Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Topi dekoron gazetarin Carlo Bollino

    Bamka inė.. na kėrnaq perseri..
    Ai dekoron nje pusht misterioz Mafioz "italian" i cili qe kur ka shkelur ne shqiperi.. ska bere tjater gje vec i ka dhene ndihme enverizmo caushoizmit arapoist..

    te lumte firma o topi i in ramo edvinit..
    po kulmi ..kur dekoron dhe KJ -ne e Nikoll Lesit per kohen kur kjo KJ u be hu zjarri e kallash e buri e daulle e revolucionit te felliqur polpotisto zabitoisto zancaushisto altino shyto-oriko-gjolek rucisto vampiro luizo hoxhist..

    paske qene pizeveng more bamir..
    pthu legen..

    te kam pjerdhur mu ne preasidence more i pafftyre..
    po dekoron logjistriken qe ish prapa masakruesve te Lek Cokut te ngrate e te mijra e mijra shqiptareve qe ran pre e egersise se enverizmit polpotist qe u cfaq ne 97 e para e prapa..
    dekoro dhe zanin caush tani.. se altin arapin me shok i ke dekoruar me ... duke i lene te qete te gezojne miljonat e grabitura mbi kufoma policesh e rojesh te vrara nga kjo bande njesit gueril i ppsh-se..


    ja cthot balkan vebi i bollin malltezes..




    --


    BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=32474
    Topi dekoron gazetarin Carlo Bollino


    (Dėrguar mė: 21/01/09) Kompania mediatike Edisud nė Shqipėri, dhe gazetari italian Carlo Bollino ėshtė nderuar sot me Medaljen e Mirėnjėsohjes nga Presidenti Bamir Topi. Bollino: “Drejtoj njė gazetė nė Itali, por zemra ime ėshtė kėtu". Medalje Mirenjohjeje edhe themeluesit tė "Koha Jonė", Nikolle Lesi.


    TIRANE- “Pėr kontributin nė zhvillimin e medias shqiptare” ėshtė motivacioni i medaljes pėr gazetarin italian, Carlo Bollino,
    i cili nė 1993 themeloi kompaninė mediatike shqiptare "Edisud".

    Medalja e Mirenjohjes iu dha kompanise “Edisud”, (dega nė Shqipėri) nė tė cilėn pėrfshihen NEWS 24, Gazeta Shqiptare, agjencia e lajmeve ne shqip BalkanWeb e Radio Rash) per kontributin e dhėnė nė median shqiptare nė informimin e publikut si nje faktor i rėndėsishėm per zhvillimin dhe progresin e demokracisė nė Shqipėri. Medalja iu dha pėrfaqėsuesit tė EDISUD SH.A, Mario Ciancio Sanfilipo.

    “Do tė doja tė falėnderoja Presidentin pėr kėtė medalje. Prania jonė nė Shqipėri ka qenė gjithmonė e kujdesshme pėr tė ruajtur aktivitetet tona editoriale lidhur me territorin. “Gazeta Shqiptare”, “NEWS24”, radio RASH, BalkanWeb janė dėshmitė mė tė mira.
    Ne jemi botues tė mirfilltė dhe kemi mbetur pak nė Itali. Nuk kemi interesa tė tjera pėrvec medias dhe jemi nė dispozicion tė qeverisė dhe presidentit pėr gjithēka qė mund tė bėjmė”- u shpreh pėrfaqėsuesi i EDISUD SH.A, zotit Mario Ciancio Sanfilipo.

    "Medaljen e Mirėnjohjes" Presidenti Bamir Topi i akordoi personalisht edhe gazetarit Carlo Bollino pėr kontributin nė krijimin dhe zhvillimin e mediave nė Shqipėri, si njė faktor i rėndėsishėm pėr zhvillimin dhe progresin e demokracisė.

    "Eksperienca nė Shqipėri ėshtė shumė e vyer. Shqipėria mė mėsoi shumė nė profesion” – tha Carlo Bollino, i cili mė 23 prill tė 1993 nxorri numrin e parė tė “Gazeta Shqiptare” duke i dhėnė njė hov tė ri cilėsor medias shqiptare nė atė kohė.

    Ndonėse aktualisht ndodhet nė Itali dhe drejton njė gazetė shumė tė rėndėsishme pėrtej Adriatikut, jeta dhe zemra e Bollinos
    ėshtė e lidhur ngushtė me Shqipėrinė. I martuar me Alba Malltezin, gazetaren shqiptare, aktualisht kryeredaktore e tv NEWS24, me tė cilėn ka dhe vogėlushen 1 vjecare, Karlota, Bollino ndihet mė shumė shqiptar se kurrė.

    “Zemra ime ėshtė kėtu nė Shqipėri. Gjatė eksperiencės time kėtu njoha dhe njė vajzė shqiptare. Jam martuar dhe tani kam dhe njė gocė shqiptare. Ju falėnderoj edhe nė emėr tė Albės dhe Carlotės” mbylli fjalėn pėrshėndetėse Carlo Bollino.

    Aktualisht drejtor i “Gazzetta del Mezzogiorno” nė Itali, Carlo Bollino tėrhoqi medaljen e dyta brenda pak ditėsh nė profesion tij si gazetar.
    Vetėm pak ditė mė parė nė kuadėr tė konkursit tė parė ndėrkombėtar "Gazetarėt e Mesdheut", komiteti organizativ i "Caravella del Mediterraneo" i akordoi drejtorit tė "La Gazzetta del Mezzogiorno", Carlo Bollino, ēmimin me tė njėjtin emėr.

    Nė ceremoninė e zhvilluar sot paradite nė Pallatin e Brigadave, presidenti Topi nderoi edhe gazetarin Nikollė Lesi me “Medaljen e Mirėnjohjes me motivacionin: “Themeluesit tė gazetės sė parė tė pavarur nė Shqipėri, “Koha Jonė”, nga dyert e sė cilės dolėn shumė gazetarė e drejtues tė medias sė sotme, duke u kthyer jo vetėm nė tribunė tė fjalės sė lirė, por edhe nė shkollė tė medias sė shkruar shqiptare”.

    Nė ceremoni morėn pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė kompanisė mediatike “EDISUD”, ambasadori italian nė Shqipėri,
    Saba d’Elia, shumė gazetarėve tė njohur dhe figurave tė shquara tė kėsaj fushe si dhe anėtarėve tė kabinetit tė Presidentit.

    Karriera e Bollinos
    Carlo Bollino e nisi shumė i ri karrierėn e tij gazetareske nė radiot leceze tė Italisė, (Radio Nice International dhe Radio Rama). Mė pas kaloi nė gazetarinė e shkruar. Pas njė periudhe nė tė pėrditshme e Leces nė 1979, punon si gazetar i kronikės sė zezė pėr “Gazzetta del Mezzogiorno”. Kryesisht trajton ngjarje qė kishin tė bėnin me mafian. Madje nė vitin 1985 shkruan njė libėr kushtuar vrasjes sė kėshilltares bashkiake tė Nardo Renata Fonte me titull 'Interesat nė lojė', mbi tė cilin u bazua mė pas edhe njė film me regji tė Xhuzepe Ferraras
    Nė 1989 emėrohet si i dėrguar special i “Gazzetta del Mezzogiorno” nė Bari. Fillon tė merret me politikėn e jashtme dhe ndjek ndėr vite konfliktet e ndryshme si korrespondent nė luftėn nė ish- Jugosllavi, nė Somali, nė Kuvajt nė Izrael nė Irak nė Macedoni, nė Kosovė nė Liban dhe nė Afganistan. Nė 1993 themelon nė Shqipėri “Gazeta Shqiptare” degė e Gazzeta del Mezzogiorno” dhe mė pas Radio RASH, agjencinė e lajmeve nė shqip BalkanWeb dhe tv NEWS24 . Nė 1999- 2007 njėkohėsisht ėshtė edhe korrespondent i agjencisė sė lajmeve italiane ANSA pėr Ballkanin. Mė pas emėrohet si drejtor i zyrės sė gazetarėve korrespondentė tė ANSA-s nė Izrael dhe nė territorin palestinez. Nga maji i 2008 dhe aktualisht ėshtė drejtor i Gazzeta del Mezzogiorno.

    (s.g/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-01-2009 mė 03:35

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ndreqje gabimi..

    logjistrike..e paskam shkruar..
    duhet..logjistike..pra prapavija mbeshtetse ne kete rast e atyre qenefave enveriste qe ben 97 ten..duke filluar nga selia roze e der tek qoset e nga njesitet guerile te zabitit der tek "fidelio-t" e tiranes.. e rogneristet frroko lesoiste e asaj kohe e der tek imam-ridvan bajalldite nga ish pd e nga djathtoistet urucas te shkodres e der tel altin dardhat e berat muzines se gjolekes se tepelenes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Shume turp!! Demokratet i zhgenjeu me keto dekorata.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anėtarėsuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Nuk e meriton kurre dekoraten, ai personazh i dyshimte qe ka themeluar e drejton Gazeten (Anti)Shqiptare!
    DINAMO KAMPIONE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIAL
    Topi dekoron Carlo Bollinon pėr lajmin e vjedhjes sė orės sė Bushit
    22-01-2009 / Fahri Balliu


    Presidenti Bamir Topi ka lėnė pa gojė dje shumė njerėz, shumė qytetarė, intelektualė, bėrės tė Shqipėrisė, mirėbėrės tė saj dhe luftėtarė qė janė pėrleshur pėrmes shtypit me kriminelėt komunistė tė vitit ’97, zjarrvėnėsit, agjentėt dhe spiunėt e shėrbimeve ruso-serbo-greke; kanė mbetur pa gojė ata qė e vuajtėn diktaturėn komuniste nė burgje, internime, pushkatime, kanė mbetur pa gojė ata qė kanė sulmuar Enver Hoxhėn, makinėn politike shqiptarvrasėse qė quhet Nexhmije Hoxha, kanė mbetur pa gojė ata qė janė pėrleshur fytafyt me prindėrit, bijtė dhe rezidentėt e Sigurimit tė Shtetit shqiptar komunist, qė i bie nėpunės tė shtetit serb komunist. Kanė mbetur pa gojė ata qė i hapėn faqet e gazetave pėr shkrimtarėt e ndaluar, pėr emrat e ndaluar, ata qė i kanė bėrė jehonė Skėnderbeut, Nėnė Terezės, Rugovės, Ismail Kadaresė; atė qė i hapėn faqet e gazetave pėr tė pushkatuarit dhe tė dėnuarit e shkollės sė Fultzit, pėr tė dėnuarit e bombės sovjetike, kanė mbetur pa gojė nga ky atentat politik i presidentit Topi ata qė kanė gjezdisur nėpėr gjyqe, nė 136 gjyqe, ku vetėm nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės kanė qenė 70 herė, kanė mbetur pa gojė ata qė i themeluan gazetat nė diktaturėn e dytė enveriste e ramiziste tė ’97-s, qė i hapėn redaksitė dhe shtėpitė private tė demokratėve siē qe zonja Ndroqi qė banonte tek Selvia, me burrin e saj tė pushkatuar. Kanė mbetur pa gojė ata qė e votonin presidentin nė strukturat e PD-sė e mė pas edhe pėr president. Tė gjithė kanė mbetur pa gojė. Edhe tė dekoruarit. Madje, mė i habituri duhet tė jetė zoti Carlo Bollino, i cili pat ardhur nė Shqipėri i mandatuar nga shėrbime okulte antishqiptare e fatkeqėsisht, edhe me mbėshtetje nga qarqe okulte ndėrkombėtare, detyra qė gjithashtu fatkeqėsisht mund tė themi se e kreu detyrėn e tij mė sė miri, nė filozofinė e tij, por ajo nuk ka lidhje fare me presidentin Topi, qė kėrkon ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė si vend tė NATO-s e tė BE-sė. Hapi titujt e Gazetės Shqiptare, zoti Topi, dhe tė medias qė burojnė prej saj. Do tė gjesh aty lajmin e orės sė vjedhur tė presidentit Xhorxh Bush, si shpifja mė e ndyrė e zemėrzinjve, antishqiptarėve, si pjellė e njerėzve tė ngarkuar me urrejtje pėr gėzimin e shqiptarėve ėshtė botuar nė kėtė gazetė. Do ta gjesh fuqiplotė kėtė shpifje, sepse ajo dėmtonte sa tė mundej aspiratat shqiptare pėr integrim nė BE e nė NATO, dėmtonte kursin reformator tė sė djathtės, si dhe ato pak zėra progresistė tė sė majtės, por sė fundi e mė thelbėsisht, do tė dėmtonte shpirtin bujar tė shqiptarėve dhe rreshtimin e tyre - tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė - properėndimor. Aty i ke (tek Gazeta Shqiptare e Carlo Bollinos), nė atė gazetė, tė pasqyruara me nivel madje, mbrojtjen e qindra operacioneve tė Sigurimit tė Shtetit, aty janė shfaqur si heronj operativėt, vrasės dhe masakrues tė atyre familjeve qė u takove para ca ditėsh. Nė kėtė gazetė i ke tė gjitha lajmet e komentet qė s’kanė tė bėjnė me rrugėn tėnde politike, as me rrugėn e Shqipėrisė. Ai njeri e ka drejtuar gazetėn nė bazė tė filozofisė sė tij, misionit tė tij, dhe ata qė ia pėlqejnė ato gjėra, ata qė janė nė atė krah, kanė tė drejtė t’i bėjnė monument, jo dekoratė. Por ju zotėri, jeni nisur nga njė kėnd krejt tjetėr. Ju jeni nisur fiks nga ai stil qė prodhoi shpifjen pėr orėn e vjedhur tė presidentit Bush, ju jeni nisur nga telefonata e parė qė kryet menjėherė pas konfirmimit tė mandatit tė presidentit, e qė fatkeqėsisht ishte pėr Carlo Bollinon, gazetarin e qarqeve okulte. Por pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se Carlo Bollino ishte nė punė tė vet, por ende njė gjysėmpyetjej mbetet se pse ti ke shkuar t’i zėsh vendin, se me sa dimė, nė ato ambiente, nė vend tė portretit tėnd, ėshtė ai i Edi Ramės.

    ...

    Komente

    Ju pershendes.....PO habitemi me keto qe po na ben ky topi,,,,cpati,,,,,si mer sa i hypi kalit,,,,,,,,e te q,,,,,,,,,turp,,,turp,,,ne e paca gabim le te me kthehet mua ky turp,,,,por jo keshtu,,,,,o TOPO mos na mbaj fjalime te medha kthe rugen,,,se do te bish nga kali,,,,,kete po ta themi miqsisht se te kemi respektuar,,,car po bon mer babe ,,,po na dellll,zoti te fryfte ne vesh,,,,,
    Postuar nga ladi ne daten 22-01-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Po mire ben qe dekuron,se si ka lene detyre tjeter Sala pervec qe te dekuroje te gjith si para edhe pas vdekjes,do i beja thirrje Topes te pakten te njoh mire figurat qe dekuron dhe para se ti dekuroje te hap pak dosjet e tyre meqense ligji i dosjeve eshte miratuar,
    Postuar nga Berti ne daten 22-01-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Tani qe Topi nuk eshte KO-QE e di edhe Fahriu, por pyetja eshte pse ai po i ben keto gjera? Te jete edhe ai i kapur thua? E vetmja gje qe ka bere Topi qe kur ka "hypur ne kale", ka dekoruar pa hesap sigurimsa,prokurore kriminel, gjyqtare pokriminel,president mediash trafikant, tani mungonte edhe fashisti Bollino, I lumte! Me vjen keq se eshte njeri i mire e nuk i takojne keto veprime negative.
    Postuar nga Ali ne daten 22-01-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    A mund te kete turp me te madh, se sa ky akt i neveritur nga Presidenti per te dekoruar je armik te Shqiperise, por sic dihet Presidenti po i ben keto dekorime si edhe me pare disa prokuroreve kriminele qe me paturpesine me te madhe. President ty te ka ikur koha dhe as mos e mendo se do jesh aty mbas viteve tuaja ne ate post, por as ne PD nuk do gjesh vend. TTUURRPPPPPPPPPPPPPPPPPP.
    Postuar nga Enkeleid Omi ne daten 22-01-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Mos u cudit fare mor Fahri ne e njofim tashti kush eshte Presidenti yne.Me fal qe po e them ,nje ****.Ai nuk ka intelekt dhe kete e tregoi qysh ne ditet e para edhe gjate gjithe kohes duke dekoruar njeres me te kaluar kriminale e deri me sot.
    Postuar nga Fatos Gega ne daten 22-01-2009
    --------------------------------------------------------------


    ------------------

    POLITIKĖ
    Nikollė Lesi presidentit Topit: Shpresoj tė mos ma heqėsh pas dy muajsh dekoratėn
    23-01-2009 / Gazeta 55


    Dy ditė pas dekorimit tė Carlo Bollinos, botuesi Nikollė Lesi ka kuptuar hilenė e pėrdorur nga institucioni i presidencės, por edhe rrezikun qė mund t’i vijė medaljes sė tij, pas tėrheqjes sė dekorimit tė Carlo Bollinos, veprim qė do tė jetė i detyruar, me informacionet qė posedojnė agjencitė e specializuara tė informacionit

    I vėnė nė dyshim, pėr shkak se dekorata prej presidentit Bamir Topi, botuesit tė njohur Nikollė Lesi, iu dha nė tė njėjtėn ditė, e nė mėnyrė tė ēuditshme edhe nė tė njėjtėn ceremoni me dekorimin e Carlo Bollinos (ēudi pėr tė cilėn shkroi dje edhe gazeta “55’), Nikollė Lesi ka filluar tė dyshojė pėr njė kurs dekorimesh i cili nuk ėshtė shumė jetėgjatė e qė mund ta dėmtojė, mė shumė sesa ta nderojė. Zoti Lesi ka kryer dje gjatė ditės analizėn e vet e ka arritur nė pėrfundime qė s’janė shumė shpresėdhėnėse pėr njė veneracion afatgjatė nga ana e presidentit Bamir Topi, prandaj edhe ka nisur tė marrė masat, qė nė tė ardhmen e afėrt tė mos bėhet mė protagonist i ndonjė (anti)ceremonie tė padėshirueshme. Zoti Lesi ka marrė e vesh e ka (mirė)kuptuar se Carlo Bollinos, italianit qė u bėnte hije e lojė tė pandershme gjatė viteve fillestare tė shtypit pluralist do t’i hiqet dekorata nga ana e presidentit Topi, meqenėse merret vesh se ajo ėshtė dhėnė krejt nė kundėrshtim me rregulloren qė rregullon kėtė punė, bile kjo rregullore na thotė se dekorata i ėshtė dhėnė bash antinjeriut simbol tė shtypit shqiptar. Presidenca ka krijuar njė traditė tė kėtyre dekorimeve tė ēastit, qė mė pas shoqėrohen me pėshtyma, bile edhe me lėpirje. Rasti i Skėnder Brecės ėshtė mė flagranti e ka njė konsensus mbarėshqiptar se presidenti e kishte ulur shumė seriozitetin e institucionit, teksa kishte kryer personalisht njė sakrilegj tė tillė pėr tė gjithė shtresėn e ish-tė pėrndjekurve politikė.
    Por Nikollė Lesi, ndoshta mė shumė sesa shumė tė tjerė, ka kuptuar qė ditėn e dytė tė mbajtjes sė medaljes sė mirėnjohjes prej presidentit Topi, se rezervohej njė perspektivė jo e mirė pėr veneracionin, qė iu bė kolektivisht me Carlo Bollinon. Hyneret e tij nė Shqipėri nuk kanė tė numėruar dhe sėrish Bamir Topi (bėn sikur) e ka kuptuar se ka bėrė gabim. Ndoshta raportimet e agjencive tė specializuara e kanė ftilluar disi dhe tashmė ėshtė e sigurtė se institucioni i presidencės do tė dalė brenda dy muajsh pėr tė konfirmuar se kishte bėrė gabim qė e kishte deklaruar botuesin e njė gazete aspak shqiptare, prandaj edhe po e tėrhiqte dekoratėn, e bashkė me tė edhe veneracionin qė kreditoi nė mėnyrė tė padrejtė. Nikollė Lesi tashmė ka marrė vesh se i ishte bėrė njė sakrilegj, teksa ia kishin kolektivizuar momentin e tij tė mirėnjohjes, sė bashku me atė tė njė puliezi, dhe qė tani ka nisur tė marrė masat, se nuk do tė pėrfshihet nė vorbullėn e pėshtyrjeve e tė lėpirjeve, qė nė mėnyrė aspak dinjitoze, po pėrfshihet prej kohėsh, presidenti i republikės. Prandaj, gjėja e parė qė mėsohet se ka kryer botuesi i njohur i shtypit shqiptar, ka qenė interesimi i drejtpėrdrejtė pranė kryetarit tė shtetit, me anė tė njė telefonate paralajmėruese: “Zoti Topi, shpresoj tė mos ma heqėsh pas dy muajsh dekoratėn”. Telefonata ka shprehur divergjencėn mes botuesit dhe presidentit tė republikės lidhur me dekorimin e zotit Bollino, por edhe pėr procedurėn qė u ndoq me kėtė rast, por edhe ka pėrvijuar njė perspektivė ngjarjesh, qė nė fund tė fundit nuk do tė dėmtonte meritat e botuesit shqiptar, sesa do tė spikaste mungesėn e meritave dhe tė taktit (mė e pakta qė mund tė thuhet) nga ana e presidentit tė republikės.

    ...
    55


    ----------

    Presidenti Topi, “Medalje Mirėnjohje” pėr Bollinon, EDISUD e Lesin
    » Dėrguar mė: 22/01/2009 - 10:53


    Lajme te ngjashme
    Sfidat e presidentit Obama
    • Datė: Jan 22, 2009
    Sfidat e presidentit Obama
    • Datė: Jan 22, 2009


    Artemida Ēollaku

    Kompania media tike EDISUD nė Shqipėri, dhe gazetari italian, Carlo Bollino, ėshtė nderuar me “Medaljen e Mirėnjohjes” nga Presidenti Bamir Topi. Medalje Mirėnjohjeje mori edhe themeluesi i gazetės sė parė tė pavarur “Koha Jonė”, Nikollė Lesi.
    Carlo Bollino, nė 1993 themeloi kompaninė mediatike shqiptare EDISUD, e cila pėrfshin “Gazetėn Shqiptare, televizionin NEWS 24, agjencinė e lajmeve nė shqip Balkanweb dhe Radio RASH). Medalja ėshtė akorduar pėr kontributin e dhėnė nė median shqiptare nė informimin e publikut, si njė faktor i rėndėsishėm pėr zhvillimin dhe progresin e demokracisė nė Shqipėri. Medalja iu dha pėrfaqėsuesit tė EDISUD SH.A, Giuseppe Ursino, i cili i ka shprehur falenderimet Presidentit tė Republikės. “Do tė doja tė falėnderoja Presidentin pėr kėtė medalje”, - u shpreh nė fjalėn e tij Ursino. Ai nėnvizoi se prania e kompanisė EDISUD nė Shqipėri “ka qenė gjithmonė e kujdesshme, pėr tė ruajtur aktivitetet tona editoriale lidhur me territorin”. “Gazeta Shqiptare”, NEWS24, radio RASH, BalkanWeb, janė dėshmitė mė tė mira”, - u shpreh pėrfaqėsuesi i kompanisė EDISUD. Ursino deklaroi qėllimin e kėsaj kompanie, duke nėnvizuar se “ne jemi botues tė mirėfilltė dhe kemi mbetur pak nė Itali. Nuk kemi interesa tė tjera pėrveē medias dhe jemi nė dispozicion tė qeverisė dhe Presidentit pėr gjithēka qė mund tė bėjmė”, - u shpreh pėrfaqėsuesi i EDISUD SH.A, Giuseppe Ursino. Ndėrkohė pronari i kompanisė EDISUD, Mario Cianco Sanfilippo uroi presidentin Bamir Topi me anė tė njė letre pėr vlerėsimin e investimit mediatik nė Shqipėri, i cili edhe pse ėshtė njė investim italian, ėshtė rritur ndėr vite nė terrenin shqiptar duke u kthyer nė njė shkollė tė gazetarisė evropiane.
    Nė ceremoni morėn pjesė pėrfaqėsues tė lartė tė kompanisė mediatike EDISUD, ambasadori italian nė Shqipėri, Saba d’Elia, shumė gazetarė tė njohur dhe figura tė shquara tė kėsaj fushe, si dhe anėtarė tė kabinetit tė Presidentit. Dhėnia e medaljeve dy prej themeluesve tė medias sė lirė shqiptare ėshtė propozuar nga Unioni i Gazetarėve, i cili ishte i pėrfaqėsuar nė kėtė ceremoni nga drejtuesi Aleksandėr Ēipa.
    “Medaljen e Mirėnjohjes”, Presidenti Bamir Topi i akordoi personalisht edhe gazetarit Carlo Bollino, pėr kontributin nė krijimin dhe zhvillimin e mediave nė Shqipėri, si njė faktor i rėndėsishėm pėr zhvillimin dhe progresin e demokracisė. Aktualisht drejtor i “La Gazzetta del Mezzogiorno” nė Itali, Carlo Bollino tėrhoqi medaljen e dytė brenda pak ditėsh nė profesionin e tij si gazetar. Vetėm pak ditė mė parė, nė kuadėr tė konkursit tė parė ndėrkombėtar “Gazetarėt e Mesdheut”, komiteti organizativ i “Caravella del Mediterraneo” i akordoi drejtorit tė “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino, ēmimin me tė njėjtin emėr.
    Carlo dhe Shqipėria
    “Eksperienca nė Shqipėri ėshtė shumė e vyer. Shqipėria mė mėsoi shumė nė profesion”. Kėshtu u shpreh dje pas marrjes sė Medaljes nga Presidenti themeluesi i kompanisė EDISUD, Carlo Bollino. Bollino mė 23 prill tė 1993 nxori numrin e parė tė “Gazeta Shqiptare”, duke i dhėnė njė hov tė ri cilėsor medias shqiptare nė atė kohė. “Unė kam 18 vjet qė jam kėtu”, - shprehet Bollino, duke nėnvizuar faktin qė po kaq ėshtė edhe mosha e demokracisė shqiptare. Ndonėse aktualisht ndodhet nė Itali dhe drejton njė gazetė shumė tė rėndėsishme pėrtej Adriatikut, jeta dhe zemra profesionale e Bollinos ėshtė e lidhur ngushtė me Shqipėrinė. I martuar me Alba Malltezin, gazetaren shqiptare, aktualisht kryeredaktore e televizionit NEWS 24, me tė cilėn ka dhe vogėlushen 1-vjeēare, Carlota, Bollino ndihet mė shumė shqiptar se kurrė. Pikėrisht njė lidhje e tillė e bėn tė jetė akoma mė i nderuar nga marrja e njė medaljeje nga njė vend me tė cilin ka njė marrėdhėnie kaq tė veēantė. “Zemra ime ėshtė kėtu nė Shqipėri. Gjatė eksperiencės time kėtu njoha dhe njė vajzė shqiptare. Jam martuar dhe tani kam dhe njė gocė shqiptare. Ju falėnderoj edhe nė emėr tė Albės dhe Carlotės”, - u shpreh Bollino nė fjalėn e tij pėrshėndetėse. I pyetur nėse njė dekorim i tillė ėshtė i vonuar, Bollino shprehet: “Jo, absolutisht. Unė nuk kam bėrė gazetari pėr tė marrė medalje. Ky ėshtė njė nder i jashtėzakonshėm qė mė bėhet”.
    Nė ceremoninė e zhvilluar dje paradite nė Pallatin e Brigadave, Presidenti Topi nderoi edhe gazetarin Nikollė Lesi me ”Medaljen e Mirėnjohjes me motivacionin: “Themeluesit tė gazetės sė parė tė pavarur nė Shqipėri, “Koha Jonė”, nga dyert e sė cilės dolėn shumė gazetarė e drejtues tė medias sė sotme, duke u kthyer jo vetėm nė tribunė tė fjalės sė lirė, por edhe nė shkollė tė medias sė shkruar shqiptare”.

    gsh

    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-01-2009 mė 04:02

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Spo e kuptoj pse titulli nuk flet per Nikolle Lesin, ai mori te njejtin titull.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar mė parė nga Barlet23 Lexo Postimin
    Shume turp!! Demokratet i zhgenjeu me keto dekorata.
    Sic duket per ju president do te thote te jesh vetem per partine prej se ciles Topi u be publik?! Presidenti eshte i shqiperise dhe shqipetareve, duhet te mbroje kushtetuten dhe te jete neutral persa ju perket partive politike.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si e flladit media bollinoiste albmalltezoiste zan caushin.. nje kriminel te keq njohur nga populli e mbi te gjitha nje perdhunues barbar te shum femrave fatkeqe qe rane ne dore te vampireve te zan caushit..
    te tilla profilizime te ngrohta e plot dhembshuri ka gjithmone ne gazeten shqiptare te bollinos jo vetem per caushin e vlores por dhe per monstrat e bandes hakmarrja e per bashkpuntoren e tyre imellde tashon..

    ja cthone dy te specializuarat e bollinos .. trendafilja dhe klodiana.. ne mbajtjen e lidhjeve me serial killerat e tmerrshem.. te llojit zan caush..altin arap jaho salih etjetj..



    Zani Ēaushi, martesė pa puthje e unaza
    » Dėrguar mė: 22/01/2009 - 13:04



    Trėndafile Visha/ Klodiana Lala

    BURREL I janė betuar njėri-tjetrit pėr dashuri tė pėrjetshme jo nė altar, por pas hekurave tė burgut. Nuk ka pasur as puthje dhe as shkėmbim unazash. Nėn heshtjen qė zotėronte nė sallėn e burgut dhe emocioneve qė vetvetiu "fluturonin" jashtė mureve, tė dy kanė shtrėnguar fort duart dhe kanė thėnė "Po"-nė ceremoniale, duke lidhur pėrgjithnjė fatet e tyre. Vetėm 20 minuta ka zgjatur ceremonia e kurorėzimit tė tė "fortit" tė Vlorės, Zani Ēaushi. Tė veshur tė dy me xhinse dhe me buzagazin qė nuk u ndahej pėr asnjė ēast, Zani dhe Ariana "pagėzuan" martesėn e tyre. Vajza 26-vjeēare nga fshati Lis i Burrelit, pati si shoqėrues tė ėmėn e saj, ndėrsa i "tmerrshmi" i Ēoles, drejtuesit e juristėt e Burgut tė Sigurisė sė Lartė tė kėtij rrethi. Nė kėtė ceremoni tė pafokusuar nga kamerat dhe larg syve tė publikut qė ende dhe sot e kėsaj dite pėrflasin nėn zė bėmat e tij, Zani Ēaushi i dha fund beqarisė. "Ishte njė ceremoni korrekte. Djali (Zani) u soll shumė mirė. Nuk ishte njė martesė e sajuar, por fryt i njė lidhjeje tė hershme e tė gjatė mes dy tė rinjve". Kėshtu u shprehėn dje autoritetet e Burgut tė Burrelit. Mėsohet se Zani Ēaushi e "piketoi" vajzėn qė do tė merrte pėr nuse qė nė kohėn kur ai shkonte shumė shpesh nė Burrel tek miku i tij, Afrim Rami, i njohur me nofkėn "Luēiano".
    MARTESA
    Rreth orės 10:00 tė ditės sė djeshme, gjithė personeli i Burgut tė Burrelit ėshtė vėnė nė "dispozicion" tė Zani Ēaushit. Njė nga sallat e kėtij institucioni qė shėrben dhe si bibliotekė, u kthye pėr disa minuta nė "altar" pėr tė dėnuarin me burgim tė pėrjetshėm dhe pėr vajzėn e tij tė zemrės. E veshur me xhinse dhe me xhiboks me ngjyrė tė verdhė, Ariana P., hyri brenda portės sė burgut sė bashku me nėnėn e saj. 26-vjeēarja do tė donte tė kishte pranė nė momentin mė tė mirė tė jetės sė saj dhe babain e vėllezėrit, por sipas ligjit nuk lejohen mė shumė se tre persona. Elegante dhe gjithė sharm (pa tualetin e nusėrisė), Ariana ėshtė bėrė bashkė me Zanin nė hyrje tė sallės. I qetė dhe i veshur me xhinse ngjyrė blu dhe bluzė tė zezė, i "forti" i Vlorės ka pėrcjellė emocione tek tė gjithė. Nė praninė e drejtorit tė burgut, Shkėlqim Gjeēukaj, juristes, punonjėsit tė gjendjes civile dhe kryetarit tė Komunės Lis tė Burrelit, Zani Ēaushi dhe Ariana P., pranuan tė lidheshin pėrjetė me njėri-tjetrin. Nuk pati puthje. Munguan dhe unazat, ndėrsa u shpėrndanė llokume e ėmbėlsira tė tjera pėr tė gjithė tė pranishmit. "Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr mua. Jam shumė e lumtur qė po martohem me djalin qė dua", - ėshtė shprehur 26-vjeēarja nga fshati Lis i Burrelit.
    ZANI ĒAUSHI
    Me humor, i 'forti' i Vlorės ka thėnė: "Mė mirė qė u martova kėtu nė burg. Po tė martohesha jashtė hekurave, do tė mė duhej tė bėja njė mijė dokumente. Na kanė ardhur nė majė tė hundės formalitete tė tilla". Pas ceremonisė, Zani dhe nusja e tij janė lėnė dhe pėr pak kohė nė dhomėn e takimeve (jo takim special).


    gazeta shqiptare..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Cfare idiotesie
    Po kush qenkan keta demokrate te zhgenjyer xhanem.
    Po po e ndiejne keta tip "demokratesh" alla Sali qe po shket toka nen kembe dhe po bejne lufte brenda llojit tani.

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gjeja e pare qe te vjen ne mend kur lexon kete lajm, sepse eshte krejt e fresket ne kujtese eshte pikerisht:

    Topi dekoron Carlo Bollinon pėr lajmin e vjedhjes sė orės sė Bushit
    E ka gjetur sic duhet titullin per artikullin Fahri Balliu.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKĖ

    Pallaskat e presidentit Topi dhe korruptimi i medias
    26-01-2009 /

    Nga Fahri Balliu


    Punėt institucionale tė pakryera mirė dhe punėt e kėqija tė kryera deri nė fund e kanė detyruar presidentin tė shpėrndajė pallaska nė formė dekoratash pėr drejtues mediash, nė shkėmbim tė vendosjes sė medias nė shėrbim tė interesave tė tij personale. Pėrveē pallaskave, pjesė e kėtij sistemi janė edhe qerasjet mediatike me telefonata, begenisje apo solidarizime, por edhe pėrdorimi i ndonjė medaljeje, si gjethe fiku pėr tė fshehur pėrpjekjen pėr sistemin e medias sė korruptuar qė po ushqen kryetari i shteti

    Prej disa muajsh, presidenti Bamir Topi po investohet pėr krijimin e njė rrjeti mediatik, i cili do tė duhet ta ndihmonte nė pėrpjekjet pėr tė instaluar njė sistem trafiku influence, nė tė gjitha sferat; veēanėrisht nė ato institucionale, financiare e tė drejtėsisė. Ky synim, qė mirėfilli nuk ka lidhje me mandatin qė mazhoranca e cilėsuar (84 vota) e Kuvendit tė Shqipėrisė, i dha atij nė verėn e vitit 2007, ka nevojė pėr njė mbėshtetje tė gjerė mediatike, dhe pėr kėtė, presidenti dhe kėshilltarėt e tij - mė shumė miq fėminie e shokė nė mjediset e paspunės - po i drejtohen njė skeme tė vjetėr e primitive. Korruptimi i medias pėrmes dekoratave, ose siē u thotė populli - pallaskave - medaljeve qė jepen pa vend e qė s’shkėmbehen me ndonjė meritė, ėshtė njė skemė primitive, e cila s’ėshtė se nuk po ka suksses nė stadin ende primitiv, qė po reflekton media jonė. Pasi mbaroi punė me Top-Channel, duke shfrytėzuar krejt hapėsirėn qė i jepej nga largimi nga kjo jetė i themeluesit tė kėtij rrjeti televiziv, por edhe duke shpėrdoruar mirėkuptimin qė ekzistonte aty e nė bashkinė e Tiranės, Bamir Topi kreu kapėrcimin e madh, duke e dėrguar pallaskėn presidenciale deri tek drejtuesi i rrjetit “News 24”. I njohur pėr qendrimet e tij pak shqiptare, ky rrjet duhej tė ishte stacioni i fundit ku do tė tė ankorohej pallaska e presidentit, por duket se kryetari i shtetit ka shumė ngut ta mbyllė kėtė skemė dhe pallaska e Carlo Bollinos, zuri njė vend qendror nė edicionet informative tė para dhjetė ditėve.
    Ngaqė kapėrcimi ishte shumė i madh, nga frika se mos i zbulohej skema primitive e korruptimit tė medias pėr interesa aspak shtetėrore e aspak institucionale, kryetari i Shtetit pėrdori si gjethe fiku edhe Nikollė Lesin, duke i akorduar edhe atij njė dekoratė-pallaskė, paēka se ky i fundit aktualisht nuk i duhet pėr sistemin, meqenėse nuk ka ndonjė media nė pėrdorim. Dekorimi i Lesit shpresohej tė davariste disi shqetėsimin e opinionit pėr trafikun e influencės, qė nė mėnyrė imorale po mundohet tė blejė kryetari i shtetit.
    Por asgjė s’e davarit njė sistem tė tėrė telefonatash, pėrshėndetjesh, pėrgėzimesh, solidarizimesh, shqetėsimesh e reagimesh, qė presidenti Bamir Topi po ndan kėto kohė me tė tjerė drejtues mediash, me tė cilėt, duket se trafiku i influencės ėshtė blerė edhe mė ulėt - pra, me epitetet qė pėrmenda pak mė lart.
    Sistemi i pallaskave, si njė keqpėrdorim i sė drejtės pėr tė vlerėsuar kontributet qė shqiptarė tė nderuar japin nė fusha tė ndryshme, spikati edhe nė mandatit e paraardhėsit tė presidentit Topi, por aty, pėrdorimi ishte mė shumė rast pas rasti, e s’pati mundėsi tė ngrihej deri nė sistem. Por kjo qė po pėrpiqet tė kryejė presidenti Bamir Topi (edhe pse sistemi nuk do tė jetė kurrė i plotė e rrjedhimisht nuk do tė jetė asnjėherė i suksesshėm, sepse e vėrteta triumfon, edhe kur shfaqet nė njė tribunė tė vetme), ėshtė veēanėrisht shqetėsuese. Sado joefektive tė jetė pėrpjekja pėr tė blerė hapėsira, linja editoriale e qendrime tė ndryshme publike, nė tė mirė tė interesave personale tė kryetarit tė shtetit, nė shkėmbim tė pallaskave qė shpėrndahen pa hesap, si njė e drejtė qė rrjedh nga keqpėrdorimi i prerogativave kushtetuese, gjithsesi gjesti i presidentit mbetet njė aksion i dėnueshėm e qė duhet bllokuar sa mė shpejt tė jetė e mundur. Mė e mira do tė ishte qė protagonistėt e mediave tė mos pėrfshiheshin nė lojėn e pallaskave, e nėse kjo u detyrohet, ata t’i refuzojnė “nderimet” e presidentit me neveri. Por nėse dikush s’pati rastin ta refuzonte, sepse iu dha “postum” e dikush sepse ėshtė i huaj dhe nuk ia ndjen shumė se sa dėmtohet shtypi shqiptar, tė tjerėt e kanė detyrimin profesional t’i kthejnė pallaskat metalike, telefonatat, solidarizimet apo shqetėsimet lajkatare, qė vijnė brenda njė shtrat, qė jo njė burri shteti, po as njė numri rendor tė thjeshtė nė gjendjen civile tė Bashkisė sė Tiranės, nuk i shkojnė pėr shtat.
    Por pyetja thelbėsore qė mbetet ėshtė: Pse ka nevojė presidenti Bamir Topi pėr njė korruptim urgjent tė shtypit shqiptar? Kur u zgjodh president i republikės, ai nuk ėshtė se ishte investuar shumė nė punė pune dhe sondazhet e nxirrnin njėrin nga mė popullorėt e politikės, bile njėrin nga tė privilegjuarit e shtypit. Por rreth 20 muaj pas marrjes sė mandatit presidencial, vetėm punėt e kryera jo mirė, bile edhe punėt jo tė mira tė kryera prej tij, e detyrojnė kryetarin e shteti tė ndėrmarrė aksione tė tilla antiinstitucionale e i detyrojnė pėrfaqėsuesit e shtypit tė futen nė njė siklet tė ri, pėrballė lumit tė pallaskave, njė llurdi qė na turpėron tė gjithėve, pėr shkak tė pėrgjegjėsisė qė mbajmė pėr burimin e tij.

    ...

    55

  13. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    u "shpif" edhe nje armik tjeter nga radhet e salistave ... jehon i ben fahrija e lukunia ...

    ka me se te merret fahri balli zombizma - nuk ka me si te shpiken "fitorje" te reja te rojes besnike te punizme-nomenklatur-sigurimit ...

    te mprehen shpatat ... edhe ni her per situatat ... zombist avangardat ...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga alproud Lexo Postimin
    Sic duket per ju president do te thote te jesh vetem per partine prej se ciles Topi u be publik?! Presidenti eshte i shqiperise dhe shqipetareve, duhet te mbroje kushtetuten dhe te jete neutral persa ju perket partive politike.
    Te jesh demokrat nuk do te thote te jesh me partine demokratike !!! apo ti keshtu e kupton?

    Pikerisht se eshte presidenti gjithe shqiptareve nuk duhet te dekoroje antishqiptaret.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur e ke then o barlet..
    presidenti shqiptareve.. nuk duhet te dekoroje anti-shqiptaret..
    dhe kulmi eshte se vet ky top m.uti ishte ne shoqerim te bushit.. dhe me shum se brari e barleti e dy drinasi..ai do duhej te ndihej me i fyeri nga shpifja e felliqur per oren e bushit.. qe doli pikerisht nga redaksite e bollino-malltezo edvinave..

    mes tjerave ne motivacionin per dekorimin e nikoll lesit ai thote.. se gazeta e lesit KJ u be shkoll e gazetarise shqiptare..

    sigurisht nuk e ka fjalen per KJ sot.. sepse sot KJ ska si te jete shkolle sepse ka qindra gazeta e televizione..
    pra topi i thote shkoll gazetarie.. KJ-se se fillimit.. KJ -se qe qe nga numri i pare e deri ne triumfin e revolucionit qosisto enveristo causho arapoist.. u be tribuna e anti-demokrateve..e enveristave e vampiro-kanibaleve.. aty mprehen pendat figurat me te urryera te ketij populli.. dhe hodhen helmin kunder demokracise te sapo nisur..

    pse 5 vjec ka qen bamiri athere e nuku ka kuptuar rolin e qelbur te KJ-se se athershme?
    joo ka qen doktor shkence aso kohe.. pra nje burre 2 metra i gjate.. me kollare e me specializime jashte shtetit..
    askush nuk mund te harroje KJ -ne e athershme askush.. sidomos mijra nena qe mbeten pa drit te syrit nga shperthimi i enverizmit kanibalo qosisto polpotist caushisto dardhoisto bare ist e zabito dokleist.. qe e mbushi shqiperine me mijra kufoma kanaleve ferrave otrantos e gerxheve e qafave te muzines.. e qaf malit e qaf thanes..e mifolit e ballshit e tepelenes e krrabes etjetj.. dhe jo kufoma kolere..qe vjen nga epidemite e pa shmangshme.. por kufoma te percelluara nga shtazeria e mijra kanibaleve te frymezuar e nxitur nga kreret kanibale te reviolucionit enverist te cilet kishin buri e flamur e punishte te shpifjes e dezindformimit..pikerisht KJ-ne e Frrok Les pisave..

    kush i harron keto nuk eshte njeri.. as shqiptar..
    sigurisht qe po te lexoj topi ketu do thote ..ckini me mua.. se sjam un i pari qe perkedhel kanibalet e 97 tes..
    edhe shefi im berisha mund te thote ai.. i morri nen sqetulla ca 97 tsha..
    po e vertet eshte..
    por ne e menduam topin dicka te vecante.. mirpo doli nje qen bir qeni..
    kryeprokurorja qe ai i beri peshqesh ktij populli eshte nje mantenute e selis roze qe hap e mbyll hetimet me porosi te erion braces e taulant ballo edvinave..
    pra Topi po shkon me shpejtesi ne llumin e politikes..
    po del me legen se Moisiu e Mejdani..kshu si e ka nisur..




    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-01-2009 mė 07:19

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Ne fakt i ziu Tofop me keto dekorata pa lidhje dhe duke shkuar ne Kosove 1 here ne dy muaj per te marre ndonje titull nderi ne Ferizaj ose gjetke kujton se po ia rrit vlerat vetes per te qene ai nje Figure e madhe e Shqiperise.
    Nuk e di i varfri qe sa me shume keshilltaret Veteriner qe akoma u vijne duart ere bajga tja mbushin mendjen per budalliqe aq me poshte e ulin te gjithe ata qe deri sot e kane vleresuar dhe qe jam i bindur se jane zhgenjyer .
    Ehh more Tofop... ne fakt gusto e tij gjenerale duket qe nga First Lady... te tjerat flasin vete

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    une i prpozonj zombizmes salis-sigurim-puniste qe te kerkoje dorheqjen e parevokueshme te topit dhe te gjindet nje figure tjeter per ta bere "shoshe" ne media ...

    ne rasst se topi nuk jep dorheqjen, te nisin procedurat per shkarkimin e tij si president ...

    ne rast se nuk e lejon kushtetuta heqjen e topit, te ndryshohet kushtetuta ...

    ne rast se nuk ndryshohet kushtetuta, te hiqet kushtetuta ...

    ...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    e qelbi prap Tapi,po pse ore dekorohet ky plehra qe per pak na ngjiti damken e vjedhjes se ores se presidentit Bush!!!po behet njelloj si rama me bregoviēin ky.Me duket se po ndjek ate keshillen Øme mire te besh nje pune keq se sa te mos e besh fareØ
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  19. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sado te mundoheni te rekuperoni figuren e salis duke e krahasuar me "plehra", ai pleher se pleher eshte, mbetje hemofrodite e sigurim-nomenklatures ...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    sado te mundoheni te rekuperoni figuren e salis duke e krahasuar me "plehra", ai pleher se pleher eshte, mbetje hemofrodite e sigurim-nomenklatures ...
    po reformat historike ne Shqiperi kush i beri sipas teje? Apo Mitrushi !!!

    Rruge
    Drita
    Pass Biometrike
    Nato
    Etj. etj etj

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  2. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  3. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42
  4. Moisiu dekoron Nanon pse?Per ....
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-09-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •