Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 137 prej 137
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Mos u versulni keshtu se nuk e dija se ishin ushtare dhe as nuk u specifikua me perpara. Thjesht u tha se ishin serbe.

    Flm per informimin.

    Po ti zotrote pasi qe u dole ne ndihme,respektivisht u mundove te barazosh te bemat e serbeve me qendresen shqiptare,ti ne baze te cfare te dhenash u nise?Apo veq ashtu kot?Ti e njef historine shqiptare,apo bazohesh vetem ne nje liber(me autore grek)?Duke pase parasyshe se cafre ke shkarravitur gjer me tani,pak tu kemi versulur sa e ke merituar.
    Fatkeqesisht keto dite jam shume i zene,por besoj qe ditet e ardhshme do te te sjelle argumente permbi gjenocidin serb ndaj shqiptareve sa qe do te rrenqethet lekura e kokes.Deri atehere lexo edhe me tutje autoret grek!

  2. #122
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Toplica dhe Sanxhaku

    Kjo krahinė shqiptare ėshtė pjesa mė veriore e Shqipėrisė Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja nė jug dhe pėrfundon te Molla e Kuqe afėr Nishit nė veri. Nė kohėn e sundimit turk krahina e Toplicės ka qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės me emrin Sanxhaku i Toplicės (Nishit).


    Ēlirimi i viseve tė Pashallakut tė Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e drejtė legjitime e popullit serb. Mirėpo, nė anėn tjetėr, pushteti serb largoi popullsinė joserbe nga ato treva. Kėshtu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri nė vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicės dhe nga Lugina e Moravės rreth 150.000 banorė shqiptarė. Regjimet e dinastisė sė Obrenoviēve (1817-1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptareve e boshnjakėve edhe gjat viteve 30-tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik tė trojeve shqiptare.

    Nė frymėn e kėsaj politike, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptar dhe boshnjak, qė kapet ne territorin e Serbisė, tė goditet me nga 25 tė rėna me shkop! Ndėrsa me 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr tė djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb mė 1856, me marrėveshjen e Paqes sė Parisit, kishte fituar njėfarė tė drejte qė t'i largojė tė gjithė shqiptarėt nga qytetet e Shumadisė, si dhe nga Hercegovina.

    Mė 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrė ligjin pėr kolonizimin e vendeve tė pushtuara. Me atė ligj territoret, tė cilėt i posedonin shqiptarėt, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjėherė pas Kongresit tė Berlinit, me njohjen e Serbisė si shtet nga ky kongres.

    Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX qenė te vendosur nė shumicėn e qyteteve, qytezave dhe fshatrave tė Qarkut (Kazasė) tė Nishit, tė Qarkut tė Vranjės, tė Qarkut tė Pirotit. Banorė shqiptarė kishte edhe nė vendet tjera, sidomos nė qytete, si p.sh. nė: Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc, Kralevė e deri nė Beograd.

    Rreth 350 000 shqiptarėt vendas tė Sanxhakut tė Toplicės u dėbuan me dhunė ushtarako-policore nga mbretėria serbe e Obrenoviēėve gjatė luftės ruso-turke nė vitet 70-tė tė shek.XIX. Nė atė kohė u bė njė gjenocid dhe pastrim etnik total i kėsaj krahine shqiptare, kur janė vrarė e masakruar reth 70 000 shqiptarė, tė cilėt banonin nė afro 700 fshatra e qytete shqiptare tė Sanxhakut tė Toplicės. Me qėllime kriminale tė spastrimit etnik, janė zbrazur trojet me shumicė shqiptare tė Jagodinės, Kosanicės, Pirotit, Quprisė, Pllanės, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicės, Vranjės, Pėrkupės, Kurshumlisė,… etj. Popullsia e shpėrngulur shqiptare, qė i shpėtoi plumbit dhe bajonetės serbe, u vendos nė jug tė trojeve shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoni.

    Nė fillim tė vitit 1878 situata nė frontin e luftės ruso-turke u pėrmbys plotėsisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritė ruse filluan tė pėrparonin me shpejtėsi nė drejtim tė jugut, pa ndeshur ndonjė rezistencė serioze nga ana e ushtrive osmane. Mė 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, mė 18 janar Edrenenė dhe mė 28 janar arritėn nė fshatin Shėn-Stefan, nė periferi tė Stambollit. Nga paniku qė e pushtoi Perandorinė Osmane, pėrfituan ushtritė serbe, tė cilat marshuan pa vėshtirėsi drejt Toplicės nė Vilajetin e Kosovės dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Pėrkupėn, Kurshumlinė, Vranjėn dhe nė fund tė janarit arritėn nė Gjilan. Po ashtu, ushtritė malazeze pushtuan mė 10 janar Tivarin, mė 19 janar Ulqinin dhe njė javė mė vonė dolėn nė brigjet e liqenit tė Shkodrės e tė lumit tė Bunės.

    Nga njė ēėshtje territori, sot Krahina e Toplicės ėshtė shndėrruar nė njė ēėshtje "pronash" nga disa politikanė, historianė e publicistė, tė cilėt nuk kanė bosht kurrizor kombėtar. Kėta pseudopatriotė mjaftohen qė Serbia t'ua paguaj dėmshpėrblimin dhe ēmimin e pronave ish-pronarėve shqiptarė dhe ēėshtja tė mbyllet me kaq.

    Por, ata harrojnė se prona ėshtė e shenjtė, ajo duhet t'i kthehet pronarit, qė ai vetė pastaj tė vendosė a do ta shesė apo jo. Pastaj, tė gjithė Shqiptarėt duhet ta dinė se Toplica as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetėm trashėgohet nga zotėrinjtė e saj - Shqiptarėt. Shqiptarėt e Toplicės duhet tė kthehen nė vendlindjen e tyre dhe nė pronat e tyre. Toplica ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė krahinė shqiptare, pjesė integrale dhe sovrane e Shqipėrisė Etnike.

    SANXHAKU
    Sanxhaku ėshtė krahina mė veri-perėndimore e Shqipėrisė Etnike. Serbia ėshtė pėrpjekur vazhdimisht ta mbuloj me njė harresė publike gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka njė sipėrfaqe prej 8.686 km2 dhe njė popullsi prej 530 000 banorėsh, nga tė cilėt 67 pėrqind janė boshnjakė (prej tė cilėve gjysma janė shqiptarė tė asimiluar qė ende belbėzojnė shqip) dhe tė tjerėt serbė, malazezė, shqiptarė etj. Krahina ėshtė e ndarė ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi (2/3 e territorit nėn Serbi dhe 1/3 e saj nėn Mal tė Zi). Diskriminimi i thellė qė i ėshtė bėrė dhe po i bėhet popullsisė joserbo-malazeze tė Sanxhakut, e ka shtyrė atė qė shpesh tė protestojė hapur, duke kėrkuar tė drejtat dhe liritė e veta kombėtare.

    Nė tetor tė vitit 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė Referendum popullor, ku ėshtė votuar pėr Autonominė politike dhe territoriale, me tė drejtė bashkimi me Shtetin e Kosovės, ku 98 % e votuesve votuan pėr Referendumin.

    Udhėheqėsit politik i kanė pėrcaktuar qartė kufinjtė e Sanxhakut dhe harta e tij ėshtė shpėrndarė nėpėr tė gjitha institucionet ndėrkombėtare qė nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e deri te qeveritė e tė gjitha vendeve me peshė nė skenėn ndėrkombėtare.

    Qė nė fillimet e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sanxhakasit u deklaruan pėr shkėputje nga Sėrbia dhe Mali i Zi dhe pėr bashkim ose me Kosovėn, ose me Bosnjen. Por vitet qė pasuan, Sanxhakun mė tepėr e larguan nga Kosova dhe shqiptarėt dhe mė shumė e afruan me Bosnjėn dhe boshnjakėt, pėr arsye se shqiptarėt e robėruar i kanė hallet e veta, kurse Shqipėria londineze nuk ėshtė nė gjendje tė pėrkrahė e tė ndihmojė sa duhet Shqiptarėt e jo mė Sanxhakasit.

    Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur nė katarzin e luftės, u tregua mė e shkathėt se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjė e mė tepėr Sanxhaku po del nė skenėn politike si faktor qė mė shumė i pėrket ēėshtjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithė ambasadat boshnjake nėpėr botė kanė marrė pėrsipėr afirmimin e ēėshtjes sė Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan njė rol tė rėndėsishėm edhe nė vetė Bosnjen. Luftėtarėt mė tė shkathėt dhe komandantėt mė tė shquar nė ushtrinė boshnjake janė pikėrisht sanxhakasit.

    Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjė faktor tė rėndėsishėm ekonomik, siē paraqet Kosova, por ai ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė aspektin gjeopolitike e gjeostrategjik. Aktualisht, territoret e Bosnjės, me pėrjashtim tė qytetit tė Gorazhdės, i cili ėshtė nėn mbrojtje tė OKB-sė, nuk kanė dalje nė Sanxhak. Njė ndėr qėllimet prioritare boshnjake, sipas udhėheqėsve tė tyre ushtarakė, ėshtė shpėrthimi nė kėtė drejtim dhe dalja nė Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufinjve republikanė tė Serbisė do tė nxiste reaksione zinxhirore nė vetė Serbinė dhe Malin e Zi, gjė qė do t'u lehtėsonte punė boshnjakėve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si tė mbetet jashtė kėtyre operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili, nė fund tė fundit, ėshtė pjesė integrale e territoriale e saj. Shqipėria dhe Shqiptarėt duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr ēdo rrethanė tė re, qė mund tė krijohet nė tė ardhmen, qė t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina mė veriore etnike e saj. Sanxhaku ėshtė njė "bombė me sahat", e cila herėdokur do t'i shpėrthejė Serbisė shoviniste nė dorė e nė fytyrė dhe do ta plandosė pėr tokė.

    Kėrkesa e sanxhakasve pėr Autonomi bazohet nė tė drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenė rajon autonom qė nė kohėn e Kongresit tė Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht mė 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi Autonominė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atė Krahinė Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi kėtė tė drejė dhe madje administrativisht e ndau nė dy pjesė, duke ia aneksuar njė pjesė Serbisė dhe njė pjesė Malit tė Zi.

    Populli i Sanxhakut asnjėherė nuk ka hequr dorė nga e drejta e tij pėr Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetėvendosje, prandaj edhe nė shtator tė vitit 2006 prfaqėsuesit e katėr partive politike dhe tė 9 organizatave joqeveritare tė Sanxhakut nėnshkruan njė Deklaratė tė pėrbashkėt, ku kėrkojnė qė tė zgjidhet statusi i boshnjakve nė Serbi dhe qė Sanxhaku tė jetė njė krahinė Autonome Vetadministrative. Ato i kėrkojnė qeverisė serbe qė ajo tė zbatojė mė parė tė drejtat dhe Autonominė e Sanxhakut nė Serbi, pėrpara se tė kėrkojė "autonomi" pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt janė tre herė mė pak nė numėr se popullsia josllave e Sanxhakut.

    Fillimisht krahina e ndarė mė dysh e Sanxhakut ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi duhet qė tė bashkohet dhe tė shpallė Krahinėn Autonome tė Sanxhakut, qė pastaj populli i Sanxhakut tė vendosė vetė se me cilin shtet fqinj don tė bashkohet: me Kosovėn apo me Bosnjėn.

    Pėrndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenė dhe mbetet krahinė integrale e Shqipėrisė Etnike.

    Nga Tomorr Toplica
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #123
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Po ti zotrote pasi qe u dole ne ndihme,respektivisht u mundove te barazosh te bemat e serbeve me qendresen shqiptare,ti ne baze te cfare te dhenash u nise?Apo veq ashtu kot?Ti e njef historine shqiptare,apo bazohesh vetem ne nje liber(me autore grek)?Duke pase parasyshe se cafre ke shkarravitur gjer me tani,pak tu kemi versulur sa e ke merituar.
    Fatkeqesisht keto dite jam shume i zene,por besoj qe ditet e ardhshme do te te sjelle argumente permbi gjenocidin serb ndaj shqiptareve sa qe do te rrenqethet lekura e kokes.Deri atehere lexo edhe me tutje autoret grek!

    Nganjeher pyes veten, si mund te jeni kaq mendje ngushte?! Vjen ketu e me thua budalleqe me brire, jo a e njeh une historine shqiptare , jo po liber grek, jo po i mar ne mbrojtje serbet etj si keto.
    Nqs do te besh histori o daje, nuk do fillosh me "ja mban anen njerit , jo po tjetrit", historia eshte histori.
    Ti nuk je i vetmi, se shikoj ka dhe te tjere ketu qe kujtojne se une po bej debat ketu, por ne fakt une nuk po debatoj por solla dhe ca te dhena te tjera. Nuk mohoj njeri genocidin serb, por shume nga ne mbyllin syte e kujtojne se ne shqiptaret kemi qene qingjat e perendise.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #124
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Kjo krahinė shqiptare ėshtė pjesa mė veriore e Shqipėrisė Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja nė jug dhe pėrfundon te Molla e Kuqe afėr Nishit nė veri. Nė kohėn e sundimit turk krahina e Toplicės ka qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės me emrin Sanxhaku i Toplicės (Nishit).
    Nuk po t'a zėj tė madhe, meqenėse je nga Shqipėria, kur fajin e kanė kosovarėt, qė i dinė gjėrat shumė mė mirė dhe e kanė bėrė shprehi t'a pėrmendin vetėm Toplicėn. Gjithsesi tė lumtė pėr shkrimin qė ke sjellė, dhe qė e ke vazhdimisht nė mendje kėtė problem tė ēėshtjes shqiptare.

    Shiko hartėn ku jetonin shqiptarėt para vitit 1805:
    Shqiptarėt me tė pėrhimtė - Serbėt me tė kaltėr
    Emri:  map_serbia.JPG

Shikime: 5460

Madhėsia:  24.9 KB

  5. #125
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po hungarezet ku jetonin? Se sipas hartes dilka qe serbet qekan pakice, shumice pakice, lind pyetja si mundi kjo pakice kaq e vogel te perzer shumicen?

    Ngjyra gri vetem shqiptare kishte apo vetem mix?
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #126
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Ngjyra gri vetem shqiptare kishte apo vetem mix?
    Nė Sanxhak, njė pakicė ortodokse serbe dhe shumicė shqiptare muslimane. Nė pjesėn veri-lindore, regjionet Homolje dhe Kuēaj, gjysma vllehė, gjysma shqiptarė. Nė Beograd dhe nė pėrgjithėsi nėpėr qytete: shqiptarė, boshnjakė e turq. Nė Lindje ajo pyka qė hyn nė Bullgari, ka pas edhe ka ende bullgarė. Pjesa tjetėr krejt tokė e pastėr shqiptare.

    Ja njė citim nga historia e shkruar nė kohėn mė tė tmerrshme tė sundimit komunist:

    Citim Postuar mė parė nga "Pasqyrė e historis nacionale shqiptare" Ali Hadri e Milan Perkaj - 1960 -
    Gjatė kryengritjes sė parė serbe nji pjesė e shqiptarėve ndihmon pėrzemėrsisht kryengritsit serbė dhe merr pjesė nė anėn e tyne nė vetė procesin e luftės. Kuptohet se kėta ishin ata shqiptarė tė cilėt kryengritja e parė serbe i gjeti si blegtorė nė teritorin e Maēvės, Podgorinės dhe tė nahis sė Pozharevcit, e veēanėrisht ata shqiptarė tė cilėt jetojshin nė teritorin e Sanxhakut
    Tri rajonet e pėrmendura janė zonat mė veriore tė Serbisė.

    Po hungarezet ku jetonin? Se sipas hartes dilka qe serbet qekan pakice, shumice pakice, lind pyetja si mundi kjo pakice kaq e vogel te perzer shumicen?
    Siē po e sheh mė lartė me mashtrim. Shqiptarėt ishin mbushur pezm kundėr turkut, dhe kėtė gjė e ka shfrytėzuar politika serbe. Pastaj serbėt i kanė marrė teritoret shqiptare dalė-ngadalė, jo pėrnjėherė. Pjesėn veriore e kanė marrė mė 1805, pjesėn qendrore mė 1814, dhe pjesėn jugore mė 1878.

    Hungarezėt jetonin aty bashkė me serbėt.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Projekti per shfarosjen e shqiptareve

    Projekti per shfarosjen e shqiptareve

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ivo Andric, projekti per shfarosjen e shqiptareve
    Alket Aliu
    E Marte, 05 Shkurt 2008


    Politika antishqiptare e serbeve eshte elaboruar prej vitesh, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre ne menyre sistematike. Ne funksion te kesaj politike antishqiptare jane angazhuar akedemike serbe, politikane, statiste, shkrimtare, nobeliste, historiane, ushtarake madhore, mesues, pedagoge, diplomate te karrieres, te cilet, ne baze te udhezimeve te kupoles se piramides shteterore serbe te mbeshtetur edhe nga Rusia, hartuan projekte-nacertanie, platforma, memorandume, programe, mbajten tribuna te fshehta e te hapura, u tubuan ne konferenca e simpoziume "shkencore", organizuan tryeza te rrumbullakta ne emer te "stara Serbise", cuan mesha drejt qiellit, shenjteruan ose mallkuan luftetaret serbe e shqiptare, shkruan libra e monografi plot mllefe, shperndane fletushka me subjekte te trilluara dhe me ngjarje te stisura, me heronj te paqene, me teza demagogjike, qe profanonin popullin shqiptar dhe kulturen, moralin dhe traditat e tij shekullore.

    Sipas studiuesit, dr. Shefik Osmani, ato u mbeshteten ne moton e formuluar nga frymezimi i nacionalizmit ekstrem serb, shkrimtarit Vuke Karaxhic (1787-1864). Ne fund te shekullit te kaluar, ky shkrimtar e filolog serb shkruante: "Kudo ku gjendet edhe nje serb i vetem, aty duhet te zeje vend edhe shteti serb". Pas Karaxhicit, nje sere emrash te tjere te shquar u reshtuan ne librin e zi, si hartues te politikave antishqiptare. Vlladan Gjorgjevici, ish-kryeminister i Serbise dhe autor i librit "Shqiperia dhe Fuqite e Medha" (1913), teza kryesore e te cilit qarkullon edhe sot ne sferat shqiptarofobe se "Shqiptaret nuk jane te afte per shtetformim". Ilia Garashanini eshte autori i platformes se politikes serbe. Nikolla Pashic, Kryeminister serb, i permbahej motos: "Jemi per nje Shqiperi te pavarur, por te dobet dhe me grindje te perhershme brendaperbrenda". Dr. Vasa Cubrillovicit, ish-minister i Brendshem ne kohen e Krajlit dhe i Bujqesise ne kohen e Titos, projektoi shpernguljen e shqiptareve dhe kolonizimin e tokave te tyre me serbe e malazeze. Ivan Vukotic formuloi synimet per te perfshire brenda kufijve jugosllave Shqiperine Veriore dhe ate te Mesme. Stefan Molevic eshte autor i idese te homogjenitetit serb ne dem te shqiptareve. Krahas tyre, u reshtuan edhe Drazha Mihajllovic, Lubomir Tadic, Dragasha Vasic e Dobrica Qosic.

    Ne kete aradhe intelektualesh te shquar dhe antishqiptaresh te medhenj, renditet edhe Ivo Andric, nobelisti serb, perfaqesues i diplomacise jugosllave prane Vatikanit, emri i te cilit lidhet me projektin e tij per shfarosjen e shqiptareve, te perpunuar ne vitin 1939, kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Ky projekt eshte botuar ne Kosove vetem pak kohe me pare nga studiuesi Hivzi Islami, ne librin e titulluar "Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptareve". Ne kete veper behet nje analize e marredhenieve shqiptaro-jugosllave te fillimit te shekullit te njezete, duke sjelle edhe nje deshmi te rendesishme historike te shkruar ne kampin kundershtar.

    Nderkohe qe propaganda serbe lanconte emrat e vet, edhe studiuesit shqiptare kane hyre ne polemika. I pari qe reagoi ndaj tezave serbe ishte Frang Bardhi, ne repliken e tij ndaj peshkopit sllav, Tomeus Margnavicit, i cili pretendonte se Skenderbeu ishte me origjine sllave. Me vone, kunder tezave sllave botuan studimet e tyre Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Kristo Dako, Mehdi Frasheri, Hamit Kokalari, V. Samim Visoka, Ali Hadri, Kristo Frasheri, Kristaq Prifti, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Zekiria Cama, Selami Pulaha, Muhamed Pirraku, Xhelal Gjecovi, Shaban Braha, Marenglen Verli, Zamir Shtylla etj. Por, fakt mbetet se shpeshhere tezat serbe arrijne te perhapen me lehtesisht, per shkak te lidhjeve te konsoliduara me boten perendimore, tirazheve te larta dhe shpenzimeve te shumta qe shteti ka bere per intelektualet qe himnizonin pansllavizmin.

    Gjenocidi i fundit

    Sipas studiuesit Shaban Braha, gjate viteve 1946-1999, u vune ne jete nje sere masash, te cilat sollen implementimin e nje politike jo thjesht denigruese e shtypese ndaj shqiptareve, por qe kaloi ne gjenocid te paster.

    Ja disa drejtime te gjenocidit serb ne Kosove gjate kesaj periudhe:

    - Gjenocidi kulturor (mohoheshin simbolet dhe figurat kombetare).

    - Internimet ne kampet famekeqe ne thellesi te Jugosllavise.

    - Arrestimet dhe torturat shtazarake neper hetuesi dhe burgje (1/2 e te burgosurve e perbenin shqiptaret e Jugosllavise).

    - Nxitja e vellavrasjes ne mjediset shqiptare.

    - Bastisjet masive dhe te vazhdueshme.

    - Masat drastike per carmatosjen e shqiptareve.

    -Rekrutimet dhe komprometimet e dhunshme nga UDB-ja.

    - Dhune kunder gueriljeve.

    - Brutalitet e dhune kunder familjeve jatake te levizjes guerilje.

    - Likuidime misterioze te elementeve patriote.

    - Torturat cnjerezore ne burgje e ne hetuesi, ne posta milicie e kudo, duke perhapur fenomenin e cmendurise.

    - Likuidimet dhe vrasjet e djemve te Kosoves ne repartet ushtarake.

    - Komprometimet agjenturore dhe morale te femres shqiptare.

    - Debimet masive nga puna.

    - Monopolizimi i administrates ne duart e serbeve.

    - Debimi i dhunshem i 380000 shqiptareve per ne Turqi.

    - Shpronesimet arbitrare te shqiptareve.

    - Masakrimi i mbi 20000 shqiptareve.

    - Shpernguljet e dhunshme te mbi 800000 shqiptareve nga Kosova.

    - Shnderrimet e dhunshme kombetare e fetare ne permasa te papara.

    - Ekzekutimet masive te grave, femijeve, pleqve, te semureve.

    - Shkaktimi i dhjetera varreve masive.

    - Djegie masive shtepish, pasurish, hambaresh dhe te prodhimeve bujqesore.

    - Grabitje pasurish, te hollash, orendish, stolish dhe te bagetive.

    Projekti i zhdukjes se shqiptareve hartuar me 1939 nga shkrimtari nobelist serb, Ivo Andriq



    Lufta ballkanike dhe Shqiperia

    Dalja e ushtrise serbe ne Adriatik

    Sipas pjeses se fshehte suplementare te Traktatit te Aleances midis Bullgarise e Serbise te 29 shkurtit te vitit 1912, Serbise iu njoh e drejta e marrjes se territorit turk te deriatehershem ne veri dhe ne perendim te malit te Sharrit. Ne lidhje me kete dispozite, e duke u perpjekur qe shtetit te vet t'i sigurojne daljen ne det, trupat serbe, me 15 nentor te vitit 1912, hyne ne Lezhe dhe, shkalle-shkalle, e pushtuan tere Shqiperine e Veriut deri ne Tirane e Durres. Ne "Tajmsin" e Londres, me 25 nentor, u botua deklarata e Pashiqit, se Serbia e kerkon Durresin me hinterlandin me te madh.

    Formimi i Shqiperise autonome

    Mirepo, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, me 20 dhjetor te vitit 1912, mori vendim per formimin e Shqiperise autonome, duke i dhene Serbise vetem te drejten e daljes tregtare ne detin Adriatik. Po kjo konference, me 20 mars te vitit 1913, vendosi qe Shkodra t'i jepet Shqiperise. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive te medha: Serbia e perkrahu qedrimin e Malit te Zi dhe i dergoi trupat e veta per ta forcuar rrethimin e Shkodres. Fuqite e medha (me 21 mars) vendosen te bejne demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetem Rusia. Kryqezoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, te tubuara afer Barit, i detyruan trupat serbe qe te terhiqen nga pozitat rreth Shkodres.

    Bllokada e bregdetit te Malit te Zi

    Me 10 prill, Fuqite e medha shpallen bllokaden e bregdetit te Malit te Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodres, e cila kapitulloi me 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithate, u detyrua te leshoje pe dhe, me 4 maj, me nje telegram qe ia dergoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodres e la ne duart e Fuqive te Medha. Okupimi nderkombetar i Shkodres zgjati prej 5 majit 1913 deri ne fillim te Luftes Boterore.



    II NDARJA E SFERAVE TE INTERESIT NE SHQIPERI MIDIS SERBISE E GREQISE

    Megjithese nen presionin e fuqive te medha, ne radhe te pare te Austrise, u detyrua te terhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqiperia Veriore, Serbia nuk e humbte shpresen.

    Ne deklaraten qe ishte shtojce e fshehte e Traktatit te aleances midis Greqise dhe Serbise, me 19 maj te vitit 1913, u ndane sferat e interesit midis Greqise e Serbise ne Shqiperine autonome sapo te formuar. Territori qe gjendet ne veri te grykes se lumit Seman ne det, pastaj buze ketij lumi deri ne gryken e Devollit, mandej buze Devollit deri ne malin e Kamjes - hynte ne sferen serbe te ndikimit. Pjesa jugore e Shqiperise, prej kesaj vije, hynte ne sferen greke te ndikimit. Ne rast trazirash ne Shqiperi, dy shtetet duhej te merreshin vesh per qendrimin qe do te merrnin.

    Keto jane kerkesat maksimale qe i kemi paraqitur ne nje dokument me shkrim ndaj Shqiperise.



    III PAKTI I LONDRES DHE SHQIPERIA

    Pakti i Londres, lidhur me 16 prill te vitit 1915 midis Frances, Britanise se Madhe, Rusise dhe Italise, kishte keto dispozita lidhur me Shqiperine:

    Ne verejtjen e nenit 5 thuhej: Kater fuqite aleate do t'u ndajne tokat e Adriatikut te permendura me poshte Kroacise, Serbise e Malit te Zi (...). Ne Adriatikun e poshtem (ne viset qe e interesojne Serbine e Malin e Zi) tere bregdetin prej kepit te Plamkes deri ne lumin Dri me portet e rendesishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shengjinin... Porti i Durresit do t'i dorezohet shtetit te pavarur mysliman Shqiperise."

    Ne nenin 6 thuhej: "Italia do t'i marre ne pronesi te plote Vloren, ishullin Sazan dhe, pervec ketyre, nje territor mjaft te gjere per mbrojtjen e tyre, do te thote pjesen midis lumit Vjosa ne veri e ne lindje dhe ne jug deri ne Himare."

    Ne nenin 7 thuhet: "Ne qofte se formohet nje shtet i vogel autonom dhe neutral i Shqiperise, Italia nuk do ta kundershtoje deshiren e Frances, te Britanise se Madhe e te Rusise, qe viset veriore dhe jugore te Shqiperise te ndahen midis Malit te Zi, Serbise dhe Greqise."

    "Italia do ta fitoje te drejten qe t'i udheheqe punet e jashtme te Shqiperise."

    Qe ne vitin 1915, fuqite e medha, pra, e pranuan parimin e ndarjes se Shqiperise dhe pranuan se ne Shqiperi kane interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndersa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit te kufijve, Italise i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqiperine e cunguar.



    IV. SHQIPERIA NE KONFERENCEN E PAQES

    Pikepamje e fuqive te medha

    Ne Konferencen e paqes, fuqite aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes), per Shqiperine propozuan me pare, ne veri dhe ne lindje, ata kufij qe i kane caktuar ne Konferencen e Londres ne vitin 1913; ia njohen Italise sovranitetin e plote mbi Vloren dhe prapavijen e nevojshme dhe ia dhane Italise mandatin per administrimin e shtetit te lire shqiptar nen kontrollin e Lidhjes se Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit te vitit 1919)

    Pikepamja jone - (Kunder mandatit te Italise. Per Shqiperine e lire. Argumentet per korrigjimin e kufirit dhe per marrjen e Shkodres dhe te Shqiperise Veriore).

    Per pergjigjen tone te 8 janarit te vitit 1920, ne e kundershtuam propozimin qe Italise t'i jepej mandati mbi Shqiperine, duke theksuar se kjo do te ishte perseritje e rastit te Bosnjes e Hercegovines. "Kjo zgjidhje, thuhej ne pergjigjen tone, do te krijonte ne favor te Italise kufirin ofensiv kunder shtetit tone, i cili do te ishte i privuar nga mjetet per mbrojtje. Kjo do te ishte, nje fare dore, perparesi ofensive, por edhe mbeshtetje tjeter e persosur strategjike.

    Ne kemi kerkuar, per shkaqe ekonomike dhe strategjike, qe te behet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (ne rrjedhen e mesme te Drinit, ne Bune dhe ne lidhje me fiset e Kelmendeve dhe te Kastrateve), qe i ka caktuar Konferenca e Londres e vitit 1913. Perpos ketij korreksioni, delegaconi yne ka deklaruar se zgjidhja me e mire eshte qe Shqiperia te behet shtet i pavarur ne kufijte e vitit 1913 dhe me administrate autonome.

    Ne rast se nuk do te pranohej kjo zgjidhje, ose ne qofte se pjesa jugore e Shqiperise do t'u takonte shteteve te tjera, Delegacioni yne do te kerkoje per ne pjesen veriore te Shqiperise deri ne Dri. "Shteti yne ka te drejta te vjetra karshi ketyre viseve, thuhet ne memorandumin tone. Shkodra ka qene kryeqyteti i mbreterve serbe. Populli yne ka derdhur lumenj gjaku per Shkodren, sidomos ne luften e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbise shume mijera ushtare te saj e Malit te Zi nje te treten e ushtrise se tij. Per t'i plotesuar deshirat e Fuqive te Medha, trupat serbe e malazeze e zbrazen ne vitin 1913 Shkodren dhe Shqiperine Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrine, u kercenua me lufte. Shkodra mund t'i takonte Malit te Zi, sikur te kishte pranuar qe Llovqenin t'ia leshonte Austrise, ose qe te neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t'ia leshonte Austrise kete pozite te rendesishme strategjike."

    Lugina e Drinit dhe Shkodra perbejne nje teresi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare te Serbise. Per Serbine e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit eshte e vetmja rruge e drejtperdrejte dhe me e shkurter per Adriatik. Hekurudha e rendesishme Danub - Adriatik duhet te kaloje neper luginen e Drinit. Konferenca e Ambasadoreve e Londres ne vitin 1913 ia ka pranuar Serbise te drejten e daljes ne det."

    "Shkodra eshte ne lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtise malazeze rrugen e natyrshme per ne det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gezon te drejten e lundrimit te lire ne Bune. Liqeni i Shkodres, ne pjesen me te madhe, i takon Malit te Zi. Per shkak te pakujdesise turke, tokat me te mira malazeze ende jane te permbytura nga uji i liqenit te Shkodres. Prandaj, shtetin tone, ne masen me te madhe, e intereson rregullimi i Bunes dhe i Drinit, jo vetem per shkak te lundrimit neper Bune, por edhe per arsye se ne kete menyre do te thaheshin 12 deri 20000 hektare toke shume pjellore dhe po aq do te bonifikoheshin. Dy te tretat e kesaj toke i takojne Malit te Zi.



    Pikepamja italiane.

    (Sipas memorandumit te 10 janarit te vitit 1920)

    Italia kerkon nga Lidhja e Kombeve mandatin qe ta administroje shtetin e pavarur shqiptar.

    Kufijte shqiptare ne veri dhe ne lindje do te jene ata qe kane qene caktuar ne Konferencen e Londres. Kufiri jugor do te jete objekt shqyrtimi.

    Qyteti i Vlores do t'i jepet Italise ne sovranitet te plote me prapavijen e nevojshme per mbrojtjen e saj dhe per zhvillimin ekonomik.

    Aleatet pranojne qe Shkodra dhe Shqiperia Veriore t'i bashkohen Jugosllavise.

    Duke propozuar nje zgjidhje te pergjithshme te ceshtjes se Adriatikut, e ne lidhje me dorezimin e Rijekes Italise, Klemanso, ne cilesine e kryetarit te Konferences se Paqes, me 13 janar te vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: "Pra, Shteti i Serbeve, i Kroateve dhe i Slloveneve do te ngritet ne kulmin e fuqise se vet, ani edhe kur ta kete Shkodren, Drinin dhe Shengjinin e Medovanit."

    Niti e pat pranuar kete, me kusht qe Italia ta mbante Vloren dhe ta merrte mandatin mbi Shqiperine.



    Pergjigjja jone e fundit Konferences se Paqes

    Ne pergjigjjen tone te fundit Konferences se Paqes, me 14 janar te vitit 1920, ne kemi parashtruar perseri qendrimin se zgjidhja me e mire do te ishte qe administrata e Shqiperise, ne kufijte e caktuar ne vitin 1913, t'i besohet qeverise lokale autonome, pa ingjerenca te asnje fuqie te huaj. E ne qofte se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset qe pjese te territorit shqiptar t'u jepen shteteve te tjera, Delegacini yne do te kerkoje pjesen e Shqiperise Veriore (duke paraqitur nje harte me kufirin e shenuar), per te cilen premtoi regjim autonom.



    Pikepamja e te ndjerit Pashiq

    Kur dukej si e sigurt se aleatet do ta lejonin Italine qe te perforcohej ne Shqiperine e Mesme, kryetari i Delegacionit tone, Pashiq, ne mbarim te vitit 1919, e informoi qeverine ne Beograd se kishte ardhur casti qe, te shtrenguar nga rrethanat, ta ndryshonin politiken tone ndaj Shqiperise. Ne ate leter thuhej: "Pasi, per shkak te depertimit te Italise dhe te perkrahjes se saj nga ana e fuqive te medha, nuk mund ta kthejme ne Shqiperi gjendjen qe ishte para evakuimit te ushtrise sone dhe ne kohen e pushtetit te Esad Pashes; pasi fuqite e medha po duan ta zbatojne Marreveshjen e Londres dhe Shqiperia nuk do te jete ajo qe ne e kemi kerkuar dhe aleatet do t'ia japin Italise Vloren me interland dhe protektoratin mbi nje pjese te Shqiperise, ne keto rrethana, duhet te kerkojme kufij te tjere me te mire me territoret shqiptare qe do te jene nen protektoratin e Italise."

    "Minimumi qe do te pranojme nga aleatet eshte ky: kufiri buze Drinit te Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhe e prej aty buze Drinit deri ne det."

    "Ne duhet te kerkojme maksimumin, ne menyre qe Italia te marre sa me pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do te ishte: lumi i Matit deri ne burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do te ishin kufijte tane me protektoratin italian."



    V. PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPERISE PAS LUFTES DHE TERHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

    Pas mbarimit te luftes, ne baze te nje vendimi ushtarak te aleateve, trupat italiane e pushtuan tere territorin e Shqiperise, madje edhe ate pjesen veriore, e cila na ishte dhene me Paktin e Londres. Vetem Shkodra kishte mbetur nen pushtetin e perbashket te trupave franceze dhe italiane.

    Per shkak te qendrimit armiqesor qe kishte atehere Italia ndaj shtetit te Serbeve, te Kroateve e te Slloveneve, ne e konsideronim kete pushtim ushtarak italian te Shqiperise rrezik me te madh per ekzistencen tone. Ne token shqiptare u zhvillua nje lufte e rrepte midis nesh dhe Italise. Italianet atehere e iniciuan ceshtjen malazeze dhe ate maqedonase, si dhe idene e Shqiperise se Madhe deri ne Kacanik. Ne zhvilluam kunder tyre aksione here te fshehta, here te hapeta, duke blere me para parine shqiptare dhe duke proklamuar idene e "Shqiperise se pavarur" dhe "Ballkani popujve ballkanike".

    Pakenaqesia e popullsise shqiptare, per te cilen e kemi perkrahjen edhe ne, i detyroi italianet qe, ne fillim te vitit 1920, t'i terhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme te Shqiperise dhe te ndaleshin vetem rreth Vlores, prej nga, ne qershor te po atij viti, u detyruan te terhiqen dhe te lidhin me qeverine e Tiranes nje marreveshje per evakuimin e tyre nga tere territori shqiptar, pervec ishullit te Sazanit.

    Evakuimi nga Shqiperia u be, pra, ne saje te rezistences se organizuar te shqiptareve, por nuk duhet harruar se Italia, ne ate kohe ishte politikisht edhe ushtarakisht shume e dobet. Edhe sot ka shqiptare qe mendojne se kur te donin do te mund t'i debonin italianet nga Shqiperia.

    Ky vetebesim eshte fatal per ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk eshte ajo qe ishte ne vitin 1920 nen qeverine parlamenare te Nitit, te Gjolitit dhe te Faktes.



    V SHQIPERIA PARA KONFERENCES SE AMBASADOREVE

    Meqenese me evakuimin e trupave italiane nga Shqiperia situata ne terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadoreve, ne nentor te vitit 1921, mund te merrte vendim per njohjen e Shqiperise si shtet i pavarur dhe sovran. Ne vend te premtimeve te meparshme lidhur me Vloren dhe mandatin mbi Shqiperine, Fuqite e Medha ia njohen Italise vetem interesin e saj special per ruajtjen e pavaresise shqiptare. Shqiperia u pranua edhe ne Lidhjen e Kombeve, me shprese se kjo do ta siguronte edhe me teper pavaresine e saj.

    Para Konferences se Amasadoreve provuam kot edhe nje here qe ta fitonim te drejten e korrigjimit te kufirit ne drejtim te Shkodres dhe ne drejtim te Drinit, duke theksuar per Shkodren shkaqet historike e per Drinin shkaqet ekonomike dhe ato te komunikacionit. Eksperti francez ne Konference, Larosh, na ngushelloi keshtu: "Qeveria mbreterore ka gabuar qe, ne kohen e vet, nuk e ka pranuar propozimin per ndarjen e Shqiperise. Pashiqi qe pajtuar me kete, por qeveria e Beogradit pat refuzuar". Qe te mos i lejonim italianet ne Vlore, ne u detyruam te heqim dore nga Shkodra dhe nga kufijte deri ne Dri.

    Meqenese ne e perkrahnim gjithnje idene per mosndarjen e territorit shqiptar, qe ishte caktuar ne vitin 1913, si dhe pavaresine e Shqiperise, do te mund te supozohej se kjo zgjidhje e Konferences se Ambasadoreve ishte e kenaqeshme per ne. Nderkaq, kjo nuk eshte keshtu. Veshtiresite ne marredheniet tona me Shqiperine, si dhe ne marredheniet tona me Italine per shkak te Shqiperise po rendohen me tutje edhe pas shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe anetare e Lidhjes se Kombeve.



    Republika e Mirdites

    Ndersa Konferenca e Ambasadoreve po vendoste per kufijte e Shqiperise dhe per organizimin e pavaresise se saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nenshkruam me parine e Mirdites marreveshjen per bashkepunim. Ishte parapare formimi i shtetit te lire te Mirdites, te cilin do ta mbronin forcat ushtarake te SKS-se dhe interesat e se ciles ne boten e jashtme do t'i perfaqesonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranes e shtypi kete levizje e ne u akuzuam dhe u denuam para Lidhjes se Kombeve.



    VII. PAKTI I ROMES, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPERIA

    Pakti i Romes, i janarit te vitit 1924, per nga fryma e vet, ua imponoi Romes e Beogradit respektimin e pavaresise dhe parimin e mosperzierjes ne punet e brendshme te Shqiperise, si dhe informimin e ndersjelle mbi ngjarjet ne Shqiperi.

    Nderkaq, kjo nuk qe pengese qe Qeveria italiane, ne qershor te vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kunder Ahmet Zogut e as qeveria jone, ne dhjetor po te atij viti, t'ia bente te mundshme Ahmet Zogut, qe, nga territori yne, te futet ne Shqiperi per ta marre pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk munden t'u benin balle intrigave dhe kerkesave te "miqve" te vet shqiptare, qe kerkonin ndihme per ta mbajtur pushtetin ose per te ardhur ne pushtet dhe qe premtonin besnikeri e bashkepunim, kurse ne rastin e pare e nderronin orientimin.



    VIII PAKTI I TIRANES DHE GJENDJA QE KRIJOI AI

    I ndjeri Pashiq, duke u dhene udhezime perfaqesuesve tane per pune ne Shqiperi, u thoshte: ne duam qe Shqiperia te jete e pavarur, por e dobet dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme te qendronte. Shqiperia e dobet dhe e parregulluar patjeter do te kerkonte ndihme e mbrojtje atje ku mund t'i gjente keto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin te cilin donim ta permbysnim ne, kerkonte mbrojtje nga Italia.

    Shqiperia e dobet dhe e parregulluar, ne vitin 1926, kerkoi mbrojtje e ndihme nga Italia. Ahmet Zogu se pari mori garanci per regjimin e vet, e pastaj, ne vitin 1927, pranoi te lidhe Aleancen ushtarake per 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta per pune botore, ia nenshtroi plotesisht Shqiperine Italise ne pikepamje ekonomike e financiare, pranoi shume instruktore italiane. U krijua, pra, nje raport qe i ngjante shume atij protektorati, kunder te cilit ne luftonim ne Konferencen e Paqes.

    Rreziku me i madh qe viteve te fundit na vinte nga Shqiperia ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe ate "kufirin ofensiv" kunder te cilit kishim luftuar para aleateve ne Paris, kur ata propozonin qe Italise t'i jepej mandati ne Shqiperi.

    Eshte me interes te permendim ne kete vend se vetem ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kunder nderhyrjes se Italise ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Asnje shtet tjeter ballkanik nuk na perkrahu ne kete pikepamje. Dy fuqite detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundershtuan mbylljen e detit Adriatik. Per me teper, Osten Cemberlen, ne takimin me Musolinin ne Livorno, ne vitin 1926, e dha pelqimin per Paktin e Tiranes. E te gjithe perfaqesuesit franceze ne Tirane gjithnje e keshillonin mbretin Zog qe te mos hynte ne konflikt me italianet.



    IX. PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQESISE I 25 MARSIT 1937

    Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politike miqesore njera me tjetren, mund te merren vesh ne lidhje me Shqiperine, ne kete baze: Italia ka interesin e vet jetesor ne Vlore; kjo pjese e bregdetit shqiptar nuk ben te rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojme kete interes dhe ta respektojme. Interesi jetesor i Jugosllavise eshte qe te mos jete e rrezikuar ne kufirin e Shqiperise me Serbine Jugore as me Kosoven (e banuar me shqiptare) e as me Shkodren dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo eshte marre parasysh ne protokollin e fshehte te Paktit te Miqesise kur eshte parapare se do te ndalet fortifikimi i metejshem ne zonat e Librazhdit e te Milotit. Sa i perket aksionit ekonomiko-financiar ne Shqiperi, ne nuk kemi as nuk deshirojme te investojme fare mjetesh te posacme. Italianet, pra, mbeten pa konkurrence dhe pa verejtje nga ana jone, kuptohet me kusht qe te mbeten ne kufijte e obligimit tjeter te fshehte, qe e kane marre ndaj nesh para dy vjeteve se ne pikepamje politike, ekonomike ose financiare nuk do te kerkojne kurrfare dobish speciale qe do ta komprometonin ne menyre te drejtperdrejte ose te terthtorte pavaresine e shtetit shqiptar.

    Ne kete menyre, Pakti i Miqesise, i 25 marsit 1937, krijoi nje "modus vivendi" te durueshem midis nesh dhe Italise ne terrenin shqiptar, ku, viteve te meparshme, kishim aq shume konflikte dhe mosmarreveshje.

    Eshte ceshtje tjeter se sa ne Shqiperi do te mund t'u bente balle ky qetesim sprovave te ndonje situate me te rende e me te nderlikuar ne detin Mesdhe ose ne Ballkan.



    X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

    Pavaresia e Shqiperise eshte zvogeluar, por nuk eshte shuar

    Pavaresia e nje shteti ndaj botes se jashtme gjithmone eshte nocion relativ. Duke marre parasysh edhe rrethanat, kjo pavaresi eshte me e plote ose eshte e zvogeluar. Per Shqiperine sot nuk mund te thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme eshte e pavarur nga Italia. E megjithate, ne bashkesine nderkombetare, Shqiperia konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik nderkombetar, bregdeti shqiptar nuk eshte italian, por eshte nen sovranitetin e nje shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur ne Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet ne nje pjese te territorit te Zares, por kjo me nuk i jep mundesi per zhvillim te metejshem. Italia ushtron ndikimin e vet ne Shqiperi, por nuk ka liri aksioni si ne territorin e vet. Shqiptaret, megjithate, e kundershtojne nderhyrjen e saj, i shkaktojne veshtiresi, e ngadalesojne.



    "Ballkani popujve ballkanike"

    Politika tradicionale e Serbise eshte "Ballkani popujve ballkanike". Ky parim, ne kohen e vet, eshte perdorur ne lufte kunder Perandorise Otomane dhe Monarkise Austro-Hungareze. Jugosllavia e perdori me sukses kete kunder dispozitave te Paktit te Londres, i cili fuste Italine ne Dalmaci dhe ne Shqiperi.

    Ne aplikimin e ketij parimi, ne kemi pare gjthmone garancine me te mire per paqe ne Ballkan, per bashkepunim midis popujve ballkanik, per zhvillimin normal te popujve ballkanike. Prania e nje fuqie te madhe ne Ballkan eshte dere e hapur per intriga e pushtime.

    Ekspansioni i Italise

    A eshte e mundur qe Italia, duke u bere zoteruese sovrane e Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te mbetet vetem ne ate brez te ngushte bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjeteve, kur fuqite e medha ia dhuruan Italise Vloren me hinterlandin. Aq me pak mund te besojme sot, kur Italia po tregon aq dinamizem dhe guxim ne politiken e vet te jashtme.

    Nje precedent i rrezikshem

    Marrja e nje pjese te territorit ballkanik nga ana e nje fuqie te madhe jashteballkanike, pa kurrfare baze etnike, per te gjithe popujt ballkanike, pra, edhe per ne, eshte nje precedent i rrezikshem. Fuqite e tjera te medha, nga drejtimet e tjera, mund te paraqiten me pretendime te ngjashme. Rasti i Italise ne Shqiperi eshte posacerisht i rrezikshem per ne, sepse me Paktin e Londres, me te cilin Italise iu njoh per here te pare Shqiperia jugore, iu njoh edhe Dalmacia veriore. Precdenti per ngjalljen e dispozitave te Paktit te Londres ne nje sektor te Ballkanit e hap deren edhe per ngjalljen e dispozitave te tjera.

    Ndarja e Shqiperise

    Me rastin e vleresimit te tere kesaj ceshtjeje, duhet te kemi parasysh se ne cdo menyre duhet te shikojme qe t'i shmangemi cdo konflikti qofte te fshehte qofte te hapet me Italine. Gjithashtu duhet ta evitojme pushtimin e tere Shqiperise nga ana e Italise se ne kete menyre do te na rrezikonte ne vendet me te ndjeshme - ne Boke te Kotorrit dhe ne Kosove.

    Duke marre parasysh te gjitha keto qe thame me siper, ndarja e Shqipeise do te mund te vinte ne konsiderim per ne vetem si nje e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, te ciles nuk do te mund t'i benim balle, dhe si nje dem i madh nga i cili duhet te nxjerrim aq dobi sa eshte e mundshme, do te thote nga dy te keqija duhet ta zgjedhim ate qe eshte me e vogel.

    Kompensimet tona

    Keto kompensime gjenden ne materialin e perpunuar para 20 vjetesh, kur shtrohej ceshtja e ndarjes se Shqiperise.

    Maksimumi qe kemi kerkuar ne ate kohe ishte kufiri qe do te shtrihej buze Matit e Drinit te Zi dhe qe do te na jepte sigurine strategjike te Malit te Zi dhe te Kosoves. Gjithashtu duhet t'i siguroje luginat e liqenet te Ohrit dhe te Prespes, duke perfshire Pogradecin dhe fshatrat sllave te Malit te Thate, si dhe ato midis Prespes e Korces.

    Marrja e Shkodres, ne kete rast, do te kishte rendesi te madhe morale dhe ekonomike.

    Kjo do te na mundesonte zhvillimin e punimeve te medha hidroteknike dhe perfitimin e tokes pjellore per ushqimin e Malit te Zi. Shqiperia Veriore, ne kuadrin e Jugosllavise, do te mundesonte krijimin e lidhjeve te reja te komunikacionit te Serbise Veriore e Jugore me Adriatikun.

    Me ndarjen e Shqiperise do te zhdukej qendra terheqese per minoritetin shqiptar ne Kosove, i cili, ne nje situate te re, do te asimilohej me lehte. Ne, eventualisht, do te kishim edhe 200000 deri 300000 shqiptare me teper, por keta jane, te shumten, katolike, marredheniet e te cileve me shqiptaret myslimane nuk kane qene kurre te mira. Shperngulja e shqiptareve ne Turqi gjithashtu do te behej ne rrethana te reja, sepse nuk do te ekzistonte kurrfare aksioni me i forte per pengimin e saj.

    Beograd, me 30 janar 1939

    Shifrat

    Gjenocidi serb ne Kosove

    Sipas te dhenave dokumentare, ne vitet 1876-1900 jane perzene nga trojet e tyre te Prokuples, Vranjes, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mije shqiptare. Gjate Luftes Ballkanike jane shperngulur nga Kosova me dhune 120 mije shqiptare, ndersa ne periudhen mes dy luftrave boterore u shperngulen per ne Turqi 300 mije shqiptare dhe per ne Shqiperi 50 mije te tjere. Nderkaq, ata shpronesoheshin nga tokat, shtepite, mjetet e punes etj., te cilat u jepeshin koloneve serbe e malazeze qe vendoseshin aty.

    Marreveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavise e Turqise, parashikonte qe brenda 8 vjeteve te ardhshem te shpernguleshin per ne Turqi 40 mije familje shqiptare.

    Pas Luftes se Dyte Boterore, afer 500 mije shqiptare u vendosen ne Turqi, ndersa gjate viteve 1974-1999 mbi 300 mije shqiptare jane larguar nga Kosova ne vende te ndryshme si refugjate ekonomike, te detyruar nga kushtet e renda ekonomike dhe dhuna serbe.

    Shifra te bera publike gjate punimeve te seminarit "Gjenocidi serb ne Kosove", Tirane, qershor 1999

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Po sjellė disa tituj tė gazetės Riget (Danimarkė) dhe tė korrespodentit tė saj Fritz Magnussen tė vitit 1912,ku raportohet pėr vrasjet,masakrat,dėbimet...e shqiptarėve nga trojet e tyre prej ushtrisė srbe!
    Disa shkrime tė po kėti raportuesi janė botur (mund t'i lexoni aty) nė muajin janar tė kėti viti nė gazetėn express ne Prishtinė.


    RIGET - 31.10.1912



    Hovedkvarteret i Vranja - De fųrste fangne Arnavter

    Fra vor udsendte Korrespondent - Vranja, 24. Okt.

    RIGET - 07.11.1912



    Serbisk Menneskejagt. De serbiske Tropper fųrer en frygtelig Udryddelseskrig mod den arnavtiske Befolkning - Beboerne ryges ud af Husene og skydes ned som Rotter - Special-Telegram fra vor udsendte Korrespondent ved det serbiske Hovedkvarter

    Yskyb over Semlin, Onsdag
    Gjuetia serbe nė Arnautėt e Kosovės

    Te zhveshur, te prere dhe te debuar. Te quajtur shtaze dhe te lene totalisht pas dore, pa asnje ndihme nga askush, kishin mbetur shqiptaret ne Luften e Pare Ballkanike. Keshtu e pershkruan Kosoven, gazetari i gazetes Riget, nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrefime nga fronti serb ne muajt tetor – nentor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske te gazetarit ende ruhen ne Arkivin e Bibliotekes Mbreterore te Danimarkes, te cilet tek tani, pas 100 viteve, jane lejuar per botim. “Express”, sjell disa nga rrefimet e gazetarit, Magnussen.

    ...
    express 19.01.2009

    Beboerne ryges ud af Husene og skydes ned som Rotter
    Me kėtė titull (citati) mė lart,pėrshkruan gazetari se si,banorėt (civilėt shqiptar) nxirren jashtė nga shtėpit e tyre dhe vriten si minjtė ....nga ushtria srbe!

    Nga Ardian Jasiqi mė 19.01.2009 nė ora 14:36

    Ēfarė raportonte gazetari danez nga frontet e luftės pushtuese serbe, nė tetor - nėntor 1912?
    Raportonte pėr njerėz tė varur nėpėr pemė, pėr ushtar qė ndjenin kėnaqėsi pėr vrasje arnautėsh dhe masakra tė tmerrshme tė ushtrisė serbe nė Shkup, Prizren, Vranjė dhe Gjakovė.
    Po flasim kėtu pėr gazetarin danez tė revistės “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e tė cilit nė pjesė, rastėsisht ishin gjetur nė internet nga gjuhėtari, Palle Rossen Brenderup.
    I interesuar pėr zhvillimet nė Ballkan, qė nga viti 1992, Brenderup, kishte pėrcjellė me vėmendje marrėdhėniet nė mes tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Madje, ai kishte lexuar me vėmendje vepra historike mbi kėtė ēėshtje.
    “Njė ditė jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsies, i cili ka shkruar librin ”Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” ( New York 1997 ). U befasova kur gjeta njė citat nga njė gazetar danez, Fritz Magnussen, qė ishte korrespondent i gazetės daneze “RIGET, pėr Luftėn e Parė Ballkanike, nė vjeshtėn e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsie-n dhe kishte shkuar pėr t’i lexuar shkrimet e gazetarit, Fritz Magnussen.

    Gazetari Fritz Magnussen

    Viti 1912 ishte njė vit i vėshtirė kur njerėzit mund tė merrnin informata pėr luftėn, sidomos nga vijat e para tė frontit tė Luftės se Parė Ballkanike. Kėshtu ka qenė edhe pėr gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920).
    Ai ka qenė piktor dhe artist i arteve figurative.
    Qė nė artikullin e tij tė parė ai ėshtė skeptik mbi censurėn dhe ai humbet shpejt besimin pėr konferencat zyrtare tė shtypit. Kur ai pėrmend dekretin mbi lirimin e tė burgosurve tė Mbretit Petar, ėshtė njė informacion qė ai e ka marrė nga burime zyrtare por ėshtė hera e vetme qė ai pėrdor informacion tė tilla direkt. Nė herėt e tjera ai i drejtohet burimeve vetjake ose pėrmbledh pėrshtypjet e tij. Me 12. 11. 1912 pėrmend masakrėn shqiptare pranė Kumanovės (Gra dhe Fėmijė tė shpuar me bajoneta) ku thotė se “nuk mund ta dimė nėse kanė qenė bandat shqiptare qė e kanė marrė kėtė veprim apo bėhet fjalė pėr njė propagandė serbe”. Por mund tė kuptohet qė gazetari e ka marrė kėtė tregim nga njė ushtar qė ka jetuar tetė vitet e tij tė fundit nė Berlin.
    Kėtu ka mundėsi qė ėshtė ajo pjesė qė e bėn Freundlich tė shkruajė pikėpamjet e tij pro serbe. 3000 shqiptarėt e vdekur pėrmenden kėtu si tė vdekur nė luftė.
    Nė 15.11 ai shkruan qė “Serbėt kanė tė drejtė qė tė gėzohen”. A ėshtė mendimi i tij apo duhet tė jemi tė vėmendshėm tė besojmė qė siē ka bėrė tė ditur vetė – korrespondentėt e luftės janė tė regjur me shpėrthimet tė fuqishme tė gėzimit kombėtar?
    Nė njė moment kur ai bėhet i qartė pėr masakėr dhe shfarosje ai zgjedh qė fshehurazi tė dėrgojė mesazhin. Ai shkruan telegram special jo mė vonė se data 3 nėntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp nė RIGET mė datė 7 nėntor. Nuk ėshtė e lehtė tė kuptosh se si ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenė efektive dhe ka pasur mungesė tė pėrkthyesve danezė. Por, a mund tė themi se vonesa nė informacion ėshtė vetėm pėr shkak tė kaosit dhe konfuzionit? Apo bėhet fjalė pėr njė arrogancė tė pastėr? Apo ndoshta “gardinanėt e burgut“ e kanė vonuar dėrgesėn e informacioneve vetė?

    Lufta e Parė Ballkanike

    Shumica e historianėve thonė se arsyeja e Luftės sė Parė Ballkanike ka qenė dobėsimi i Perandorisė Osmane. Italia nė shtator 1911 i kishte deklaruar luftė Turqisė dhe kishte arritur nė Tripolis. RIGET raporton nė mėnyrė tė vazhdueshme mbi luftėn.
    Mbas kėsaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallėn Turqisė luftė. Mali i Zi ishte anėtari i katėrt i aleancės sė re qė i hapi luftė nė tetė tetor 1912.
    Ėshtė me interes tė shihet se kėto katėr vende krishtere i shpallėn luftė Turqisė pa u kėshilluar me Fuqitė e Mėdha. Serbėt e mbėshtetėn shpalljen e luftės me arsyen se donin tė siguronin zbatimin e Traktatit tė Berlinit tė vitit 1878 dhe shpallėn autonominė pėr tė krishterėt.
    Tė 10 artikujt qė janė botuar nė gazetėn “Riget”, duken interesante si nga gjuha edhe nga pėrmbajtja. Pėrkthyesit e dokumentit kanė gjetur probleme me gjuhėn, pasi qė sipas tyre, ėshtė pėrdorur gjuhė e vjetėr, por qė gjatė leximit duken si pjesė pikante tė mėnyrės sė tė shkruarit. Gazetari ka pėrdorur fjalėn moderne Albansk nė vend tė fjalės qė ai pėrdorte shpesh nė artikuj qė ishte Albanesisk.

    Gazeta “Riget”

    Gjuhėtari Elsie, kishte marrė citat nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithė pėrmbajtja e librit ėshtė njė ri-publikim i ”Poeder Keg”, faqe 338-360.
    Pėrndryshe, Riget nė atė kohė ishte njė gazetė me njė projekt ambicioz qė pati njė jetė shumė tė shkurtėr.
    Ajo u botua nga viti 1910 deri nė vitin 1913. Kryeredaktori i parė ishte Franz von Jessen, i cili kishte bėrė njė pjesė tė madhe tė punės pėrgatitore pėr tė gjetur para dhe gazetar. Pėrmbajtja e gazetės duhet tė ishte kombėtare. Njė pjesė e rrethit tė botuesve kishin dėshirėn qė tė ishte njė gazetė e majtė, mbėshtetėse e qeverisė sė Berntsen/Neergaard. Nė tė kundėrt Franz von Jessen dėshironte njė gazetari tė pavarur.
    Gazeta pėsoj tronditjen e parė, ku pas 38 ditėsh shkrimtarėt L.C.Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet tė largoheshin nga gazeta me propozim tė von Jessen. Pėr kėtė ēėshtje u shkruan shumė artikuj tė cilat dėmtuan imazhin e gazetės.
    Pėrveē kėsaj gazeta u prezantua si njė gazetė cilėsore dhe serioze, qė i kushtonte shumė vėmendje ēėshtjeve tė jashtme dhe tė kulturės.

    Shkrimi i parė i Fritz Magnussen pėr Ballkanin

    Kryeshtabi nė Vranjė - Tė burgosurit e parė arnaut


    Nga korrespondenti ynė i dėrguar – Vranjė, 24 Tetor 1912
    Kur u zgjova nė Vranjė gjėja e parė qė dėgjova ishte bubullimat dhe krismat qė vinin nga Kumanova. Vranja dukej si njė qytet gjysmė-aziatik nė mesin e maleve tė katėrta. Unė arrita dje nė mbrėmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithė automobilat, me pėrjashtim tė katėr automobilave qė janė vėnė nė dispozicion tė korrespondentėve. Pėrndryshe stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.
    Tė reshurat e vrullshme tė shiut i kishin shndėrruar rrugėt qė shpinin drejt qytetit nė turma tė vogla malesh, dhe vetėm njė pip fishkėllimė i paralajmėronte rojet pėr ardhjen dhe kalimin tonė. Hotel ”Vranja” ėshtė selia e shtabit gjeneral, kėtu gjendem unė i vendosur me shumicėn e shokėve tė mi qė kemi ardhur nga vende tė ndryshme. Hoteli funksionon si njė qendėr e njė kampi lufte. Tė gjithė oficerėt nga grada mė e lartė deri tek ajo mė e ulėta takohen kėtu nė mesditė dhe nė mbrėmje. Figura kryesore rreth sė cilės sillen tė gjithė ėshtė princi, Alexis Karagjorgjeviq, pėrndryshe djali i axhės tė mbretit Petar Karagjorgjeviq. Alexis ėshtė njė oficer i ēmueshėm i cili nuk lodhet nga pyetjet tona tė shumta qė ia parashtrojmė ēdo ditė kur kthehet nga fusha e betejės nė Kumanovė.
    Ai ulet nė mesin tonė me njė ēerek litėr verė nė dorė dhe na tregon nė gjuhėn frėnge, gjermane dhe angleze se ēfarė ka parė gjatė ditės. Karakteristike, thotė princi, ėshtė se shumė pak nga tė vrarėt dhe tė arrestuarit janė trupa tė rregullta turke, shumica qė luftojnė nė kėtė front janė shqiptarė.
    Shqiptarė janė edhe gjithė tė arrestuarit qė sot i kam parė kėtu nė qytet, ishin nė grupe tė vogla tė lidhur me litarė tė hollė. Shumica e tyre kanė tė veshur uniforma ngjyrė si tė dheut. Janė tė zbathur dhe shikojnė pėrpara vetes kur ecin. Vėrehet se shumica e tyre janė tė qetė dhe duket se janė pajtuar me fatin e vetė, bile edhe pak buzėqeshin kur i fotografojmė. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, ėshtė i butė pas lėshimit tė njė dekreti pėr lirimin e tė gjithė tė burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikėrisht sot u soll kėtu komplet njė fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fėmijėt nė dorė bredhin rrugėve tė qytetit, normalisht, jo vullnetarisht kanė ardhur kėtu, por shikojnė si turistėt qytetin.
    Burgu qė nė mėngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend pėr mė shumė tė burgosur, ėshtė tani nė mbrėmje ėshtė bosh pa asnjė tė burgosur.
    Kėtu nė Vranjė fitohet pėrshtypja e vėrtetė pėr entuziazmin ndaj luftės qė i josh serbėt. Oficerėt janė tė palodhshėm tė paraqesin shkaqet kryesore tė saj, qė sllavėt e jugut i kanė kundėr armiqve tė vet tė vjetėr.
    Arnautėt (Shqiptarėt) janė si kafshė tė egra – ėshtė thėnia e zakonshme kėtu. Ata, qė i kanė parė duke luftuar nė Prishtinė dhe Egri Palanka, kanė kuptuar, se ata janė njė mijė vite pas zhvillimit. Ėshtė urrejtja e madhe tek sllavėt ndaj shqiptarėve, aq mė shumė nxiten shqiptarėt qė nė luftėn e pėrgjakshme dhe vdekjeprurėse akoma mė shumė i kundėrvihen kundėrshtarit fitimtarė. Lėndimet qė vijnė si pasojė e luftės sė ashpėr u ngjajnė mishtoreve. Ushtarėt sllav me lėndime tė tmerrshme tė shtruar nė spitalin e Vranjės janė dėshmi e njė pėrleshje tė karakterit mesjetar.
    Disa mijėra sllavė nga veriu, Ēekia dhe Sllovenia janė paraqitur vullnetarisht tė luftojnė krahas me serbėt. Nė ndėrkohė kėta persona janė refuzuar shkaku i numrit tė madh tė ushtarėve serb. Njė gjuetar slloven tetėmbėdhjetėvjeēar ėshtė pranuar, pasi ka qenė kėmbėngulės pėr tė marrė pjesė nė luftė. Kur austriakėt ia ndaluan kalimin e kufirit nė Semlin, tejkaloi me not lumin Sava me rrymė tė ashpėr dhe u paraqit tek njėri nga komandantėt nė Beograd. Kur atje u refuzua, me vetė iniciativė tuboi njė numėr boshnjakėsh dhe shkoi pėr nė front. Aty mė nė fund, pas shumė pėrpjekjeve, u vendos qė tė pranohet si pjesėtar i komitėve – vullnetarėve. Nga ana tjetėr studentėt nga Laibach (Lubjana) u refuzuan.
    Ne kemi nė mesin tonė njė numėr tė konsiderueshėm tė korrespondentėve sllav dhe nė veēanti rus, mes tyre edhe korrespondentin e njohur ēek Klofatsch, qė po ashtu ėshtė luftė entuziast, sikur edhe revistat e buta austriake.
    Megjithatė asnjė nga ne nuk ka parė ndonjė gazetė kėtu, bile edhe nuk kemi parė gjatė shtatė ditėve tė fundit ndonjė gazetė. Aq mė pak edhe kemi dėgjuar diē nga vendlindjet tona. Tani kemi njė zyrė tė rregullt tė gazetarėve me kritere tė rrepta pune. Zoti e dinė a do tė arrijnė letrat tona nė destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janė kėtu nė gjendje kaotike.
    Askush nuk e dinė edhe sa do tė na lejojnė tė qėndrojmė kėtu nė Vranjė. Ushtria ėshtė e gatshme pėr tė hyrė nė Shkup. Nėse jo komforte pėr tė qėndruar, do ishte Vranja nė kushte tjera tepėr interesante pėr turistėt. Ky qytet i vjetėr turk ėshtė tejet i ngjyrosur, dhe bahēet e shtėpive shkėlqejnė me tė gjitha ngjyrat qė sjell vjeshta. Qyteti ka edhe njė lagje me romė, qė banojnė nė kasolle dhe kulla vėzhgimi tė ndėrtuara nga druri.
    Nė afėrsi tė qytetit gjendet njė mal, qė pėr momentin e konsiderojmė si vendi i qėndrimit te tė dashurave tona. Kemi telashe tė arrijmė deri atje shkaku i kontrolleve tė shumta nga ana e komitėve tė armatosur me bajoneta. Komitėt nuk kanė respekt edhe pėr shiritin tre ngjyrėsh qė e mbajmė nė dorė, sepse ata mendojnė se ne do tė dezertojmė dhe do t’ju dorėzohemi turqve.
    Nga ky mal gati se e shohim kampin ushtarak nė Kumanovė, nga kėtu shihen trenat qė prore bartin kafshė, miell, bukė dhe vezė deri tek vija frontale. Mjekėt e malaries, tė armatosur rėndė marrin kuajt me vete pėr tė arritur deri te fusha e betejės dhe pėr tė arritur qėllimin. Do tė donim sikur tė na lejohej edhe neve tė shkonim bashkė me ta!
    Ne vėzhgojmė ēdo tym qė ngjitet nė qiell nė drejtim tė Egri Palankės dhe Kumanovės. Mirėpo grupet e njerėzve qė gjithnjė i shohim nėpėr lugina janė ushtarėt, qė akoma nuk kanė arritur tek pika e zjarrtė, por i dėgjojmė krismat e tyre kur gjuajnė larg.
    Ndoshta do tė vijmė njėherė deri atje. Vagonat qė sjellin ēdo ditė tė lėnduar nga fronti dėshmojnė pėr luftime tė ashpra. Neve na ėshtė premtuar se nė betejėn e madhe nė Ovēe Polje do tė na mundėsohet tė vėzhgojmė nga afėr betejėn.



    Botimi me nė RIGET –me 7.11.1912

    Gjueti Serbe njerėzish


    Trupat serbe drejtojnė njė luftė shfarosėse tė frikshme ndaj popullsisė arnaute - banoret hidhen jashtė nga shtėpitė dhe qėllohen me armė si minj - telegram special nga korrespondenti jonė i dėrguar pranė komandės serbe.

    Yskyb mbi Semlin, e Mėrkurė
    Lufta serbe ne Maqedoni ka marre karakterin e njė masakre tė tmerrshme tė popullsisė arnaute (Shqiptare).
    Ushtria ndjek njė luftė shfarosėse tė tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerė dhe ushtarė janė vrare 3000 arnaute midis Kumanovės dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 pėrreth Prishtinės. Fshatrat arnaute rrethohen dhe me pas ju vihet zjarri. Banorėt qė dalin nga shtėpitė qėllohen pėr vdekje si minj. Kjo gjueti njerėzish tregohet me gėzim nga ushtria serbe.
    Gjendja ne Yskyb ėshtė e tmerrshme. Janė bėrė kontrolle nė shtėpitė e arnauteve dhe nėse gjenden gjera qė ngjajnė me arme njerėzit qėllohen nė vend. Ėshtė shumė e pasigurt qė tė qarkullosh nė rruge sepse vazhdon tė qėllohet drejt shtėpive dhe brenda tyre. Ne ēdo moment fluturojnė plumba tė vegjėl nėpėr rrugė. Dje 36 arnautė u dėnuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan nė vend. Lumi sipėr nė tė djathtė ėshtė i mbushur me kufoma.
    Ēdo ditė krijohen ekspedita gjuetaresh nė fshatrat pėrreth. Dje njė oficer serb me tha mua se kishte marr pjesė nė njė gjueti tė tillė ku njėkohėsisht mburrej se pardje me nė fund kishte vrarė nėntė arnautė.
    Nuk kalon asnjė ditė pa pasur ndonjė vrasje makabre e ndonjė arnauti. Unė dėrgoj kėtė telegram me njė korrier tė veēante nga Yskyb nė Semlin pėr tė shmangur censurėn e fortė. Do tė provoj mė vone qė tė dėrgoj korrespondencėn.

    pėrmė shumė:
    gazeta express
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 02-03-2009 mė 07:53
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    ...
    Ndėrsa tetė vite mė herėt nga shkrimet e gazetės daneze Riget,pra mė 1904,falė njė nēizimi/filmimi tė vjetėr shohim pamjet nė qytetin Novi Pazar (Pazari i Ri) nė Sanxhak,qytet qė nuk shpėton poashtu nga vrasjet,masakrat dhe spastrimet kundėr shqiptarėve nga ushtria srbe.

    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #130
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Karakteri i serbit

    Serbi sillet me ty ashtu siē do tė duhej tė silleshe ti me tė nė atė moment.

    Ai ankohet kur ty tė kanė ardhur rrethanat qė tė ankohesh.

    Tė akuzon pikėrisht nė momentin kur ti ke mjaft pėr ēfarė t'a akuzosh.

    Tė akuzon rrejshėm, pikėrisht pėr ato gjėra qė i ka bėrė vetė ndaj teje.

    Tė vret pikėrisht nė momentin kur ai vetė e meriton vrasjen.

    Ėshtė i pakėnaqur, pikėrisht kur ti ke arsye qė tė jesh i pakėnaqur.

    Tė thotė "Ēfarė do mė tepėr, a ke kufij ti ?", nė momentin kur ai vetė ėshtė i pangopur.

    Tė akuzon se je ardhacak, i ardhur pikėrisht nga ai vend, nga kanė ardhur ata.


    Kėto gjėra duhet tė merren parasysh, kur debatoni me serbė nėpėr forume tjera, por edhe si njohuri e pėrgjithshme, pėr ēfarėdo rasti.

  11. #131
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ja dhe disa qe jane ruajtur ne popull:

    Shkaut kurre bese mos i ze

    Shkau te hyn nga dera ne shtepi, e ty te qet jashte per dritare (nga shtepia jote - se ku shkel kembe e shkaut aty eshte prona e tij, sipas tyre )

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e AGREPI_25
    Anėtarėsuar
    24-01-2009
    Postime
    234
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ja dhe disa qe jane ruajtur ne popull:

    Shkaut kurre bese mos i ze

    Shkau te hyn nga dera ne shtepi, e ty te qet jashte per dritare (nga shtepia jote - se ku shkel kembe e shkaut aty eshte prona e tij, sipas tyre )
    Nuk ashte fai i shkaut po eshte fai jon se nuk jen ne gjendje te mrajme vendin ton (JEMI KOMB KOT)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AGREPI_25 : 02-03-2009 mė 10:14

  13. #133
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Jo nuk jemi komb koti, mirepo historia jone eshte e dhimbshme, gjithmone kemi kaluar prej pushtimit ne pushtim, pa pasur kohe me u marr me veten ndonjehere. Tani mendoj se gjerat po shkojne ne favor tonin dhe i vetmi rrezik per tani jane ata/o qe ende i thurrin lavde shkieve, turqeve dhe grekeve, e fyejne kombin e vet, mirepo ata nuk e besoj se jane shqiptare.

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga malo666 Lexo Postimin
    Sa per kishen Serbe, mjafton te lexoni librat e Tim Judas/Noel Malcolm, qe Patriarku Pavel dhe Kryepeshkopi i Pejes, Artemije ishin te paret qe e kundershtuan dhunen kunder popullsise shqiptare dhe regjimin e Milloshevicit.


    http://query.nytimes.com/gst/fullpag...pagewanted=all
    Po nga i njėjti burim qė ke sjellė:
    ...
    The warlord Zeljko Raznjatovic, who is known as Arkan and has been indicted as a war criminal, said publicly that his ''supreme commander'' was Patriarch Pavle. Before Arkan's indictment by the war crimes tribunal in The Hague but after worldwide publicity about the brutality and greed of his paramilitary fighters, Orthodox priests officiated at his lavish and very public wedding in Belgrade.

    ...
    . 1); By Orthodox Church tradition, wherever Serbs live and bury their dead should be part of Serbia.

    Po tė sjellė edhe diēka nga burimet srbe pėr patriarkun Pavle,a po mė sakt nga letrat e Patriarkut Pavle tė mbledhura e tė njohura si "Kujtime dhe mendime" ku pėrshkruan rrugėtimin e tij jetėsor, nė pjesė tė mira tė kėtyre letrave bėhet fjalė edhe pėr Kosovėn,sepse patriarku Pavle ėshtė vet nga Kosova.

    - Lična karta koju i sada imam, jer sam još uvek kosovski penzioner, izdata mi je 1979. godine u Prizrenu. Na njoj je sve ispisano prvo na šiptarskom, pa na srpskom. Čak i na koricama legitimacije stoji najpre šiptarski naziv za ličnu kartu, krupnim slovima, a ispod toga na srpskom. Tako su - u vreme SFRJ, za koju se uzdisanja smatraju naprednim - najvažniji lični podaci episkopu jedne od najstarijih srpskih eparhija izdati najpre na tuđem jeziku.
    e botuar ne veēernje novosti mė datė 16.01.2008

    Pėrkthimi:
    Nė letėrnjoftimin qė e kam edhe tashti,sepse ende jam pensionist i Kosovės,mė ėshtė lėshuar nė vitin 1979 nė Prizren.Nė atė (letėrnjoftim) tė gjitha sė pari janė tė shkruar nė shiptarishte,e pastaj nė sėrbisht.Aq sa edhe nė koret e legjitimacionit,mė pėrpara qėndron e shkruar shiptarishte emėrtimi pėr letėrnjoftim me shkronja tė zmadhuara,kurse pėrfundi saj srbisht.Kėshtu pra-nė kohėn e ish RSFJ-sė-ku editimet/botimet (e letėrnjoftimeve) konsiderohen tė pėrparuara/bashkėkohore-tė dhėnat kryesore pėr epishkopin e eparhive mė tė vjetra srbe sė pari ėshtė shkruar/shėnuar nė jė gjuhė tė huaj (shqip)!

    Si e komenton t'i malo666 kėtė?
    Pse e gjihtė kjo fushatė dhe urretje kundėr gjuhės shqipe nė Kosovė,pse kjo edhe nga patriarku Pavle?


    Pėr vladikėn Artemije,poashtu kam sjellė njė (nga qindra) artikuj qė egzistojnė nė gjuhėn srbe e tė botura nė gazeta e revista tė kohės nė gjuhėn srbe!
    Postimi 115
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 02-03-2009 mė 20:20 Arsyeja: harrova
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  15. #135
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Ja dhe disa qe jane ruajtur ne popull:
    Ato mė sipėr i thashė, pėr me ua ngacmu mendjen deleve, qė t'a kuptojnė se:

    Nėse serbėt neve po na akuzojnė qe disa vite rresht se kemi shitur organe tė serbėve tė vrarė, kjo do tė thotė se serbėt e kanė bėrė pikėrisht kėtė gjė me kufomat e shqiptarėve qė i kanė dėrguar nė Serbi.

    E thashė edhe pėr t'i kuptu shum' gjana tjera tė ksaj natyre.

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e AGREPI_25
    Anėtarėsuar
    24-01-2009
    Postime
    234
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Jo nuk jemi komb koti, mirepo historia jone eshte e dhimbshme, gjithmone kemi kaluar prej pushtimit ne pushtim, pa pasur kohe me u marr me veten ndonjehere. Tani mendoj se gjerat po shkojne ne favor tonin dhe i vetmi rrezik per tani jane ata/o qe ende i thurrin lavde shkieve, turqeve dhe grekeve, e fyejne kombin e vet, mirepo ata nuk e besoj se jane shqiptare.

    Une kam rrespekt per postimet tua se je nje patrijote e vertet
    Po munohesh me justifikue
    Nuk i shef popullin e kombit ton se po ju shave turkun ju duket se ju ke sha gjith famikjen
    shumica e popullit ton sot e rrespektun turkun si je shpetimtar te kombit ton e jo si nje pushtue edhe perdhunues te kombit ton

    Kurre nuk kena ket te afte te behemi te bashkuar edhe te luftojme te armikun gjithmon kemi ken te percar disa duke mbrojtur turkune disa duke mbrojtur serbin apo grekun gjithmon i kemi than nje rrespekt me ta madhe te huait se sa vetes ton edhe kombit ton
    prandaj them se jemi KOMB KOTI

  17. #137
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    shumica e popullit ton sot e rrespektun turkun si je shpetimtar te kombit ton e jo si nje pushtue edhe perdhunues te kombit ton
    Pse je kaq i sigurtė se pėqindja e lopėve nė forum ėshtė e barabartė me pėrqindjen e lopėve nė realitet?

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Mercator & InterSport, investon nė njė qendėr tregtare nė Shqipėri
    Nga shoku_sar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 02:05
  2. Linux nė shqip: projektet, pėrkthimet, libraritė
    Nga Ardi_Pg_ID nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-04-2008, 17:13
  3. Pastrim i celularit.
    Nga benseven11 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 10:46
  4. SHBA: Pastrim parash nė Bankėn Kombėtare Shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 11:11
  5. Ndihme ne Projektet edhe disertations
    Nga Eglantina_A nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •