Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Njoftim Per Shqiptaret Ne Greqi.

    Legalizimi i dokumenteve nė ambasadėn greke, vetėm pėrmes postės

    Qėllimi, shmangia e radhėve tė stėrzgjatura nė pėrfaqėsinė diplomatike

    Qė prej ditės sė djeshme, nė tė gjitha zyrat postare nė vend, ka nisur shėrbimi i legalizimit tė dokumenteve nė ambasadėn greke nė Tiranė. Ky proces kryhej mė parė personalisht nga tė interesuarit ose pėrfaqėsues tė tyre nė njė sportel tė ambasadės greke. Kjo, pasi kishin lėnė takim pėrmes njė telefonate tė shtrenjtė nė njė numėr me 0900 dhe radhėve tė gjata. Pėrfaqėsuesit e Postės Shqiptare kanė njoftuar dje se ky institucion ka nisur kryerjen e kėtij shėrbimi pas nėnshkrimit tė njė aktmarrėveshjeje bashkėpunimi pėr legalizimin e dokumenteve nė ambasadėn greke nė Tiranė. "Shėrbimi i legalizimit tė dokumenteve pėr shtetasit shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, ka pėr qėllim jo vetėm lehtėsimin e nevojave tė qytetarėve dhe shmangien e radhėve tė stėrzgjatura nė dyert e ambasadės, por edhe lehtėsimin e punės sė kėtij institucioni pėr t‘iu pėrgjigjur nė kohė nevojave dhe kėrkesave tė qytetarėve", konfirmojnė pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Postės. Sipas tyre, tė gjithė tė interesuarit mund tė paraqiten pranė zyrave postare tė rrethit ku banojnė, pėr tė postuar dokumentet e tyre pėr legalizim, pa qenė nevoja tė shkojnė nė Tiranė pėr t‘i dorėzuar ato. Ėshtė shėrbim qė kryhet brenda 48 orėve nga momenti i postimit. Pėr mėnyrėn e aplikimit, informacion i plotė gjendet nė ēdo sportel tė Postės Shqiptare tė ēdo qyteti. Tarifat e shėrbimit postar janė: pėr qytetarėt nė rrethe 380 lekė, ndėrsa pėr ata tė Tiranės 240 lekė. Pėr ēdo shtetas qė ėshtė prezent nė legalizimin e dokumentit kėrkohet edhe njė fotokopje e pasaportės sė tij. Dokumenti tė jetė i legalizuar mė parė nė MPJ nė Tiranė, bashkė me pagesėn e detyrimit pėr ambasadėn greke pranė "Alfa Bank" nė shumėn 2500 lekė. Pėr shtetasit qė nuk janė prezentė, pėrveē dokumentit qė do tė legalizohet, kėrkohet njė deklaratė pėrgjegjėsie, qė merret nė autoritetet policore greke ose pranė bashkive tė kėtij shteti, si dhe fotokopja e pasaportės sė personit tė autorizuar pėr kryerjen e kėtij shėrbimi. Bėhet e ditur qė nėse mungon njė nga kėto dokumente, ambasada greke nuk e kryen legalizimin.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    kartat e identitetit.

    Zgjedhjet, kartat e identitetit mė 20 janar Tė dhėnat e qytetarėve shqiptarė do tė merren direkt online nga regjistri i gjendjes civile.
    Drejtori i Pėrgjithshėm i Gjendjes Civile nė Ministrinė e Brendshme, Armand Teliti bėn me dije se Kartat e Identitetit dhe pasaportat biometrike, elementėt kyē tė transparencės sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit tė ardhshėm, sė bashku me listėn e zgjedhėsve, do tė jenė gati nė javėn e tretė tė janarit 2009.
    Pėr kartat e identitetit, do tė hapen nė gjithė Shqipėrinė mbi 400 qendra aplikimi, ku shqiptarėt do tė japin tė dhėnat nė njė formular, do tė bėjnė njė foto dixhitale dhe do t u merren shenjat e gishtėrinjve.
    Mosha
    Karta e identitetit do tė jepet nga mosha 16 vjeē e sipėr dhe me afat pėrdorimi pėr 10 vjet. Pasaportat biometrike do tė kenė ngjyrėn e pasaportave tė Bashkimit Evropian dhe do tė zėvendėsojnė pasaportat e kuqe tė deritanishme. Ndėrsa kartat e identitetit, pėrveēse qė mund tė pėrdoren si dokument identifikimi nė zgjedhje, do tė zėvendėsojnė ēertifikatat personale te deritanishme dhe do tė eliminojnė radhėt e gjata tė qytetarėve nė zyrat e gjendjes civile. Sipas Telitit, ka kaluar nė Kėshillin e Ministrave vendimi pėr miratimin pėrfundimtar tė dizajnit(formes) sė kartės sė identitetit dhe tė pasaportės biometrike. Tė dyja dokumentet kanė njė sėrė elementėsh tė sigurisė sė lartė. Ato do tė pėrmbajnė shenjat e gishtėrinjve tė ēdo qytetari. Siē dihet, shenjat e gishtave janė njė shenjė biometrike e pangatėrrueshme dhe pasja e shenjave tė gishtave si nė pasaportė dhe nė kartė i bėn kėto dokumente unike dhe tė pamundur ose jashtėzakonisht tė vėshtirė falsifikimin e tyre. Elementet e tjerė tė sigurisė janė mikrotekstet, si dhe harta e Shqipėrisė dhe e Evropės, tė vendosura si nė kartėn e identitetit dhe nė pasaportė. Faqet e vizave nė pasaportėn biometrike kanė elemente tė tjerė sigurie, kanė shėnime qė lexohen nėpėrmjet rrezeve ultravioletė. Ato kanė gjithashtu uotermarkun, qė ėshtė njė portret i Skėnderbeut, i vizatuar nė brendėsi tė shqiponjės. Kjo i bėn kėto dokumente tė pakrahasueshme me dokumentet e mėparshme te identifikimit te shqiptareve dhe tė krahasueshme me dokumentet qė qarkullojnė sot nė Evropė dhe nė botė.
    Firma fituese
    Pėr kartat e identitetit, firma fituese “Sagem” do tė hapė nė te gjithė Shqipėrinė mbi 400 qendra (zyra) aplikimi, nė tė cilat qytetarėt shqiptarė do tė shkojnė tė aplikojnė pėr ta marrė kartėn e identitetit, apo pasaportėn biometrike. Tė dhėnat e qytetarėve shqiptarė do tė merren direkt online nga regjistri i gjendjes civile. Sistemi aktual i regjistrit tė gjendjes civile pėrfshin tė gjitha tė dhėnat e qytetarėve shqiptarė dhe kėto tė dhėna do tė transmetohen pėr ēdo aplikues nė ekranin e zyrės sė aplikimit. Aty do tė printohet njė modular, i cili, pasi tė jetė lexuar dhe verifikuar nga qytetari pėr tė parė nėse tė dhėnat e tij janė tė sakta, do tė firmoset nga qytetari. Ai do tė lėrė shenjat e gishtave dhe do t i bėhet njė fotografi dixhitale. Pastaj ky aplikim, do tė vijė nė Tiranė nė qendrėn e personalizimit pėr tė pasur mundėsinė e elementeve tė sigurisė, pasi aty do tė prodhohen kartat, nga njė makinė e vetme. Dhe pėrsėri kartėn e identitetit qytetari do ta tėrheqė aty ku ka aplikuar. Ndėrsa pasaportėn biometrike do ta tėrheqė pranė komisariateve tė policisė, pėr shkak tė sigurisė qė paraqet pasaporta. Shqiptarėt do tė paguajnė 5 mijė lekė tė reja pėr pasaportėn biometrike dhe 1,167 lekė tė reja pėr kartėn e identitetit.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 432
    Postimi i Fundit: 23-02-2018, 13:46
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 19:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •