Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Enderra nen diell

    Enderra Nen Diell


    Ai u ul te shijonte qete qete nje kafe ne ate bregdet panoramic. Dielli ishte ne zenti te tij dhe digjte, digjte pa meshire, cdo gje gjithcka pa meshire. Askush nuk guzonte te nxirrte koken jashte cadrave dhe hijeve mrojtese. Ai I perhumbur ashtu sic ishte u kethye larg shume large per disa momente qe ishin si nje kalim I shkurter drite por qe nga ngrohtesia qe japin te djegin te verbojne dhe te shenderrojne ne tjeter njeri ne tjeter qenie. Ashtu I trullosur nga ky kujtim aq I shpejt, aq I gjate, aq I thelle dhe rrenqethes ai u zhyt ne ate lendinen e bukur dhe paksa te pjerret qe ndodhej tashme shume larg prej ketu, ai u zhyt aty tek lendina para shtepise ku u lind dhe aty ne ato momente po rrokullisej po lodronte lojen qe e kishte bere qysh kur ishte femij aty mbi barin e asaj lendine dhe thithte me endje aromen e barit. Po rrokullisej dhe po lodronte ne zenith te diellit kur askush nuk guxonte te dilte nga shtepia. Ai rrokullisej drejt brinjave ne fund te lendines dhe ashtu duke u rrokullisur ndalonte ne buze te lendines asnje here nuk binte poshte pa pare ne menyre krejt instiktive ai ndalonte aty me dhjetra qindra here e kishte bere kete gje, gjithcka I rrotullohej ne syte e tij dhe bota e tij eshte nje levizje e shpejte nje centrifuge ku cdo gje behej lemesh dhe ai perpiqej te vinte rregull ti jepte drejtim per ato caste te kontrollonte kete rrotullim botes qe ai vete e krijonte dhe pelqente ta vinte ne levizje deri aty afer humnerthave te vegjel te fund te lendines se tij te dashur. Pastaj si lodhej duke sebritur me rrokullisje dhe ngjitu per te zebritur dhe rrobat kishin marre ngjyren e dheut dhe te barit te lendines shtrihej aty ne mes te saj dhe flinte shikonte diellin dhe mbyllte syte I mbyllte forte, shume forte, oh sa shume diej te tjere shikonte dhe ai tani lodronte dhe fliste me ta enderronte risillte ne mendje nje supe halucinacionesh qe vlonte se bashku me diejte e shumte qe shihte aty ne ate lendinen e tij te mrekullueshme nen ate diell pervelues.

    E kaluara, e tashmja, e ardhmja, enderrat, diejte dhe ai aty shtrire krijonte boten e tij ne kete perzierje. Me ne fund shkolla kish mbaruar dhe ne nje shkolle tjeter do te shkonte mezi I veres dhe ai ndjente mall per ditet e ikura, frike per ato qe do te vinin, dhimbje, dashuri dhe urrjetje per vehteveten qe nuk kish patur guximin ti thonte asaj cfare ndiente cfare enderronte qe nuk pati guximin te shperthente portat e ndrojtjes dhe ti fliste asaj papushim, papushim te kendonte me embelsi te gjitha ato qe ai I shkonte neper mend dite e nate

    Aty me te kaluaran, me te tashmen, me te ardhmen, me diejte qendronte nje shtepize e vogel ne nje koder te bukur, nje shtepize e vogel e rrethuar me lule qe nuk vyshken dhe nuk ndalonin kurre se dheni drite, paqe dhe qetesi asaj shtepize te vockel. Aty shikonte se si ajo vinte nga puna e lodhur dhe ai vraponte te hapte deren dhe ti shihte syte ti kapte Duarte ta merrte ngadale Brenda ne krahet e tij aty tek dhomeza e vogela asaj shtepize te vogel ta perkedhelte ti puthte syte floket dhe ti hiqte te gjitha shqetesimet dhe lodhjen e dites, tek flisinin me embelsi dhe shiheshin duke folur ne heshtje me peshperimin me te kendeshme te degjuar te formonin nje muzike te kendeshme dhe qetesuese si nje instrument I vetem qe kordat e tij nuk do te prisheshin kurre, cfare do shqetesimi te kishin kaluar gjate dites aty tek bota jashta asaj shtepize te vockel, jashte rrethimit te luleve te kesaj shtepize te vockel.

    Ajo shtepize shkelqente nga dashuria, ngrohtesia dhe muzika e shpirterave qe jetonin dhe do te jetonin aty brenda, nje dashuri, nje ngrohtesi, nje muzike e perjeteshme, e pashkruar, e padegjuar, e pajetuar dhe qe nuk do te mbytej kurre sado dhe cfaredo qe realiteti mbi ate shtepize te vockel.
    Aty tek ajo dhomez e vockel ku e folura nuk do te behej me goje por me sy, me heshtje me peshperime tek veshi, me fershferime dashurie te pafund.

    Shkolla kish mbaruar tanime dhe secili dhe ai dhe ajo do te shkonin ne drejtime te ndryshem ne keto rruge te jetes qe here I kryqezonin, here I ndanin, here I bashkonin njerezit duke krijuar rrjeten e kujtimeve te te gjitheve ne ate miks te te kaluares, te te tashmes, te te ardhmes, te enderrave dhe te diejve te gjithesecilit.

    Telefoni e shkeputi dhe e nxorri me perdhune nga ajo lendina e tij dhe si per cudi ai nuk ishte aty tek kafeneja por ne mesin e atij bregdeti aty nen ate diell qe pervelonte pa meshire, dhe ai I shtrire ne mes te reres I vetem ne ate hapsire te gjere ku te gjithe kishin ik ti fshiheshin pervelimit te diellit neper hije apo neper skuta te krijuara nga ata apo te gjetura rastesishte.
    Telefoni ndaloi se reni dhe ai I hodhi ne sy me shume pertese me teper si force e zakonit dhe lexoi tek thirrjet e humbura “avokati” teksa po behej gati te linte telefonin aty ne mes te reres nje mesazh I erdhi te cilin e hapi me me teper pertim dhe se me pare dhe lexoi. “don’t ever want to lose u, pls love me again, pls love me again, pls love me again”nga nje tjeter ajo qe jeta I kryqezi rrugen e tij. Mbas atyre fjaleve ishte nje ulerime nje perpelitje nje dhimbje nje renkim qe vinte nga diku nga ndonje skute ku dielli kishte kohe qe kishte perenduar dhe qe e ftonte ate te futej aty ne ate skute te jetonte ate erresire ate genjeshter te vetvetes se aty ka drite dhe dielli te ngroh por nuk te djeg nuk te pervelon. Nje ulerime shurdhuese, pushtuese, qe nuk e kishte degjuar kurre ulerimen e tij sepse ulerima e tij ishte e heshtur, e paqte, qe nuk donte te trembte te lendonte te thyente te shurdhonte por qe dhembte dhembte tmerresisht pafundesisht.
    E coi ngadale telefonin mbi rere por per nje moment ashtu pa e kuptuar as vete donte te dergonte nje rreze dielli ne ato skuta te errta dhe shkroi nje “Ok” dhe e dergoi, nuk e kuptoi pse ndofta per te kethyer dhimbjen e marre apo per te verbuar ate skute me driten e diellit apo thjeshte per meshire tanime. Ashtu sic ishte e la telefonin ne rere dhe per nje moment e kapi panic delli pervelonte dhe I hypi nje deshire e forte te vraponte nen hije nen skutat e errta perseri te braktiste ato enderra aty dhe ti linte te digjeshin por jo vendosi te rrije dhe te digjet me mire bashke me to duke pare tutje nga dallget e atij oqeani qe kishte emrin e paqes dhe qe ishte me madheshtori me I bukuri, me I thelli, me paqesori nder te gjithe oqeanet por qe gjithsesi edhe ai fillonte vecse nga disa pikla te vogela shiu te rena diku neper male kodra edhe lendina.
    Ashtu sic ishte I hypi nje deshire e madhe te rrokullisej e te rrokullisej pandaluar dhe te krijonte perseri ate boten e tij rrotulluese. U shtri dhe filloi ngadale te rrotullohej rera e shkrifet e pengonte por ai e mposhtete rotullimi ishte me I ngadalte por me me shije me I bukur dhe aty perpara nuk kishte humnertha te vegjel apo te medhenje aty ishte nje oqean I paqte qe do ta perqafonte ne gjirin e tij.



    Starbucks Coffee
    P Green
    London
    17 Dec 2008

  2. #2
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Pershendetje gijon gijon!
    Nuk gjej fjale tjeter vecse BRAVO.
    Me respekt per JU.
    Gjej rastin t`ju uroj GEZUAR KRISHTLINDJET.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Faleminderit Z Kujtim

    Edhe une te falenderoj per fjalet e bukura dhe te uroj Gezuar Vitin e Ri dhe nje vit sa me te mbare.

    Me Respekt

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Ne Dy Kohe

    Ne dy kohe

    iku sekondi ai qe me kenaqi
    qe velat e zemres si krahe gjigand I hapi
    zemra per inerci fluturoi edhe ca
    mbi sekondat e vdekjes mbasandaj ra
    nga aty veshtronte trjektoren e pershkruar
    kujtonte ajrin e thithur
    kur dikur kish fluturuar
    pamjen e bukur qe teposhte kishte pare
    ate pamje qe tashme po I behej varr

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Dhimbja ne gjoks

    Dhimbja ne Gjoks

    dhimbjen ne gjoks kush ma fali
    dhurate te tille kush ma ka bere
    ne cdo seconde si nje tik-tak
    te thote je ne fund te udhetimit tend

    cfare thike qe ajo qe me goditen
    qe as mund ta shoh as mund ta heq
    ma ngulen naten apo diten
    ishte engjell apo dreq

    shtrihem ngadale mbi krevat
    me carcafe te bardhe mbuluar
    enderren e pernateshme shoh prape
    se di kam vdeke apo jam zgjuar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Mbi e nen gurin tim

    Mbi e Nen Gurin Tim


    mbi ate gur u ula
    ku femi kisha qesh e qa
    mijera here isha lenduar
    e me deshire lendohesha
    prape
    dhimbja dhe qaja
    nga dhimbja
    po prape lendohesha aty
    se me pelqente
    kur sherohej plaga
    se e kruaja pambarim
    hypja e rreshqisja
    teposhte aty
    perpjete prape ngjitesha
    per te rene
    perseri

    u ula pas shume kohe
    perseri ne ate gure
    lashe metropolet
    qe s’do I shoh me kurre
    lashe zhurme, zhurme
    eksitim paraje, e seksi
    vetmi ne mes turmash
    ku se jashtmi je gure
    thyesh perbrenda si qelqi
    behesh copash
    aq sa dite ke kaluar
    e kerkon copat e tua
    gjithe gjak neper duar

    ti I mbledh
    ato te thyhen
    sekonda behen ato
    fluturojne ku ke kaluar
    tek ke qeshur me to
    tek ke qare me ngsherim
    tek ke perqafuar
    tek ke thene naten e mire
    ne enderrime je leshuar
    neper hapat qe ke hedh
    mbillen ato nje nga nje
    femijet qe ke perkedhelur
    jane rrite
    s’buzeqeshin me

    aty mbi gurin tim
    po thurja
    rrjeten time te shprishur
    perkedheljen e babait
    qe nuk e pashe kur iku
    puthjen e nenes
    tek balli
    lotet e saj si lum
    sic qaj tash me ngasherim
    e mbush oqeane une

    perplas kembet
    si atehere
    kur vritesha me deshire
    mbi gure
    me dhimbjen qe me buron
    pyes vellezrit ku kam une
    ku kam motrat e dashura
    shoket tash ku jane
    shoqet dhe buzeqeshjet
    puthjet qe ato dhane
    sekondat qe kam gezuar
    ku kam qeshur si I marre
    ato ku kam renkuar
    I varrosur per se gjalle

    perplasem fort per gur
    te vetmin ne ate mal
    e urrej dhe e dua
    te vetmin qe tash kam prane
    filloj te flas me te
    si shoke femijrie
    kur ike pse me harrove
    me the me sdo te vije
    fillon dhe ai qan
    me lot malli ngasheryer
    per lojen time kish pritur
    koka nga rruga kethyer
    ish djegur nga dielli I veres
    ne nate dimri kish merdhitur
    ne vetmine e perjeteshme
    mua me kishte pritur

    u perqafuam te dy
    me lote vaji e gezimi
    me dashurine e rilindur
    nen themele kujtimesh
    e oqeanesh trishtimi
    folem per nene e babe
    vellezer e motra kujtuam
    shoqe e shoke perseri puthem
    syte e lotuar
    freskuam

    e ngritem nga nje dolli
    per te gjithe ata qe iken
    per ata qe larg I kemi
    per ata qe shume na priten
    me koken te kethyer
    nga rruga me kote pane
    deri sa u dorezuan
    e fuqite I lane
    I thirrem me zerin e shpirtit
    ju thame qe shume I duam
    I puthem me driten e henes
    tek tuk falje kerkuam

    aty mbi gurin tim
    ne ato dite te vona
    te viteve te vona
    te jetes time
    ne oret e vona te nates
    se mbushur me kujtime
    u shtriva te fle
    aty nen gurin tim
    me gurin tim u mbulova
    e I thashe
    lamtumire.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2008
    Postime
    24

    Zemerimi i Henes

    Per B dhe nje ulerime qe nuk doli.


    Zemerimi I Henes

    Po udhetoj me erresiren, me ke marre inat, do erresire tani, po edhe une aty jam ashtu si ti nuk mund te rrish pa me pare as une nuk mund te rri pa te pare ty.
    Ti me merr inat por une nga dhimbja dhe hakmarrja ja tek jam e destinuar te dukem dhe zhdukem perjetesisht, te te qetesoj dhe te te trazoj vazhdimisht megjithese nuk e dua.
    Une jam ketu, ketu tek te shoh ty aty poshte, jam hena qe duket plotesishte dhe zhduket dhe ti me enderron me ledhaton pastaj u merzite me zhdukjen time te herpashereshme, te lodha ty, te merzita, te bera te dashuroje erresiren atje tej tek erresira ku fshihesha kur zhdukesha te buzeqeshja perseri.
    Buzeqeshje e trishtuar me dhimbje. Sepse edhe une shtirem ne jeten dhe rrugen time te perditeshme ketu lart ashtu si dhe ty zgerdhihem shpeshhere, gjithmone dhe qesh per te mos me pare misterin e anes tjeter, te carat dhe gervishtjet e mia, dua te dukem e qeshur si edhe ti.
    Atje tej tek erresira qe po dashuron ti dashuron edhe mua, pa e ditur une jam pjese e erresires tani jam bere njesh me erresiren. u bera sepse ti me shikoje, me adhuroje por kurre kurre nuk ma the, nuk ma dhe ulerimen tende ne nate, britmen qe shume doja.
    Te gjithe keshtu ma kane bere ne shekuj, me kane pare, me kane adhuruar, jane puthur nene driten time por nuk me kane dhene nje puthje, nje britme, nje renkim pasioni, nje fjale nuk ma dhane kurre edhe kur ishin bashke edhe kur ishin te ndare dhe vetem dhe kur lotonin e jua ketheja lotet ne kristal qe te shikonin driten time aty te perthyer dhe ti ndriconte kudo, ngado por jo nje fjale nuk ma thane.

    Une vajtoja, cirrja faqen time e bera me shenja te zeza, te murrme, gri, pastaj u dorezova, u thyeva, desha te marr hak vendosa te iki te fshihem pergjithnje ndofta do te me therrisnin, do te me puthnin por une do te rrija ne erresire do ti lija atje te krijonin legjenda misteri, te bukura, te frikeshme per mua qe do te jetonin pafundesishte ne shpirtrat e tyre te mbuluar me erresire.
    Te mistereshme do te ishin ato legjenda te frikeshme, te thella si dhembja ime si vetmia ime atje larte, si deshira ime per nje fjale per nje bisede per nje britme me mua, per mua, si pritja ime per gjithcka qe nuk erdhi dhe nje nate fillova te mbuloj vehten me erresire nje cope te vogel por asgje asnje ndryshim ate nate, naten tjeter nje cope me te madhe dhe ti dhe ata vazhdonin te putheshin nen driten time gjysmake qe po zhdukej nene erresiren dhe dhimbjen time qe po fshihej aty.
    Ndofta ke thene fjale te embela brenda teje per mua, ndofta te gjithe kane thene por jo mua, une nuk degjova gje.
    Aty ne buzembremjet ne mesnatat tuaja une doja zerin tuaj te buciste, klithmen tuaj arsyen qe ti jepte kuptim jetes time.

    Per tmerrin tim e per fatekeqesine time per dhimbjen time ju u dashuruat me formen time te re, nuk mundet ta kuptonit se ajo ishte dhimbja ime e vjeter dhe hakmarrja ime, ashtu ngadale u zhduka.
    Ne fillim jua hodhet fajin reve por kur pate qe rete ishin pa faj filluat dhe me kerkonit dhe ndiete per here te pare dhimbje, nje dhimbje te vogel, nje pjese te saj nga dhimbja ime e madhe qe ishte shperndare ne te gjithe ju. E shikoni pra sa e madhe dhimbja ime. Shpirtrat tuaj u trazuan dhe liqenet e qeta ku putheshit nen driten time u trazuan dhe u erresuan u bene te erreta pus por prape nje fjale nuk ma thate nje fjale te embel jo, nje ulerime jo, nuk erdhi nuk me leshuat ate qe une doja dhe prisja nga hakmarrja ime . Une ju doja dhe ju dua shume dhe ty te dua, shume me merr malli dhe keshtu e mposhta hakmarrjen me dashurine time per ju dhe ty, fillova ti heq copat e erresires, nje e nga nje, dy e nga dy, te gjitha bashke ashtu sic I vura nate pas nate duke ju ndricuar perseri tju gezoja, te
    qeshni te putheni perseri me passion nen driten time tju buzeqesh, por ju kurre nuk kujtoheni te ma thoni nje fjale dhe keshtu u duka e u zhduka perseri e vendosa te jem keshtu perjetesishte, me ju dhe pa ju,me mua dhe pa mua.

    Leshoje, leshoje ulerimen dhe do te vij aty tek ty te te ndricoj, do ti heq petkat e erresires do ti rrezoj te gjitha do te te sheroj plaget dhe dhimbjen dhe do sherohemi te dy do ta hedh hakmarrjen ne erresire dhe nuk do te futem me aty do te vij te te kethej buzeqeshjen lumturine puthjen qe nuk po e jep dot.
    Leshoje ulerimen mos, mos, mos ik te lutem, jo mos e mbyt aty tek erresira, e imja dhe e jotja mos ik, mos ik, mos e mbyll dritaren ulerit, ulerit
    le te degjoje dita dhe nata, erresira dhe drita dhe te gjithe ata qe kane pare tju buzeqeshesh tju japesh drite, te shterresh, te shfaqesh si diell, nderkohe qe mbytesh aty brenda teje me ulerimen tende, le te degjoje erresira, le te degjoje une ate qe kaq gjate kam pritur nxirre ti mos mos mosssssssssss mbyll dritaren mos e fut ulerimen ne ate dhome mos mossssssss e mba me ate ulerime te maskuar me buzeqeshje.

    Erresire !!!

    Te dy te mbuluar, te dy te denuar, te dy te pakuptuar, te dy te prangosur, te dy ne skaje te ndryshme te erresires mbajme ulerimat tona, s kemi guxim ti nxjerrim dhe rrijme ashtu ne erresire pergjithmone duke u pershendetur ndonjehere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gijon gijon : 23-01-2009 mė 19:06

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshilla pėr tė kontrolluar zemėrimin .
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-09-2012, 04:40
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përhapet dhuna në dhjetra qytete të Francës
    Nga Lunesta nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 09:21
  4. Si ta kuptojmė "Tolerancėn Fetare"?
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 15-09-2005, 05:28
  5. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •