Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 308 prej 308
  1. #301
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Kujtoj të gjithë ata që ikën



    Kujtoj të gjithë ata që ikën,
    Qirinj ndez në seri.
    Llambushkat një nga një i fikën,
    Ikën në arrati.

    I qaj e s’ngopem,më mori malli,
    Fytyrat ua kujtoj.
    Ata të heshtur, flenë tek varri,
    Si roje I vështroj.

    U a di me vit,datë dhe orë,
    Kur vdekja I rrëmbeu.
    Mbi varr I përkëdhel me dorë,
    Nga dhimbja çahet dheu.

    Zemra ka dhoma të fsheta,
    I strehon të tërë,
    Ka vend dhe për mijra veta,
    Është një det I gjerë.

    Ajo rënkon,loton si unë,
    Me psherëtimat flet,
    Ata që ikën s’më vine kurrë,
    S’më kthehen më në jetë.

    Po shyqyr Zotit kam kurajo,
    Lotoj e buzëqesh.
    Ju që ikët më thatë : Çiao!
    Dhimbjen më late peshqesh.

    I qaj të tërë ata që ikën,
    Pa zë me lot i qaj.
    Në mestë natës ma fikën dritën,
    Që unë në shpirt t’I mbaj.

  2. #302
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Kur shkoj në viset e mia

    Kur shkoj në viset e mia,
    Kur me dorë prek ato troje.
    Ikin thinjat, vjen rinia,
    Vjen aroma, mjaltë-hoje.

    Gurët përkëdhel nga malli,
    Vetja si mali Dhëmbelit.
    S’ka në shpirt më grimca halli,
    Zëri si zogu mbaj telit.

    Bëhem pjesë e baltës time,
    Baltës më të mirë në bot.
    Gryka, qafat këngë me himne,
    Tej vendi, as kush s’ më thotë.

    Viset, ato më kanë rritur,
    Ato syrin përkëdhelin,
    Si Perëndi më kanë pritur,
    Bukuri që kurrë s’të velin.

    Ato janë si mali i lartë,
    Kurrë s’ndjehem gur i shkulur.
    Fjala gjithmonë del e artë,
    S’të pranojnë kokë ulur.

    Kur shkoj në viset e mia,
    Syrit nuk i vjen për gjumë.
    Aty vlerë merr dashuria,
    Aty malli kthehet lumë.

  3. #303
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj




    Kjo natë

    Këtë natë po dridhem i tëri,
    Ndjej ftohtë, me ngrohje në shtëpi.
    S’do kjo dhimbje rehat të më leri,
    Kërkon të më treti si qiri.

    Ajo që më ngrohte si klloçka zogjtë,
    Ka ikur në një planet tjetër,
    E kërkoj në çdo pik lot,
    Por më kot,loti s’ më kthehet në vepër.

    Tëmthat në ballë janë revoltuar,
    Rrahin pa pushim,gati të shpërthejnë.
    Ndoshta më thonë : Je i vonuar !
    Ndaj ndjen ftohtë,ne s’të gënjejmë.

    Sonte as kush s’ më ndodhet pranë,
    Ndaj le ta gdhij si ta gdhij.
    Sikur të gjallë ta kisha babanë,
    S’do ndodhte që unë të mërdhi.

    Kjo natë më ngriu si dëborë,
    Më ktheu kallkan e s’mund ta shkrij,
    Sikur motra të më zgjaste një dorë,
    S’do kisha ftohtë,kurrë se si.

    Me jetën jam ftohur fare
    Edhe me ngrohje, kam ftohtë në shtëpi,
    Prindërit dhe motra që prehen në varre,
    S’ më ankohen as në bore e as në shi.

    Unë ata kam Zot dhe Perëndi !

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    Gentian_gr (17-03-2014)

  5. #304
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Poezi shum te bukura Riza,te pergezoj per poezite.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  6. #305
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Citim Postuar më parë nga Hotlani Lexo Postimin
    Poezi shum te bukura Riza,te pergezoj per poezite.
    Pershendetje Hotlani. Ju uroj gjithe te mirat ne jeten tuaj

  7. #306
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj


    I përndjekuri i jetës

    Gjithë jetën e jetës në kërkim kam qenë
    Të gjeja atë që të tjerët s’e kanë.
    Më kot,për mua asgjë s’kanë lënë
    Dhe më krahasojnë me maskaranë.

    Vendosa të mos jetoj më në këtë planet,
    Jetën do ta ndërtoj diku tjetër,
    Ndoshta të jetoj si një peshk në det,
    Por dhe si një fletë,apo një copë letër.

    Të gjitha këto për të lumturuar Ty,
    Se lumturi tjetër s’ka pse më duhet.,
    Kam qenë dhe mbeta i pa fat në dashuri
    Dhe e pamundur kjo më quhet.

    Mundimi s’më buzëqeshi kurrë
    Dhe pse në thellësitë e pa matura kërkova.
    Në këtë botë ka humbur fjala burrë
    Dhe si i pa ditur u dënova.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    Gentian_gr (17-03-2014)

  9. #307
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Kur

    Kur shëtisja rrugëve te Tiranës,
    I habitur ngela, si fshatar.
    S'ja kuptova rrjedhën kurrë Lanës,
    Edhe stinëve s'u gjeja karar.

    Mali i Dajtit lëvizte nga vendi,
    Si një lodër që mban një fëmijë.
    Dielli që lindi më çmendi,
    E nuk pyeste më për Perëndi.

    Po unë lozja,qeshja si një foshnjë,
    Pabesinë e urreja krejt.
    Kjo është mosha dhe mund të më joshë,
    Por s'besoj se mund të më kthej dreq.

    Rrugën e vazhdoj nga më shkojnë këmbët,
    S'jam aq i zoti t'i drejtoj.
    Më lëvizin pa komandë dhembët,
    Dhe asgjë me dije s' çensuroj.

    Do vazhdoj vegimin dhe pa shokë,
    Ndoshta dhe Tiranës i nxjerr pjesë.
    S'mund të ndodhë, pa shkak që të derdh lot,
    Aq më shumë nuk ndodh që mund të vdesë.

    Kur shëtisja rrugëve te Tiranës,
    Mendjen kurrë s'e kam pasur ne kokë.
    Veç me shpirt ja puthja lulet thanës,
    Se me thanën besuar në Zot.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (06-04-2014)

  11. #308
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Aromë Vendlindje

    E pa gojë zbarkoi nata,
    Era maleve gjëmonte,
    Malli i tharë më ndjek nga mbrapa,
    Vendlindjen më tregonte.

    Nxirrja frymë nga kraharori,
    Erë vendlindje aromonte,
    Malli s'e di ku më nxori,
    Brenda shpirtit po rënkonte.

    Rreth e rrotull vendi im,
    Sytë po më xixëllojnë.
    Psherëtimat me nxitim,
    Diçka presin e kërkojnë.

    Fryn një erë,ledhaton ballin,
    Erë bëhem unë i tëri.
    Buza puth me dëshirë mallin,
    Honi më inçizon zërin.

    E pa gojë nata dhe unë,
    Zemra prush për ato male
    Edhe natën kur fle gjumë,
    S'dua që ti të kesh halle.

    Pylli pyet : Si u gdhive ?!
    Çezma thotë : Pi ujë tek mua !
    Melodia e korieve,
    Jo më shumë se kaq nuk dua.

    Muzg paditur ikën dita,
    Vendlindja gjithmonë rinore..
    Psherëtimat që më rritën,
    Do ti puth si një dashnore.

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •