Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, qė sipas konceptit tė malėsorėve do tė thoshte se kishte mė tepėr pushkė pėr t’u bėrė ballė pushtuesve osmanlinj, qė nė Malėsi gjithnjė gjetėn kundėrshtimin mė tė ashpėr me armė nė dorė, pakėnaqėsinė dhe ndjenjėn e lartė tė kundėrshtimit dhe mosnėnshtrimit ndaj zgjedhės sė huaj. Pėr malėsorin gjithnjė liria ishte gjėja mė e shtrenjtė. Ata e identifikonin vetėn me shqiponjėn e Alpeve tona, qė fluturonte nė lartėsi tė mėdha e lirė dhe nė folenė e saj mirėrriste zogjtė e vet. Shqipja dhe malėsori kanė qenė simbole tė pandara nė kreshtat e maleve tona.

Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Ndėr shekuj malėsia ka pasur figura qė kanė bėrė emėr tė mirė nė krahinėn, ku ato jetuan dhe vepruan, duke u pėrfshirė denjėsisht nė historinė e trojeve etnike shqiptare.

Fisi i Grudės ėshtė i ardhur nga Basumėt e Postribės tė Shqipėrisė sė Veriut nė mesin e shek. XV–XVI. Ata menjėherė u vendosėn nė malin e Grudės sė sotshme kreshnike, e pėrmendur pėr njė histori tė shkruar pėrmes grykės sė pushkės nė tė gjithė zonėn e Mbishkodrės.

Asokohe i pari i vendit (krahinės), atdhetari i shquar Vuksan Gelaj ishte si pari i Grudės, ēka vėrtetohet edhe sot nga burime historike tė shkruara nga autorė tė huaj dhe shqiptarė. Banorėt vendas janė marrė kryesisht me bujqėsi dhe blegtori, si dhe kanė shkėmbyer mallra dhe produktet e tyre blegtorale nė qytetin e Shkodrės.

Kjo derė ka qenė e njohur historikisht edhe nga banorėt e qytetit si njerėz tė pushkės, nderės, besės, trimėrisė, odės sė kuvendeve tė burrave, lahutės e ēiftelisė, nė tė cilėn janė pėrjetuar gojė mė gojė historitė e lavdishme tė Hotit e Grudės nė luftė kundėr pushtuesve shumėshekullorė turq.

Atdhetari e luftėtari i njohur Vuksan Gelaj ishte njė derė e fortė dhe me zė tė nderuar nė tė gjithė trevėn. Ai shquhej edhe pėr bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarėve tė ndryshėm vendas dhe tė huaj. Bujaria e tij shembullore u tregua me Basumėn dhe sė bashku me katėr djemtė e tij i vendosi nė tokat e veta nė Zetėn e sotshme.

Tė porsaardhurit e rinj e ndien vetėn si nė shtėpinė e tyre, ku gjetėn menjėherė ngrohtėsinė tipike shqiptare e tradicionale malėsore, besė dhe bujari, ndihmė dhe integrim tė shpejtė nė ambientin e ri, ku u vendosėn kėta miq tė rinj tė Grudės. Ende nė histori pėrmenden oborret dhe kėshtjella e Vuksan Gelės.

Nga kronikat e kohės, hartuar nga reporterėt vendas dhe tė huaj, qė janė marrė me hulumtimin e historisė sė krahinės sė Malėsisė nė veēanti, del zemėrgjerėsia dhe bujaria e madhe e Vuksan Gelės. Gjatė shekujve tė mėvonshėm nga katėr vėllezėrit u krijuan dhe morėn pėrhapje nė trevat malore katėr fiset e Basumės, qė vijnė nga Gjokajt e sotshėm: vėllai i parė, e mė pas vėllezėrit Lulgjuraj, Kalajt dhe Vulajt.

Me pushtimin e Shkodrės nė vitin 1638, sipas kronikave historike, pothuajse tė gjithė breznitė e malėsisė sė Veriut bėnė lėvizje (migrime) nėpėr shumė vende gjatė kohės qė qyteti verior (Shkodra) po kalonte ēastet e hidhura nga mėsymjet e tė huajve.

Nga ana tjetėr, shqiptarėt dhe nė veēanti malėsorėt e Grudės rrokėn pėrherė pushkėn nė mbrojtje tė trojeve tė tyre stėrgjyshore, duke qenė njė pengesė serioze pėr pushtuesit turq. Kryengritjet spontane tė kohės pėrfshinė edhe malėsinė e Grudės. Pjesė e kėsaj rezistence tė vendosur dhe tė herėpashershme u bėnė edhe bijtė e Basumės, pra anėtarėt e familjeve tė katėr fiseve, tė cilėt, si trima dhe luftėtarė tė dalluar, u qėndruan pėrkrah vėllezėrve shqiptarė grudianė.

Bijtė e Basumės u pėrqendruan dhe ndėrtuan shtėpitė e tyre nė formė kulle me frėngji nė malin e Grudės, duke e populluar atė brez mbas brezi. Sot gjurmėt e hershme tė vėllezėrve tė Basumės mund tė gjenden si dėshmi fare lehtė te stėrnipėrit e tyre, qė mbajnė mbiemrat e tė parėve, si Gjokajt, qė gjenden nė Mileshin e sotshėm, sikurse edhe nė vende tė tjera; fisi i Lulgjurajve, qė gjenden me shtėpitė e tyre nė Selishtėn krenare; fisi i Kalajve, qė gjenden nė Pikale; fisi i Vulajve nė Vulajt e sotshėm tė Grudės.

Djemtė e Basumės gjithnjė kanė qenė njė krah i djathtė i Vuksan Gelės sė Grudės, qė luftonin kundėr taborėve tė rėnda tė ushtrisė turke, qė me ēdo mjet dhe dredhi kėrkonte nėnshtrimin e panėnshtruarve malėsorė. Krenaria e malėsorėve mbijetoi ndėr shekuj. Dhe pjesė e kėsaj ishin edhe katėr viset qė u bėnė pothuajse vėllezėrit e Vuksan Gelės, duke e justifikuar ndėr shekuj bujarinė, zemėrgjerėsinė, qė dera e njohur e tė parit tė Grudės u dha bijve tė Basumės ndėr shekuj. Kjo mirėnjohje u njoh gjithnjė me fisnikėri nga katėr vėllezėrit, bijtė dhe stėrnipėrit e tyre, qė mbushėn sofrat e kullave tė Gjokajve dhe tė vėllezėrve tė tjerė.

Sipas njė kroniku tė kohės veneciane, Pino Ambrozzi, thuhej se patriotizmi, nderi, bujaria tradicionale dhe gjithnjė me zemėr tė bardhė e treguar nga i pari i Grudės, Vuksan Gelaj, ka bėrė qė brezat e katėr vėllezėrve e mbajtėn me nder besimin qė katundi i Grudės tregoi ndaj kėsaj familje tė parė, qė erdhi e u vendos nė Grudė shumė shekuj mė parė. Ata dhe nė veēanti fisi i Gjokajve me nė krye pinjollin e denjė tė saj bacė Kurt Gjokaj i Grudės, ėshtė shquar pėr besė, trimėri, bujari, ruajtjen e zakoneve dhe traditave tė krahinės, respektin ndaj tė parėve vendas, historisė sė lavdishme qė kishte dhe ua rriti edhe mė shumė nderen dhe lavdinė krahinės sė Grudės.

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gelaj i Grudės dhe sokolat trima tė Basumės, u shpreh te mbrojtja me vendosmėri qė ata i bėnė kishės sė Shėn Kollit (Shėn Nikollės), qė asnjėherė ajo tė mos kthehej me minare tė xhamisė turke.

Duhet kujtuar se ushtria turke, pasi vriste, masakronte, syrgjynoste, torturonte, shkatėrronte ēdo gjurmė tė pastėr tė burimeve dhe jetės kristiane tė popullit shqiptar, duke i kthyer objektet e kultit tė krishterė nė xhami me minare.

Nė fakt, baza e tė gjitha themeleve tė objekteve islame ose xhamive nė Shqipėri janė tė mbushura me gjak tė pastėr arbėror e kristian, gjurmėt e sė cilės gjenden jo vetėm nė objektet e fundit arkeologjike qė janė zbuluar aty, por edhe nė emrat njerėzve dhe toponimet e hershme, qė ende ruhen ne shumė qendra banimi dhe krahina tė ndryshme brenda vetė malėsisė dhe nė tėrėsi nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė, si dėshmi e shekujve kristianė. Ndėrkohė kėto gjurmė tė freskėta i ndeshim sot edhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugut, ashtu edhe nė trojet etnike shqiptare nė Maqedoni etj.

Fisi i Gjokajve dhe pinjolli bacė Kurti

Prej fisit tė pėrmendur pėr besė e burrėri, bujari e fisnikėri tė moēme shqiptare doli patrioti i flaktė bacė Kurti i Grudės, i cili pėrmendet shpesh nė analet e historisė sė popullit shqiptar dhe nė veēanti nė kryengritjet e njėpasnjėshme tė kohės kur ai jetoi dhe veproi si njė shqiptar i vėrtetė.

Gjithė jetėn e tij bacė Kurti luftoi me armė nė dorė nė mbrojtje tė trojeve etnike shqiptare. Ai iu bashkėngjit patriotėve tė shquar, qė asokohe vepronin nė qytetin e lashtė tė Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe.

Ai gėzonte respekt nė tė gjithė vendet ku ai shkonte, sepse kishte besė, burrėri, trimėri, bujari, ndershmėri, ishte njeri i fjalės, nderit, respektonte kanunin e maleve tona kreshnike, ishte njeri i urtė dhe shumė i menēur nė zgjidhjen e probleme tė trevės sė tij, luftoi pa reshtur pėr ndėrgjegjėsimin e malėsorėve pėr liri dhe pavarėsi kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Otomane asokohe.

Bacė Kurti i Grudės dha kontributin e tij tė madh nė drejtim tė pajtimit tė gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste kėtė plagė shumėshekullore qė ndoqi malėsitė tona ndėr shekuj. Ai thoshte se shqiptarėt nuk duhet tė derdhin gjak mes vedit, por duhet tė luftojnė dhe bien nė fushėn e betejės me nder si dėshmorė tė atdheut.

Gjakderdhja ishte dhe mbeti njė plagė qė e ndihmoi edhe mė shumė pushtuesin turk tė jetonte mė gjatė nė trojet tona, sepse malėsorėt dhe nė tėrėsi shumė krahina shqiptare, nė vend qė tė luftonin turkun, ia kishin drejtuar grykėn e armėve shtėpive nė hasmėri.

Nė histori kanė mbetur tė shėnuar shumė shembuj pozitivė qė mbajnė firmėn e pajtimit tė bacė Kurtit tė Grudės, pasi ai ishte njė burrė i madh, me njė vizion dhe dėshirė qė populli shqiptar tė ēlirohet njė herė e pėrgjithmonė nga nata e gjatė e mjerimit dhe vuajtjeve qė kishte sjellė pushtuesi mizor turk nė krahinat e malėsisė sė Veriut tė Shqipėrisė dhe nė veēanti nė Malėsinė e Mbishkodrės.

Bacė Kurti i Grudės ishte bashkėkohės i trimit legjendar Smajl Martinit, qė ishte bajraktari i Grudės, i Ēun Mulės sė Hotit, Heroit Kombėtar Dedė Gjon Luli, Pec Petanit tė Shkrelit, tė Keēe Turkut tė Kelmendit etj. Ai me armėn ngjeshur mori pjesė nė luftėrat mė tė pėrgjakshme tė popullit shqiptar nė kryengritjet e njėpasnjėshme qė u zhvilluan nė Malėsi, tė tilla, si: lufta e Spushit kundėr taborreve mizore turke, u dallua nė betejėn e Deēiqit nė vitin 1890, nė luftėn e Plavės dhe Gucisė etj.

Nėse do tė shohim me kujdes fotot historike tė Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, sė bashku me trimat e kohės qė vinin nga Malėsia ishte edhe bacė Kurti i Grudės, qė pėrkrah patriotėve tė vėrtetė liridashės i kishin marrė nė dorė fatet e popullit shqiptar pėr ta liruar tokėn njė herė e pėrgjithmonė nga zgjedha shumėshekullore turke.

Gjithnjė shtėpia e njohur e bacė Kurtit tė Grudės nxori burra me famė, zė dhe besė, qė me shembullin personal shkruan historinė e krahinės.

Sipas imzot Simonit, njė historian i njohur, thuhet se Idriz Pasha i Shkodrės dėshironte qė pėrmes njė ushtrie tė madhe turke tė hynte nė Guci e Pejė mė 1890. Gjithashtu shkruhet se Haxhi Zeka i Pejės i kėrkoi ndihmė bacė Kurtit tė Grudės e Idriz Selmanit, kryekomandant i Pejės (tė cilėt ishin krahu i djathtė i Haxhi Zekės) pėr tė luftuar kundėr ushtrisė sė Idriz Pashės. U bė njė mbledhje shumė e rėndėsishme historike afėr Pejės, ku mori pjesė edhe trimi i Grudės pėr tė eliminuar me luftė ushtrinė mizore zaptuese turke.

Lėvizjet patriotike antiturke tė kohės tė drejtuar nga patriotėt e flaktė tė lirisė si bacė Kurti i Grudės ranė nė sy tė Portės sė Lartė dhe vezirėve tė Shkodrės, qė me kohė ishin tė stacionuar nė qytetin mė tė lashtė verior tė Shqipėrisė. Nga ana e tjetėr, duke parė zgjerimin e kryengritjeve dhe zemėrimin e popullit tė malėsisė se po rritej e zgjerohej shumė, pėr tė mos rrezikuar qeverinė e tyre nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, Porta e Lartė pėrmes njerėzve tė saj kishte organizuar herė pas here atentate dhe forma tė tjera tė eliminimit fizik tė patriotėve shqiptarė dhe udhėheqėsve kryesorė tė tyre, pasi ishin njerėzit mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Turke.

Shpesh udhėheqėsve u ofroheshin edhe shuma tė mėdha nė ar (ose lira turke) pėr tė thyer karakterin e tyre dhe qėllimin e kryengritjeve antiturke. Veziri i Shkodrės i kėrkoi bacė Kurtit tė Grudės qė t’ia shiste atij Grudėn dhe tė bashkohej me ushtrinė turke, duke i dhėnė poste dhe ofiqe tė larta nė Perandorinė Turke, ashtu sikurse kishin bėrė shumė shqiptarė tė tjerė, qė mė vonė ishin kthyer nė vegėl qorre nė duart e mizorėve turq.

Disa nga tradhtarėt e kombit, tė veshur dhe paguar nga ushtria turke, disa herė kishin ardhur nė Malėsi nėn flamurin e turkut. Njė rast i tillė ėshtė shėnuar edhe nė historinė e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli mė 6 prill tė vitit 1911. Por trimat e Dedės kėta mercenarė qė vinin nga Shkodra me flamurin e sulltanėve tė Stambollit, pasi i zunė rob i lanė tė lirė tė kthehen tė turpėruar nė Shkodėr, qė e kishin tradhtuar pėr disa lira turke.

Njė kėngė popullore me lahutė e ēifteli kėndohet edhe sot:

“Po ēon veziri kalin e parė/ te bacė Kurti i Grudės,/ kqyr more vezir do tjera halle,/ se bacė Kurti i Grudės

nuk e shet vedin me pare/ se jem djemtė e Malcis/

E nipat e Gjergj Kastriotit….”/

Prej kėtyre themeleve tė fisit tė bacė Kurtit lindi edhe Gjergj Daku Gjokaj, profesor i dalluar i Malėsisė, i cili ka dhėnė mėsim nė Universitetin e Prishtinės, ka drejtuar emisionin e gjuhės shqipe nė Titograd. Gjithashtu autor i shumė librave pėr fėmijė, midis tė cilėve mund tė pėrmendim librin “Koha”, krijimtaria e tij pėrfshin edhe fushėn e prozės, poezisė etj.

Gjergj Daku Gjokaj ishte pjesėtar i mbledhjes sė Malėsisė tė vitit 1964 pėr pajtimin e gjaqeve. Dihet se asokohe nė Malėsi gjakmarrja ishte njė plagė e rėndė, qė pikonte gjak tė pafajshėm. Aty morėn pjesė bajraktarė, vojvodė e burrat e tjerė tė dalluar tė malėsisė nga Shqipėria, Kosova etj.

Ashtu sikurse vėllai i tij, edhe Gjelosh Daku Gjokaj ishte njė intelektual i shquar nė fushėn e pikturės. Edhe sot shumė vepra tė tij ndodhen nė shumė galeri arti nė mbarė Evropėn, si nė Romė, Londėr, Athinė etj.

Burimi