Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    11 Rregullat për mediat në lidhje me Lindjen e Mesme

    11 Rregullat për mediat në lidhje me Lindjen e Mesme



    Po ju paraqesim ekskluzivisht 11 rregullat që duhet të ndjek gazetaria e cila merret me çështjet e Lindjes së Mesme.
    E premte, 09 Janar 2009 18:40



    Po ju paraqesim rregullat e gazetarisë që secili prej jush duhet të mbaj në mendje tek sa sheh "Lajmet e Natës" apo teksa është duke lexuar gazetën në mëngjes. Kjo do t'ju ndihmoj te kuptoni më qartë.

    Rregulli numër 1: Në Lindjen e Mesme janë gjithmonë Arabët ata që sulmojnë të parët, dhe është Izraeli ai që duhet të mbrohet prej tyre. Reprezalja e Izraelit është gjithmonë e arsyetuar.

    Rregulli numër 2: Arabët, Palestinezët, Libanezët nuk kanë të drejtë të godasin civilët: kjo është terrorizëm.

    Rregulli numër 3: Izraeli ka të drejte të godas civil Arab: kjo është vet mbrojtje...

    Rregulli numër 4: Kur Izraeli masakron një numër të madh civilësh, fuqitë perëndimore bëjnë thirrje për moderim të dhunës. Kjo merr emrin "Reagim i Bashkësisë Ndërkombëtare".

    Rregulli numër 5: Palestinezët dhe Libanezët nuk kanë të drejtë të kapin rob ushtarak izraelit, edhe nëse numri i tyre nuk i kalon 3 ushtarë.

    Rregulla numër 6: Izraelitët kanë të drejtë të rrëmbejnë sa të dëshirojnë prej palestinezëve (për momentin numërohen rreth 10.000 të burgosur, 300 prej të cilëve nën moshën madhore). Izraelitët nuk kanë asnjë limit, atyre nuk u duhet të paraqesin asnjë provë për fajësinë e të burgosurve. Mjafton që të shqiptojnë fjalën magjike: "terrorist".

    Rregulli numër 7: Kur përmendni "Hezbollah", duhet të shoqërohet gjithmonë me shprehjen: "të mbështetur nga Siria dhe Irani".

    Rregulla numër 8: Kur të përmendet Izraeli nuk duhet të dalë kurrë shprehja: "të mbështetur nga Amerika, Italia dhe Bashkimi Evropian" sepse kjo mund të bëj të kuptohet që po bëhet fjalë për një konflikt me përmasa jo të barabarta.

    Rregulla numër 9: Të mos flitet kurrë për "zona të pushtuara", për rezolutat e OKB-s, as për cenimin e të drejtave ndërkombëtare, për Konventën e Gjenevës, etj. Kjo rrezikon të turbulloj teleshikuesit apo dëgjuesit e radios.

    Rregulla numër 10: Izraelitët flasin Italisht më mirë se Arabët, kjo është arsyeja përse atyre gjithmonë u jepet fjala, në këtë mënyrë mund t'i shpjegojnë më qartë rregullat e sipër përmendura (nga 1 gjer tek 9).

    Rregulli numër 11: Nëse nuk jeni në dakord me këto rregulla apo nëse jeni të mendimit se ato favorizojnë njërën prej palëve në konflikt për kundër tjetrës...atëherë dijeni se ju jeni "antisemit" të rrezikshëm.

    Nga Italishtja : Vajada K.M

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca dmth kjo
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ca dmth kjo

    vari ****** , muhabet arabesh ....

  4. #4
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Edhe pse jam musliman, te them te drejten as mua nuk me interesojne keto qe ke shkruar me lart. Nuk e di cfare kerkon nje teme e tille te nenforumi i Islamit? Ca me intereson mu per Izraelin, Palestinen, Libanin, Iranin, Arabine se cfare rregulla per media kane?

    Shpresoj te largohet kjo teme nga nenforumi i Muslimaneve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga km92 : 11-01-2009 më 12:37

Tema të Ngjashme

  1. Mediat Shqiptare, Problematike Në Paraqitjen e Lajmit!
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 08:23
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  4. Ne lidhje me mediat amerikane
    Nga shkodrane82 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-09-2003, 03:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •