, Benlev, Shlajher, Temazeu etj.) bie nė sy se ajo kurdoherė flet pėr fatet e Shqipėrisė dhe dėshirėn e vet, qė ta shohė tė lirė, mundėsisht sa tė ishte ajo vetė gjallė.
    Ē-Mė 1880 Elena shkon nė SHBA, ku takoi poetin e “Hajavathes”, Henri Longfelloun, tė cilit i foli me pasion pėr Shqipėrinė e Skėnderbeun, duke e frymėzuar artistin e famshėm 80-vjeēar pėr tė shkruar poemėn “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė” dy vjet para se tė vdiste, poemė qė, aq mjeshtėrisht, e pėrktheu mė pas Fan Stilian Noli.
    D-Poetesha vjeneze, Jozefina Knorr, pat shkruar pėr miken e saj se Elena, jo vetėm rridhte nga njė gurrė fort e kulluar shqiptare, qė ishte e shtrenjtė pėr shqiptarėt, por edhe se “ajo iu kushtua tėrėsisht ēėshtjeve tė tyre”.
    E-Elena, pėr atdheun e saj tė nderuar, Shqipėrinė, ishte krenar, e pamposhtur nė ēdo lajkė dhe joshje tė tė huajve. “Dashuria pėr atdhe, - nėnvizonte ajo, - ka qenė gjithmonė veēoria kryesore e shqiptarit. Shqipėria nė tė gjitha kohėt ka qenė vendi i heronjve. Kombi shqiptar ėshtė njė popull i fortė, i fuqishėm, porsi shkėmbenjtė ku jeton. Shqiptarėt janė tė gjallė, tė gėzueshėm, punėtorė dhe zemėrbardhė. Kur ėshtė puna pėr t’i dalė zot atdheut, ose pėr tė mbrojtur fėmijėt e vet, ai ėshtė hero nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės”. Nė plan tė parė Elena Gjika vinte bashkimin e popullit shqiptar pa dallim fetar, krahinor dhe shoqėror, luftonte pengesat e kėtij bashkimi kombėtar.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/04/2006

    Ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465

    Elena Gjika (1828-1888)

    Elena Gjika, alias Dora d'Istria (pseudonim letrar), ėshtė shkrimtare dhe publiciste pėrparimtare rumune me origjinė shqiptare. U lind nė Bukuresht (1828), dhe vdiq nė Firence (1888). Mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen kulturore tė Evropės si kundėrshtare e sundimit despotik dhe tė shtypjes kombėtare. Pėrkrahu nxehtėsisht lėvizjen kombėtare shqiptare, mbajti lidhje tė ngushta me veprimtarė tė shquar tė saj, si: Jeronim De Rada, Dhimitėr Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj., dhe rrahu mendime pėr organizimin e lėvizjes kombėtare, sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Sipas Wikipedia-s, Dora d’Istria vuri nė dukje nėpėrmjet kėngėve popullore/historike luftėn shumėshekullore tė popullit shqiptar kundėr sundimit osman. Ėshtė e njohur para opinionit me nė varg studimesh: “La nationalité albanaise d'aprčs les chants populaires” (“Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarėt nė Rumani”, 1873) etj. Nė shenjė mirėnjohjeje pėr ndihmesėn e dhėnė nė njohjen e ēėshtjes shqiptare nga opinioni publik botėror, patriotėt rilindės dhe arbėreshė tė Italisė e tė Greqisė i kushtuan librin “Dora d'Istrias – Shqiptarėt” (“A Dora d'Istria - Gli Albanesi”, 1870), njė pėrmbledhje vjershash patriotike.

    Shkrimet e Elena Gjikės (Dora d’Istrias), e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencėtare e reputacionit tė madh evropian, janė studime tė gjera mbi folklorin dhe jetėn materiale e shpirtėrore tė popullit rumun dhe atė tė popujve tė tjerė tė Evropės Juglindore. Duke u mbėshtetur nė baza tė shėndosha kritike e shkencore, ajo shkroi pėr manastiret e Evropės Lindore, duke iu kundėrvėnė dogmatizmit, formave skolastike dhe jetės sė mbyllur. Vepra voluminoze e Dora d’Istrias, “Femeile in Oriente” (“Gratė e Orientit”, Paris, 1860), ėshtė njė libėr atraktiv, nė tė cilin shprehet adhurimi dhe dashuria ndaj krejt grave tė siujdhesės ballkanike, humanizmi dhe mendimi progresiv i autores pėr emancipimin e tyre. Shkroi pastaj kujtime, studime dhe mbresa udhėtimi nga Alpet e Zvicrės, tė Gjermanisė, romane dhe artikuj tė panumėrt, tė shpėrndarė nėpėr gazeta dhe revista tė ndryshme me renome botėrore, krejt kėto tė mbėshtetura mbi njė edukatė tė shėndoshė, talent tė fuqishėm dhe kulturė tė gjerė.

    Veprat e Dora d’Istrias janė tė mbrujtura me idenė e shenjtė tė emancipimit kombėtar e ndėrkombėtar, tė pėrparimit dhe bashkėpunimit kulturor ndėrmjet popujve. Shkrimet e saj gėzojnė njė famė tė madhe dhe vlerėsim tė lartė evropian, ndėrsa autorja e tyre, sipas mendimit tė disa komentatorėve, qėndron krahas autoritetit tė Zonjės Stawl dhe George Sanda. Pėr Elena Gjikėn, shqiptarėt kanė botuar njė sėrė monografish, si: Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės Dora d’Istrias” (“Mihal Duri”, Tiranė, 1967, 5..000 kopje), Cristia Maksutovici, “Un nume pe nderpet uitat: Dora d’Istria”/“Njė emėr i harruar me tė padrejtė - Dora d’Istria” (“Ararat”, Bukuresht, 1997), Kristia Maksuti, “Elena Gjika dhe Shqiptarėt e Rumanisė”, (Ēabej, Tetovė, 2001), Ahmet Kondo, “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, (“Flesh”, Tiranė, 2002), Cristia Maksutovici, “Dora d’Istria”, (“Kriterion”, Bukuresht, 2004), etj.



    Princesha e kulturės evropiane


    Elena Gjika ishte njė enciklopedi e gjallė. Pėrveē shqipes e rumanishtes, komunikonte edhe nė pesė gjuhė tjera evropiane. Posedonte njė vullnet tė hatashėm pėr hulumtime shkencore dhe mbante korrespondencė e lidhje tė drejtpėrdrejta me dijetarė e personalitete tė shquara tė kohės. Pėr Elena Gjikėn ka shkruar pėr hijeshi poeti Cezar Boliac, shkrimtar dhe personalitet i njohur i kulturės transilvanase, Gheorghe Baritiu, poeti, romancieri dhe eseisti Radu Ionescu, autori i historisė sė parė tė madhe tė Bukureshtit, Grigore Peretz, i cili e filloi pėrkthimin nė rumanisht tė veprave tė shkrimtares, duke botuar brenda viteve 1876-1877 dy vėllime tė mėdha “Operele Doamnei Dora d’Istria” (“Veprat e Zonjės Dora d’Istria”), me njė kapacitet prej afro 1.400 faqesh. Para apo pas vitit 1877, sporadikisht janė botuar edhe shkrime e pėrkthime tė tjera tė Elena Gjikės. Kah fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, janė botuar artikuj tė shumtė, si dhe studime tė mėdha nė formė broshurash, pėrkushtuar Dora d’Istrias e tė nėnshkruara prej dijetarit tė madh evropian Nicolae Iorga, kritikut letrar Gheorghe Calinescu, publicistit Magda Nicolaescu Ioan, A. Vasculescu (i cili hartoi pėr tė njė broshurė nė kuadrin e koleksionit “Njohuri tė nevojshme”).

    Elena Gjika ishte njė humaniste e pashoqe. Kishte vizione tė qarta politike nė shėrbim tė popujve tė vegjėl. Studionte njė varg kombėsish evropiane, sipas folklorit tė tyre, duke mos i harruar edhe shqiptarėt. Shndrit nė kėtė drejtim vepra e saj “Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore” Sipas prof. univ. Dimitrie Păcurariu, Elena Gjika ėshtė mbretėreshė e kulturės evropiane. Ajo shkroi jo vetėm pėr emancipimin e femrės rumune, shqiptare e serbe sipas kėngėve popullore, por edhe pėr atė hungareze, bullgare, greke, turke etj. Ajo i ka njohur mirė popujt e Evropės Juglindore, dhe nė shkrimet e veta ka pėrfshirė aspekte nga jeta, historia dhe kultura e kėtyre popujve, duke e pėrkrahur luftėn e tyre pėr liri, pavarėsi dhe pėrparim. Pėr shembull, nė serinė e studimeve mbi kėngėt popullore tė kėsaj pjese evropiane, Elena Gjika ėshtė orvatur ta deshifrojė karakterin kombėtar tė krejt kombeve nė mėnyrė tė barabartė, pa ambicie e xhelozi, duke u mbėshtetur nė reflektimet e krijimtarisė anonime tė kėtyre popujve. Mu pėr kėtė gjest tė hijshėm tė dashurisė ndaj popujve tė kėsaj zone, Dora d’Istria ka qenė shumė e ēmuar nė shekullin e saj, si nga ana e shkrimtarėve, po ashtu edhe nga ana e qarqeve intelektuale dhe personaliteteve politike tė shquara tė Evropės.



    Nė njėrin nga librat e saj bėhet fjalė edhe pėr prejardhjen e moēme shqiptare


    Elena Gjika u lind nė Bukuresht, mė 2 janar tė vitit 1828, ku edhe e kaloi fėmijėrinė dhe adoleshencėn. Ajo ishte e bija e guvernatorit Mihalache Ghica, i cili nga ana e tij ishte vėlla me sunduesin e Muntenisė, Grigore Ghica (1822-1828) dhe sunduesin e Vllahisė, Alexandru Ghica (1834-1842). Nė kohėn e sundimit tė Aleksandrit, babai i Elenės ishte ministėr i Punėve tė Brendshme, por, kur ai ra nga posti ministror, familja Gjika u detyrua ta braktisė Bukureshtin. Megjithatė, nė shkrime tė panumėrta tė saj, Elena e ka evokuar me njė nostalgji pėrdėllimtare vendlindjen e saj, Bukureshtin e fėmijėrisė, shėtitjet e saj, takimin me romancierin e madh rumun, Jon Heliade Rădulescu, pėr tė cilin nė studimin “Letėrsia rumune” thotė: “Qė fėmijė rrija pranė nėnės dhe dėgjoja se si Rădulescu, me regėtimė zemre recitonte poemat e veta. Ishim asokohe nė afėrsi tė Bukureshtit, nė vilėn e poetit, e rrethuar kjo me lule e hije dhe e strehuar prej vapės pėrvėlimtare tė korrikut. Dėgjoja vetėm zėrin e tij dhe me sytė e shpirtit ia shihja fantazmat madhėshtore qė riftoheshin prej imagjinatės sė tij krijuese. E ruajta me xhelozi kujtimin e kėtyre ēasteve tė ēmuara dhe jo mė kot, ato ma mėsuan dashurinė ndaj lirisė dhe kultin ndaj ēdo gjėje qė ėshtė e madhėrishme dhe e shenjtė.”

    Ion Ghica ėshtė memorialisti mė i madh rumun, i shekullit XIX, kushėri i Elena Gjikės. Nė njė monografi dedikuar Ion Ghikės, Dimitrie Păcurariu e ka pėrshkruar gjenealogjinė e kėsaj familjeje, duke theksuar se familja Gjika ka tradita tė vjetra nė historinė e trojeve rumune. Dega e saj shquhet qė nga shek. XVI, duke dhėnė figura autoritative nė Moldovė e Vllahi. Nė njėrin prej librave tė veta, Elena Gjika bėn fjalė pėr prejardhjen e moēme shqiptare, tė kėsaj familjeje tė rumanizuar pėrgjatė gjeneratave, me anė tė martesave tė pėrziera me rumunė. Nė gjirin e kėsaj familjeje kanė lindur edhe shkrimtarė tjerė tė shquar, si memorialisti Jon Ghica, i cili nė shkrimet e veta e pėrkujton edhe vėllanė e vet, Pantazi Ghica, dramaturg, prozator dhe publicist i njohur i shekullit XIX. Elena Gjika ndėrkaq, mbetet figurė markante e kėsaj familjeje, ngaqė ajo pėr herė tė parė, pėrmes prizmit kritik, argumenteve shkencore dhe artit letrar, i nxori nė dritė vetitė mė tė mira pozitive tė popujve tė Ballkanit.



    Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare


    “Meqė bashkatdhetarėt e Skėnderbeut janė pellazgė, ata nuk duhet tė harrojnė se familjes sė ndritur pellazge i ėshtė dashur ta mbrojė vendin e tė parėve tė saj, jo vetėm nga sulltanėt, por edhe nga pushtuesit sllavė. Serbi Dushan i ka rrėmbyer Shqipėrisė mė shumė krahina se padishahu i Stambollit”. Dora d’Istria bėn fjalė pėr Serbinė okupatore tė Car Dushanit, pėr Ēamėrinė shqiptare, pėr Tivarin shqiptar, pėr preokupimet e dijetarėve gjermanė lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare tė shqiptarėve kundėr pushtimit osman, pėr Mirditėn si “Zemra e Shqipėrisė Katolike”, pėr Katėr Shqipėritė (Gegėria, Toskėria, Labėria dhe Ēamėria), tė cilat Rexhep Voka i Shipkovicės, qė para njė shekulli i konsideronte si “Katėr Kalema”. Elena Gjika ėshtė gruaja fisnike qė bėn fjalė pėr shqiptarėt trima e bujarė, pėr shqiptarėt komb ushtarėsh, pėr kėtė popull krenar e sypatrembur. Ēfarė mrekullie sikur tė ishim tė gjithė tė kėtillė! Kaherė do ta kishim Shqipėrinė reale e origjinale, unike e demokratike.



    Njė monografi me vlera tė larta shkencore


    Tė shumta janė gratė shqiptare qė ia shtojnė namin Shqipėrisė dhe shqiptarizmit, qė nga mbretėresha Teuta e Ilirisė e deri te Dora d’Istria e Rumanisė. Sinqerisht, po qe se analizojmė faktet, konstatojmė se Rumania ka dhėnė dhe ėshtė duke dhėnė kontribut tė madh, edhe pėr ēėshtjen shqiptare. Duke e falėnderuar shkrimtarin elbasanas Milianov Kallupi, na ra nė dorė libri mė i bukur qė kanė shkruar shqiptarėt pėr princeshėn rumune me prejardhje shqiptare: Dora d’Istria (1828-1888), e njohur nė botėn magjike tė dijetarėve me dy pėrkatėsi etnike dhe me dy emra tė bukur: Elena Gjika (emri origjinal) dhe Dora d’Istria (pseudonim letrar). Ėshtė gruaja qė bėn fjalė pėr shqiptarėt “trima e bujarė”, pėr shqiptarėt “komb ushtarėsh”, pėr kėtė popull “krenar e sypatrembur”. Ēfarė mrekullie sikur tė ishim tė gjithė tė kėtillė! Kaherė do ta kishim Shqipėrinė reale e origjinale, unike e demokratike.

    Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare (autor Ahmet Kondo, botoi “FLESH”, Tiranė, 2002), ėshtė njė libėr me vlera tė larta shkencore. Autori i saj ėshtė historian i mirėnjohur, bashkėpunėtor i vjetėr shkencor nė Institutin e Historisė nė Tiranė, autor i njė numri tė madh botimesh shkencore me karakter historik, pjesa dėrrmuese e tė cilave i pėrkasin periudhės magjike tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Zoti Kondo shquhet nė botėn tonė shkencore me monografitė “Flamuri i Arbrit” (1883-1887), “Drita”-“Dituria” (1884-1885), “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare nė letėrkėmbimin e saj me Jeronim de Radėn” (1971), “Ēėshtja Kombėtare nė faqet e shtypit tė Rilindjes” (1980), “Lufta kundėr analfabetizmit nė Shqipėri” (1985), etj. Libri qė mban nė dorė sot lexuesi (“Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”), ėshtė varianti i plotė, i zgjeruar dhe i pėrpunuar, me burime origjinale mbi shijet paranojake tė pansllavizmit dhe panhelenizmit qė pėrgjatė shek. XIX. Nė monografi del nė pah admirimi i Perėndimit katolik ndaj shqiptarėve, propozimet e Elena Gjikės pėr hapjen e Akademisė shqiptare nė Itali etj. Libri i zotit Kondo mbi Elena Gjikėn ka 220 faqe ngjyrė qumėshti, tė njė cilėsie tė lartė, si dhe do kopertina tė bukura me portretin e autorit dhe atė tė Dora d’Istrias, kėtė tė fundit, tė riprodhuar nga piktori shqiptar, Zef Shoshi. Redaktore e botimit ėshtė Vera Ibrahimi, ndėrsa pėrgatitjen kompjuterike e ka bėrė Laurita Hudhri. Flamur Hudhri ndėrkaq ka realizuar aspektin grafik tė kėsaj vepre, e botuar nė sajė tė mbėshtetjes financiare tė fondacionit pėr kulturėn dhe artet “Fan Noli”. Dora d’Istria bėn fjalė pėr Serbinė okupatore tė Car Dushanit, pėr Ēamėrinė shqiptare, pėr Tivarin shqiptar, pėr preokupimet e dijetarėve gjermanė lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare tė shqiptarėve kundėr pushtimit osman, pėr Mirditėn si zemra e Shqipėrisė katolike, pėr admirimin e vashave tė Shkodrės ndaj princeshės rumune, pėr Katėr Shqipėritė (Gegėria, Toskėria, Labėria dhe Ēamėria), tė cilat Rexhep Voka i Shipkovicės, qė para njė shekulli i konsideronte si Katėr Kalema.



    Militante e shquar e lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar


    105 letrat me karakter atdhetar tė Dora d’Istrias dėrguar De Radės, si dhe 65 faqet e komentimit tė korrespondencės, ku bėhet fjalė edhe pėr portretin intelektual tė kėsaj princeshe, pėrbėjnė lėndėn e librit nė fjalė. Kėto letra, tė shkruara frėngjisht, Dora d’Istria ia ka dėrguar De Radės brenda viteve 1865-1887, nga Zvicra, Livorno, Venediku, Torino, Firence etj. Ato ndodhen sot, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe, nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės. Po japim vetėm njė fragment nga letra qė ia drejton De Radės nga Firence, mė 7 nėntor 1876, njė vit para se ta intensifikojė zullumin Serbia kundėr shqiptarėve tė Toplicės: “Zotėri! Kam marrė shumė ekzemplarė tė Manifestit arbėresh-italian, pėr tė cilin mė flisni. Nė qoftė se shqiptarėt ishin sllavė, atėherė Shqipėria mund ta shqyrtonte ēėshtjen, nėse kombet sllave tė gadishullit tonė kanė interes ta pėrkrahin pansllavizmin. Por, meqė bashkatdhetarėt e Skėnderbeut janė pellazgė, ata nuk duhet tė harrojnė se familjes sė ndritur pellazge i ėshtė dashur ta mbrojė vendin e tė parėve tė saj, jo vetėm nga sulltanėt, por edhe nga pushtuesit sllavė.. Serbi Dushan i ka rrėmbyer Shqipėrisė mė shumė krahina se padishahu i Stambollit” Dhe mė tej, po nė tė njėjtėn letėr vazhdon: “S’ka dyshim, zotėri, se asnjėrit nga ne nuk i ra ndėrmend t’i sigurojė Perandorisė Osmane, tė shkatėrruar prej shekujsh nga despotizmi, njė jetė tė amshuar. S’ka dyshim se ne do tė gėzoheshim, sikur filosllavėt e Bullgarisė dhe serbėt e Bosnjės tė arrinin tė gėzonin tė drejtat qė u takojnė gjithė popujve. Por, para sė gjithash, ne duhet tė punojmė pėr vetėqenien e shqiptarėve si komb.” (faqe 158-159). Edhe pse pėr figurėn e Dora d’Istrias kanė shkruar studiues tė ndryshėm shqiptarė, rumunė dhe tė huaj, nė kėtė libėr figura e saj trajtohet pėr herė tė parė nė aspektin politik, si militante e shquar, e lėvizjes shqiptare pėr ēlirim kombėtar, dhe atė nė dritėn e letėrkėmbimit tė saj me Jeronim de Radėn. Varianti i parė i kėtij libri e pa dritėn e botimit nė vitin 1971, mirėpo, Elena Kadare dhe Jusuf Vrioni, ndėrkohė shprehėn mendimin qė nė ardhmėri libri tė rimerrej pėrsėri nė dorė nga autori, dhe tė ribotohej me i plotė, dhe me kritere shkencore mė tė pėrpunuara, gjė qė u krye. Kjo vepėr u ribotua me tė njėjtin titull, por me njė hyrje tė gjerė studimore, me shėnime dhe komente tė shumta, me njė pėrmbledhje nė gjuhėn angleze dhe me ilustrime. Libri nė fjalė synon tė paraqesė nė mėnyrė mė tė plotė njė figurė tė shquar, e cila gjatė tėrė jetės u pėrpoq tė bėjė tė njohur Shqipėrinė dhe popullin e saj nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare, duke vėnė nė dukje edhe punėn e madhe tė intelektualėve shqiptarė dhe arbėreshė nė shėrbim tė kombit tonė. Nėpėrmjet letrave dėrguar De Radės dhe artikujve tė shumtė, tė botuar nė shtypin evropian dhe amerikan, del nė pah edhe krenaria e saj pėr origjinėn shqiptare tė familjes Gjika tė Rumanisė. Dora d’Istria pėr merita tė larta ėshtė vlerėsuar me shumė dekorata dhe vlerėsime tė tjera nga vende tė ndryshme tė botės, madje edhe nė Shqipėri. Elena Gjika dhe albanologu Grigore Brenkush, qė tė dy nga Bukureshti, e kanė konsideruar Shqipėrinė si atdheun e tyre tė dytė, dhe atė, me dhjetėra libra e qindra studime. Po qe se shkenca nuk ka atdhe, njeriu i shkencės duhet tė mendojė pėrherė pėr krejt atė qė i sjell famė atdheut tė vet. Qė tė dy janė dijetarė, dhe te ēdo dijetar i madh do tė gjeni para sė gjithash njė patriot tė madh.


    “Albanica”
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465

    Gjika, dinastia shqiptare qė shkėlqeu nė Rumani

    Historia e familjes Gjika, me origjinė nga Pėrmeti, qė emigroi nė Vllahi. Si e sunduan zonėn e Vllahisė pėr disa breza radhazi, qė nga viti 1660


    Mr.Sc. Nikollė LOKA



    Tė parėt e familjes Gjika largohen prej Zėrecit tė Pėrmetit dhe vendosen nė Kostandinopojė nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė. Ata u morėn me tregti dhe arritėn tė hynin nė lagjen Fanari, ku qėndronin tė krishterėt e pasur tė Perandorisė. E vazhduan profesionin e tregtarit, madje edhe Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisė, e ushtronte kėtė profesion kur u njoh me kryevezirin me origjinė shqiptare, Mehmet Pashė Qypriliu, i cili e ndihmoi tė ngjiste shkallėt e rangut shoqėror dhe i hapi dyert e pushtetit. Familja Gjika, ndoshta nė kohėn e Gjergjit, shpėrngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset nė territoret rumune, qė pėrfitonin prej statusit tė “Dar al sulli”, - toka e pajtimit, qė u lejonte kėtyre territoreve tė kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra tė kishin vetėqeverisje tė plotė tė brendshme, ndėrsa politikėn e jashtme ishin tė detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principatat danubjane do tė ishin “miku i mikut dhe armiku i armikut” tė Perandorisė Osmane. Me ndihmėn e kryevezirit shqiptar Mehmet Pashė Qypriliu e princit shqiptar Vasil Lupi, natyrisht duke patur edhe miratimin e sulltanit, themeluesi i dinastisė Gjika u pėrzgjodh pėr tė sunduar Moldavinė dhe pastaj Vllahinė. Pėrgjegjshmėria nė kryerjen e detyrės, respekti i madh qė kjo familje fitoi, si dhe kontributet qė dhanė nė konsolidimin e tė dyja principatave bėnė qė pjesėtarė tė tjerė tė familjes, njėri pas tjetrit, pėr dyqind e pesėdhjetė vjet radhazi, tė drejtojnė fillimisht nė principatat e Vllahisė dhe tė Moldavisė dhe pastaj nė Rumaninė e bashkuar. Pjesėtarė tė familjes Gjika u lidhėn me anė tė martesave me shumė familje tė shquara aristokratike europiane dhe dhanė personalitete tė shumtė. Pėr arsye politike, pas vendosjes nė Rumani tė regjimit komunist, shumė prej tyre u larguan nga Rumania dhe emigruan nė qendrat e mėdha botėrore: Nju Jork, Uashington, Berlin, Drezden, Vjenė etj., duke lėnė gjurmėt e tyre nė kėto qytete. Megjithatė, gjurmėt e familjes Gjika nė Rumani janė tė pranishme kudo dhe pjesėtarėt e kėsaj dinastie, krenarė pėr origjinėn e tyre, vazhdojnė tė japin ndihmesėn e tyre pėr zhvillimin e shtetit dhe tė shoqėrisė rumune.

    Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisė Gjergj Gjika lindi rreth vitit 1600 dhe nė vitet e para tė jetės sė tij ėshtė marrė me tregti dhe kishte nė Kostandinopojė njė pozitė pėr t’u lakmuar. Ai u lidh me kryevezirin shqiptar, Mehmet Pashė Qypriliu, i cili e ndihmon qė tė ngjitet nė rangun shoqėror. Ka tė dhėna se gjatė kėsaj kohe shkon nė principatat rumune, ku njihet me princin me origjinė shqiptare, Vasil Lupi, i cili e futi nė radhėn e fisnikėrisė. Me ndėrhyrjen e kryevezirit Qypriliu, princi moldav Stefan Georgiu e emėroi Gjergj Gjikėn Kapua Kehaia (pėrfaqėsues i princit tė Moldavisė pranė Portės sė Lartė). Pastaj Gjergji u bė fillimisht princ i Moldavisė nė vitet 1658-1659 dhe i Vllahisė nė vitet 1659-1660 dhe 1673-1678. Gjergj Gjika la gjurmė tė pashlyera nė historinė rumune, pasi e transferoi kryeqytetin prej Tirgovishte pėr nė Bukuresht, ku ndodhet edhe sot. Gjithashtu ai themeloi njė dinasti princėrore qė shkėlqeu pėr rreth dy shekuj e gjysmė, duke dhėnė sundimtarė dhe qeveritarė tė shkėlqyer, politikanė dhe diplomatė, njerėz tė artit, kulturės dhe tė fesė, qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė madhe nė zhvillimin e shoqėrisė rumune.
    Grigori I Gjika
    Grigori i Gjika ishte djali i Gjergj Gjikės, qė sundoi nė Vllahi nė vitet 1660-1664 dhe 1672-1673, si dhe nė Moldavi nė vitet 1672-1673. Ai u lidh sė pari me familjen e Cantacuzino-ve, por pastaj u armiqėsua me ta, duke urdhėruar ekzekutimin e Senechal Constantin Cantazino-s dhe pėrndjekjen e tė gjithė familjes.
    Grigori II Gjika Grigori II Gjika ka qenė princ i Moldavisė katėr herė, pėrkatėsisht nga tetori i vitit 1726 deri mė 16 prill 1733, pastaj prej 27 nėntorit 1735 deri mė 14 shtator 1739; herėn e tretė, prej tetorit tė vitit 1739 deri nė shtator tė vitit 1741 dhe herėn e fundit, prej majit tė vitit 1747 deri nė prill tė vitit 1748. Gjithashtu ka qenė dy herė princ i Vllahisė: herėn e parė, nga 16 prilli 1733 deri mė 27 nėntor 1735 dhe herėn e dytė, nga prilli i vitit 1748 deri mė 3 shtator 1752. Grigori II Gjika e zuri fronin e Moldavisė me ndihmėn e princit tė mėparshėm, Nicolae Mavrocordati, pas shkarkimit tė Mihail Racovita-s nga Porta e Lartė. Grigori uli taksat, por zgjodhi tė ndjekė politikėn e mėparshme tė dhėnies sė funksioneve shtetėrore pėr grekėt dhe levantinėt, nė vend qė tė pėrkrahte fisnikėt lokalė. Ai futi pėrdorimin e gjuhės greke nė administratė. Pėr shkak tė kėtyre qėndrimeve u pėrballė me kundėrshtimin e Dimitrie Racovita-s, qė u pėrpoq ta largonte Grigorin nga froni me ndihmėn e tartarėve. Me shpėrthimin e Luftės ruso-turke dhe pushtimin rus, Grigori II Gjika u detyrua qė ta lėshonte fronin pėr njė periudhė tė shkurtėr nė muajt shtator-tetor 1739. Megjithėse kishte dijeni pėr intrigat e Konstandin Mavrokordatit me Portėn e Lartė, Gjika u largua nga detyra vetėm nė vitin 1741, kur shkoi nė ekzil, pėr t’u kthyer pėrsėri nė fron nė vitet 1747-1748. Gjatė sundimit tė Grigorit II Gjika iu kushtua rėndėsi zhvillimit tė sistemit arsimor tė vendit. Si pjesė e trashėgimisė sė tij ėshtė manastiri nė Frumoasa tė Iasit dhe njė spital pėr tė sėmurėt, ku shėrbenin murgėt ortodoksė. Pėrmendet edhe pėr punėn qė bėri pėr forcimin e strukturave shtetėrore nė tė dy principatat ku sundoi.
    Matei Grigor Gjika Djali i Grigorit II Gjika u bė sundimtar i Vllahisė nga 4 shtatori 1752 deri mė 3 korrik 1753 dhe i Moldavisė nga 3 korriku 1753 deri mė 19 shkurt 1756. Pėrmendet pėr taksat e rėnda qė vendosi mbi popullin. Ai ndėrtoi nė kodrėn Frumoasa njė manastir, nė themelet e tė cilit kishte qenė njė kishė dhe njė pallat mbretėror. Matei mbėshteti botimin e kronikave Ghiculesti.
    Skarlat Grigor Gjika Skarlat Gjika u bė princ i Moldavisė nga 2 marsi 1757 deri mė 7 gusht 1758 dhe dy herė princ i Vllahisė nga gushti i vitit 1758 deri mė 5 qershor 1761 dhe nga 18 gushti 1765 deri mė 2 dhjetor 1766. Ishte djali i Grigorit II Gjika dhe vėllai i Matei Gjikės. Vdiq nė detyrė mė 2 dhjetor 1766 dhe u varros nė bazilikėn e Shėn Spiridonit nė Bukuresht.
    Aleksandėr Skarlat Gjika Djali i princit Skarlat Gjika sundoi nė Vllahi prej 13 dhjetorit tė vitit 1766 dhe deri mė 26 tetor 1768.
    Grigor Aleksandėr Gjika, ose Grigori III Gjika Grigor Aleksandėr Gjika, ose Grigori III Gjika ėshtė djali i vėllait tė Grigorit II Gjika. Grigori III Gjika ishte dy herė princ i Moldavisė midis 29 marsit 1764 e 3 shkurtit 1767 dhe shtatorit tė vitit 1774 e 10 tetorit tė vitit 1777. Sundoi edhe nė fronin e Vllahisė prej 28 tetorit tė vitit 1768 deri nė nėntor tė vitit 1769. Nė luftimet e zhvilluara kundėr rusėve nė vitin 1769, kapet rob dhe mbahet nė burg deri nė vitin 1774. Pastaj rikthehet nė detyrė. Paqja e Kutēuk-Kanardja-s u njihte tė drejtėn princave tė Vllahisė dhe tė Moldavisė tė kishin nė Stamboll njė ambasador tė vetin, por kjo nuk e pengoi Portėn e Lartė qė pėrballė presionit rus, pa miratimin e princit Gjika t’i japė Rusisė rajonin e Bukovinės. Kjo hasi nė rezistencėn e armatosur tė udhėhequr nga princi, i cili mori mbi vete zemėrimin e sulltanit dhe u dėnua me vdekje. Grigori III Gjika la si trashėgimi tė sundimit tė tij njė sistem tė ri fiskal dhe rregulla tė reja pėr marrjen e punonjėsve nė punė, nė pėrpjekje pėr pakėsimin e abuzimeve nė administratė.
    Grigor Dhimitėr Gjika, ose Grigori IV Gjika Grigor Dhimitėr Gjika, ose Grigori IV Gjika lindi mė 30 qershor 1755 dhe vdiq mė 29 prill 1834. Ishte djali Dhimitrit, vėllait tė Grigorit III Gjika, vėllai i princit Aleksandėr Gjika dhe xhaxhai i Elena Gjikės. Grigori IV Gjika u martua me Maria Hangerly, me tė cilėn pati gjashtė djem: Costache, Iorgu, Scarlat, Grigor, Panait dhe Dimiter. Nė martesėn e dytė me Eufrosina Saveskun pati dy vajza: Maria dhe Aleksandrina. Grigori ishte princ i Vllahisė midis viteve 1822-1828 dhe ėshtė konsideruar si i pari nė linjėn e sunduesve qė nuk vinin nga Fanari. Gjatė sundimit tė tij filloi njė periudhė qytetėrimi dhe u zhvillua letėrsia e vėrtetė kombėtare rumune.
    Aleksandėr Dhimitėr Gjika, ose Aleksandri II Gjika Aleksandri II Gjika lindi nė vitin 1796. U bė princ i Vllahisė mė 2 prill tė vitit 1834 deri mė 19 tetor 1842. E rimerr fronin princėror pėr pak mė shumė se dy vjet tė tjera nga 29 korriku 1856 deri mė 30 tetor 1858. Gjatė sundimit tė Aleksandrit Principata e Vllahisė pati ndryshime tė rėndėsishme. U hapėn rreth njėmijė shkolla dhe u krijua sistemi postar i Principatės. Ai ishte i interesuar pėr afirmimin e kombit rumun; nxiti rritjen dhe zhvillimin e qyteteve pėrgjatė Danubit, modernizimin e Bukureshtit dhe zhvillimin e arsimit tė lartė nė kolegjin “Shėn Sava” nė Bukuresht. Ndryshe nga paraardhėsit e tij, ai veshi sė pari uniformėn ushtarake moderne, duke hequr rrobat orientale. Nėn sundimin e tij porti Breila deklarohet port frėng, ēka do tė thotė se atje mund tė eksportoheshin, importoheshin dhe depozitoheshin mallra pa paguar doganė. Bėnin pėrjashtim vetėm duhani dhe pijet alkoolike, pėr tė cilat Kėshilli Bashkiak mblidhte njė taksė. Zhvillim mė tė madh kėtij qyteti-port i dha dekreti princėror i datės 1 maj 1836 sipas tė cilit shtetasit e huaj fitonin tė drejtėn tė blinin shtėpi dhe magazina nė qytet, duke qenė tė detyruar tu bindeshin ligjeve tė vendit. Ky ligj favorizues nxiti emigrimin e shqiptarėve, tė cilėt u vendosėn me shumicė nė kėtė qytet dhe falė lidhjeve me bashkatdhetarėt e tyre qė ishin vendosur mė parė pėrballuan me sukses problemet e shumta nė periudhėn e parė tė emigrimit. Megjithatė duhet theksuar se sundimi i Aleksandrit II Gjika nuk kaloi pa probleme. Ushtrimi i pushtetit tė tij u kufizua nga prania e konsullit rus. Gjithashtu klanet rusofile nė vend kundėrshtuan me ashpėrsi ēdo afrim me Anglinė dhe me Francėn. Megjithatė Aleksandri ndoqi njė politikė tė pavarur dhe ndihmoi nė bashkimin e principatave rumune nė njė shtet tė vetėm. Vdiq nė vitin 1862.

    vazhdon..

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Tre pinjollėt e familjes Gjika qė drejtuan Rumaninė

    Historitė dhe karriera e Grigor Gjikės, Ioan Gjikės dhe Dhimitėr Gjikės. Si i drejtuan qeveritė dhe institucionet mė tė larta politike dhe shkencore

    Mr.Sc. Nikollė LOKA

    (Vijon nga numri i sė enjtes)

    Grigor Aleksandėr Gjika, ose Grigori V Gjika Grigori V Gjika lindi nė vitin 1803. Ishte nipi i princit Grigori IV Gjika. U martua me Helenėn, vajzėn e princit Ioan Sturza, qė kishte qenė princ i Moldavisė nga viti 1822 deri nė vitin 1828 dhe rridhte nga njė familje e njohur fisnike rumune. Grigori u arsimua nė Francė dhe pastaj nė Gjermani. Kthehet nė vendlindje, ku lidhet me opozitėn nacionaliste dhe liberale qė kundėrshtonte princin Mihail Sturza dhe regjimin e Rregulloreve Organike. Pas Revolucionit tė vitit 1848 dhe largimit tė Sturzės nga pushteti, pavarėsisht zgjedhjes sė tij politike, me aprovimin e Rusisė dhe tė Perandorisė Osmane, Divani i Moldavisė e emėroi Grigorin si princ pėr njė mandat shtatėvjeēar, sipas Marrėveshjes sė Balta Liman. Pas ngjitjes nė fron Grigori ndėrmori disa reforma modernizuese. Me nismėn e tij, pėr herė tė parė nė historinė e principatave rumune, u krijua xhandarmėria pėr ruajtjen e rendit, qė njihet si periudha e themelimit tė xhandarmėrisė sė sotme rumune. Gjika rishikoi sistemin agrar; nxiti sipėrmarrjen publike dhe u mor me organizimin e sistemit arsimor. Nė vitin 1851 emėroi intelektualin transilvanas August Treboniu Laurian, njė mbėshtetės i nacionalizmit rumun, si inspektor i shkollave tė Moldavisė. Po kėshtu, gjatė sundimit tė tij, u zbut censura dhe u shtuan veprimtaritė letrare. Programi i sundimit tė parė tė Grigor Aleksandėr Gjikės pėrfundoi me luftėn e Krimesė, kur trupat ruse pushtuan principatat danubiane pėr t’i pėrdorur gjatė sulmit mbi Perandorinė Osmane. I larguar nga pushteti, nė qershor tė vitit 1853, ai shkoi nė ekzil nė Vjenė, nė tetor tė atij viti.. Kur trupat pushtuese u larguan nė vitin qė pasoi, Grigori mori pėrsėri nė dorė drejtimin e Moldavisė.
    Gjatė sundimit tė dytė, princi Grigor Gjika hoqi skllavėrinė e romėve. Ishte fundi i njė procesi gradual, pasi Mihail Sturza, nė vitin 1844, kishte lėnė tė lirė romėt qė ishin skllevėr nė pronėsi tė shtetit, por kishte mbetur ende skllavėria e romėve, qė ishin nė pronė private tė pasanikėve. Gjika pėrmendet gjithashtu pėr mbėshtetjen qė i dha programit nacionalist tė bashkimit tė Moldavisė dhe Vllahisė, si dhe mbėshteti aktivitetet e Partisė Nacionaliste, duke shkaktuar zemėrimin e Austrisė dhe tė Perandorisė Osmane. Nė vitet e fundit tė sundimit, Grigori emėroi disa nga pėrfaqėsuesit e Partisė Nacionaliste nė pozicione qeveritare. Nė vitin 1856 Grigori i dha fund censurės nė Moldavi dhe shpalli lirinė e shtypit.
    Sundimi i dytė
    Pas pėrfundimit tė sundimit tė tij, Grigor Aleksandėr Gjika la vendin dhe shkoi nė Paris. Nė vend tė tij, pas njė periudhe tė shkurtėr, Porta e Lartė emėroi Teodor Bals, me titullin e Kajmekamit. Si kundėrshtar i vendosur i bashkimit, Bals dėshironte tė fitonte mbėshtetjen qė do ta bėnte princ titullar. I tėrhequr nė pronat e tij, nė Le Meé-sur-Seine, Grigori vazhdonte tė mbėshteste bashkimin, qė u bė mė i realizueshėm me Traktatin e Parisit. Gjithashtu, ai mbėshteti mbajtjen e zgjedhjeve tė lira nė Moldavi dhe kėrkoi anulimin e zgjedhjeve qė kishte bėrė Nicolae Vogoride, qė kishte zėvendėsuar Bals-in. Kjo bėri qė kundėrshtarėt e bashkimit tė pėrhapnin fjalė kundėr tij. Gjika u prek thellė nga fyerjet dhe nga refuzimi qė i bėri Perandori Napoleon III pėr njė audiencė me tė. Nė kėto kushte, Grigor Gjika vrau veten mė 24 gusht 1857. “Unė jam viktimė e hidhėrimit tė madh qė mė kanė shkaktuar shpifjet, megjithėse jam krejtėsisht i pafajshėm. Do tė vijė dita kur e vėrteta do tė dalė, prandaj unė i pres armiqtė e mijė pėrpara gjykimit tė Zotit”,- shkruante nė letrėn e tij tė fundit.
    Dy ditė pas vetėvrasjes sė Grigorit, autoritetet osmane vendosėn qė tė mos njohin zgjedhjet e zhvilluara nga Vogoride. Arritjet e Gjikės u vunė nė themel tė shtetit tė ri rumun kur u realizua unioni Moldo-Vllahian. Ligjet e Gjikės pėr censurėn shėrbyen si model pėr legjislacionin e ri dhe u pėrgjithėsuan pėr tė gjithė Rumaninė. Nė shenjė mirėnjohje pėr rolin e tij, nė krijimin e xhandarmėrisė, shkolla pėr oficerė nė Dragasani u emėrtua me emrin Grigor V Gjika.
    Ion Gjika
    Ion Ghica lindi mė 12 gusht tė vitit 1816. Ai ėshtė njė personalitet i shquar i shekullit XIX: shkrimtar, politikan, akademik, diplomat, matematicien dhe profesor. Ka qenė dy herė kryeministėr i Rumanisė nga 16 korriku 1866 dhe deri mė 13 mars 1867 dhe nga 28 nėntori 1868 deri mė 14 shkurt 1870, katėr herė kryetar i Akademisė sė Shkencave tė Rumanisė nė vitet 1876-1882, 1884-1887, 1890-1893 dhe 1894-1895, si dhe kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė nė vitin 1848.
    Nė vitet e rinisė, Ion Gjika i kreu studimet nė Bukuresht dhe pastaj nė Francė, ku studioi pėr inxhinieri dhe matematikė prej vitit 1837 deri nė vitin 1840. Pasi pėrfundoi studimet nė Paris shkoi nė Moldavi, ku u pėrfshi nė organizatėn e fshehtė “Vėllazėria”, qė synonte bashkimin e Moldavisė dhe Vllahisė. Po nė atė kohė, ai dha mėsim nė Akademinė Mihaliane tė Iasit. Kalon disa vjet nė Itali, Francė dhe Angli. Nė vitin 1847 martohet me Aleksandrina Mavrokordatos, vajzėn e kryeministrit tė Greqisė, Aleksandėr Mavrokordato. Kthehet nė atdhe dhe bashkohet me kampin revolucionar vllahian. Nė emėr tė Qeverisė sė Pėrkohshme, tė vendosur atėherė nė Bukuresht, shkoi nė Stamboll pėr tu afruar me Portėn e Lartė. Ion Gjika mori pjesė edhe nė ndėrmjetėsimin nė bisedime midis liderit rumun tė Transilvanisė Avram Iancu dhe Qeverisė Revolucionare Hungareze tė Lajos Kossuth.
    Pas dėshtimit tė revolucionit tė vitit 1848, shkoi nė ekzil pėr dhjetė vjet rresht. Nė atė periudhė ngarkohet nga Porta e Lartė me detyrėn e Guvernatorit tė ishullit Samos, nė periudhėn 1854-1858. Kėtu dallohet pėr luftėn ndaj piraterisė. Pasi plotėsoi mė sukses kėtė detyrė, Sulltani Abdyl Mexhidi I e dekoroi me titullin Princ i Samos. Pėrpara kthimit pėr nė Rumani, Ioni kaloi pėr njė qėndrim tė shkurtėr nė Austri.
    Kthimi nė Rumani Nė vitin 1859, pasi u krye bashkimi i Moldavisė dhe Vllahisė, princi Aleksandėr Ioan Cuza e thirri Ion Gjikėn tė kthehet nė Rumani. Megjithėse ishte besuari i Cuza-s, ai mori pjesė nė grupin sekret qė pėrgatiti largimin e tij nga pushteti. Ndėrkohė, Ion Gjika u bė udhėheqės i Partisė Liberale dhe u zgjodh kryeministri i parė i princit tė Rumanisė, Karol tė Hohenzollern-it. Qėndroi nė postin e Kryeministrit tė Rumanisė nė vitet 1866-1867 dhe 1870-1871. Ion Gjika mbahet si njė ndėr figurat mė tė shquara nė mes tė liberalėve tė Rumanisė dhe njėri ndėr udhėheqėsit mė tė shquar tė Partisė Liberale. Nė vitin 1881 u emėrua ambasador i Rumanisė nė Londėr, ku qėndroi pėr dhjetė vjet rresht. Pėrveē veprimtarisė politike dhe shkencore, Ion Gjika ėshtė marrė edhe me veprimtari letrare, duke fituar popullaritet me Letrat e tij qė ia dėrgoi Vasile Aleksandrit, shokut tė tij tė jetės. Tė shkruara gjatė qėndrimit tė Ion Gjikės nė Londėr ato paraqesin njė pasqyrė tė shoqėrisė rumune tė kohės. Ai ėshtė autor i “Koleksioneve prej Ekzili”, tė shkruara nė vitin 1848 dhe “Bisedime mbi Ekonominė”, ku parashtrohen idetė e tij mbi zhvillimin ekonomik. Ai ishte i pari qė mbrojti idenė e mbėshtetjes sė nismave lokale nė futjen e investimeve tė huaja nė industri dhe tregti. Nė vitin 1891 tėrhiqet nga jeta aktive politike dhe shkon nė fermėn e familjes nė Ghergani, ku i kaloi ditėt e fundit tė jetės. Vdiq nė Ghergani nė vitin 1897.

    Dhimitėr Gjika
    Dhimitėr Gjika lindi nė vitin 1816. Ishte djali i princit Grigori IV Gjika dhe gruas sė tij tė parė Maria Hangerly. Dhimitri u martua me Charlotte Duprond, me tė cilėn pati dy vajza: Maria dhe Iza. U angazhua qė herėt nė politikė, nė radhėt e Partisė Konservatore, duke u bėrė njėri ndėr udhėheqėsit kryesorė tė saj. Shėrbeu si kryeministėr i Rumanisė nga 28 nėntori 1868 e deri mė 14 shkurt 1870. Mė 10 maj 1886 u caktua tė njoftojė popullin rumun pėr kalimin e vendit nga republika nė monarki. Vdiq nė moshė tė thyer, por ende nė politikėn aktive, nė vitin 1897, kur ishte kryetar i Senatit tė Rumanisė.

    vazhdon...

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Elena Gjika, shqiptarja e famshme nė Bukuresht

    Albert Gjika dhe Elena Gjika, edhe dy prej figurave tė mėdha tė familjes. Elena, ose Dora D’Istria, njė ndėr personalitetet mė tė rėndėsishme nė Rumani

    Mr.Sc. Nikollė LOKA

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Pėrveē dhjetė princėrve sundues tė Vllahisė dhe Moldavisė dhe dy kryeministrave tė Rumanisė, familja Gjika ka dhėnė edhe disa figura tė tjera tė shquara jo vetėm pėr shoqėrinė rumune tė periudhės kur jetuan, por edhe pėr shoqėrinė europiane nė tėrėsi. Madje pėr personalitetet e shquara tė Gjikajve nuk mund tė thuhet fjala e fundit, sepse ata janė tė shumtė, kudo nėpėr botė, nė funksione dhe profesione tė rėndėsishme. Disa nga personalitetet e shquara Gjika do tė pėrmenden nė kėtė shkrim, ndėrkohė qė e ndjejmė si detyrim tė pasqyrojmė nė shkrimet e ardhshme biografi tė tjera tė tyre, pasi universi i Gjikajve pėr opinionin shqiptar mbetet ende njė botė nė zbulim.

    Albert Gjika

    Pėrveē princave tė njohur Gjika, nė kohėn e vet pėrmendet edhe Albert Gjika, i cili kreu misione diplomatike pranė Portės sė Lartė. Ai ishte kryetari i Delegacionit tė Perandorisė Osmane nė bisedimet me Austrinė dhe nėnshkrues i Traktatit tė Beogradit nė vitin 1738.

    Elena Gjika

    Elena Gjika, e njohur pėr opinionin publik edhe me pseudonimin e saj letrar Dora D’Istria ishte shkrimtare, historiane, etnografe, alpiniste, luftėtare e shquar pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe emancipimin e saj. Elena lindi nė Bukuresht mė 22 janar tė vitit 1828. Ishte bija e Mihal Gjikės (1794-1850) dhe mbesa e princit nė detyrė, Grigori IV Gjika. I ati ishte arkeolog dhe numazmatolog, themelues i koleksionit tė pullave postare nė Muzeumin Kombėtar tė Bukureshtit. Ndėrsa e ėma, Catincai Gjika (Foca) ishte njė shkrimtare dhe pėrkthyese, grua me bukuri tė rrallė. Elena pati njė vėlla, Gjergjin dhe njė motėr, Gjeorgjetėn, e cila u martua me princin Stefan Lupasco nė vitin 1929. Vetė Elena mori edukim tė zgjedhur. Arsimin fillestar dhe tė mesėm i kreu nė Konstanca e Bukuresht, ndėrsa arsimin e lartė e filloi nė Vjenė dhe e pėrfundoi nė Drezden dhe Berlin. Elena u bė njėra ndėr gratė mė tė kulturuara europiane tė kohės sė vet. Qė nė moshėn katėrmbėdhjetėvjeēare dinte nėntė gjuhė tė huaja. Nė turin e parė europian me familjen, ajo i habiti oborrtarėt e Uilliamit IV tė Prusisė, kur pėrktheu nė gjermanisht mbishkrimet latinisht tė njė artefaku tė vjetėr, qė ishte sjellė nė Pallat prej Humboldit. Mrekullia e vogėl, siē i thoshin nė atė periudhė, dinte pėrmendėsh Homerin nė gjermanisht. Elena shkroi mjaft libra qė trajtojnė ēėshtje tė artit, ekonomisė politike, historisė, filozofisė, folklorit, si dhe tregime, mbresa, pėrshtypje udhėtimi etj. Veprėn e saj tė parė e botoi nė gjuhėn frėnge nė vitin 1855. Nė botimet e saj ajo pėrdori jo vetėm rumanishten, por edhe gjuhėn italiane, gjermane, frėnge, latine, greqishten e vjetėr dhe moderne, rusishten dhe shqipen. Nė nėntė prej veprave tė saj ajo merret me jetėn e shqiptarėve dhe problemet e tyre. Pėrmendim ndėr to librat: Gratė nė Lindje, vėllimi I, 1859; Kombi shqiptar pas kėngėve popullore, 1866; Vizatime shqiptare, 1868; Shqiptarėt e Rumanisė, Florencė 1872. Kultura e saj ishte kozmopolite, megjithėse nga studiuesit shihet si pėrhapėse e qytetėrimit perėndimor nė Lindje dhe veprimtare e emancipimit tė femrės.

    Martesa me princin rus

    Elena kaloi njė jetė tė trazuar. Shpirti i saj romantik nuk u qetėsua kur u martua me princin rus Aleksandėr Koltov Massalskij dhe u gjend nė Oborrin Perandorak tė Carit Nikollai I. Jeta e Pallatit i ndrydhi shpirtin, prandaj largohet prej andej pėr nė Zvicėr dhe pastaj udhėton edhe nė vende tė tjera, deri nė Amerikė. Nė vitin 1862 bėhet Qytetare Nderi e Athinės, duke u bėrė personaliteti i dytė pas Bajronit qė e fitoi njė nderim tė tillė. Ambasadori i Rusisė, duke e prezantuar si princeshė ruse, pėr shkak tė martesės me njė princ rus, e paraqiti para Mbretėreshės, Amalia tė Greqisė. Vetė Elena nė udhėtimet e shpeshta qė bėnte u takua me elitėn politike dhe intelektuale tė kohės, duke ua bėrė tė njohur ēėshtjen shqiptare. Ajo e nxiti poetin amerikan Longfellou qė tė shkruante njė poemė pėr Skėnderbeun. Me rėndėsi ėshtė miqėsia dhe letėrkėmbimi i gjatė qė pati me poetin e shquar arbėresh Jeronim de Rada. Veprimtaria atdhetare e Elena Gjikės mbėrriti deri nė Shqipėrinė e robėruar. Rilindėsi shqiptar Zef Jubani i kushtoi njė vjershė tė frymėzuar, nė shenjė mirėnjohje pėr ndihmėn e ēmuar qė kishte dhėnė pėr ēėshtjen shqiptare. Ndėrsa njė rilindės tjetėr, arbėreshi Leonardo de Martino, nė emėr tė treqind vajzave shqiptare, i dhuroi Elena Gjikės njė penė tė punuar nė filigram, pėr t’i shprehur mirėnjohjen e thellė qė kishin vajzat shqiptare pėr tė. Trashėgimia letrare e Elena Gjikės ėshtė e shpėrndarė nė disa vende: Rumani, Shqipėri, Itali, Zvicėr dhe Greqi. Nė letėrkėmbimet e shumta me De Radėn, Kamardėn, De Martinon, Mitkon, Jubanin, e tjerė; nė takimet me personalitete tė larta politike tė popujve tė tjerė si Garibaldi, nė takimet me albanologėt e shquar Ksilander, Bop, Han, Shlajhner etj., ajo u bė pėrfaqėsuesja mė e shquar e femrės shqiptare nė botė. Elena Gjika vdiq nė Florence nė vitin 1888. Ajo ėshtė konsideruar njėra ndėr femrat mė tė shquara europiane tė shekullit XIX.

    Vepra letrare e Dora D’Istrias
    Tematika e veprave tė Elena Gjikės ėshtė shumė e gjerė. Nė librin Jeta monasticike nė kishat lindore (Bruksel 1855; botimi i dytė, Paris 1858) ajo kėrkon heqjen e urdhrave monasticikė. Ndėrsa nė veprėn Zvicra Gjermane (Gjenevė 1856 nė katėr volume; botimi i dytė gjermanisht, Zyrih 1860 nė tre volume) bėhet pėrshkrimi i vendit dhe i njerėzve tė Zvicrės. Libri “Femėrat e Lindjes” (Zyrih 1859, dy volume) flet pėr emancipimin e grave nė Levant dhe vende tė tjera tė Lindjes. Aty flitet edhe pėr gjendjen e gruas shqiptare. Kurse nė librin Femra pėr femrat Dora D’Istria krahason gjendjen e femrės nė Europėn Latine me Gjermaninė, duke kėrkuar me zė tė lartė trajtimin e barabartė tė grave dhe burrave. Nė librin Ekskursione nė Rumeli dhe More tregon se Greqia e Vjetėr kishte po aq kėrkesa qytetėruese sa Gjermania e kohės sė saj. Vlen pėr tu pėrmendur vepra Shqiptarėt e Rumanisė, ku jepet njė pėrshkrim i princėrve Gjika nga shekulli XVII deri nė shekullin XIX, botuar nė Florence nė vitin 1873. Elena Gjika botoi edhe librin Poezia e Otomanėve botimi i dytė, Paris 1877. Ajo shkroi edhe njė numėr tė madh shkrimesh pėr ēėshtje tė historisė sė letėrsisė, poezisė, politikės, religjionit, problemeve sociale, historisė, artit, e tjerė nė disa organe tė njohura shtypi si nė Revue des Deux Mondes tė Francės; Libre Recherche tė Belgjikės; Diritto, Antologia Nuova, Rivista Europea tė Italisė, si dhe nė revista rumune, greke dhe amerikane. Dora D’Istria merrej edhe me pikturė.

    Vepra tė shkruara pėr Elena Gjikėn

    Armand Pommier, Madame la comtesse Dora D’Istria, Brussels 1863 Charles Yriarte, Portraits cosmopolites, Paris 1870 Bartolomeo Ceēhetti, Bibliografia della Principessa Elena Ghica, Dora D’Istria, Florence 1873 Luisa Rossi, Dora D’Istria. I bagni di mare. Una principessa europea alla scoperta della Riviera, Sagep, Genova, 1998. Nicolae Iorga, Lettres de Dora D’Istria, shih nė Revue historique du Sudest Europeen nr 1-3, Paris 1932. Dictionar Mondofemina, femei romane, Vol 1: A-K, p.139-140

    Ndėrkohė qė nė gjuhėn shqipe janė botuar disa vepra tė Elena Gjikės, si dhe janė shkruar disa monografi pėr jetėn e saj. Dora D’Istria, “Gra tė para nga njė grua”, shtėpia botuese “Elena Gjika”, Tiranė 2003. Elena Gjika, “Letra drejtuar Jeronim de Radės”, shtėpia botuese “Bargjini” 2004. Elena Gjika, “Fyletia arbenore” prej Kanekate Iaoshima, pėrktheu Demetrio Camarda, Livorno 1867. Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės” (Dora D’Istrias), Rilindja, Prishtinė, 1970. Koli Xoxi, Zvicra dhe Dora D’Istria, Tiranė, Alta 1995. Koli Xoxi, “Erazmi i Roterdamit dhe Helena Gjika”, Marin Barleti, Tiranė, 1994. Koli Xoxi, “Franca sipas Dora D’Istrias”, Tiranė 1997. Ahmet Kondo, “Dora D’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, Tiranė 2002. Cristia Maksutoviē, “Elena Gjika dhe shqiptarėt e Rumanisė”, Tetovė 2001.

    vazhdon...


    Albania

  7. #7
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nga pikepamja e emancipimit dhe bagazhit te gjere kulturor, Elena Gjika eshte ndoshta Shqiptarja e pare Europiane e koherave te reja. Pertej kultures Perendimore, karakterit kosmopolitan dhe veprimtarise publicistike e atdhetare, nje kuriozitet qe pak njerez e njohin eshte se ajo eshte gruaja e pare alpiniste qe eshte ngjitur ne majen me te larte te Alpeve, Mont Blanc, ne vitin 1860.


    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Pinjollėt e fundit tė familjes Gjika qė drejtuan Rumaninė

    Katėr figurat e fundit tė familjes me gjak shqiptari qė sunduan Rumaninė. Kush ėshtė Pantazi Gjika, prokurori dhe avokati i njohur

    Mr.Sc. Nikollė LOKA

    Pantazi Gjika lindi mė 15 mars tė vitit 1831. Ishte i dymbėdhjeti ndėr pesėmbėdhjetė fėmijėt e princit Dhimitėr Gjika me Maria Campineanu, qė rridhte prej familjes fisnike tė Campineanuve. Ion, Pantazi, Themistokle dhe Maria ishin katėr fėmijėt qė mundėn tė jetonin; tė tjerėt vdiqėn. Ashtu si vėllezėrit dhe motrat e tij, Pantazi i filloi studimet nė Kolegjin Shėn Sava nė Bukuresht. Pastaj shkoi nė Paris dhe qėndroi atje pranė sė ėmės. Pantazi u bė politikan dhe jurist, u njoh edhe si poet, shkrimtar, dramaturg, kritik letrar, eseist, komedian, satirist etj. E filloi karrierėn politike si pjesėmarrės nė revolucionin vllahian tė vitit 1848 dhe anėtar i grupit radikal tė udhėhequr nga Rosetti. Megjithėse dy herė u pėrfshi nė administratėn e kontesė Buzau, Pantazi e kaloi shumicėn e kohės nė ekzil, apo nė Bukuresht. Pas vitit 1875 Pantazi Gjika u bė njėri ndėr drejtuesit e Partisė Liberale.

    Megjithėse Pantazi pėrgjithėsisht ėshtė parė si shkrimtar mesatar, dallohet pėr marrėdhėniet e ngushta me shkrimtarėt si Nicolae Filimon, Vasile Alecsandri, Dimitrie Bolintineanu, Alexandru Odobescu dhe Alexandru Macedonski, si dhe pėr polemikėn e gjatė me shoqatėn letrare konservatore “Junimea”. Veprat e Gjikės dhe bindjet e tij politike ishin kritikuar shpesh prej intelektualėve junimistė si Titu Maiorescu, Mihai Eminescu dhe Ion Luca Caragiale. Ai ishte njėri ndėr ata politikanė liberalė pėr tė cilėt bėn fjalė poema e Emineskut “Scrisoara” a III-a.

    Rreth vitit 1850, Pantazi ra nė dashuri me Camila de Fernex. Ceremonia e dasmės sė tyre u zhvillua nė kishėn ortodokse greke tė Marsejės. Vėllezėrit Gjika u kthyen nė Bukuresh tė ndarė. Ardhja e tyre nė atdhe u bė nė kohėn e shpėrthimit tė luftės sė Krimesė. Pantazi Gjika u bashkua me ushtrinė otomane dhe shėrbeu si uzbash nė trupat kozake. I dekoruar dhe i vlerėsuar kthehet nė Bukuresht. Me traktatin e Parisit Vllahia lejohej tė kishte njė administratė tė re.

    Prokuror, avokat dhe gazetar Nė vitet 1856-1858, Pantazi u bė prokuror pėr kontenė Dambovita, pėrpara se tė kalonte nė aktivitet privat si avokat. Pėrfshihet nė politikė dhe bėhet njėri ndėr veprimtarėt mė tė dalluar liberal, i lidhur me krahun mė radikal tė udhėhequr nga Rosetti. Kjo ndodhi nė kohėn e bashkimit tė Vllahisė me Moldavinė nėn sundimin e princit Alexander John Cuza. Pas zgjedhjes sė princit Cuza, Gjika hyri nė shėrbimin civil, duke u bėrė inspektor nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe pastaj drejtor Departamenti nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Kthehet nė profesionin e avokatit dhe nė vitin 1861 u bė pėrfaqėsues ligjor i njerėzve qė u arrestuan gjatė trazirave antiunioniste nė Craiova. Njė vit mė vonė emėrohet pėrfaqėsues ligjor nė Ministrinė e Arsimit. Nė vitin 1859, sė bashku me Dimitrie Bolintineanu, botoi revistėn Dambovita, por shpejt artikujt e saj shkaktuan skandal dhe Pantazi u arrestua pėr mungesėn e etikės nė organin e tij. Ndau tė njėjtėn qeli me kolegun e tij, Orasanu, njė kundėrshtar i vendosur i sundimit tė mbretit Karol. Pantazi u bė mik me shkrimtarin Alexander Odobescu dhe mė vonė, nė vitin 1861 bashkėpunoi me revistėn e tij letrare, Revista Romana. Po gjatė kėtyre viteve, Pantazi Gjika botoi dy revista satirike, Pacala dhe Scranciobul. Nė vitin 1863 Pantazi shkoi nė Moldavi, ku fillimisht vizitoi kushėrirėn e tij, Kleopatra Gjika, qė ishte martuar nė familjen ruse Trubetskoy. Atje mori pjesė edhe nė veprimtaritė e shkrimtarit moldavian Iacob Negruzzi, tė cilin e kishte paraqitur nė rrethin e Rosettit. Duke filluar me vitin 1870, Gjika botoi disa artikuj nė revistėn e Rosettit, “Romanul”. Gjatė kėsaj periudhe filloi tė publikojė pjesėt e tij letrare nė Revista Contimporana.
    Nė vitin 1866, sundimtari Cuza u zevendėsua me Karolin e Hohenzollernit. Pantazi Gjika kishte luajtur njė rol tė dorės sė dytė nė pėrpjekjet pėr tė rrėzuar Cuza-n si komandant lokal i Gardės sė Qytetarėve. Atij iu dha detyra e Prefektit tė kontesė Buzau. Emėrimi ishte mirėpritur nga Vasile Alexander, qė kishte patur njė korespondencė tė gjatė me tė dy vėllezėrit Gjika. Koha e qėndrimit tė tij nė detyrė kishte qenė e shkurtėr pėr shkak tė antipatisė sė Mbretit Karol. U kthye nė Bukuresht dhe bleu njė vilė nė rrugėn Cometei. Nė kryeqytet u angazhua si pėrfaqėsues i Alexandri-t nė njė konflikt ligjor me fshatarėt qė kishin hyrė nė pronat e tij.

    Vitet e fundit tė jetės. Vila e Pantazi Gjikės nė Bukuresht u bė vendi i takimit pėr shumė personalitete letrare tė kohės. Gjika ishte i lidhur shumė me poetin simbolist Alexandru Macedonski, qė banonte aty afėr. Pantazi u bė deputet dhe pastaj senator, duke pėrfaqėsuar atje liberalėt dhe nė fund tė jetės nacional liberalėt. Pantazi Gjika vdiq nė shtėpinė e tij nė rrugėn Cometei mė 17 korrik 1882. U varros nė varrezat familjare nė Ghergani. Ai u trashėgua nga e bija Camila Gjika qė vdiq nė vitin 1908 nė moshėn tetėdhjetėvjeēare.

    Albert Gjika Albert Gjika ėshtė pjesėtari i trungut tė Gjikajve, qė ėshtė marrė shumė me ēėshtjen shqiptare. Nė drejtimin e tij u mbajt nė Bukuresht njė kongres mbarėkombėtar i shqiptarėve. Ai bashkėpunoi me rrethet patriotike shqiptare nė mėrgim dhe me patriotė qė jetonin dhe vepronin nė Shqipėri. Nė nėntor tė vitit 1902 formon njė komitet shqiptar nė Paris dhe u fut nė lidhje me shqiptarė tė shquar qė jetonin nė vende tė ndryshme tė Europės, nė Amerikė dhe nė Egjipt. Programi politik i Komitetit Shqiptar tė Parisit nė fillim parashikonte marrėdhėnie tė mira nė mes tė shqiptarėve dhe Perandorisė Osmane, por pas vizitės qė Gjika bėri nė Stamboll u bind se marrėdhėniet e mira me Portėn e Lartė nuk ishin nė interes tė shqiptarėve. Albert Gjika ishte njė njeri shumė energjik dhe kishte ambicie pėr t’u angazhuar nė politikėn shqiptare. Pėr tė siguruar mbėshtetje bėri shumė udhėtime nėpėr Europė dhe takoi shumė njerėz. Nga fundi i vitit 1904 shkoi nė Angli dhe nė fillim tė vitit 1905 nė Itali dhe nė Mal tė Zi. Ai ishte ndėr tė parėt qė i deklaroi ambiciet e tij pėr t’u bėrė Mbret i Shqipėrisė sė pavarur. Nisur nga pretendimet e tij, si kryetar i kombit, nė vitin 1909, kėrkoi autonominė e Shqipėrisė. Nė vitin 1911 u rishfaq nė skenėn politike me nje deklaratė, ku u drejtohej Fuqive tė Mėdha, duke i informuar mbi kryengritjen shqiptare dhe botoi njė projekt tė kushtetutės sė Shqipėrisė autonome. Pas shpalljes sė pavarėsisė edhe zyrtarisht u shfaq si njėri ndėr pretendentėt pėr fronin mbretėror tė Shqipėrisė.

    Vladimir Gjika Vladimir Gjika lindi mė 25 dhjetor 1873. Ishte diplomat dhe eseist dhe pas konvertimit nga ortodoks nė katolik u bė prift. Shėrbeu nė Transilvani, ku kishte dy milion katolikė, tė organizuar nė shtatė dioēeza. Arriti tė bėhet kryetar i Konferencės Ipeshkvnore tė Rumanisė. Pas vendosjes sė regjimit komunist nė Rumani arrestohet dhe vdes nė burg nga torturat mė 17 maj 1954. Pėr nder tė tij ėshtė krijuar nė Rumani Qendra e Studimeve Katolike qė mban emrin e tij.

    Dhimitėr J. Gjika Dhimitėr J. Gjika lindi nė vitin 1875 nė Bukuresht. U bė ministėr nė vitet 1919-1922.
    Matila Costiesco Gjika Matila Gjika lindi mė 13 shtator 1881 nė Iasi tė Rumanisė dhe i pėrket familjes fisnike Gjika nga ana e nėnės. Prindėrit e tij ishin Matila Costiescu dhe Maria Gjika. Ai ėshtė stėrnipi i Grigor Aleksandėr Gjikės, princit tė fundit tė Moldavisė. Fillimisht studioi nė kolegjin jezuit nė Jersey, pastaj nė Akademinė Detare Franceze nė Brest, Shkollėn e Lartė Elektrike nė Paris dhe sė fundit nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Lirė tė Brukselit, ku mori edhe doktoratėn. Iu bashkua shėrbimit diplomatik nė vitin 1910 dhe shėrbeu nė ambasadat rumune nė disa kryeqytete tė Europės si Romė, Berlin, Londėr, Madrid, Paris, Vjenė dhe Stokholm. U bė ambasador i Rumanisė nė Suedi dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar. Nė vitin 1918 u martua me Eileen O’Conor, vajzėn e Sir Nicholas Roderick O’Conor, ish-ambasador i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Perandorinė Osmane dhe nė Rusi. Matila pati formim tė gjithanshėm. Ishte oficer marine, diplomat, shkrimtar, matematicien, esteticien, shkrimtar dhe historian. Ai u prezantua nė rrethet letrare franceze dhe angleze nga Paul Morand dhe princi Antoine Bibesco. U bė mik i Marcel Prustit dhe poetit Leon-Paul Fargue. Si vizitor i shpeshtė i sallonit letrar tė Natalie Cifford Barneyt, ai u takua me shumicėn e shkrimtarėve amerikanė, qė kishin emigruar nė Europė. Interesi kryesor i Matilės ishte gjithmonė sinteza e matematikės me poezinė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe vendosjes sė regjimit komunist nė Rumani, Matila Gjika largohet nga vendi dhe shkon tė punojė si profesor i estetikės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Universitetin e Kalifornisė sė Jugut dhe Kolegjin “Mary Washington” nė Virxhinia. Megjithėse studiues i pasionuar, Matila tregoi interes edhe pėr politikėn. Kujtimet e tij qė u publikuan nė vitin 1961 pėrfundojnė me njė mesazh besimi mbi natyrėn njerėzore.
    Princ Matila Gjika vdiq nė Londėr mė 14 korrik 1965, dy vjet pas vdekjes sė gruas sė tij dhe ishte varrosur nė varrezat Gunnersbury tė Londrės.

    Veprat e Matila Gjikės
    Estetika e proporcioneve (1927)
    Numri i artė (1931)
    Shiu i yjeve (1936),- e vetmja novelė qė shkroi.
    Ese mbi ritmin (1938), me parathėnie tė shokut tė tij Paul Valéry
    Turi i horizontit filozofik (1946)
    Magjia e foljes (1949)
    Njė kronologji dokumentare e historisė rumune prej periudhave parahistorike deri nė ditėt e sotme (1941)
    Gjeometria e artit dhe jetės (1946)
    Njė doracak i gjeometrisė praktike (1952)
    Filozofia dhe mistika e numrave (1952)
    Matila Gjika, kujtime (1961)


    Albania
    Sui generis

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Po mire krejte ,pore nji gja ,nuke ceket ketu,dhe deshiroja ta dije per kete familje,nuke deshiroje qe elena gjika te mere pjese ne kete,sepse ajo me te vetet ka qene,Shqipetare,dhe ka luejte nji role te bukur ne jete,per Shqipetaret,dhe pse u nda prej burrit rus,?Mire kishte me qene te bahet pershkrimi i familjes GJIKA ne qashtjen SHQIPETARE,po e veqoj ,nder 1 Konferenca e bukureshtit,1877,dhe konferenca ne berlin 1878 kure dihet se pikerishte ata kane luftue per shlirim ,kane qene ne revulicione te frances dmth perkrahes te revulicioni,dhe se fundi dihet mbarimi i dy gjikave sa luftuen dhe per ke luftuen ,dihen deri ne vitin 1912 1913 ,krejte janete shkrueme,shume lehte ashte te shkruajshe gjera pozitive,pore gjanat negative shume veshtire,duhet te shtrohet pyetja ku jane MONI ALBANET,/pse humben?dhe kushepate dore ne ket shfarosje?sote ne ato vise nuke folet gjuha SHQIPE,e ase Gjuha MONI ALBANE,populli shqipetare u zhduke per 50 vjete krejte u treten disa ne turqi disa ndruen identitetin,disa u bane qytetare te atyre shteteve qe u formuan keshtu u zhduken miliona SHQIPETARE,sot ska asnji shqipetare atje,,po ti thuesh se para 150 vjete te gjithe kane folur gjuhen Shqipe ti nxjerin syte,dhe ata thojne qe jane ruse,rumune,moldave bugare,hungare,kroate,greke serbe,vetem shqipetare nuke jane,dhe po shtroje nji pyetje ku jane 12 milion Shqipetare,?ku jane MONI ALBANET?Shume pyetje e thjeshte per ata qe kupetojne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Dora d’Istria dhe gjaku i pėrzier i shqiptarėve

    Dora d’Istria dhe gjaku i pėrzier i shqiptarėve

    » Dėrguar mė: 21/11/2010 - 14:45

    Luan Rama

    Nė kohėn qė Dora d’Istria ndėrmerr kėtė udhėtim, nė korrik tė vitit 1862, ajo ishte nė Francė njė nga intelektualet mė nė zė, qė shpesh e gjeje nė esetė e saj tė botuara nė revistėn mė tė njohur franceze Revue des Deux Mondes, (Revista e Dy Botėve). Meqė ishin tė pakta, nga gratė nė kėtė revistė ishin vetėm tre: George Sand, Madame de Stael dhe Dora d’Istria, e cila kishte botuar njė sėrė esesh rreth folklorit shqiptar, serb, grek, apo botime historike mbi Francėn, etj. Tashmė objekt i studimit tė saj do tė ishte Greqi, ku kishte mjaft tė njohur e ku gjatė kėtij udhėtimi, atė e shpallėn nė Athinė, “Qytetare Nderi” tė qytetit. Pra ishte njė intelektuale pa paragjykime qė e vlerėsonte artin dhe historinė greke.
    Hipur mbi kalė, nė atė karvan tė drejtuar nga G. Papadhopulos, profesori i Shkollės sė Arteve tė Bukura dhe anėtari i Shoqatės Arkeologjike, Dora d’Istria, pėrshkoi Tebėn, duke marrė rrugėn drejt Eleusis, njė vend i shenjtė i kultit tė Demetrės. Rrugės ajo kalon nė fshatin e Mandra-s, tė banuar nga shqiptarėt. “Nė Mandra, si dhe nė pjesėn tjetėr tė mbretėrisė, hapja e shkollave greke tenton t’i helenizojė shqiptarėt, kėtė racė energjike, hijerėndė dhe puntore, tepėr tė lidhur me luftėn dhe bujqėsinė. Ndėrsa fshatrat grekė, si nė shumė zona tė tjera, janė veēse njė grumbull kasollesh prej balte…” Nga Mandra, udha i ēon drejt Vilari dhe nė Paleo-Kundura. “Kohė mė kohė, shqiptaret, tė cilat nuk e kishin humbur bukurinė e racės sė tyre, tani kalonin me gomerėt e ngarkuar me degė pemėsh… Rrethinat e Tebės, nė pėrgjithėsi janė tė populluara nga shqiptarėt, tė cilėt janė vendosur nė fushė… por shqiptarėt e ruajnė ende gjuhėn e tyre”. Karvani ndalon nė Mazi, sepse Dora duhet tė takojė njė shqiptare, mė tė pasurėn e fshatit, njė grua tė bukur e shtatlartė qė quhet Hiera. Kishte njė porosi pėr tė, por ajo u ēudit qė gruaja ishte e trishtė dhe rėnkonte nga dėshpėrimi… “Qyteti i Poros, shkruan ajo, - ėshtė i banuar nga 4500 shqiptarė dhe ėshtė ndėrtuar mbi njė shkėmb tė madh, shpesh i pėrmbytur nga dallgėt, qė zgjatet nė ishull si njė e dalė tepėr e ngushtė nė det. Porti i madh dhe i bukur qė ka ky ishull, ku ngrihet tempulli i Poseidonit, rrėnojat e tė cilit duken ende lart nė mal, e ka bėrė Poros-in bazėn e vėrtetė detare tė Greqisė.”
    Kur shkon nė Argos, ajo shėnon nė bllokun e saj se “banorėt e Argos janė pothuaj shqiptarė, por meqė gjuha shqiptare nuk mėsohet nė shkolla qė nga themelimi i mbretėrisė greke, ata po njėsohen me helenėt”. Pranė Argosit, rrugės pėr nė Nafplio, (Nauplie), ajo ndalon nė Mikenė, ku gjėndeshin rrėnojat dhe muret e mėdha tė qytetėrimit tė vjetėr grek. Tė shumtė janė udhtarėt evropianė, arkeologė, shkencėtarė e studjues tė historisė, qė konstatojnė vlerėn e madhe tė asaj kulture aq tė vjetėr. Nafplio buzė detit, me kėshtjellėn e madhe veneciane tė mbrojtur aq shumė nga shqiptarėt e Nafplios, ėshtė befasues pėr ēdo tė huaj. Eshtė hera e parė qė Dora gjėndet nė njė vėnd tė tillė epik. Plazhi ku u vranė mijra shqiptarė, quhet edhe sot “Plazhi i arvanitasve”. Por Dora d’Istria ngutej nė fakt tė shkonte sa mė parė nė Misolongj pėr tė vizituar varrin e suliotit tė famshėm Marko Boēarit, emri i tė cilit ishte bėrė mjaft i njohur nga lordi Bajron dhe shkrimet e Victor Hugo dhe shumė autorėve tė tjerė. Duke shkuar nė varrin e tij, nė librin e saj, ajo kujton njėkohėsisht himnet e thurrura nga Bajroni dhe qindra poetė tė Evropės qė i kėnduan heroizmit tė tij dhe shumė arvanitasve tė tjerė, heronj tė Revolucionit, si Kollokotroni, Karaiskaj, Xhavella, Andruēi e tė tjerė. Pas kthimit nga Suli, ajo do tė shėnonte nė doreeshkrimin e saj: “Suli, lavdia e Shqipėrisė sė krishterė, bijtė e tė cilit hynė nė ushtrinė franceze dhe rivalizuan pėr trimėri me ushtarėt e Napoleonit nė Champ-Aubert, nė Montmirail dhe nė Montereau…”

    Kur Dora d’Istria pikėtakonte Bubulinėn

    Tė nesėrmen Dora do tė ndėrmerrte njė udhėtim tė veēante: do tė shkonte tė pikėtakonte gjurmėt e Bubulinės, njė figurė qė e frymėzonte nė veēanti e pėr tė cilėn fliste nė disa shkrime tė saj. Hipur nė anijen e quajtur Othon, (me emrin e mbretit tė parė tė mbretėrisė greke, tė caktuar nga Fuqitė e Mėdha), ajo tashmė i drejtohet ishujve ishujve Hidra e Specia, dy ishuj me ngulimet e vjetra shqiptare qė nga shekulli XIV, qė nxorrėn shumė heronj qė aq shumė i dhanė Revolucionit grek, duke i sulmuar osmanėt me anijet e tyre nė detrat e Greqisė, dhe sė pari nė Argos, Nafplio, gjirin e Salaminės, e kudo. Dhe Bubulina ishte heroina e detit. “Kur shpėrtheu Revolucioni, - shkruan ajo, - ditėn e “Lajmėrimit tė ngjitjes nė qiell tė Jezusė” tė vitit 1821, Bubulina ngriti flamurin nacional mbi anijet e saj. Tri nga anijet, ajo i nisi nė Epidor dhe nė Melos, ndėrkohė qė vetė, me anijen mė tė madhe tė saj, e shoqėruar nga 139 marinarė dhe dy djemtė e saj, Jani dhe Niko, ajo u nis drejt Nafplios. Njė francez, koloneli Vautier, i cili e pa atė gjatė rrethimit tė Nafplios tregon nė kujtimet e tij se “ajo ishte ende e bukur dhe se sjelljet e saj ishin tė drejtpėrdrejta. Ajo qesh me gjithė zemėr kur ne i themi se sa shumė flitet pėr tė nė Paris, ku e tregojnė ashatu me pisqollat e shpatėn e madhe tė saj. Bubulina nuk ėshtė njė amazonė, por ajo ka ndjenja bujare e tė flakta patriotizmi, dhe ėshtė nė vazhdėn e traditės sė femrave tė Spartės”… Zbarkimi nė Specaj ėshtė emocionant pėr tė, pasi ky ishull, me shkėmbenj tė lartė, ishte bėrė sinonim i emrit tė Bubulinės. Aty ishte shtėpia e saj, varri i saj dhe legjendat e saj. “Nė Specaj, kullat e bardha pa ēati, qė zbresin nga kodra drejt bregut, - shkruan ajo, - janė tė rrethuara me kopshte... Nė fillim ndalova tek njerėzit e familjes sė Bubulinės, ku u prita nga njė grua qė mbante njė zi tė madhe dhe qė dukej se ishte shumė e bukur. Kur morrėm tė pijmė kafetė dhe tė shijojmė likotė e ėmbla, ajo i tha tė birit qė tė na ēonte nė shtėpinė e Bubulinės. Hyra nė njė sallė tė madhe tė rrethuar me mindere. Zoti Niko Boboli, djali i Bubulinės, mbante njė veshje tė banorėve tė kėtyre ishujve: fesin, njė xhaketė tė shkurtėr, pantallona tė mėdha blu e me shumė pala dhe njė brez tė kuq nė mes. Edhe gruaja e tij ishte e veshur me kostumin e ishullit. Koka e saj ishte pėshtjellė me njė shami tė ngjyer lehtė nė tė verdhė e tė kapur nė mjekėr, dy cepat e sė cilės i ishin lidhur nga pas. Boboli mė premtoi se do tė vinte nė Athinė dy ditė mė pas, pėr tė mė treguar mbi jetėn e nėnės sė tij si dhe tė mė sillte qė tė shikoja kafkėn e saj. I ati i tij Boboli, , i cili ishte vėnė nė shėrbim tė Rusisė, ishte vrarė nga francezėt nė fushatėn ushtarake tė vitit 1812. Meqė kishte shumė pasuri, sulltani e kuptoi se vdekja e tij do t’i krijonte rastin qė tė vinte dorė mbi pronat e tij, por vejusha e tij, Bubulina, shkoi t’i mbronte tė drejtat e saj nė Konstantinopojė, ku ambasadori i Rusisė, konti Stregonof, njė diplomat shumė i shquar, tė cilin e kam njohur nė Petersburg, e mori atė nė mbrojtje. Kur u kthye nė Specaj, Bubulina nuk gjeti qetėsi. Marinarėt e Specaj dhe Hidrės, shumė tė bindur nė det, nė tokė ziheshin mes tyre, duke treguar kėshtu origjinėn shqiptare. Gjaku i nxehtė i shqiptarėve, i ēonte ata nė zėnka tė pėrjetėshme. Dhe Bubulina nuk ishte mė e pakėt se bashkėpatriotėt e saj nė kėtė drejtim. Edhe ajo u ngatėrrua me grindjet e tyre, duke marrė armėt pėr tė mbrojtur miqtė e saj. Qeveria turke e thirri pėrsėri nė Konstantinopojė, por ambasada ruse em ori sėrrish nė mbrojtje tė saj…”
    Dora d’Istria ka dėshirė tė tregojė pėr jetėn e kėsaj heroine qė ėshtė e denjė pėr romane, tė tregojė pėr aventurat e saj, angazhimin nė Revolucionin grek dhe betejat e panumurta qė zhvilloi nė det kundėr osmanėve, ku u vra dhe njė nga bijtė e saj. Ajo nuk mungon tė tregojė dhe pėr vrasjen e saj, ashtu siē e dėgjoi nga speciotėt e hidriotėt, apo vetė djali i saj, jo nė njė betejė, siē mund tė kishte ndodhur gjatė gjithė atyre viteve lufte, por nė ballkonin e shtėpisė sė saj, pas revolucionit, nė ditėt e para tė lirisė, duke i dhėnė strehė vajzės qė kishte rrėmbyer djali i saj dhe ku njė plumb i njerėzve tė asaj vajze e kishte marrė mu nė ballė. Nė Athinė, ashtu siē e kishin lėnė, Niko Boboli erdhi ta takonte. Me kėtė rast ai i solli dhe kafkėn e tė ėmės, meqė Dora kishte ngulur kėmbė qė ta shikonte nga afėr. Dhe ja, tani ajo e kishte nė dorė kafkėn e asaj gruaje qė kishte hyrė nė legjendė. “Kafka e saj ishte e vogėl dhe me njė formė tė rregullt, - shkruan ajo nė librin e saj, - kur Boboli erdhi tė ma tregonte nė Athinė, e pyeta nėse ia kishin kthyer pasuritė qė ajo i kishte vėnė nė shėrbim tė Greqisė. Por ai mu pėrgjegj me trishtim se familja e tyre kishte rėnė nė mjerim, pasi qeveritarėt qė zevėndėsonin njėri tjetrin, asnjėherė nuk kishin menduar pėr kėtė… Nė orėn nėntė tė mėngjesit ne kaluam para ishullit tė Hidrės. Qyteti me shtėpitė e tij, tė cilave thatėsira dhe klima u kishte dhėnė njė bardhėsi tė pėrherėshme, mbartėte gjithashtu dhe mullinjtė me tetė krahė, tė cilėt ngriheshin nė njė lartėsi tė madhe. Njė amfiteatėr i vėrtetė mbi manastirin qė kishte njė pamje madhėshtore. Atje mė treguan shtėpinė katrore me kanate jeshile qė e mbronin nga era: ishte shtėpia e navarkut Miauli. Mė treguan pastaj njėra pas tjetrės shtėpitė e Konduriotit dhe tė prijėsave tė tjerė, tė cilėt bėnė sakrifica bujare me pasurinė e tyre pėr Greqinė e dashur.”
    Gjatė qėndrimit nė ishull, ngado Dora-n e shoqėrojnė speciotė e hidriotė, qė siē thotė ajo “janė burra tė fortė e me lėvizje tė fuqishme, ku nė sytė e tyre tė zinj mund tė shohėsh pasionet e zjarrta tė Shqipėrisė krenare. Duket qė miqėsinė e tyre ata e ēojnė gjer nė kufijtė e fanatizmit, qė gėzimin e tyre e ēojnė gjer nė delir, dhimbjen gjer nė furi, ndėrsa zemėrimin gjer nė njė ndjesi tė pamėshirėshme”. Duke lexuar kėto rreshta tė Dora d’Istria-s, mu kujtua ajo ditė, disa vite mė parė, kur pasi kisha pėrkthyer librin e Michel de Grčce Bubulina, rikthehesha nė Specaj. Madje shkova dhe nė muzeun e Bubulinės, ku nė sallonin e madh ishin shtruar dhe mindere rrėze mureve si nė Shqipėri. Pėrgjegjėsit tė muzeut kur i fola pėr librin e Michel de Grčce, (nga familja mbretėrore e Greqisė) dhe pėrkatėsinė shqiptare tė heroinės, siē e tregonte me detaje tė hollėsishme ky autor francez, ai filloi tė nxehej e ta mallkonte atė, pasi nuk ishte e vėrtetė se Bubulina na kishte gjak shqiptari. Asnjė nga heronjtė e Revolucionit Grek nuk kishte qėnė shqiptar, duke filluar qė nga Marko Boēari. E kuptova menjėherė se ky lloj nacionalizmi, edhe pse ishin nė fillimin e mijėvjeēarit tė tretė dhe nė njė kohė moderne, pėrsėri nuk ishte shqitur nga zemrat e shumė grekėve.
    “Nė Specaj flasin ‘arvanitika’, pra shqip, gjuhėn tonė, - shkruan Michel de Grčce pėrmes gojės sė Laskarinės. - Nė fakt, nėna, ati im dhe unė, ishim grekė pa qėnė tė tillė. Ishim grekė me shpirt e me zemėr, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, grekė tė sakrificės, sepse ne jepnim dhe jetėn tonė pėr Greqinė, por jo grekė nga gjaku, sipas historianėve puristė. Unė jam njė arvanitase, me njė fjalė, shqiptare. Qė prej kohrash tepėr tė largėta, raca jonė ka patur emra tė ndryshėm. Vallė jemi pellazgė, ilirianė? Mos vallė gjuha jonė vjen drejpėrdrejt nga sankritishtja, siē e pohojnė ekspertėt? Di vetėm se ne kemi ardhur nė Ballkan qė prej mijra vjetėsh dhe jemi shpėrndarė nėpėr koloni, pothuaj ngado nėpėr Greqi. Hidra ėshtė shqiptare, Specaj po ashtu…”

    Laskarina

    Laskarina Bubulina u rrit nė njė ambient arvanitas, me kėngėt dhe zakonet e tyre, tė njėjta me ato tė Shqipėrisė sė jugut. Tė njėjtat kėngė, mite e rite. Shumė e re ajo dashurohet me njė grek nga Specaj, tė quajtur Jonuzas, qė atė kohė, si gjithė burrat e kėtyre ishujve, rrihte detet e Greqisė dhe tė Mesdheut. Nė historinė e atyre ishujve, Bubulina do tė ishte e para grua qė do tė thyente zakonin e vjetėr. Duke ia lėnė fėmijėt nėnės sė saj, ajo ishte e para qė e ndoqi tė shoqin nė det. Ai e mori atė nė portet e Italisė dhe tė Dalmacisė, e ēoi tutje nė Smirnė (Izmir) dhe nė portet e Spanjės, ku blinin armė prusiane dhe angleze. Nė Marsejė tė Francės shisnin grurė dhe blinin mėndafshet e famėshme tė Lionit apo verėn „Bordo”. Nė Kartagjenė shisnin kaviar dhe blinin verėn „Malaga”. Tregėtia u shkonte mbarė, edhe pse u duhej shpesh tė luftonin me piratėt „korserė” apo doganierėt turq. I frymėzuar nga Katerina e II e Rusisė, Jonuzas nisi luftėn nė det kundėr otomanėve dhe Laskarina trime e shoqėroi nė momentet mė tė vėshtira e tragjike. Marinarėt e thėrrisnin „kapetanica”, sepse ajo ishte e fortė si njė burrė dhe armėt i mbante ngjeshur nė brez. Njė ditė, nė Specaj, mbėrriti trupi pa jetė i Jonuzas, vrarė nė betejė me otomanėt nė ngushticėn e Siqilisė. Laskarina 26 vjeēare mbeti e ve me tri fėmijė, por shpejt Bubulis (Boboli), miku mė i ngushtė i tė shoqit kėrkon tė martohet me tė. Dhe pėrsėri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do tė vazhdonte aventurėn e saj me detin, luftėn dhe jetėn boheme. Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventurės. Me tė ajo do rrahė Atlantikun, do tė shkojė gjer nė Veracruz e Buenos-Aires, nė Lisbonė, Kartagjenė dhe Detin e Zi. Emri i saj tashmė ishte kthyer nė legjendė. Por pas vrasjes sė Bubulis dhe tė djalit tė saj nė betejat detare, emri i saj do tė bėhej simbol i luftės pėr liri. Gjithēka ajo e vuri nė shėrbim tė revolucionit.

    Ku ėshtė varri i Bubulinės?


    Njė nga pyetjet e para tė vizitorit tė huaj qė vjen nė Specaj ėshtė tė dijė se ku ndodhet varri i Bubulinės. Kureshtar pėr tė mėsuar diēka mbi vdekjen e saj, atė ditė tė nxehtė, u nisa drejt njė shtėpie tjetėr, jo mė larg se dyqind metra nga shtėpia muze, drejt vendit ku pikėrisht ajo ishte vrarė. Gjithēka ishte e heshtur. Nėn diellin e fortė iu afrova asaj shtėpie, ku shquhej ai ballkon i vogėl ku ajo ishte shfaqur pėr herė tė fundit pėr tė mbrojtur dashurinė e birit tė saj. Gjithēka tashmė e mbulonte njė heshtje varri. Ishte banesa ku ajo kishte jetuar me Jonuzas, burrin e e saj tė parė. Edhe Miller kishte shkelur kėtu mė 1939 pėr tė gjetur gjurmėt e Bubulinės. Hapat e tij kishin kapėrcyer oborrin dhe ishin futur nė atė ndėrtesė tė braktisur dhe tė pabanuar. “Nė shtėpinė Bubulinės, atje ku e kanė vrarė, ndėrtesa i ngjan njė shtėpie tė errėt, e gjithė fantazma, - kishte shkruar ai. - Poshtė nė sallon, gjėndet njė altar i vogėl. Nėn dyshemenė me dėrrasa dėgjohet zhurma e minjve qė vrapojnė si tė ēmendur nga tė katėr anėt...”
    Vallė kėshtu e kishte gjetur atė varr dhe Dora d’Istria?...
    Flamuri i saj me shqiponjėn mbi njė fushė tė kuqe, tė shndruar mė pas nė blu, rrethuar nga njė shirit i kuq, valėvitet tashmė majė ēatisė sė shtėpisė. Vite me rradhė ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga njė betejė nė tjetrėn, nga Argosi, nė brigjet e Patras, Prevezės, Akarnisė e brigjeve tė Peloponezit. Ai flamur e kishte ēuar nė Tripolica ku do tė takonte trimin tjetėr arvanitas, legjendarin Kolokotroni, tė cilin do ta dashuronte qė ditėn e parė qė do ta takonte.

    Gjaku i pėrzier

    Njė nga udhėtarėt e famshėm tė Ballkanit, etnologu e kartografi francez Guillaume Lejean, duke shkruar me shumė dashuri pėr shqiptarėt dhe pėr udhėtimet e tij nė Greqi, shkruan se gjaku i shqiptarėve ėshtė shumė i pėrzier me atė tė helenėve. Studjuesi tjetėr Albert Dumont qė udhėtoi nė Shqipėri dhe nė greqi nė vitet 1870, shkruan pėr shumė vendbanime nė thellėsi tė Greqisė, fshatra e zona tė tėra, duke shkruar dhe pėr njė nga figurat e familjes sė Gjin Bua Shpatas, zotit tė Artės dhe njė nga luftėratėt e mėdhenj kundėr osmanėve, duke treguar dhe historinė e labvdishme tė Mėrkur Buas, prijėsit stratiot, i cili u shėrbeu mbretėrve dhe perandorėve tė Evropės. Dora d’Istria, para se tė ndėrmerrte udhėtimin nė Greqi, por edhe mė pas, nė pėrgatitjen e librit nė dy volume, iu referua shumė udhėtarėve tė huaj, historianė dhe njerėz tė politikės. Pėr shqiptarėt shkruanin dhe Flaubert, Louis Auguste, konti i Frobin, Charles Blanc… Para tyre, ambasadori francez nė Konstantinopojė nė vitin 1784, Choiseul-Gouffier, i cili disa herė udhėtoi nėpėr Greqi, nė La Grčce moderne, shkruante pėr shqiptarėt e Livadhjasė, qė “nė tė hyrė tė kishės i lėnė tė lėshuara gėrshetat e tyre.” “Nė Greqi, - shkruan ai, - ka dy lloj racash njerėzore tė dallueshme dhe qė njihen me lehtėsi: raca e shqiptarėve dhe raca helenike. Nė epoka tė ndryshme, shqiptarėt kanė pushtuar Greqinė kontinentale dhe Peloponezin”. Ai i pikėtakon shqiptarėt nė Eubea: “Shqiptarėt nuk e ēajnė kokėn shumė pėr tė ardhmen e tyre. Ata janė shumė ekspansivė dhe zhurmėmėdhenj nė momentet e gėzuara. Ne kėnduam kėngė franceze, greke, shqiptare. Njė djalosh shqiptar 13 vjeēar ia dha me njė zė tė lartė. Dhe ndėrkohė bashkėpatriotėt e tij tė ulur nė njė gjysmė-rrethi, pėrsėrisnin nė korr refrenin e kėngės”. Nė Malin e Athos, ėshtė po njė shqiptar qė e shoqėron ambasadorin francez. “Pushka qė shkrehu shqiptari, paralajmėroi para mureve tė manastirit, ardhjen tonė”.
    Por mjaft interesant ėshtė udhėtimi i Dora d’Istra-s nė Athinė, ku gjurmėt shqiptare janė tė shumta, madje dhe lart nė Tatoi. Ca miq e ēuan atė nė „kullotat e shqiptarėve, nė Tatoi”. „Kėta shqiptarė kishin si prijės njė grua tė quajtur Kara Japina, - shkruan ajo. – Kur shkuam, ne pamė njė shesh tė rrumbullaktė, ku me ca dėrrasa tė punuara e shufra hekuri, shkėrmoqnin kallzat e grurit. Ca fshatarė nė kėmbė, hipur mbi dėrrasė dhe kapur pas supit tė njėri tjetrit, tėrhiqeshin nga kuajt qė vinin rrotull, tė cilėt i fshikullonin. Rreth ēadrave, mbi pemė, thaheshin rroba, ndėrsa kampi i tyre shtrihej nėn ca pisha madhėshtore. Njė shi i hollė na detyroi tė strukeshim brėnda, ku kishte qylyme dhe shajakė me djathtė pranė dollapit. Oxhaku ishte njė rreth me gurė, nė tė hyrė tė ēadrės. Gratė mbanin mbi kokė njė shami tė rrotulluar bukur, ku nga balli, anash, u dilnin dy bukle. Njė gėrshet i gjatė e i zi u binte gjer nė mes. Kėmisha e tyre ishte qėndisur me ngjyra tė ndezura gjatė gjithė krahėve. Mbanin gjithashtu pėrparėse dhe bluzė tė bardhė… Ne hėngrėm darkė nė njė vėnd tė ngritur para kampit nga ku dukej Athina dhe deti…”

    Arvanitasit e Chateaubriand

    Njė nga pėrshkrimet e bukura ėshtė ai i Chateaubriand-it. Ja ē’shkruan ai ndėr tė tjera pėr arvanitasit: “Po lija Athinėn dhe po shikoja njė ėndėrr tė veēantė. Sikur mė kishin dhėnė kurorėn e Atikės. Themeloja njė universitet ku fėmijėt e gjithė Evropės vinin tė mėsonin greqishten letrare dhe atė popullore… njė tufė zviceranėsh, dhe gjermanėsh pėrziheshin me shqiptarėt e mij. Mė datėn 27, ne shkuam tek njė shqiptar qė njihte z. Fauvel… Por u desh ta ndaloja udhėtimin nga ethet qė mė pushtuan nė kasollen e kėtij shqiptari. Ditėn e kaloja shtirė mbi rrobėn time. Tė gjithė njerėzit e shtėpisė shkonin nė fusha. Madje dhe Josifi shkonte. Nė shtėpi mbetej veē vajza e mikut tonė shqiptar. Ishte njė vajzė 17 vjeēare, tepėr e bukur, e cila ecte me kėmbėt zbathur dhe flokėt e mbushur me monedha argjendi. Nuk merrej me mua, por punonte sikur tė mos isha atje. Porta ishte e hapur dhe rrezet e diellit hynin nė atė kthinė qė ishte i veti vėnd me dritė. Hera herės mė kapte gjumi. Zgjohesha pastaj dhe shikoja shqiptaren qė merrej me punė, duke kėnduar me gjysmė zėri. Ndonjėherė i kėrkoja ujė, “nero”. Ajo mė sillte njė kupė plot me ujė dhe duke kryqėzuar krahėt, ajo priste qė ujė tė mbaroja. Kur mbaroja, ajo mė thoshte ”Kalo?”, “A ėshtė i mirė”? dhe pastaj kthehej nė punėt e saj…. Gjėja e parė qė mė ra nė sy nė Megare, ishte njė grup grash shqiptare, qė nė tė vėrtetė nuk ishin aq tė bukura sa Nausika dhe shoqet e saj. Tė gėzuara ato lanin teshat pranė njė burimi, ku dukeshin disa fragmente tė njė akuaduku tė vjetėr... Zbritėm pastaj te njė shqiptar, ku u strehuam mjaft mirė. Pastaj erdhi dikush t’i shikoja tė bijėn. Shkova dhe gjeta atė krijesė tė mjerė mbi rrogoz tė mbuluar me ca zhele. Me pėshtirosje mė zgjati krahun e saj tė mbuluar me lecka, i cili ra mbi mbulesė. Ishte gjithė ethe. I hoqa nga flokėt gjithė ato monedha qė ie mbanin nxehtėsinė nė kokė, monedha me tė cilat fshatarėt shqiptarė zbukurojnė gėrshetat e tyre. Me vete kisha kamfor kundėr murtajės dhe atė e ndava me atė tė sėmurė. E kishin ushqyer me rrush dhe u thashė se mirė kishin bėrė. Pastaj u lutėm pėr shpirtin e Krishtit dhe Virgjėreshės, duke u premtuar se do tė shėrohej… Kur dola, gjeta njė fshat tė tėrė qė ishte grumbulluar para portės. Gratė u sulėn drejt meje duke thirrur: “verė, verė”… Kėshtu ata donin tė mė shpėrblenin, duke mė detyruar tė pija verė… Gjithė dhimbje, arrita mė sė fundi nė kasolle. Nė sy, gjatė gjithė natės, kisha imazhin e asaj shqiptareje qė jepte e merrte me jetėn. Dhe kjo mė kujtoi Virgjilin, qė duke vizituar si dhe unė tashmė Greqinė, kishte ndaluar nė Megare i sėmurė dhe atje kishte vdekur…”
    Ja pra gjaku i pėrzier i shqiptarėve dhe i grekėve. Eshtė pikėrisht kjo histori qė na e zbulon Dora d’Istria, por dhe njė mori letrarėsh e historianėsh tė mėdhenj, duke na kujtuar sot, qė historinė ta shohim tė pėrbashkėt dhe jo kundėr njėri tjetrit. Deklaratat e sotme tė priftėrinjve dhe zyrtarėve nacionalistė, janė jo vetėm dritėshkurtėra, por ato prishin frymėn e miqėsisė sė vjetėr qė i ka lidhur dy popujt tanė, nga mė tė vjetrit e Evropės.

    MILOSAO.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    A mundet kush te na tregoje per librin qe vijon ?

    ========= Libri ===========
    Bibliographic information

    Title
    The Land of the Thunderbolt Mountains:
    Authors
    Dora D'Istria,
    Morelle Smith

    Translated by Morelle Smith
    Edition illustrated

    Publisher
    I. B. Tauris, 2008

    ISBN 1845115902, 9781845115906
    Length 184 pages
    Subjects Albania
    Folklore
    History / Europe / Eastern
    History / General
    Nationalism
    Women
    ==============================

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Albanologu Luciano Bonaparte

    Per librin e kengeve te Princeshes Gjika tregon interes
    Albanologu i shquar Princi Luciano Bonaparte.
    Kete e lexojme ne artikullin e shkruar nga Bartolomeo Cecchetti
    i cili fillon ne fleten 163 te revistes qe vijon:

    --------- Revista ne www ------------
    Ateneo Veneto: Rivista mensile
    Published 1868
    ----------------------------------

    shenim: bashkengjitur eshte fleta nr.179 e revistes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    Dora d’Istria: Princesha me origjinė shqiptare, nė themelet e qytetėrimit europian

    Ilia S. Karanxha

    Emri i Dora d’Istrias zuri njė vend tė nderuar qysh nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare shqiptare dhe mbeti i pa prekur deri nė ditėt tona. Qysh kur ishte gjallė dhe pas vdekjes shkrimet lavdėruese, studimet apo monografitė qė fokalizonin aspekte tė veēanta apo komplekse tė jetės e veprės sė saj nuk kanė munguar nė Shqipėri por edhe nė vendet e tjera e nė veēanti: Rumani, Greqi, Itali, Francė e gjetkė. Fama e saj u pėrhap shumė shpejt nė Evropė dhe fill pas saj edhe pėrtej oqeanit. Nė ShBA gjatė vizitės qė bėri nė verėn e vitit 1880 ajo u prit me nderime tė veēanta dhe gjatė takimit qė pati tek shkrimtari i shquar amerikan Henry Longfellow (1807-1882) ai ju zotua asaj se do tė shkruante njė poemė pėr Skėnderbeun. Njė rast i shquar dhe jo i vetmi kur Dora d’Istria pėrdorte famėn e prestigjin e vet para personalitetesh tė shquara tė shkencės, tė kulturės, tė artit apo tė politikės pėr tu imponuar atyre pikėpamjet e veta nė dobi tė tė popujve danubianė-ballkanikė, qė luftonin pėr ēėshtje kombėtare e pėr progres shoqėror. Lista e kėtyre personaliteteve me tė cilėt ajo pati kontakte nė kohė e pėr ēėshtje tė ndryshme ėshtė mjaft e gjatė. Mund tė pėrmendim vetėm disa pėr tė krijuar njė ide tė pjesshme tė vlerės dhe rėndėsisė qė i jepnin asaj persona tė shquar si: Luis Benloew (1818-1900), Johann Georg von Hahn(1811-1869), Angelo De Gubernatis(1840-1913), Bartolomeo Cechetti(1838-1889), Lorenzo Valerio(1810-1865), Niccolo Tommaseo(1802 – 1874), Adam Wolf(1822-1883), Edgar Quinet(1803-1875), Francesco Protonotari(1836-1888), Paolo Mantegazza (1831-1910), Giuseppe Garibaldi(1807-882), Giorgio Asproni(1808-1876), Federgo Scolpis(1798-1878), Felice Schiavone(1803-1881) e shumė tė tjerė.

    Raportet e Dora d’Istrias me rilindėsin tonė tė shquar Jeronim de Rada e nėpėrmjet tij edhe me rilindėsit e tjerė Zef Jubani, Thimi Mitko, Dhimitėr Kamarda, publiku shqiptar ėshtė njohur nga epistolari i saj i publikuar nė njė formė tė pjesshme nga J. Kastrati(A.Popullor 3/1963), A. Kondo(1977), J. Bulo(Nėntori 12/1987) dhe sė fundi, me kompetencė shkencore nė gjuhėn origjinale e nė njė variant gati shterues, nga studiuesja Merita Sauku-Bruci (2004), e cila ka nxjerrė nė dritė me komente pėrkatėse 112 letra tė Dora d’Istrias.
    Nė lidhje me epistolarin e Dora d’Istrias me botimet e bėrė nė Shqipėri dhe diēka nė Rumani mbetemi gjithmonė nė hapat e para tė kėsaj ndėrmarrje tė rėndėsishme editoriale. Botimet e letrave tė saj nė Rumani janė bėrė nė “Revue historique du Sud-est européen” qė drejtohej nga N. Jorga (mė 1925, 1928 e mė 1932 )dhe tani sė fundi nga Georgeta Penelea Filitti nė revista Biblos (Iasi) (n* 9-10/ 2000).
    Mbeten akoma pėr t’u gjurmuar e pėr tė nxjerrė nė dritė epistolarin apo dokumente qė lidhen me jetėn dhe veprimtarinė e Elena Gjikės nė fondet e Bibliotekės Kombėtare tė Firences (letėrshkėmbimi me A. De Gubernatis 156 letra, me F. Protonotari 18 letra, me N. Tommaseo 7 letra, e po kėtu edhe disa fonde tė tjera). Nė bibliotekėn Labornica tė Livornos (rreth 20 letra drejtuar personave tė ndryshėm), Biblioteka Arkivi i Risorxhimentos- Firence(Fondi mbi bashkė llazėrinė e artizanėve), Arkivi Historik i Komunės tė Firences (Fondet e Institutit Kombėtar Shurdh-memecėt), e po kėshtu fonde tė tjera qė sot ndodhen nė Torino, Venecia, Pisa, Roma, Cagliari, Gjenova, Graz dhe Bukuresht. Fondet qė ndodhen nė bibliotekėn e Kosencė-s mbi letėrkėmbimin me Jeronim de Radėn mund t’i konsiderojmė tė shteruara nga botimet e sipėrpėrmendura.

    Krahas raporteve tė saj me figura tė shquara nė njė plan mė tė gjerė ajo ishte e njohur dhe e nderuar nga njė sėrė institucionesh me karakter kultural e akademik. Mė 1873 B. Cechetti, kuptohet nė konsultim edhe me vetė Dora d’Istrian, krahas veprave tė saj tė botuara deri nė atė moment na transmeton edhe listėn e kėtyre institucioneve, tė cilat njihnin dhe nderonin emrin e Dora d’Istrias. Nė lidhje me kėtė ai shkruan:

    Princesha Dora d’Istria ėshtė pranuar nga shumė akademi tė Italisė, Francės, Greqisė, Turqisė evropiane, tė Azisė sė Vogėl, Austrisė. Ėshtė anėtare nderi e shoqatės Arkeologjike tė Athinės (28 maj 1860), anėtare e Shoqatės gjeografike tė Francės (19 janar 1866), anėtare korrespondente e Universitetit tė Venecias, 8 mars 1868, anėtare nderi e shumė akademive italiane (1868-1873) mes tė cilave akademia fizio-medistatika e Milanos, 18 qershor 1868, anėtare nderi e Minervės tė Triestes, anėtare nderi e Sillogut tė Athinės, maj 1867, anėtare nderi e Sillogut tė Kostandinopolit, 8 gusht 1870, presidente nderi e (shoqatės) Elikona tė Smirine (Azi) 17 mars 1871, anėtare e merituar e Akademisė Mbretėrore Rafaelo nga Urbino, 17 dhjetor 1871, anėtare letrare e Shoqatės pėr nxitjen e teatrit nė Itali, Firence 21 janar 1872, nėn-presidente nderi e Shoqatės tė grave greke pėr institucionalizimin femėror, 11 shtator 1872, anėtare e Akademisė tė Konsultės (Quiriti) nė Romė shkurt 1873, anėtare nderi e Paransios tė Athinės, 28 shkurt 1873, anėtare nderi e Akademisė Pitagorike tė Napolit 24 maj 1873, korrespondente e huaj e Akademisė Kombėtare e letėrsisė dhe e shkencave tė Barcelonės (Spanja) dhe e Institutit arkeologjik tė Buonos-Ayres (Amerikė) 30 maj 1873, presidente nderi dhe kujdestare e shoqatės Chark tė Kostandinopolit, 20 prill 1873 etj.

    Kėtu pra mbyll listėn Cechetti duke mos i rreshtuar dot tė gjitha institucionet e duke na lėnė ne detyrėn pėr vitet qė do tė vinin ta plotėsonim kėtė listė. Mund tė shtojmė diēka se ishte edhe anėtare e shoqatės pėr studimet e orientit (9.XI.1873), por deri kėtu del qartė qė ajo u bė shumė shpejt njė nga tre gratė mė tė famshme tė shekullit tė XIX mes Giorgio Sand (Arnandine Lucia Aurora Dupin, 1804- 1876). Dhe konteshės d’Agoult (Marie Catherine Sophie 1805-1876 e njohur edhe me pseudonimin Daniel Stern) fakt tė cilin na e referon nė njė shkrim pėrkujtimor njė muaj pas vdekjes (16 dhjetor 1888) revista “Nuova Antologia” ku Dora d’Istria kishte botuar shumė nga studimet e saj.

    Duke mbetur gjithmonė tek B. Cechetti ish-drejtor i arkivave veneciane ai veē meritės qė pati si kujdestar dhe pėrkthyes nė italisht i veprės “Shqiptarėt nė Rumani” u kujdes gjithashtu tė ndiqte me vėmendje tė posaēme gjithė jetėn publicistike tė Dora d’Istrias dhe njėkohėsisht ishte i pari qė filloj tė pėrpilonte bibliografinė e saj. Kjo bibliografi doli pėr herė tė parė mė 1868 e nė vitet qė do tė vinin ribotohej me shtesat e reja. Mė 1873 ai nxori edicionin e pestė tė kėsaj bibliografie dhe ky punim na bėn tė kuptojmė se sa e shumtė dhe e larmishme ka qenė veprimtarja krijuese e kėsaj gruaje tė shquar. Kėto informacione kanė vlerėn e veēantė se ato pėrpiloheshin nė kohėn kut vetė Dora d’Istria ishte gjallė dhe kėshillat e informacionet e saj kuptohet nuk i kanė munguar B. Cechettit. Kanė anėn e dobėt se diēka ka mbetur pa pėrmendur e nuk u ndoq ibotimi i tyre nė vitet e mėtejshme.
    Ndėr tė parėt intelektualė tė nderuar qė i shprehu mirėnjohjen Cechetitt pėr kėtė punė tė kujdesshme dhe tė rėndėsishme ishte vetė Jeronim de Rada, i cili mė 1868 i dedikon atij njė vjershė nė dialektin arbėrsh bile edhe nė emėr tė shqiptarėve tė Kalabrisė. Bibliografia e vitit 1869 ishte strukturuar sipas argumenteve qė Dora d’Istria kishte trajtuar nė publikimet e saj dhe Cechetti i ndan ato nė 8 kapituj). Nė ribotimi e vitit 1873 ruhet i njėjti koncept i rigrupimit tė shkrimeve sipas tematikės qė trajtonin veēse kėsaj radhe ajo ėshtė e ndarė nė 10 pjesė dhe brenda tyre, nė ndonjė rast, ka dhe nėnndarje.

    Pjesa e parė i kushtohet historisė tė letėrsisė dhe brenda saj kemi: 1. Poezia popullore e gadishullit lindor. 2. Poezia popullore e fino-mongolve. 3. Epope. 4. Portrete letrare.

    Kėshtu sipas kėtyre nėnndarjeve janė renditur studimet: Letėrsia dhe kombi rumun sipas kėngėve popullore, e me radhė pėr kombin serb, pėr kombin shqiptar, pėr kombin grek e pėr kombin bullgar. Tė gjitha tė publikuara nė “Revue des deux mondes” nga viti 1857 deri mė 1867. Nė kėtė seksion mund tė futim edhe valle dhe kėngė kombėtare tė rumunėve tė botuar nė “Acta comparationis literarum universarum” (maj 1884).

    Bie nė sy interesimi i menjėhershėm dhe i veēantė pėr artikullin qė trajtonte kėngėt popullore shqip. Ribotimi i menjėhershėm i tyre u bė nga Luigi Luciano Bonaparte (1813-1891) njė nga nipėrit e Napolonit I tė cilin Cechetti na e prezanton si njė filolog dhe albanolog tė shquar. Nė fakt u mor mė shumė me gjuhėn baske. Fill pas tij ato u pėrkthyen menjėherė nė greqisht(Therianos), nė italisht(E. Artom) ndėrsa nė shqip nga Dhimitėr Kamarda. Varianti nė italisht u botua nė Kozencė (Kalabri) i shoqėruar me portretin e autores tė realizuar sipas njė skice tė Felice Schiavone-s. Pra brenda vitit 1867 ato u ribotuan 4 herė dhe sot i gjejmė edhe nė njė ribotim modern shqip nėn kujdesin e D.Siliqi(2002).

    Vazhdohet tė dalin nė tė njėjtėn revistė pariziene poezitė popullore tė hungarezėve(gusht 1871) dhe ato tė turqve tė lindjes(shkurt 1873), e cila do tė vazhdonte nė disa artikuj. Kėto tė fundit do tė ribotoheshin akoma nė frėngjisht nė rivista “Europea” (1876-77)edhe nė italisht (La poesia degli ottomani...) nė revista “Cornelia” (1877) ndėrsa nė anglisht (The poetry of the Turkish People) i gjejmė nė revista “The Penn Monthly”( 1878 shtator e mė tej) Mė 1877 do tė kemi daljen e vėllimit pėrmbledhės nė Paris me titullin “La Poésie des Ottomans” ndėrsa nė njė varinat modern kemi pėrkthimin e daljen e tyre edhe nė turqisht “Osmanlilarda siir- Istambul” (1988).

    Nėn ndikimin e studiuesit Angelo De Gubernatis mbas viteve 1870 Dora D’Istria do t’i kushtohej edhe kulturės indiane e asaj persiane. Kėshtu nė kapitullin Epope Cechetti ka pėrmbledhur pikėrisht kėto studime tė cilat nisin me: Studimet indiane nė Italinė e Sipėrme- Mahābhārata dhe mbreti Nala(Les etudes indiennes dans la Haute Italie- Le Mahābhārata et le roi Nala). Ky studim u lexua fillimisht para shoqatės Arkeologjike tė Athinės u botua mė 1870 nė revista “Gréce” e pastaj edhe si broshurė mė vete nė Athinė. Po kėtė vit pati edhe botime tė tjera nė italisht. Me tė njėjtėn interes u pritėn edhe studimet e tjera tė kėsaj natyre ku Dora d’Istrias trajtonte kėtė argumente. Kėshtu kemi: Epopea indiane- Rāmāyana(1871); Vdekja e mbretit Dasarata(1871); Uttakaranda(1871); Epopea persiane- Shahu Nameh(1873). Pastaj studime tė tjera qė nuk i pėrmėnd Cecheti si p.sh., Poezia e persianėve nėn Kaxharėt(1879). Jeta e kleftėve nė perandorinė persiane (1879) dhe Epope ruse (Les épopées russes) kjo e fundit e botuar nė Revue Internationale (1883-84).

    Nėn zėrin portrete letrare Cechetti e fillon me studimin e Dora D’Istrias mbi Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė jugore (1867) qė doli fillimisht nė Athinė e menjėherė u pėrkthye edhe nė gjermanisht nė Internationale Revue tė Vienės (janar 1867). Nė italisht u pėrkthye nga prof. N. Camarda dhe u botua si broshurė mė vehte nė Palermo (1867)

    Studimi mbi letėrsinė rumune ku trajtohen Giorgio Cretiziano, Eliade Radulesco u botua fillimisht nė Rivista Orientale e Firences(1867) e mė pas u pėrkthe nė italisht nga prof. Pietro Ardito dhe u botua nė revista L’Umbria e le Marche (1868-69). Njė shkrim pėr Radulesco u botua edhe nė Illustration(14 nėntor 1868) Figura tė tjera qė trajtovi Dora D’Istria e qė i pėrkasin kėtij seksioni janė: njė studim mbi Giuzepe Veludo(1869), njė shkrim mbi Marko Polon(1869), Rusėt e mongolėt dhe Jean du Plan de Caprin (1872), njė nekrollogji mbi Eliade Radulesco(Neologos 1872).

    Njė studim mbi historianėt nė literaturėn gjermane doli nė Konstandinopoli nė revista Evridiki(15 janar 1872) ndėrsa studimi mbi letėrsinė franceze nė shek. XIX u botua nė Revue Iinternationale
    duke filluar nga dhjetori i vitit 1884 e vazhdoi nė shumė numura deri nė 10 gusht tė vitit 1885.

    Pjesėn e dytė tė bibliografisė Cechetti ia ka kushtuar ēėshtjeve fetare qė trajtoi Dora d’Istria, ku na rendit veprėn e mirėnjohur qė e bėri tė famshme nė Evropė: Jeta nė manastiret nė Kishėn e lindjes tė botuar nė Bruksel(1855) dhe mė pas nė Paris(1858). Mė tej studimet Rumania dhe kisha ortodokse(1857); Rumenėt dhe papati (1856). Letėr njė filozofi athiniot(1860), Mitollogjia zoollogjike(1873). Por edhe shkrime tė tjera tė pa pėrmendura nga Cechetti nė lidhje me kėtė argument si: Kisha dhe Perandoria nė shek. IV pėr princin Alberto de Brolie(1856), Kisha orthodhokse(1874) Teollogjia dhe mrekullitė e Zonjės dė Krüdner(1888).

    Pjesa e tretė qė rreshton shkrimet me karakter shoqėror Cechetti e ka ndarė nė dy n/kapituj: 1. Probleme femėrore dhe 2. Polemika kundra luftės. Bibliografia kėtu nis me veprėn e njohur: Femrat nga njė femėr(Pariz 1865) dhe vazhdohet me shumė shkrime e studime qė kanė parė dritė nė periodikė tė ndryshėm tė kohės. Citojmė kėshtu: Cėshtja e grave nė Austri(maj 1873) Ēėshtja e grave nė Gjermani( qershor 1873); Gratė e forta (New York 1871); Njė princeshė ruse pėr tė drejtat e grave(New York 1871); Letėr Presidentes tė shoqatės tė Zonjave greke pėr arsimimin e grave(1872) Letėr Presidentes tė Parnassos(1873) Kushtet e grave ndėr sllavėt e jugut(1878) Letra e princeshės Dora d’Istria mbi kufizimet nė punėt e grave(1878); Letėr e Princeshės Dora d’Istria mbi elektoratin nė gratė(1878); Letėr zonjės Aurelia Ciminio Folliero(1873)etj. Kėtu mund tė futim edhe shkrimin Shqiptarėt e Krishterė i publikuar revistėn (1874) ku trajtohen probleme qė lidhen me zakonet e martesave nė Shqipėri por edhe me situatėn e gruas shqiptare.

    Nė polemikėn e saj kundra luftės janė botuar artikujt apo studimet: Lufta (Ahinė 1870), Politika e burrave dhe politika e grave(Costandinopoli 1871), Lufta dhe gratė(New York 1870), Lufta.(Firence 1871), Feja dhe lufta(Athinė1870, Costandinopoli 1871), Ēėshtja e Alabamės(Athinė 1871, Kostandinopoli1871), Paqja dh civilizimi(1882).

    Nė pjesėn e katėrt kushtuar ekonomisė politike dhe agrikulturės mund tė shėnojmė mes tė tjerave shkrimin: Shoqėria amerikane e shkencave shoqėrore(1871) ndėrsa pjesėn e pestė Cechetti ja kushton shkrimeve tė Elena Gjikės mbi disa figura tė artit si p.sh. Giovanni Dupre(Athinė 1870), njė skulptor i shquar nė Firence cili thuhet se ka realizuar edhe njė bust tė Dora d’Istrias. Pastaj njė studim mbi Artistėt grekė(1871) e mė tej njė pėrshkrim nga njė vizitė qė ka bėrė nė Muzeun e Felice Schiavoni-t. Ky piktor ka qenė edhe autori i shumė portreteve qė ne trashėgojmė sot nga Elena Gjika i cili nė ndonjė rast ka bashkėpunuar edhe me piktorin parizian Adolfo Salmon.

    Gati nė tė gjitha jetėshkrimet dedikuar Dora d’Istrias theksohet edhe kontributi i saj si piktore e pjesėmarrja e saj nė ekspozita mirėpo deri mė sot ka qenė a pamundur tė demonstrohet ndonjė vepėr e realizuar prej dorės sė saj. Nė lidhje me shkrimin: Njė verė nė brigjet e Danubit Cecheti na thotė se ai ėshtė shoqėruar me njė dizenjo nga njė pikturė e Dora d’Istrias e titulluar: Pamja nga Borēia – Rumani. Ky artikull i botuar nė revista Illustration(9.II.1861) vėrtet e kishte kėtė dizenjo por veē portretit tė Dora d’Istrias tė mirėnjohur gjetėm aty edhe tre grafika tė tjera qė ilustronin shkrimin e saj dy prej tė cilave janė tė firmosura nga autorė tė tjerė. Njė informacion tė ngjashėm Cechetti na referon edhe pėr shkrimin Kryengritja kreteze e cila ėshtė publikuar nė tė njėjtėn revistė mė 10 e 26 janar tė viti 1867. Koleksionin qė mundėm tė shfletonim i mungonin kėto data megjithatė pėr kėtė fakt Cechetti shkruan se aty: janė stampuar disa dizenjo tė vendfushimeve tė kryengritėsve tė Kandia-s tė nxjerra nga fotografi tė dėrguara nga autorja. Tė jenė kėto dizenjo tė realizuara nga vetė Dora d’Istria ? Apo ajo ka bėrė thjesht fotografitė? Pavarėsisht nga kėto njoftime tė pakta Dora d’Istria kishte zakon t’i shoqėronte shpesh shkrimet e saj edhe me ilustrime shumė prej tė cilave janė piktura apo grafika.

    Nė tetor tė vitit 1870 ajo u stabilizua nė Firence dhe fill mė 1871 filloj tė blejė terrenet rreth e rrotull shtėpisė pėr ngritjen e kopshtit tė saj. Projekti me kėtė rast, sipas fjalėve tė Prof. Dot. Dimetrio Bargellini, u realizua nga njė prej arkitektėve mė tė shquar tė Parisit. Pra siē shihet raportet e Dora d’Istrias me artin mbeten akoma njė kapitull i pashkrojtur.

    Duke u kthyer tek bibliografia e Cechettit nė pjesėn e gjashtė trjatohen artikujt me karakter politik ku na ka reshtuar 13 shkrime. Mes atyre qė kanė pasur mė shumė jehonė gjejmė : Mbi bashkėvllazėrinė e popujve latinė dhe vepra e tyre nė zhvillimin e njerzimit(1856) ; Pėrgjigje deputetit grek qė erdhi nga Triestja nė Venedik(1867); Letėr Dhomės Legjislative tė Athinės(1867)
    Pėrgjigje komiteti tė grave epirote-thesale-maqedone(1867); Panhelenizmi(1867).

    Pjesa e shtatė dhe e tetė i dedikohen historisė dhe udhėtimeve. Nė total janė 50 publikime tė karakterit tė ndryshėm gjė qė tregon edhe pėr impenjimin e veēantė tė Dora d’Istrias nė kėtė drejtim. Ndėr shkrime apo studime qė panė dritėn edhe si vepra mė vete mund tė shėnojmė: “Gratė nė Orient” (Zurig 1860), “Shqiptarėt nė Rumani” (Firence1873) e “Heronjtė e Rumanisė” (Firence 1887) qė u botua nėn kujdesin e P. Mantegazza. Mes artikujve apo studimeve mė nė zė tė kėsaj periudhe janė: Ishujt jonianė(1858), Kombi helen sipas historianėve(1860); Kryengritje kombėtare serbe sipas kėngėve popullore(1868), Gratė nė perėndim(1860-1861), Vasiliqija(1868 e mė 1869) Kleftėt e Greqisė moderne(1868), Gratė nė Indi(1871), Roma kryeqytet(1871), Azija dhe aziatikėt(1871) etj.

    Mes veprave historike zėnė vend studimi pėr Bushatllinjtė e Shkodrės(1868) dhe pėr Ali Pashė Tepelenėn(1870), tė dyja nėn titullin e pėrbashkėt Shqiptarėt myslimanė tė botuar nė rev. “Nuova Antologia e Firences”. Mbi familjen Gjika ajo trajtoi gjatė nė studimi Shqiptarėt e Rumanisė i cili pasi u botua nė rivista “Europea” (1871-73) doli edhe si vėllim mė vete i pėrkthyer nė italisht nėn kujdesin e vetė B. Cechettit(1873). Fill me daljen e librit kemi dhe recensionet e para tė botuara nė rev. “Cornelia”(16 gusht 1874) nga C.F. Gaba. Njė pėrmbledhje studimesh ku trjatohet edhe ky problem kemi sė fundi nga Kristia Maksuti(2001). Nė kjo vepėr preket edhe origjina e kėsaj familje pėr tė cilėn Elena saktėson se Gjikat kanė prejardhje shqiptare duke shmangur kėshtu tė gjitha hipotezat qė pretendonin tė devijonin origjinėn e kėsaj familje. Mirėpo tregohet e rezervuar tė fiksojė se nga cila zonė e Shqipėrisė ėshtė familja e saj dhe pėr ēfarė arsye tė parėt e Gjikajve u shpėrngulėn nė Azinė e Vogėl. Mbi kėtė ēėshtje ajo shkruan:

    Kur tė njihen mė mirė klanet e Shqipėrisė tė padepėrtueshme, historianėt mundet tė gjurmojnė mė mirė, se cilit prej tyre i pėrkisnin tė parėt e Gjikaive. Deri tani ėshtė e ditur se ndėr Klemendasit, njė nga fiset mė tė shquara tė Gegėrisė, gjenden Gjokajt (Giocai), e meqenėse Gjoka e Gjika janė sigurisht njė emėr identik, mund tė hamendėsohej qė Gjikajt tė rridhnin nga fisi i Kelmendit, tė cilėt pėr traditė mbahen me origjinė veneciane.

    Vepra “Shėtitje nė Rumeli dhe nė More” (Zurig 1863) ku flitet edhe pėr shqiptarėt e Greqisė u prit jashtėzakonisht mirė nga publiku. Pjesė tė saj filluan tė pėrktheheshin e tė ribotoheshin nė periodikė tė ndryshėm mirėpo nė Kostandinopojė botimi i saj i pėrkthyer greqisht nė revista Evridiki u ndėrpre me urdhėr tė Sulltanit.

    Ndėr pėrshkrimet e udhėtimeve vendin e parė qė e bėri tė njohur nė Evropė e zė vepra Zvicra gjermane dhe ngjitja nė Mönch(Paris, Genevra 1856) e cila u pėrkthye nė anglisht dhe gjermanisht ndėrsa mė 1857-8, pati njė ribotim tė pėrpunuar e me shtesa nė frėngjisht. Sot jo tė gjithė janė dakord se Dora d’Iastria e ngjiti me tė vėrtetė majėn e Monk-ut mbasi edhe njė nga udhėrrėfyesit nuk pranoi ta nėnshkruante dėshminė qė ajo publikoi nė kėtė vepėr. Mirėpo pavarėsisht nga kėto debate tė sotme vepra nė atė kohė bėri njė bujė tė madhe dhe Helena diti me mjeshtėri artistike tė tėrhiqte rreth vetes sė saj vėmendjen e gjithė evropianėve. Mjaft shkrime tė kėsaj natyre filluan tė botoheshin nė vazhdim si: Zvicra italiane(1856), Tiēino(1856), Lugano(1856), Ngjitja nė San Salvador(1859), Peizazhe dhe dhurata nga Zvicra italiane(1860), Njė shėtitje nė brigjet e Lago Maggiore(1864), Shėtitje nė Toskanė(1868, Gjiri i Species(1867), Kujtime nga Kanton Tiēino(1867), Njė ekskursion nėpėr Itali. I. Njė shėtitje nė Pompei II. Montenero III. Firence(1869), Njė dhuratė nga Spezia(1869), Njė pelegrinazh nė vari i Dantes(1869), Venecia 1867(1870), Alpet(1870), Pegli(1872), Gjiri i Rapallos(1873), Karnavalet e Venecies(1867) etj. tė cilat gjithashtu ishin tė mirėpritura nga shumė lexues pėr tė cilėt pėrshkrimet gjeografike ishin mjaft tė modės.

    Pjesa e nėntė dhe e dhjetė e bibliografisė tė Cechetit pėrmbledh romancat dhe shkrime tė ndryshme. Mes tyre gjejmė shkrimin Projekte shqiptare (Esquisses albanaises) tė botuar nė revista Gréce e Athinės nė janar dhe shkurt 1868.

    Duke kultivuar interesa tė ndryshme Dora d’Istria nuk la mėnjanė as pasionin e saj tė madh pėr kopshtarinė e drurėt e rrallė dekorativė. Kjo filloi nga momenti qė u vendos nė Firence (1870) dhe vazhdoi deri nė fund tė jetės sė saj. Njė vepėr tė veēantė pėr kėtė qėllim i ka dedikuar Prof. Dot. D. Bargellini (1887) drejtor i institutit botanik tė Firences i cili u pėrqendrua nė pėrshkrimin e 60 drurėve mė tė veēantė qė ishin rritur nėn kujdesin e vetė Dora d’Istrias dhe i jepnin kopshtit njė hijeshi madhėshtore tė cilėt sipas fjalėve tė vetė Prof. Bargellini-t (Barxhellinit) i bejnė nder qytetit tonė, dhe Asaj qė me aq dashuri e menēuri i ka mbledhur dhe i ka kultivuar.


    ***
    Mė 17 nėntor 1888 ditėn e shtunė nė ora 6 e mbrėmjes nė rruga Leonardo Da Vinēi n* 10 (Villa Istriana) – Firence, vdes parakohe princesha Dora d’Istria nė moshėn 60-vjeēare pas njė sėmundje qė e bėnte tė vuante prej vitesh.

    Dėshirat e fundit nė testamentin e saj tė shkruar me dorėn e vet (9 janar 1886) ishte qė funerali tė zhvillohej me njė ceremoni tė thjeshtė civile ndėrsa trupi tė kremohej nė varezat e Trespinianos (Firence), ku ruhet edhe sot e kėsaj dite urna e saj. Tregonte kėshtu edhe me vdekjen e saj njė akt tė lartė civilizimi por edhe humanizmi tė shquar kur shkruante se:

    “Je donne a l’école des sourds muets ma maison et mes jardins sis Rue Leonardo da Vinci n. 10 et Viale Militare.”

    Instituti Kombėtar i shurdhmemecėve ndodhej pikėrisht nė tė njėjtėn rrugė dhe kishte nisur jetėn e vet dy vjet mė parė se Dora d’Istria tė shkruante kėtė dėshirė nė testamentin e saj. Mirėpo nga ana tjetėr nuk la pa shpėrblyer nga pasurija e saj ngėrzit e familjes madje deri tek kopshtari i devotshėm qė i qėndroi besnik gjithė jetėn. Mbas disa vitesh administrata e institutit vendosi ta shiste Vilėn Istria dhe kopshtin pėr rreth saj deri sa mė 1932 duke kaluar dorė mė dorė kėto pasuri u prishėn pėr tė zėnė vend ndėrtesa tė reja.

    Filologu dhe orientalisti i shquar A. De Gubernatis pėr njė nga takimet e tij tė para me Dora d’Istrian do tė shkruante:

    Unė nuk e kam njohur si princeshėn Elena tė Rumanisė, por nga korret e himneve tė bukurisė sė saj greke, qė mė kumbojnė rreth e rrotull, himne princash dhe peshkatarėsh, poetėsh dhe kritikė, e sarmati-ve tė ashpėr dhe latinėve tė kėndshėm, duhet tė pranoj qė nuk bėhet fjalė pėr njė bukuri tė stisur, tė njė Diana tė zbehtė, tė njė lulele tė fishkur, por ama tė njė flake tė fortė e tė fshehur, gjithmonė e ndritshme e gjithmonė plotėjetė....Rumenė, shqiptarė, grekė, sllavė, latinė e trajtojnė dhe e respektojnė si bashkėqytetaren e tyre tė palodhur Dora d’Istrian, sepse ajo ka bėrė tė tingėllojė nė Perėndim fjala e saj e kėndshme, e ndjeshme, e gjallė dhe elegante nė dobi tė tė gjithėve : pėr Orientin e pastaj pėr latinėt ajo shpjegoi cilėsitė e gjermanėve, tė skandinavėve, tė fimaingėvė dhe tė anglo-saksonve, me qėllim qė progresi tė mos mbetej priviligj i vetėm disa popujve...(rivista “Contemporanea Nazionale Italiana”, Torino, prill 1869)

    Nė vazhdim tė kėtij mendimi tė vyer tė Gubernatit nuk na mbetet gjė tjetėr tė themi pėr kėtė princeshė veēse njė nga pionieret e para tė Evropės sė Bashkuar.

    Firence 23.XII.2010

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,066
    Postimet nė Bllog
    3
    ELENA GJIKA DHE KULTURA SHQIPTARE E RILINDJES KOMBĖTARE NĖ SYTĖ E STUDIUESVE

    Elena Gjika dhe kultura shqiptare (Materiale nga Konferenca Shkencore e mbajtur mė 27 maj 2011, kushtuar Elena Gjikės, Universiteti i Europės Juglindore, Tetovė, - Kolegji Universitar “Biznesi”, Prishtinė, 2011, f. 360.

    Tė nderuar zonja dhe zotėrinj!

    Nė kėtė ditė tė shėnuar tė shkollės shqipe, po e pėrurojmė njė vėllim shkencor kushtuar njėrės prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė historinė tonė mijėvjeēare shpesh na bie tė kujtojmė a pėrurojmė vepra pėr personalitete tė rėndėsishme tė botės shkencore a politike, pėr t’i pėrligjur ato personalitete me ndikim nė jetėn mendore dhe politike europiane me origjinė shqiptare, sado, as me jetėn dhe as me veprėn nuk i kanė dhėnė ndonjė kontribut nė mėnyrė tė veēantė historisė sė popullit shqiptar.

    Prej epokės sė Rilindjes Kombėtare e kėtej jemi pėrpjekur tė identifikohemi me emra mitikė tė antikitetit, me kalorės epikė tė mesjetės, me krijues tė artit e tė shkencės sė Rilindjen Europiane, prej referencave tė tė cilėve kemi ndėrtuar krenarinė e kombit e tė gjuhės, tė idealeve e tė virtyteve, tė identitetit e tė nocionit. Nė kėta pėrbėrės tė ndėrtimit tė kombit shqiptar emri, jeta, vepra dhe kontributi i Elena Gjikės zė njė vend tė rėndėsishėm dhe shumėdimensional.

    Elena Gjika ėshtė njėra prej personaliteteve mė tė shquara tė kohės sė saj me pėrmasa europiane dhe mė gjerė. Ajo ėshtė gruaja qė ka pėrshkuar dhe bartur disa nga proceset e mėdha tė zhvillimeve kombėtare gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe disa nga pėrbėrėsit e rėndėsishėm tė zhvillimeve kulturore e politike tė Europės dhe mė gjerė, prandaj kjo ėshtė arsyeja pse nė kėtė konferencė, kanė marrė pjesė e do tė mundė tė merrnin pjesė edhe shumė studiues tė hapėsirės kombėtare dhe mė gjerė. Kjo sigurisht ėshtė edhe arsyeja pse nė kėtė konferencė ishin ftuar studiues nga universitete tė ndryshme tė pėrvojės kombėtare dhe tė pėrvojės europiane, studiues tė fushave tė ndryshme kulturore, gjuhėsore, historike, publicistike, letrare, folklorike, etnologjike dhe tė hulumtimeve tė tjera tė qytetėrimit shqiptar e evropian, dhe sigurisht kjo ėshtė arsyeja qė pėr kėtė vėllim shkencor kanė shkruar studiues tė moshave tė ndryshme, prej atyre qė mendimet e tyre pėr princeshėn e lavdishme me origjinė shqiptare i kanė mbushur me pamje idilike tė saj, deri te ata studiues tė mendimit kritik europian, tė cilėt kumtesat e tyre i kanė shkruar duke vėnė theksin nė qėndrimin inferior tė shoqėrisė shqiptare pėrballė Europės, nė krahasim me angazhimin e pakompromis tė saj.

    Nė shikim tė parė, ky vlerėsim pėr kumtesat kushtuar Elena Gjikės duket mjaft diferencues por nė kėtė rast e bėra jo paqėllim. Tė parėt, janė studiues me pėrvojė tė gjatė nė studimet historiko-letrare (Jorgo Bulo, Klara Kodra, Hamit Xhaferi, Bardhosh Gaqe, Agron Xhagolli, Vebi Bexheti, Shyqri Galica etj.), tė cilėt Elena Gjikėn dhe veprėn e saj vazhdojnė ta vlerėsojnė duke u nisur prej njohjes sė misionit tė saj shpirtėror dhe krijues nė institucionet politike dhe kulturore europiane, pa e ndarė kėtu princeshėn dhe veprėn e saj.

    E kuptueshme! Para saj pėruleshin nė gjunjė princat qė me krenarinė e tyre kishin fituar betejat nė Lindje e Perėndim tė globit, shkrimtarė tė pėrmasave europiane dhe amerikane, mbretėr e mbretėresha qė mbanin qėndrim prej aristokratėsh edhe para udhėheqėsve tė shteteve mė tė fuqishme tė globit, artistė qė ngrinin nė kėmbė ēdo natė sallat e mbushura tė teatrove e tė operave tė qyteteve mė tė mėdha tė Europės.

    Dhe pse tė mos e bėnin kėtė! Para dhuntisė sė saj, bukurisė sė saj, oratorisė sė saj, mesazheve tė saj pėr ēėshtjen shqiptare dhe lirinė e popullit, si rrallė ndonjėherė janė mbledhur krijues dhe bardė tė Lėvizjeje Kombėtare Shqiptare, duke e nderuar atė edhe me njė vėllim me krijime letrare.???tė cilat e gjejmė tė pėrmbledhura dhe tė botuara kėtu==

    Grupin e dytė tė kumtesave tė kėtij vėllimi e pėrbėjnė vlerėsimet mė tė veēanta tė kontributit tė saj nė tėrėsinė e kulturės shqiptare dhe europiane. Fjala ėshtė pėr njė radhė paraqitjesh, duke pėrfshirė kėtu edhe referatin e Konferencės sė njohėsit dhe krijuesit padyshim mė tė mirė tė saj nė dekadat e fundit: Profesor Emin Kabashit, po edhe kumtesat e studiuesve tė tjerė tė cilėt pėr jetėn dhe veprėn e saj kanė sjellė tė dhėna tė reja (Merita Bruci), sinteza tė reja (Bahtije Gėrbeshi e Bukuroshe Isufi), pėrmasa tė reja (Fotaq Andrea), qasje tė reja (Roland Zisi, Mustafa Ibrahimi e Artur Lamaj) dhe dimensione tė reja tė jetės dhe veprės sė saj (Jusra Abduraimi, Samira Idrizi etj).

    Kumtesat e tyre nė kėtė vėllim shquhen pėr qėndrimin kritik ndaj vendit qė i kemi dhėnė jetės dhe veprės sė Elena Gjikės nė historinė e qytetėrimit shqiptar dhe sidomos pėr horizontin e modest tė pritjes sė veprės sė saj nė jetėn kulturore dhe historike tė kombit, pėr dimensionet e shtrirjes sė veprės sė saj nė jetėn mendore, kulturore dhe identitare tė shqiptarėve dhe nė Europėn e shekullit XIX; pėr perceptimin e veprės sė saj ndėr shqiptarėt pas njė shekulli, pėr misionet e saj me ndikim nė qarqet politike, diplomatike, shkencore, kulturore dhe letrare nė Europė dhe nė Amerikė, pėr tė vėnė nė pah fatin e shqiptarėve pas Krizės Lindore etj. Janė jo vetėm veprat, diskutimet dhe letėrkėmbimi i saj po edhe imazhet vizuale pėr tė, tė krijuara nga piktorė tė pėrmasave tė mėdha, ato qė pas njė shekulli dėshmojnė dhe ngjallin ende diskutime pėr motivet krijuese tė disa shkrimtarėve tė pėrmasave klasike europiane e amerikane kushtuar shqiptarėve dhe heronjve tanė. Dua tė theksoj kėtu, se prej letėrkėmbimit dhe sidomos portretizimit tė saj pėrkrah shkrimtarėve, si Lonfellou, nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se nga i erdhi muza atij pėr poemthin kushtuar Skėnderbeut, tė cilin mė vonė e pėrktheu Noli ynė.

    Pėr tė gjitha kėto dhe shumė vlerave tė tjera kjo konferencė shkencore Kushtuar Elena Gjikės dhe kulturės shqiptare tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, kumtesat e sė cilės janė pėrmbledhur nė kėtė vėllim, ia ka arritur qėllimit tė organizatorit tė saj, i cili njėkohėsisht ka goditur me sukses edhe ditėn e pėrurimit tė saj: 7 Marsin, Ditėn e Mėsuesit!

    Faleminderit!
    Begzad Baliu

    Prishtinė, mė 7 Mars 2012

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2004
    Postime
    4
    Per mua, e lindur dhe e rritur ne Rumani eshte krenari te kem bashkeatdhetare Elenen Gjika. Une jetoj ne Rumani qe prej lindjes, mirepo kam prejardhje shqiptare dhe deshire te madhe t'i sherbej Shqiperise ne cdo moment dhe rrethane. Prandaj Elena Gjika eshte per mua nje shembull qe do ta ndjek ne jete dhe ne veprimtari.

  16. #16
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    50
    Postime
    933

    Principesha Shqiptare Elena Ghika o Dora d'istria

    Principesha Elena Ghika o me mire e njohur Dora d'Istria e vajza e Mihal Ghika shqiptar guvernator i valachias dhe themelusi i museut historik te Rumanis.
    Ka lindur me 22 janar 1828 ne Bukuresht.
    Njifet si figuara me sinjifikative e asaj kohe,nje nga grat me intelegjinte te asaj kohe sa Garibaldi e quante (Sorrella)Ka gjiruar komplet evropen dhe nje pjes te jetes vet e ka kaluar dhe ne Firence ku kishte dhe vilen e saj .
    Ajo ka shkruajtur disa libra te njohur ne evrop.
    Eshte shum e njohur per ndihmen e saj per indipendencen e grecis dhe ka bere pjese ne me famosen soqetan Geografike te Evropes ate te Parisit.
    Ka mar titullin e qytetares nderi te athines ne 1867 qe deri atehere vetem Lord Byron e kishte mare nje titull te tille.
    Familja e saj ka banuar ne bukuresht dhe sot vila e tyre eshte musei i artit te Bukureshtit.
    Familja ghika eshte origjin nga epiri dhe per 200 vjet nga 1650 deri ne 1850 e me shume kane dhene prima ministra rumanis,shum prej Gjikave kan qene princi te moldavia e te Vlachia.
    Ka shum per te kompletuar pe keta shqiptar e kete teme
    besoj se akili e te tjere forumista do shtojne me shume per keto qytetar nderi,principe, presidenti te vendeve te evropes se sotme.
    Po vendos foto te Viles Ghika(muse arti)dhe Elena Ghika.Emri:  istria.jpg

Shikime: 6733

Madhėsia:  17.0 KBEmri:  350px-Palatul_Ghica_front_view.jpg

Shikime: 4651

Madhėsia:  22.3 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altint71 : 20-03-2013 mė 11:31

  17. #17
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    50
    Postime
    933

    Pėr: Principesha Shqiptare Elena Ghika o Dora d'istria

    Interesante eshte qe ne firence ku banonte Elena botoj du libra:Gli Albanesi di Rumenia,e Storia di principiGhika,perkthyer :Shqiptaret e rumanis,dhe Historia e prinncve gjika.
    Mbas ketij botimi te keture librave familja e saj u nxeh shum perse nuk donin ta njhnin dhe vet vajzen,e ne nje fare menure konvitun ne nje fare menyre publikun qe ata ishin arumun.
    Interesante se mbas disa viteve nipi i keture gjikave Albert Ghika ishte pjese e presidences se kongresit shqiptar ku merte pjese dhe Ismail Qemali e ku atu u paravendosen bazat per te krijuar nje shtet Shqiptar.
    Vet Albert Ghika asaj kohe principe ne iperon austriako kerkoj tronin e shqiperis.
    Elena Ghika ka qene nga grat me te rendesishme te inteligjences feminile,te risorgjimentit italian dhe te theelimit te ketij .Po ashtu Garibaldi e quante sorrella:moter.Ka ndihmuar dhe ne shtytjen e popullit shqiptar te ngrihet kunder pushtuesv otoman dhe te forcoje rolin e gruas ne oriente qe te kishin me shume te drejta.
    Si njeri dhe tjetri nuk dinin asnje fjale shqip.
    Mua me vjen te them kan te drejte kur rilindasit thone qe shqiptaret forcuan turqin ,ben grecin,e un do shtojsha se edhe italin e romanin kan ndihmuar
    po vendos stemen e familjes,dhe elenen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-03-2013 mė 20:38

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2011
    Postime
    30

    Pėr: Principesha Shqiptare Elena Ghika o Dora d'istria

    [QUOTE=altint71;3608913]P








    .
    Ka shum per te kompletuar pe keta shqiptar e kete teme

    Eshte e para femer e pranuar ne " Akademine Franceze " ku per qindra vjete ekzistence pranoheshin vetem meshkuj . Perjashtim per COBANKEN me rrenje nga Shqiperia .Mos e kendoni " lart e perdhe ,por si kunder qe ". E gjithe kolonia e Bukureshtit dhe Kostances perbehej nga Vllehe Shqipetare .

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Elena Gjika - Dora D'Istria (1828-1888)

    Elena Gjika pėr origjinėn mirditore tė Qyprilinjėve
    Qyprilinjtė janė mirditorė, zotėrinj profesorė!
    Kėto ditė shoqata “Mehmet Pashė Qypriliu” nė qytetin e lashtė tė Beratit promovoi librin “Dinastia e Qyprilinjėve nė ish-Perandorinė Osmane”, i cili, siē e dėshmon edhe vetė titulli, i kushtohet familjes princore tė Qyprilinjėve ose asaj qė njihet edhe me emrin “Dinastia e Qyprilinjėve”. Dhe ishin mbledhur pėr ta realizuar kėtė promovim shumė intelektualė beratas: Studiues tė apasionuar nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė, shkrimtarė e publicistė e dashamirės tė studime ve historike.
    Njė veprimtari e tillė, pothuaj, ishte projektuar qysh mė 14.12.2008, kur nė gazetėn prestigjioze “Shqip” u botua shkrimi i gazetarit Fatos Baxhaku me titullin “Nė Roshnik, nė gjurmė tė Qyprilinjėve”, nė tė cilin hidhej ideja se ajo qė njihet nė histori me emrin “Dinastia e Qyprilinjėve” e paska vendorigjinėn e saj nė Roshnik tė Beratit, edhe pse pėr kėtė ēėshtje kishte edhe versione tė tjera.
    Duke u njohur me disa nga kėto versione, veēanėrisht me idenė e shkrimtarit Mihallaq Qilleri, qė e kėrkonte vendorigjinėn e Qyprilinjėve nė Libohovė tė Gjirokastrės dhe me idenė e gazetarit Fatos Baxhaku, qė e konsideronte Roshnikun e Beratit si vendorigjinėn e Qyprilinjėve, unė pata parashtruar nė njė gazetė, “Elena Gjika pėr origjinėn mirditore tė Qyprilinjėve”.
    Siē e dėshmon edhe titulli i kėtij shkrimi, unė pėrpiqesha tė sillja nė vėmendjen e historianėve dhe tė dashamirėsve tė historisė mendimin e dijetares sė madhe shqiptare Elena Gjika, shprehur nė veprėn e saj “Gratė nė Lindje”, botuar mė 1859, nė Zyrih – mendim qė nuk u pėrfill dhe nuk u mor nė konsideratė nga ca intelektualė tė Beratit, tė cilėt, siē dėshmon ky promovim, vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė idenė e tyre se Roshniku na qenka vendorigjina e Qyprilinjėve.
    Ėshtė kjo arsyeja qė, nė respekt tė tė vėrtetave historike, duam t’u rikujtoj mė mbėshtetėsve tė kėsaj teze mendimin e dijetares sė madhe – Elena Gjika, e ci la thotė: “Mirdita ėshtė vendi ku linden dy familje, njėra prej tė cilave (Qyprilinjtė – shėnimi im) ka luajtur njė rol tė madh nė Turqi dhe tjetra nė Moldavi-Vllahi (Rumani)”.
    “Nga Kyprili – vazhdon mė tej ajo,- ka dalė njė vezir i madh dhe katėr breza ministrash janė dalluar (prej familjes apo prej fisit tė Qyprilinjėve)” (shėnimi im). “Familja tjetėr, ajo me emrin “Gjika”-e vijon mendimin dijetarja, ėshtė, gji ahashtu, me origjinė nga Kypriliu, ku lindi, nė shekullin e 17-tė, Gjergji i Parė, qė hipi nė fron nė vitin 1658”.
    Nga kėto pohime merret vesh se vendorigjina e familjes a fisit tė Qyprilinjė ve nuk ėshtė as nė Roshnik tė Beratit, as nė Libohovė tė Gjirokastrės dhe as nė ndonjė fshat tė Pėrmetit, por vetėm nė Mirditė!
    Pėr kėtė dėshmonte, qysh mė 1969, edhe studiuesi i talentuar gjirokastrit-Lefter Dilo, i cili, nė njė korrespondencė tė kohės, shkruante: “Kyprilin Elena Gjika e pėrmend si fshat nė Mirditė, prandaj do shikuar kjo”. Dhe, mė tej vazhdon: “Me fjalė tė tjera, ajo thotė se familja e Qyprilinjėve dhe e Gjikajve ishin prej Mirdite, si origjinė”.
    Njė dėshmi tjetėr qė vėrteton se Qyprilinjėt dhe Gjikajt e kishin vendorigjinėn e tyre nė Mirditė, ėshtė edhe fakti qė pėrfaqėsuesi i parė i kėtij fisi, qė pėrmendet nė historiografinė turke, quhej Ahmet Pashė Dukagjini, i cili, siē dėshmojnė dokumentet historike, ka vdekur mė 1517.
    Nė kėtė konkluzion arrihet kur mbahen parasysh dokumente historike, tė cilat vėrtetojnė se “Dukagjini i vėrtetė” nė shekujt XV-XVII “ishte Mirdita dhe lugina e Drinit”. Dhe ishin kėta Dukagjinas, qė u konvertuan nė myslimanė, tė cilėt, si pėr t’u shpėrblyer nga Perandoria turke, u lejuan tė vendoseshin nė Anadoll, duke marrė me vete herė emrin e krahinės-Dukagjin, herė emrin e fshatit tė tyre-Kypril.
    Nga sa shihet, nuk vihet nė diskutim roli historik i kėsaj dinastie nė histori nė e Perandorisė turke dhe tė Shqipėrisė, por vetėm njė element me rėndėsi nė kėtė histori-vendorigjina e Qyprilinjėve dhe e Gjikajve, e cila, kurrsesi, nuk mund tė jetė ajo qė mendojnė disa intelektualė beratas, por Mirdita.
    Se ėshtė disi e habitshme, pėr tė mos thėnė qesharake, tė dalė ndonjė intelektual a njė dashamirės i historisė nė ditėt tona e tė shtrojė pyetjen: “Ku ėshtė bazuar Elena Gjika qė ka arritur nė pėrfundimin se Mirdita ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve dhe se fisi i saj – Gjika, qenka me origjinė mirditore”; se nuk ėshtė serioze tė thotė njė studiues se “nuk mė bindin pohimet e Elena Gjikės”, siē shprehen disa intelektualė beratas.
    Se, jo thjeshtė intuita, por logjika e shėndoshė shkencore do ta ēonte studiuesin nė pėrfundimin se askush mė mirė se Elena Gjika nuk mund ta njohė vendorigjinėn e tė parėve tė saj, kur dihet se nuk kemi tė bėjmė me njė njeri tė thjeshtė, por me njė dijetare tė madhe me famė botėrore dhe me njė atdhetare tė flaktė.
    Duke mos e mbajtur parasysh kėtė fakt, mbėshtetėsit e idesė se “Roshniku ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve”, pėrpiqen tė sjellin “argumente” pėr ta “provuar” kėtė. Dhe i vetmi “argument” i tyre ėshtė citimi se “Vendlindja e Mehmet Pashė Qypriliut ėshtė Roshniku i Beratit”.
    Por njė e dhėnė e tillė nuk mund tė shėrbejė si argument, kur dihet se vend lindja e njė individi, cilido qoftė ky, nuk dėshmon, njėkohėsisht, edhe vendorigjinėn e tij. Dhe kėsaj i duhet shtuar e vėrteta e njohur qė shqiptarėt, kudo ku ka nė shkuar nėpėr botė, janė pėrpjekur ta ruajnė me fanatizėm emrin e vendorigjinės sė tyre.
    Pėr tė mos u zgjatur me shembuj tė shumtė, po sjellim vetėm tre raste: Papa Klementi XI ruajti si mbiemėr trajtėn Albani. Edhe inxhinieri i tė pares hekurudhė tė nėndheshme – Karl Gega – zgjodhi mbiemrin “Gega” pėr tė shėnjuar pikėrisht vendorigjinėn e tij. Kėshtu bėnė edhe vėllezėrit e lavdishėm “Frashėri”: Samiu, Abdyli dhe Naimi, siē bėnė edhe bashkėkohėsit dhe bashkėluftėtarėt e Skėnderbeut – vėllezėrit Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, tė cilėt e morėn me vete emrin fshatit Gazull tė Mirditės!
    Dhe, pas kėtyre shembujve, lind njė pyetje:Pome Qyprilinjtė, ē’paska ndodhur?! Paskan marrė pėr mbiemėr emrin e njė qyteze nė Anadoll-Qypri, ku pas ka lindur bashkėshortja e Mustafa Qypriliut?! – siē thonė mbėshtetėsit e tezės se “Roshniku ėshte vendorigjina e Qyprilinjve. Se, me sa dimė, nuk ka ndodhur qė ndonjė shqiptar tė marrė pėr mbiemėr emrin e vendlindjes sė bashkėshortes sė tij!
    Por kėtu lind edhe njė pyetje tjetėr:Popara se tė vinin nė Anadoll, ēfarė mbi emri mbante Mehmet Pashė Qypriliu? Ēfarė mbiemri mbante fisi i tij? Dhe ec e mos i beso pastaj dijetares sė madhe Elena Gjika, e cila na e thotė shkoqur se Qyprilinjtė e morėn me vete, si mbiemėr, emrin e vendlindjes sė tyre. Se ata nuk mund tė zgjidhnin pėr mbiemėr emrin e njė qyteze turke, ku paska lindur bashkėshortja e Mehmet Pashė Qypriliut!
    Pėr ta fshirė pėrfundimisht “tezėn” se “Qyprilinjėt rrjedhin nga Roshniku i Beratit, po sjellim edhe dy argumente: Njėrin prej tyre e hedh vetė njė mbėshtetės i kėsaj “teze”, i cili pohonte se “Pesė Vezira tė Mėdhenj kanė qenė prej fa miljes sė Qyprilinjėve”, ku, si Vezir i parė i Madh, renditet Ahmet Pashė Duka gjini.
    Argumenti i dytė, qė i jep goditjen pėrfundimtare “tezės”, sipas tė cilės Qyprilinjėt na qenkan nga Roshniku i Beratit, ėshtė pohimi i Rilindasit tė madh-Pashko Vasa (po nga Mirdita-shėnimi im), i cili shkruante: “Shqipėria, Perandorisė Osmane i ka dhėnė mė tė mirėt veriorė tė mėdhenj dhe gjeneralėt mė trima: Qyprili Mehmet Pashė, Fazlli Ahmet Pasha, Lutfi Pasha, Sinan Pasha, Mustafa Pasha dhe kaq burra shteti e gjeneralė me vlerė tė jashtėzakonshme”.
    Dhe, pas kėtyre pohimeve lapidare, mbetet t`u themi mbėshtetėsve tė “tezės” se “Roshniku ėshtė vendorigjina e Qyprilinjėve”: “Jo, zotėrinj profesorė! Qyprilinjtė janė, nė origjinė, mirditorė. Se Mirdita njihej si “Dukagjini i vėrtetė” nė shekujt XV-XVII; prandaj edhe pasardhėsit e atyre qė e quajnė vetėn fis me Qyprilinjtė, vendorigjinėn e tyre duhet ta kėrkojnė nė Mirditė. Se kėndej e kanė origjinėn ata burra tė lavdishėm, tė cilėt dijetarja e madhe Elena Gjika, i quante “bij tė Shqipėrisė sė pamposhtur”!
    03.04.2012 Preng Cub Lleshi
    *Autori ėshtė poet, publicist dhe studiues. Idetė e kėtij shkrimi ai i ka trajtuar gjerėsisht nė librin e tij “Polemika pėr Kastriotėt” me parathėnie tė Akademikut Mark Tirta
    http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...WsfpkLoH32d-Pw

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,412

    Pėr: Elena Gjika - Dora D'Istria (1828-1888)

    Elena Gjika, gruaja qė i dha shumė Shqipėrisė

    Nė gjithė atė plejadė burrash dhe grash tė Rilindjes Kombėtare qė bėnė gjithēka kishin nė dorė pėr tė mirėn e kombit deri atėhere tė sunduar e tė rrėnuar nga regjimi shumė shekullor osman, duke respektuar atė mė tė largėtėn, qė ėshtė edhe mė e mallshme, nuk mund tė harrosh, princeshėn me origjinė shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika) qė mori pjesė, madje quhet edhe pioniere e Evropės sė Bashkuar, nė lėvizjen kulturore pėrparimtare tė Evropės si kundėrshtare e sundimit despotik dhe e shtypjes kombėtare.

    Nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare ajo u shqua si njė aktiviste e madhe me kontakte me personalitete mė nė zė evropianė, por edhe me figurat tona tė rilindjes si me Jeronim De Radėn, Dhimitėr Kamardėn, Zef Jubanin, Zef Seremben, Thimi Mitkon, duke rrahur mendime pėr organizimin e lėvizjes kombėtare, sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Dora d’Istria ishte me origjinė shqiptare dhe kishte gjak princėror, ēka i lejoi kontakte tė shumta me rrethe tė ndryshme intelektuale, shkencore, politike dhe letrare.

    Fama e kėsaj gruaje fisnike u pėrhap shumė shpejt nė Evropė dhe fill pas saj edhe pėrtej oqeanit. Ishte njė mikeshė e shkrimtarit tė shquar amerikan Henry Longfellow, i cili ka shkruar e dhe njė poemė pėr Skėnderbeun. Po kėshtu pati kontakte me personalitete tė shquar tė kohės si Hahn, Giuzeppe Garibaldi, Adam Wolf e shumė tė tjerė.

    Elena Gjika ka lindur nė Rumani, mė 22 janar 1828, por origjina e saj ėshtė nga ngulimi labovit i Pargės. Veē tė tjerash kėtė e vėrteton vetė Elena Gjika, qė shkonte shpesh nė pranė brigjeve tė Pargės, ku kishte edhe shumė labovitė tė tjerė, qė shekullin e 17-tė kishin ardhur nga Labova dhe kishin krijuar “Ngulimin” labovit, i cili ekziston edhe sot . nė fund tė jetės qėndruan dhe vdiqėn nė Pargė. Prindėrit e Elena Gjikės kishin emigruar nė Rumani, madje, babai i saj, Mihal Gjika, u bė edhe ministėr nė Moldavi – Vllahi nė fillimet e viteve 1800, por jetėn mbyllėn jetėn nė Pargė nėmes tė shekullit tė 19-tė.

    Elena Gjika nė moshė tė re studioi nė Rumani, Itali, Francė, Gjermani etj., ku u mbrujt me njė kulturė tė gjerė perėndimore, nė shkollat mė tė mira tė Europės. Ajo ishte vajzė e zgjuar, simpatike, shkruante poezi e tregime, pėrkthente nga literatura botėrore, falė pėrvetėsimit tė nėntė gjuhėve tė huaja.

    Kur princesha Elenė, e ditur dhe e hijshme, tėrhoqi vėmendjen e shoqėrisė sė lartė, nuk ishte mė shumė se 20 vjeē. Ajo po vinte pas personalitetesh tė tilla grash si: shkrimtaret frėnge Zhorzh Sand dhe kontesha d’Agu, duke arritur nėkulmin e lavdishėm, aq sa princi i Rumanisė Karoli I i dėrgoi Urdhrin e Shkallės sė I “Bene Merenti”, vlerėsim qė nė perėndim caktohej pėr dijetarėt meshkuj.

    Nė fjalorin universal francez shkruhet: “Princesha Elena njihte thellė italishten, anglishten, gjermanishten, frėngjishten, rumanishten, greqishten, latinishten, rusishten dhe shqipen”. Shqiptimi i tyre prefekt e pajisi me kulturė tė gjerė, sa qė studiuesi spanjoll Iriarte do ta quante “Enciklopedi e gjallė“.

    Model jo vetėm i bukurisė sė femrės shqiptare, por edhe poete, piktore, publiciste pasiononte, mbledhėse dhe studiuese e folklorit. Ajo shkroi njė sėrė artikujsh publicistikė falė udhėtimeve dhe shtegtimeve tė shpeshta dhe tė largėta me njė tok mbresash udhėtimi, nėpėr organe tė ndryshme tė shtypit, si tek “Ilustration i Parisit”, “Lejour i Triestes” etj.

    “Dashuria pėr atdhe ka qenė gjithmonė veēoria mė kryesore e shqiptarit. Shqipėria nė tė gjitha kohėt ka qenė vendi i heronjve. Kombi shqiptar ėshtė njė populli fortė i fuqishpėm porsi shkėmbinjtė ku jeton”, shkruan ajo nė artikullin e famshėm “Kombėsia Shqiptare sipas kėngėve popullore” (letėrkėmbim me De Radėn nė vitin 1859). “Populli shqiptar, njė nga mė tė vjetrit e Evropės, vazhdonte ajo, meritonte tė ishte i lirė dhe nė liri tė zhvillonte mė tej aftėsitė e veta krijuese”.

    Ajo ishte pėr krijimin e njė Akademie Shqiptare nė Kalabri nėn shembullin e Akademisė Frėnge tė Risheljesė, e cila tė merrej me Fjalorin Kombėtar, pėr t’u bėrė shpirti i popullit shqiptar. Nė kėrkimet qė bėn nė Venecia Dora d’Istria shprehet pėr marrėdhėniet intime e tė gjata me Shqipėrinė, bile edhe pėr njė bashkėvėllazėri shqiptare.

    Ajo ishte pėr njė pėrgatitje tė kryengritjes shqiptare me armė, duke siguruar 15 deri nė 20.000 pushkė 15 frangėshe. Kėtė kryengritje e pėrkrahte edhe gjeneral Garibaldi, qė i drejtohej Dora d’Istrias “Motėr heroike”.

    Sipas “Larousses” (Paris, 1870, vėll VI, f. 1107) Dora d’Istria u bė “Kampion i palodhshėm i ēėshtjes sė kombėsive, tė ardhmes politike dhe shoqėrore tė popujve, pėr njė jetė moderne”. Ndėrsa arbėreshi Dhimitėr Kamarda do thoshte pėr tė: “Unazė e qytetėrimit midis lindjes dhe perėndimit”.

    Pėr rolin aq tė ēmueshėm nė ēėshtjen e ēlirimit tonė kombėtar, atdhetarėt shqiptarė e mbiquajtėn “Ylli i Shqipėrisė”.

    Ndėr pasuritė e saj letrare e shkencore, me interes pėr ne janė letėrkėmbimi i saj me rilindėsit tanė tė shquar qė i pėrmendėm nė fillim tė kėtij shkrimi. Nė epistolarin e saj, tashmė tė njohur dhe tė publikuar, vihet re kontributi i saj i shkėlqyer nė luftėn pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

    Jetėn dhe veprėn e kėsaj zonje fisnike nuk mund ta njohėsh pa lexuar punimin voluminoz tė ish-drejtorit tė arkivave veneciane, B. Cechetti dhe sidomos bibliografinė e punimeve tė saj qė ndahet nė disa pjesė. Nė pjesėn e parė janė studime e punime letrare mbi poezinė popullore, portrete letrare tė gadishullit tė ballkanit dhe mė gjerė; studime tė poezisė indiane dhe popujve tė tjerė; kritika letrare etj; nė pjesėn e dytė tė bibligrafisė janė punimet mbi jetėn nė manastiret fetare qė e bėri Dora d’Istrian tė famshme nė Evropė; pjesėn e tretė, trajtohen problemet shoqėrore tė femrave dhe tė luftės; pjesa e katėrt i kushtohet ekonomisė politike dhe agrikulturės; nė pjesėt e tjera trajtohen artikujt me karakter politik; histori dhe udhėtime; dhe nė fund romanca dhe shkrime tė ndryshme. Mes veprave historike me interes pėr ne zėnė vend studimi pėr Bushatllinjtė e Shkodrės (1868) dhe pėr Ali Pashė Tepelenėn(1870), tė dyja nėn titullin e pėrbashkėt Shqiptarėt myslimanė tė botuar nė revistėn “Nuova Antologia e Firences”. Mbi familjen Gjika ajo trajtoi gjatė nė studimi Shqiptarėt e Rumanisė i cili pasi u botua nė rivista “Europea” (1871-73) doli edhe si vėllim mė vete i pėrkthyer nė italisht nėn kujdesin e B. Cechettit (1873).

    *

    Ka njė pėrmbledhje studimesh ku trajtohet edhe ky problemi i origjinės tė familjes Gjika, pėr tė cilėn Elena saktėson se Gjikat kanė prejardhje shqiptare duke shmangur kėshtu tė gjitha hipotezat qė pretendonin tė devijonin origjinėn e kėsaj familje. Mirėpo tregohet e rezervuar tė fiksojė se nga cila zonė e Shqipėrisė ėshtė familja e saj dhe pėr ēfarė arsye tė parėt e Gjikajve u shpėrngulėn nė Azinė e Vogėl.

    Diēka pėr titullin e saj si princeshė: Titulli i saj si princeshė erdhi nga martesa me princin rus Aleksandėr Koltov Massalskij, me tė cilin kaloi njė jetė tė trazuar nė Oborrin Perandorak tė Carit Nikollai I. Jeta e Pallatit i ndrydhi shpirtin, prandaj largohet prej andej, fillimisht pėr nė Zvicėr, dhe pastaj nė lirinė e saj tė plotė nė tė gjithė botėn.

    Njė Dianė e ndritshme plot jetė

    Filologu dhe orientalisti i shquar A. De Gubernatis e pėrshkruan kėshtu Dora d’Istrian:

    Unė nuk e kam njohur si princeshėn Elena tė Rumanisė, por nga koret e himneve tė bukurisė sė saj greke, qė mė kumbojnė rreth e rrotull, himne princash dhe peshkatarėsh, poetėsh dhe kritikė, e sarmati-ve tė ashpėr dhe latinėve tė kėndshėm, duhet tė pranoj qė nuk bėhet fjalė pėr njė bukuri tė stisur, tė njė Diana tė zbehtė, tė njė luleje tė fishkur, por ama tė njė flake tė fortė e tė fshehur, gjithmonė e ndritshme e gjithmonė plotė jetė….Rumenė, shqiptarė, grekė, sllavė, latinė e trajtojnė dhe e respektojnė si bashkėqytetaren e tyre tė palodhur Dora d’Istrian, sepse ajo ka bėrė tė tingėllojė nė Perėndim fjala e saj e kėndshme, e ndjeshme, e gjallė dhe elegante nė dobi tė tė gjithėve : pėr Orientin e pastaj pėr latinėt ajo shpjegoi cilėsitė e gjermanėve, tė skandinavėve, tė fimaingėvė dhe tė anglo-saksonve, me qėllim qė progresi tė mos mbetej privilegj i vetėm disa popujve…(rivista “Contemporanea Nazionale Italiana”, Torino, prill 1869)

    Personalitet i padiskutueshėm shkencor i disa akademive

    Princesha Dora d’Istria ėshtė pranuar nga shumė akademi tė Italisė, Francės, Greqisė, Turqisė evropiane, tė Azisė sė Vogėl, Austrisė. Ėshtė anėtare nderi e shoqatės Arkeologjike tė Athinės (28 maj 1860), anėtare e Shoqatės gjeografike tė Francės (19 janar 1866), anėtare korrespondente e Universitetit tė Venecias, 8 mars 1868, anėtare nderi e shumė akademive italiane (1868-1873) mes tė cilave akademia fizio-medistatika e Milanos, 18 qershor 1868, anėtare nderi e Minervės tė Triestes, anėtare nderi e Sillogut tė Athinės, maj 1867, anėtare nderi e Sillogut tė Kostandinopolit, 8 gusht 1870, presidente nderi e (shoqatės) Elikona tė Smirine (Azi) 17 mars 1871, anėtare e merituar e Akademisė Mbretėrore Rafaelo nga Urbino, 17 dhjetor 1871, anėtare letrare e Shoqatės pėr nxitjen e teatrit nė Itali, Firence 21 janar 1872, nėn-presidente nderi e Shoqatės tė grave greke pėr institucionalizimin femėror, 11 shtator 1872, anėtare e Akademisė tė Konsultės (Quiriti) nė Romė shkurt 1873, anėtare nderi e Paransios tė Athinės, 28 shkurt 1873, anėtare nderi e Akademisė Pitagorike tė Napolit 24 maj 1873, korrespondente e huaj e Akademisė Kombėtare e letėrsisė dhe e shkencave tė Barcelonės (Spanja) dhe e Institutit arkeologjik tė Buonos-Ayres (Amerikė) 30 maj 1873, presidente nderi dhe kujdestare e shoqatės Chark tė Kostandinopolit, 20 prill 1873 etj.

    Botime tė Elena Gjikės nė shqip

    “Gra tė para nga njė grua”, shtėpia botuese “Elena Gjika”, Tiranė 2003. Elena Gjika, “Letra drejtuar Jeronim de Radės”, shtėpia botuese “Bargjini” 2004. Elena Gjika, “Fyletia arbenore” prej Kanekate Iaoshima, pėrktheu Demetrio Camarda, Livorno 1867. Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės” (Dora D’Istrias), Rilindja, Prishtinė, 1970. Koli Xoxi, Zvicra dhe Dora D’Istria, Tiranė, Alta 1995. Koli Xoxi, “Erazmi i Roterdamit dhe Helena Gjika”, Marin Barleti, Tiranė, 1994. Koli Xoxi, “Franca sipas Dora D’Istrias”, Tiranė 1997. Ahmet Kondo, “Dora D’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, Tiranė 2002. Cristia Maksutoviē, “Elena Gjika dhe shqiptarėt e Rumanisė”, Tetovė 2001.

    Botime shqip pėr Elena Gjikėn

    Pėr Elena Gjikėn, shqiptarėt kanė shkruar dhe botuar shumė artikuj shkencorė, publicistikė si dhe njė sėrė monografish si” Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikės Dora d’Istrias” (“Mihal Duri”, Tiranė, 1967, 5.000 kopje), Cristia Maksutovici, “Un nume pe nderpet uitat: Dora d’Istria”/ “Njė emėr i harruar me tė padrejtė; Dora d’Istria” (“Ararat”, Bukuresht, 1997), Kristia Maksuti, “Elena Gjika dhe Shqiptarėt e Rumanisė”, (Ēabej, Tetovė, 2001), Ahmet Kondo, “Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare”, (“Flesh”, Tiranė, 2002), Cristia Maksutovici, “Dora d’Istria”, (“Kriterion”, Bukuresht, 2004) etj.


    https://njekomb.org/elena-gjika-grua...me-shqiperise/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •