Mesazhi i Zotit në Tevrat, Inxhil dhe Kur’an:
Zoti i madhërishëm na ka dhënë të njejtat mesazhe në librat e shenjtë që Ai ja ka zbritur njerëzimit, ne vetëm duhet ti studiojmë ato dhe do të arrijmë në përfundim se Zoti është një dhe feja që na ka porositur Ai është poashtu një fe por njerëzit e kanë ndryshuar apo i kanë braktisur urdhërat me kalimin e kohës.
Ja disa shembuj të ngjashmërisë në librat e Zotit:
Përulja ndaj Zotit në Tevrat:
Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
Zanafilla.17:3
Përulja ndaj Zotit në Inxhil:
Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoj aty të lutem``.
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``.
Mateu. 26:36:39
Përulja ndaj Zotit në Kur’an:
32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
16:49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
53:62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!
Agjërimi në Inxhil:
Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
Mateu. 4:1:2
Agjërimi në Kur’an:
2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Njëshmëria e Zotit në Tevrat:
Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
Eksodi. 20:2:3
Njëshmëria e Zotit në Inxhil:
Dhe Jezusi u përgjigj: ``Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",
Marku. 12:29
Njëshmëria e Zotit në Kur’an:
2:163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2:255. All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
Mbulimi i gruas në Inxhil:
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
Korintasve. 11:5:6
Mbulimi i gruas në Kur’an:
24:31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.
Porosia e fundit e Zotit në Kur’an për të gjithë njerëzit:
23:52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
3:67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte Musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
2:132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë Muslimanë"!
3:19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
Autor:
Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovë.
Referencat:
Bibla – Diodati i Ri, botuar nga Lajmi i Mirë - Tiranë, dhe
Kur’ani – Përkthim i Sherif Ahmetit.
Krijoni Kontakt