Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 95

Tema: Dollari

  1. #61
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    EURO FORCOHET NE KOHEN ME TE KEQE PER TE

    "New York Times"

    Nese po hakmerren Shtetet e Bashkuara ndaj Frances dhe Gjermanise (qe e kundershtuan ate per luften ne Irak), me ane te renies se vleres se dollarit, eshte ceshtje e njerezve vetullngrysur ne dy brigjet e Atlantikut. Sekretari i Thesarit te Shteteve te Bashkuara, Xhon Snou, tha fundjaven qe shkoi se ata do ta tolerojne edhe me dollarin e dobet. Renia e dollarit perkthehet drejtperdrejt me ngritjen e euros, gje qe i ben automjetet gjermane dhe veren franceze me te shtrenjta ne Shtetet e Bashkuara. Dollari i dobet mund te ndihmoje ne ringjalljen e ekonomise amerikane, por euroja e fryre ndikon keq ne nevojat per rritje te eksportit evropian. Disa evropiane besojne ne menyren e tyre se politika amerikane eshte e motivuar me shume per hakmarrje sesa ne interes te saj. Por teorite e konspiracionit shkaktojne dekurajim te thelle. Evropa, gati e mundur nga perdorimi i fuqise ushtarake te Uashingtonit, ndien gjithashtu se eshte shtyre berrylas ne ekonomi. Euro eshte supozuar te permiresoje mosbalancen ekonomike. Duke i bashkuar 300 milione evropiane ne nje valute, ne nje politike monetare dhe politika fiskale te koordinuara rrepte, arkitektet e Evropes se re besojne se ata mund t'i krijojne nje kunderpeshe fuqise ekonomike amerikane, nga Dablini ne Athine. Patem tri vite te rritjes se paqendrueshme ekonomike dhe lekundje ne politiken amerikane te dollarit, per ta rigjykuar kete. "Ky eshte nje eksperiment i paprecedent",- thote Niall Ferguson, ekspert i historise se ekonomise. "Ende nuk ma merr mendja se se kjo do te mund te shpallet sukses. Me pare do ta quaja se ky eshte nje deshtim i ngadalte",- thote Fergusoni. Per turistin apo tregtarin amerikan te valutave qe viziton Evropen kjo mund te duket bizare. Ne fund te fundit, euro po tregtohet me shtrenjte, qe nga paraqitja e tij ne vitin 1999. Euro po behet pasuri e preferuar per investitoret nderkombetare, te cilet nuk trazohen per deficitin ne Shtetet e Bashkuara. Problemi, i quajtur "fuqia e euros", po vjen pikerisht ne castin me te pavolitshem per fatin e ekonomise evropiane. Gjermania, Italia dhe Holanda jane ne prag te recesionit dhe ky do te jete i dyti ne keto dy vjet. Menyra me e shpejte per ta ngadalesuar rritjen e euros eshte zvogelimi i shkalles se kamatave, dicka qe eshte bere disa here ne SHBA. "Kreatoret e politikes amerikane nuk jane dogmatike",- thote Dejvid Maki, ekoomisti kryesor ne Morgan Cejs. "Ata blejne per nje stine dhe i heqin qafe kur vjen koha per te levizur nga vendi. Kreatoret e politikes evropiane jane ngulitur ne dogma",- konkludon Dejvid Maki.
    PAUCA SED MATURA

  2. #62
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    SHBA i kthehet "dollarit te forte "
    Valuta amerikane, dollari i eshte rikthyer rikuperimit te vlerave ne tregjet nderkombetare te kembimit fill pas nje deklarate te Presidentit te SHBA, George Bush se, politika e tij eshte duke mbeshtetur "dollarin e forte".

    ``Politika e administrates time eshte te bejme nje dollar te forte,'' eshte shprehur Bush dje ne nje interviste dhene per televizonin Rus "RTR TV". Sakaq, komentet e Sekretarit te Thesarit John Snoe kete muaj kane bere qe valuta amerikane te koutohet rreth 21 per qind me pak ndaj euros ne krahasim me vitin e kaluar duke ndihmuar keshtu eksportuesit amerikane te shesin mallrat stok ne drejtim te Europes. Ndersa rritja e vlerave te euros i ka bere prodhuesit europiane pasive, nderkohe qe shume kompani europiane kane shtuar blerjet e produkteve amerikane per shkak te cmimeve me te ulta. Sakaq ne takimin e ministrave te Finances, Snoe tha se, vlera e dollarit ka qene nje loje e ndershme modeste. Nga ana e tij presidenti Bush eshte shprehur para gazetareve se, qendrimi i tij ne samitin e Frances do te jete per dollarin e forte. Megjithate do te jene jene tregjet ato qe do te vendosin per vleresimin ose jo te dollarit eshte shprehur Bush. ``Politika jone eshte dollari i forte dhe ne besojme ne politikat e mira fiskale dhe monetare, duke qene se jane faktoret qe do te cojne ekonomine amerikane ne rritje" eshte shprehur ai. Menjehere pas kesaj deklarate kane reaguar tregjet e kembimit ku dollari eshte vleresuar gati me 0,5 pike ndaj monedhes se perbashket, euro. Ndryshimet jane percuar menjehere edhe ne vendin tone. Ku nje dollar ka kushtuar dje 118,6 leke nga 118,3 qe ishte nje dite me pare. Ne tregjet nderkombetare nje euro kushtoi dje 1,17 usd nga 118 qe ishte nje dite me pare. Ne fakt analistet e ekonomise ne agjencite e lajmeve nderkombetare ekonomike e vleresojne renien e dollarit si pasoje e politikave te posacme qe ka ndjekur Rezerva Federale ne lidhje me normat e interesit. Te cilat jane me te ultat e 45 viteve te fundit me vetem 1,25 per qind. Ne Shqiperi renia e dollarit ka coroditur tregun imobilar, i cili tradicionalisht ka ofruar kontrata me valuten amerikane. Me renien e saj shume ndertues i kane kthyer kontratat e shitjes dhe te qerave per banesat ne euro. Nderkohe qe ne prespektiven afatgjate dollari mbetet monedha me e qendrueshme per shkak se, ekonomia e SHBA-se pavaresisht problemeve te fundit ka performance me te mire se ajo e Eurozones dhe Japonise.
    PAUCA SED MATURA

  3. #63
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    BQE ul interesat per euron, dje USD 120 leke
    Banka Qendrore Europiane mori vendimin dje per uljen e normave te interesit per euron ne 2 per qind nga 2,5 qe ishin me pare, duke synuar keshtu nje kompensim te hendekut qe eshte krijuar kete vit ndermjet kembimit te valutes amerikane, dollarit dhe euros. Ulja e normes se interesit nga BQE ne nivelet me te ulta qe prej vitit 1948 eshte pershendetur menjehere nga analistet e ekonomise, te cilet e kane vleresuar kete levizje te Guvernatorit Vim Dujsemberg si nje sinjal pozitiv per ekonomine e eurozones. Per shkak te kesaj situate ne tregjet boterore te kembimit eshte verejtur nje vleresim i menjehershem i valutes amerikane per shkak te spekullimeve me uljen e pritshme te normes se interesit nga BQE. Ne vijim te kesaj politike edhe Banka Qendrore Britanike eshte duke marre ne shqyrtim keto dite uljen e normes se interesit. Prej ketyre ndryshimeve ne tregun shqiptar dollari dje u vleresua nje pike ne kembim me monedhen vendase lekun duke kushtuar ne blerje 120 leke dhe ne shitje 121 leke. Vendimi i BQE erdhi menjehere pas Samitit te Evian ku nje pjese e diskutimeve te liderve te 8 vendeve me te zhvilluara u perqendrua ne veshtiresite qe kishte krjiuar ne ekonomine globale renia e dollarit. Rezerva Federale kete vit ka ndjekur nje politike monetare vetjake duke stimuluar renien e dollarit, i cili krijoi probleme serioze te eksportuesit europiane. Nderkoe qe Presidenti Bush eshte shprehur se, poltikat e se ardhmes synojne forcimin e dollarit.
    PAUCA SED MATURA

  4. #64
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dollari nis javen me humbje, dje 117,4 leke
    Valuta amerikane dollari e filloi javen me humbje ne tregun vendas te kembimit dhe ne ato nderkombetare. Ne agjencite e kembimit valutor nje dollar u ble dje 117,4 leke dhe u shit me 118,3 leke, ndersa nje euro u ble me 139,7 leke dhe u shit me 140,4 leke. Ndryshimet reflektojne nje qendrueshmeri te lekut ndaj valutave te huaja. Kjo situate sipas, eksperteve te ketij sektori do te vijoje edhe me tej gjate sezonit te veres per shkak te prurjeve te emigranteve dhe hyrjeve valutore prej sezonit turistik. Prurjet valutore pritet te rrisin oferten per valute e per rrjedhoje te ndikojne ne rritjen e kerkeses per leke, duke cuar ne rritjen e vleres se monedhes vendase.
    PAUCA SED MATURA

  5. #65
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Specialistėt e huaj pohojnė se monedha europiane do tė vazhdojė ngritjen e saj edhe gjatė muajve nė vazhdim

    Euro pėrmbys ēdo rekord pėrballė dollarit


    prof.ass. Adrian CIVICI

    Shumė ekonomistė dhe bankierė vlerėsojnė se monedha europiane mund ta kalojė dhe pragun e kėmbimit prej 1.21 dollarėsh nė muajt e ardhshėm, bile tė arrijė dhe kuotėn prej 1.30 USD. Ēfarė situatash mund tė provokojė njė fenomen i tillė pėr ekonominė dhe biznesin shqiptar ? Tė martėn e kaluar nė bursėn e New Jork-ut, ndėrkohė qė operatorėt e shumtė ekonomikė e financiarė preokupoheshin pėr shifrat shqetėsuese tė deficitit amerikan dhe tentativat pėr politika proteksioniste tė administratės Bush, euro “reagon” dhe arrin ndėrkohė njė raport kėmbimi 1 me 1,1973 dollarė amerikanė. Kjo tendencė nė ngritje vazhdon dhe gjatė gjithė ditės sė mėrkurė dhe kėtė radhė ėshtė bursa e Tokios qė regjistron shifrat 1 me 1,1979 dollarė. Po kėshtu dhe nė bursėn e Parisit, euro kėmbehet gjatė ditės me 1,1961 dollarė, duke thyer kėshtu rekordin e saj tė fundit tė 27 majit tė kaluar kur 1 euro u kėmbye me 1.933 dollarė. Qė nga lanēimi i parė i saj nė janar 1999, monedha europiane ka njohur njė progresion prej 2.55%. Vala e fundit e “temperaturės” sė euros ėshtė nė fakt njė vazhdim logjik i ecurisė disajavore, kur ditė pas dite euro avanconte nė nivelet 1 me 1.15 dhe sė fundi 1.18 dollarė tė premten e kaluar. Kalimi i kuotės prej 1.185 dollarė pėr 1 euro i dha njė shtytje akoma mė tė madhe lėvizjeve pėr rivlerėsimin e euros. “Shumė nga operatorėt e bursave mendojnė se dollari do tė vazhdojė tė ulet dhe prandaj shesin dollarė nė tregun financiar”, -deklaron Dennis Heidt, operator nė BNP Paris. Ndėrkohė, Stephen Gallager, ekonomist nė bankėn “Société Général” shprehet se “ky ishte njė fenomen qė tashmė pritej”. Sipas Gallager, lėvizjet e kėtyre ditėve tė fundit nė favor tė vlerėsimit tė euros u provokuan si pasojė e shifrave tė publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit nė lidhje me fluksin e kapitaleve tė huaja tė hyra nė SHBA gjatė muajit shtator 2003, si dhe nga mundėsitė eventuale qė administrata amerikane, qė gjykon se prodhuesit amerikanė tė tekstileve janė prekur nga importet masive kineze, tė imponojė kuota pėr importet e tekstileve si dhe barriera tė tjera tregtare pėr Kinėn. “Tregjet ndėrkombėtare janė shumė tė ndjeshme nė lidhje me politikat amerikane nė kuadrin e zgjedhjeve tė ardhshme presidenciale, dhe sidomos ato ngrenė shumė pikėpyetje nė lidhje me masat speciale qė mund tė ndėrmerren nė SHBA nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr tė stimuluar krijimin e vendeve tė reja tė punės”, -nėnvizon Gallager. Ndėrkohė tregjet ndėrkombėtare kanė reaguar negativisht javėn e kaluar ndaj konfirmimit tė SHBA pėr tė dėrguar nė Gjykatėn e Apelit verdiktin e Organizatės Botėrore tė Tregtisė (OBT) qė i gjykon si “ilegale mbitaksat amerikane tė aplikuara ndaj importeve tė ēeliqeve”. OBT i ka kėrkuar SHBA qė t’i suprimojė kėto mbitaksa, por ndėrkohė nuk shihet asnjė lėvizje nė kėtė drejtim, megjithėse kjo pritet tė jetė gjithashtu njė nga temat qė do tė diskutohen me kryeministrin Bler gjatė vizitės sė presidentit Bush nė Londėr. “Iniciativat proteksioniste amerikane i hapin rrugė reagimeve kundėrvepruese nga ana e vendeve tė tjera, dhe derisa ky problem tė zgjidhet, dollari mund tė vazhdojė tė jetė i pafavorizuar nė kėmbimet financiare ndėrkombėtare”, -vlerėson George Meillis, guvernator i bankės “Wells Fargo”. Njė tjetėr frikė e operatorėve tė tregjeve financiare ėshtė dhe ngadalėsimi i hyrjes sė kapitaleve nė SHBA, fenomen qė vė nė pikėpyetje zgjidhjen e ēėshtjes esenciale tė financimit tė deficitit amerikan, financim qė aktualisht realizohet nga blerja e bonove tė thesarit nga investitorė ndėrkombėtare, kryesisht japonezė e kinezė. Nga ana tjetėr, Departamenti i Thesarit amerikan ka njoftuar disa ditė mė parė se tė huajt kishin blerė gjatė muajit shtator 2003 vetėm 4.2 miliardė dollarė (3.57 miliardė euro) bono thesari apo tituj burse amerikane, njė shumė kjo shumė e vogėl nėse krahasohet me shifrat prej 49.9 miliardė dollarė (42.37 miliardė euro) tė muajit gusht, apo atė tė 76 miliardė dollarė (64.53 miliardė euro) tė investuara nė SHBA gjatė 6 -mujorit tė parė tė vitit 2003. Njė tjetėr pengesė pėr monedhėn e gjelbėr ėshtė dhe deficiti amerikan. “Ēdo herė qė dollari ndodhet nė situata presioni tė fortė, shumė njerėz dyshojnė pėr deficite akoma mė tė mėdha qė kanė lidhje me bilancin e pagesave apo deficitin e pėrgjithshėm buxhetor”, dhe kjo ndikon akoma mė shumė nė kėtė tendencė, nėnvizon Thomas Benfer, kambist nė Bankėn e Mont Real-it nė Kanada. Sot, investitorėt ndėrkombėtarė, por dhe njė numėr i madh amerikanėsh, preferojnė tė investojnė nė bursat europiane mė shumė se ato amerikane. Megjithėse perspektivat ekonomike nė Europė janė mė pak tė favorshme, Europa ju ofron atyre jo vetėm pėrqindje interesash mė tė larta, por dhe fitime nė bursė e tė ardhura suplementare si pasojė e efekteve tė pėrqindjeve tė kėmbimit. Perballė gjithė kėtyre vėshtirėsive qė duhet tė pėrballojė dollari amerikan, analistėt mendojnė se monedha europiane do ta vazhdojė ngritjen e saj dhe nė muajt nė vazhdim, megjithė periudha qetėsie tė pėrkohshme qė mund tė shfaqen nė bursat ndėrkombėtare. “Mund tė parashikohet qė euro tė arrijė shifrat 1 me 1.21 – 1.22 dollarė nė gjashtė muajt e ardhshėm”, -vlerėson Thomas Benfer. “Kjo nuk mė pengon tė mendoj se ekonomia amerikane do tė ecė mirė nė raport me ekonominė botėrore dhe qė perspektivat ekonomike tė SHBA janė shumė tė mira, por tregjet shpeshherė reagojnė nė sens tė kundėrt’,- nėnvizon Benfer. Kjo situatė e dollarit amerikan “natyrisht qė nuk ėshtė aspak favorizuese pėr eksportet europiane. Nėse euro kalon kufirin e kėmbimit 1 me 1.20 dollarė, ekonomia europiane mund tė gjendet pėrpara surprizave tė reja jo shumė tė lakmuara” tė cilat mund tė vėnė nė rrezik dhe tė asfiksojnė qė nė “vezė” ritmet e zhvillimit nė eurozonė, thekson Gallager. Dhe sipas parashikimeve nė perspektivė, 1 euro e barabartė me 1.30 dollarė ėshtė plotėsisht e imagjinueshme nė mes tė vitit 2004! Ndėrkohė eksportet amerikane “kushtojnė dhe do tė vazhdojnė tė kushtojnė mė lirė” dhe do tė bėhen gjithnjė e mė atraktive pėr operatorėt ndėrkombėtarė duke nxitur kėshtu njė reduktim tė mundshėm tė deficitit tregtar amerikan si dhe nxitjen e ekonomisė nėpėrmjet hapjes sė vendeve tė reja tė punės. Po kėshtu, rėnia e dollarit do tė rrisė artificialisht akoma mė shumė shkallėn e kompetivitetit tė ekonomisė kineze, e cila qė nga viti 1994 e ka lidhur monedhėn e saj me dollarin, megjithė presionet e administratės amerikane pėr ta shkėputur kėtė lidhje. Tė gjitha kėto zhvillime e fenomene pritet tė krijojnė konjuktura tė reja nė ekonominė dhe tregjet botėrore dhe tashmė vendet kryesore si SHBA, BE-ja, Japonia, Kina, Rusia, Kanadaja, Brazili, etj., kanė filluar tė pėrpunojnė strategjitė e pėrballimit te kėsaj situate. Nuk do tė ishte pa vend, qė edhe nė Shqipėri, institucionet dhe operatorėt pėrkatės tė pėrpunonin njė platformė tė pėrballimit tė zhvillimeve tė reja qė priten nė tregjet dhe ekonominė botėrore, duke ndihmuar kėshtu ekonominė dhe biznesin vendas qė tė orientohet mė mirė nė kėto situata jo shumė “dashamirėse” pėr vendet e vogla e ekonomitė e brishta.



    21/11/2003
    PAUCA SED MATURA

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    the beer should be strong, corrency not neccessarely!
    mateo

  7. #67
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Kursi i kėmbimit

    Leku fiton ndaj USD Dorėzohet ndaj euros



    Gjatė ditėve tė fundit tė muajit nėntor tė kėtij viti, leku njohu vlerėn maksimale nė kursin e kėmbimit me dollarin, duke u kėmbyer me 113.6 lekė. Nė Agjencitė Valutore tė Tiranės, dollari ka arritur vlerėn minimale kundrejt lekut, vlerė e cila, ėshtė ndėr mė tė ultat nė vitet e fundit. Kjo ėshtė hera e parė qė dollari bie nė tė tilla kuota tė ulta nė kursin e kėmbimit me lekun. Vlerėn mė tė lartė, dollari e ka arritur nė vitet 1997, kur njė dollar kėmbehej me 148 lekė, dhe nė vitin 1998 duke arritur nė kuotėn 150.6 lekė. Sipas ekspertėve tė bankave, forcimi i lekut, nuk ka ardhur si rrjedhojė e njė zhvillimi tė lartė ekonomik nė vend, por ėshtė reflektim i situatės nė bursat ndėrkombėtare, ku monedha e gjelbėr amerikane, ka rėnė nė nivele tė ulta. Gjatė gjithė muajit nėntor, euro ka fituar pikė ndaj dollarit nė bursat ndėrkombėtare, duke dhėnė efektet e veta dhe nė tregun e kėmbimit valutor vendas. Njė pjesė e mirė e transaksioneve tė shumė bizneseve, qė kryheshin deri para njė viti me dollarė, tani janė zėvendėsuar me euro. Kėtu pėrfshihen sektorėt e ndėrtimit, ku tė gjitha shitjet e apartamenteve tani, kryhen me euro. I njėjti fenomen ndodh nė Agjencitė ajrore dhe ato turistike, nė linjat e trageteve, etj, ku tė gjitha veprimet qė mė parė, kryheshin me dollarė, tani janė zėvendėsuar me euro. Monedha evropiane, vitin qė kaloi mori revanshin drejt forcimit, kundrejt dollarit dhe lekut nė vend. Nga njė vrojtim i bėrė nė periudhėn Janar-Dhjetor 2002, kur Euro hyri nė fuqi nė shtetet e eurozonės, nė tregjet e kėmbimit u forcua kundrejt dollarit dhe lekut. Ndėrsa nė fillim tė Janarit 2002, 1 USD blihej 136 lekė, 1 euro blihej 121 lekė. Periudha Maj-Qershor, u karakterizua nga njė forcim i dollarit nė kursin e kėmbimit me euron dhe me lekun, qė erdhi si pasojė e rritjes sė vlerės sė valutės amerikane nė bursat ndėrkombėtare. Mbas kėsaj periudhe, u vu re ngushtimi gradual i diferencės sė dollarit dhe euros nė kėmbimin me lekun. Kėshtu, nė datėn 1 Dhjetor 2002, 1 USD u ble 137 lekė dhe 1 euro u ble 136,6 lekė.
    PAUCA SED MATURA

  8. #68
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Sistemi Bankar
    Dollari amerikan “gremiset” nė nivele tė reja rekord ndaj euros

    Nė tregun e kėmbimit valutor tė kryeqytetit, njė dollar ėshtė blerė me 113.3 lekė dhe ėshtė shitur me 113.9 lekė






    Data (28-11-2003)

    Aida Korkuti

    “Fundoset” dollari amerikan. Nė seancat e djeshme tė tregjeve kryesore valutore monedha amerikane ka zbritur nė nivelet mė tė ulėta kundrejt monedhave mė kryesore. Dollari ka vazhduar tė ruajė nivele tė ulėta kundrejt euros, ndėrkohė qė tregtarėt vazhdojnė tė kenė dyshime ndaj zhvillimeve tė ekonomisė amerikane dhe ndaj financimit tė deficitit buxhetor. Rritja e mėtejshme ekonomike e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nuk ka bėrė asgjė pėr tė ndihmuar monedhėn amerikane. Ndėrkohė, nė tregjet valutore monedha e pėrbashkėt europiane ka arritur nė kuotėn 1.194 dollarė nė fillim tė seancės sė djeshme, pėr tė rėnė nė kuotėn 1.191 dollarė nė fund tė saj.
    Lėvizjet ndėrmjet monedhave nė tregjet ndėrkombėtare kanė dhėnė ndikimet e tyre edhe nė tregun shqiptar tė kėmbimit valutor. Gjatė dy javėve tė fundit raportet e kėmbimit tė monedhave kryesore, dollarit dhe euros, kundrejt lekut kanė ndjekur lėvizjet nė tregjet ndėrkombėtare. Dollari ka pėsuar rėnie tė konsiderueshme gjatė kėtyre ditėve kundrejt lekut, pėr tė arritur dje nivelin mė tė ulėt, atė tė 113.3 lekėve nė blerje. Nga ana tjetėr, euro ėshtė kėmbyer me 135.9 lekė, duke shėnuar njė rritje prej rreth 0.2 lekėsh krahasuar me njė ditė mė parė.
    Analistėt
    Shqetėsimet e vazhdueshme lidhur me deficitin e shtetit amerikan, lufta e mundshme tregtare me Kinėn dhe zhvillimet mė tė fundit nė Eurozonė kanė qenė disa nga arsyet qė kanė ēuar monedhėn amerikane nė nivelin mė tė ulėt nė kėto pesė vjet kundrejt stėrlinės dhe nivelin mė tė ulėt nė kėto tri javė kundrejt euros. Tregtarėt kanė vėnė re se kapitalet kanė qenė mjaft tė ulėta, ndėrkohė qė investitorėt janė treguar dyshues pėr tė mbajtur dollarin nė nivele tė larta pėrpara festave tė fundvitit. Mendohet se kėto festa mund tė sjellin njė rritje mosbesimi ndaj monedhės amerikane.
    Lidhur me problemin e rritjes sė ēmimeve nė fund tė vitit, Banka e Shqipėrisė ka ndėrmarrė njė fushatė pėr parandalimin e njė rritjeje artificiale tė ēmimeve pėr festat e fundvitit. Duke u bazuar nė politikėn e saj monetare lehtėsuese, ka qenė e pranishme nė tregun valutor duke blerė valutė tė huaj. Sipas raportit tė fundit tė kėsaj banke, blerja e valutės ka penguar mbiēmimin e lekut, duke rritur dhe likuiditetin nė treg gjatė nėntėmujorit tė kėtij viti.
    PAUCA SED MATURA

  9. #69
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Euro thyen rekordet historike
    Valuta amerikane, dollari ka pesuar kete jave nje kolpo ne vlerat e kembimit me euron pas nje pauze disa mujore. Shkak per renien vlerave te dollarit jane bere fillimisht atentatet ne Stamboll te Turqise, te cilat ndikuan si edhe ne raste te tjera te ngjashme negativisht ne besimin e investitoreve tek valuta amerikane. Dollari per shkak te kesaj situate humbi ne kembim me valutat kryesore diten e atentatit nje cent, ndersa rekordet u thyen nje dite me pare kur monedha e perbashket euro kushtoi per here te pare qe nga krijimi i saj 1.2 dollare. Keto ndryshime ne tregjet nderkombetare te kembimit nuk jane percjellur kete jave teresisht ne tregjet vendase. Ne agjencite vendase te kembimit eshte vene re nje dobesim i dollarit ndaj lekut me me shume se 2 pike gjate javes, nderkohe qe monedha e perbashket eshte kembyer me lekun thuajse ne te njetat kuota. Analistet e kembimit ne tregjet nderkombetare parashikojne nje rritje te euros ne muajt ne vazhdim ne kuoten e 1,25 dollare. Gjithashtu ata parshikojne qe euro te dobesohet atehere kur ekonomia amerikane te kete permiresuar rritjen ekonomike, dhe treguesit e tjere ekonomike qe mund te detyrojne Rezerven Federale te ngreje normen e interesit per dollarin.
    PAUCA SED MATURA

  10. #70
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Monedha e pėrbashkėt europiane nuk njeh mė kufij

    Nė tregjet ndėrkombėtare njė euro ėshtė kėmbyer me 1.20 dollarė, niveli mė i lartė qė nga viti 1999, kur euro ėshtė hedhur nė treg






    Data (01-12-2003)


    Monedha e pėrbashkėt europiane ka arritur nivele rekord kundrejt dollarit amerikan. Nė seancėn e fundit tė fundjavės sė kaluar euro shėnoi kuotėn e 1.20 dollarėve. Ky ėshtė niveli mė i lartė pėr kėtė monedhė kundrejt euros qė nga hedhja nė treg e saj, nė janar tė vitit 1999. Sipas analistėve tė huaj, euro mund tė arrijė deri nė 1.25 dollarė nė muajt e ardhshėm. Ndėrkohė, ndikimi i kėtyre lėvizjeve nė tregjet ndėrkombėtare ka qenė i menjėhershėm nė tregun valutor shqiptar. Dollari ka shėnuar njė vlerėsim tė menjėhershėm ndaj lekut. Gjatė fundjavės sė kaluar njė dollar ėshtė blerė me 112.5 lekė dhe ėshtė shitur me 113.2 lekė, ndėrsa euro ėshtė blerė me 134.5 lekė dhe ėshtė shitur me 135.5 lekė. Mundėsia e njė “lufte” tė mundshme tregtare me Kinėn dhe ankthi i faktorėve gjeopolitikė mendohet tė kenė disa nga arsyet qė kanė sjellė dobėsimin e monedhės jeshile jo vetėm kundrejt euro-s, por edhe kundrejt monedhave mė kryesore tė tregjeve ndėrkombėtare valutore. Ky dobėsim i dollarit amerikan ka ardhur pavarėsisht tė dhėnave pozitive qė kanė ardhur nga SHBA-ja.

    Parashikimet
    Sipas analistėve tė huaj, euro mund tė arrijė deri nė 1.25 dollarė nė muajt e ardhshėm. "Ne presim qė euro tė arrijė nė nivele mė tė larta nė momentin qė rigjenerimi i ekonomisė amerikane tė arrijė tė prodhojė mė shumė vende pune. Njė gjė e tillė do tė nxisė Bankėn Qendrore Amerikane (Fed) tė rrisė normat e interesit”, shprehet njė analist i MG Financial Group nė Nju-Jork.

    Analistėt
    Sipas analistėve, njė rritje e tillė e euros ka ardhur si rezultat i rritjes sė shqetėsimeve lidhur me financimin e deficitit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kjo rritje u mbėshtet dhe nga shenjat pozitive tė ardhura nga ekonomia e Eurozonės, qė tregonin pėr njė rritje tė mėtejshme ekonomike tė saj. Komisioni Europian ėshtė shprehur ditėt e fundit qė treguesit ekonomikė kanė arritur nė nivelet mė tė larta nė 18 muaj. Por, nga ana tjetėr, mjaft ekonomistė kanė paralajmėruar se njė forcim i mėtejshėm i euros mund tė “mbysė” shenjėn e parė tė rigjenerimit nė Eurozonė. "Nė lidhje me dollarin euro ėshtė vlerėsuar 15 pėr qind mė shumė kėtė vit. Njė gjė e tillė do tė ndikojė nė rigjenerimin e tė dhėnave ekonomike amerikane pėr vitin e ardhshėm”, shprehen analistėt e tregjeve ndėrkombėtare valutore.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  4. Euro apo dollari?! Cila monedhė ėshtė mė e sigurt?!
    Nga INDRITI nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2004, 18:35
  5. Dollari nė Tiranė?
    Nga PINK nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •