Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Ky Mara, thona,

    Ka zbuluar qe ka prejardhjen nga dylberet e turqise, dhe I ka hyp zemrimi.

    Prit kur ti bjere me koke ndonji shtylle rruges.

    Icik haloperidol, te qetson.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    *

    Stresi, ankthi, depresioni...te gjithe e kane nje emerues te perbashket: sistemin nervor.
    Sistemin nervor mund ta paramendojme sikur nje shtepi te pajisur me rryme (korrent) elektrike. Nese ne nje dhome nuk kemi korrent, nuk kemi drite, nuk punon televizori, kompjuteri, frigoriferi...Ngjashem eshte dhe me sistemin nervor te njeriut...
    Shumica e njerezve te sotem jane te perballur me mbijetesen, vrapojne per ta arritur kete, ate, te gjithat...kjo krijon stresin. Deshtimet e shpeshta krijojne frike, ankth...duke kaluar ne jete te pashprese - depresion.
    Sa me pak stres, aq me pak frike/ankth dhe, rrjedhimisht, me pak (ose fare) depresion.
    E thash thjeshte me fjale, por praktikisht edhe pakez me veshtire. Per sherimin e depresioneve lypset ndryshim i menyres se te jetuarit te deritashem deri ne 180 shkalle.

    *
    klipp&klar

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Norēa.li pėr postimin:

    maratonomak (05-11-2013)

  4. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ky Mara, thona,

    Ka zbuluar qe ka prejardhjen nga dylberet e turqise, dhe I ka hyp zemrimi.

    Prit kur ti bjere me koke ndonji shtylle rruges.

    Icik haloperidol, te qetson.
    sa qesharak qe behesh nonjehere ;

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    depresioni

    cfare eshte depresioni ?


    shperthim i papritur i nervave ?


    murmuritje
    gjume i trazuar
    humbje e kujteses ose veshtiresi per te kujtuar ngjarje
    fiksim dhe mendim te ngjarje te cilat te bejne te ndihesh fajtor
    e te tjera

    nese keto simptoma tregojne depresion , atere qenkam ne hall te madh
    jo mo jo se nerva kane te gjithe dhe kjo eshte gje e mire, por depresioni eshte tjeter embelsire. e para eshte e trasheguar... dhe ne familje rreziku i me shume se dy personave depres eshte shume i madh, pasi tani ilacet kushtojne dhe s'para i blejne dot edhe pse nuk lujane ndonje rol te madh. e dyta depreset zkonisht kane shume shume energji te brendshme dhe per t'i shkarkuar ecin shume apo vrapojne si puna e qenve qe duan te shkarkojne medoemos energji. e katerta duhet t'i shohesh shprehjen e fytyres pasi kane karakteristika te vecanta si sy shume te medhenj te rrumbullakosur dhe shume te levizshem te paperqendruar si dhe te tjera si keto. e pesta depreset duke mos patur nje personalitet te tyrin mundohen te genjejne, mashtrojne me shume se tre here ne dite (tre here eshte e lejueshme) dhe perpiqen te aktrojne e te hyjne ne personazhe te ndryshme gje qe tregon mungese karakteri si dhe nuk kane ndjenja. duan me patjeter te arrijne qellimin e tyre me cdo lloj mundesie dhe pa llogjikuar fare. sa per fiksime se pate ndonje s'do te thote se je depres. edhe kur do te ironizosh te tjeret eshte shenje tipike e depresionit se ndjen kenaqesine e te hedhurit dhe "kenaqesise shpirterore". depreset jane shume shume tipa te fshehur dhe perpiqen te tregohen gjithmone te ditur apo te bejne figure te mire para te gjitheve. pastaj lexo edhe nje cike ne ternet se besoj se ka shume informacion e mos prit te te gjykojme ne. sa per murmuritje te gjithe po flasin me vete nga hallet qe u kane rene.... dhe do te shtohen mjaft
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 05-11-2013 mė 17:07 Arsyeja: korrigjime
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-11-2013
    Postime
    3

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    jo mo jo se nerva kane te gjithe dhe kjo eshte gje e mire, por depresioni eshte tjeter embelsire. e para eshte e trasheguar... dhe ne familje rreziku i me shume se dy personave depres eshte shume i madh, pasi tani ilacet kushtojne dhe s'para i blejne dot edhe pse nuk lujane ndonje rol te madh. e dyta depreset zkonisht kane shume shume energji te brendshme dhe per t'i shkarkuar ecin shume apo vrapojne si puna e qenve qe duan te shkarkojne medoemos energji. e katerta duhet t'i shohesh shprehjen e fytyres pasi kane karakteristika te vecanta si sy shume te medhenj te rrumbullakosur dhe shume te levizshem te paperqendruar si dhe te tjera si keto. e pesta depreset duke mos patur nje personalitet te tyrin mundohen te genjejne, mashtrojne me shume se tre here ne dite (tre here eshte e lejueshme) dhe perpiqen te aktrojne e te hyjne ne personazhe te ndryshme gje qe tregon mungese karakteri si dhe nuk kane ndjenja. duan me patjeter te arrijne qellimin e tyre me cdo lloj mundesie dhe pa llogjikuar fare. sa per fiksime se pate ndonje s'do te thote se je depres. edhe kur do te ironizosh te tjeret eshte shenje tipike e depresionit se ndjen kenaqesine e te hedhurit dhe "kenaqesise shpirterore". depreset jane shume shume tipa te fshehur dhe perpiqen te tregohen gjithmone te ditur apo te bejne figure te mire para te gjitheve. pastaj lexo edhe nje cike ne ternet se besoj se ka shume informacion e mos prit te te gjykojme ne. sa per murmuritje te gjithe po flasin me vete nga hallet qe u kane rene.... dhe do te shtohen mjaft
    Me vjen gjynaf per injorancen qe gjendet ketu ne kete post. Ti ke rreshtuar 5 pika qe jane kompletesisht pa ndonje baze dhe te mbushura me ndjenje negative.

    1.Depresivet vrapojne. Pike se pari, sporti dihet qe ndikon per se miri ne gjendjen e njeriut (mendore dhe fizike). Vrapojne depresivet por dhe jo depresivet. Sigurisht ne tere boten njerezit qe jane jo stabel menderisht, qe vuajne nga depresioni apo ankthi, sugjerohen te kryejne aktivitete fizike ne menyre qe truri i tyre te marre dopamine dhe endorfinat natyrale qe sporti te jep.

    2.Depresivet kane sy te medhenj. Injoranca ketu del nga kupa. Depresioni prek cfaredolloj njeriu, me sy te medhenj te vegjel, kinez arab shqiptar etj. Nuk po komentoj me shume se me vjen gjynaf per energjine qe do harxhoja.

    3.Depresivet mundohen te genjejne. Edhe nje here ja ke futur pordhes. Ndoshta po ngaterron depresionin me ndonje semundje tjeter. Zakonisht njerezit depresiv vuajne nga perbrenda, ata nuk genjejne per tia hedhur te tjerve, ata genjejne apo mundohen te hiqen te lumtur sepse boten e shohin te zymte. Te tere njerezit genjejne sot per tia hedhur njeri tjetrit. Fatkeqesisht depresivet genjejne me pak (sipas hulumtimeve te mia). Biles depresivet jane dhe njerezit me te sinqerte sepse jane ne gjendje te pranojne qe dicka nuk shkon.

    4.Ironia eshte shenje e depresionit. Prap ja fute pordhes djalosh sepse ironi kane te tere. Si mund te ironizoje dikush qe nuk ka besim ne vetvete (karakteristike nje periudhe depresive)?

    Me pak llafe, te lutem mos shkruaj me ketu ne kete teme se po shperndan informacion jo te sakte. Ne vend te ndihmosh je duke gjykuar.

    Gjithe te mirat.

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    @mungabunga

    Si urdheron shoku komandant! V.F.L.P.

    p.s. sa e ul veten ne forum dhe merresh me llum e injorante si puna ime....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-11-2013
    Postime
    3

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    @mungabunga

    Si urdheron shoku komandant! V.F.L.P.

    p.s. sa e ul veten ne forum dhe merresh me llum e injorante si puna ime....
    Se pari, me vjen keq qe e merr kaq personale dhe qe me ironizon se kam me ty, e kam me ato qe ke thene me siper.

    Dhe se dyti, nuk shkruajta ketu per te ulur veten time dhe as per ta ngritur.. dhe aq me pak per te te ulur apo ngritur ty.

    Shkruajta ketu per te ndihmuar me informacion te sakte personat qe vijne dhe kane nevoje per ndihme.

    edit: dhe te lutem ta leme me kaq per te mos dale nga tema e postimit nese ke nevoje per te me "sulmuar" (shif thonjzat ) me dergo mesazh privat me mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mungabunga : 24-11-2013 mė 02:58

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Depresionit mundet me ardhe nga magjia( sihrin ) une vet kam qen me teper se 6 muaj depresinon.....

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2017
    Postime
    1

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    I madh. Pergjigje e shkelqyer.
    Me inkurajon fakti qe "Njoh Disa persona qe kane thene dhe menduar qe kurre nuk do dalin nga ''depresioni'' por sot jane njerezit me te lumtur qe I njoh.""

    Best t

  11. #50
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Ti nuk e di, jo nuk i njeh ne rrethin tend se kush vuan. Perqindja eshte e larte dhe prek pothuaj cdo njeri ne nje mase te caktuar. Ka plot qe jane depresive por nuk e dine qe jane.Ka qe e dine por refuzojne ta pranojne. Tabu.Pune shqiptaresh.Shoqeri e ndryshur,e kompleksuar qe ne spermatozoid.

  12. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Neuroshkencėtarja ndan 6 kėshilla: Ēfarė duhet tė bėsh ēdo ditė pėr tė pasur shėndet dhe forcė mendore

    * Wendy Suzuki - Neuroshkencėtare dhe profesore e Shkencės dhe Psikologjisė Neurale nė Qendrėn pėr Shkencat Neurale nė Universitetin e Nju Jorkut *


    Kur fillova tė bėja kėrkime mbi ankthin nė laboratorin tim si neuroshkencėtare, nuk e mendoja kurrė veten se do isha gjithashtu e prekur nga kjo gjendje. Kjo zgjati derisa fillova tė flisja, dhe tė dėgjoja kolegėt, miqtė e mi dhe veten time mbi mėnyrėn se si po ndiheshim: Tė shqetėsuar, tė stresuar, tė hutuar, nervozė dhe gati pėr tė hequr dorė-por nga ēfarė?

    Ajo qė kam zbuluar, thote Suzuki, pėrgjatė viteve ėshtė se mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar ankthin ėshtė tė punosh vazhdimisht nė ndėrtimin e tė qenit elastik dhe nė rritjen e forcės mendore. Gjatė rrugės do tė mėsoni tė vlerėsoni apo edhe tė mirėprisni disa lloje tė gabimeve qė mė parė i konsideronit tė papranueshme, tek vetja dhe tė tjerėt.

    Mė poshtė lexo gjashtė metoda tė pėrditshme pėr tė rritur forcėn mendore:

    1- Vizualizoni rezultatet pozitive

    Nė fillim ose nė fund tė ēdo dite mendoni pėr tė gjitha ato situata tė pasigurta aktualisht nė jetėn tuaj ,tė mėdha dhe tė vogla. Pėr secilėn prej tyre pėrfytyroni rezultatin mė optimist. Mendoni se do ta zgjidhni atė problem, ēėshtje qė ju shqetėson. Mendoni zgjidhjen mė ideale tė mundshme. Kjo ndihmon nė krijimin e perceptimeve pozitive, por edhe ju ndihmon nė ide tė reja se si realisht tė zgjidhni njė ēėshtje.

    2. Shndėrroni ankthin nė progres

    Truri ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė na mundėson tė jemi elastikė gjatė periudhave sfiduese - tė mėsojmė se si tė qetėsohemi, tė rivlerėsojmė situatat, tė riformulojmė mendimet tona dhe tė marrim vendime mė tė zgjuara. Dhe ėshtė mė e lehtė tė pėrfitosh nga kjo kur i kujtojmė vetes se ankthi nė vetvete nuk ėshtė dhe aq i keq. Zemėrimi mund tė bllokojė vėmendjen dhe aftėsinė tuaj pėr tė performuar, por/ose mund t'ju nxisė dhe motivojė; Ju ndihmon tė bėheni mė tė vėmendshėm dhe shėrben si njė kujtesė pėr atė qė ka vėrtetė rėndėsi pėr ju: dhe ndaj ju shqetėson.

    Frika mund tė shkaktojė kujtime tė dėshtimeve tė sė kaluarės; largon vėmendjen dhe pėrqendrimin; dhe rrjedhimisht minimizon performancėn, por ndėrkohė mund t'ju bėjė mė tė kujdesshėm nė lidhje me vendimet tuaja reflektimi thellohet dhe krijohen mundėsi pėr ndryshimin e planit qė mendonit.

    Trishtimi mund tė luhasė humorin tuaj dhe t'ju demotivojė, por edhe mund t'ju ndihmojė tė riprioritizoni dhe tė motivoheni pėr tė ndryshuar mjedisin, rrethanat dhe sjelljen tuaj.

    Shqetėsimi mund t'ju bėjė tė vononi dhe tė pengoni arritjet e qėllimeve, por edhe mund t'ju ndihmojė tė rregulloni mirė planet tuaja; ose ju ndihmon tė bėneni mė realistė dhe tė orientuar drejt qėllimit.

    Frustrimi mund tė pengojė pėrparimin tuaj por gjithashtu mund t'ju nervozojė e pėr pasojė do tė ndjeni sfidėn pėr tė bėrė mė shumė ose mė mirė.

    3. Provoni diēka tė re

    Kėto ditė, ėshtė mė e lehtė se kurrė tė informohesh nė internet, por gjithashtu mund tė bashkohesh nė njė klub sportiv lokal ose tė marrėsh pjesė nė njė ngjarje virtuale. Gjithēka tė re qė bėni, nuk duhet tė jetė tepėr e vėshtirė, por interesante dhe thjesht pak jashtė zonės suaj tė komfortit.

    4. Kėrko ndihmė

    Tė jesh nė gjendje tė kėrkosh ndihmė, tė qėndrosh i lidhur me miqtė dhe familjen, dhe tė ushqesh nė mėnyrė aktive marrėdhėnie mbėshtetėse, inkurajuese jo vetėm qė tė mundėson tė mbash ankthin larg, por gjithashtu tė forcon ndjenjėn se nuk je vetėm. Nuk ėshtė e lehtė tė kultivohet, por besimi dhe ndjenja se jeni tė rrethuar nga njerėz qė kujdesen pėr ju luan rol tė madh gjatė njė periudhe stresi.

    5. Shkruani nė njė bllok apo letėr quote popozitive tė krijuara nga vetė ju.

    Lin-Manual Miranda botoi njė libėr pėr kėtė. Pėrmes quotes ai ndan ato qė nė thelb janė mesazhe tė vogla optimiste tė kėndshme, qė tė bėjnė edhe pėr tė qeshur.

    6-Kalo kohė nė natyrė

    Shkenca ka treguar vazhdimisht se kalimi i kohės nė natyrė ka efekte pozitive nė shėndetin tonė mendor. Njė studim i vitit 2015 zbuloi se kalimi i kohės nė natyrė mund tė rrisė ndjeshėm mirėqenien dhe gjendjen emocionale. Nuk keni nevojė tė jetoni pranė njė pylli pėr tė qenė pranė natyės. Njė park ose ndonjė mjedis i qetė me gjelbėrim ku nuk ka aq shumė njerėz pėrreth do tė funksiononte mirė.

    Merrni frymė, relaksohuni dhe fokusoni tek tingujt, era e freskėt dhe pamja. Pėrdorni tė gjitha shqisat tuaja pėr tė krijuar njė vetėdije tė shtuar pėr botėn natyrore. Ky ushtrim rrit elasticitetin tuaj tė pėrgjithshėm pasi vepron si njė lloj restaurimi i energjisė dhe rivendosjes sė ekuilibrit.

    *Artikulli nga Wendy Suzuki neuroshkencėtare dhe profesore e Shkencės dhe Psikologjisė Neurale nė Qendrėn pėr Shkencat Neurale nė Universitetin e Nju Jorkut. Ajo ėshtė gjithashtu autore e "“Good Anxiety: Harnessing the Power of the Most Misunderstood Emotion.” Pėrkthyer dhe pėrshtatur nė shqip nga Tiranapost.al.


    https://tiranapost.al/shendeti/neuro...-te-pa-i503176
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-09-2021 mė 18:01

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    * MENAXHIMI I ANKTHIT *


    GJITHĒKA QĖ DUHET TĖ DINI

    6 gjėra qė nuk duhet t’ia thoni dikujt qė vuan nga ankthi


    Gati 1 nė 5 persona ka ērregullim ankthi, kėshtu qė ka shumė shanse qė tė njihni dikė me ankth. Ekziston njė shans po aq i mirė qė tė keni qenė njė mbėshtetje pėr tė dashurin ose kolegun tuaj – dhe tė keni t’i keni thėnė ose bėrė gjėra qė ata i kanė perceptuar si jo tė dobishme. Kėtu janė disa gjėra qė nuk duhet t’ia thuash dikujt qė vuan nga ankthi:

    1. “Qetėsohu!”

    T’i thuash dikujt “tė qetėsohet” nuk ndihmon aspak. Nėse personi qė pėrjeton ankth do tė kishte aftėsinė tė qetėsohej, atėherė nuk do tė vuante nga ky ērregullim. Pėr dikė me ankth, kjo frazė ėshtė e bezdisshme. Provoni tė thoni diēka si: “Unė jam kėtu pėr ty”, “Unė do tė dėgjoj” ose “Unė do tė qėndroj me ty”.

    2. “Nuk ėshtė ndonjė problem i madh”

    Shumica e njerėzve me ankth e dinė se disa nga mendimet e tyre janė irracionale dhe jashtė proporcionit me situatėn nė fjalė. T’i thuash dikujt nė mes tė njė sulmi ankthi (ose paniku) se ajo gjė pėr tė cilėn ata shqetėsohen “nuk ėshtė ndonjė problem i madh” ėshtė shumė e gabuar.

    3. “Pse je kaq i/e shqetėsuar?”

    Kjo ėshtė njė pyetje e pamundur pėr t’iu pėrgjigjur! Sigurisht, disa njerėz herė pas here mund tė jenė nė gjendje tė identifikojnė burimin e shqetėsimit tė tyre nė njė moment tė caktuar, por shpesh, ankthi dhe sulmet e panikut godasin pa ndonjė arsye tė dukshme.

    4. “Unė e di se si ndihesh”

    Nėse nuk keni njė ērregullim ankthi, nuk e keni idenė se si ėshtė tė jesh i gjymtuar nga ankthi. Ndarja e pėrvojave tuaja me ankthin me dikė qė ėshtė nė mes tė njė sulmi paniku nuk ėshtė e dobishme.

    5. “Gjithēka ėshtė nė kokėn tuaj”

    Nė njėfarė niveli, njerėzit qė kanė ērregullime ankthi e dinė se shqetėsimi ėshtė ‘gjithēka nė kokėn e tyre’. Por kjo nuk e bėn ankthin ose frikėn e tyre mė pak reale. Shprehja e kėsaj fraze hedh poshtė shqetėsimet dhe ndikimin qė ka ankthi nė jetėn e tyre. Nė vend tė kėsaj, pėrpiquni tė ndihmoni individėt me ankth tė lidhen me botėn fizike pėrreth tyre. Ndihmojini ata tė gjejnė njė vend tė qetė.

    6. “Pėrpiqu ta kalosh”

    Njerėzit nuk zgjedhin tė kenė ankth. Ėshtė njė gjendje shėndetėsore, ashtu si diabeti, astma ose presioni i lartė i gjakut. T’i thuash dikujt “ta kapėrcejė” ėshtė e pandjeshme nė rastin mė tė mirė; nė rastin mė tė keq, sinjalizon njė mosgatishmėri pėr tė ndihmuar individin tė pėrballet me njė gjendje kronike dhe shqetėsimin nė fjalė. Ėshtė shumė mė e dobishme tė tregoni mbėshtetjen tuaj, edhe nėse nuk e kuptoni vėrtet gjendjen ose si ndihet.



    Konica.al

    https://konica.al/2021/10/6-gjera-qe...an-nga-ankthi/

  14. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    ĒFARĖ PO NA TREGON SENEKA?

    “Antidoti i ankthit”/ Kush do tė ishte ēelėsi stoik i paqes mendore?


    E vėrteta ėshtė se, ne dimė kaq pak gjėra mbi jeėn sa ne nuk dimė me tė vėrtetė se cili ėshtė lajmi i mirė dhe cili, lajm i keq,” vėrejti Kurt Vonnegut ndėrsa diskutonte Hamletin gjatė leksionit tė tij tė famshėm mbi format e tregimit.

    “I gjithė procesi i natyrės ėshtė njė proces i integruar me kompleksitet tė gjerė dhe ėshtė me tė vėrtetė e pamundur tė thuash nėse ēdi gjė qė ndodh ėshtė pėr mirė apo pėr keq,” shkroi Alan Watts njė gjeneratė mė herėt nė argumentimin e tij tė trishtė mbi atė qė njeriu nuk duhet tė mendojė vetėm nė termat e fitimit apo humbjes.

    Dhe megjithatė shumica jonė kalojnė pjesėn mė tė madhe tė ditėve tona duke u shqetėsuar mbi ngjarjet qė pritet tė ndodhin dhe qė ne mendojmė se do tė jenė negative, humbje potenxiale tė krijuara nga ato qė ne i perceptojmė se janė “lajme tė kėqija.”

    Nė vitet 1930, njė pastor e ndau ankthin nė pesė kategori shqetėsimesh, katėr nga tė cilat janė imagjinare ndėrsa njė e pestė, pėrbėhet nga “shqetėsime qė kanė njė themel real, tė cilat ndoshta zėnė “vetėm 8% tė totalit.”

    Njė cikėl lajmesh njėzet e katėr orėshe qė ushqehet mbi kėtė pritshmėri njerėzore pėr keq nė mėnyrė tė pamohueshme e ka shtuar ankthin dhe ka bėrė tė duket sikur 8% tė jetė 98%, por nė zemėr tė kėtij realiteti shtrėngues ėshtė njė tendencė e lashtė e mendjes, kaq fortė e lidhur nė psikikėn tonė dhe qė ekziston nė mėnyrė tė pavarur nga ngjarjet jashtė nesh.

    Filozofi i madh romak i shekullit tė parė, Seneka, e ekzaminoi kėtė psikikė, si dhe kėrkoi antidotin e vetėm real tė saj, si dhe e shpjegoi njohurinė e tij tė pazakontė nė njė korrespondencė me mikun e tij Lucilius Junior. Kėto janė publikuar mė pas si Letrat nga njė Stoik.

    Kėto ishin letrat qė mbartin njė dituri tė pakohė dhe qė i dhanė njerėzimit deri nė ditėt tona kėshillat e Senekės mbi miqėsinė e vėrtetė dhe atė tė pavėrtetė, mbi disiplinėn e mendjes dhe mbi kapėrcimin e frikės.

    Nė letrėn e tij tė trembėdhjetė, tė titulluar “Mbi frikėrat e pabaza,” Seneka shkruan:

    Ka mė shumė gjėra… qė me gjasa na frikėsojnė ne nga sa ka gjėra qė na sulmojnė; ne vuajmė mė shpesh nė imagjinatėn tonė se sa nė realitet.

    Me njė sy nga vesi njerėzor i vetė-dorėzimit dhe shqetėsimit pėrballė katastrofave imagjinare, Seneka e kėshillon mikun e tij tė ri:

    Ajo qė unė tė kėshilloj ėshtė kjo, ti nuk duhet tė jesh i palumtur qė para se kriza tė mbėrrijė; pėr shkak se mund tė ndodhė qė rreziqet pėrballė tė cilave ti je zverdhur a thua se po tė kėrcėnojnė aty pėr aty, mund tė mos vijnė kurrė te ty; natyrisht qė ato nuk kanė ardhur.

    Sipas rrethanave, disa nga gjėrat na torturojnė ne mė shumė nga sa duhet; disa na torturojnė ne para se tė ndodhin; dhe disa na torturojnė ne ndėrkohė qė nuk duhet tė shqetėsohemi fare pėr to. Ne kemi vesin qė tė ekzagjerojmė, ose imagjinojmė, ose tė presim, trishtim.

    Seneka na ofron ne pak kėsaj njė vlerėsim kritik tė shqetėsimeve tė arsyeshme dhe atyre tė paarsyeshme, duke pėrdorur retorikė elegante pėr tė ndriēuar ēmendurinė e keqpėrodrimit tė energjive tona mendore dhe emocionale nė shqetėsime tė paarsyeshme, tė cilat shkaktojnė shumicėn dėrrmuese tė anktheve:

    Ėshtė e pritshme qė disa telashe do tė bien mbi ne; por ky nuk ėshtė njė fakt i aktuales. Sa shpesh ndodh e papritura! Sa shpesh ajo qė pritet nuk vjen kurrė! Dhe megjithėse ėshtė e sigurt qė e keqja do tė ndodhė, nuk ia vlen qė ne tė dalim pėrpara pėr t’u takuar me vuajtjen tonė. Ti do tė vuash mjaftueshėm kur ajo tė vijė; kėshtu qė ndėrkohė kėshillohet qė tė shohėsh pėr gjėra tė tjera tė mira.

    Ēfarė do tė fitosh ti duke vepruar nė kėtė mėnyrė? Do tė fitosh kohė. Do tė ketė shumė tė ndodhura ndėrkohė qė do tė shėrbejnė pėr tė vonuar, ose pėr tė pėrfunduar, ose pėr tė kaluar te njė person tjetėr, sfidat qė janė pranė, ose edhe aty ku je ti. Njė zjarr ka kapur njė rrugė pėr tė ikur. Burrat i kanė shpėtuar njė katastrofe. Nė disa raste shpata ka ndaluar edhe te fyti i viktimės. Burrat i kanė shpėtuar ekzekutuesve tė vet. Edhe fati i keq ėshtė i paqėndrueshėm. Ndoshta do tė vijė, ndoshta jo; dhe ndėrkohė qė pret, fati i keq nuk ka ardhur. Kėshtu qė ndėrkohė qė pret, shiko pėr gjėra tė mira.

    Gjashtėmbėdhjetė shekuj para se Dekarti tė ekzaminonte marrėdhėnien vendimtare mes frikės dhe shpresės, Seneka konsideron rolin e saj nė pakėsimin e ankthit te ne:

    Mendja me raste e shtyn veten te format e pavėrteta tė sė keqes edhe kur nuk ka fare shenja qė tė sugjerojnė ardhjen e ndonjė gjėje tė keqe; ajo vėrtitet nė format mė tė kėqija tė ndonjė fjale me kuptim tė dyshimtė; ose i bėn disa pakėnaqėsi personale tė duken mė serioze nga sa janė me tė vėrtetė, duke menduar jo se sa i zemėruar ėshtė armiku, por se ēfarė ėshtė nė gjendje tė tė bėjė ai.

    Por jeta nuk ia vlen tė jetohet, dhe nuk ka kufij pėr trishtimin tonė, nėse ne zhytemi nė frikėrat tona; nė kėtė ēėshtje, lėre kujdesin tė tė ndihmojė, dhe pėrbuz me njė shpirt tė vendosur edhe kur problemi ėshtė i dukshėm. Nėse nuk mund ta bėsh kėtė, kundėrvepro ndaj njė dobėsie tėnde me njė tjetėr, dhe zbut frikėn qė ke me shpresė.

    Nuk ka asgjė mė tė sigurt mes atyre qė ne kemi frikė se sa fakti qė gjėrat qė ne kemi frikė bien nė asgjė dhe gjėrat pėr tė cilat ne shpresojmė thjeshtė tallen me ne. Pėr rrjedhojė, pesho me kujdes shpresat dhe po ashtu edhe frikėrat, dhe kurdo qė tė gjitha elementėt janė tė dyshimtė, vendos nė favorin tėnd; beso atė qė ti preferon tė besosh. Dhe nėse frika fiton shumicėn e votave, priru nė drejtimin tjetėr sido qė tė mundesh, dhe mos e ngacmo mė shpirtin tėnd.

    Por rreziku mė i madh nga shqetėsimi i pabazė, na paralajmėron Seneka, ėshtė qė ky shqetėsim na mban ne vazhdimisht tė tensionuar pėrballė njė katastrofe imagjinare, dhe na pengon ne qė tė jetojmė.

    Ai e pėrfundon letrėn me njė citim nga Epikuri:

    “Budallai, pavarėsisht tė gjitha problemeve qė ka, ka gjithashtu njė tė mirė, ai ėshtė gjithmonė i gatshėm pėr tė jetuar.”

    Leksioni i Senekės ėshtė i thjeshtė: jeta ėshtė shumė e shkurtėr, thotė ai, kėshtu qė ne bėjmė mirė ta jetojmė tė tashmen me shpresė pa u frikėsuar pėr ēfarė do tė na sjellė e ardhmja qė nuk varet prej nesh.


    / ShtepiaeLibrit.com / Konica.al

    https://konica.al/2019/08/antidoti-i...paqes-mendore/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-02-2022 mė 16:48

  15. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: A shėrohet depresioni dhe ankthi?

    Nėse vuani nga ankthi, kėto janė disa nga ushqimet qė duhet tė shmangni

    Pa dyshim, dieta jonė dhe nė pėrgjithėsi ushqimet qė zgjedhim tė konsumojmė kanė njė rol tė rėndėsishėm nė psikologjinė tonė.

    Ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se ushqimet e pėrpunuara mund tė shkaktojnė njė ndjenjė euforie, megjithatė kohėzgjatja e saj ėshtė kalimtare. Nė fakt, shumė ushqime qė hamė pothuajse ēdo ditė ndikojnė nė pjesėn e trurit qė lidhet me stresin etj.

    Kafe

    Megjithėse konsumimi i moderuar i kafesė nuk ka shumė tė ngjarė tė shkaktojė njė krizė stresi, sasitė e mėdha sigurisht qė kontribuojnė negativisht. Shmangni sasitė e mėdha tė kafeinės dhe kufizoni konsumimin nė dy filxhanė nė ditė.

    Pije tė lehta

    Pijet e gazuara mund tė shkaktojnė njė dozė tė dyfishtė stresi. Nga njėra anė pėrmbajnė kafeinė dhe nga ana tjetėr ėmbėlsues artificialė, si aspartame, tė cilėt ulin nivelet e serotoninės nė tru. Nėse dėshironi absolutisht karbonat, merrni parasysh ujin e gazuar.

    Spageti

    Spageti i bardhė ėshtė njė karbohidrate dhe pėrmban sasi tė mėdha sheqeri qė mund tė rrisė sheqerin nė gjak dhe tė shkaktojė stres. E njėjta gjė vlen edhe pėr bukėn e bardhė. Pėr tė shmangur kėtė, zgjidhni produkte me drithėra tė plota.

    Tė ėmbėla

    E megjithatė, ėmbėlsirat mund t’ju ēlirojnė pėrkohėsisht nga stresi intensiv, por pas njė kohe pėrfundoni mė keq se mė parė. Sasitė e mėdha tė sheqerit dhe yndyrave trans rrisin stresin. Kufizoni ato sa mė shumė qė tė mundeni.

    Alkooli

    Shumica e njerėzve qė vuajnė nga ankthi mund tė konsumojnė alkool, por nė terma afatgjatė, alkooli funksionon negativisht. Kjo ndodh pėr disa arsye. Sė pari, ajo ndikon nė sistemin nervor qendror dhe mėnyrėn se si pėrpunoni emocionet. Sė dyti, ai ndikon nė nivelet e sheqerit nė gjak i cili gjithashtu ndikon nė emocione. Sė treti, mund tė shkaktojė dehidrim dhe paaftėsi pėr t’u pėrqendruar. Tė gjitha sa mė sipėr favorizojnė stresin.


    Koha Jonė

    https://kohajone.com/nese-vuani-nga-...t-te-shmangni/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-03-2022 mė 17:40

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Depresioni
    Nga Leila nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 22-08-2023, 16:49
  2. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  3. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  4. Ankthi i quajtur ateizėm
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •