Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 60
  1. #21
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Maldivet:



    ---


    Tunizia:




    --

    Uzbekistan:

    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    195
    Nuk esht e sakte, allah nuk esht me origjin pagane ju siguroj dhe ne fjalet e allahur ne kuran thuhet mos adhuroni as diellin as henen por allahun, pra zotin.
    Kjo esht vetem nji arsye per ta kuptuar.
    Naten!

  3. #23
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga aspira Lexo Postimin
    Nuk esht e sakte, allah nuk esht me origjin pagane ju siguroj dhe ne fjalet e allahur ne kuran thuhet mos adhuroni as diellin as henen por allahun, pra zotin.
    Kjo esht vetem nji arsye per ta kuptuar.
    Naten!

    hahahaha jooooo breeeee a n'kuran shkrun qeshtut a, allau i shkatroft sdin gja kta

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Si ka mundesi qe fjala ALLAH nuk eshte permend as nga profesti Musa (Mojsiu) as Isa (Jezu Krishti)?, me qene se muslimanet pretendojne qe fete tjera kane devijuar, atehere si ka mundesi qe Allahu qe e udhezoj Mojsiun dhe Isen nuk e tregon thelbin/kryesoren, fjala eshte per "emrin e tij"

  5. #25
    Fakte nga Kur'ani se Allahu adhurohej krahas zotave të tjerë paganë.

    39.Suretu Ez Zumer
    3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s’ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtarë.

    46.Suretu El Ahkaf
    28. Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.

    Duket qartë se Allahu njihej shumë më përpara Muhametit dhe shpalljes së Kuranit, përderisa këta njerëz ende vazhdonin t'a adhuronin Allahun krahas zotave të tjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 29-09-2010 më 18:39

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Une e pata hap nje teme qe u quajke: Epoka e Para-Islamizmit. Por Tema u mbyll dhe nuk e di shkakun, por masi ka te bej tema me Zotrat Pagan ne Arabi ose Para-Islamik une po e postoj ate shkrimin e madhe qe e pata postuar tek ajo teme. Per ata qe jan te interesuar se cka ka Islamizmi thell ne Fe duhet me e kuptu njeher Paganizmin Arab pastaj ardhjen e Besimit Te Ri Islamik. Lexim te kendshem:

    Në çastin kur një mysliman lind dhe kur përsëri në shtratin e tij të vdekjes shtrihet, shtatë fjalë arabe i përsëriten në vesh: La ilaha illa Allah, Muhammad Rasul Allah!; e që do të thotë: nuk ka Zot përveç Allahut; Muhamedi (është) profet i Allahut. Kjo kredo që është pika kryesore e riligjionit islam futet në mendje të një myslimani që nga djepi e gjer në varr. Ajo përsëritet pesë herë në ditë me thirrjen për t`u falur. Myslimanët po ashtu inkurajohen të përsërisin emrin e Allahut sa më shumë që të munden gjatë ditës.


    1. Allahu e grabit islamin

    Fjala “Allah” e grabit islamin. Secili fis arab kishte perënditë dhe perëndeshat, idhujt e vet, por një numër fisesh po ashtu njihte perëndi të panjohur që e quanin al-ilah, që fjalë për fjalë do të thotë “Zoti”. Ai mendohej të jetë hyjni e padukshme dhe supreme; megjithatë ata nuk kishin koncept të përbashkët se kush ishte ai. Me kohë Allahu u bë “përgjithësimi i perëndisë fisnore”, që shpesh quhej al-ilah (zoti). Kur një fis takohej me fisin tjetër, e që kishin të njëjtin perëndi, e quanin al-ilah, dhe ata mendonin se e kishin fjalën për të njëjtën qenie - kështu u formua ideja e përbashkët për Allahun në mesin e arabëve (Nazir Ali fq. 26)

    Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë praktikohej në Arabi madje edhe para islamit. Edhe vetë babai i Muhamedit e kishte emrin Abd-Allah (rob i Allahut). Fakti se këta emra përdoreshin zakonisht në mesin e adhuruesve idhujtarë arabë cilëson të vërtetën se Allahu nuk ishte Zot i Biblës. Ai ishte në të vërtetë, hyjni pagane që e njihnin vetëm arabët e Gadishullit. Poezia arabe e periudhës së Xhahilisë (injoranca ) para islamit e tregon këtë qartë.

    Qabja njihej si beit allah ose “shtëpia e allahut”. Edhe pse strehonte 360 perëndi idhuj, Qabja ishte në fund të fundit shtëpia e Allahut, perëndia supreme pagane. Si zot i Qabesë ai nuk paraqitej me ndonjë statujë reale siç paraqiteshin të 360 idhujt e tjerë. A do të jetonte Jahve, pra zoti i Biblës, në një shtëpi me 360 perëndi dhe perëndesha?


    2. Profetët arabë

    Muhamedi s`ishte i pari që provoi të përkrah adhurimin monoteist të Allahut. Para tij kishte të tjerë arabë me mesazhe të ngjashme. Një njeri i quajtur Hud nga fisi A`d në Jemenin jugor predikoi për disa vite, por kishte shumë pak bashkëmendimtarë. Salihi nga fisi Thamud, afër Gjirit Aqaba, predikonte kundër politeizmit. Njerëzit e tij e hodhën poshtë porosinë e tij dhe vendosën të mbajnë idhujt e tyre. Shua `ub nga fisi hijaz ishte vetëm njëri nga disa që filloi të provojë për t’i ftuar arabët të besojnë në Allahun dhe që t’i rrënojnë të gjitha perënditë e tyre të tjera. Një grup i vacantë i quajtur Hanifët provoi të përkra epërsinë e Allahut mbi perënditë jera. Arabët hodhën poshtë mesazhin e profetëve të tillë dhe të Hanifëve, duke preferuar perënditë e tyre të dukshme.


    3. Muhamedi - profeti i fundit arab

    Është me rëndësi jetike për studentin e islamit që të kuptojë se Muhamedi vazhdoi trashëgiminë e paraardhësve të tij që nuk ishin të vetëdijshëm për judaizmin dhe nuk kërkonin të bashkoheshin me asnjërin. Këta profetë arabë përkrahnin një çështje krejtësisht arabe dhe një hyjni arabe.

    Muhamedi ishte i fundit në një sërë profetësh që kishin një qëllim të përbashkët, t`i bashkojnë arabët nën një hyjni supreme. Në të vërtetë, një shikim më i përafërt në përvojën e tij dhe në mënyrën e tij të udhëheqjes i japin vend të fortë brenda traditës arabe. Apeli i tij për besimin në Allah si hyjni e vetme në themel është mesazh i njëjtë që edhe paraardhësit e tij arabë patën predikuar.

    Megjithatë, Muhamedi kishte gjasa t’ia dalë me misionin e vet pasi që kishte fituar pasuri duke u martuar me Khadijan, si dhe për shkak të pozitës së spikatur që mbante fisi i tij kurejshi ndaj fiseve tjera arabe dhe influencës së hebrenjëve dhe të krishterëve që kontribuan në zhvillimin e tij dogmatik. Pastaj, arabët ishin të magjepsur nga poezia se cilës i mveshnin forcë djallëzore. Pasiqë stili i arabishtes së Kuranit ishte poetike dhe atraktive, arabët mendonin se Muhamedi ishte i sofistikuar, i shquar dhe i fuqishëm.


    4. Perënditë paraislame të arabëve

    Në mënyrë që të arrijmë një kuptim më të mirë të konceptit islamik të Allahut, duhet patjetër të kuptojmë atmosferën religjoze në Arabi para lindjes së islamit. Muhamedi u lind në fisin kurejshi dhe u rrit në një shoqëri gati krejtësisht pagane. Edhe pse kishte pak hebrenj dhe të krishterë që jetonin në Arabi në atë kohë, ata kishin pak influencë në jetën fisnore.

    Për shkak të pozitës gjeostrategjike, Meka, shtëpia e fisit kurejshi, ishte qendër kryesore tregtare dhe religjioze. Ishte shtëpia e Qabes, një shenjëtore historike e cila strehonte 360 perëndi dhe perëndesha pagane. Kurejshitët, që fituan një pozitë prominente në mes arabëve, ishin mbrojtësit e Qabes. Ata siguronin jetesë duke siguruar strehimet, ushqimin dhe nevojat tjera për pelegrinët dhe tregtarët që vinin nga Arabia dhe regjionet fqinje për t’i vizituar idhujt favorit të tyre në Qabe. Pa dyshim kjo atmosferë multireligjioze ndikoi shumë Muhamedin duke formuar konceptet e tij religjioze, veçanërisht atë të hyjnisë.

    4.1. Hyjnitë (perënditë) arabe:

    Para islamit, arabët nuk kishin religjion formal, të organizuar, praktika religjioze apo besime. Katërqind vite para ngritjes së islamit, arabët ishin animistë duke njohur një turmë të perëndive dhe perëndeshave. Secili fis kishte perëndinë e vet, dhe këta perëndi mund të ndahen në katër kategori

    4.1.1. Hyjnitë yjorë (astrologjike)

    Sikurse edhe me shoqëritë tjera blegtorale, fokusi i religjionit të benduinëve ishte hëna, që siguronte dritë gjatë natës për kullotjen e kopeve. Gjer në ditën e sotme, çdo xhami në maje ka hënën drapërore, dhe ende myslimanët e ndjekin kalendarin lunar. Festat dhe kremtimet islamike, përfshirë edhe agjërimin e Ramazanit janë të rregulluara me daljen e hënës. Mbijetimi i këtyre praktikave është një indikacion i përvetësimit të këtyre praktikave astrologjike në islam. Kurani flet në favor për sabejtë dhe i vendos në kategorinë e atyre që e kënaqin Perëndinë, kategori që përfshinte gjithashtu edhe hebrenjtë dhe të krishterët (Sure 2:62;5:69). Shumë myslimanë nuk e dinë që sabejtë ishin adhurues të yjeve në kohën e Muhamedit. Ata e konsideronin hënën si perëndi- baba, diellin si perëndi-nënë dhe yjet si pasardhës të këtyre perëndive

    4.1.2. Hyjnitë gurorë

    Perënditë më prominentë nga guri ishin Hubali, perëndia mashkull i Qabes, dhe tri perëndesha motra: Allati, Manati dhe Ouza. Fisi i Muhamedit, kurejshi, i konsideronte të tri këto perëndesha si bijat e Allahut. Përveç perëndive kryesore në Qabe, çdo fis arab kishte perëndi të tjerë më të vegjël për adhurim shtëpiak dhe devocion, dhe gjatë udhëtimit apo marshimit në luftë, ata bartnin perënditë e tyre të nderuara, në të njëjtën mënyrë sikurse hebrenjtë bartnin Arkën e Besëlidhjes. Sikurse perënditë nga guri, ishin pa shpirtë dhe pa formë, ashtu edhe Allahu në islam, është jopersonal dhe misterioz. Duke qenë religjionet primitive (pagane) hyjnitë e tyre nuk ishin të mveshur me atribute personale.

    4.1.3. Hyjnitë natyrore

    Kontrasti ndërmjet shkretëtirës së thatë dhe oazës fertile të heq një dallim të mprehtë ndërmjet të mirës dhe të keqes në mendjet e arabëve. Kjo formoi bazën e konceptit të hyjnisë së tyre. Në një anë, e mira prezentohej nga hyjnitë shpirtmirë duke shfaqur vetën nëpërmjet lumenjve, burimeve, lisave dhe kafshëve. Në anën tjetër, e keqja prezentohej nga demonë dhe xhinë që jetonin në shkretëtira dhe shpella, duke shkaktuar tmerre dhe fatkeqësi.

    4.1.4. Hyjnitë e panjohura

    Poetë arabë të periudhës paraislamike të Xhahilisë, përdoren emrin “llah” në poezitë e tyre, për t’iu referuar një hyjnie supreme. Arabët besonin në një hierarki të perëndive, në të cilin ishin perënditë e vegjël dhe ata më prominentë. Allahu ishte në maje të piramidës. Deklarimi islamik “Allahu akbar”, do të thotë ’llahu është më i madhi nga të gjithë perënditë tjerë pagane. Kjo është ajo çfarë Muhamedi u mundua t‘i deklaronte fisit të tij pagan. Qabja quhej seit Allah që nënkuptonte shtëpia e Allahut. Allahu ishte konsideruar Zot i padukshëm, i panjohur i Qabes. A ka mundur që kjo ide të huazohet nga perëndia i panjohur i grekëve i përmendur në Veprat 17:23? Hubali, idhulli më i lartë, ishte zotëruesi që banonte në Qabe të cilit i ofroheshin adhurimi dhe flijimet e arabëve. Për nga rëndësia e tyre me radhë vinin të bijat e Allahut: Allat, Manat dhe Uza.


    4.2. Atmosfera religjoze

    Atmosfera religjioze në Mekë ishte e llojllojshme. Pasi që ishte edhe qendër tregtare dhe religjioze. Meka ishte me pellgje që mbusheshin nga përrenj të shumtë religjoz, ndërsa mbizotëronte politeizmi. Zoroastrionizmi, krishterimi, judaizmi dhe filozofia greke, të gjitha këto ndikuan në zhvillimin e konceptit të Muhamedit mbi hyjninë. Një pjesë e madhe e këtyre ndikimeve kanë mbetur në islamizëm deri në ditët e sotme. Myslimanët qëndrojnë me fytyrë nga Qabja sa herë që falën. Ato e puthin gurin e zi të Qabes si pjesë e haxhit të tyre në Mekë. Në të vërtetë shumica e ritualeve që bëhen gjatë haxhit janë zakone pagane që datojnë nga kohërat paraislamike. Marrëdhënia në mes të religjionit dhe politikës ishte e fortë. Për arsye se jeta e arabëve përqendrohej rreth perëndive fisnore, adhurimi ishte njëlloj si besnikëria politike. Refuzimi i adhurimit ndaj perëndisë fisnore konsiderohej mohim i Zotit (apostazi) dhe tradhëti. Nobokodonosori, në librin e profetit Daniel kishte të njëjtën pikëpamje. Trajtimi islamik i apostazisë ishte vazhdimësi e kësaj shprehije fisnore.


    4.3. Hyjnitë pagane të Arabisë

    Qysh në shekullin 5 para Krishtit, Herodoti, historiani, shkroi se arabët kishin dy hyjni kryesore: Oratoll dhe Al- ilat. Samuel Zuemer beonte se kur ishin përkthyer nga greqishtja në arabishte ato përbëjnë fjalën për Allah Taal (perëndia shumë i lartë) dhe Allahu (gjinia femrore për Allahun), e që të dyjat ishin hyjni në kohën e Muhamedit. Perënditë e mëposhtme janë disa nga ato që Arabët nderonin në kohën e Muhamedit dhe për qindra vite më parë

    1. Allahu (zoti)

    Allahu ishte perëndia kryesor e fisit kurejshi. Ai konsiderohej pronar i Qabes që quhej beit-Allah d.m.th. shtëpia e Zotit. Ai ishte hyjni e padukshme që zotëronte Qaben por nuk numërohej në mesin e 360 idhujve. Fjala Allah po ashtu përdorej në përgjithësi për të bërë fjalë për cilëndo hyjni supreme të njohur nga shumë fise arabe.

    2. Al-Rrahman (i mëshirshmi)

    Është ky emri i një hyjnie të lashtë në Arabinë Jugore. Thuhet se Muhamedi i pëlqente ky emër sesa emri Allah. Ai e përdori atë 169 herë në Kuran. Me përjashtim të emrit Allah, emri Al- Rrahman paraqitet më shumë se cilido emër tjetër sepse hebrenjtë dhe të krishterët do të kishin pranuar si emër që do të zëvendësonte emrin Allah. Rrahman ishte emër për Zotin i preferuar nga hebrenjtë në periudhën talmudike dhe përdorej shpesh nga judenjtë arabë. Të krishterët e Arabisë po ashtu e përdornin emrin Rahman për të folur për Zotin e Biblës. Një mbishikim i botës paraislame i gjetur në Jemen në vitin 542 pas Krishtit fillon me fjalët: Nën pushtetin e Al-Rrahmanit dhe Mesisë së Tij dhe të Shpirtit të Shenjtë”. Në muzeun koptik në Egjipt ndodhen mbishkrime të ngjashme.

    3. Hubal (mjegull, shpirt)

    Perëndia kryesor i Qabesë ishte më i madh ndër 360 perënditë pagane brenda Qabesë. Ai ishte një shtatore në formë të njeriut trupi i së cilës ishte i bërë nga barnielët (gur i kuq i çmuar) dhe krahët e të cilit ishin bërë nga ari pastër. Afër tij shtrihej një numër shigjetash që përdoreshin nga falltorët për profetizimin e fatit të tyre. Disa thanë se fjala Hubal mund të ketë rrjedhur nga dy fjalë: hu (ai) dhe bal hyjnitë tjera pagane. Është për t’u çuditur se si Kurani nuk pëmend Hubalin, derisa hyjnitë tjera pagane përmenden. Sipas një teorie banorët e Mekës që e nderonin atë si perëndi kryesore, tashmë e kishin identifikuar hubalin me Allahun; duke e vënë hubalin, perëndinë e spikatur që mund të shihej, në pozitën e perëndisë supreme të Allahut.

    4. Al-Uzza (i madh)

    Perëndesha e Mekës. Ajo ishte idhulli më i nderuar në fisin kurejshi. Adhuruesit e kësaj perëndeshe bënin flijime në njerëz. Sipas traditës islame gjyshi i Muhamedit gati ia kishte flijuar të birin Abd-Allah (Abdullahun) babain e Muhamedit, Al-Uzzës për të përmbushur një betim. Megjithatë një falltor e këshilloi atë që të jepte 100 deve si shpërblesë për të birin. Kjo shpërblesë u pranua përmes një grupi njerëzish. Myslimanët besojnë se kjo ngjarje ishte vullneti i Allahut për të sjellur në jetë Muhamedin.

    5. Allat (allahu femëror)

    Shkronja t e shtuar emrit të Allah është trajta femërore e Allahut, e ngjashme si tek fjala god (perëndi) trajtësohet në gjini femërore me ess (-eshë) si goddess (perëndeshë). Vendi i saj i shenjtë në qytetin Taif, paraqitej nga një gur katror. Ajo konsiderohej nga disa si kopje e Allahut në gjininë femërore.

    6. Manat (fat)

    Perëndesha e fatit - vendi i shenjtë i së cilës përbëhej nga një gur i zi në qytetin Kudaid në rrugën mes Mekës dhe Medinës. Ajo përmendet në Bibël (Isaia 65:11). Myslimanët ende e fajësojnë Al –Maniam (fatin) për fatkeqësinë e tyre.

    7. Dhu-Al- Sharr (djallëzi)

    Idhull në Petra, Jordani i paraqitur nga një shkëmb katërkëndësh i gurit të zi të pa gdhendur, i lartë gati një metër e gjysëm dhe 70 cm. i gjërë.

    8. Al-Hajar Al-Asuad (guri i zi)

    Në këndin juglindor të Qabes është i vendosur një gur i zi të cilin Ishmaeli e ka marr nga engjëlli Gabriel. Pasi që fisi kurejshi ishte shumë i lidhur me gurin e zi, Muhamedi e përfshiu nderimin e tij në ritualet islam. Haxhi i një myslimani në Mekë përmbushet derisa ai ta ketë puthur Gurin e Zi.

    9. As-Samad (i amshueshmi)

    Lidhet me Samudin, emri i një idhulli të fisit ad. Ai përmendët në pozitën e Jezid bin- Saadit.

    10. Al- Rrahim (i mishirshëm)

    Një hyjni sabeane. Sabeanët ishin Magi, ata që adhuronin yjet.

    Kurani përmend perëndi të tjera për të cilët dihet pak: Ua`dd (njeri-perëndi); Suva, Jaghuti (ndihmësi); Ja’uk (mbrojtësi); Nasr (grabitçari ose shqiponja); dhe Auff (zogu i madh, Sure 71:23). Në të vërtetë shumë emra të Allahut që përmenden në Kuran ishin thjesht emra të hyjnive pagane.

    99 emrat e Allahut

    1. Emrat e Allahut
    Kuptimi Shqiptimi Arabisht

    1. Njëjës Al-Uahid
    2. I Vetëm Al-Ahad
    3. I Përjetshëm As-Samad
    4. I Fuqishmi Al-Kadir
    5. I Plotëfuqishmi l-Muktadir
    6. I Pari Al-Auual
    7. I Fundit Al-Akhir
    8. I Dukshmi Az-Zahir
    9. I Fshehti Al-Batin
    10. Sunduesi Al-Uali
    11. I Larti Al-Muta’ale
    12. Fanatiku Al-Barr
    13. Zemërbuti At-Tauuab
    14. Falës Al-‘Afuv
    15. I Dhimbshmi Ar-Ra’uf
    16. Mbledhësi Al-Jame’
    17. I Vetëmjaftueshmi Al-Ghani
    18. Drita An-Nur
    19. Drejtuesi Al-Hadi
    20. Novatori Al-Badi’
    21. Zoti Rabb
    22. Manifestuesi Mubin
    23. I Forti Al-Qadir
    24. Mbrojtësi Al-Hafiz
    25. Siguruesi Al-Kafil
    26. Vlerësuesi Ash-Shakir
    27. Më Bujari Al-Akram
    28. Krijues Al-Khallak
    29. Zotëruesi Al-Maula
    30. Ndihmësi An-Nasir
    31. Perëndia Al-ilah
    32. Perëndia Allah
    33. I Mëshirshmi Ar-Rrahman
    34. Zemërbuti Ar-Rrahim
    35. Sundimtari Al-Malik
    36. I Pastërti Al-Kuddus
    37. Shpëtuesi As-Salam
    38. Ruajtësi Al-Mu’min
    39. Kontrolluesi Al-Muhaimin
    40. I Ndershmi Al-‘Aziz
    41. Detyruesi Al-Jabbar
    42. Krenari Al-Mutakabbir
    43. Krijuesi Al-Khalik
    44. Bërësi Al-Bari
    45. Qepësi Al-Musauuir
    46. Falësi Al-Qhaffar
    47. Dominuesi Al-Kahhar
    48. Dhuruesi Al-Yahhab
    49. Furnizuesi Ar-Razzak
    50. Hapësi Al-Fattah
    51. I Dituri Al-‘Alim
    52. Dëgjuesi As-Sami’
    53. Parashikuesi Al-Basir
    54. I Butë Al-Latif
    55. Mjeshtri Al-Khabir
    56. I Durueshmi Al-Halim
    57. I Shkëlqyeshmi Al-‘Azim
    58. Ndjestari Al-Ghafurr
    59. I Falënderueshmi Ash-Shakur
    60. Fisniku Al-‘Alijj
    61. I Madhi Al-Kabir
    62. Mbajtësi Al-Hafiz
    63. I Gjithëdijshmi Al-‘Allam
    64. I Gjithëmundshmi Al-Kahir
    65. Falës Al-Ghafir
    66. Kreatori Al-Fatir
    67. Sovrani Al-Makik
    68. I Hirshmi Al-Hafijj
    69. I Gjithëpushtetshmi Al-Muhit
    70. Ndihmëtari Al-Musta’an
    71. Madhështori Ar-Rafi’
    72. I Mjaftueshmi Al-Kafi
    73. Mbizotëruesi Ghalib
    74. Hirësi Al-Mannan
    75. I Lavdishmi Al-Xhelil
    76. Jetëdhënësi Al-Muhji
    77. Vdekjedhënësi Al-Mumit
    78. Trashëgimtari Al-Uarith
    79. I Zgjuari Al-Ba’ith
    80. I Amshueshmi Al-Baki
    81. I Vërteti Al-Hakk
    82. Besniku Al-Uakil
    83. I Fuqishmi Al-Kavi
    84. I Qëndrueshmi Al-Matin
    85. Rojtari Al-Uali
    86. I Tejçmueshmi Al-Hemid
    87. I Gjalli Al-Hejj
    88. Vetëpohuesi Al-Kejjum
    89. Miqësori Al-Uedud
    90. Lavduesi Al-Mxhid
    91. Dëshmuesi Ash-Shehid
    92. I Urti Al-Hekim
    93. Ushquesi Al-Mukit
    94. Listëmbajtësi Al-Hesib
    95. Zemërgjëri Al-Kerim
    96. Syhapuri Ar-Rakub
    97. I Afërmi Al-Kerib
    98. I Përgjegjshmi Al-Muxhib
    99. I Pafundmi Al-Uasi’


    2. Atributet e gjetura në lista alternative

    1. Numëruesi Al-Muhsi
    2. Shpikësi Al-Mubdi
    3. Ndreqësi Al-Mu’id
    4. Gjetësi Al-Uaxhid
    5. Përparimtari Al-Mukadim
    6. Tërheqësi Al-Mu’akhir
    7. Hakmarrësi Al-Muntakim
    8. Frikësuesi Al-Muksit
    9. Dhënësi Al-Mu’ti
    10. Parandaluesi Al-Mani’
    11. Dëmtuesi Al-Darr
    12. Ndihmuesi Al-Nafi’
    13. Ndërtuesi Al-Kabid
    14. Çlirimtari Al-Basit
    15. Abaser Al-Khafid
    16. I Larti Ar-Rafi’
    17. Ndershmi Al-Mu’izz
    18. Përulës Al-Muthill
    19. Gjyqtar Al-Hakam
    20. I Paanshëm Al-‘Adl
    21. Drejtues Ar-Rashid
    22. Durimtar As-Sabur

    3. Emrat e bukur të Allahut

    Kurani i urdhëron myslimanët që të thërrasin Allahun me emrat e tij të bukur, që quhen all- asma-u –l-husna. “Emrat e Allahut janë të shkëlqyeshëm, prandaj e thirrni me ata emra” (Sure7:179); shih po ashtu 17:110; 20:8; 59:23, 24). Pasi që Kurani nuk i numëron këto emra, në mesin e dijetarëve myslimanë ka shumë spekulime lidhur me atë se çfarë janë këta emra. Në tërë Kuranin ka qindra cilësorë që i që i referohen Allahut dhe që mund të konsiderohen emrat apo atribute. Pasi që Muhamedi vdiq në vitin 632 pas Krishtit, myslimanët debatuan lidhur me çështjen e emrave të hyjnisë së tyre.

    1. Çfarë janë emrat e Allahut?

    Dijetarët mysliman kërkojnë të bëjnë dallim në mes të emrave dhe atributeve. Shumë dijetarë pohojnë se Allahu është emri i vetëm i përshtatshëm për Zotin (ism- u-that) ose emri i madhërisë (isma-ul-azam). Ashtu që të mistifikohet emri ata mohojnë të ketë rrënjë të mund të përkthehet ose të ketë ndonjë kuptim. Ata kundërshtojnë argumentet se fjala Allah ka rrjedhur nga al- ila (perëndia) duke polemizuar se Allahu nuk ka emër të prejardhur dhe se s`mund të formohet shumësi nga ai, pasi që emri është nxjerrë nga Allahu dhe shkronjat e tij janë të shkruara në qiell. Ata që Kurani i quan emra të bukur këta dijetarë i referojnë t’i quajnë atribute të tij (asma-u-sifat).

    Derisa Kurani dhe hadithet (literatura e traditës ) qartasi flasin për emrat e Allahut, kurse dijetarët pohojnë se të gjithë emrat tjerë përveç Allahut janë atribute, jo emra e mbiemra që përshkruajnë Allahun. Ky argument barazohet në faktin se fjala arabe isn dhe shumësi i saj asma do të thotë emër ose atribut.

    Megjithatë, hadithe për nga autoriteti janë dytësore, pas Kuranit, Abu Iburarah tregon se Muhamedi thoshte se ekzistojnë 99 emra të Allahut, dhe ai i cili i mban në mend dhe i përsëritë ata do të shkojnë në parajsë. Muhamedi ka dhënë një shpjegim lidhur me numrin 99. Në të njëjtin hadith ai tha se Allahu është tek, prandaj i don numrat tek.

    Në gjuhën arabe fjala tek poashtu do të thotë vetëm duke nënkuptuar veçantinë e Allahut. Disa myslimanë pohojnë se Allahu e ka shënuar numrin 99 në pëllëmbët e duarve të njerëzve. Rrudhat, përkatësisht vijat, formojnë numrat 81 në dorën e majtë, dhe 18 në dorën e djathtë duke formuar kështu të 99 emrat e tij. Në arabisht numri 8 duket si shkronja V e kthyer përmbys (krahaso Musk).

    Sektet tjera islamike besojnë se Allahu ka shumë më tepër emra. Për shembull në vitin 1880 I. W. Redhouse nxorri një listë me 552 emra nga Kurani. Sekti islamik sufi pohon se Allahu i ka 1000 emra, prej të cilve 99 janë të bukur e të tjerët siç është emri mashtrues, nuk janë aq të bukur. Pa marrë parasysh se a janë emra apo atribute, myslimanët e vijës kryesore besojnë se prej qindra emrash vetëm 99 emrat e bukur duhet të mësohen përmendësh dhe të përsëriten vazhdimisht. Është vështirë të caktohen se cilët janë ata 99 emra që i referohen Allahut, pasi që as Kurani e as Hadithet nuk i tregonjë ata.

    2. Emrat më të madhërishëm të Allahut

    Konfuzioni e ka edhe një dimension krejt tjetër. Dijetarët myslimanë bëjnë dallimin në mes emrave të Allahut duke i ndarë në madhështorë. Disa gjykojnë sipas përsëritjes së paraqitjes të ndonjë emri në Kuran. Pranë fjalës Allahu, emri Ar-Rahman paraqitet më shumë se të tjerët, 169 herë, pastaj vjen emri Alim, 158 herë, e kështu me radhë. Në përgjithësi ata pajtohen se Allahu është emri i duhur prandaj edhe më i madhërishmi. Për vendin e dytë konkurrojnë emrat Ar- Rabb (i cili nuk paraqitet në të gjitha listat) Ar- Rahman, Al-Rrahim, Al-Hay, Al-Qayum dhe As-Samad.

    Shënimet e Muhamedit në vargjet e Kuranit ku mund të gjendet emri më i madh i Allahut vetëm sa e kanë shtuar hutinë. Në letërsinë e hadithe të traditës thuhet të ketë përmendur shumë herë emrin apo emrat e tij më të preferuar për Allahun. Asma, e bija e Jazidit, raportonte që Muhamedi të kishte thënë: Emri më madhështor i Allahut ndodhet në këtë varg (nga Kurani). Dhe Zoti i juaj është një Zot. Nuk ka Zot tjetër përveç tij, Ar-Rrahman (i mëshirshëm), Ar- Rrahim (mirdashës), Sure 2:163.

    Përmendja e tillë e emrit Ar-Rrahman nga Muhamedi si emër madhështor, së bashku me faktin se emri Allah nuk paraqitet në këtë varg vërteton teorinë se një kohë Muhamedi mendonte njëmend të merrte emrin Ar-Rrahman si një emër tjetër për Allahun. Bashëshortja e Muhamedit, Ajsha, pohonte se ai besonte se Ar-Rabb (Zoti) ishte emri më madhështor. Në hadithe, Muhamedi nganjëherë numëronte një listë emrash dhe thoshte se njëri nga ata ishte më i madhi.Tjetri hadith njofton se Muhamedi thoshte emri madhështor i Allahut mund të gjendej në suret Bakara. Kjo u ka lënë derën të hapur tej interpremtimeve spekulative.

    Fakti që Muhamedi i përmendi 99 emrat ka shkaktuar përpilimin e një sërë listave nga autorë të ndryshëm. Në të gjitha listat janë të përbashkët emrat e Allahut që gjenden në sure dhe në vargjet e të cilave qartë iu referohet Muhamedi. Për të kompletuar listen me 99 emrat disa kanë futur emra të tjerë ekstrakuranik që janë gjendur në traditën gojore.

    Kjo huti do të mund të shpërndajë kuptimin e një atmosfere politeiste të kohës së Muhamedit. Arabët e quanin zotin suprem me emra të shumtë. Fiset e ndryshme nderonin emrat e vacantë më shumë se të tjerët. Muhamedi pasi që ishte i mendjemprehtë, provoi të fitojë përkrahjen e të gjithë dëgjuesve të tij duke miratuar përdorimin e emrave të ndryshëm. Porosia e tij ishte se ekzistonte vetëm një Zot, e ai kishte shumë emra.


    Në magji

    Myslimanët i mveshin fuqi magjike përdorimit të emrave të Allahut. Të 99 emrat përdoren në shumë lloje të arteve siç janë gdhendjet, afishet, pikturat dhe në perde të murit. Të kesh një vepër arti me emrat e Allahut sjell mbrojtje dhe bekim. Në islamizmin folklorik hajmalit dhe fetishet janë bërë duke u përdorur kombinimet të ndryshme të emrave të Allahut. Besohet se bartja e hajmalisë e mbronë myslimanin nga syri i keq dhe çfarëdo rreziku që mund t’i ndodhë. Gjithashtu, duke recituar emrat e vacantë disa herë në situata të caktuara fitohet shpërblimi i posaçëm. Ai mund të arrijë lumturinë, pasurinë, zgjedhjen e problemeve, largimin e së ligës, përparimin në zeje dhe plot shpërblime tjera nëse përsërit ndonjërin nga emrat e Allahut ndonjëherë gjatë ditë apo natës. Diagrami përmban një listë të përjetshme.

    Emri Frekuentimi & procedura Shpërblimi

    Ar-Rrahman (i mëshirueshëm) 100 herë gjatë çdo lutjeje, Kujtesa e tij të përmirësohet totali 500 herë në ditë dhe do të jetë syçelë atë ditë
    Ar-Rrahim (zemërbutë) 100 herë pas lutjes së agut Shkakton që njerëzit të jenë miqësor me ty
    Al-Kuddus (i shenjtë) 100 herë Do t’iu çlirojë juve nga shqetësimi
    As-Salam (paqe) 160 herë për personin e sëmurë Do të shërohet i sëmuri
    Al-Musavir (zbukurues) 21 herë pas prijes së ujit gjatë Gruaja sterile do të lindë agjërimit
    Al-Auual (i parë) 1000 herë për çdo të premte Gruaja sterile do të lindë për 40 javë
    As –Sami’ (dëgjues) 100 herë pa i folur dikujt të enjteve Allahu do t’i plotësojë një pas lutjes së mbrëmjes dëshirë
    Al-Halim (ruajtës) Të shkruash emrin në një cope letre Asnjë fatkeqësi s’e gjen dhe t’i futesh nëpër mure, oborr arat e tua
    Al-Ghafour (falës) Duhet ta përsëritësh këtë emër deri Do të lirohesh nga sa do ta ndjesh veten më mirë kokëdhembja dhe ethet
    As-Shakur (mirënjohës) 41 herë mbi gotten me ujë, pastaj Depresioni i juaj bie e lanë fytyrën me këtë ujë
    Al-Hassib (llogaritës) 70 herë gjatë ditës dhe natës Do të jesh i lirë nga frika për 7 ditë
    Al-Uadud (miqësor) Nëse dy grinden njëri prej tyre Grindja do të pushojë përsërit 1000 X mbi bukë, pastaj i jipet personit tjetër që ta hajë.

    Ky shkrim nuk eshte propagandistik por ky shkrim u nxerr nga Historianet me te fort te ketij Shekullit tone qe kan hulumtu shum me Fet Pagane para Feve Monoteiste.

    Shpresoj qe ta keni lexuar deri ne fund.

  7. #27
    Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh: Misteri dhe lidhja
    Gazeta "Sot", E Enjte, 4 Nëntor 2010
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Në një nga suret më misterioze në Kuran, Suretu Et Tarik (e Yllit të Mëngjesit) Allahu u drejtohet njerëzve me gojën e Muhametit, duke thënë:
    «Unë betohem për qiellin dhe Yllin e Mëngjesit

    E çka dini ju, se çka është Tariku?
    Ylli me dritë shpuese,
    Atje nuk ka shpirt, por ka një mbrojtës mbi të». (Kuran, Sure Et Tarik: 86, 1-4)
    Përse Allahu i Gjithëfuqishëm, krijuesi dhe Zoti i universit betohet mbi një yll? Çfarë të veçante ka ky yll? Al-Tarik, Ylli i Mëngjesit, është planeti Venus, i cili është objekti qiellor më i ndritshëm pas Hënës. Venusi e ka ndriçimin më të madh pas perëndimit të diellit dhe para lindjes së tij. Për këtë arsye Venusi që në Lashtësi është quajtur “Ylli i Mëngjesit” dhe “Ylli i Mbrëmjes”. Me planetin Venus lidhet një simbol misterioz kuraniko-islamik, Oktogrami (ylli me tetë cepa), i cili në arabisht quhet Rub el Hizb. Oktogrami është formuar nga dy katrorë, katërkëndsha me brinjë të barabarta, të mbivendosur diagonalisht. Oktogrami në teologjinë islame quhet “khatim sulayman”, “vula e profetëve”, një term ky që gjendet në Kuran. Prandaj oktagrami përdoret si shenjë ndarëse e fragmenteve në tekstin e Kuranit. Kurani është i ndarë në gjashtëdhjetë hizbe. Oktogrami ndan çdo një të katërtën e hizbit. Oktagrami gjithashtu përdoret si shenjë treguese e përfundimit të kapitullit në tekstet arabe, në përgjithësi. Oktogrami, me rreth në mes, si pikën e nëntë, është simboli kryesor i shkollës sufiste islame, dhe simbolizon fuqinë e përkryer. Oktogrami ishte në flamurin e Imperisë Osmane, së bashku me Hënën rritëse (Fjala “Gjysmëhënë” që përdoret në shqip për anglishten “Crescent” nuk është e saktë, se Hëna nuk është përgjysëm në fazën në të cilën quhet “Crescent”, ndryshe Hëna e re, në rritje. Prandaj unë gjej si më të saktë fjalën “Hënë rritëse”) deri kur Ataturku e ndryshoi flamurin duke vendosur yllin me pesë cepa, për të cilin nuk e shpjegoi kurrë bindshëm se çka simbolizonte. Oktogrami është shumë i pranishëm në ornamentet arkitektonike islame. Në arkitekturën islame, ku tradicionalisht nuk janë pëlqyer imazhet, ornamentet gjeometrike kanë pasur dhe kanë shumë rëndësi.
    Oktogrami është një simbol shumë i vjetër idhujtar. Origjina e tij është tek sumerët, të cilët krijuan të parin qytetërim të zhvilluar të botës, në Mesopotami, në jug të Irakut të sotëm, pesë mijë vite para Krishtit. Prej Urit, oktogrami kaloi dhe në qytetërimet e tjera vjetra të Lindjes së Mesme, babilonasit, kaldeasit, fenikasit, dhe më tutje tek hindutë, etj. Oktogrami shihej si simbol i pajtimit dhe sintonisë së njeriut me yjet. Oktogrami ishte pjesë e kultit që lidhej me planetin Venus. Për sumerët, Venusi ishte perëndesha Inanna, e cila ishte hyjni e dashurisë, pjellorisë dhe luftimit. Perëndeshës Inanna i ishte kushtuar tempulli më i madh në qytetin kryesor sumer, Uruk (4000-3000 para Kr.). Ky tempull quhej Shtëpia e Qiellit. Simboli i perëndeshës Inanna ishte ylli me tetë cepa, oktogrami, i cili e përfaqësonte atë. (Jeremy Black, Anthony Green, “Gods, Demons and Symbols of Ancient Mesopotamia: An Illustred Dictionary”, 1992, University of Texas Press, f. 156, 169-170) Inanna u bë Ishtar tek akadianët (ata përdornin sumerishten si gjuhë religjioze), Astarte e fenikasve, Afrodita e grekëve të vjetër dhe Venus e romanëve.
    “Inanna adhurohej në mëngjes, duke i bërë blatime, ndërsa në mbrëmje ajo bëhej patronesha e prostitutave të tempujve, kur ylli i mbrëmjes kqyrej si prostitutë, që endej në qiejt e natës”. (Michael Jordan, “Dictionary of Gods and Goddesses”, New York 2004, Fact on File Inc., f. 137)
    Ylli me tetë cepa shfaqet edhe tek Hinduizmi, ku quhet edhe Ylli i Lakshmit, i perëndeshës Lakshmi dhe është qartësisht një huazim i arianëve të ardhur në nënkontinentin Indian, nga fetë vendore, të influencuara nga sumerët, toka e të cilëve nuk qe shumë larg. Por kulti i Lakshmit ka rëndësi për çka analizohet këtu, se ai është përshkruar në librat e shenjtë hindu, Veda, dhe na bën me dije tërthorazi më tepër për kultin nga i cili është huazuar. Lakshmi ka ngjashmëri edhe me Venus. Sipas vedave:
    “Lakshmi doli nga një det prej qumështi dhe qëndron mbi një gjethe lotusi”. (po atje: f. 172)
    Në kultin e perëndeshës Inanna, ashtu si dhe në atë të të ngjashmeve të saj në Lindjen e Mesme, si Isis, bënte pjesë edhe linjshmëria shenjtë gjeometrike e përputhjes së ciklit të rritjes së Hënës, përkatësisht Hënës rritëse me atë të ngritjes së Canopus, yllit më të ndritshëm në qiell pas Sirius. Kjo linjshmëri ishte simbol i virgjërisë së perëndeshës. Tempujt sumerë, babilonas, kaldeas ndërtoheshin në mënyrë të tillë që të kishin përputhje gjeometrike me skema të caktuara të lëvizjes së trupave qiellorë.
    Perëndesha Inanna kishte lidhje me Hënën edhe për faktin se, në mitologjinë sumere, Inanna ishte vajza e zotit-Hënë, Nanna, Si nnë akadisht. (po atje: f. 212). Zoti-Hënë është tepër i rëndësishëm në kultet e Mesopotamisë. Nana-Sin paraqitet në trajtën e Hënës së re, Hënës rritësë. Kështu, Inanna është bija e Hënës së re. Edhe perëndesha Lakshmi kishte lidhje me Hënën se ajo ishte motra e Chandra (Hënës). Kur Chandra zbriste në tokë, shoqërohej nga Lakshmi.
    Hëna rritëse (“Hilal” në arabisht) është një simbol shumë i rëndësishëm në Islam. Arabët, si në kohën paraislamike ashtu edhe në kohën islamike e kishin dhe e kanë Hënën rritëse si referencë për kalendarin e tyre, që është hënor. Hëna e re shënon fillimin e muajve në kalendarin arab, ku muajt kanë dhe funksione religjioze. Prej këtej që arabët e vjetër qenë më të interesuar për muajin e lindjes së njeriut, se për vitin.
    Tempulli më i shenjtë i Islamit, Kaaba (Qabja) në Mekë është në përputhje gjeometrike të përkryer me dy dukuri astronomike, me ciklin e rritjes së Hënës dhe me ngritjen e Canopus, yllit më të ndritshëm pas Sirius. Saktësisht muri jugor i Kaaba është në këtë përputhje gjeometrike astronomike, çka është edhe më interesante se Canopus njihet si ylli polar i jugut.
    Islami pretendon se Kaaba është ndërtuar fillimisht nga engjëjt e dërguar nga Allahu, sipas modelit të shtëpisë së tyre në qiell dhe pastaj është rindërtuar nga Ibrahimi (Abrahami). Nëse është kështu, atëherë del se për Allahun paska një rëndësi të madhe kulti i perëndeshës sumere Inanna! Apo më saktë, Allahu nuk është gjë tjetër veç një evoulim i zotit suprem sumer, Nana-Sin, babait të Inanna, i cili ka evouluar në shumë trajta në kultet e mëvonshme në Lindjen e Mesme. Këtë gjë e provon dhe fakti se zoti suprem në Kaaba, në kohën e Muhametit ishte Hubal, zoti-hënë.
    Është edhe një gjë tjetër që e lidh Kaaba-n me kultin perëndeshës Inanna, posaçërisht me oktogramin. Kaba është një ndërtesë në trajtë kubi dhe vetë fjala “Kaaba” do të thotë “kub”. “Kaaba” me trajtën e saj të bën asosacion me oktogramin. Aq më tepër kur Kaaba është një tempull bosh, në pikëpamjen e muslimanëve. Brenda Kaaba-s nuk ka asnjë objekt të shenjtë të veçantë, përveç Gurit të Zi, i cili në fakt është pjesë e ndërtesës, duke qenë se gjendet në një qoshe të saj. Por a mund të ketë një tempull ku nuk ka kurrgjë brenda? Edhe sikur të pranohet versioni islam se Kaaba u ndërtua nga engjëjt në kohën e Adamit (Ademit), lind pyetja se çka kishte brenda këtij tempulli, gjë për të cilën Allahu në kuran nuk thotë kurrgjë. Kjo të bën të besosh se Kaaba nuk ka qenë gjë tjetër veç një tempull i perëndeshës sumere Inanna, i ndërtuar nga udhëtarët sumerë.
    Duke konsideruar implikimin astronomik të Kaaba-s, është e sigurt se ajo është ndërtuar nga një qytetërim me dijeni të thella astronomike dhe jo nga banorët e Gadishullit Arabik, për të cilët vetë burimet islame thonë se në kohën para Muhametit jetonin në atë që quhej Xhahilia, Epoka e Padijes. Është e vërtetë se beduinët e përdornin Canopus-in si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, por atyre u mungonin dijenitë astronomike dhe arkitektonike për të bërë ndërtime me implikime astronomike si Kaaba. Madje arabët nuk e pëlqenin Canopus-in as si pikë orientimi në udhëtimet e tyre, se Canopus zhduket përtej horizontit, çka i bënte arabët që ta quanin yll të pabesë. Derisa arabët e Hexhazit jetonin në Hemisferën Veriore, ata qenë aq thellë në jug sa të mund ta shihnin yllin dhe ta përdornin si yll polar jugor, si pikë orientimi, por nuk e quanin si të sigurt. Kjo për faktin se u mungonin njohuritë astronomike të sumerëve, babilonasve, kaldeasve për t’ u orientuar në hartën qiellore. Me siguri kanë qenë udhëtarët sumerë ata të cilët ndërtuan Kaaba-n, si tempull të Inanna. Kulti i Inanna u trashëgua nga arabët kurejshë të Mekës tek kulti i Al-Uzza, perëndesha arabe e dashurisë, për të cilën Hisham Ibn Al-Kalbi (vdekur në 821-822), në “Libri i Idhujve”, burimi më i rëndësishëm për mitologjinë arabe paraislamike, thotë:
    “Al-Uzza ishte idhulli më i madh midis kurejshëve . Ata e kishin zakon që të udhëtonin tek ajo, t’ i ofronin dhurata dhe të kërkonin favoret e saj nëpërmjet flijimeve”. (Hisham Ibn-Al-Kalbi: “The Book of Idols”, Princeton University Press 1952, f. 16)
    Statuja e Al-Uzza gjendej në Kaaba, së bashku me idhujt e tjerë. Al-Kalbi shton për al-Uzza:
    “Kurejshët e nderonin atë mbi të gjithë idhujt e tjerë”.(po atje: f. 19)
    Kulti i Al-Uzza ishte i lidhur me planetin Venus. Ekziston një analogji e qartë mes kultit dhe supremacisë së perëndeshës Al-Uzza dhe perëndeshës hindu Lakshmi. Perëndesha Lakshmi në kultin hindu është perëndeshë e pjellorisë, dijes, bukurisë, hijeshisë, fatit, kurajës. Është Lakshmi, e cila jep fuqi, madje edhe për Zotin suprem në panteonin Indian, Narayana. Lakshmi përfaqëson energjinë shpirtërore femërore, për të cilën besohej se ka një efekt pastrues, fuqizues dhe lartësues mbi njerëzit. Pra, Lakshmi është qartësisht homologia e Inanna, dhe kjo ka rëndësi për diçka që do ta shpjegoj më tutje. Kulti i Al-Uzza përmbante një ritual astronomik, me origjinë të qartë sumere. Sipas këtij riti, të shtatë priftëreshat të cilat qenë në Kaaba, në shërbim të Al-Uzza dhe që përfaqësonin secila nga një prej planetëve të njohur, vinin rrotull Kaaba duke e qarkuar shtatë herë Gurin e Zi, një herë për çdo trup qiellor të njohur (atëherë njiheshin shtatë trupa të mëdhenj qiellorë, pesë planetë, si dhe Dielli dhe Hëna). Çdo ritual përmbante mistere, dhe vetë zbulimet astronomike të cilat lidheshin me kultet, qenë pjesë e mistereve. Derisa aspekti i dukshëm i ritit lidhej me numrin shtatë, misteri lidhej me numrin tetë. Sumerët e dinin se Venusi ishte një planet dhe jo një yll, pra se dy yjet tek te të cilët perceptohej ai qenë në fakt një planet. Kështu, kjo ishte një performancë nderimi sipas traditës së mistereve sumere, ku Guri i Zi simbolizonte Yllin e Mëngjesit, planetin Venus, prej të cilit sumerët besonin se vinin asteroidet që binin në tokë. Vetë Guri i Zi nuk ishte gjë tjetër veçse një asteroid i rëndomtë. Arabët idhujtarë besonin se Guri i Zi kishte rënë nga planeti Venus, i lidhur me kultin e Al-Uzza, kështu që në misteret e Kaaba, Guri i Zi përfaqësonte Al-Uzza. Sipas traditës sumere, në Kaaba, gjatë performacës së ritualit të Al-Uzza bëheshin dhe orgji seksuale të ritualizuara, ku priftëreshat e saj qenë nudo. Në vazhdim të kësaj tradite ritualesh misterioze idhujtare, edhe sot ata që shkojnë për haxh në Kaaba nuk veshin veçse një rryp bezeje të bardhë sa për të mbuluar paksa njërën anë të gjoksit dhe organin seksual.
    Në Antikitet, ylli me shtatë cepa, Heptagrami simbolizonte të shtatë trupat e mëdhenj qiellorë të njohur në kultet dhe ritualet e mistereve që kryheshin në tempuj. Heptagrami është sot në heraldikën saudite, duke qenë figura në urdhërin më të lartë që shteti saudit u jep individëve për merita, Urdhrin e Abdul Aziz, mbretit-themelues të Arabisë Saudite.
    Ibn Al-Kalbi, tek “Libri i Idolëve” shkruan për tre perëndeshat e Kaaba, ndër të cilat edhe Al-Uzza:
    “Ato gjithashtu quheshin edhe ‘Vajzat e Allahut’ dhe supozohej të ndërmjetësonin para Zotit (për njerëzit)”. (po atje: f. 17)
    Sipas Hinduismit, perëndesha Lakshmi ka dy motra, Doddamma dhe Chikamma. Kësaj tresheje i ofroheshin flijime se besohej që kjo sillte fat. Arabët idhujtarë quanin “Allah” zotin suprem të panteonit të tyre idhujtar. Vetë fjala “Allah” do të thotë thjesht “zoti”. Idhulli kryesor në panteonin idhujtar arab qe Hubal, për të cilin Al-Kalbi shkruan:
    “Kurejshit kishin gjithashtu idhuj të ndryshëm brenda dhe përreth Kaaba. Më i madhi prej tyre ishte Hubal… ai qëndronte brenda Kaaba”.(po atje: f. 23)
    Hubal ishte zoti-hënë, i ngjashëm me zotin-hënë Nana të sumerëve, babain e Inanna. Ajo që të bën përshtypje në Kuran është se i pari ndër shumë betimet që bën Allahu është betimi për Hënën. Në Suren “Al Muddath’ ir”, e treta sure sipas rendit në të cilin janë kumtuar ato, Allahu betohet:
    “Pasha Hënën”.(Kuran, Al Muddath’ ir: 74, 32)
    Pse Allahu i gjithëfuqishëm duhet të betohet kështu? Betimin “pasha këtë e pasha atë”, mund ta a bëjë ai që ka rrezik t’ i humbë ato falë veprimit të një force superiore. Kush rrezikonte t’ ja merrte Hënën Allahut? Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me një betim politeist, të Zotit-Hënë, i cili është i përfshirë në një luftë me hyjnitë e tjera të panteonit, të cilat kërkojnë ta përmbysin dhe t’ i zënë vendin. Muhameti ruajti rendin hënor të botës arabe paraislamike, madje në shumë pikëpamje e theksoi atë. Kalendari paraislamik arab nuk ishte plotësisht hënor, por kishte një përputhje me stinët. Islami zhduku çdo përputhje me stinët, duke bërë që muajt të shtegtojnë çdo vit nëpër stinë të ndryshme, si beduinët, duke u bërë kështu absurde emërtimet e muajve të cilët janë po ato të kalendarit paraislamik. Muajt e kalendarit islamik janë bërë rrëmujë e vërtetë, ashtu si rendi i sureve të Kuranit.
    Rabi al-Awwahl është muaji i tretë i kalendarit arabo islamik, por fjala do të thotë “i pari”. Në mënyrë domethënëse, në datën 12 të këtij muaji ka lindur Muhameti (Shitët besojnë se kjo ka ndodhur në 17). Muaji i parë në kalendarin islamik është Muharem, që vjen nga fjala “haram”, i ndaluar dhe që ka të bëjë me ndalimin e luftës në këtë muaj nga ana e arabëve idhujtarë. Ky, që në kohën e idhujtarisë ishte muaji më i shenjtë pas Ramadanit (Ramazanit). Kuptohet se këta mjeranë luftonin mesveti, se kurkush nuk shkonte që t’ i pushtonte territoret e tyre. Muhameti i ruajti të pandryshuar muajt e shenjtë të kalendarit paraislamik. Ata u bënë muajt e shenjtë të kalendarit islamik, me të njëjtat atribute. Muaji i dytë është Safar, që do të thotë “me udhëtuar”, se përgjithësisht në atë muaj niseshin karvanet, gjë që nuk përkon më në kalendarin islamik.
    Kalendari islamik zbulon më së miri se si Muhameti e adoptoi idhujtarinë arabe në Islam. Kalendari ka rëndësi të madhe në një religjion, dhe po kështu ndodhte dhe në politeizmin arab, i cili kishte kalendarin e vet. Muhameti e adoptoi kalendarin politeist arab pikë për pikë. Të katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar arab, u bënë muajt e shenjtë të Islamit. Përveç Muharem, të cilin e përmenda më lart, Rajab ishte një muaj i shenjtë i kalendarit idhujtar, i cili u bë muaji i shtatë i kalendarit islamik. Fjala do të thotë “me respektuar”. Ky është një nga katër muajt e shenjtë të kalendarit idhujtar në të cilët lufta ka qenë e ndaluar. Dhu al-Qidah ishte një muaj i shenjtë në kalendarin politeist, dhe quhej “zoti i armëpushimit” se arabët idhujtarë nuk bënin luftë gjatë këtij muaji. Ky ishte një nga katër muajt kur lufta ishte e ndaluar. Ky u bë muaji i njëmbëdhjetë i kalendarit islamik. Dhu al-Hijjah ishte muaji i shenjtë në kalendarin idhujtar. Ai ishte muaji i Haxhit, i cili bëhej në ditët 8, 9, 10 të këtij muaji. Vetë emri i këtij muaji do të thotë “Zotëruesi i haxhit”. Haxhi në Kaaba ishte ritual paraislamik. Ky muaj u bë muaji i dymbëdhjetë i kalendarit islamik dhe një tjetër muaj i shenjtë i tij.
    Emrat e muajve të tjerë të kalendarit islamik, të trashëguar nga kalendari arab idhujtar, zbulojnë më së miri origjinën e Islamit në një idhujtari të shkretëtirës. Jumada al-awwal është muaji i pestë. Fjala do të thotë “toka të thata”. Shaban ishte muaji i tetë. Fjala ka kuptimin “i ndarjes” se arabët idhujtarë shpërndaheshin në kërkim të ujit në shkretëtirë. Ramadan (Ramazan) është muaji i nëntë. Fjala ka kuptimin “i nxehtë i madh, tokë e djegur”. Ky ishte muaji më i shenjtë për arabët idhujtarë dhe mbeti i tillë edhe për Muhametin, i cili projektoi në të historinë e Abrahamit. Gjatë këtij muaji ndalohej lufta në kohën paraislamike. Shawal është muaji i dhjetë. Fjala do të thotë “me ngritë, me bartë” dhe shenjon shtatëzaninë e devesë në këtë periudhë. Kështu urohet shtatëzania e devesë, e cila ishte e mirëpritur për arabët nomadë për të cilët deveja kishte rëndësi të madhe. Por në kalendarin islamik ku muajt nuk përputheshin me stinët kjo kishte mbetur si një rudiment pa kuptim.
    Kalendari islamik është hënor. Muajt fillojnë me Hënën e Re. Meqenëse kalendari është hënor, dita kalendarike fillon pas perëndimit të diellit, me muzgun. Viti në të cilin jemi është viti 1431, dhe ka filluar me fillimin e muzgut të ditës së 18 dhjetorit 2009 e do të vazhdojë deri në 6 dhjetor 2010. Kalendari, duke qenë hënor, nuk përkon me stinët natyrore, të cilat tekefundit në Arabi janë të parëndësishme. Përkimi me stinët ndodh vetëm çdo 33 vite. Me kalendarin islamik u ruajt praktikisht kulti i zotit-hënë, i Allah-Hubal, imitim i Nana sumer, atit të Inanna. Al-Uzza, duke qenë vajza e Allah, siç e kam cituar më lart, ishte praktikisht edhe vajza e Hubal. Nderimi i Al-Uzza më tepër se Allah-Hubal të kujton prevalimin e Inanna tek sumerët. Së bashku me këtë kult arabët kishin trashëguar edhe traditën e shoqërive sekrete, të tubuara në tempujt idhujtarë.
    Sulltanët osmanë, të cilët u bënë khalifë në shekullin XVI, duke vendosur Hënën rritëse dhe yllin tetëcepësh në flamurin e shtetit të tyre islamik, vizualizuan simbolikën idhujtare që bart Kaaba, vendi më i shenjtë i Islamit. Por a menduan sulltanët osmanë, të cilët e kishin origjinën nga Azia Qendrore, se përse khalifët arabë kurejshë para tyre, si dhe mbretërit e Arabisë Saudite me krijimin e këtij shteti në shekullin XX, nuk e kanë përdorur dhe nuk e përdorin këtë simbolikë? Duket se ky ishte problemi i fundit që i shqetësonte sulltanët osmanë. Problemi kryesor për ta ishte ai i legjitimitetit të munguar për mbajtjen e titullit të khalifit.
    Sulltanët osmanë e dinin se ata nuk kishin legjitimitet si khalifë, se nuk i përkisnin fisit kurejshi të Muhametit, të cilit duhet t’ i përkisnin khalifët sipas traditës osmane.
    Vijon...

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 05-11-2010 më 20:48 Arsyeja: /

  9. #29
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Vertete mendon se dikush i lexon keto ? As ti vet nuk i ke lexuar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #30
    Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh: Misteri dhe lidhja (2)
    Gazeta "Sot"
    E premte, 5 nëntor 2010
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Familja e Osmanit madje nuk ishte as arabe dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Mekën apo Medinën. Prandaj, sulltanët osmanë, të etur për të fituar legjitimitet si khalifë, u treguan më nderues të Kaaba-s se khalifët e dikurshëm kurejshë, duke vendosur në flamurin osman simbolikën e Kaaba-s. Sulltanët osmanë të cilët e bënë këtë, qartësisht nuk dinin diçka të cilën e dinin khalifët e

    dikurshëm kurejshë, si dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë, dhe që i bëri që ta evitojnë simbolin e Hënës rritëse dhe të yllit. Këtu nuk kishte të bënte ndonjë mospëlqim për simbolet në përgjithësi, se si khalifët arabë kurejshë, ashtu dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë kanë përdorur shumë simbole, duke përfshirë edhe oktogramin. Problemi me siguri është se ata kanë dashur që të fshehin diçka, një sekret, një mister.
    Në Testamentin e Vjetër Ylli i Mëngjesit identifikohet me Djallin. Grekët e vjetër, të cilët mendonin se Ylli i Mëngjesit dhe ai i Mbrëmjes qenë dy objekte të ndryshme qiellore e quajtën Yllin e Mëngjesit Fosforus (Dritësjellës), të cilin latinët e quajtën në gjuhën e tyre Lucifer. Në Testamentin e Vjetër, librin e Isaia (14: 3-20) Luciferi identifikohet me djallin, Engjëllin e Rënë, të flakur nga Zoti për shkak të kundërshtimit që i bëri atij, një episod ky që rrëfehet edhe në Kuran, ku ashtu si në Testamentin e Ri, Shajtani (Satani), ndryshe Iblisi, i kërkon Zotit që të ketë të drejtën t’ i verë në provë njerëzit dhe t’ i konvertojë, gjë që Zoti e pranon. Lidhja e Yllit të Mëngjesit me Djallin e ka origjinën në kultin sumer të Inanna, ku kjo perëndeshë e identifikuar me planetin Venus është njëherësh perëndeshë e dashurisë dhe e luftimit. Në mitologjinë greke, kulti i Afroditës, homologes së Inanna, evouloi duke u bërë ajo gruaja e Hefestit, zejtarit të Olimpit që prodhonte armë, pra përcaktonte mënyrën e luftimit. Gjithashtu Afrodita na del edhe si e dashura e Aresit, zotit të luftës, me të cilin ka një vajzë. Venusi roman është gruaja e Vullkanit, homologut të Hefestit dhe e dashura e Marsit, homologut të Aresit.
    Tek sumerët e vjetër, tek kulti i perëndeshës Inanna e kishin origjinën shoqëritë sekrete, ku ritualet okulte shërbenin si maskim për grupet të cilët kërkonin të siguronin pushtet dhe kontroll sekret mbi shoqërinë dhe shtetin. Në thelb bëhej fjalë për konspiracione. Në këta tempuj bëheshin edhe orgji të kontrolluara, të ritualizuara, si imitime të ritit që quhej Martesë e Shenjtë, ku mbreti sumer kryente marrëdhënie seksuale me kryepriftëreshën e tempullit të Inanna. Orgjitë e ritualizuara, me origjinë nga ky kult, janë bërë të njohura gjerësisht në kohën tonë nëpërmjet filmit “Eyes Wide Shut”, dhe librit e më pas filmit “Da Vinci Code”. Këto përdoreshin edhe për kamuflimin e shoqërive sekrete. Në Kuran dhe në veprimtarinë e Muhametit gjatë lindjes së Islamit ka shenja të qarta të kultit të Inanna dhe të shoqërive sekrete që derivojnë prej tij. Muhameti qartësisht bëri një kompromis me idhujtarinë arabe paraislamike dhe këtu qëndron një nga sekretet e suksesit të tij.
    Me të njëjtën origjinë si oktogrami është edhe pentagrami, Ylli i Kuq, simboli i komunizmit ndërkombëtar. Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq nuk mund t’ i atribuohet Marx-it dhe Engelsit se ata nuk e përdorën atë, përveçse ndoshta në ndonjë esoterikë komuniste, e cila nuk qe e njohur veçse për një elitë sekrete brenda komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq u adoptua publikisht si simbol i komunizmit në Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit të Tetorit, madje disa vite më vonë pas tij. Kjo u bë pa ndonjë shpjegim të kënaqshëm. Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar. Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët. Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokratcie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet. Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë.
    Pentagrami, i quajtur edhe pentakle (pesëkëndësh) ka një domethënie në okultizëm, ku shenjon bashkimin e Venusit me Diellin. Origjina e yllit me pesë cepa shkon në Sumerinë e lashtë, në qytetin Uruk, ku lindi kulti i Inanna dhe oktogrami. (Cornelia J. de Vogel, “Pythagoras and Early Pythagoreanism, An Interpretation of Neglected Evidence on the Philosopher Pythagoras”, Assen, Netherlands: Van Gorcum, 1966. p. 292-7
    Beatrice Laura Goff, “Symbols of Prehistoric Mesopotamia”, New Haven: Yale University Press, 1963, p. 76, figurat në faqet: 316, 339, 464
    E. Douglas Van Buren [Elizabeth], “Symbols of the gods in Mesopotamian art”, Roma: Pontificium institutum biblicum, 1945. p. xvi, 191)
    Gjashtë herë gjatë vitit, planeti Venus, varësisht pozicionit të tij ndaj Diellit, në mëngjes dhe mbrëmje, krijon një pentagram me pozicionin e tij. Gjashta, sikur dihet është numri që përsëritet tre herë në numrin 666, që është numri i Djallit, Satanit, Luciferit, i cili është i asocuar me Venusin, Yllin e Mëngjesit. Ylli pesëcepësh është një simbol i rëndësishëm në magjinë e zezë. Ai është quajtur “gjurma e këmbës së djallit”. Kisha e Satanit, e cila është shfaqur publikisht në shekullin XX, e ka atë simbolin e vet. Mefistofeli, tek “Fausti” i Goethe, e quan yllin pesëcepësh “shputën e shtrigës”. Studiuesi i okultizimit Eliphas Levy (1810-1875) paraqiti tezën se kur njëri cep i pentagramit është i ngritur lart kjo simbolizon okultizmin e mirë, ndërsa kur janë dy cepa të ngritur lart, kjo simbolizon okultizmin e keq. Por ai nuk solli dot asgjë për ta mbështetur këtë tezë të tij.
    Në shoqëritë sekrete ekziston një lidhje shumë e sofistikuar me pentagramin, përveç asaj të dukshme. Kompasi në emblemën masonike është i hapur në këndin 72 gradë, që është edhe hapja e këndit të pentagramit. Është interesante se në simbolikën komuniste parapëlqehej pentakli, ylli pesëcepësh me këndet e vizualizuara, ndaj pentagramit, yllit pesëcepësh ku këndet nuk janë vizualizuar. Yjet e vëna mbi kullat e Kremlinit qenë pentacle, jo pentagrame. Pentakli është ai që përdoret më së shumti në okultizëm. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq. Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej. Ylli i kuq i jepte një domethënie të re sloganit komunist. “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”… në shërbim të elitës sekrete okulte të Yllit të Kuq. Nuk është e rastit që ishte Lenini ai që e adoptoi Yllin e Kuq si simbolin publik të komunizmit. Lenini, me doktrinën e vet të organizatës revolucionare pararojë, ishte ai që e zhvilloi marksizmin nga një ideologji në platformën e një shoqërie sekrete elitare, e ndërtuar si një forcë aktive për të marrë pushtetin me dhunë.
    Ylli kuranik, oktogrami dhe Ylli i Kuq komunist, pentagrami, ose pentakli, nuk janë gjë tjetër veçse anë të së njëjtës medalje të së keqes së historisë. Ylli i kuq ishte vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë. Para tij ishte ylli kuranik, oktogrami. Fakti se origjina e tyre është e njëjtë, është shumë domethënës. Njëri ishte i lidhur me një fe, tjetri me një ideologji. Por, siç do të tregoj në vazhdim, të dy nuk qenë gjë tjetër veçse doktrina sundimi të kamufluara, të cilat përdoreshin nga elita të këqija. Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë? Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.
    Rreth 1700 vite para lindjes së Muhametit jetonte një mbret me emrin Hyll, eponimi i Ilirëve. Ilirët me siguri që veten nuk e kanë quajtur “ilirë” dhe as trojet e tyre “Iliri”. Fjalët “ilir” dhe “Iliri” janë përshtatje në shqipen e sotme të fjalëve greqisht “Illyroi” dhe “Illyrida” të cilat na kanë arritur nëpërmjet autorëve të vjetër grekë (madje edhe autorët romakë që kanë shkruar për ilirët dhe Ilirinë, në pjesën më tëe madhe kanë qenë grekë me origjinë). Nga ilirët për fat të keq nuk kemi trashëguar shkrime. Autorët e vjetër grekë sigurisht që i shtrembëronin emrat e popujve dhe vendeve të huaja, varësisht rregullave të artikulimit në gjuhën greke. Kështu grekët në Mesjetë fjalën “alban” e tjetërsonin në “alvanos” dhe “Albania” në “Alvania”. Në greqishten antike shtrembërimi duhet të ketë qenë edhe më i madh. Mund të diskutohet për atë se si mund të ketë qenë emri real i ilirëve dhe Ilirisë, nisur nga norma e deformimit në greqishten e vjetër, por një gjë është e sigurt. Deformim ka pasur.
    Derisa historia u tregua aq e ashpër me ilirët, duke sjellë që nga ata të mos trashëgonim literaturë, ne na duhet të rindërtojmë identitetin e tyre real duke kqyrur si shkrimet e autorëve të huaj ashtu edhe traditën gojore shqiptare, e cila qartësisht është me prejardhje ilire. Në shqip kemi fjalën shumë të vjetër “Hyll”, për “yll”, si dhe fjalën “Hyu” për “zot” (perëndi), e cila e ka origjinën nga fjala “Hyll”. Fjalët “hyjni” dhe “hyjnore” në shqipen e sotme, qartësisht e kanë origjinën nga fjala “Hyll”. Sipas autorëve antikë, Hylli ishte mbreti i parë legjendar i ilirëve. Ai qartësisht kishte për emër atë të popullit, i cili me siguri që vinte nga një perëndi që adhurohej në emrin Hyll. Emri “hyll” dhe trajta e mëpasme “yll” kanë mbijetuar edhe në emrat e mbretërve të mëvonshëm ilirë, si Bardhyll (Ylli i Bardhë). Kështu që ilirët e vjetër, duke pasur emërtimin me bazë fjalën “Hyll”, duhet të jenë quajtur diçka si Hyllanë.
    Mbreti legjendar Hyll u priu ilirëve për të ardhur në trojet ku banojnë shqiptarët sot në Ballkan. Unë nuk jam ndër ata që besojnë se ilirët e kanë origjinën tek pellazgët, të cilët qenë popullsi indigjene ballkanase. Ilirët qartësisht qenë arianë, dhe dihet se arianët janë të ardhur në Ballkan, në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Unë mendoj se është në dëm të ilirëve që t’ i quash ata pellazgë dhe populli më i vjetër në Ballkan, se kështu i ngarkon ata me fajin se përse nuk arritën që të ndërtojnë dot një qytetërim po aq të zhvilluar sa të fqinjëve grekë, apo edhe maqedonë, kur supozohet të kenë pasur shumë më tepër kohë për këtë gjë. Unë besoj se është e kundërta, ilirët nuk kanë pasur shumë kohë për të zhvilluar qytetërimin e tyre, dhe kur qenë duke e bërë këtë, u gjendën nën goditjet e popujve të tjerë, të cilët kishin arritur më herët në Ballkan si grekët. Unë ndaj tezën e studiuesve gjermanë se ilirët kanë arritur në Ballkan, në trojet ku janë shqiptarët sot dhe më gjerë përgjatë bregdetit të Adriatikut, në vitet pas Luftës së Trojës, e cila ka ndodhur në shekullin XII para Kr. Studiuesit gjermanë e kanë identifikuar momentin e ardhjes së ilirëve në regjion me dyndjen doriane në Greqi, pasiqë ilirët i shtynë dorët nga pas dhe këta u dyndën në Greqi ku shkatërruan qytetërimin mikenian.
    Ilirëve u printe mbreti legjendar Hyll. Ilirët qartësisht qenë idhujtarë adhurues të një zoti-hyll, i cili qe kryesori në panteonin e perëndive të tyre. Emri i këtij zoti mbijetoi tek ilirët dhe shqiptarët deri në ditët tona, në fjalën “Hyu”, e cila është sinonim i fjalës “Zot”. 1700 vite pas Mbretit Hyll, në Arabi lindi Muhameti, i cili do të bëhej profeti i Islamit. Safijurrahman El- Mubarekfuri në librin e vet “Nektari i vulosur i xhennetit”, një jetëshkrim i Muhametit që ka fituar çmim të parë në një konkurs në botën islame dhe që mbahet si një ndër jetëshkrimet më të mira të tij, shkruan:
    «Fjala El- Areb, do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë papjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër që nga kohët e lashta është quajtur Gadishulli Arabik, sikurse që me të njëjtin emër janë quajtur banorët e këtij vendi, i cili është bërë atdhe i tyre». (Safijurrahman El-Mabarekfuri: “Nektari i vulosur i xhennetit” “Shoqata e Vakëfit Islamik”, Tiranë 1998, f. 12)
    Fjala “arab” do të thotë “shkretëtirs”. Profeti i lindur në shkretëtirë do të krijonte një fe e cila do të përvetësonte idhujtarinë arabe, me bazë kultin e trupave qiellorë, të kopjuar nga qytetërimet përreth, posaçërisht sumerët dhe babilonasit si dhe dy fetë e tjera, Judaizmi dhe Krishterimi. Flamuri osman, nën të cilin Islami pushtoi trojet shqiptare, ishte një gjysmëhënë me yll. Ylli i tretë në historinë shqiptare do të ishte ylli me pesë cepa komunist. Në një koincidencë me konotacion okult emri i çiftit diktatorial të Shqipërisë komuniste, Enver dhe Nexhmije (Hoxha) do të thoshte në arabisht “Yll i Ndritshëm”. Fjala “Enver” do të thotë “i ndritshëm”, ndërsa fjala “Nexhmije” do të thotë “Yll”.
    Nga tre yjet e historisë shqiptare, i pari, ai i Mbretit Hyll ishte i mirë, ndërsa dy të tjerët qenë të këqinj. Ky studim kërkon të provojë analogjinë mes dy yjeve të këqinj të historisë shqiptare, atij islamik dhe atij komunist, si dhe analogjinë e gjithçkaje qëndron pas këtyre dy simboleve të së keqes. Ky studim është një thirrje që nacioni shqiptar të dalë nga influenca e yllit të keq islamik. Nëse Ylli i Kuq u shua, duke marrë fund influenca e tij e keqe, ylli islamik rrezikon të na marrë me vete në shndërrimin e tij në një vrimë të zezë thithëse. Hylli ilir është i adoptuar edhe në Krishterim, me yllin e Pemës së Krishtlindjes, i cili u mor nga tradita ariane, tek e cila e kanë origjinën edhe kultet ilire. Kështu, tradita ilire shkrihet natyrshëm me atë të krishtere dhe Hylli (ylli) iliro-kristian ndriçon Volkgeist iliro-shqiptar, Shpirtin e Nacionit.
    A do të thotë kjo se shqiptarët duhet të kthehen në fenë e të parëve, Krishterimin? Kjo do te ishte e mirëpritur dhe Perëndimi është duke dhënë kumte të qarta zyrtare për këtë gjë. Edhe këtë vit, kur Bashkimi Europian vendosi që t’ u japë Bosnjë-Herzegovinës dhe Shqipërisë të drejtën e qarkullimit të lirë, pas votimit të rezolutës përkatëse në parlamentin europian, u tha përsëri se data e fillimit të qarkullimit të lirë duhet të afrohet para Krishtlindjeve, ashtu që qytetarët e këtyre vendeve të mund të udhëtojnë para kësaj feste. Pra qytetarëve të këtyre vendeve, pasardhësve të muslimanëve të konvertuar në kohën e pushtimit osman, u stimulohej ringjallja e shpirtit të krishterë.
    Feja tradicionale e shumësisë së shqiptarëve ka qenë Katolicizmi. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët-pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në muslimanë në kohën osmane, duhet të bëhen katolikë sot. Kryesorja është që ata të bëhen të krishterë, të riteve perëndimore. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, rëndësi ka që të bëhet deislamizimi. Disa islamikë albarabë mendojnë se duken veçanërisht i zgjuar duke e quajtur kthimin në fenë e të parëve, kthim në paganizëm. Por a nuk e bart Islami paganizmin, çka është Guri i Zi në Mekë rreth të cilit tubohen në haxh besimtarët islamikë nga e gjithë bota? Po Hëna rritëse çka është? A nuk qe këto idhujtari pagane arabe, paraislamike? Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2009
    Postime
    567
    Dalan sa i perkete asaj qe e postove kete Postim jan disa fakte se shkrimi eshte deri dikun fakt, por jo edhe 100% sepse perben edhe propagandistike, amo po shihet qe shkrimi i qatij Autori qe e paska shkrujt keta, po e urrejka shum Islamin dhe me cdo kusht paska deshir qe te kthehen te gjithe ne Krishterizem, por une s'pajtona me kete shkrim sepse edhe Krishterimi ka marr simbole prej Feve Politeiste sa qe e tregon falcilitetin e vet nje ashtu edhe Kurani, sa qe per mendimin tim s'kan dicka dukuri t'mir kur e dina t'gjithe se na s'kemi pas perkrahje prej vendeve tjera si pushtues qe kan qen nje ashtu as prej Feve, kshtu qe s'e kisha quajt Krishterimin si Fe perkrahse per neve, por as Islamin jo. Por problemi eshte qe Fet jan imponime ne vendet e pushtuara sa qe i ka bere qe te mos shkaterrohen mbrenda nje Shteti, anipse thote Kisha dhe Vatikani s'jan te kapta per Shteti ose s'kan te bejne me Politiken e saj, por ne thelb eshte e kapt Feja me shtetin sa qe nuk e len te mposhtet as Shteti dhe as Feja. Se mos me u kan te kapta keto dy gjera atehere s'kish pas rregull prej Qeveris ndaj nje Feje, e kur s'kish pas rregull do te kishte qen Komunizem, e kur ka Komunizem s'ka Liri qe do te thote Feja do te ishte shkaterruar, por deri sa kemi Demokraci kjo e ben qe Feja dhe Shteti te jan te kapta njera pas tjetren te cilat nuk shkaterrohen as Shteti as Feja.

    Besoj se kesh i kuptueshem. Por mendimi i im rreth ketij Postimi tend s'me beri dicka emocionues, nje ashtu si atij Lulzimit me lart qe i ka postu ato shkrime.

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Mbreti legjendar Hyll u priu ilirëve për të ardhur në trojet ku banojnë shqiptarët sot në Ballkan. Unë nuk jam ndër ata që besojnë se ilirët e kanë origjinën tek pellazgët, të cilët qenë popullsi indigjene ballkanase. Ilirët qartësisht qenë arianë, dhe dihet se arianët janë të ardhur në Ballkan, në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Unë mendoj se është në dëm të ilirëve që t’ i quash ata pellazgë dhe populli më i vjetër në Ballkan, se kështu i ngarkon ata me fajin se përse nuk arritën që të ndërtojnë dot një qytetërim po aq të zhvilluar sa të fqinjëve grekë, apo edhe maqedonë, kur supozohet të kenë pasur shumë më tepër kohë për këtë gjë. Unë besoj se është e kundërta, ilirët nuk kanë pasur shumë kohë për të zhvilluar qytetërimin e tyre, dhe kur qenë duke e bërë këtë, u gjendën nën goditjet e popujve të tjerë, të cilët kishin arritur më herët në Ballkan si grekët.
    Dalan, pash nderin pse sjell pacavure te tilla? Pasi ka derdellitur pa pike lidhjeje per fene dhe yje asiriane e sumere, kalon pingul ne komunizem e politike moderne.

    Por e keqja me e madhe eshte ky letraruc diskrediton ide te rendesishme te cilat nuk ka fuqi t'i perceptoje, e le me t'i trajtoje publikisht.

  13. #33
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Dalan, pash nderin pse sjell pacavure te tilla? Pasi ka derdellitur pa pike lidhjeje per fene dhe yje asiriane e sumere, kalon pingul ne komunizem e politike moderne.

    Por e keqja me e madhe eshte ky letraruc diskrediton ide te rendesishme te cilat nuk ka fuqi t'i perceptoje, e le me t'i trajtoje publikisht.
    per religjionin duket se di dhjetera here me mire se per origjinat e popujve. Pra ajo qe duket qarte eshte se ky nuk e di se maqedonet ishin pellasge poashtu e sidomos greket e lashte, fiset e te cilevet ne ate kohe nuk quheshin grek. Apo se etnonimi grek eshte ekzonim latin qe ska te bej fare me etnonimi por me geonimin greqi, ku tradicionalisht jetonin fise pellasgo ilire.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #34
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Ylli kuranik tetëcepësh dhe ylli i kuq pesëcepësh: Misteri dhe lidhja (2)
    Gazeta "Sot"
    E premte, 5 nëntor 2010
    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Familja e Osmanit madje nuk ishte as arabe dhe nuk kishte asnjë lidhje gjaku me Mekën apo Medinën. Prandaj, sulltanët osmanë, të etur për të fituar legjitimitet si khalifë, u treguan më nderues të Kaaba-s se khalifët e dikurshëm kurejshë, duke vendosur në flamurin osman simbolikën e Kaaba-s. Sulltanët osmanë të cilët e bënë këtë, qartësisht nuk dinin diçka të cilën e dinin khalifët e

    dikurshëm kurejshë, si dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë, dhe që i bëri që ta evitojnë simbolin e Hënës rritëse dhe të yllit. Këtu nuk kishte të bënte ndonjë mospëlqim për simbolet në përgjithësi, se si khalifët arabë kurejshë, ashtu dhe mbretërit e mëvonshëm sauditë kanë përdorur shumë simbole, duke përfshirë edhe oktogramin. Problemi me siguri është se ata kanë dashur që të fshehin diçka, një sekret, një mister.
    Në Testamentin e Vjetër Ylli i Mëngjesit identifikohet me Djallin. Grekët e vjetër, të cilët mendonin se Ylli i Mëngjesit dhe ai i Mbrëmjes qenë dy objekte të ndryshme qiellore e quajtën Yllin e Mëngjesit Fosforus (Dritësjellës), të cilin latinët e quajtën në gjuhën e tyre Lucifer. Në Testamentin e Vjetër, librin e Isaia (14: 3-20) Luciferi identifikohet me djallin, Engjëllin e Rënë, të flakur nga Zoti për shkak të kundërshtimit që i bëri atij, një episod ky që rrëfehet edhe në Kuran, ku ashtu si në Testamentin e Ri, Shajtani (Satani), ndryshe Iblisi, i kërkon Zotit që të ketë të drejtën t’ i verë në provë njerëzit dhe t’ i konvertojë, gjë që Zoti e pranon. Lidhja e Yllit të Mëngjesit me Djallin e ka origjinën në kultin sumer të Inanna, ku kjo perëndeshë e identifikuar me planetin Venus është njëherësh perëndeshë e dashurisë dhe e luftimit. Në mitologjinë greke, kulti i Afroditës, homologes së Inanna, evouloi duke u bërë ajo gruaja e Hefestit, zejtarit të Olimpit që prodhonte armë, pra përcaktonte mënyrën e luftimit. Gjithashtu Afrodita na del edhe si e dashura e Aresit, zotit të luftës, me të cilin ka një vajzë. Venusi roman është gruaja e Vullkanit, homologut të Hefestit dhe e dashura e Marsit, homologut të Aresit.
    Tek sumerët e vjetër, tek kulti i perëndeshës Inanna e kishin origjinën shoqëritë sekrete, ku ritualet okulte shërbenin si maskim për grupet të cilët kërkonin të siguronin pushtet dhe kontroll sekret mbi shoqërinë dhe shtetin. Në thelb bëhej fjalë për konspiracione. Në këta tempuj bëheshin edhe orgji të kontrolluara, të ritualizuara, si imitime të ritit që quhej Martesë e Shenjtë, ku mbreti sumer kryente marrëdhënie seksuale me kryepriftëreshën e tempullit të Inanna. Orgjitë e ritualizuara, me origjinë nga ky kult, janë bërë të njohura gjerësisht në kohën tonë nëpërmjet filmit “Eyes Wide Shut”, dhe librit e më pas filmit “Da Vinci Code”. Këto përdoreshin edhe për kamuflimin e shoqërive sekrete. Në Kuran dhe në veprimtarinë e Muhametit gjatë lindjes së Islamit ka shenja të qarta të kultit të Inanna dhe të shoqërive sekrete që derivojnë prej tij. Muhameti qartësisht bëri një kompromis me idhujtarinë arabe paraislamike dhe këtu qëndron një nga sekretet e suksesit të tij.
    Me të njëjtën origjinë si oktogrami është edhe pentagrami, Ylli i Kuq, simboli i komunizmit ndërkombëtar. Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq nuk mund t’ i atribuohet Marx-it dhe Engelsit se ata nuk e përdorën atë, përveçse ndoshta në ndonjë esoterikë komuniste, e cila nuk qe e njohur veçse për një elitë sekrete brenda komunizmit ndërkombëtar. Ylli i kuq u adoptua publikisht si simbol i komunizmit në Bashkimin Sovjetik, pas Revolucionit të Tetorit, madje disa vite më vonë pas tij. Kjo u bë pa ndonjë shpjegim të kënaqshëm. Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar. Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët. Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokratcie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet. Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë.
    Pentagrami, i quajtur edhe pentakle (pesëkëndësh) ka një domethënie në okultizëm, ku shenjon bashkimin e Venusit me Diellin. Origjina e yllit me pesë cepa shkon në Sumerinë e lashtë, në qytetin Uruk, ku lindi kulti i Inanna dhe oktogrami. (Cornelia J. de Vogel, “Pythagoras and Early Pythagoreanism, An Interpretation of Neglected Evidence on the Philosopher Pythagoras”, Assen, Netherlands: Van Gorcum, 1966. p. 292-7
    Beatrice Laura Goff, “Symbols of Prehistoric Mesopotamia”, New Haven: Yale University Press, 1963, p. 76, figurat në faqet: 316, 339, 464
    E. Douglas Van Buren [Elizabeth], “Symbols of the gods in Mesopotamian art”, Roma: Pontificium institutum biblicum, 1945. p. xvi, 191)
    Gjashtë herë gjatë vitit, planeti Venus, varësisht pozicionit të tij ndaj Diellit, në mëngjes dhe mbrëmje, krijon një pentagram me pozicionin e tij. Gjashta, sikur dihet është numri që përsëritet tre herë në numrin 666, që është numri i Djallit, Satanit, Luciferit, i cili është i asocuar me Venusin, Yllin e Mëngjesit. Ylli pesëcepësh është një simbol i rëndësishëm në magjinë e zezë. Ai është quajtur “gjurma e këmbës së djallit”. Kisha e Satanit, e cila është shfaqur publikisht në shekullin XX, e ka atë simbolin e vet. Mefistofeli, tek “Fausti” i Goethe, e quan yllin pesëcepësh “shputën e shtrigës”. Studiuesi i okultizimit Eliphas Levy (1810-1875) paraqiti tezën se kur njëri cep i pentagramit është i ngritur lart kjo simbolizon okultizmin e mirë, ndërsa kur janë dy cepa të ngritur lart, kjo simbolizon okultizmin e keq. Por ai nuk solli dot asgjë për ta mbështetur këtë tezë të tij.
    Në shoqëritë sekrete ekziston një lidhje shumë e sofistikuar me pentagramin, përveç asaj të dukshme. Kompasi në emblemën masonike është i hapur në këndin 72 gradë, që është edhe hapja e këndit të pentagramit. Është interesante se në simbolikën komuniste parapëlqehej pentakli, ylli pesëcepësh me këndet e vizualizuara, ndaj pentagramit, yllit pesëcepësh ku këndet nuk janë vizualizuar. Yjet e vëna mbi kullat e Kremlinit qenë pentacle, jo pentagrame. Pentakli është ai që përdoret më së shumti në okultizëm. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq. Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej. Ylli i kuq i jepte një domethënie të re sloganit komunist. “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!”… në shërbim të elitës sekrete okulte të Yllit të Kuq. Nuk është e rastit që ishte Lenini ai që e adoptoi Yllin e Kuq si simbolin publik të komunizmit. Lenini, me doktrinën e vet të organizatës revolucionare pararojë, ishte ai që e zhvilloi marksizmin nga një ideologji në platformën e një shoqërie sekrete elitare, e ndërtuar si një forcë aktive për të marrë pushtetin me dhunë.
    Ylli kuranik, oktogrami dhe Ylli i Kuq komunist, pentagrami, ose pentakli, nuk janë gjë tjetër veçse anë të së njëjtës medalje të së keqes së historisë. Ylli i kuq ishte vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë. Para tij ishte ylli kuranik, oktogrami. Fakti se origjina e tyre është e njëjtë, është shumë domethënës. Njëri ishte i lidhur me një fe, tjetri me një ideologji. Por, siç do të tregoj në vazhdim, të dy nuk qenë gjë tjetër veçse doktrina sundimi të kamufluara, të cilat përdoreshin nga elita të këqija. Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë? Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.
    Rreth 1700 vite para lindjes së Muhametit jetonte një mbret me emrin Hyll, eponimi i Ilirëve. Ilirët me siguri që veten nuk e kanë quajtur “ilirë” dhe as trojet e tyre “Iliri”. Fjalët “ilir” dhe “Iliri” janë përshtatje në shqipen e sotme të fjalëve greqisht “Illyroi” dhe “Illyrida” të cilat na kanë arritur nëpërmjet autorëve të vjetër grekë (madje edhe autorët romakë që kanë shkruar për ilirët dhe Ilirinë, në pjesën më tëe madhe kanë qenë grekë me origjinë). Nga ilirët për fat të keq nuk kemi trashëguar shkrime. Autorët e vjetër grekë sigurisht që i shtrembëronin emrat e popujve dhe vendeve të huaja, varësisht rregullave të artikulimit në gjuhën greke. Kështu grekët në Mesjetë fjalën “alban” e tjetërsonin në “alvanos” dhe “Albania” në “Alvania”. Në greqishten antike shtrembërimi duhet të ketë qenë edhe më i madh. Mund të diskutohet për atë se si mund të ketë qenë emri real i ilirëve dhe Ilirisë, nisur nga norma e deformimit në greqishten e vjetër, por një gjë është e sigurt. Deformim ka pasur.
    Derisa historia u tregua aq e ashpër me ilirët, duke sjellë që nga ata të mos trashëgonim literaturë, ne na duhet të rindërtojmë identitetin e tyre real duke kqyrur si shkrimet e autorëve të huaj ashtu edhe traditën gojore shqiptare, e cila qartësisht është me prejardhje ilire. Në shqip kemi fjalën shumë të vjetër “Hyll”, për “yll”, si dhe fjalën “Hyu” për “zot” (perëndi), e cila e ka origjinën nga fjala “Hyll”. Fjalët “hyjni” dhe “hyjnore” në shqipen e sotme, qartësisht e kanë origjinën nga fjala “Hyll”. Sipas autorëve antikë, Hylli ishte mbreti i parë legjendar i ilirëve. Ai qartësisht kishte për emër atë të popullit, i cili me siguri që vinte nga një perëndi që adhurohej në emrin Hyll. Emri “hyll” dhe trajta e mëpasme “yll” kanë mbijetuar edhe në emrat e mbretërve të mëvonshëm ilirë, si Bardhyll (Ylli i Bardhë). Kështu që ilirët e vjetër, duke pasur emërtimin me bazë fjalën “Hyll”, duhet të jenë quajtur diçka si Hyllanë.
    Mbreti legjendar Hyll u priu ilirëve për të ardhur në trojet ku banojnë shqiptarët sot në Ballkan. Unë nuk jam ndër ata që besojnë se ilirët e kanë origjinën tek pellazgët, të cilët qenë popullsi indigjene ballkanase. Ilirët qartësisht qenë arianë, dhe dihet se arianët janë të ardhur në Ballkan, në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Unë mendoj se është në dëm të ilirëve që t’ i quash ata pellazgë dhe populli më i vjetër në Ballkan, se kështu i ngarkon ata me fajin se përse nuk arritën që të ndërtojnë dot një qytetërim po aq të zhvilluar sa të fqinjëve grekë, apo edhe maqedonë, kur supozohet të kenë pasur shumë më tepër kohë për këtë gjë. Unë besoj se është e kundërta, ilirët nuk kanë pasur shumë kohë për të zhvilluar qytetërimin e tyre, dhe kur qenë duke e bërë këtë, u gjendën nën goditjet e popujve të tjerë, të cilët kishin arritur më herët në Ballkan si grekët. Unë ndaj tezën e studiuesve gjermanë se ilirët kanë arritur në Ballkan, në trojet ku janë shqiptarët sot dhe më gjerë përgjatë bregdetit të Adriatikut, në vitet pas Luftës së Trojës, e cila ka ndodhur në shekullin XII para Kr. Studiuesit gjermanë e kanë identifikuar momentin e ardhjes së ilirëve në regjion me dyndjen doriane në Greqi, pasiqë ilirët i shtynë dorët nga pas dhe këta u dyndën në Greqi ku shkatërruan qytetërimin mikenian.
    Ilirëve u printe mbreti legjendar Hyll. Ilirët qartësisht qenë idhujtarë adhurues të një zoti-hyll, i cili qe kryesori në panteonin e perëndive të tyre. Emri i këtij zoti mbijetoi tek ilirët dhe shqiptarët deri në ditët tona, në fjalën “Hyu”, e cila është sinonim i fjalës “Zot”. 1700 vite pas Mbretit Hyll, në Arabi lindi Muhameti, i cili do të bëhej profeti i Islamit. Safijurrahman El- Mubarekfuri në librin e vet “Nektari i vulosur i xhennetit”, një jetëshkrim i Muhametit që ka fituar çmim të parë në një konkurs në botën islame dhe që mbahet si një ndër jetëshkrimet më të mira të tij, shkruan:
    «Fjala El- Areb, do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë papjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër që nga kohët e lashta është quajtur Gadishulli Arabik, sikurse që me të njëjtin emër janë quajtur banorët e këtij vendi, i cili është bërë atdhe i tyre». (Safijurrahman El-Mabarekfuri: “Nektari i vulosur i xhennetit” “Shoqata e Vakëfit Islamik”, Tiranë 1998, f. 12)
    Fjala “arab” do të thotë “shkretëtirs”. Profeti i lindur në shkretëtirë do të krijonte një fe e cila do të përvetësonte idhujtarinë arabe, me bazë kultin e trupave qiellorë, të kopjuar nga qytetërimet përreth, posaçërisht sumerët dhe babilonasit si dhe dy fetë e tjera, Judaizmi dhe Krishterimi. Flamuri osman, nën të cilin Islami pushtoi trojet shqiptare, ishte një gjysmëhënë me yll. Ylli i tretë në historinë shqiptare do të ishte ylli me pesë cepa komunist. Në një koincidencë me konotacion okult emri i çiftit diktatorial të Shqipërisë komuniste, Enver dhe Nexhmije (Hoxha) do të thoshte në arabisht “Yll i Ndritshëm”. Fjala “Enver” do të thotë “i ndritshëm”, ndërsa fjala “Nexhmije” do të thotë “Yll”.
    Nga tre yjet e historisë shqiptare, i pari, ai i Mbretit Hyll ishte i mirë, ndërsa dy të tjerët qenë të këqinj. Ky studim kërkon të provojë analogjinë mes dy yjeve të këqinj të historisë shqiptare, atij islamik dhe atij komunist, si dhe analogjinë e gjithçkaje qëndron pas këtyre dy simboleve të së keqes. Ky studim është një thirrje që nacioni shqiptar të dalë nga influenca e yllit të keq islamik. Nëse Ylli i Kuq u shua, duke marrë fund influenca e tij e keqe, ylli islamik rrezikon të na marrë me vete në shndërrimin e tij në një vrimë të zezë thithëse. Hylli ilir është i adoptuar edhe në Krishterim, me yllin e Pemës së Krishtlindjes, i cili u mor nga tradita ariane, tek e cila e kanë origjinën edhe kultet ilire. Kështu, tradita ilire shkrihet natyrshëm me atë të krishtere dhe Hylli (ylli) iliro-kristian ndriçon Volkgeist iliro-shqiptar, Shpirtin e Nacionit.
    A do të thotë kjo se shqiptarët duhet të kthehen në fenë e të parëve, Krishterimin? Kjo do te ishte e mirëpritur dhe Perëndimi është duke dhënë kumte të qarta zyrtare për këtë gjë. Edhe këtë vit, kur Bashkimi Europian vendosi që t’ u japë Bosnjë-Herzegovinës dhe Shqipërisë të drejtën e qarkullimit të lirë, pas votimit të rezolutës përkatëse në parlamentin europian, u tha përsëri se data e fillimit të qarkullimit të lirë duhet të afrohet para Krishtlindjeve, ashtu që qytetarët e këtyre vendeve të mund të udhëtojnë para kësaj feste. Pra qytetarëve të këtyre vendeve, pasardhësve të muslimanëve të konvertuar në kohën e pushtimit osman, u stimulohej ringjallja e shpirtit të krishterë.
    Feja tradicionale e shumësisë së shqiptarëve ka qenë Katolicizmi. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët-pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në muslimanë në kohën osmane, duhet të bëhen katolikë sot. Kryesorja është që ata të bëhen të krishterë, të riteve perëndimore. Por edhe nëse nuk ndodh kjo, rëndësi ka që të bëhet deislamizimi. Disa islamikë albarabë mendojnë se duken veçanërisht i zgjuar duke e quajtur kthimin në fenë e të parëve, kthim në paganizëm. Por a nuk e bart Islami paganizmin, çka është Guri i Zi në Mekë rreth të cilit tubohen në haxh besimtarët islamikë nga e gjithë bota? Po Hëna rritëse çka është? A nuk qe këto idhujtari pagane arabe, paraislamike? Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet.
    Lexo Shiptar, mëso të vërtetën !
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  15. #35
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Dalan, pash nderin pse sjell pacavure te tilla? Pasi ka derdellitur pa pike lidhjeje per fene dhe yje asiriane e sumere, kalon pingul ne komunizem e politike moderne.

    Por e keqja me e madhe eshte ky letraruc diskrediton ide te rendesishme te cilat nuk ka fuqi t'i perceptoje, e le me t'i trajtoje publikisht.
    Nëse unë sjell një material, nuk do të thotë domosdoshmërisht që pajtohem plotësisht me përmbajtjen e tij apo më shumë me tezat e autorit që ka hedhur vitet e fundit.
    Gjithësesi, mendoj se ia vlente që të sillej si material në fuksion të temës.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e extrem
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    kumanovë
    Postime
    67
    Dalan problemi qëndron se askush prej tyre nuk lexon dot ato shkrime të gjata sepse kta nuk kan hapur temën të mesojn apo shkëmbejn mendime , por thjesht të zbrazin urrejtjen që i ka verbëruar.
    dhe të mjerit i degjon duke thën: " jam duke shpreh vetëm mendimin tim"
    por kta nuk jan të aftë te formulojn një mendim sepse e kan atë të inponuar nga masmediat masonerike dhe pa vetdijen e tyre jan bër ushtar të papaguar që jan të gatshëm të shajn te ofendojn madje edhe më shum nëse ësht nevoja duke menduar se e bëjn te duhurën per të "mbrojt botën nga islami "
    prandaj juve wllezër musliman ju kisha këshilluar që të mos merreni me ta kot e kot
    mos bini në nivelin e tyre sikur disa që i vërej që ofendohen me ta,
    Life is what happens to you, while you are making other plans...

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Nëse unë sjell një material, nuk do të thotë domosdoshmërisht që pajtohem plotësisht me përmbajtjen e tij apo më shumë me tezat e autorit që ka hedhur vitet e fundit.
    Gjithësesi, mendoj se ia vlente që të sillej si material në fuksion të temës.
    Po nuk ka asnje gje te sakte ne artikullin e tij. Asgje.

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga extrem Lexo Postimin
    Dalan problemi qëndron se askush prej tyre nuk lexon dot ato shkrime të gjata sepse kta nuk kan hapur temën të mesojn apo shkëmbejn mendime , por thjesht të zbrazin urrejtjen që i ka verbëruar.
    dhe të mjerit i degjon duke thën: " jam duke shpreh vetëm mendimin tim"
    por kta nuk jan të aftë te formulojn një mendim sepse e kan atë të inponuar nga masmediat masonerike dhe pa vetdijen e tyre jan bër ushtar të papaguar që jan të gatshëm të shajn te ofendojn madje edhe më shum nëse ësht nevoja duke menduar se e bëjn te duhurën per të "mbrojt botën nga islami "
    prandaj juve wllezër musliman ju kisha këshilluar që të mos merreni me ta kot e kot
    mos bini në nivelin e tyre sikur disa që i vërej që ofendohen me ta,
    Ku i gjete keta vellezer muslimane? Ata qe ftojne ne konferencen islamike shkijet ortodokse dhe nuk ja guxojne t'ja njohin pavaresine Kosoves se i mbetet hatri super-shkijes-Rusise? Keta ke ti vellezer?

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e extrem
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    kumanovë
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Ku i gjete keta vellezer muslimane? Ata qe ftojne ne konferencen islamike shkijet ortodokse dhe nuk ja guxojne t'ja njohin pavaresine Kosoves se i mbetet hatri super-shkijes-Rusise? Keta ke ti vellezer?
    Un e kam fjalën për këta musliman në forum, sa i përket arabëve nuk kam të drejt të flas në emër të tyre, sepse as që kam takuar ndonjëher arab në jetë
    Life is what happens to you, while you are making other plans...

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e extrem
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    kumanovë
    Postime
    67
    looool gabim gabim, më falni gabimi im ësht tash e pashë mendova se dalani ka postuar material fetar musliman dhe këta e kundershtojn. por qenka e kundërta .
    tash kur e pash autorin kastriot myftaraj më ësht e qart hahhahahahh
    sidoqoft përsëri nuk e lexova as që kam ndërmend të lexoj përralla
    Life is what happens to you, while you are making other plans...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Napoleon Bonaparti me origjinë nga një familje arbëreshe
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-10-2011, 04:08
  2. Astronautët me origjinë shqiptare
    Nga StterollA në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2011, 09:16
  3. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  4. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  5. Napoleon Bonaparti, perandori me origjinë arbëreshe
    Nga shoku_sar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-09-2003, 02:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •