Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 189 prej 189
  1. #181

    Për: Syri i Tretë

    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Unë e solla ngaqë ishte shqip. Ty të acaroi pikërisht shqipja
    Aspak. Ska gjuhe me te embel se shqipja. Me acaroi e folura e shqipes se prezantuesit.

    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    s'e kuptoj pse i japin shqipes theksin grek?
    Pikerisht!!!

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    3,732

    Për: Syri i Tretë

    Syri i Tretë është një mjet shumë i fuqishëm i shpirtit për të “parë”, “ndjerë” dhe “dëgjuar” realitetet e frekuencës më të lartë. Këto tre funksione të shpirtit janë të njohura si SYRI I TRETË!

    Sa më shumë energji merr njeriu aq më shpejt aktivizohet Syri i Tretë.
    Aktivizimi i Syrit të Tretë

    Kur Energjia Kozmike rrjedh me bollëk, Syri i Tretë aktivizohet. Në këtë pikë, ia vlen të theksohet se çasti i aktivizimit të Syrit të Tretë na shkakton kruarje dhe tërheqje në pjesën e ballit.

    Pastaj fillojmë:

    të “shohim” ngjyra të ndryshme kalimtare tek vërtiten rreth nesh.
    të “dëgjojmë” tinguj pëshpëritës, tinguj ecjeje.
    të “ndihemi” sikur udhëtojmë në një tunel shumë të errët.

    Përsosmëria e Syrit të Tretë

    Kur trupi eterik pranon Energji të mjaftueshme Kozmike atëherë kemi përsosmëri të Syrit të Tretë. Pikërisht këtu, perceptojmë vizione shumë të qarta në këtë nivel “ekzistence” por edhe në nivele të tjera. Me përsosmërinë e Syrit të Tretë shohim më shumë gjëra të qarta nga ç’do shihnim me vizionin natyror.

    Pra:

    “Shohim” realitete të një frekuence tjetër.
    “Shohim” gjëra që nuk janë të pranishme në botën e pesë shqisave.
    “Ndiejmë” shumë gjëra që nuk i shprehim dot me fjalë.
    “Dëgjojmë” zëra të brendshëm, tinguj instrumentesh nga frekuenca të tjera.
    “Shohim” mjeshtra që nuk janë të pranishëm fizikisht.
    “Shohim” mjeshtra në formë fizike, siç i njohim.

    Pas më shumë meditimi:

    “Shohim” mjeshtrin si Dritë ndriçuese. Akoma edhe nëse “shohim” dritë ndriçuese, jemi në gjendje të dallojmë tiparin e veçantë (identifikues) të tij.

    Mund të “dëgjojmë” mesazhet e mjeshtrave.

    “Ndihemi” sikur lëvizim në tunel dhe në fund bashkohemi me dritën.

    Nëpërmjet përvojës së SYRIT TË TRETË arrijmë të mësojmë se për çdo pyetje ka edhe një përgjigje, të cilën zakonisht e marrim përmes “Mesazheve” nga Mjeshtrat ose duke “parë” realitete të një frekuence tjetër.

    Me të gjitha këto:

    Veprimet tona do të ndryshojnë.
    Bindjet tona do të ndryshojnë.
    Mirëkuptimi ynë do të ndryshojë.

  3. #183

    Për: Syri i Tretë

    Nese ky shkrim eshte marre nga nje faqe tjeter do ju lutesha te paraqesni autorin qe e ka bere. Kam marre disa ankesa per shkrime ne forum qe postohen nga antare te ndryshem dhe nuk vendosin autoresine. Atman nese nuk je ti autori i ketij shkrimi do te lutesha te me dergoje privatisht informacionin dhe e vendos une ne shkrimin me siper.

    Faleminderit

  4. #184
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Syri i Tretë

    Atman, kush janë mjeshtrat ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #185
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Për: Syri i Tretë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Atman, kush janë mjeshtrat ?
    Pyetje me vend.


    E kam hasur edhe dikund tjetër të përmenden takime (biseda) me mjeshtrat/masters të cilët u referohen Zotrave, profetëve.!. Megjithatë më korekte do të ishte të theksohet në njëjës. Një Krijues/Mjeshtër. Takim me veteveten.
    • The rest is silence.


  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Syri i Tretë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    ... kush janë mjeshtrat ?
    Mjeshtrat jane Mjeshtrat e Urtesise, Anetaret e Hierarkise Frymerore (ne kete rast: te planetit Toke). Mund te themi se Ata jane dhe Mbreteria e Peste, shkalla siper mbreterise njerezore (e katerta)...

    Mirepo, ne tekstin e mesiperm me teper behet fjale per "mjeshter"/entitete... nga rrafshi astral.


    *
    klipp&klar

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    3,732

    Për: Syri i Tretë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Atman, kush janë mjeshtrat ?
    Mjeshtrat jane persona te realizuar shpirterisht , te plotsuar ne vetveten e tyre me te larte
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-04-2014 më 09:37

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    3,732

    Për: Syri i Tretë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nese ky shkrim eshte marre nga nje faqe tjeter do ju lutesha te paraqesni autorin qe e ka bere. Kam marre disa ankesa per shkrime ne forum qe postohen nga antare te ndryshem dhe nuk vendosin autoresine. Atman nese nuk je ti autori i ketij shkrimi do te lutesha te me dergoje privatisht informacionin dhe e vendos une ne shkrimin me siper.

    Faleminderit


    faqja eshte kjo linku
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-04-2014 më 09:39

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (16-04-2014)

  10. #189

    Për: Syri i Tretë

    Ok faleminderit

    Shkrimi i Atman eshte marre nga nje blog i quajtur Enigma dhe Kuriozitete me autor Asteriks.

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •