Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1

    Shkruaj një fjalë të bukur për fëmijën e diasporës

    Shkrimin tim po e filloj me dy aforizma qe i kam dëgjuar këtu në Danimarkë:
    1. Një shtet që investon rininë do të të thotë ka investuar për të ardhmen e vet.
    2. Një shtet që ka një shkollë të fortë pretendon të bëhet një shtet i fortë.
    Të investojmë pra për ardhmërinë tonë dhe të bëjmë një shtet të fortë.

    Ta dashur bashkatdhetarë nuk do të ju lodh me leksione nga pedagogjia, por po filloj me një fakt shumë të dhembshëm. Fëmijët tanë janë në gjendje të mjerueshme pothuajse kudo nëpër ngulimet shqiptare. Atyre u mungojnë edhe gjerat më elementare – kombëtare.

    Duke parë se qeveritë tona hë për hë nuk janë të zonjat të na ndihmojnë, mendova të gjej një mënyrë për t’u ardhur disi në ndihmë këtyre fëmijëve.

    Sipas një statistike del se në këtë Forum janë të regjistruar mbi 40.000 anëtarë. Pse atëherë ne prindërit mos të sjellim dicka të bukur për këta fëmijë. Mjafton të aktivizohen 300- 400 veta dhe kjo krizë do të zbutej. Fëmijët tanë në ngulimet shqiptare nëpër botë qëndrojnë keq edhe me shkrim-lexim, por edhe me shqiptim, prandaj ju në këtë forum mund të sillni:

    -copa leximi nga libra leximi apo fragmente të zgjedhura nga vapra të ndryshme
    -vjersha nga libra leximi a nga përmbledhje të ndryshme me vjersha
    - tregime të ndryshme artistike e popullore
    - të dhëna nga gjeografia e historia shqiptare
    - “klipe” poezish, tregimesh e përrallash të recituara nga artistë të ndryshëm ( kjo për ta përvetësuar drejshqiptimin )

    Besoj kjo do të ishte një ndhmesë e madhe për ne në diasporë.

    Me respekt, miku juaj,
    Adem Gashi, Danimarkë

    P.S. Unë në fillim nuk kam bërë një prezantim për veten. Para pak ditësh një miku im ma tërhoqi vërejtjen për këtë, andaj shkurtimisht po bëj një autobiografi. Jam i lindur në fshatin Tërstenik të Drenasit ( Gllogovcit) – Drenicë. Kam qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në këto fshatra: Sankovc, Poklek – Vasilevë, Drenas e në Çikatovë të Vjetër. Më 1999 në Stankovec të Maqedonisë kam qenë mësimdhënës dhe drejtor në Kampin e Refugjatëve , poashtu për tri vite me radhë kam qenë drejtor për mësimin në gjuhën shqipe në Qendrën e Refugjatëve në Randers të Danimarkës, pa hequr dorë nga mësimdhënia. Tani jam redaktor i shkrimeve në një radio shqiptare këtu në Danimarkë www.radioprojekt.dk. Më preokupojnë temat për të rinjtë.
    Unë kam bërë disa postime në këtë Forum. Jam shumë i kënaqur me ju. Kam zënë shumë miq të rinj.
    Shpresoj të kalojmë mirë edhe në të ardhmen.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Shkruaj një fjalë të bukur për fëmijën e diasporës
    Hajt se po jua shkruaj nja dy-tri fjale femijeve te diaspores:

    O fëmi te diaspores folni vetem shqip ne shtepite apo banesat e juaja dhe mos lejoni te ju asimiloj dikush, nese ai njeri qe mundohet te ju asimiloj eshte prindi juaj, atehere kundershtojeni me kembngulje dhe vendosmeri, se edhe pse eshte prindi juaj, ne kete aspekt e keni te drejten nga Zoti te mos e ndegjoni at prind.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 05-01-2009 më 22:41

  3. #3

    Kësulëkuqja

    Në një fshat gazmor të vendosur buzë një pylli, jetonte një vogëlushe e hirshme me nënën e vet. Ishte shumë e bukur. Kishte një fytyrë të trëndafiltë porsi një mollë, sy të kaltër si qielli i pranverës dhe flokë kaçurrela e të verdhë si gruri i pjekur.

    Përtej pyllit banonte gjyshja e saj, një plakë simpatike, që e donte shumë të mbesën, së cilës, kur mbushi shtatë vjeç, i kishte dhuruar një mantel fort të bukur me një kapuç të kuq. Sa herë që dilte nga shtëpia, vogëlushes i pëlqente ta vishte atë, prandaj gjithë banorët e fshatit ia ngjitën emrin Kësulkuqja. Sapo mbaronte punët e shtëpisë, vajza vraponte në pyll, ku jetonin kafshë të vockëla, me të cilat kishte miqësi. Çdo mëngjes herët ajo i merrte me radhë për të parë nëse kishin ushqim të mjaftueshëm, nëse putra e ketrushit ishte shëruar dhe nëse lepurushët kishin pushuar së bezdisuri iriqin plak.

    Në një mëngjez pranvere, një lepurush i bardhë arriti duke gulquar te shtëpiza e Kësulëkuqes dhe i tha:
    - Më dërgoi gjyshja e jote. Ka zënë krevatin, ka kollë dhe i janë mbaruar ushqimet. Duhet të nxitosh për tek ajo!

    Nëna përgatiti me kujdes një sjportë të vogël plot me gjëra të mira, nëtë cilën vuri edhe një shurup për kollën. Kurse vogëlushja veshi mantelin e saj me kapuç të kuq.
    - Të lutem, - i tha nëna, - çoja të gjitha këto gjyshes dhe mos u ndalo rrugës sepse nuk do të dëshiroja që të takohesh me njerëz të këqinj.

    Vogëlushja u vu për rrugë e shoqëruar nga miku i saj i vogël.
    Kaluan pak çaste dhe ajo nuk ishte më e vetëm. Një drenush i vogël doli shpejt nga pylli dhe eci përkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi të mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kërcime të vogla. Shoqërinë e vogëlushes e plotësuan edhe zogjët, që njëri pas tjetrit uleshin mbi shportën e Kësulëkuqes, duke çukitur ndonjë thërrimë nga ëmbëlsira, që nëna kishte bërë për gjyshen.

    Pas një ore rrugë Kësulëkuqja u tha;
    - Tani kthehuni nëpër shtëpitë tuaja pa bërë naze, sepse nënat mund të jenë shqetësuar.

    Prisheqefas e disi buzëvarur kafshët e vogla morën rrugën e kthimit por më parë e këshilluan;
    - Ke kujdes Kësulëkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrëmja del nëpër pyll dhe, po takoi fëmijë, i hanë përnjëherë. Ec shpejt e mos u ndalo!
    - Mos keni merak!...Do të kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi të ecte vetëm e me hap të shpejtë.

    Por në pyll kishte shumë luleshtrydhe të vogla e të kuqe me aromë të mirë dhe Kësulëkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pëlqejnë edhe gjyshes! tani do të mbledhë ca shpejt e shpejt e di t'ia çoj...kam për të humbur vetëm gjusëm minute." Por, luleshtrydhe në këtë anë e këputë një në anën tjetër, kaloi kohë dhe vogëlushja s'po kujtohej.

    Papritur dëgjoi një kërkëllimë të lehtë që vinte nga një grumbull shkurresh. Ngriti kokën, shikoi andej dhe pa dy sy të mëdhenjë.
    Kësulëkuqja u rrënqeth dhe filloi të dridhej edhe më shumë kur e kuptoi se ata sy të këqinj ishin sytë e ujkut!

    Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u përpjekur ta hollonte e ta ëmbëlsonte zërin, i tha;
    - Ku po shkon në këtë orë, vogëlushe e bukur?
    - Po shkoj te gjyshja ime e sëmurë për t'i çuar mjaltë, një ëmbëlsirë dhe gjithë ato luleshtrydhe. - u përgjigj Kësulëkuqja.
    - E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.
    - Përtej pyellit. - tha vajza e padjallëzuar.

    Ujku dinak i uroi shërim të shpejtë për gjyshen dhe, pasi e përshëndeti Kësulëkuqen, me katër kërcime të shpejta u zhduk nëpër gjethnajën e pyellit. E habitur vogëlushja morri rrugën përsëri, ndërkohë që ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur në afërsi të shtëpisë së gjyshes.

    Që të mund të hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi një tufë të madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresën se do të dukej si Kësulëkuqja dhe se do të bënte çmos që gjyshja ta kuptonte sa më vonë të ish e mundur se kishte përballë saj ujkun. Iu afrua shtëpisë me hapa hajduti dhe trokiti tri herë në portë.
    - Kush është? - pyeti nga mbrenda një zë i hollë.
    Ujku plak u përpoq t'i përgjigjej me një zë si fëmijë:
    - Jam Kësulëkuqja. Kam ardhur të të sjellë ca ushqim dhe ilaçet.
    - Tërhiqe spangon e shulit dhe dera do të hapet. - u përgjigj gjyshja.
    Ujku i prapë këtë priste dhe hyri.
    - Afrohu, vogëlushe! Hajde e më jep një të puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun që po i kanosej.
    Ujku nuk priti ta lusnin më. Ai bëri një goxha kërcim dhe e kullufiti menjëherë gjyshen e shkretë.

    Pasi e kishte shijuar mirë e mirë ate që hëngri, filloi të rrëmonte në dollap. Gjeti një këmishë nate dhe një shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes në pasqyrë për t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjë ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhënë një të shtyrë me putër, pastaj shkoi e u shtri në krevatin e gjyshes, duke pritur Kësulëkuqen, që nuk vonoi të vinte.

    Pas pak minutash, në portë u dëgjuan tri trokitje të lehta.
    - Kush është? - pyeti ujku, duke u përpjekur të shkërbente zërin e gjyshes.
    - Jam unë, Kësulëkuqja, gjyshe! - tha vajza.
    Ujku u mbulua mirë me batanije, priti ca, pastaj bërtiti:
    - Tërhiqe shulin dhe porta do të hapet!
    Kësulëkuqja tërhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportën mbi tavolinë e iu afrua ghyshes.
    - Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.
    Ndërkohë, ujku filloi të bënte ca lëvizje të ngathëta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijë.

    Ujku, që më në fund ishte i ngopur, ra përsëri në krevat i kënaqur dhe fjeti. Kishte humbur në një gjumë kaq të thellë sa që, kur gërrhiste, tundej e gjithë shtëpia sikur po binte tërmet. Në këtë kohë kaloi atypari me pushkën kraheqafë gjuetari Ubaldo, një i njohur i ghyshes. Kur dëgjoi këtë zhurmë, u afrua me vrap te shtëpia dhe mendoi: "Ç'farë mund t'i ketë ndodhur plakës së mirë? "

    Ç'është e vërteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjë gjahtar i guximshëm dhe gjatë jetës kishte vrarë vetëm ca miza mbi hundën e vet.

    Në vend që të hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga një dritare gjysëm e mbyllur, që binte në dhomën e gjyshes. Në krevatin e saj pa ujkun të shtrirë qetësisht, që po flinte për shtatë palë qejfe.

    Atëherë Ubaldoja mbushi armën, e futi tytën e saj te dritarja dhe mori çastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, që plasi si një tullumbace.
    Në këtë pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap në shtëpi. Para syve të tijë u shfaqen Kësulëkuqja dhe gjyshja shëndoshë e mirë pranë lëkurës së ujkut, që tashmë kishte ngelur top në vend.

    Ato të ngratat e falënderuan me gjithë zemër Ubaldon, duke e puthur e përqafuar disa herë. Gjuetarit të ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe që po tregonin për të, por ama kuptohej se i pëlqente që, krejt papritur, po e vështronin si hero.

    Në pyll, kur e morren vesh që Kësulëkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpëtuar, ndërsa ujku i egër nuk do të mund t'i bënte më dëm askujt, të gjithë u gëzuan pa masë. Edhe nëna e fali Kësulëkuqen. Kjo premtoi se, në të ardhmen, do të tregohej më e mënçur dhe nuk do të ndalej më për të biseduar në rrugë me të panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse më të rrezikshmit janë ata që shtiren sikur janë të mirë e të sjellshëm.

    P.S. Këtë përrallë e kam marrë nga interneti që në vitin 2001, për nxënësit shqipatrë për mësimin në gjuhën shqipe këtu në Danimarkë. Kërkoj të falur nga redaktorët e faqes që nuk po më kjujtohet burimi nga e kam marrë këtë përrallë për fëmijë. E rëndësishme është se as aso kohe dhe as tash nuk kam asnjë përfitim material.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Mesoni Gjuhen E Gjuheve Shqipen Ton Te Bukur .
    Mesoni E Studioni Sa Me Shume Historin E Kombit Ton.
    Duajeni Shqiperin Me Shume Se Gjithcka Ne Bote.
    Dhe Feja Juaj Te Jete Gjithmon Feja E Shqiptarit Eshte Shqiptaria .

  5. #5

    Dy hajnat - përrallë e vjershëruar

    Dy hajnat

    Tokshi e Bokshi
    Dy burra t’ri
    Kalojshin jetën
    Tue ba mrapshti.

    Ishin përtaca
    s’punojshin gja
    Ç’iu vinte n’dorë
    s’lejshin pa ba.

    Iu kish dalë fama
    Për shumë hajni
    kishin ba vjedhje
    N’nja treqind shtëpi.

    Tatar Bishtleshti
    Pret lopë njiherë
    Dhe e var mishin
    Mbi zjarr me e terë.

    T’nesrit ai herët
    Tue u nisë në punë
    Para se të dali
    Porositi gruen:

    ,,Kushdo që të vijë
    si mysafir,
    Porosinë time
    Mbaje mend mirë.

    Ke për t’i dhanë
    Në gotë ujë me pi
    E jo me knatë
    As me buri.

    Se kur t’merr knatën
    Çon kryet hava
    Dhe na e shef mishin
    Që e kemi varë n’tra’’.

    Kur qe kah dreka
    Dy vetë po vijnë
    Tatar Bishtleshtit
    Ia gjetën shpinë

    Njani prej tyne
    U quente Toksh
    Shokun ia njohim
    Me emnin Boksh.

    Kur kta hynë mbrenda
    Përshëndetën gruen
    Dhe pa vonue
    Pak ujë kërkuen.
    12. U habit grueja
    Me knatë iu dha
    Masi piu Tokshi
    Bokshit i tha:

    ,,Si asht havaja,
    A po din gja?’’
    Iu përgjegj Bokshi:
    ,,Fort qenka vrâ’’

    ,,Ani, tha Tokshi
    Se kthjellet natën’’
    Dhe vazhduen rrugën
    Mbasi e kthyen knatën.

    Tatar Bishtleshtit
    kur kthehet n’shpi
    I kallxon grueja
    Sesi kanë pi.

    ,,Dy vetë t’panjohtun
    Dy burra t’huej,
    Për harresë t’sajën,
    Me knatë pak ujë.’’

    ,,Mirë, tha Tatari,
    Po a thanë gjâ?’’
    ,,Njani tha, qielli
    Fort qenka vrâ’’.

    Tjetri ia priti
    ,,Ka me u kthjellë natën’’
    .Mandej shpejt duelën
    Mbasi e lanë knatën.

    ,,He moj ti grue
    Moj e pamend!
    Çou t’a mblojmë mishin
    N’nji tjetër vend’’.

    ,,S’guxojmë ta lajmë na
    Aty tash varë’’.
    Dhe shpejt e muerën
    Dhe e shtinë n’hambarë.

    Kur dikur natën
    Askush pa ndi
    Tokshi e Bokshi
    Iu futën n’shpi.

    As qeni i rojës
    Si ndjeu n’oborr
    As s’i ndinë mbrenda
    Macë as maçorr.

    Tatar Bishtleshtit
    I shkojnë te kryet
    Që n’nji gjumë t’randë ai
    Kishte mbyllë sytë.

    Tokshi si grue
    Fillon me thirrë
    ,,Ku e lamë mishin
    ,A e mshefëm mirë?’’

    ,,Flejë mori grue
    Mos kij merak
    N’hambarë e mbyllëm
    Na me kapak’’.

    Përgjegjë Bishtleshti
    Ashtu n’kllapi
    Dhe vazhdon gjumin
    Me plot qet’si.

    Dikur Bishtleshtit
    Gjumi i del vet
    Dhe i thotë grues
    ,,Për mish pse vetë?’’

    ,,Paske pa andërr,
    Se s’tveta gjâ’’
    Atëherë Bishtleshti
    Pa çka asht bâ.

    Hapi hambarin
    Por e gjet thatë
    Dhe shpejt mbas hajnave
    U nis at natë.

    Ara, livadhe
    Fusha të gjana
    Me nji dritë t’zbehtë
    I ndriçonte hana.

    Buzë nji livadhi
    Pa tue vrapue
    Tokshin e Bokshin
    Me thes ngarkue.

    Trimnisht Tatari
    Tash iu vu mbrapa
    Tue iu afrue
    Me të mëdhej hapa.

    Për fat t’Bishtleshtit
    Tokshi u ndal
    Me e lidhë opingën
    Mbi n’nji cung n’mal.

    Tatar Bishtleshti
    Rrugën trupoi
    Edhe prej Bokshit
    Thesin kërkoi:

    ,,I randë asht thesi
    Ma ep tash mue
    Ti e ke rendin
    Pak me pushue’’.

    Pa pritesë Bokshi
    Thesin ia lëshoi
    Me thes n’krah malit
    Tatari shkoi.

    Kur mbrrin Tokshi
    Shokun e vet,,
    Ku e ke thesin?’’
    Habitshëm e vetë.

    ,,Ku e kam thesin!?
    A e more ti?’’
    ,,Jo unë se mora
    As ku asht nuk di!’’

    Tatar Bishtleshti,
    ndërmend u ra
    ,,Ai thesin neve
    Marrë na ka pra’’.

    Edhe dy hajnat
    U kthyen përsëri
    Tatar Bishtleshtit
    Iu futën n’shpi.

    Iu afrue Bokshi
    Grues në gjumë
    ,,Hej grue, grue,
    Mishin ku e mbluem?’’

    ,,Flej, or ti njeri’’
    Përgjegjë n’kllapi
    ,,Nën shtrat na mishin
    E kena shti’’.

    Pak ma vonë
    Gjumi i del vet
    ,,Pse m’thirre o njeri’’
    Burrin e vetë.

    ,,Jo, unë nuk t’thirra
    As kurgja s’di
    Por prap ne hajnat
    Na kan hy n’shtëpi’’.

    Tatar Bishtleshti
    E rroku nji hû
    Tokshit e Bokshit
    Mbrapa iu vu.

    Ai i sheh hajnat
    N’nji ledinë të gjanë
    Tue mbajtë n’krah thesin
    Ikshin për hanë.

    Shpejt, si vetima
    Trup para u del
    Kall nji zjarr t’madh ai
    Nën lis në zabel.

    Krejt lakuriq ai
    Xhvishet aty
    Bërtet dhe qeshet
    Rreth flakës tue k’cy.

    Me thëngjill bâhet
    Si futë i zi
    Dhe andërr ethet
    K’shtu me ti shti.

    Nji hû si helli
    Ai e kishte kapë
    Piqte bretkoca
    Breshka e çorapë.

    Tokshi e Bokshi
    Kur e hetuen
    T’dy gjujt nga frika
    Gati i lëshuen.

    Me nji unë t’madhe
    Me helli n’krah
    Tatar Bishtleshti
    I msyen ata.

    Tokshi e Bokshi
    L’shuen thesin n’tokë
    Dhe muerën ikën
    Që t’shpëtojnë me kokë.

    Dhe ndërsa hajnat
    Nji gardh kaluen
    Hajnitë e veta
    Shtrenjtë i paguen.

    Sepse Tatari
    Aty i mbërrinë
    Me hû ua nxori
    Nga tri dredhë n’shpinë.

    Prej asaj nate
    Hajnave të vjetër
    S’iu ra ndërmend
    Të vjedhin tjetër.

    Mark Krasniqi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    Nuk mjafton nëse vetëm unë shkruaj, prandaj bashkangjituni

    I nderuari, z. salihaj
    Ja pra tufëza e temës që kam hapur në këtë forum:

    Shkruaj një fjalë të bukur për fëmijën e diasporës

    http://www.forumishqiptar.com/search...3&pp=30&page=3

    Të them të drejtën, si temë e hapur është një nga temat më të lexuara. Sepse unë lexueshmërinë e mat duke klikuar numrin e klikimeve me numrin e postimeve, kështu, deri para dy tri ditësh kishte lexueshmërinë 60, por kur shtova edhe një shkrim, kjo e zvogëloi në 30.

    Kjo edhe më jep zemër se njerëzit janë të ineteresuar për fëmijët e tyre, por e keqja është se nuk bashkëpunojnë. Ky fat, fatkeqësisht më ka ndjekur shpesh në jetë - më është dashur të përballem me gjëra që edhe më kanë lodhur.


    Vetëm të bashkuar jemi më të fortë dhe bëjmë punë të mëdha!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Tre faktor të sistemit nervor...

    Para se me filluar shkrimet e mia në këtë temë, si hyrje do filloi me tre organele, apo tri aparatura të sistemit nervor që janë kyçe për jetën e njeriut qysh se nga ngjizja e deri në vdekjen klinike dhe atë natyrore. “organelet”, apo faktorët që do i ceku janë:
    - Neuroni, ose njësia themelore dhe funksionale e sistemit nervor, që shtrihet në tërë organizmin e njeriut.
    - Qendrat nervore në koren e trurit dhe, numri i të cilave deri me tani ka arrit deri në 33, ende nuk janë hulumtuar në tërësi qendrat tjera.
    - Nyejt nervore që shtrihen në pjesët e ndryshme të organizmit të njërit, pasi që këtu bëhet fjalë për njeriun.
    Neuroni ka për obligim të pranoi të gjitha ngacmimet që njeriu i përjeton gjatë jetës së vet siç janë:
    - Ngacmimet fizike( të pickuarit të therurit, ndrydhjet, trusje etj.),
    - Ngacmimet optike (çdo shikim me sy kur sytë janë të hapur). Në këtë rast njeriu shpenzo 25% energji, dmth ¼ e energjisë trupore e shpenzon syri. Krahaso ngarkesën e një shkrimi në word, me ngarkesën e një fotoje.
    - Ngacmimet tonike (të zërit) çdo gjë që prodhon zë,
    - Ngacmimet kimike: njelmët, thartë, ëmbël etj,
    - Ngacmimet termike: zjarri, dielli, acaret etj.
    Qendra nervore ka për obligim të analizoi dhe elaborojnë çdo ngacmim që ja sjellë neuroni, andaj bie vendim se si të veproi njeriu nga këto ngacmime. Nëse prekë dora në zjarr të largoi dorën, nëse është ftohtë të vishet trash, nëse është muzikë e këndshme të dëgjoi, nëse është drekë e shijshme ta ngrënë etj.
    Nyja nervore ka për obligim të prodhoi antitrupa (polici dhe ushtri) për ta mbrojt trupin nga kanosja e rrezikut: sëmundjes, ngacmimeve të ndryshme psikike e fizike etj.
    Të gjitha këto i shkrova, që në vijim kur bëhet fjalë për ndonjë tregim apo veprim se si duhet të veprojmë ndaj fëmijës, pasi që këtu bëhet fjalë për fëmijët e diasporës, por edhe për prind e gjetiu pse jo, do thirrëm në këtë mekanizëm njerëzor që e “pedatë” njeriun gjatë tërë jetës së vet.
    Shembull: prindi fëmijës: “dil jashtë të ngrënët dreqi!” Ky sugjestion regjistrohet dhe ndikon në psikiken e fëmijës. Atëherë kujt ja destinuat fëmijën e juaj (kujdes!)? Andaj kjo regjistrohet në sistemin nervor të fëmijës si shkrimi im në këtë faqe të formit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 11-02-2009 më 10:39

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sinapsi

    Çdo transmetim (pranim i ngacmimeve optike, tonike, fizike apo kimike) nga neuroni në neuronin tjetër për të arritur në qendrën nervore dhe për tu kthye urdhëresa nga qendra nervore për të vepruar organi apo organizmi i njeriut bëhet përmes mikroorganelës (mikromekanizmit) të quajtur Sinapsi. Përmes sinapi kalonin transmetimet siç janë optike (luan rrolin e transmetimit të kamerës). Transmetimin e zërit – luan rrolin e mikrofonit. Transmetimin e gjurmës, hijes – luan rrolin e rrezeve infra të kuqe (infrarot). Transmetimin fizik – luan rrolin e dinamometrit. Transmetimin kimik – luan rrolin e organeve për shije, ose mekanizmave në laboratorin e kimisë. Çdo qenie e gjallë që posedon sistem nervor posedon Sinapsin. Ky dhe mekanizmat që i kam cekë më parë janë mjete kyçe të “infrastrukturës” së qenies njerëzore, që thoshin moti populli i jonë (as mizë nuk mundet me kaluar nëpër oborr pa e hetuar qeni im). Andaj, përsërisë: KUJDES!, KUJDES!, KUJDES! Për të edukuar fëmijë për qefin e një prindi të dinjitetshëm, ende nuk është lind një bir nëne mbi këtë sipërfaqe tokësore

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kujdesi

    Si faktor i parë për edukimin e fëmijës numërohet: prindi, edukatori, mësuesi, rrethi shoqëror, ambienti ku jeton dhe vepron. Kujdesi vlen vetëm për prind, edukator, mësues apo pedagog. Ambientin nuk mund ta zgjedhin të cekurit dhe shoqërinë nuk mund të ja imponim fëmijës, por me shembuj qe do bëjmë fjalë në vijim mund të orientojmë fëmijën për të zgjedhë shoqërinë. Kujdesi përqendrohet në këta faktor: Mos të mendon askush se fëmijën mund të edukoi: prindi, mësuesi, pedagogu apo edukatori pa qenë vetë i edukuar, pa pasur tiparet transparente të edukatorit. Se fëmija, po askush nuk din çfarë gjendet në brendinë e edukatorit. Fëmija dhe çdo kush e merr atë që e ofron për të kapë, për të pa dhe për të dëgjuar. Kot është që unë të mësoi një fëmijë për informatikë kur unë nuk e njoh informatikën, sado që un jam teorik kot është. Fëmija edhe çdo kush donë me pasur sukses në veprimtari praktike. Si muaj të mësoi fëmijën për mekanikë, kur vet nuk jam i përgatitur për at lami, sado që jam me teori i përkryer, kur vet flasë për një mekanizëm përmes fjalëve dhe fotove, e kur afrohem te makina nuk dijë me gjetur atë mekanizëm. Me një fjalë të edukosh duhet të jesh mjeshtër i bindjes dhe transparent e jo fare teorik. Kjo dukuri e ka përcjellë tërë kohen intelektualët shqiptar në Kosovë, si ata në ekonomi, administratë e gjetiu. Gjithmonë, aktet zyrtare na kanë ardhur paket nga institutet serbe Beogradi, apo kroate nga Zagrebi, ne në Kosovë kurrë nuk ja kemi përkushtuar përpilimit të një plani apo programi që kanë qenë serioz për intelektualin tonë shqiptar në Kosovë. Kryesisht kemi qenë përkthyes, transmetues, imitues e kurrë autor. Ne kemi qenë artist të mirë si Bekim Fehmiu kur e lozë rolin e Odiseut, por kur nuk kem qenë vet odise. Flasë për fushën intelektuale. Edhe pse kemi autor të formimeve të shteteve të huaja, edhe pse kemi pasur autor të godinave në vende të huaja edhe vepra madhështore në vende të huaj, por në vendin tonë kurrsesi. Në këtë kontest ne kemi luajt rolin e qyqes, duke bërë vezë në strofujt e shpezëve tjera, sepse në strofullin tonë nuk na kanë lejuar armiqtë fqinjësor që na kanë rrethuar si arena qe rrethon gladiatorin me bisha të egra. Obligimi më i denjë patriotik për prindin shqiptar është të sakrifikojmë çdo gjë për ti gjetur mekanizmat adekuat dhe teknik për edukimin e fëmijës tonë si në diasporë ashtu edhe në vendlindjen e vet. Çdo gjë që punohet jashtë mekanizmave psikologjik që kam cekur më parë, është artificiale dhe e pa qëndrueshme. Çdo gjë mund të gënjejmë, por ligjet natyrore janë të pa mëshiruar për gënjeshtarët dhe tradhtarët, ndërsa për besnikët dhe të vërtetët ligjet natyrore mundësonin shpërblime që as truri i njeriut nuk mund ti besoi. Në fund të kësaj uverture, Çdo gjë që është e mirë simbolizohet me engjëll apo meleqe, ndërsa çdo gjë e keqe simbolizohet me dreq apo idhull. Andaj, këtu në start duhet përcaktuar për engjëll për të vazhduar rrugën për ndihmën e fëmijës së diasporës Zotëri i nderuar AdemGashi. Përshëndes
    Tani qëllimi ynë është për të vijuar me mjete dhe metoda më praktike dhe konkrete të ndihmojmë edukatën e fëmijës në diasporë dhe gjetiu. Besoi që çdo person qellim mirë, që ja don të mirën veti dhe kombit të vet, do kontribuoi me dijen dhe provoje që posedon në këtë drejtim, andaj mos ngurroni!
    ----------------------------------------------------
    Koha ndihmon punëtorët, shkel përtacet!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Folni Gjuhen e gjyshve Ton Te Bukur .
    Mesoni E Studioni Sa Me Shume Historin E Kombit Ton.
    Duajeni Shqiperin Me Shume Se Gjithcka Ne Bote.
    Vetëm të bashkuar jemi më të fortë dhe bëjmë punë të mëdha!
    Mos ju frigo feve dhe dialekteve ato jan tonat
    krenohu me kulturen qe ke dhe qe ke kriju ne diaspor.
    puno per me dit e jo veq me ngranê
    mos puno me ndertu mure dhe pullaze por per te ndertu dije.
    mos i ve havale dijes as avlijes.
    sa gjuhê din aq njerz vlen.
    Shqipja asht baza tjerat jan kate...




    Koha ndihmon punëtorët, shkel përtacet!
    Hmmmm nuk mendoj se asht e sakt….parja shkel njerzit, por jo trimat.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Rrofsh!

    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Folni Gjuhen e gjyshve Ton Te Bukur .
    Mesoni E Studioni Sa Me Shume Historin E Kombit Ton.
    Duajeni Shqiperin Me Shume Se Gjithcka Ne Bote.
    Vetëm të bashkuar jemi më të fortë dhe bëjmë punë të mëdha!
    Mos ju frigo feve dhe dialekteve ato jan tonat
    krenohu me kulturen qe ke dhe qe ke kriju ne diaspor.
    puno per me dit e jo veq me ngranê
    mos puno me ndertu mure dhe pullaze por per te ndertu dije.
    mos i ve havale dijes as avlijes.
    sa gjuhê din aq njerz vlen.
    Shqipja asht baza tjerat jan kate...

    Koha ndihmon punëtorët, shkel përtacet!
    Hmmmm nuk mendoj se asht e sakt….parja shkel njerzit, por jo trimat.
    Ju lumtë e madhja Dorntina! Ashtu është siç keni cekë në këtë shkrim. Ama unë jam ithtarë dhe duke punuar me vite të gjendet mënyra, apo, mekanizmi se si më i edukuar fëmijët tanë për të arrit atë që shkruani Ju. Në këtë rast pasojnë shembuj konkret me tregime të vërteta dhe joshëse për rininë e sidomos për adoleshentët. Përzemërsisht Ju përshëndes.
    Sa i përket pjesës së dytë: është bërë fjalë për punëtor dhe përtac, e jo për trima. “pushka e trimit e dora e gjymertit nuk ndalët kurrë” ndërsa paraja shkelë qyqaret si: Al Kapone e Sllobodan Millosheviqin që kanë menduar të shkelin në gjakun e popullit, për pasuri dhe vetëkënaqësi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 12-02-2009 më 05:29

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Do ja filloi me ninulla

    Ninulla është tradita fundamentale e sugjeruese që ja sugjeronin nënat fëmijëve të vet.
    Në atë kohë:
    - “nina nana në djep të drunit, ti mu bëfsh plak i katundit”
    - “nina nana more birë, flijë se gjumi të bënë mirë”
    - “nina nëna biri im ti mu bafsh ma i miri trim”
    - “nina nana flutur, flutur, ti mu bëfsh qikë më e bukur”
    Unë mesës edhe nipit tim:
    - “gjyshi e thërret pëllumbin, m’ja sjellë Erzës gjumin”
    - “Pëllumb, pëllumb, pëllumb, sjelli Erzësh gjumë”
    - “gjyshi e thërret pëllumbin, m’ja sjellë Malit gjumin”
    - “pëllumb, pëllumb, pëllumb, sjelli Malit* gjumë”
    - “Gjumi do ju rritë, botës mi jap dritë”
    - “gjumi ju forcon, prindit e juaj i gëzon”
    - “flini, flini loçka ime, nga ju presim, vetëm gëzime”
    - “presim gëzime e hare, jetë të gjatë bashkë me ne”
    - “me ty gëzohet bjeshkë e det, ti mu bëfsh ma i miri mbret”
    - “ti mu bëfsh dijetar, krejt vatanin me kthye mbarë”
    - “Erza ime flije tu qesh, në këtë vend u bëfsh mbretëreshë”
    - “më e bukura në këtë anë, me dashtë prind e vatan”
    Sugjestioni hipnotik është faktori më i fortë për: shëndet, arritjen e qëllimeve për të mira, po ashtu edhe të kundërta. Me stërvitje permanente sugjestive krijohen njerëz të mëdhenj në Botë.
    Atëherë çfarë mendoni kur tërë një vit, apo dy vite i sugjeroni fëmijës gjëra të mira, apo të kundërta?
    Këtu ja fillova nga djepi. Uroi që të i plotësohet dëshira gjthë andej që kërkon të mirën dhe që i shërben të mirës.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Hajt se po jua shkruaj nja dy-tri fjale femijeve te diaspores:
    O fëmi te diaspores folni vetem shqip ne shtepite apo banesat e juaja dhe mos lejoni te ju asimiloj dikush, nese ai njeri qe mundohet te ju asimiloj eshte prindi juaj, atehere kundershtojeni me kembngulje dhe vendosmeri, se edhe pse eshte prindi juaj, ne kete aspekt e keni te drejten nga Zoti te mos e ndegjoni at prind.

    Tung
    Ju lumtë për këtë sugjerim. Sepse behuni të bindur, se fëmija më shumë dëgjon fjalët e një mikut se të një prindi. Prindi është i përditshëm, në një mënyrë kalon në monotoni, ndërsa miku më i rrallë, miku zgjidhet, prindin ja cakton Zoti. Prindi duhet të bëhet shokë e përtej shoku me fëmijë për të dëgjuar dhe respektuar fëmija. Prindi duhet të bëjë investim të madh të fëmija, ndërsa miku, mësuesi, pedagogu, me një investim më të vogël këshillues arrinë efekte të mëdha.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Tri vite sugjerim

    Pas një viti që ju janë sugjeruar gjërat më të mira përmes ninullave në djep (djep i thjeshtë shqiptar) jo këto mjete të sofistikuara dhe bashkëkohore, në të cilat kurrë nuk mundet fëmijë të rehatohet, e sidomos fëmija i kombit shqiptar. Nuk ka dilemë që fëmija të e pranoi në tërësi këtë sugjerim se në trupin dhe qenien e vet e ka gjenin që ja pranon këtë lloj sugjerimi.
    Tani në vitin e parë, fëmija fillon të mundohet me ecë por edhe me fol ndonjë fjalë që nuk kuptohet. Çfarë ndodhë? Nëna që është gjithnjë me fëmijën e vet, patjetër duhet folur sa më shumë dhe duhet lozë më te. Sa më shumë komunikim, dhe afërsi me fëmijë, fëmija më herët fillon me ecë dhe me folur. Andaj duhet theksuar përsëri, se kjo është kyçe për të edukuar fëmijën në frymën kombëtare (PREZENCA PËRMANENTE E NËNËS, POR EDHE E BABASË, ME FËMIJËN E VET DUKE PËRDORË VETËM GJUHËN SHQIPE) gjatë vitit të parë, dytë dhe tretë. Sepse fëmija 75 % të inteligjencës e fiton gjatë tre viteve të para. Çdo fëmijë që rritet jashtë gjirit të prindit të vet në këto tre vite, apo viteve adoleshente, por me aksent të posaçëm ditët adoleshente, me plotë kuptimin e fjalës ju thamë se fëmija i tillë nuk do i rehaton prindërit e vet. Për sonte kaq! Në vijim një propozim Forumit gjithëshqiptar për një hap që duhet marrë si hap konkret për ndihmën e kësaj çështje.
    ----------------------
    Koha nuk pret...!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Gjuha jone sa e mire!
    sa e embel, sa e gjere!
    sa e lehte, sa e lire!
    Sa e bukur, sa e vlere!
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-02-2009
    Postime
    33

    poezi per femi

    RAPSODI PLAK DHE RAPSODI FEMI

    Permbi telat e qiftelise
    dridhen gishtat e gjyshit plak,
    tingujt rriten e jehojne
    per ca luftra lare me gjak.

    Neper rrudha ngrysen ngjarjet
    dhe levizin tehe e shpata,
    kush me shume do te kete vuajtur;
    GJyshi kur ishte femi
    apo ne moter Renata?

    ...DHe fillon Renata kengen,
    qe pikon nga shpirti i njome,
    veq ti shihje vajzes ballin
    me te gjyshit si gjason.

    Po, po, ne te vertete,
    dhe nga pamja
    dhe ne jete
    ka diqka qe aq shume ngjet.

    Ne i beme vetes pyetje,
    por pergjigjje nuk u gjet;
    Pse aq shume u desh te vuajm,
    pse me gjak ne te paguajm
    kete liri qe n'a perket.

    per femijet ne diaspore dhe kudo qe jane e lexojne materialet qe permban ky forum
    pershendetje te perzemerta nga KOSOVA, u dergoj une mikja e juaj HAVE LIPA-OSMANAJ.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ndoshta nuk ja qëlloi, por mendja me thotë!

    Propozoi që të ndërtohen dy qendra për fëmijët e diasporës. Një qendër në Shqipëri, në një vend turistik dhe një qendër në Kosovë, po ashtu vend turistik. Gjatë verimeve, sidomos në muajin korrik- gusht, të tubohen adoleshent nga diaspora me moshë 12-17 vjeç. Gjatë asaj kohe, në qendrat e cekura, të përgatitën njerëz me kualifikime dhe struktura kualifikuese të ndryshme siç janë, poet, prozator, romancier, muzikant, sportist etj. Për të mirëprit këta çuna dhe goca nga diaspora. Njerëzit e cekur duhet me qenë nga radhët e veprimtarëve më të njohur nga opinioni në lëmin e vet. Kështu që kur çunat dhe gocat e diasporës vijnë në këto qendra, të qëndronin mpaku një deri dy javë. Përgatitja duhet të jetë në atë mënyrë që fëmija të përjetonin ngrohtësinë e atdheut të vetë, ashtu siç kanë dëgjuar apo lexuar nga librat tona shqiptare.
    Sa i përket sponsorëve, sa jam i informuar që “forumishqiptar” ka dyzetmijë anëtarë, nga dy euro bëhen tetëdhjetëmijë euro. Jam i bindur që do ja kishim dalë kësaj ideje. Njëkohësisht, propozoi që çdo anëtar i këtij forumi të jap mpaku një propozim apo ide për këtë qellim. Ju përshëndes.
    ------------------------
    Koha nuk pret...!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Fjala është për fëmijët në diasporë!

    Më vjen keq që tema ngeli këtu ku jemi. Kjo ngelje në një mënyrë po tregon se kur bëhet fjalë rreth leku, edhe aktivitetit konkret për të ndërmarrë që të vetëdijësojmë fëmijët tanë në diasporë ne frymën kombëtare gjithnjë ka ngecje. Unë në mënyrë kategorike e mohoi këtë që e thash. Se thellë jam i bindur se asnjë popull në botë nuk është më solidar se populli shqiptarë anë e këndë trojeve shqiptare. Kjo nuk është legjendë, por vepër të cilës ende nuk u janë tharë shkronjat. Më kanë treguar: “Në Bosnjë popullatës myslimane ua epshin armën për të luftuar ja hidheshin te dera armën, ndërsa ata kthenin armën mbrapsht duke i sha dhe duke i thënë: “miqi to govna sa mojih vrata” që në shqip do të thotë: “hiqma atë m... nga dera ime!” Ndërsa shqiptari dyzet deri në pesëdhjetë orë ka udhëtuar në këmbë nëpër bjeshkë të rrëpinjëshëm e me lartësi të madhe bregdetar, shkëmbi të thepisur, që ka pasur rast të prehet këpuca e ushtarit si me shpatë, duke kaluar minimumin e dy tri pritave serbe, vetëm për të siguruar një kallash. Ju lutëm, vetëm ata që kanë përjetuar këtë odisejadë e dinë çfarë do thotë ky heroizëm i pa përshkruar. Sa që unë përcjellësit e kolonës i kam quajt me plotë kuptimin e fjalës “engjëj”, sepse kolona lëvizte me shumë vështirësi, ndërsa përcjellësit fluturonin duke vrapuar sa në ballë të kolonës sa në fund të kolonës duke pyetur: “A ka diç, a ka farë problemi ne do ju ndihmojmë”. Udhtimet bëhëshi natën! Skena rrëqethëse apo, Jo! Po ashtu unë jam mahnitë kur kam parë sjelljen e parave nga diaspora për nevoja ushtarake: ushqim, veshmbathje, armë e nuk dijë të përshkruaj se nuk jam as poet e as romansier. Tregim i veçantë ka me qenë përjetimi im në Mamurras.
    ---------------------
    Koha nuk pret...!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ja një citat për shqiptarin!

    Mbledhja e krerëve të krahinës Plavë Guci që u mbajt në qytetin e Plavës, pati jehonë në të gjithë viset e rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës... Ndërsa në rrafshin e Dukagjinit lajmet për sulmin e pritshëm të Malit të Zi mbi Plavën e Gucinë kishin elektrizuar situatën. Në çdo katund njerëzit e thjeshtë u drejtoheshin bajraktarëve me pyetje dhe kërkesën për të vepruar, por merrnin përgjigje se Haxhi Zeka dhe Sylejman Vokshi ende nuk kanë marrë thirrjen e Ali Pashë Gucisë e të Jakup Ferit. Prandaj, të gatshëm, duhej me pritë “kushtrimin”.
    -----------------------
    Koha nuk pret...!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Vaji im në Mamurras!

    Ishte muaj mars i vitit 1999. Në Durrës me lajmëruan që një familje e të njohurve të mijë, ka hyrë në Shqipëri, por është ndarë në tri pjesë dhe nuk dinin asnjëri për tjetrin. Unë më kushëririn tim shkuam në Lezhë dhe Laç për ti kërkuar. Nuk gjetëm asgjë, andaj u kthyem në Mamurras. Sepse pamë duke ecë një kolonë autobusësh dhe kamion me plot refugjat. U vendosëm në qendër, aty ku pritnin tre fugon dhe makina policie. Ashtu të emocionuar pritnim dhe ja për një qastë kjo dukuri që plotësisht me dërmoi në aspekt shpirtëror. Frojdi kishte me thënë moment ambivalente. Po sa hyri kolona në qendër, në mënyrë të rrëmujshme dhe shumë të ashpër policia ndaloi kolonët. Për momentin gati u çmenda, se si policia ashtu veproi. Por, për një qastë të shpejtë dhe të pa përshkruar kolonët me një shpejtësi të madhe ndaluan. Burrat e përgatitur edhe të organizuar mirë, hapen dyert e autobusëve, ju afruan kamionëve dhe ju shpërndanin ndihma me një shpejtësi të rrufeshme, me fjalë më të ngrohta që ka njeriu në zemrën e vet duke u thënë: “Vllëzër e motra! Çfarë keni nevojë! Tregoni! Çdo gjë që është e mundur do ju ndihmojmë! Mirë se keni ardhur ne vatrat e ngrohta të vëllezërve dhe motrave tuaja. Kjo ishte mahnitëse për mua, sa edhe shpërthimi i bjeshkëve të Nëmura përmes shtrigave serbe për një kallash. Atëherë qava dhe tani qajë duke shkruar këta rreshta dhe duke përjetuar ditët më madhështore të humanitetit shqiptar. Shqiptari kur s’do të vdes do rroj ashtu siç ka rruar gjithmonë në mënyrë më stoike. Shqiptari jap dhe do jap shembull krejt botës për nga durimi, urtia, mençuria e çfarë është më madhështore si simbol i pa tjetërsuar i shqiptarizmit është B U J A R I A!
    ---------------------------------
    Koha nuk pret...!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  2. Per te dashuren Shqiperi!! Daut Daku
    Nga ukdaku në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-12-2002, 05:15
  3. Për Shqipërinë
    Nga onchesmos në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2002, 20:58
  4. Te shkruaj...
    Nga SyntheticZero në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-08-2002, 19:32
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •