Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Ngushllime familjes dhe te afermve te tij.

    Prof. Zekirja Cana ka dhene kontribut ne te mire te kombit dhe kjo nuk mund t`i mohohet.
    Ka dhene kontribut ne arsimimin e kuadrave te reja,si dhe ne shtjellimin e ngjarjeve
    te nje pjese te historise sone-asaj te fillimshekullit te kaluar.Poashtu,nuk mund te harrohet kontributi i tij ne pajtimin e gjaqeve.Per te gjitha keto, ai meriton respekt.

    Per fat te keq, ai ka pase disa gabime.
    Qe te mos e perseris Prengun.Ato qe Preng Sherri shkrou me lart, jane te verteta.

    Ne nje shkrim te tij(me duket ne revisten „Kosovarja“) me deshproi ,kur e paraqitte prof.Ali Hadrin si njeri me komplekse,vetem pse ai kishte ndertue shtepi disa kateshe!...vese te njeriut tone keto....
    Megjithate,puna e mire qe ka bere nuk i harrohet.

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kush ishte Prof. Dr. Zekeria Cana?

    Familjarët dhe kolegët e profesor Zekeria Canës, në mbledhjen komemorative që u mbajt me rastin e vdekjes së tij, e vlerësuan lartë kontributin e tij dhënë historiografisë shqiptare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia.

    Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, theksoi se ngushëllimi më i madh në këto qaste të vështira të ndarjes mbetet fakti se profesori do të vazhdojë të jetojë nëpërmjet veprës së tij shkencore dhe respektit tonë për të. Ai e çmoi kontributin e profesor Canës dhënë historiografisë shqiptare, duke e konsideruar si një figurë të shumanshme.

    Ndërkaq, akademik Pajazit Nushi, duke folur në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tha se profesor Zekeria Cana në vitet e nëntëdhjeta të dy dekadave të shekullit 20, qe bërë simbol i rezistencës ndaj dhunës, përndjekjeve, tmerreve dhe vrasjeve shqiptare.

    “Dita e ndarjes prej tij është ditë pikëllimi jo vetëm e familjes, e farefisnisë, e shokëve dhe e miqve, por është ditë pikëllimi i gjithë atyre që dinë ç’është dinjiteti i njerëzor dhe mbrojtja me çdo kusht e këtij dinjiteti”, tha Nushi.

    Kush ishte Prof. Dr. Zekeria Cana?

    Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”.

    Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.

    Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor.

    Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj.

    Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çetës.

    Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar.

    Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim.

    Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.

    Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar.

    Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912.

    Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.

    (EXPRESS)
    Sui generis

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    S'do mendë që, secilit nga Ju,njëherë në jetë i ka ndodhë që " t'u afrohet ndonjë individ i panjohur me ofertën që kanë " një singjirë ari për ta shitur, një xherdan apo diçka të tillë por gjithësesi nga ari".
    Ka shumë nga Ata që janë mashtruar dhe kanë blerë metal ndryshku të mbuluar me ngjyrë ari duke menduar që po blejnë arë.

    Kontributi më i " madh" i Profesor Zekerija Canës në lemin e Historis dhe të veprimtaris ka qenë pas vitit 1990, pra kohë kur jo vetëm Ai por edhe shumë të tjerë si Ai, më në fundë u bindën që Jugosllavia ishte okupatore në Kosovë!
    Por, Profesor Cana kishte bë një kthesë të jashtëzakonshme e cila rrallë mund të krahasohet me një të ngjashëm si ai!
    Më lejoni që të citoj disa nga punimet e tija në kapercyll të Kohës të botuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në periudha të ndryshme kohore!
    Profesor Cana ka shkruar për Hasan Prishtinën, bajram Currin, Shtjefën Gjeqovin, Isë Boletinin por edhe për disa serbë për të cilët ka shkruar në mënyrë shumë-shumë pozitive!

    ja disa shembuj:
    shkruan prof. Zekerija Cana
    Rreth sesionit shkencor kushtuar Dushan Popoviqit
    "Instituti i Historis së Lëvizjes Punëtore të Serbisë organizoi në qytezën Rekovac ( më 3 - 4 tetor 1985) një tubim shkencor me temë Lëvizja Punëtore në Serbi dhe Dushan Popoviqi, për të shenuar 100 vjetorin e lindjes së këtij socialisti të shquar, pasuesit të Svetozar markoviqit dhe bashkëluftetarit të Dimitrije Tucoviqit, i cili zë vendë në lagjen e figurave qendrore të kësaj Lëvizjeje në shekullin e XX"...

    Pra këtu nga gjithë Historianët shqiptarë të Kosovës vetëm Zekerija Cana merr pjesë dhe mbanë një referat teper pozitiv për jetën e këtij serbi. I tërë shkrimi mund të gjendet në Librin e Zekerija Canës " Shqiptarët në Kapërcyell të shekullit XX" faqe 209.

    Tashti, ne gjatë viteve të 90-ta dhe më pas Profesor Canën e mbajmë mendë si njeri i djathtizmit megjithëse gjerë në këtë kohë ai ka shkruar shumë pozitiv për të majtët! Atë e mbajmë mendë po ashtu si një ithtarë i " madh" i Monarkis dhe përkrahës i " madh" I familjes Mbretrore të Ahmet Zogut- të vetshpallurit mbretë...
    Por ja se çfarë shkruan Zekerija cana gjatë viteve të 80-ta për Ahmet Zogun duke ju referuar Biografive të Bajram Currit, Hasan prishtinës.

    shkruan Zekerija Cana
    Luigj Gurakuqi ( 1879 - 1925)
    Më 2 mARS 1925 dora Mizore e AHMET ZOGUT vrau Luigj Gurakuqin, personalitetin aqë të njohur...

    Kështu e fillon shkrimin e tij në librin e njejtë faqe 89-të

    ja se çfarë shkruan Profesori në hyrje të shkrimit të tij për Hasan Prishtinën
    " Më 14 gusht të vitit 1933 Ahmet Zogu vuri në regjistrin e krimeve të tij të shumta edhe një emër: Këmba e satrapit shkeli mbi trupin e Hasan Prishtinës - udhëheqesit dhe ideologut të Lëvizjes Kombëtare
    ( shkrimi daton i vitit 1983)
    E kështu me radhë

    Por kemi edhe disa shenime ditar të profesorit kur ai kritikon shokët e tij Historian të Kosovës të cilët kishin bojkotuar një Sesion shkencor në nivel Jugosllavë e ku si ligjerues ishin Historian Rus. Aso kohe shtypi Jugosllav i kishte cilesuar Historianet shqiptarë si " nacionalist" që s'kishin shkuar në atë simpozium kritikave të të cilëve u bashkohet edhe vet profesor Cana!
    Ai bëri mjaftë më Historin por duhet ta pranojmë që atë e bënte: herë mbarë e herë - herë shumë mbrapshtë!
    Nëse në Shqiperi kërkohet hapja e Dosjeve padyshim që kjo gjë do të duhej të behej sa më parë edhe në Kosovë!
    Gjatë viteve të 80-ta nga Instituti i Historis u largua Ali hadri si i papërshtatshëm politikishtë dhe drejtor në vend të tij nga Komiteti u emerua Zekerija Cana sikurse që më vonë u burgos dhe u denua me Burgë Historiani Muhamet Piraku , kurrë s'kanë qenë në mardhenje të mira me Canën dhe po ashtu gjatë pajtimeve të Gjaqeve të viteve 90-ta asnjëherë s'kanë komunikuar në mes veti.
    Sot e kësaj dite e kam si enigmë mos-komunikimin e dy kolegëve dhe anëtarve të Institutit të Historis. PRa nuk dija se ku nuk ishin përputh në mes veti!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na sjell.. "aktin me armiqesor" te prof canes.. per te cilin do sulmohet edhe pas 100 vjetesh nga lahperet enveriste.. pra pershkrimin e ikjes i rruar e krruar.. te akademykut te madh.. ideologut te luftes.. me bisht nder shale duke len prapa 2 milion shqiptar te tmerruar te cilve u kish predikuar luften prej dekadash.. ne han te elezit me ndihmen e vecante te udbashve te gligorovave.. e vajtjen ne vill 31..
    pra kush na sjell ate cka ka shkruar profesor cana per kopil-llykun e qoses qe iku si hajn tek klos mejdanet kur populli i kosoves po provonte frytet e filozofise qosiste.. te luftes..
    ne pritje jam..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nga Ditari i Profesor Zekerija canës ( vet e ka botuar)
    E diel, 27 shtator 1987

    Në prishtinë nesër fillon punimet Kongresi i IX i historianëve të Jugosllavisë. Do të flitet e debatohet rreth dy temave bosht:1. Proceset e afrimit dhe të bashkëpunimit historik të kombëve dhe të kombësive të Jugosllavisë: 2. Vendi i Historis në sistemet shkollore të vendeve Europiane. Kujtoj se Këshilli shkencor i Kongresit ka bërë lajthitje metodologjike dhe materiale. E para, ai nuk ka pasur parasysh faktin e padiskutueshëm se në mesjetë nuk bëhet fjala për kombin si kategori historike, e aq më pak për kombësinë po as për ndonjë proces historik të bashkimit të njërës apo të tjetrës kategori. Në këtë Kohë në ballkan është koha e dyndjeve të popujve.


    E Hënë, 28 shtator

    Salla e madhe e pallatit " Boro e Ramizi", është e mbushur qoshe më qoshe. janë të pranishëm edhe mysafirët nga bota e jashtme. Bie në sy prania e historianëve sovjetikë, po edhe mungesa e studiuesve të njohur nga vendet europiane që kanë shkruar një varg librash për historinë e këtyre anëve.
    Kongresi hapet ( sipas zakonit) me vonesë, pasi kalon çereku akademik. Në foltore vargohen oratorët. Përshendetja e gjatë e akademikut RUS Naroçniçki kthehet në ligjerratë të profesorit para studentëve.

    Gjatë pushimit që u dha pas mbledhjës së parë plenare, ku u paraqit kryereferati i akademik SIMa Çirkoviqit dhe bashkëreferatet, kolegët afrohen mes veti për të këmbyer menimet. Mua mi rrokë syri katër a pesë shokë të studimeve, të cilët si kam parë që nga Kongresi i Arangjellovccit.
    Me RaDOMANIN isha në një gjenerat studimesh, katër vjet jetonim në një konvikt dhoma kundrual njëri tjetrit. Dua të falem me atë si ME SHOKUN e VJETER, por ai e zgjatë dorën me plogështi, me shokun e vjetër e më shikon me gjysmë sy të mbyllur që tregojnë ftohtësi
    Ora 20. Akademia Solemne kishtuar 50 vjetorit të ardhjes së Jospi broz Titos në krye të PKJ-së ( LKJ-së).
    Fjalës së Sinan hasanit i prin himni shtetror" hej Slloveni".

    P.S.
    Kjo mund të lexohet në Librin e profesor zekerija Canës " Shqiptarët në kapërcyell të shekullit XX" faqe 230-t!
    Kur të kemi kohë do të shohim diçka për ditën e martë, 29 shtator të vitit 1987 se si i përshkruan punimet dhe çka e shqeteson profesorin e " nderuar".

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    O Llap, tashti ato gjëra i ka botuar vet Zekerija Cana i cili gjerë në vitet e 90-ta ishte një nga partizanët e jugosllavizmit kështu që, Njeriu tretet por krijimet dhe mba mendja e atyre që jetojnë mbetet.

    shkruan Zekerija Cana

    E martë, 29 shtator 1987

    Kongresi vazhdon punimet në katër seksione. materialet lexohen në gjuhën përkatëse të referuesve. Përjashtime bëhet vetëm me rastin e historianëve shqiptarë.( Disa Historianë shqiptarë kumtesat e tyre i lexojnë në gjuhen serbishte - vërejtja e Preng Sherrit).
    " Kongresi Organizativ i Kongresit qëndroi në lartësinë e detyrës kur në të përkohshmen Horizontet e Historis i botoi në serbokroatishte dhe shqipe kryereferatet dhe bashkëreferatet e S.Çirkoviqit,M.Grosit, M. Ekmeqiqit dhe të D. Zografskit.
    Është paraparë që në seksionin e shekullit të XiX fjalën e hapjes ta mbajë janko Pleterski. Mirepo shkenctari i njohur slloven nuk merr pjesë në këtë Kongres. Në seksionin në fjalë brenda ditës u paraqitën 16 referate me tematika të larmishme.
    ndjekim me vëmendje referatet që i kushtohen bashkëpunimit midis lëvizjeve çlirimtare të popujve të shtypur, mardhenjeve shqiptaro - serbo-malazeze, margarita Peshevska ( Shkup) e rrok kalimthi rolin e faktorit shqiptar për zhvillimin e Luftës nacionalçlirimtare të popullit maqedonas. Novak Razhnatoviqi ( Titograd) kur trajton mardhanjet malazezo-shqiptare gjatë viteve 1881-1887. Mirko Gutiqi ( beograd) flet për ndikimin e faktorëve të jashtëm në proqeset dezintigruese në Kosovë në fillim të shekullit XX.
    Në referatet e HISTORIANEVE SOVJETIK - Kumiçeva dhe karasjov nuk pasqyrohet drejt politika e Rusis cariste gjatë viteve 1875 - 1878 dhe Luftës së Parë Botërore.
    Në këtë seksion nga Kosova diskutoi vetëm një Historian ( serb). Kryesuesi thirri emrat e një varg studiuesish por asnjëri nuk ishte prezent dhe kjo kolegut Nga BOSNJA i dha të drejtë të reagonte nga vendi, duke kërkuar shpjegime " se përse mungonin Historianët shqiptarë".
    kësaj Pune të pahijshme disi iu vu pika, por mbeti megjithatë te kolegët përshtypja e keqe.

    P .S.

    Kongresin që mbahej në Prishtinë të Historianëve të ish-Jugosllavis dhe të atyre të vendeve Lindore Historianët shqiptarë e bojkotuan ngaqë ishte kryesishtë Kongres Politik sikur që Historiani Pleterski nga Sllovenia që kishte refuzuar Pjesmarrjen për të njëjtat arsye. Zekerija Cana ishte bashkëkryesues në Kongres dhe nikoqir njëkohsishtë
    ( Preng Sherri)

    30 shtator e mërkurë

    Mbledhja Plenare e tretë. Gjatë paradites paraqitet raporti për punën e seksioneve bisedohet për të gjitha çështjet dhe në fund nxirren Konkluzionet:
    1. Ç'përfundim del nga krahasimi midis Kongresit të Arangjellovcit dhe të Prishtinës në pikpamje të zhvillimit të Historiografis Jugosllave
    2. Nëse Pletersi kishte të drejtë kur nuk erdhi sepse mendonte që do të jetë Kongres i Politizuar

    E enjte, 1 tetor 1987

    Në tryezen e punës kam dhjetra gazeta që shkruajnë gjerë e gjatë për Kongresin. Nga një dorë e mirë e artikujve të botuar del qartë se aq i bën shtypit për një informim sa më objektiv të opinionit lexues. Njëra gazetë i bie thumbit, tjetra patkoit. Kur lexoj " Veçernje Novostin" më kap lemeria - më forcohet bindja se kodeksi i gazetarisë sot nuk është as për gjë kundi, një hiç fare. gazetari i këtij Organi e përflet referatin tim sipas qejfit duke e shtremberuar dhe bastarduar. Unë u tregova dhe provova se Lëvizja Kombëtare Shqiptare asnjëherë nuk pati tendenca të mbylljes karshi Lëvizjeve të Püopujve të tjerë të Jugoslalvis dhe popujve të shtypur

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ja se çfarë shkruan ZEKERIJA CANA në parathenjen e Librit të tij " Shqiptarët në kapercyllin e shekullit XX" Libër ku ai Riza Bej Kryeziujn dhe më vonë Kryezinjtë e tjerë ( Ceno bej Kryeziun dhe gani bej Kryeziun) i paraqet si njerzit më të besueshëm të Nikolla pashiqit!
    Të njejtit që i shante zekerija Cana në vitet e para të pas Luftës së Kosovës i quante " Hero të demokracis"

    Zekerija cana gjithnjë ka luajtur Rolin e me të fortit: herë me dreqin e herë me melaqen!
    ja një pasus nga parathenja e tij për librin:
    " Artikulli rreth sesionit shkencor kushtuar Dushan Popoviqit botohet për herën e parë. Aso bote nuk doli as në të përditshmën Rilindja as në të përdyjavshmën Fjala".
    Ishte koha kur Cana kërkonte ti botohej shkrimi i tij Biografik për këtë Politikanin serbë të fillim viteve të shekullit të XX-të! Ai kishte akuzuar gazetën Fjala në fillim vitet e 90-ta për mosbotimin e këtij shkrimi.
    Pak javë më vonë, pas Lëvizjeve masive të popullsis shqiptare dhe organizimeve të tyre në " Alternativen Shqiptare" Profesor Cana bënë një kthesë 270° shkallësh!
    Po të hapen Dosjet në Kosovë do të bëhej mirë sikur edhe më mirë do të ishte të mos kursehet asnjë: Siç po thotë Berisha sipas Modelit Çek

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na sjell.. "aktin me armiqesor" te prof canes.. per te cilin do sulmohet edhe pas 100 vjetesh nga lahperet enveriste.. pra pershkrimin e ikjes i rruar e krruar.. te akademykut te madh.. ideologut te luftes.. me bisht nder shale duke len prapa 2 milion shqiptar te tmerruar te cilve u kish predikuar luften prej dekadash.. ne han te elezit me ndihmen e vecante te udbashve te gligorovave.. e vajtjen ne vill 31..
    pra kush na sjell ate cka ka shkruar profesor cana per kopil-llykun e qoses qe iku si hajn tek klos mejdanet kur populli i kosoves po provonte frytet e filozofise qosiste.. te luftes.. pra bajoneta e arkanit mbi fmit e kosoves..
    ne pritje jam..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    brari a deshmija e canes kunder Baces Adem Demaçi dhan udb-es e gjygjeve serbe nuk po te ben pershtypje hiq a?
    po je rrok per mullarin e Qosjes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ngushllime te mija te perzemerta familjes Cana dhe mbarre Kombit Shqipetare.Une te ky njeri kam parre se si Dijuni,guximi dhe trimeria ecshin bashke doreperdore.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    personalishte e kame njohur dhe ka ngen buke ne shtepin time kemi punue per nje kauz ndjes paste ngushllime familjes edhe ne menyre vizuele ka qen i gjall e te gjallet gabojne po ishte i pari edhe ne vorrim te jasharve e per denocime qdo dokument ruhet sa do te hidhura jane faktet

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Përshëndetje të ngrohtë për të gjithë ata që postuan në këtë temë .
    A do mund të ma gjente ndokush prej jush Dokumentarin Kushtuar (të madhit) Zekerija Canë-s i cili dokumentar është shfaqur në RTV 21 . Do jua dija për nder Ju Faleminderit Shumë.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  13. #33

    Kur e harrojmë veten...

    Shumë veta janë të prirur të shohin punën e tjetrit...
    dhe në raste të tilla harrojnë ta pyesin veten: Aso kohe dhe në ato rrethana po të kisha qenë unë si do të isha gjendur dhe si do të kisha vepruar? (Prandaj, unë shpesh në këso raste nuk shkruaj, sepse më del se unë do të kisha dalë më i keq se vetë personi që dua ta kritikoj )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #34
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ngushllime Familjes dhe gjithe miqve te Dr Zekeria Canes.



    Dito

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Ndërron jetë Profesor Zekeria Cana





    Zeri Yne
    Exkluzive! Per here te pare ne internet e publikojme xhirimin e kamermanit te M1-shit, Besfort Hasanaj Çibisit nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukes te mbajtur me 1 Maj 1990!
    Tubimi ne Verrat e Llukes do të mbetet si momenti i bashkimit ma te madh te shqiptareve te Kosoves!
    Ne emer te rinise kosovare dhe Anton Çetta ne kete tubim madheshtor u falen rreth 50 gjaqe. Perveq Anton Çettes prezent ishin edhe Zekeria Cana, Ramiz Kelemendi, Don Lush Gjergji, Shkurte Fejza etj.
    Xhirimi i ketij manifestimi nga kameramani i M1-shit eshte bere me nje kamere te vogel 8mm!
    Nga arkivi i M1-shit

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Ndërron jetë Profesor Zekeria Cana


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Nderron jete ish-diktatori Augusto Pinoçet.
    Nga ClaY_MorE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 22:01
  2. Henry nderron sponsor nga Nike ne Reebok.
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 10:07
  3. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Ndërron jetë kompozitorja e "Besame mucho"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 15:48
  5. Nderron Jete Kryetari I Shish-it
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •