Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Besimtar Musliman
    Anėtarėsuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60

    Jeta dhe Vdekja!

    Jeta dhe Vdekja!
    "Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit tė vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni?" - Kur'an, 2:28
    Shkruan: Avni Tafili
    Jo s'ke pėr tė menduar, e as pėr tė medituar, e as pėr tė kuptuar, pėrderisa ngre kokė kundėr tė Gjallit e ndaj Tij je i padėgjueshėm! Jo kurrsesi, Ai qė gjallėron, e Ai qė gjithēka bėn tė vdes, ndoshta tė ka vdekur, e ti prej Tij gjallėri s'kėrkon!
    I Gjalli, Gjallėrues, i Pavdekshmi qė gjithēka bėn tė vdes! O Allah, mos na i vdis zemrat!
    E njeh vallė, Zotin, qė ti deklaron se e njeh! E njeh Atė qė ti dėshmon se je i bindur ndaj Tij. Po si e njohe Atė, vallė! E ē'tė bėri tė mendosh se ti e ke njohur Atė, e ē'tė mėsoi pėr tė Gjallin, Gjallėrues, e pėr tė Pavdekshmin, qė gjithēka bėn tė vdes! Jo, ti s'e ke njohur ende, pėrderisa pėr Tė, tė mos mendosh, e Atė nė thellėsitė e natės tė mos e pėrkujtosh, e pėrderisa nė vetmi tė mos e adhurosh i nėnshtruar dhe i mbėshtetur plotėsisht e tėrėsisht ndaj Tij.
    Po, Ai ėshtė i Gjalli, kur gjithēka asgjė hiē s'kishte, Ai ishte kur asgjė s'ekzistonte, Ai ėshtė qė jetė jep, Ai ėshtė qė gjallėri jep, pa Tė, s'ka as jetė e as gjallėri. Pa Tė, zemra ėshtė e vdekur. E ti s'ke pėr t'u gjallėrua pėrderisa me Tė s'kėrkon gjallėrim! Mos mendon vallė, veē pse ti po lexon kėtė letėr, je i gjallė! Jo, pėrderisa zemra s'i rrit trokitjet e saja kur emrin e Allahut lexon!
    Jetėn s'e fillove me lindjen tėnde, por me vdekjen para se dritėn tė shihje. Ishe nė errėsirė, ishe i vdekur, e t'u dha drita, t'u dha jeta. Por pak prej njerėzve kėtė e kuptojnė. Pak prej njerėzve janė gjendje tė kuptojnė tė qenėt as i gjallė e as i vdekur. E ē'di ti pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit! E ē'tė bėri tė kuptosh se ē'ėshtė gjallėria e ē'ėshtė vdekja! Gjallėria ėshtė tė njohėsh vetveten. Nuk ėshtė i gjallė, ai qė s'ka qėllim e mision nė jetė. I gjallė ėshtė ai qė njeh tė Gjallin, tė Pavdekshmin, Allahun e Madhėrishėm!
    A ka njeri qė mendon! A ka njeri qė nė kėtė mediton!
    Jo s'ke pėr tė menduar, e as pėr tė medituar, e as pėr tė kuptuar, pėrderisa ngre kokė kundėr tė Gjallit e ndaj Tij je i padėgjueshėm! Jo kurrsesi, Ai qė gjallėron, e Ai qė gjithēka bėn tė vdes, ndoshta tė ka vdekur, e ti prej Tij gjallėri s'kėrkon! E si vallė, i gjallė pretendon tė jesh! E si vallė, pretendon se tė Gjallin, Allahun e Madhėrishėm, ke Zot qė i lutesh! Jo, kur Zoti yt lutet prej teje, e s'tė pėrgjigjet, dije se, Allahu i pėrgjigjet lutjes kur lutėsi i lutet!
    I Gjalli, Ai qė gjallėron, ia mundėson njeriut tė ndjejė jetė ose vdekje. Jetė nuk ėshtė vetėm tė ecurit i lėvizshėm, e tė folurit zhurmshėm. Po edhe vdekja nuk ėshtė vetėm qetėsia e heshtur, e as shtangia nga tė lėvizurit nė sytė e tė gjallėve. Sytė e njeriut nuk shohin mė larg se drita, kur me rrėmbim tė shpejtė lėshohet! Jo, njerėzit e gjallė nuk janė si njerėzit e vdekur. E njerėzit e vdekur janė nė mesin e tė gjallėve, por as tė vdekurit e as tė gjallėt nuk e ndjejnė gjallėrinė e as vdekjen e njėri-tjetrit.
    E ē'di ti pėr tė vdekurit! Tė vdekurit janė ata qė jetojnė, por jeta e tyre ėshtė e pakuptimtė. Janė ata qė jetojnė pa qėllim e pa mision. Tė vdekur, janė ata qė tė vėrtetėn s'e kuptojnė. Ata qė zemrat dhe mendjet e tyre i kanė tė vdekura nė agoni tė paditurisė. Jo, kurrsesi! S'janė tė paditur, por tė padritė! Errėsira ėshtė vdekja. E vdekja e njėmendtė ėshtė shkėputja e shpirtit prej trupit!
    E ē'di ti pėr vdekjen prapė! Ti prej vdekjes, u jetėsove. Ti ishe asgjė, pastaj u bėre pikė. E para se pikė tė bėheshe, Zoti yt tė krijoi, qė ti ende ndaj Tij s'je ndėrgjegjėsuar. Po, se po tė ishe i ndėrgjegjėsuar, i gjallė nė zemėr do tė ishe. Zemra e gjallė kur kėshillohet, pėrmirėsohet. E kėshilla nuk i bėn dobi atij qė prej tė ligave nuk largohet. E kėshilla s'pėrmirėson pėrderisa Fundi nuk kujtohet! E kush pra, nė Ditėn e Fundit, nuk u bind! Shumė prej njerėzve, qė vetveten tė gjallė e mendojnė. Jo, ata ende janė nė agoni tė pavetėdijes, tė pandėrgjegjshė m. Por, atyre gjallėria sigurisht do t'u vijė, atėherė kur gjallėria s'u bėn mė dobi, atėherė gjithēka i ėshtė nėnshtruar tė Gjallit, tė Pavdekshmit, Allahut tė Gjithėpushtetshė m!
    E ē'di ti pėr jetėn! E ēfarė pėr tė gjallėt! Ata ēdo lėvizje qė bėjnė, tė Gjallin, tė Pavdekshmin pėrkujtojnė. Ata janė tė pėrshkuar me dritėn e Zotit tė tyre. Jeta e tyre nuk ėshtė vetėm prej baltės, por kanė shpirt tė udhėzuar e tė ruajtur. Jetojnė nėn dritėn e Allahut, Udhėzuesin! Jeta, e ē'di pra se ē'ėshtė jeta! Jetė nuk ėshtė si jeta e bimės! Edhe bima Krijuesin e vet madhėron, a nuk ėshtė Allahu Krijues i ēdo gjėje! E dije se, shumė krijesa janė tė gjalla, qė ti i mendon tė vdekura. Po edhe shumė krijesa janė tė vdekura, e ti i mendon tė gjalla. Jo, s'janė "shumė" krijesa, ėshtė krijesa njeri, e prej xhinėve!
    Vdekja, i vdekur, e tė vdekurit! Kush brendia e tij ka vdekje, e i vdekur ėshtė! Kush shkėputi shpirtin nga Zoti vet! Kush shkuli tė menduarit nga tė menduarit e thellė! Kush kėshilla dobi s'i bėn! Kush fundin s'e mendon!
    Jeta, i gjallė, tė gjallėt! Kush brendia e tij ka jetė, i gjallė ėshtė! Kush shpirti i vet ėshtė i udhėzuar me dritėn e Zotit tė vet! Kush pėrkujton Zotin e vet! Kush pėr takimin me Zotin e vet pėrgatitet!
    "Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen atij qė ėshtė i gjallė (me mend e zemėr)." – Kur'an, 36:70
    O Allah! Gjallėro shpirtrat, zemrat e mendjet tona me udhėzimin e me dritėn Tėnde!
    Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin.
    Burimi: Zėri i Pendės Islame | www.atafili. wordpress. com - Zgjohu!

  2. #2
    Besimtar Musliman
    Anėtarėsuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Tre definicione[1] rreth el-Islam
    Pėrgatiti: Avni Tafili
    - El-Islam ėshtė fjalė e shprehje; mbėshtetur nė mendimin e Ibėn Tejmije[2], i cili ka thėnė: el-Islam ėshtė tė adhurohet vetėm Allahu, tė mos i shoqėrohet shok nė adhurim, tė qenit i sinqertė nė fe ndaj Tij; kjo ėshtė rruga e Allahut, nuk pranon fe tjetėr pėrveē saj, e as prej tė parėve, e as prej tė mėvonshmėve. Adhurimi ndaj Allahut tė jetė nė mėnyrėn qė na kanė urdhėruar tė Dėrguarit e Allahut, e nuk adhurohet nė asnjė mėnyrė qė bie nė kundėrshtim me udhėzimin e tyre. Dėrgimi i Profetėve u pėrmbyllė me dėrgimin e tė Dėrguarit tė fundit, Muhammedin salAllahu alejhi ve selem, e nuk mund tė jetė besimtar musliman ndaj Allahut veēse duke dėshmuar se s’ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
    Me kėtė deklaratė njeriu hyn nė Islam. E kush thotė se el-Islam ėshtė fjalė, duke dashur tė thotė: deklarata e dėshmisė, e ka thėnė tė saktėn.
    Pastaj, duhet pėrkushtim nė atė qė ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut, Muhammedi salAllahu alejhi ve selem rreth pesė shtyllave (tė Islamit)…etj.
    - El-Islam ėshtė sistem e program prej pesė shtyllash tė njohura tė tij: deklarata e dėshmisė, namazi, zekati, agjėrimi dhe haxhi, dhe gjashtė kushtet e Imanit: besimi nė Allah, engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, Ditėn e Fundit dhe nė Pėrcaktimin e Tij, qoftė mirė a keq.
    Kėshtu ėshtė definuar fjala El-Islam mbėshtetur nė pėrgjigjen e Muhammedit salAllahu alejhi ve selem dhėnė Xhibrilit kur ėshtė pyetur se ē’ėshtė Islam dhe Iman[3].
    - El- Islam ėshtė sinonim i Imanit, ndėrsa deklarimi: Islam ėshtė dėshmia se s’ka zot pėrveē Allahut, falja e namazit…, i kanė bėrė manifestime tė el-Islam; rite tė tij. Sqarojnė duke thėnė se, el-Iman ėshtė me vėrtetim tė zemrės.
    Pėrkrahėsit e kėtij mendimi kanė thėnė: el-Islam bashkė me el-Iman pėrbėjnė njė gjė, qė do tė thotė se: el-Islam ėshtė vėrtetim me zemėr.
    Arabologėt nuk kanė aprovuar njė shpjegim tė tillė, pasi, sipas tyre fjala el-Islam do tė thotė: bindje dhe nėnshtrim nė aspektin gjuhėsor dhe kuptimor tė fjalės.
    El-Islam nuk pėrkufizohet vetėm me pesė shtyllat e njohura tė tij, porse janė ritet mė tė madhėrishme tė Islamit; nėpėrmjet tyre manifestohet bindja e plotė dhe nėnshtrimi, kurse me lėnien e njėrės prej atyre shtyllave konsiderohet mangėsi e madhe.
    Ndėrkaq, pėrgjigjja e Muhammedit salAllahu alejhi ve selem ndaj pyetjes sė Xhibrilit pėr pyetjen “Ē’ėshtė Islami?”, me pesė shtyllat duke potencuar pra nė fjalėn el-Islam, ėshtė pėrmbledhje e mė tė rėndėsishmeve dhe qė ėshtė obligative pėr secilin musliman veē e veē.
    E, ēdo gjė pėrveē atyre pesė shtyllave, nuk pėrfshihen tė gjithė muslimanėt njėkohėsisht; mund tė ketė obligime qė nėse njė grup prej muslimanėve e kryen, shkarkohen tė tjerėt, si p.sh. urdhėrimi pėr mirė dhe ndalimi nga e keqja.
    Fusnota_____________________
    [1] Shkoqitje e njė artikulli tė dr. Salah es-Savi
    [2] El-Fetava, Ibėn Tejmije : 7/269
    [3] Transmetohet nga Omeri radijAllahu anhu, se, njė ditė ishim duke ndenjur tek i Dėrguari i Allahut, kur u duk njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm. U ulė pranė tė Dėrguarit tė Allahut duke i mbėshtetur gjunjėt e vet nė gjunjėt e tij, i vendosi duart e veta nė kofshėn e tij dhe tha: - O Muhammed, mė trego ē’ėshtė Islami? – I Dėrguari i Allahut tha: “Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhanmedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, ta kryesh namazin, ta japėsh zekatin, ta agjėrosh ramazanin dhe ta vizitosh Kaėben, nėse ke mundėsi….” Hadith : Muslimi

Tema tė Ngjashme

  1. Maksim Gorki
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 07:47
  2. Shpėtim Kelmendi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 10:02
  3. Vdekja e njeriut, ėshtė mbarimi apo....?!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 11:05
  4. Vdekja - afat i caktuar
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 19:28
  5. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •