Adriatik Kotorri - 04/02/2005
Dollari fillon ringritjen
Vendimi i fundit i Bankės Qendrore Amerikane (FED) i ka dhėnė efektet menjėherė. Dje dollari amerikan shėnoi rritje tė vlerės sė tij si kundrejt lekut, nė tregun e brendshėm, ashtu edhe pėrkundrejt valutave kryesore, euro dhe jen, nė tregjet ndėrkombėtare
Dita e djeshme ka shėnuar rritjen e vlerės sė dollarit amerikan pas mėse njė jave rėnie. Kėshtu, dje nė tregun shqiptar dollari amerikan u rrit me 0,22 pikė, duke u kėmbyer me 96,72 lekė pėrkundrejt 96,5 lekė qė ishte dy ditė mė parė. Kthesėn nė vlerėn e tij monedha e gjelbėrt nuk e ka shėnura vetėm nė tregun valutor shqiptar, por edhe nė tregjet ndėrkombėtare. Ka qenė pikėrisht vendimin i dy ditėve mė parė i Bankės Qendrore Amerikane (FED), i cili ka ndikur nė kėtė vlerėsim. Kėshtu, monedha e gjelbėrt ka rifilluar ngritjen kundrejt euros dhe jenit japonez. Ditėn e djeshme me njė euro mund tė bleje 1,2953 dollarė nga 1,3037 dollarė qė mund tė bleje dy ditė mė parė. Po nė tė njėjtėn mėnyrė u vlerėsua dollari kundrejt jenit. Kėshtu, me njė dollar dje nė tregjet ndėrkombėtare mund tė blehej 104,64 jen pėrkundrejt 103,65 jen qė mund tė blehej dy ditė mė parė.
Rritja i normės sė interesit
Dy ditė mė parė FED-i e rriti me 0,25 pikė normėn-bazė tė interesit pėr dollarin, duke e ēuar nė 2,5 pėr qind. Ėshtė pikėrish kjo rritje shkaku i vlerėsimit tė dollarit nė tregjet botėrore. Vendimi pėr rritjen e kėsaj norme u mor unanimisht nga tė gjithė anėtarėt e Komitetit Federal tė Tregut tė Hapur. FED-i njoftoi se rritja bėhet pėr tė kapur pozicionin e duhur mes rrezikut tė inflacionit dhe rritjes ekonomike tė dobėt. Lėvizja e fundit e normave tė interesit u krye mė 14 dhjetorin e kaluar. Kjo ėshtė rritja e tetė radhazi e normave-bazė tė interesit.
Normat e interesit mbeten gjithsesi tė ulėta nė kėndvėshtrimin historik. Ekonomistėt shpjegojnė se normat neutrale tė interesit, pra, optimumi mes nevojės pėr rritje ekonomike dhe inflacionit tė ulėt, ėshtė niveli mes 3 dhe 4,5%.
SHBA, bie ēmimi i obligacioneve qeveritare
Rritja e normės-bazė tė interesit nga FED-i ka i dhėnė efektet e para nė vetė tregun amerikan. Tė parėt qė u prekėn nga kjo ngjarje ishin obligacionet e qeverisė amerikane. Kėshtu, nė tregun amerikan menjėherė dita e djeshme u mbyll me njė rėnie tė ēmimit tė obligacioneve qeveritare me afate 10 dhe 30- vjeēare.
Krijoni Kontakt