Shkrimin tim po e filloj me dy aforizma qe i kam dëgjuar këtu në Danimarkë:
1. Një shtet që investon rininë do të të thotë ka investuar për të ardhmen e vet.
2. Një shtet që ka një shkollë të fortë pretendon të bëhet një shtet i fortë.
Të investojmë pra për ardhmërinë tonë dhe të bëjmë një shtet të fortë.
Ta dashur bashkatdhetarë nuk do të ju lodh me leksione nga pedagogjia, por po filloj me një fakt shumë të dhembshëm. Fëmijët tanë janë në gjendje të mjerueshme pothuajse kudo nëpër ngulimet shqiptare. Atyre u mungojnë edhe gjerat më elementare – kombëtare.
Duke parë se qeveritë tona hë për hë nuk janë të zonjat të na ndihmojnë, mendova të gjej një mënyrë për t’u ardhur disi në ndihmë këtyre fëmijëve.
Sipas një statistike del se në këtë Forum janë të regjistruar mbi 40.000 anëtarë. Pse atëherë ne prindërit mos të sjellim dicka të bukur për këta fëmijë. Mjafton të aktivizohen 300- 400 veta dhe kjo krizë do të zbutej. Fëmijët tanë në ngulimet shqiptare nëpër botë qëndrojnë keq edhe me shkrim-lexim, por edhe me shqiptim, prandaj ju në këtë forum mund të sillni:
-copa leximi nga libra leximi apo fragmente të zgjedhura nga vapra të ndryshme
-vjersha nga libra leximi a nga përmbledhje të ndryshme me vjersha
- tregime të ndryshme artistike e popullore
- të dhëna nga gjeografia e historia shqiptare
- “klipe” poezish, tregimesh e përrallash të recituara nga artistë të ndryshëm ( kjo për ta përvetësuar drejshqiptimin )
Besoj kjo do të ishte një ndhmesë e madhe për ne në diasporë.
Me respekt, miku juaj,
Adem Gashi, Danimarkë
P.S. Unë në fillim nuk kam bërë një prezantim për veten. Para pak ditësh një miku im ma tërhoqi vërejtjen për këtë, andaj shkurtimisht po bëj një autobiografi. Jam i lindur në fshatin Tërstenik të Drenasit ( Gllogovcit) – Drenicë. Kam qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në këto fshatra: Sankovc, Poklek – Vasilevë, Drenas e në Çikatovë të Vjetër. Më 1999 në Stankovec të Maqedonisë kam qenë mësimdhënës dhe drejtor në Kampin e Refugjatëve , poashtu për tri vite me radhë kam qenë drejtor për mësimin në gjuhën shqipe në Qendrën e Refugjatëve në Randers të Danimarkës, pa hequr dorë nga mësimdhënia. Tani jam redaktor i shkrimeve në një radio shqiptare këtu në Danimarkë www.radioprojekt.dk. Më preokupojnë temat për të rinjtë.
Unë kam bërë disa postime në këtë Forum. Jam shumë i kënaqur me ju. Kam zënë shumë miq të rinj.
Shpresoj të kalojmë mirë edhe në të ardhmen.
Krijoni Kontakt