Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95

Tema: Dollari

  1. #81
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Adriatik Kotorri - 04/02/2005

    Dollari fillon ringritjen

    Vendimi i fundit i Bankės Qendrore Amerikane (FED) i ka dhėnė efektet menjėherė. Dje dollari amerikan shėnoi rritje tė vlerės sė tij si kundrejt lekut, nė tregun e brendshėm, ashtu edhe pėrkundrejt valutave kryesore, euro dhe jen, nė tregjet ndėrkombėtare


    Dita e djeshme ka shėnuar rritjen e vlerės sė dollarit amerikan pas mėse njė jave rėnie. Kėshtu, dje nė tregun shqiptar dollari amerikan u rrit me 0,22 pikė, duke u kėmbyer me 96,72 lekė pėrkundrejt 96,5 lekė qė ishte dy ditė mė parė. Kthesėn nė vlerėn e tij monedha e gjelbėrt nuk e ka shėnura vetėm nė tregun valutor shqiptar, por edhe nė tregjet ndėrkombėtare. Ka qenė pikėrisht vendimin i dy ditėve mė parė i Bankės Qendrore Amerikane (FED), i cili ka ndikur nė kėtė vlerėsim. Kėshtu, monedha e gjelbėrt ka rifilluar ngritjen kundrejt euros dhe jenit japonez. Ditėn e djeshme me njė euro mund tė bleje 1,2953 dollarė nga 1,3037 dollarė qė mund tė bleje dy ditė mė parė. Po nė tė njėjtėn mėnyrė u vlerėsua dollari kundrejt jenit. Kėshtu, me njė dollar dje nė tregjet ndėrkombėtare mund tė blehej 104,64 jen pėrkundrejt 103,65 jen qė mund tė blehej dy ditė mė parė.
    Rritja i normės sė interesit
    Dy ditė mė parė FED-i e rriti me 0,25 pikė normėn-bazė tė interesit pėr dollarin, duke e ēuar nė 2,5 pėr qind. Ėshtė pikėrish kjo rritje shkaku i vlerėsimit tė dollarit nė tregjet botėrore. Vendimi pėr rritjen e kėsaj norme u mor unanimisht nga tė gjithė anėtarėt e Komitetit Federal tė Tregut tė Hapur. FED-i njoftoi se rritja bėhet pėr tė kapur pozicionin e duhur mes rrezikut tė inflacionit dhe rritjes ekonomike tė dobėt. Lėvizja e fundit e normave tė interesit u krye mė 14 dhjetorin e kaluar. Kjo ėshtė rritja e tetė radhazi e normave-bazė tė interesit.
    Normat e interesit mbeten gjithsesi tė ulėta nė kėndvėshtrimin historik. Ekonomistėt shpjegojnė se normat neutrale tė interesit, pra, optimumi mes nevojės pėr rritje ekonomike dhe inflacionit tė ulėt, ėshtė niveli mes 3 dhe 4,5%.
    SHBA, bie ēmimi i obligacioneve qeveritare
    Rritja e normės-bazė tė interesit nga FED-i ka i dhėnė efektet e para nė vetė tregun amerikan. Tė parėt qė u prekėn nga kjo ngjarje ishin obligacionet e qeverisė amerikane. Kėshtu, nė tregun amerikan menjėherė dita e djeshme u mbyll me njė rėnie tė ēmimit tė obligacioneve qeveritare me afate 10 dhe 30- vjeēare.

  2. #82
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dollari vazhdon rritjen

    Funadjavėn e shkuar dollari e pa veten nė nivelet mė tė larta nė tre muajt e fundit. Konkretisht, dje njė euro ra nė 1,286 dollarė, kurs i cili pėr herė tė fundit ishte kuotuar nė 11 nėntor tė viti tė kaluar


    Dollari u vlerėsua pėr tė tretėn ditė rresht pėrkundrejt euros pas rritjes sė normės sė interesit nga FED dhe deklaratės sė shefit tė FED-it Alan Greenspan, sipas sė cilės, deficiti korrent amerikan mund tė ngushtohet.
    Monedha amerikane fitoi 1.3 pėr qind javėn qė shkoi. Kėshtu, me njė euro tani mund tė blesh 1.286 dollarė, kurs ky qė pėr herė tė fundit ėshtė kuotuar nė 11 nėntor tė viti tė shkuar. Ringritja e vlerės sė dollarit filloi qė nė 2 shkurt pas rritjes qė FED i bėri normės bazė tė interesit nė Amerikė. Aktualisht, norma bazė e interesit pėr dollarin ėshtė rritur 6 herė qė prej qershorit tė vitit tė kaluar duke kapur nivelin e 2.5 pėr qind, 05 pėr qind mė tė lartė se sa norma e monedhės europiane.
    Ndėrkohė, edhe nė tregun valutor shqiptar monedha amerikane ka vazhduar qė tė rifitojė pikė kundrejt lekut. Kėshtu, me njė dollarė aktualisht mund tė blesh 97 lekė nga 96.5 lekė qė mund tė blihej nė 2 shkurt.


    Greenspan, deficiti amerikan do tė ngushtohet
    Shefi i Bankės Qendrore amerikane Alan Greenspan, ka deklaruar ngushtimin e deficitit korrent amerikan. “Pėrveē presioneve tė tregut, tė cilat tentojnė qė tė stabilizojnė dhe ndoshta, nė periudha afatgjatė, tė zvogėlojnė deficitin korrent amerikan, ka shumė forca nė ekonominė e brendshme amerikane tė cilat janė orientuar nė po kėtė drejtim”, tha Greenspan nė nje konferencė organizuar nė fundjavė nė Londėr. Shefi i FED-it ndodhet nė Britaninė e Madhe pėr tė ndjekur takimin e ministrave tė Financave dhe guvernatorėve tė shtatė shteteve mė tė industrializuara.
    Deklaratat e mėparshme tė Greenspanit kanė pasur ndikimin e tyre nė vlerėn e dollarit amerikan. Kėshtu ai arriti qė tė zhvlerėsojė dollarin me 1 pėr qind kundrejt jenit dhe 0.5 pėr qind kundrejt euros pas njė deklarate bėrė mė 19 nėntor tė vitit tė kaluar nė kongresin e bankave europiane, mbajtur nė Frankfurt. Por ndėrkohė qė deklarata e atėhershme ndikoi nė zhvlerėsimin e dollarit, deklarata e fundit pėr ngushtimin e deficitit kombinuar me rritje e normės bazė tė interesit po ndikojnė nė njė rritje, nė dukje tė qėndrueshme, tė monedhės sė gjelbėrt.

  3. #83
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Financat

    "Biznesi" - 14/02/2005

    Kthehen shpresat pėr dollarin

    Nėse dollari do tė vazhdojė rrugėn qė ka nisur, atėherė edhe bankierėve shqiptarė do t’u duhet qė tė rrisin normat e interesit tė depozitave tė monedhės amerikane. Tregjet financiare janė nė pritje tė sė ardhmes sė dollarit, pjesė e sė cilės ėshtė edhe raporti i politikės monetare qė Alan Greenspan do tė paraqesė tė markurėn nė senat


    Rikthimi i shpresave pėr njė monedhė amerikane tė fortė ka detyruar edhe bankat e nivelit tė dytė qė tė mendojnė mė shumė pėr tė ardhmen. Zhvlerėsimi i dollarit ndaj monedhės vendase si dhe ndaj euros gjatė gjithė vitit qė lamė pas, ka bėrė qė nga ana e sistemit bankar tė ndėrmerren potika favorizuese nė drejtim tė kredive nė dollarė tė cilat ishin bėrė shumė tė vėshtira pėr tu dhėnė nė njė kohė nė tė cilėn monedha amerikane kishte humbur shumė terren duke sjellė vetem humbje pėr ata qė e kishin pronė tė tyre dhe njė ndjesi tė “mirė” pėr ata qė e kishin marrė borxh. Por historia e zhvlerėsimit tė dollarit duket se do tė harrohet shpejt, pasi monedha amerikane po fiton terren nė njė kohė kur edhe parashikimet janė tė mira pėr tė. Njė situatė e tillė favorizuese pėr monedhėn amerikanė pritet qė tė pėrforcohet edhe mė shumė gjatė kėsaj jave me raportin qė Alan Greenspan do tė mbajė nė senatin amerikan. Nga ana e Greenspan pritet qė tė bėhet njė paraqitje e raportit tė politikės monetare qė do tė ndiqet nga ana e FED-it pėr muajt nė vazhdim. Paraqitja e programit monetar pritet qė tė bėhet gjatė ditės sė mėrkurė nė senat dhe nė kėtė material do tė parashikohen edhe direktivat e ardhshme qė do tė ndiqen nė drejtim tė dollarit. Duket se lajmi pėr njė raportim tė politikės monetare nga ana e Greenspan nė senat, ka gjetur vėmendjen e madhe tė tregjeve financiare. Bursat ndėrkombėtare kanė rėnė nė qetėsi duke pritur deklarat e kreut tė FED-it, tė cilat priten tė jenė edhe vendimtare pėr fatin e monedhės amerikane.
    jithė ata qė kanė patur njė kredi nė dollarė kanė marrė njė dhuratė tė mirė gjatė kėtij viti nga ana e kursit tė kėmbimit, por duket se ka ardhur koha pėr tė bėrė edhe njėherė llogaritė. Kėstet e paguara tė kredive qė ata kanė marrė kanė qėnė tė skontuara me rreth 30%, duke bėrė qė dollari tė jetė i favorshėm pėr tu marrė borxh. Por nuk duket se do tė jenė kaq tė favorizuar kreditė nė dollarė qė janė lėvruar gjatė kėtyre muajve nė tė cilėt kursi i kėmbimit ka qėnė thajse nė nivelet mė tė ulta tė cilat monedha amerikane ka pėrjetuar gjatė kėtyre dekadave tė fundit. Nėse dollari do tė fillojė qė tė fitojė nė mėnyrė tė ndjeshme terren ndaj monedhės vendase lek si dhe ndaj monedhės europiane euro, atėherė nga ana e bankave tė nivelit tė dytė pritet qė tė ketė njė pėrshtatje tė normave tė interesit tė cilat do ti referohen edhe tregjeve ndėrkombėtare. Nga ana e Rezervave Federale janė mėrrė nisma tė cilat kanė ēuar nė rritjen e nivelit tė interesave tė monedhės ameriakane. Rritja e fundit prej rreth ēerek pike ka treguar se politika e autoritetit qėndror tė Shteteve tė Bashkuara ėshtė nė drejtim tė mbrojtjes sė monedhės vendase nga zhvlerėsimet e mėtejshme. Nga ana e specialistėve tė politikave ekonomike, qėndrimet nė drejtim tė ecurisė sė monedhės amerikane janė tė ndara nė drejtime tė ndryshme. Njė pjesė e tyre janė tė mendimit se Komitetit Federal i Tregut tė Hapur ka shumė pak mundėsi qė tė ndikojė nė mėnyrė tė ndjeshme nė fatin e mėtejshėm tė monedhės amerikane. Ndėrsa, nga ana tjetėr njė pjesė tjetėr besojnė se nė kėtė drejtim FED ka njė rol tė rėndėsishėm, madje deēiziv nė pėrcaktimin e fatit tė monedhės sė gjelbėr. Por tashmė njė gjė ėshtė e sigurt. Nėse monedha amerikane do tė ketė njė vlerėsim real duke ardhur nė nivelet e para njė viti, atėherė edhe nga ana e bankave tė nivelit tė dytė nė vend mund tė pritet qė tė ketė njė reagim nė drejtim tė politikave tė interesave. Lėvizjet e fundit tė bėra nga ana e FED-it kanė njė arsye mė shumė qė nga ana e bankave tė ketė njė lėvizje pozitive nė drejtim tė interesave tė depozitave tė monedhės amerikane. Megjithatė “fati’ i dollarit duket se nuk ėshtė pėrcaktuar ende dhe atyre qė kanė nė llogaritė e tyre monedhėn amerikane do tu duhet qė tė presin akoma pėr ti dhėnė fund dilemave tė sė ardhmes sė dollarit.

  4. #84
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dollari vazhdon te jete ulet, dhe stereotipi i ekonomisteve ne pergjithesi eshte qe kjo ndihmon ekonomine amerikane, ne kurriz te atyre Europiane. Psh imazhii i ekonomise gjermane eshte ai i "the sick man of Europe!"

    Megjithate, sa i vertete eshte ky stereotip, ne rastin e Gjermanise, ne vecanti. Si mund te jete ekonimia me ngritje me te ulet nje investim i mire?

    Komentatoret gjithmone mrekullohen nga prodhimi dhe perfitimet e firmave amerikane si rrjedhoje e manovrave te tyre te uljes se kostos. Por firmat gjermane kane bere te njejten gje. Dhe nqs llogariten ne te njejtat baza, rritja e prodhimit ne Gjermani qe nga 1995 eshte e e njejte me ate te US. Rroga ne Gjermani eshte ngritur me rritem me te vogel, gje qe ben qe kostoja per/unit e punes te jete ulur. Si rrjedhoje, real trade exchange-rates eshte rritur vetem 4%, qe ne 2002, edhe pse vlera e euros vazhdon te jete larte me ate te dollarit.

    Per me teper, eksportet gjermane jane rritur tre here me shume se eksportet e US. Gjermania eshte i vetmi vend nga G7, qe ka rritur pjesen e tyre te eksportit boteror, ne 5 vitet e fundit, periudhe kjo e karakterizuar nga kompeticioni mjaft i ashper me eksportet ne rritje te Kines. Nderkohe qe ai i US eshte ulur nga 14% ne 11%.

    Atehere si shpjegohet qe ekonomia ne pergjithesi nuk po rritet me % me te larta? Kjo vjen nga shpenzimet e dobeta te konsumatoreve gjermane, si rrjedhoje e uljes se rrogave reale, frike per humbjen e punes, dhe prerje te programeve sociale. Konsumatoret gjermane harxhojne me pak, dhe kursejne me shume. Ne krahasim me me pak se 1% qe kursejne familjet amerikane, ato gjermane kursejne 11% te te ardhurave. Keshtu per afatin e shkurter, ekonimia
    gjermane "do vuaj" pak.

    Qeveria amerikane shpenzon me shume, deficiti buxhetor eshte 6% , ne krahasim me Gjermanine qe ka 3% surplus. Pa rritur kursimet, investimet amerikane do t'i kene duart te lidhura ne nje te ardhme, ndersa ato gjermane, tashme ne rritje, do kene shume me teper liri veprimi/veprimtarishe.

    PS: u kerkoj te falur moderatoreve qe ca fjale jane ne anglisht, por fatkeqesisht (fatmiresisht....lol) kam studiuar ekonomi vetem ne US, keshtu qe disa terma ne shqip nuk i di.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    40
    Ne Money Market ose ndryshe ne Tregun E parase ose ne Bursen Boterore te Parase ne dealing ndiqen 2 taktika:
    Teorike dhe Teknike (tenchicals).
    Teorike jane info me te fundit te ekonomive boterore, si ppi, ppe, current account, pmi, jobbles, dhe mbi te gjitha Interest Rate.
    Lajmi me i fundit vjen nga UK ne mbledhjen e Fundit te BOA (banka qendrore e anglise) u arrit nje vendim 8 me 1 ( duhej te ishte nje vendim unanim qe norma e interesit te mos ndryshonte. kjo sipas shume ekonomisteve mund te coj ne ndryshimin e normes se interesit te UK duke e ulur ate me 0.25 pike kjo sepse uk po njeh nje inflacion zero ne kete moment.
    nje lajm qe e beri me pak te preferueshem gbp (dt. 21.12.05) duke sjelle nje renie te saj. Pra mendoj se do krijohet nje pozicion nga ekonomistet pra renie e lehte e gbp deri ne ndryshimin e normes , dhe kjo duhet pare me kujdes (nuk eshte e thene qe te ndryshoje).
    Technicals:
    Jane gjashte pozicione qe deal merr:
    3 Ressitanc (rezistenca)
    3 Suporte (mbeshtetje)
    Dhe krijojne nje vale prej 5 levizjesh 3 perparuese 2 korektuese.
    Tenchincals jane shume me te mira per tu perdorur per ne afatshkurter dhe me nje perqindje te larte saktesie por duhet te kihet parasysh qe asnjehere nuk mund te jesh 100 % i sakte. Risku eshte mbi ty.
    Nje parashikim ne nje periudhe 2 mujore:
    Nqs eur/usd nuk zbret poshte 1.1679 atehere ai do shkoje drejt 1.2420 por nqs zbret poshte 1.1679 do shkoje ne nje tjeter pike mbeshtetje qe eshte 1.1085 kjo ngelet per tu pare ne muajt ne vazhdim. pra qe mund te ndodhe kjo mund te duhet deri ne mars kur BOE do te vendose se cfare do beje per normen e interesit te Bashkimit Europian.

  6. #86
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Dollari, nė rėnie tė vazhdueshme

    Nė tregun vendas tė kėmbimit valutor, dollari amerikan ka pėsuar sėrish rėnie ndaj lekut, me gjithė qėndrueshmėrinė ndaj euros. Njė dollar ėshtė kėmbyer me 94,16 lekė, nė krahasim me 94,42 lekė qė kėmbehej tė hėnėn, duke e ēuar nė gati 9% zhvlerėsimin e monedhės sė gjelbėr amerikane dhe duke shėnuar kursin e ri mė tė lartė tė lekut ndaj dollarit, qė nga fundi i vitit 2004, kur pėr njė periudhė tė shkurtėr 3-javore, para dhe gjatė festave tė fundvitit, dollari ra deri nė afro 91 lekė, nė krahasim me 96,5 lekė qė kėmbehej nė 12 dhjetor.

    Pas Vitit tė Ri, dollari nė atė periudhė u ringrit deri nė gati 99 lekė. Monedha e pėrbashkėt europiane, ndėrkohė, ka fituar disa pikė duke u kuotuar nė 123,81 lekė, nga 123,77 lekė qė kėmbehej tė hėnėn, duke qėndruar nė thuajse tė njėjtat pozita, prej mė shumė se 10 ditėsh. Pėr muajin dhjetor parashikohet njė rėnie e lehtė e euros ndaj lekut, pėr shkak tė rritjes sė ofertės sė eurove nė treg, nga ardhja e pritshme e emigrantėve nga vendet e eurozonės. Franga zvicerane ka qenė e qėndrueshme ndaj lekut, si edhe nė tregjet ndėrkombėtare, duke u kėmbyer me 78,08 lekė, nga 78,1 lekė tė hėnėn, duke qėndruar afėr nivelit maksimal tė kursit ndaj lekut, qė nga fillimi i muajit gusht.

    Paundi ka fituar 15 pikė, duke u kėmbyer me 182,67 lekė, nga 182,52 lekė qė kėmbehej nė fillim tė kėsaj jave. Forcimi i monedhės britanike, ka ardhur pėr shkak tė bazave tė forta tė ekonomisė tė ishullit dhe pritjeve pėr njė rritje tjetėr tė normės sė interesit, qė edhe tani qėndron nė nivele tė larta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #87
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dollari, renia me e madhe ne 36 vite

    Monedha vendase, leku, ka njohur dje renien me te madhe historike ne kembim me euron dhe eshte vleresuar ne raport me dollarin. Me kursin fiks te bankave nje dollar ka kushtuar dje vetem 92. 6 leke dhe nje euro 126.3 leke, nga 125.8 qe ishte javen e kaluar. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor shpjegojne se, situata ne tregun vendas te kembimit eshte pasoje e levizjeve ne tregun nderkombetar, ku dollari amerikan shenoi rekordet e renies ne kembim me euron, pas publikimit te te dhenave se, ekonomia e SHBA, me e madhja e botes, ka rene me shume se parashikimet. Nje dollar ne tregun nderkombetar ka kushtuar nje dite me pare 1.368 cent nga 1.36 qe ishte ne fillim te javes.

    Renia e USD, si ndikon ne ekonomine vendase

    Humbjet dhe perfitimet e ekonomise shqiptare nga nencmimi i dollarit jane gjithnje e me te vogla, qe prej futjes ne qarkullim te euros. Shqiperia mbi 75 per qind te marredhenieve tregtare i ka me vendet e Bashkimit Evropian dhe nje vleresimin ose zhvleresimin e euros do te sillte pasoja si ne rritjen e cmimeve, deficitin tregtar dhe ne tregues te tjere. Nderkohe qe pothuajse te gjitha transaksionet qe dikur beheshin me dollarin amerikan tani behen me euro dhe ne kete kendveshtrim, vleresimi apo zhvleresimi i dollarit nuk sjell risk te madh. Gjithashtu, gjithnje e me shume kursimet ne banka po orientohen drejt euros. Ne kete kontekst ekonomia shqiptare nga nje dollarizim i skajshem po shkon drejt nje eurorizimi te skajshem. Mirepo, mbicmimi ose nencmimi i dollarit do te kete pasoja ne rezevat valutore te vendit, nje pjese e te cilave jane te trupezuara dhe te ruajtura ne bankat e huaja ne valuten amerikane.

    Mirepo nje dollar me i ulet do te thote me pak fitime per ata qe ruajne kursimet e tyre ne dollare dhe me pak shpenzime per ato qe i kane kredite ne dollare.

    USD, ja renia ne raport me valutat kryesore

    Rezera Federale, qe eshte ne rolin e bankes qendrore ne SHBA, perllogariti dje se valuta e gjelber eshte dobesuar ndjeshem kete jave ne raport me monedhat e tjera, duke arritur nivelin me te ulet te 36 viteve te fundit.

    “Tregu eshte negativ per dollarin, tani qe edhe raporti i renies ekonomike ne SHBA do te shtyje njerezit te shesin dollar”, tha Robert Fullem, specialist kembimesh ne Tokyo Mitsubishi-Bank ne New York, cituar nga agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg”.

    Dollari amerikan ka rene 16 per qind kundrejt euros, qe nga viti 1999. Valuta amerikane gjithashtu ka rene 20 per qind kundrejt paundit britanik, 36 per qind kundrejt monedhes australiane, 40 per qind kundrejt monedhes se Zelandes se Re dhe 38 per qind kundrejt dollarit kanadez.

    Renia e dollarit eshte nje perfitim per disa kompani amerikane te tilla si, McDonald's Corp, pasi te ardhurat e saj, te shprehura ne dollare, pesojne rritje.

    Kompanite evropiane, nderkohe do te ndeshen me problemet e eksportit te mallrave te tyre. Per shkak te euros se forte ato jane me te konkurrueshme ne tregjet globale.

    Rezerva Federale nga ana e saj ka mbajtur normen baze te interesit 5.25 per qind, qysh nga qershori, nderkohe qe Banka Qendrore Evropiane ka rritur interesin baze me 0.25 per qind duke e cuar ate ne 3.75 per qind muajin e kaluar.

    Renia e USD, lajme jo te mira per ekonomine e Evropes

    Forcimi i dollarit ne kuotat aktuale ndaj euros do te krijoje probleme me ekonomine evropiane. Zyrtare te Bankes Qendrore Evropiane jane shprehur se, mbicmimi i euros ndaj dollarit nuk eshte aspak favorizues per ekonomine e vendeve te eurozones. Nje vleresim ne nivelet aktuale, sipas eksperteve, do te sillte ikjen e kapitaleve nga Europa ne SHBA dhe do krijonte disbalanca ne tregtine e jashtme. Nje dollar i ulet ndihmon thithjen e investimeve ne SHBA dhe rritjen e eksporteve. Te dy keto faktore ndihmojne ne permiresimin e bilancit tregtar. Analiste ne tregjet nderkombetare vleresojne se, renia e dollarit nuk po bazohet ne zhvillimet ekonomike ne SHBA, pasi treguesit ekonomike qe lidhen me punesimin, inflacionin, konsumin dhe fuqine blerese ne SHBA jane ne permiresim. Po keshtu ekonomia amerikane ze rreth 25 per qind te GDP boterore, cka e ben monedhen e ketij vendi mjaft te konkurrueshme ne tregjet boterore.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #88
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Renia e USD, kursehen 2 milione dollare borxh i jashtem

    Ne muajit e pare te vitit 2007, buxheti i shtetit ka kursyer rreth 300 milione leke per pagesa te borxhit te jashtem. Shkak forcimi i lekut ndaj dollarit amerikan

    Blerina Hoxha

    Qe nga fillimi i vitit buxheti i shtetit ka kursyer mbi 3 milione dollare, qe ishin llogaritur per te shlyer borxhin e jashtem. Nga kjo shume 200 milione leke jane kursime nga interesat dhe 100 milione leke te tjera nga ripagesat e borxhit te jashtem.

    Ekspertet ne financa shpjegojne se, shkak per kursimet ne shlyerjen e detyrimeve te jashtme eshte bere ulja e vleres se dollarit. Nje pjese te konsiderueshme te borxhit te jashtem vendi yne e ka me dollare amerikane. Duke qene se, vlera e kesaj valute kete vit eshte ulur ne kembim me lekun, qeveria ka mundesi qe me te njejten sasi lekesh te bleje me shume dollare per te shlyer detyrimet e saj me boten. Nencmimi i dollarit amerikan keto dy vitet e fundit i ka sjelle lehtesime buxhetit te shtetit ne vecanti per shlyerjen e borxheve. USD eshte zhvleresuar ne raport me lekun gati 30 per qind, dukuri kjo qe perkthehet ne perfitimet per shlyerjen e huave qe qeverite shqiptare, nder vite, kane marre ne vendet e tjera. Edhe ditet e fundit monedha vendase, leku, eshte vleresuar ne raport me dollarin. Me kursin fiks te bankave nje dollar ka kushtuar dje vetem 92. 6 leke nga 96 qe ishte ne fillim te vitit. Nderkohe qe Ministria e Financave i ka bere llogarite per shpenzimet e buxhetit per borxhin me 98.1 leke.

    Borxhi i jashtem i Shqiperise eshte rritur ne menyre graduale nga rreth 347. milion dollare, qe ishte ne vitin 1997, ne rreth 1.4 miliard dollare ne vitin 2006. Po te veme re raportin ndermjet borxhit te jashtem dhe Prodhimit te Brendshem Bruto, ky indikator eshte ulur nga rreth 21,8 % ne vitin 2002 ne rreth 16,81 % ne vitin 2005.

    Ky nivel tregon se Shqiperia ka ende nje nivel te ulet te shkalles se detyrimit me jashte dhe brenda kufijve normale per nje vend ne tranzicion.

    Ne perberjen e stokut te borxhit te jashtem, sipas kreditoreve, nga kreditoret shumepalesh vendin e pare e ze Banka Boterore, me total kredish prej 679.4 milion dollare dhe pas saj BEI me 89.9 milion dollare. Me pas vijne BERZH, IFAD etj. Nga kreditoret dypalesh vendin e pare e ze Italia, pas saj Gjermania, Japonia dhe Kuvajti.

    Nga ana tjeter, Ministria e Financave ka bere gati nje strategji per shlyerjen per borxhin ne teresi, e cila llogaritet te shtrihet per zbatim deri ne vitin 2009.

    Koha Jone
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #89
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Java e rritjes sė dollarit dhe uljes pėr euron

    Kjo javė ka shėnuar rritje tė Dollarit Amerikan dhe ulje tė dukshme tė Euros. Kėshtu sipas tė dhėnave zyrtare tė kursit tė kėmbimit, pėr javėn qė lamė pas vihet re, se Dollari Amerikan ėshtė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme, rritje e cila ka ndodhur gradualisht gjatė ditėve qė lamė. Nė kėtė mėnyrė, Dollari ėshtė shitur nė kėmbim tė lekut vendas, nė fillim tė javės me 92.30, duke u shėnuar rritje nė vazhdim me 92.63 dhe ditėn e djeshme Dollari ėshtė shitur nė treg me 93.0, diferencė e cila dėshmon rritje tė ndjeshme. Ndėrsa, Euro ėshtė shitur dje nė tregun shqiptar me 125.5 dhe kjo vlerė e Euros ka ardhur nė rritje nga dy ditė mė parė, kur shitej me 125,25. Megjithatė, Monedha Evropiane, gjatė javės qė shkoi ka patur rėniė nė tregun e vendit, pasi ditėn e mėrkurė Euro ėshtė shitur me 125, 41 dhe njė ditė mė vonė, vlera e tij ka zbritur me 0.05, pra ėshtė kėmbyer nė lekė me 125.36. Po ashtu ditėn e premte, Monedha Evropiane ėshtė kėmbyer nė treg me 125.25, duke shėnuar njė diferencė vlere tė shitjes prej 0.11. Ndėrkaq, gjatė javės qė kaloi edhe Franga Zviceriane dhe Paundi Britanik, si tė shitur nė masė nė treg, kanė pėsuar ndryshime tė dukshme nė vlerėn e shitjes. Ditėn e djeshme Franga ėshtė shitur me 76.40 dhe Paundi me 185.60.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #90
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Po ju ripostoj nje shkrim timin ne kete teme qe daton qe ne Nentor te 2004-es.

    Nderkohe rritja e djeshme e EUROs ka pas si shkak kryesor deklaraten e bere nga zdhenesi i Bankes Qendrore Ruse se ne mbledhjen e ardhshme do te diskutojne per uljen e rezervave e dollarit ne kete banke, shembullin e te ciles mund ta ndjeki dhe Kina e cila sipas agjensise Bloomering ka nje rezerve dollari prej 514,5miliarde dollare .

    Pervec kesaj nje sere kompanishe Evropiane kane forcuar pozicionin e tyre ne burze pas 3 dite uljeje. Megjithe vleresimin e EUROS dhe shtrenjtesimin e naftes ato jane paraqitur optimiste per rritje fitimi. Indeksi Evropjan i marre sebashku Dow Jones Stoxx 600 eshte rritur me 0,6% ose 247,8 pike dhe EuroStox50 eshte forcuar me 0,5%.
    Ndersa ne krahun tjeter kompanite amerikane kane humbur si rrjedhoje e rritjes se cmimit te naftes.

    Per mendimin tim ekonomia amerikane po mundohet te mbylli vrymat e shkaktuara nga vitet e kaluara si rrjedhoje e futjes ne borxh te shtetit vete, kompanive si dhe qytetareve. Pra aty ka pas nje optimizem te pabaza i cili ka per te perfunduar me nje krize si ajo e vitit 1929 kur amerikanet blenin aksione jo duke paguar leke, por me borxhe.
    Kjo pak a shume eshte njesoj me firmat piramidale.
    PAUCA SED MATURA

  11. #91
    Dollari vazhdon te forcohet pasi kriza financiare po perhapet edhe en Europe

    1 euro - $1.2842
    1 paund - $1.6382

  12. #92
    Pėr njė Shqipėri tė madhe Maska e ment
    Anėtarėsuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Usd Eur
    1 Usd = 0.78077
    URIME FITOREN PDK

  13. #93
    SHBA me paketė tė re stimuluese

    Banka qendrore e Amerikės, Rezerva Federale, ka bėrė tė ditur edhe njė tjetėr paketė qindra miliardėshe pėr tė stimuluar ekonominė e vendit.
    Ajo do tė injektojė 600 miliardė dollarė nė ekonomi nga mesi i vitit tė ardhshėm, njė politikė e njohur nė anlgisht me termin 'quantitative easing'.

    Kjo deklaratė vjen pas rezultatit tė zgjedhjeve tė mesmandatit kėtė javė, ku presidenti Obama humbi shumicėn nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve.

    Presidenti Obama tha se rezultati i zgjedhjeve tregonte se populli amerikan ishte i pakėnaqur me ritmin me tė cilin po rimėkėmbej ekonomia amerikane.

    Rob Carnell, ekonomist i grupit bankar ING, tha pėr BBC-nė se njė paketa e mėparshme e stimulimit tė ekonomisė nuk ka sjellė pėrmirėsime.

    'Ajo qė pamė ėshtė se vlera e dollarit ra dhe mendoj se do tė ketė rėnie tė mėtejshme si rezultat i kėsaj pakete tė re, por pamė se tregjet financiare shėnuan rritje. Njė pjesė e kėtyre parave futen nė ekonomi, tė tjerat pėrdoren pėr blerjen e pronave dhe aksioneve, ndaj tregu i aksioneve rritet paksa, por jo shumė', tha zoti Carnell.

    Ndėrkohė, tregjet aziatike shėnuan rritje pas lajmit tė Rezervės Federale.

    Indeksi japonez shėnoi rritje prej 2 pėr qind.

    Pati rritje edhe nė Korenė e Jugut, Australi, Singapor e Tajvan.

    Analistėt thonė se shpresohet qė ky lajm tė inkurajojė njerėzit, sidomos kompanitė e mėdha, qė tė shpenzojnė mė shumė.

    BBC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #94
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    SHBA me paketė tė re stimuluese

    Banka qendrore e Amerikės, Rezerva Federale, ka bėrė tė ditur edhe njė tjetėr paketė qindra miliardėshe pėr tė stimuluar ekonominė e vendit.
    Ajo do tė injektojė 600 miliardė dollarė nė ekonomi nga mesi i vitit tė ardhshėm, njė politikė e njohur nė anlgisht me termin 'quantitative easing'.

    Kjo deklaratė vjen pas rezultatit tė zgjedhjeve tė mesmandatit kėtė javė, ku presidenti Obama humbi shumicėn nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve.

    Presidenti Obama tha se rezultati i zgjedhjeve tregonte se populli amerikan ishte i pakėnaqur me ritmin me tė cilin po rimėkėmbej ekonomia amerikane.
    Rob Carnell, ekonomist i grupit bankar ING, tha pėr BBC-nė se njė paketa e mėparshme e stimulimit tė ekonomisė nuk ka sjellė pėrmirėsime.

    'Ajo qė pamė ėshtė se vlera e dollarit ra dhe mendoj se do tė ketė rėnie tė mėtejshme si rezultat i kėsaj pakete tė re, por pamė se tregjet financiare shėnuan rritje. Njė pjesė e kėtyre parave futen nė ekonomi, tė tjerat pėrdoren pėr blerjen e pronave dhe aksioneve, ndaj tregu i aksioneve rritet paksa, por jo shumė', tha zoti Carnell.

    Ndėrkohė, tregjet aziatike shėnuan rritje pas lajmit tė Rezervės Federale.

    Indeksi japonez shėnoi rritje prej 2 pėr qind.

    Pati rritje edhe nė Korenė e Jugut, Australi, Singapor e Tajvan.

    Analistėt thonė se shpresohet qė ky lajm tė inkurajojė njerėzit, sidomos kompanitė e mėdha, qė tė shpenzojnė mė shumė.

    BBC
    Thank you!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    SHBA me paketė tė re stimuluese

    Banka qendrore e Amerikės, Rezerva Federale, ka bėrė tė ditur edhe njė tjetėr paketė qindra miliardėshe pėr tė stimuluar ekonominė e vendit.
    Ajo do tė injektojė 600 miliardė dollarė nė ekonomi nga mesi i vitit tė ardhshėm, njė politikė e njohur nė anlgisht me termin 'quantitative easing'.

    Kjo deklaratė vjen pas rezultatit tė zgjedhjeve tė mesmandatit kėtė javė, ku presidenti Obama humbi shumicėn nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve.

    Presidenti Obama tha se rezultati i zgjedhjeve tregonte se populli amerikan ishte i pakėnaqur me ritmin me tė cilin po rimėkėmbej ekonomia amerikane.

    Rob Carnell, ekonomist i grupit bankar ING, tha pėr BBC-nė se njė paketa e mėparshme e stimulimit tė ekonomisė nuk ka sjellė pėrmirėsime.

    'Ajo qė pamė ėshtė se vlera e dollarit ra dhe mendoj se do tė ketė rėnie tė mėtejshme si rezultat i kėsaj pakete tė re, por pamė se tregjet financiare shėnuan rritje. Njė pjesė e kėtyre parave futen nė ekonomi, tė tjerat pėrdoren pėr blerjen e pronave dhe aksioneve, ndaj tregu i aksioneve rritet paksa, por jo shumė', tha zoti Carnell.

    Ndėrkohė, tregjet aziatike shėnuan rritje pas lajmit tė Rezervės Federale.

    Indeksi japonez shėnoi rritje prej 2 pėr qind.

    Pati rritje edhe nė Korenė e Jugut, Australi, Singapor e Tajvan.

    Analistėt thonė se shpresohet qė ky lajm tė inkurajojė njerėzit, sidomos kompanitė e mėdha, qė tė shpenzojnė mė shumė.

    BBC
    dmth po iken prape dollari per "wool",

    qenka per me bo pushimet ne usa medek tani...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Fabula dhe gazmore
    Nga Xhexho nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 10:49
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Nga Cumcakizi tek dollari, inflacioni i mashtrimit per seks.
    Nga R2T nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 18:46
  4. Euro apo dollari?! Cila monedhė ėshtė mė e sigurt?!
    Nga INDRITI nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2004, 18:35
  5. Dollari nė Tiranė?
    Nga PINK nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •