"Primum non nocere"
PO! Tė dashur lexues, kjo ėshtė aksioma nė mjekėsi, qė do tė thotė:
“Sė pari, mos dėmto”.
Pėr tė gjithė ėshtė i njohur hezitimi pėr tu drejtuar tek mjeku nė rast problemesh
tė vogla apo edhe frika kur tė duhet tė marrėsh qoftė edhe njė tabletė. Na duhet
tė kryqėzojmė gishtat dhe tė shpresojmė qė sė paku nuk do tė dėmtohemi,
pa menduar pėr nivelin e efektit. Fakte diskriminuese pėr bluzat e bardha na
kanė bėrė rrjedhimisht mosbesues. Dhe ēdo mjek e di fare mirė qė ky ėshtė njė
handikap i madh nė mjekim, me efekte negative qė janė shpesh vendimtare. Pra,
medikamenteve qė marrim, terapisė sė mjekimit, i iku njė efekt i rėndėsishėm
“besimi nė bluzat e bardha’. Sikur tė ishte vetėm kjo, do tė thoshim se thjesht kemi ulur efektin pozitiv. Por s’ėshtė kaq.
Qė njė medikament tė japė efekt, duhet qė veē tė tjerave tė ketė nė pėrmbajtje
elementin aktiv i cili pėrcakton edhe llojin e medikamentit, pra spektrin e
pėrdorimit. Sa ėshtė ky element aktiv nė tabletat qė ne marrim? A ėshtė e njėjtė,
pėr shembull, njė tabletė aspirinė e blerė kėtu me njė jashtė vendit? Pse, shpesh
nė spitale e jashtė tij, mjekėt tanė japin katėrfishin e dozės normale pėr tė marrė
efektin e njė doze normale?
Jemi pėrpjekur tė gjejmė pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve duke kėrkuar disa herė
mendimin e organeve pėrkatėse dhe kemi gjetur indiferentizėm dhe injorim tė
kėtij problemi kyē nė mjekėsi.
E pra, ne kemi kushte ideale pėr tė matur efektin placebo tė medikamenteve (nėse
nė rastin mė tė mirė, tabletat qė marrim kanė vetėm sheqer). Do tė doja qė kjo tė
mos ishte e vėrtetė. Mendoni pak nėse kėto medikamente qė jepen, tė jenė jetėsore pėr pacientin dhe jo thjesht pėr njė dhimbje kalimtare tė kokės. Atėherė, dėmi do tė jetė katastrofik dhe jetėsor.
Mos thoni qė nuk keni patur rastin qė mjek tė ndryshėm t`ju grisin recetėn me
pompozitet, duke mėrmėritur se kėto janė plehra. E pėrfytyroni dot fytyrėn e
pacientit dhe atė ē’ka ndodh me mendimet e tij? Vetėm pesė minuta mė parė ai
mund t’i kishte pirė ato. Po sa tė vėrteta janė kėto mėrmėritje dhe sa i drejtė ėshtė paniku nga medikamentet qė shiten nė vendin tonė?
Nė tė gjithė botėn njihen gjyqe qė shpesh marrin famė botėrore pėr njė efekt tė
padėshiruar tė dhėnė pas disa vitesh nga njė medikament i caktuar. Tani mos
qeshni, por ne jemi akoma nė fazėn e dyshimit pėr dhėnien e efektit tė deklaruar
tė medikamenteve qė marrim e jo tė mendojmė pėr efektet anėsore. Pra, se ēfarė
po ndodh me mėlēinė tonė, veshkat etj. nga pėrdorimi i kėtyre standardeve tė
medikamenteve, kjo padyshim ėshtė “luks” dhe njė mendim shumė i “thellė” i
problemit.
Pėr tė qenė optimist, le tė themi qė ka dhe medikamente tė standardeve botėrore.
Le tė themi qė kemi njė probabilitet tė marrim mjekimin me efektet e deklaruara.
Kėshtu, kur tė jeni nė farmaci pėr tė blerė njė medikament dhe nuk po vendosni
dot tė cilės firme farmaceutike ta merrni, mendoni pėr kėtė probabilitet.
Do tė dėshironim qė sa mė shpejt nė faqet e revistės sonė tė pasqyrohen fakte pėr sigurinė e medikamenteve qė ne marrim, pasi nė vėmendjen tonė ėshtė shėndeti qė padyshim e bėn dhe jetėn mė tė bukur.


Shkruar nga :Anesteziste-Reanimatore Dr. Juhleda Hima
Drejtoresh e revistes " Vitrina Mjekesore"
vitrinamjekesore@yahoo.com
info@vitrinamjekesore.com
www.vitrinamjekesore.com