Përshëndetje
Si lexues të zakontë të shtypit ditor, shpesh biem viktimë e asaj cilën gazetë të blej, cilën jo, cila i trajton ngjarjet më mirë, cila anon politikisht, cila është në e pavarur etj, etj. Si rezultat i kësaj, kur kemi në dorë njëherësh dy apo më shumë gazeta, vërejmë edhe se si është trajtuar një ngjarje/lajm në njërën apo tjetrën gazetë. Këtu hasim më mënyra të ndryshme të formulimit të lajmit, burimet e informacionit, vërtetësinë e lajmit, sasinë e informacionit që trajtohet, rëndësinë e ngjarjeve që trajtohen në artikull etj, etj.
Të gjithë anëtarët e forumit kanë prirje për të shkruar, sa që vendosa të hap këtë temë për t'u përpjekur të formulojmë edhe ne nga një artikull/lajm për në gazetë, duke pasur në dispozicion disa të dhëna bazike, nga të cilat të dhëna çdo kush që di të lidh dy-tre fjalë, do të mund të formuloj një lajm.
Ja disa elemente, nga të cilat mund të fillojmë konkurrimin dhe në fund do të zgjedh lajmin më të mirë!
-aksident i rëndë trafiku
-dy të lënduar në gjendje të rëndë
-makina të thyera tërësisht
-njëra makinë Fiat; emigrant nga Italia, tjetra makinë Mercedes - banor i Kukësit
-të lënduarit kanë që vetëm në makina, dërgohen në spitalin ushtarak të Tiranës
-emigranti: Sokol Prifti 34 vjeç, lëndime në kokë dhe kraharorë
-vendasi: Edmond Sefa 42 vjeç, këmbë të thyer dhe njërën dorë të shtypur rëndë
-reshje të mëdha të borës
-festat e fundvitit, komunikacion i ngarkuar
-aksi rrugor: Kukës - Peshkopi
-kalimtarë i rastit, dëshmitarë të aksidentit të rëndë lajmëruan policinë
-organet e rendit hetojnë rastin, mjekët kumtojnë gjendjen e rëndë të pacientëve
PS:
Këto janë të dhëna imagjinare, kështu që uroj të tregohuni gazetarë të mirë. Nuk është e patjetërsueshme të gjithë faktet ti fusni në lajm, por tentoni që të jepni sa më origjinal lajmin duke shfrytëzuar informacionin e lartshkruar.
MIRË SE VINI GAZETARË!
Krijoni Kontakt