Përshëndetje njehere te gjithëve.
Po e hap një teme, ta marrim vesh se pse shumica e shqiptareve nuk i shikojnë punët e veta. Gjendjen e Komshiut e dine me mire se vete komshiu. Gjithmonë shikojnë ti rrasin hundët ku nuk bën, dhe dëshirojnë ti dine te gjitha. Punët e veta pa i mbaruar, i marrin vesh te personave tjerë.
Ajo qe me nervozon mua me shume edhe këtu ne forum madje eshte se, pse një person beson ne një fe tjetër, duhet ti hidheni ne qafe, ta shajnë atë dhe fenë e tij.
A nuk mundeni ta qepeni gojën dhe te leni një person ne qetësi te beje cfare te doje ai, dhe te mos i përziheni ati ne punët e tija?
Cka mendoni ju, cka na shtyn neve Shqiptareve qe te mos shikojmë punët tona po te te tjerëve?
Krijoni Kontakt