Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Qeveria miraton fondin për 21 mijë ish-ushtarakë

    Kategoritë që do të përfshihen në pagesën e kontributeve për pension suplementar

    Në ligjin për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve nuk do të jenë vetëm ata që kanë dalë në rezervë para vitit 2004, për shkak të reformës, por dhe ata të liruar në vitet e fundit. Një argument i tillë mbështetet dhe në faktin se për këtë vit Qeveria ka parashikuar rritjen e përfituesve dhe me rreth katërqind ushtarakë. Kështu prej 21300 ushtarakëve që janë parashikuar tu mbulohet pagesa e kontribuesve 20 800 janë rezervistë të para vitit 2007, dhe pjesa tjetër mësohet se i përket vitit 2008.

    Fondi i parashikuar në buxhetin e shtetit duket se është përllogaritur dhe në bazë të projektligjit që pritet të miratohet se shpejti në qeveri. Kështu grupet e punës kanë përcaktuar se masa e pensionit do të llogaritet në bazë të periudhës së lirimit nga detyra si dhe kontributeve të derdhura për vitet shtesë. Kështu masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë rreth 50 për qind e pagës referuese, ndërsa për çdo vit tjetër shtesë do të ketë rrite të tjera me nga 2 për qind. Kështu është vendosur që për të gjitha vitet e shërbimit, për të cilat janë derdhur kontributet shtesë, konkretisht për ato të pas 2004-s, do të ketë rritje të masës së përfitimit. Por këto shtesa do të pësojnë rritje deri në një kufi të caktuar, i cili nuk do të jetë më shumë 50 për qind e pensionit maksimal që përfitojnë.

    Buxheti

    Në buxhetin e shtetit është miratuar fondi prej13 milionë lekësh, i cili do të nevojitet për llogari të pensioneve suplementare që do të përfitojnë ushtarakët e liruar nga detyra në vitet e mëparshme. Zbatueshmëria e këtij fondi do të jetë nën efektin e ndryshimeve që po bëhen në ligjin aktual të llogaritjes së pensioneve për këtë kategori. Kjo do të thotë se ky fond mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme dhe në bazë të ecurisë së diskutimeve dhe pikave që do të jenë pjesë e draftit përfundimtar. Në bazë të ligjit për llogaritjen e pensioneve të kësaj shtrese, është përcaktuar që për vitin 2009 të mbulohet me fond të veçantë derdhja e kontributeve për sigurimet suplementare të ish-ushtarakëve. Pra, sigurimet e nevojshme për vitet e lirimit nga detyra do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe do të shërbejnë si vjetërsi pune në llogaritjen e pensionit për individët përkatës.

    Vendimi

    Ndërkohë pagesa e këtyre kontributeve do të realizohet vetëm pas miratimit të draftit nga Qeveria si dhe kalimit të tij në komisionet parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi do të merret brenda këtij muaji. Ndërkohë që do të kërkohet dhe votimi i projektligjit para muajit mars. Duke parë se qershori do të jetë muaji i fushatës elektorale, gjë që do të pezullojë dhe punimet e Parlamentit. Gjithsesi debati në Parlament pritet të karakterizohet dhe nga kërkesat e shoqatave të pronarëve.

    Burimi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kot lodhet saliu me ushtaraket e liruar..
    ata do lehin gjithmon kunder saliut sa her i kurdis ps-ja ..partia e tyre mëmë..
    shikoni kur te dalin qe neser te protestojne se nuku jan dakort me saliun.. e do gjejne bishta..
    jan investim i vjeter i hysni kapo hoxhe enverit.. keta paraziter.. dhe tani japin frytet per kupolen mafioze..ps-ne..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin

    cilit vit dhe cilit muaj i takon ky lajm, o media-mashtrues ???

    megjithat, kontigjent i juaj eshte, ne mos me ps, me pd do vene ata ... ne zgjedhje ... me bishtin nen shale ... edhe pak edhe do te brohorasin parti-sali-edver ... te jeni gati kurdoher ...

  4. #4
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    12/01/2009

    Ke dhe burimin ne fund te artikullit.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    falemnderit per pergjigjen e dates ... burimin ...

    i takon muajit te kaluar, vitit te kaluar ...

    ...
    Burimet kanë bërë të ditur se vendimi do të merret brenda këtij muaji. Ndërkohë që do të kërkohet dhe votimi i projektligjit para muajit mars. Duke parë se qershori do të jetë muaji i fushatës elektorale, gjë që do të pezullojë dhe punimet e Parlamentit.

    ...
    ping-pong i lezetshem ... specialistat roze miratuan ligjin pak para se tia kalonin pushtetin specialistave bluji ... edhe keta te fundit, me sa duket, do tia kthejne restin atyre ...

    ushtarakat do te mbesin me kordha, palla, pankarta ... ne njeren dore ... tjetren tia futin vetes ne s.ume ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kot lodhet saliu me ushtaraket e liruar..
    ata do lehin gjithmon kunder saliut sa her i kurdis ps-ja ..partia e tyre mëmë..
    shikoni kur te dalin qe neser te protestojne se nuku jan dakort me saliun.. e do gjejne bishta..
    jan investim i vjeter i hysni kapo hoxhe enverit.. keta paraziter.. dhe tani japin frytet per kupolen mafioze..ps-ne..
    Brari, Brari, Brari....

    Cdo individ, ka te drejte te kete idete e veta, dhe vetem pse ushtaraket nuk bien dakort me Berishen, kjo nuk do te thote qe qeveria te mos u jape ate qe u takon?

    Ka plot ushtarake qe kane punuar me ndershmeri e deri ne vetmohim. Ata kane dhene shume per ate shtet e per ate atdhe. Ketu nuk po flas per sigurimin e ushtrise, por per oficeret e thjeshte qe u doli shpirti neper stervitje, reparte, alarme, gatishmeri e spastrime.

    Ti po sugjeron qe ata te blihen me nje shperblim, dhe pas ketij shperblimi te bien dakort me Berishen.
    Ti harron, se Shqiperia nuk eshte e Berishes, dhe kjo nuk eshte lemoshe, por eshte e drejta e atyre qe punuan e derdhen djersen per ate Shqiperi.

    Ketu ke gabuar miku im, eshte pikerisht ky mentalitet qe nuk na le te ecim perpara.

    Shqiperia nuk eshte ciflig as i Berishes, as i atij dymetroshit, por eshte e te gjithe neve dhe prinderve tane.

    Fakt eshte qe demokracia me rende goditi mesuesit, mjeket dhe ushtaraket.

    Mjeket qe punuan me ndershmeri e u sakrifikuan sa ti nuk ke per ta ditur kurre, sot jetojne me 150$ rroga. Nuk jane te gjithe mjeket zengjine o Brari, dhe kete e di me 10000% se i kam ne familje, si ish-ushtarakun ashtu dhe mjekun.
    Mesues pune me dru.

  7. #7
    Shyqyr qe kemi zgjedhje nje here ne kater vjet, se sa here afrohen zgjedhjet pervec premtimeve, sikur ben pak pune cdo qeveri qe te marre votat. Do ishte me mire ti bejme zgjedhjet cdo 2 vjet, qe te punojne me shpesh.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Telegraf, 14 January, 2009 01:02:00

    Ushtarakët së shpejti në protestë dhe në gjykatë
    Dorela PACI

    USHTARAKËT: Ka kaluar afati i caktuar nga gjykata për dhënien e pensioneve suplementare

    Ankesat e ushtarakëve në rezervë akoma nuk po marrin një zgjidhje, nuk dihet dhe sa kohë do ju duhet. Të gjithë ushtarakët që kanë dalë në reformë nga viti ‘92-’96 nuk ju njihen asnjë nga të drejtat që ju takojnë me ligj. Sikur të mos mjaftonte mos marrja e pensioneve Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) i ka nxjerrë debitorë ndaj saj me pretekstin që ushtarakët duhet t’i kishin derdhur vetë kontributet. Gjatë atyre viteve ku qeveria i nxori në pension të parakohshëm, nuk ju dha asnjë lloj pagesë. Sipas ligjit Nr. 8087, datë 13. 03. 1996, i cili ju njeh të gjithë ushtarakëve të dalë në reformë përfitimin e pensionit të plotë.

    Ushtarakët në rezervë dhe ata në pension akoma nuk kanë marrë një zgjidhje nga Instituti i Sigurime Shoqërore. Jo vetëm që nuk ju njohin pensionet suplementarë, por tani edhe atyre që jua ka njohur të drejtën gjykata nuk po jepen pensionet. Kanë shpresuar shumë që të paktën këtë herë qeveria do të kryente detyrën e saj, pra të miratonte një vendim të prerë të Gjykatës Kushtetuese, por janë zhgënjyer sërish. Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë Mehdi Pogaçi u shpreh: “Zvarritja e miratimit të këtij projektligji i dëmton së tepërmi ushtarakët dhe ne nuk kemi më çfarë presim. në mes të këtij muaji ne do i drejtohemi gjykatës, ndërsa në fund të muajit shoqata po planifikon protestë, për të drejtat që na takojnë me ligj”. Sipas tij, grupi i punës që ka prezantuar projektvendimin për përfitimet suplementare të ushtarakëve nuk e ka kuptuar qarte qëllimin e korrigjimit të ligjit, duke ngatërruar pensionin suplementar me atë të parakohshëm.

    Qeveria nuk kthen përgjigje

    Brenda disa muajsh, ushtaraket e liruar dhe në rezerve i kanë dërguar dy letra kryetarit të Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, duke i shpjeguar disa paqartësi dhe duke i kërkuar miratimin sa më shpejt të vendimit të Kushtetueses. Sipas kryetarit të shoqatës, Mehdi Pogaçi, “pavarësisht kërkesave dhe letrave tona të njëpasnjëshme nuk na ka pritur njeri dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”. Qeveria e ka kthyer për rishqyrtim projektligjin për pensionet suplementare të ushtarakëve, por prej shumë kohësh ushtarakët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, se kur drafti do të kalojë sërish në qeveri, për t’i hapur rrugë edhe zbatimit të skemës së pensioneve. Ndërkohe, në Buxhetin e vitit 2008 ishte përcaktuar që ushtarakët të marrin një shtesë, si pasoje e skemës se re të pensioneve suplementare, por edhe pse jemi në 2009 akoma asnjë shpresë për këtë kategori pensionistësh.

    Pakënaqësitë e ish-ushtarakëve në lidhje me mosmiratimin e ligjit për pensionet suplementarë e kanë fillin shumë kohë disa muaj, kur ish-ushtaraket kundërshtuan ashpër afatin e fillimit të efekteve financiare. Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese vendosi që këto efekte të fillojnë në janar të vitit 2006, ndërsa drafti i përgatitur nga grupi ndërministror e ka reduktuar këtë periudhe plot 4 muaj. Ky reduktim prek të gjithë ish-ushtarakët e liruar dhe në rezerve të të gjithë Shqipërisë, pra afro 15 mijë të tillë.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •