Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kosta Trebicka lidhje biznesi me njeriun e KGB-sė

    Kosta Trebicka lidhje biznesi me njeriun e KGB-sė

    Tuesday, 09 December 2008

    Zbulohen fakte tė reja pėr biznesmenin shqiptaro- amerikan i cili denoncoi aferėn e tregtisė sė armėve nė Afganistan. E pėrditshmja ēeke “Lidovky”, zbulon lidhjet e ngushta tėTrebickės me Declan Ganley njeriun e KGB-sė.
    TIRANE- Irlandezi Declan Ganley ėshtė emri mė i lakuar muajt e fundit nė median dhe politikėn ēeke, pėr shkak tė miqėsisė sė tij tė afėrt me kryeministrin Mirek Topolanek. E pėrditshmja ēeke “Lidovky”, ka kryer njė investigim rreth profilit tė “eminencės gri” pranė Topolanek, dhe ka arritur tė zbardhė fije tė botės sė errėt tė krimit tė organizuar e korrupsionit qė kalojnė deri nė Shqipėri e qė sipas “Lidovky”-it, bashkohen nė njė emėr: KGB. Sipas kėsaj sė pėrditshmeje, janė ish-agjentė tė KGB-sė ata qė pėrdorin Declan Ganley, si “kukull” pėr tė kontrolluar tregun nė ish-Lindjen komuniste, por qė njėherėsh i kanė “dhuruar” atij statusin e biznesmenit miliarda dollarėsh. “Lidovky” ka zbuluar gjithashtu se dy nga ortakėt mė tė ngushtė tė Ganley, patrioti i tij, Liam Lawlor dhe biznesmeni Kosta Trebicka sot nuk jetojnė mė. Nga investigimi i kėsaj tė pėrditshmeje ka rezultuar se si Lawlor, ashtu dhe Trebicka kanė humbur jetėn nė rrethana tė ngjashme, pra tė dy nė aksidente tė dyshimta automobilistike.

    Lidhja me Trebickėn

    “Lidovky” shkruan se lidhja mes Ganley dhe Trebickės ėshtė kompania “Anglo-Adriatika”, e themeluar nė Shqipėri nė vitin 1994 dhe qė ka qenė e licencuar nė vendin tonė pėr tė grumbulluar letrat me vlerė dhe pėr t’i futur ato nė privatizim. Ganley Group, me drejtues Declan Ganley, kishte 90% tė aksioneve tė “Anglo-Adriatikės” dhe njė prej pėrfaqėsuesve tė saj nė Shqipėri ishte pikėrisht Kosta Trebicka. Kur mediat shqiptare dhe ato tė huaja publikuan lajmin e vdekjes misterioze nė njė aksident automobilistik tė Trebickės, fill pasi ky i fundit denoncoi aferėn shtetėrore tė tregtisė sė armėve me kompaninė amerikane AEY, Ganley u pyet nga mediat ēeke, se cilat ishin lidhjet e tij me biznesmenin shqiptar. “Lidovky” shkruan se Ganley fillimisht mohoi nė mėnyrė kategorike se e kishte njohur mė parė Trebickėn. Por, sipas kėsaj tė pėrditshmeje, pas publikimit tė fakteve tė pakontestueshme tė ortakėrisė sė biznesit tė tyre nė Shqipėri, Ganley deklaroi se e kishte marrė vesh shumė vonė qė Trebicka punonte pėr llogari tė kompanisė “Anglo-Adriatika”, por duke insistuar se nuk e kishte takuar kurrė mė parė atė. Por sipas “Lidovky”, bashkėshortja e Trebickės e pyetur nga reporterėt e televizionit irlandez RTE, kishte pohuar jo vetėm qė ajo dhe Kosta e njihte shumė mirė Ganley, por edhe tė kishin udhėtuar disa herė sė bashku. Ndėrkohė, dhe vetė Kosta Trebicka, ish-anėtar i bordit drejtues tė “Anglo Adriaika”, i pyetur nga njė e pėrditshme shqiptare nė muajin prill 2008, ka pohuar se vazhdonte tė ruante marrėdhėniet rregullisht me Declan Ganley-n, drejtuesin e fondit “Anglo-Adriatika”. “Po, unė takohem shpesh, madje me Declan Ganleyn dhe vėllain e tij. Flasim sa tė doni pėr fondin ‘Anglo-Adriatika’, nuk jam dakord madje qė ndonjė media e ka paraqitur si biznes tė lidhur me interesat greke kėtė fond”, - ėshtė shprehur Trebicka aso kohe pėr njė media shqiptare.

    Lidhjet me KGB

    Ganley ishte 21-vjeē, kur nė fund tė viteve ’80 vendosi tė nisej drejt Bashkimit Sovjetik, qė ishte nė prag tė shembjes, pėr tė ndjekur studimet e larta pėr marketing biznesi. “Lidovky” shkruan se pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, oficerėt e lartė tė KGB-sė filluan tė vinin nėn kontroll nėpėrmjet privatizimit, pikat strategjike tė ekonomisė ruse, qė ishin njė burim kolosal tė ardhurash. Nė fillim tė vitit ’91, pak kohė pas ardhjes sė Ganleyt nė Rusi, njė ngjarje e rėndė do trondiste kėtė vend. Olega Zukovskeho, njė nga pronaret mė tė mėdha tė industrisė sė drurit, gjendet pa jetė nė fundin e pishinės sė saj, e masakruar dhe me njė qese plastmase nė kokė. Pikėrisht nė kėtė periudhė, Declan Ganley, i panjohur deri atėherė, do tė ngjitej menjėherė nė krye tė listės sė pronarėve tė mėdhenj tė industrisė sė drurit. Atėherė ai ishte vetėm 21 vjeē dhe ishte pronar i njė fabrike tė vogėl nė Kipelovo, nė zonėn e Vologdskes. Sipas “Lidovky”-it, Ganley shprehej nė mediat ruse tė kohės, se zhvillimi i madh i biznesit tė tij erdhi falė lehtėsirave qė legjislacioni i Rusisė pas Luftės sė Ftohtė krijoi pėr investitorėt e huaj. “Lidovky” sqaron sakaq, se aktualisht bashkė me Ganley, tre janė pronarėt mė tė mėdhenj tė industrisė sė drurit nė Rusi. Pėrveē tij, Ganley, dy tė tjerėt janė tė lidhur ngushtėsisht nė tė kaluarėn me KGB-nė. Njė prej tyre ėshtė Irina Bitkova, ish-drejtore e Pėrgjithshme nė Ministrinė e Brendshme ruse. Tjetri ėshtė Yuri Muraško, ish- oficer i lartė i ushtrisė ruse dhe koordinatori special i fushatės sė kryeministrit aktual tė Rusisė, Vladimir Putin.

    Vdekja e Lawlor

    Ish-deputeti irlandez, Liam Lawlor, njėherėsh ish-ortaku i ngushtė i Declan Ganley, ka vdekur dy vjet mė parė, nė njė aksident misterioz automobilistik. Rrethanat nė tė cilat ai ka humbur jetėn, janė tė ngjashme me ato nė tė cilat humbi jetėn dhe ortaku tjetėr i Ganley, biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka. Nė tetor tė vitit 2005, Lawlor u gjet pa jetė pak metra larg “Mercedesit” tė tij, nė kilometrin e 24-tė Moskė-Leningrad. Makina e tij ishte pėrplasur me njė barrierė betoni nė anė tė rrugės, ndėrsa Lawlor gjendej pa jetė jashtė saj. Nė vitin ’96, Lawlor ka qenė i pajtuar nga qeveria Meksi pėr shmangien e rėnies sė skemave piramidale. Lajmi u zbulua nė shtator tė vitit 2007, nė njė gjyq tė zhvilluar nė Irlandė, ku doli nė pah njė linjė bashkėpunimi mes qeverisė “Meksi” dhe kreut tė “Ganley Group”, Declan Ganley. Ky i fundit kishte hyrė si ndėrmjetės pėr tė paguar disa deputetė irlandezė qė tė ndihmonin qeverinė shqiptare pėr tė shmangur rėnien e skemave piramidale. Nga raportimet e mediave irlandeze, zbulohet se vetė Deklan Ganley ka deklaruar para gjykatėsve se ai ka sjellė nė Shqipėri deputetin Liam Lawlor, ndėrsa ky i fundit ėshtė paguar asokohe rreth 340 mijė dollarė nga qeveria shqiptare.

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po me Anglo Adriatiken i beri parate e para Trebicka dhe me pas iku ne Amerike dhe atje me siguri krijoi lidhje nga ato te tijat te cilat e bene shef te dhomes se trgetise amerikane.
    Si oficer shiku qe ishte i shkonin per shtat ato lidhje.

Tema tė Ngjashme

  1. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  2. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  3. Hapje Kodak Biznesi ne shqiperi
    Nga ID056 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 05:35
  4. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •