Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 65
  1. #1
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Shpërthen pas një zjarri makina e një gazetari

    (Dërguar më: 31/12/08) Makina e drejtorit të gazetës “Tema”, Mero Baze shpërtheu rreth orës 03:00 të mesnatës duke u gdhire data 31 dhjetor. Ne nje deklarim publik gazetari Baze e lidh kete incident me nje seri denoncimesh aferash korruptive qe ai i ka bere kryeministrit Berisha.
    UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE

    TIRANE-Makina e një gazetari ka shpërthyer orët e para të mëngjesit. Vetë gazetari e konsideroi vënien e zjarrit si të qëllimshëm dhe një lloj shantazhi mbi të dhe familjen e tij për shkak të detyrës së tij si, gazetar.

    Makina e drejtorit të gazetës “Tema”, Mero Baze shpërtheu rreth orës 03:00 të mesnatës duke u gdhire data 31 dhjetor pas një zjarri qe shpertheu fillimisht në pjesën e pasme të saj. Automjeti kishte rreth 4 orë e gjysëm që ishte e parkuar para pallatit ku ai banon prej dhjetë vitesh. Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje pak pas shpërthimit së bashku me zjarrëfikësen e cila sipas gazetarit Baze në mënyrë paradoksale arriti në vendngjarje pa rezerva ujore. Paniku mbërtheu banorët e pallatit, pasi zjarri mund të depërtonte tek makinat e tjera të parkuara. Pas flakëve që përfshinë më parë makinën, automjeti i zotit Baze, një BMW 530, me benzinë shpërtheu pas 20 minutash dhe u dogj plotësisht. Ngjarjen e pikasi fillimisht i biri i tij 15 vjecar i cili ishte ende zgjuar kur dëgjoi alarmin e makinës. Pasi u zgjua nga gjumi prej djalit të tij, i cili e lajmëroi se makina kishte marr flakë, zoti Baze lajmëroi autoritet e policisë të cilat e këshilluan të mos i afrohej vendit të ngjarjes. Pasi mbërriti në vendngjarje policia dokumentoi vendin e krimit dhe mori dëshmitë e zotit Baze dhe djalit të tij. Në vendgjarje ishin dhe banorë të pallatit që u ngritën të shqetësuar nga gjumi pas shpërthimeve që vinin prej makinës.
    Ne nje deklarim publik gazetari Baze e lidh kete incident me nje seri denoncimesh aferash korruptive qe ai i ka bere kryeministrit Berisha. Keto lidhen kryesisht me tragjedine e Gërdecit, shpërdorimet ne rrugën Durres-Kukes, procesin e disa privatizimeve strategjike etj. Ne kete deklarate zoti Baze shprehet se e inkurajon policinë për hetime të paanshme dhe e konsideron sulmin një akt të rënd shantazhi mbi të dhe familjen e tij për shkak të detyrës së tij si, gazetar.

    Ngjarja mëngjesit të sotëm ka bërë që në vendngjarje të shkojnë shumë forca policie. Kanë filluar ekspertizat dhe mbledhja e provave për të zbardhur ngjarjen që gazetari e konsideroi si të qëllimshme. Policia shpjegoi se do të jenë hetimet që do të zbardhin arsyet e djegies së makinës së gazetarit.

    (d.b/BalkanWeb)
    Moderator, e di vet ti...

  2. #2
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    I ziu Baze duhet te kete kujdes se kjo nuk eshte vetem Qeveria e duarve te "pastra", por edhe qeveria e aksidenteve dhe zjarreve enigmatik.
    Moderator, e di vet ti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte paralajmerim per Bazen se ka rrezik te veje te Remzi Hoxha, Dritan Hoxha, Kosta Trebicka, e shume te tjere qe sja dime emrat.
    Saliu te vret se ka per gje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki zjarr bie ere erion brace veli edvin ruco sigurim..
    merua ryri ne vallen e tyre dhe ... cdo gje pritet..

    un mendoj se merua e ka vene vet zjarrin..
    pse..

    sepse berisha spo ja var..
    edhe se merua kunder tij cdo dit leshon zjarr..
    prandaj duhet ndonji bubullime me e forte qe merua te benet i perfillshem..

    ka per ti dale si atij marian grykes..qe sajoj atentatin vete..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mos ja fut kot o brar.
    Se djeg vete gjith ate makine i zoti. Ti vetm degjo versionin e polcise qe demi eshte shkarkuar nga qark i shkurter elektrik. Cfare palle eshte ai nga policia qe e thote. E ku eshte pare te behet dem elektrik me makine te fikur e kuader te mbyllur? Te ai tipi makines se tij rri vetem 5 volt dhe vetem ne marresin inrfra red qe cel makinen dhe ai kurre sben qark te shkurter.
    Sa per atentat te bere vetes keni Pangon ju me klasikun e autogolit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ki zjarr bie ere erion brace veli edvin ruco sigurim..
    merua ryri ne vallen e tyre dhe ... cdo gje pritet..

    un mendoj se merua e ka vene vet zjarrin..
    pse..

    sepse berisha spo ja var..
    edhe se merua kunder tij cdo dit leshon zjarr..
    prandaj duhet ndonji bubullime me e forte qe merua te benet i perfillshem..

    ka per ti dale si atij marian grykes..qe sajoj atentatin vete..
    brari nji pyetje a eshte qyky mero baze qe nji koh e pat que siq thon nji fjal ne hene sali berishen ne gazeten antikombetare bota sot apo eshte ndonji tjeter
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ki zjarr bie ere erion brace veli edvin ruco sigurim..
    merua ryri ne vallen e tyre dhe ... cdo gje pritet..

    un mendoj se merua e ka vene vet zjarrin..
    pse..

    sepse berisha spo ja var..
    edhe se merua kunder tij cdo dit leshon zjarr..
    prandaj duhet ndonji bubullime me e forte qe merua te benet i perfillshem..

    ka per ti dale si atij marian grykes..qe sajoj atentatin vete..
    Po Po tamam e ke thene.
    Eshte bere si puna e atij qe vrau veten me dy thika mbas shpine,por duke e pare qe nuk vdiq u hodh ne lume e u mbyt.Vetevrasje e paster pa pike dyshimi.
    O Brar po ta la ndonje cope toke ai gabeli Fazlliq ne Porto Romano apo hiç?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Keta jan ne gjendje te vrasin veten .. vetem per te arrit ne pushtet .. kete nuk e ben Salihu .. por e bejn Edat me Erionat e Caushat e vlores... vetem me arrit sa me shum me dal para kamerave se keto sulme vin nga Salihu , pse Salihu qenka aq budalla sa me vra nje gazetar si Mero.. po ai 100% e ka bere vet mo.. se tani me ska cka me ngrene me ne Gazeta.. tani filluan ene me Bomba.!


    Keta jan qe te vrasin naten .. e te qajn diten .. dhe pikë


    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Ky eshte nje paralajmerim qe Salihi ja ka dhene Mero Bazes.Por Salihi vete s`e ka ba ket pune he burra !Jane larot e tij per kesi punesh. C`eshte makina e nje gazetari qe dikur ishte bashke ne nje sahan me Salihin,para Azem Hajdarit apo udheheqesve kosovare te vrare ne Shqiperi ?! Edhe Enveri keshtu i qeronte kundershtaret... Era Gerdec po vjen.Akoma eshte e fresket "aksidenti Trebicka"... E kam thene dhe nje here ; KA ARDHUR DITA E KUKUVAJKES.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cthote merua..
    ne Tema

    --


    Ditari I një shpërthimi të paralajmëruar
    Nga Mero Baze
    Tirane me 1 janar

    Duhet të ishte ora rreth 2: 45 minuta kur djali im I madh Joni, më zgjoi I shqetësuar, pasi po dëgjonte alarmin e makinës në oborrin para pallatit. Si një I përgjumur i rëndomt, e hoqa qafe duke I thënë mos të shqetësohet. Pas dy minutash ai hyri sërisht në dhomën time të gjumit, duke më përsëritur se po shikonte një flak pas makinës. Për të më mbushur mendjen se makina ishte në rrezik, më tha se dje kishin vjedhur një makinë në lagje.

    U ngrita gjysëm I përgjumur, dola në ballkon dhe pash një flak ende jo të fort që nisej nga toka, pas bagazhit të makinës dhe ngrihej mbi bagazh. Ishte qartësisht një zjarr I ndezur poshtë makinës që kishte aktivizuar alarmin e makinës. U vesha me rrëmbim dhe dola në koridor të pallatit. S’më kujtohej asnjë numur policie, përvec Gent Strazimirit, zëvendësministër i Brendshëm. E zgjova me siguri nga gjumi, pasi ju desh dhe atij rreth një minutë të kthjellohej pse po e zgjoja nga gjumi në atë orë. I shpjegova se makina ime kishte një zjarr nga pas saj dhe rezikonte të digjej, duke djegur dhe makina të tjera të parkuara afër saj. Më këshilloi mos të lëvizja dhe mos ti afrohesha, derisa të vinte policia dhe zjarrfikësit. Ngela I vetmuar në koridorin e boshatisur pa drita të pallatit. Komshiu im në kat të tret është drejtori I gazetës Albania, Ylli Rakipi. I rashë telefonit të tij dhe u zgjua menjëherë. I tregova cpo ndodhte. Për dy minuta ishim jashtë të dy. Ju afruam në distancë dhjet metra makinës. Zjarri niste nga toka dhe po I afrohej gomës së pasme të krahut të djathtë. Shtëllunga e flakës po ngrihej mbi bagazh, por makina ishte lehtësisht e shpëtueshme, nëse shkoje ti hidhje ndonjë batanije, apo dicka tjetër që ta izoloje. Alarmi vazhdonte akoma cka tregonte se sistemi elektrik nuk ishte prekur ende.

    I ritelefonova Strazimirit dhe I shpjegova situatën. Më tha mos të shqetësohesha se policia ishte nisur për në vendngjarje por ne duhet të largoheshim nga makina. Ideja se dicka mund të shpërthente ishte një paranojë që duket se e kishim të gjithë, por nuk ja thoshnim njëri tjetrit. Duke ndenjur vendos atë njftoj me sms disa koleg të mij. Ishte një sms e thjesht ku u tregoja se makina ime po digjej para pallatit. Ja nisa dhe Sali Berishës një sms. Ishte pak cinike, por mendova që është mirë ta ketë. Së paku mund të përfshihet ose të distancohet më me vetdije pas kësaj.

    Rreth orës 3 u shfaq polici I parë në rrugicë. Kaloi para makinës dhe doli nga krahu ynë. U përshëndetëm dhe e pyeta për zjarrfikësen. Ndoshta pak I alarmuar dhe I nervoz nga ngjarja I thashë se po rrezikohen makinat e tjera dhe siguria e pallatit nëse shpërthen. Më tha se po vjen. Dhe vërtet nga krahu tjetër I pallatit, pra nga një rrugë krejt tjetër shiheheshin dritat e zjarfikëses. Kalova përmes tunelit të pallatit për ti dal përpara dhe u tregova që zjarri gjendje në anën tjetër të pallatit dhe jo nga kishin hyrë ata. Për tu kthyer në anën tjetër u duhej një rrugë rreth 3 kilometra. Pas pes minutash dolën në vendin e duhur. U futën në rrugicë ju afruan dhjetë metra makinës, nxorrën zorrën e ujit dhe filluan të hedhin ujë makinës që digjej. Flakët ndërkohë kishin përparuar dhe kishin ndezur gomën e pasme të krahut të djathtë. Po I afroheshin serbatorit të benzinës. Polici më pyeti nëse ka karburant makina. I thashë se është plot pasi e furnizova para se të vija në shtëpi. Mund të kishte 80 litra benzinë. Por e sigurova se makina ime BMË ishte tip I ri dhe ka siguresa që s’takojnë serbatorin e benzinës nga qarku elektrik I makinës. Zjarrfikësi I parë që nisi ta shuante me ujë, ju afrua shumë dhe unë realisht I frikësuar për jetën e tij I thashë të largohej mos shpërthente. Por duket se ai I njite tipin e makinës dhe nuk u tremb. Vetëm se vuri duart në brez dhe nuk po lëvizte.

    -Ska më ujë tha. S’paskemi ujë në zjarrfikëse.

    -Po shkumë e pyeta unë, se shkuma e fik.

    -Asgjë s’paksemi tha. Kemi një pomp dore po e provoj me të.

    Pompa e dorës me shkumë, nuk pati ansjë efekt.

    U lidha prap me Starzimirin dhe I shpjegova se zjarrfikësja e parë ka ardhur pa ujë dhe pa shkumë. Duhet një tjetër.

    -Nuk varen nga unë zjarrfikëset tha.

    E mbylla telefonin nervoz dhe po I rrija larg makinës. Policët u shtuan dhe mbriti mes tyre dhe Gjergj Jorgoja, të vetmin që njihja prej kohësh prej tyre, tashmë Nëndrejtor I Policisë së Tiranës. Më tha se kolegët e tjerë ishin po ashtu zyrtarë të lart. Njëri ishte shefi I komisaritit numur 2, vëllai I deputetit Sali Shehu, kurse më hijerënd ishte nëjri që u prezantua si shef I antiterrorit. Ai sapo më dha dorën mua dhe Ylli Rakipit, ende pa u prezantuar, na tregoi shkakun.

    -Duhet të ketë pas ndonjë shkëndij elektrike tha. Këto makina janë delikate.

    -Është BMË e re I thashë e blerë me kilometra zero dhe shumë e sigurt. E shikon që ka gjysëm ore dhe ende spo merr flak.

    -E di, e di tha, por me siguri është shkëndije elektrike.

    Mendova se po tallej, por një prej kolegëve të tij të shumtë, që mbinë aty, ma bëri me shenjë se ka pirë, dhe mendva se ishte duke më thënë “mos ja vë re”. Për të mos u bërë nervoz u largova prej tij. Banorët e pallatit kishin dal jashtë dhe Taqua I zoti I Klubit para makinës që digjej, hapi klubin të futesim brenda.

    Kishte mbritur ndërkohë zjarrfikësja e dytë. Nuk e kuptoja pse nuk futej në rrugicë. I thashë policit të largohej zjarrfikësja e parë dhe të futej e dyta që ishte plot.

    -Nuk ka si del tha.

    -Të ec përpara kjo që ka zënë rrugën , I thashë dhe ti hap rrugë asaj.

    -Mos u mërzit se e zgjidhin vet tha.

    Dhe zgjidhja ishte banale. Zjarrëfiksja e dytë I hidhte ujë dhe shkumë zjarrëfikës së parë dhe kjo pastaj e përdorte atë për të shuar makinën që po përfshihej nga flakët e shpërthimet e her-pas-hershme. Një zjarrfikës mori një levë hekuri dhe filloi të cante xhamat e makinës para dhe anash dhe flaka e përfshiu të gjithën lehtësisht pasi uji I zjarrfikëses kishte shpërndarë benzinën në gjithë teritorin poshtë saj.

    Fillova të dyshoj pak për këtë përpjekje shumë të qetë për të djegur gjithcka nga makina por mendova se mund të jetë ndonjë sekret profesional. Ishin të gjitha mundësitë që makina të shpëtohej, vetëm duke ju djegur pjesa e bagazhit dhe ndoshta goma e pasme e krahut të djathtë. Ashtu do të shihej qart, ku ishte vënë zjarri dhe mund të merrej ndonjë provë. Kështu makina po kthehej në një skelet hekuri ku nuk kishte shpëtuar asgjë brenda saj dhe përreth saj. Flakët po I afroheshin një makine të vogël parkuar në të kundërt para saj dhe I kishin shkrirë pak pjesën ku mbahet targa e cila I ra në shesh. I zoti I makinës, po ashtu banor I pallatit doli dhe e largoi nga vendi, pasi zjarri në makinën time u shua.

    Kamera e Vizon Plusit që kishte mbritur në pjesën e poshtme të rrugicës nuk po lehohej të filmonte deri sa makina ishte në flak dhe kameramani I ngrat nuk e kishte telefonin tim të më njoftonte. Kur më thanë në telefon shkova e mora, por flakët kishin ikur dhe kishte mbetur vetëm skeleti I makinës dhe një filmimi im I keq me celular.

    U ulëm në kafen e hapur me ngut për shkak të zjarrit në makinë. U qetësova që gjithcka mbaroi me aq dhe po riprezantohesha me zyrtarët e policisë. Gjergj Jorgoja, të cilin e njihja prej vitesh po mi prezatonte. Më ngelën në mendje vetëm disa detyra të tyre por jo emrat. Dhe mbiemri Metko, I atij tipit që shtirej si pak I pirë dhe pak fudull. Ai ishte shefi I antiterrorit për Tiranën. Ishte me mbiemër Metko,me origjinë nga Kolonja dhe paskësh punuar në prokuori pas vitit 1997. Ky nuk doli asnjë sekond nga klubi që kur u hap dhe po debatonte me Ylli Rakipin, Drejtorin e gazetës Albania për të mbrojtur version e tij se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një shkëndij elektrike prej një “fallco kontakt”. Ylli po I tregonte se kishte parë zjarrin në tokë, pas makinës ende pa u përhap, por fudulluku dhe arroganca e Metkos, ngjante me një një diagnoz të përcaktuar pa ndodhur ngjarja. Kërkova të bëja deklartën mbi ngjarjen. Një djal shumë I sjellshëm mu ul në tavolinë dhe unë fillova ti përshkruaj rrethanat si e mora vesh dhe cfarë kisha parë. Metkua, e la bisedën dhe debatin mbi shkaqet e zjarrit ende pa filluar hetimet dhe u ul në tavolinën ku isha me unë me ekspertin, edhe pse bëra kujdes të kuptonte se nuk po e duroja dot.

    -Tani tha të kemi në dorë. E dijmë ne cbëjm me ty. Dhe e shoqëroi gjithë këtë budallallëk me një të zgërdhirë prej pijaneci.

    -Bëni detyrën I thashë, nëse nuk ekeni bërë deri tani.

    -Ku është djali tha se do pyesim dhe djalin.

    -Në shtëpi I thashë. Nuk kam fol me të qysh kurse kam dal nga shtëpia dhe ndoshta është shtrirë prap.

    U zgjata tek dera e klubit dhe ngrita kokën nga dritrja e apartmentit tim. Pas xhamit pash fytyrën e djalit. Paskësh qëndruar aty për gati një orë duke parë gjithcka. U drodha I gjithi nga tmerri. Joni, tim bir, sapo ka mbushur 15 vjet dhe studjon në një kolegj në Vienë. Ka ardhur për vit të ri në shtëpi dhe në ditën kur ka pritur të festoj me prindërit e tij dhe vëllain, bëhet dëshmitarë I një ngjarje që ua kalon skenave të filmave me “Ku Klus KLANIN”. U shqetësova që ai kishte qëndruar në dritare gjithë kohën. U ngrita ta njoftoja dhe pash që këmbët më ishin mpirë nga të ftohtit. Nga nxitimi paskësh veshur këpucët pa corape dhe gishtat nuk I ndjeja më. Dërgova dikë ta sillte poshtë. Kur hyri në klub dukej I qetë, por shumë hetues ndaj cdo fytyre. I shpjegova se ky xhaxhi do të bëj ca pyetje dhe ti do tregosh cfarë pe.

    Metkua, “njeriu I anti-terrorit”, ndërhyri menjeherë.

    -Ti mos e instrukto djalin, e dijmë ne cbëjm me ju tani, tha. Ik pak më tutje ti,- më urdhëroi mua.

    Për një moment pata një dëshirë ta fyeja, por e mbajta veten.

    Eksperti që do ta pyeste ishte tepër I sjellshëm. I tha Metkos se prindi duhet të rrij aty se fëmija është I mitur. Djali tregoi gjtihcka si e kishte dëgjuar alarmin e makinës, si kishte dal në dritare, si kishte parë makinën në flak dhe si më kishtë zgjuar mua nga gjumi. Në fund firmosi. Eksperti kërkoi të firmosja dhe unë si I pranishëm dhe firmosa. Metkua kishte ikur ndërkohë nga tavolina dhe po vazhdonte debatin me kolegun tim “se zjarri ishte shkaktuar sipas tij nga një shkëndijë e prodhuar nga një fallco kontakt”. Ju afrova grupit për t’u ndarë me ta.

    E pyeta këtë Metkon ku ksihte punuar më parë.

    -Në prokurori tha.

    -Pse s’thua që ti paske future në burg vëllain e këtij shefit komisariatit I thashë, biles dhe Gjergjin, që tani është nëdrejtor. Se këta kanë qenë militant të PD-së dhe ju I burgosnit pas cdo mitingu.

    -Jo jo tha. Une këtë që them e them nga përvoja, jo se e kam vendosur si do të shkruajmë.

    Gjergj Jorgua më kapi nga krahu për të më qetësuar dhe më tha të mos bëhem merak se përfundimin do ta nxirrnin të gjithë së bashku.

    Ika me një shije të hidhur nga gjithë kjo, ndërsa mëngjesi po zbardhte. U kujdesa që djali të flinte dhe I thashë se gjithcka ishte aksident dhe të mos shqetësohej.

    -Aksident tekonoligjik më tha duke shkelur syrin.

    Padashje kuptova se ai ishte bërë pjesë e kësja historie dhe ironia e tij më la pa gjumë.

    31 dhjetor 2008

    Qindra mesazhe dhe telefonata që kërkonin shpjegime ç’kishte ndodhur më futën nën një terror psikologjik. Shumicës së tyre nuk po u përgjigjesha. Nisa dy të afërmit e mij në Golem të sqaronin prindërit dhe njerëzit e tjerë të familjes dhe ti siguronin se isha mirë. Disa muaj më parë prindërit e mij, po ashtu ishin bërë viktima të një shantazhi të fëlliqur. Një I panjohur ishte shfaqur para shtëpisë së tyre dhe kishte nisur ta fotografonte. Pastaj kishte shkuar tek shtëpia e motrës sime ku kam dhe unë një apartament dhe kishte bërë të njëjtën gjë. Ishte hequr si tip misterioz dhe kishte ikur. Dy ditë më pas policia e ndërtimit në Tiranë ishte vënë në lëvizje për të prishur shtëpinë e tyre. Shtëpia për fat ishte me leje dhe e ndërtuar pik për pik sipas projektit të miratuar. Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Ndërtimit kërkoi një takim joformal me mua dhe më shpjegoi situatën. Ja qava hallin dhe I tregova ca fotokopje të lejes së ndërtimit të shtëpisë dhe hipotekës së truallit. I shpjegova se shtëpitë janë në fshat, jo në bregdet, dhe janë nën autoritetin e Komunës.

    -E di tha, por më merr ai nga PD cdo ditë në telefon dhe më thotë ose prishi ose të zhduka.

    Sdija cti thoshja. Fotokopjet e fotografive të shtëpisë që ai kishte sjell ëme vete si provë q ëbëhej fjalë për shtëpitë e prindërve dhe motrës sime, më mbetën në dorë dhe më rëndonin si plumb. Dikujt I kishte shkuar në mendje të përdorte rruspat kundër familjes simë kundër babait, nënës, motrës, …Mu dhimbs Drejtori i pafajshëm në këtë histori dhe përfytyroja atë burrin nga PD-ja duke marr në telefon dhe duke e kërcënuar me bukën e fëmijve të tij. I vetidjshëm për këtë skenë të re terrori mbi prindërit e mij, më duhet ti qetësoja ata të parët.

    E gjithë kjo më kujtohej dje paradite, ndërsa përfytyroja presionin psikologjik mbi ta dhe të afërmit e tjerë të mij. Rreth mesditës gjithcka ishte tejkaluar. Bëra disa deklarata të përmbajtura në media. I kërkova policisë të jetë e pa-anshme në hetime dhe të mos ndikohet nga raportet e mija si gazetar me qeverinë. Mediat kryesore televizive e raportuan lajmin me korektesë. I vetmi që nuk dha asnjë lajm ishte Tv Klani. Drejtori I lajmeve Andi Bejtja më kishte telefonuar I pari në mëngjes dhe kishte shprehur shqetësimin e tij njerëzor. Por në redaksi natyrisht nuk komandon ai. Deri në lajmet e orës 15 asnjë njoftim. Gazeta nuk dilnin dhe shumë koleg të mij e quanin këtë si një gjetje rasti për të bërë shantazhin. Nga ambasada amerikane pata një telefonatë të rëndësishme që më shprehën shqetësimin e tyre për ngjarjen dhe më uruan që nuk pati dëme njerëzore. Më thanë se po e ndjekin situatën dhe reagimin e qeverisë.

    Në mbasdite më njoftuan se Gerti Bogdani, zëdhënësi I Partisë Demokratike ka nisur me emal një deklaratë. E lexova. Fjal për fjal teksti I Sali Berishës. Po e citoj të plotë.

    “Zëdhnësi I PD hedh poshtë me përcmim akuzat e Edi Ramës, sipas të cilave gazetarit të një gazete afër tij, të cilën Rama e bleu pas zgjedhjeve të vitit 2005, qeveria I ka djegur makinën.

    PD dënon cdo akt ndaj cdo botuesi apo gazetari në vend dhe u kërkon autoriteteve kompetente të gjejnë shkaktërët e vërtet. Por gjithashtu PD konsideron një primitivitet të pacipë të Edi Ramës akuzat se makina e gazetarit afër tij, është djegur për qëllime politike.

    E ftojmë Edi Ramën të organizojë një miting proteste në mbrojtje të fjalës së lirë , ashtu sic organizoi mitingun për të shpallur të aksidentuarin një të egzekutuar politik”.

    Ishte një ligësi rrënqethëse që buronte nga njeri I mbushur me urrejtje. Reagimi merrte shkas nga një deklaratë shumë e përmbajtur e kryetarit të PS së Tiranës Besnik Bare I cili kishte kërkuar hetim për ngjarjen duke cituar se gazetari ka bërë akzua të rënda për korrupsionin e qeverisë. Dhe këtë ma thanë pasi lexova deklaratën e Bogdanit. Unë se kam takuar ndonjë herë në jetën time Edi Ramën përvecse kur kam qenë në debate televizive me të dhe s’kam asnjë kontakt me të. Hera e parë që mu desh të pyes kolegun tim Arban Hasani pse nuk reagoi vet ky Rama, ishte ai cast. Më tha se Edi Rama është në Paris dhe se Mimi Kodheli qenka diku tjetër për festën e vitit të ri. Në fakt deklarat e Bares ishte shumë njerëzore dhe s’kisha asgjë me të. Por trazimi që më shkaktoi urejtja e verbër e Sali Berishës në atë deklarate më bëri të pyes për herë të parë se cndodhte në familjen socialiste, me të cilën kam një histori të tërë distance dhe luftrash sidomos në periudhën kur ishin në pushtet.

    E rilexova deklaratën e Bogdanit. Paragrafi I fundit ishte shumë interesant dhe rrezatonte kontrollin që kishte Sali Berisha mbi gjithcka më kishte ndodhur mua. “E ftojmë Edi Ramën të organizojë një miting proteste në mbrojtje të fjalës së lirë , ashtu sic organizoi mitingun për të shpallur të aksidentuarin një të egzekutuar politik”. E njoh mirë Sali Berishën dhe kjo fjali më bindi se ai po kontrollonte procesin e hetimit. Shihej qart se ai po përpiqej të hiqte një paralele mes asaj që më kishte ndodhur mua dhe asaj që I kishte ndodhur Kosta Trebickës. Por në rastin tim duket se e kishte përcaktuar “shkakun” dhe po ftonte Edi Ramën “të gabonte” dhe të thoshte që “makina ishte djegur për arsye politike” ndërkohë që sipas Berishës ishte vendosur diagnoza se ishte djegur “për arsye elektrike”.

    U thashë disa kolegëve të mij se ai po kontrollon gjithcka. Mu kujtuan sërisht zjarfikëset e vonuara pa ujë dhe “Metkua”, njeriu I vjetër I përdorur nga politika, I cili na solli me vete dhe ekspertizën ende pa u shuar zjarri. Deklarata eBogdanit në pjesët e tjera ishte banale dhe ishin thjesht shfrime dufesh të Sali Berishës. Më konsideronte “të blerë” prej Edi Ramës në vitin 2005, pasi PD kishte ardhur në pushtet. Kjo duhet të kenë qenë një pjesë e sikletshme në komunikimin telefonik të Berishës me Bogdanin, pasi deri në 2005, Bogdani ka qenë një eurosocilasit tepër I angazhuar së bashku me gruan e tij e cila vazhdon të jetë e tillë dhe sot. E përfytroja sikletin e tij kur Berisha e merr në telefon dhe i thotë të shkruaj këto gjëra. Dukej sikur unë dhe Bogdani ishim shkëmbyer në 2005, mua më kishte blerë Edi Rama, kurse Bogdanin e paksësh blerë Sali Berisha. Pastaj pak më poshtë më përshkruante si gazetar afër Ranës dhe në fund dëshira e fshehtë e Berishës duket se mbetet një miting I madh I Edi Ramës në mbrojte time. Si në rastin e të ndjerit Kosta Trebicka. Dhe thellë thellë ndoshta dhe mua në vend të tij. Kjo deklaratë I thotë të gjitha, ndaj dhe po e citoj të plot. Dhe po e botoj që të ruhet gjatë për ta lexuar cdo psikolog dhe politikan cfarë ka ëndërruar Sali Berisha më 31 dhejtor të vitit 2008, në përpjekje për të më treguar vendin duke më djegur makinën para shtëpisë.

    Dhe nuk kisha gabuar në parandjenjën time. Një telefonatë më njoftoi se TV Klani më në fund e dha lajmin. Ekspertiza ishte mbaruar dhe ishte dorzuar së pari në Tv Klan. Shkaku sipas saj ishte “një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një fallco kontakt në impiantin elektrik”. U përpoqa të gjej deklaratën origjinale por se kishte askush. Pyeta sërisht deri zëvendësministrin e brendshëm, por as ai se dinte. Duket se kishte dal me biografi të keqe ngaqë kishte dërguar policinë në vendngajrje. Njerëzit e Sali Berishës që kishin bërë deklaratën ja kishin cuar vetëm Tv Klanit dhe Ora Neës. Përfundimisht nuk po e gjeja dot tekstin e plot. Por parandjenja ime, se Berisha para se të nxirrte Bogdainin ishte marrë me hartimin e deklartës për epskertizën m’u vërtetua. M’u kujtua sërisht ai Metkua. Mu kujtua dhe pista e mundëshme e sulmit që s’guxoja t’ia thoshja as vetes. Një tip gardisti, kishte javë të tëra që shfaqej papritur para pallatit tim dhe rrinte I ulur pa fjalë. Se njihte njeri në lagje dhe s’fliste me askënd. Një miku im më njoftoi në telefon se donte të më thoshte dicka. Shkova dhe e takova dhe përshkroi skenën.

    -Unë e njoh atë tha, është shok I ngusht I “X” që ti e ke akuzuar për Gërdecin dhe është tip I rrezikshëm…Pasuan një sër hollësish të tjera”.

    Mund të jetë ai mendova me vete, por s’kisha kujt t’ia thoshja. Metkua që kishte ardhur aty e kishte gjetur armikun pa filluar punë. Kishte ardhë me “shkëndijen elektrike” me vete.

    Mu kujtuan dhe zjarrfikëset që silleshin vërdallë rrotull pallatit pa ujë dhe I bllokonin rrugën njëra tjetrës. Pyeta kush ishte shef I tyre në Tiranë. Më treguan se është një burrë nga Tropoja me mbiemrin Hoxha. Nuk e njihja nga afër. Më thanë, jo pa cinizëm, se “kisha shkruar mirë për fisin e tyre” tek libri I fundit. Ishte vëllai ose një I afërm I dikujt që është vrarë prej Fatmir Haklajt në komisariat në Tropojë. Dhe unë e kam përshkruar me shumë dhimbje atë vrasje makabre në librin tim të fundit “Përballja me antiopozitarizmin”. Ishte një vrasje mafjoze, arrogante dhe e pashpirt në zyrat e shtetit, nga një njeri I veshur me pushtet, kudrejt një tjetri, fisin e të cilit e kishte shpall armik. Skenat po përsëriteshin. Tashmë në pushtet ishte pala e viktimës që kam mbrojtur unë atëhere. Por viktima jam unë. Nëse makina do ishte shpëtuar që në fillim, do të ishte e thjesht të konstatoje se ku ishte vënë zjarri dhe ndoshta dhe kush e kishte vënë. Zjarrfikëset realisht dogjën makinën dhe zhdukën cdo provë në vendngjarje. Mu kujtua prap ndërrimi I viteve 1998 – 1999 dhjet vjetë më parë. Prap ishim të njëjtat personazhe. Aleksandër Frangaj atëhere drejtonte Tv Klanin duke mbështetur qeverinë dhe Fatmir Haklaj, dhe unë që përpiqesha thuajse i vetëm të ngrija zërin për viktimat e vrasjeve në Tropojë nga fisi Haklaj, të cilit ishin kryesisht njerëz nga fisi Hoxha, nga familja e njeriut të zjarrfikësve. Atë kohë Berisha u nxeh dhe ja hoqi Tv Klanit akreditimin nga PD-ja pasi s’majftoi kjo, por e akuzuan dhe që njerëzit e tij kishin gisht në një vrasje në Vlorë. Mu desh një vit të ndërmjetësoja të regulloja marrëdhniet mes tyre.Tashmë sërisht Aleksandër Frangaj me qeverinë, në anën e këtij të zjarrfikësve dhe unë që pëpriqem të gjej kush më shantazhoi duke djeg makinën si “Ku Klus KLANI” para shtëpisë. Ishte shumë e pistë që deklarata kishte shkuar fillimisht tek Tv Klani, tek ai ekran që nuk e kishte dhënë fare lajmin deri në atë orë. I bëra “forëard” një mesazh që më erdhi nga një miku im nga Jugu Andi Bejtes, mesazh që komentonte lajmin e Tv Klanit. Më ktheu një përgjigje që e dija përafërsisht që do të më kthente, por që kishte një element sigurie më tepër pasi thoshte se I kishte vdek gjyshja dhe s’kish qenë në Tv. Dmth e kishte bërë Aleksandër Frangaj. Kjo më qetësonte. Kam një jetë të tërë që e kam busull qëndrimin tim ndaj qeverisë, duke bërë të kundërtën e tij. Së paku pas vitit 1997. Mu kujtua viti 2000 dhe arrestimi I Sali Berishës, mburrjet e Frangajt që kishte drejtuar operacionin për arrestimin e Sali Berishës nga zyrë e Ilir Metës dhe “kritikat” e tij për Ilir Metën që “nuk ja q…robt ta vriste” dhe të shpëtonte prej tij. E përfytrova duke I thënë të njëjtën gjë dhe për mua. “Tia kishit vënë kur të ishte në makinë t’ia q….robtë të shpëtonit prej tij”. Ky është fjalori që ai flet me Sali Berishën tashmë. S’do ta kisha besuar po të mos dëgjoja shpërthimin me fjalë të pista të Sali Berishës kundër Taulant Ballës në Kuvend.

    Për 17 vite që e kam njohur atë njeri, nuk ka përmend kurr fjalën “kurvë”, apo të shaj në atë gjuhë dikë qoftë dhe në biseda shumë private. I vetmi shpjegim më dukej induktimi i fjalorit të Aleksandër Frangaj, këtij biznesmeni palckitës të shtetit që ka ngrit një TV me lekët e Ilir Metës, e ka zhvilluar me lobingun e Edi Ramës, dhe po e mban me pazaret e Sali Berishës. Natyrisht duke e parkuar makinën e tij dy orë para kryeminsitrisë dhe dy orë para Bashkisë për të treguar se është dhe nejriu që I bashkon të dy të mëdhejtë e këtij vendi. Dhe jam krejt I qetë për ditën kur do të vij në pushtet Edi Rama. Në paradhomën e tij do të jetë prap ky njeri, herë duke kërkuar legalizimin e 5 kateve pa leje, herë tokat që ka zaptuar në kinostudjo, herë tenderat apo kthimin e pronave të ndonjë tjetri . Është produkti tipik I medias që ka prodhuar politika në Shqipëri, për ti shërbyer asaj. Dhe mua më ngelet të pres ditën kur “Gerti Bogdani” I PS të bëj ndonjë deklaratë dhe të thojë prap për mua “gazetari I blerë në 2009 nga PD-ja dhe kreu I saj”… dhe kjo të trasmetohet po ashtu vetëm në Tv Klan.

    1 Janar 2009

    Në Tiranën e zbarzur nga njerëzit dhe qeveritarët e ke të lehtë të shetisësh. Bledar Zaganjori I Top Channel më kërkoi një intervistë të shkurtër për të komentuar deklaratën e policisë për përfundimet e ekspertizës. Kjo më nxorri nga shtëpia në Tiranën e boshatisur dhe ende të përgjumur. Sali Berisha kishte vizituar shtëpinë e lindjes, kurse Bamir Topi spitalin e pediatrisë. Një kolegu imë po bënte humor dhe më tha se Berisha për pak kishte anulluar vizitën në Shtëpinë e Lindjes se kishin hapur fjalë që fëmija I parë që ka lindur është një nuse nga Gërdeci. Dhe I binte të ishte ngjizur ditët e shpërthimit. Por skish qenë e vërtet dhe kishte shkuar. Një pjesë e madhe e minsitrave kanë ikur në Mavrovë, në një hotel të ndërtuar nga biznesmenë të Shqipërisë të lidhur me politikën. Në këto raste kihet gjithmonë parasysh lobi I njerëzve të Bankës Kredins, që po ashtu si Frangaj bashkojnë familjen e sotme në pushtet me ish familjen në pushtet në kohë të Partisë Socialiste.

    Në Top Channel arrita të gjej kopjen e deklaratës që dje e kishte vetëm Tv Klani. I bëra një koment të shkurtër që e përsërita më pas për “Vizion Plus” dhe “Neës 24”. Rreziku I asaj që më kishte ndodhur qëndronte tek inkurajimi që kryeministri Sali Berisha I bën sulmeve ndaj gazetarëve që kritikojnë qeverinë. Tanimë cdo banditë që do të laj esapet me një gazetarë, nëse e heton që ai nuk I ka punët mirë me Sali Berishën, mund ti hedh makinën në erë, mund ti hedh shtëpinë ne erë, mund ta godas në rrugë apo në punë. E sigurt është se Sali Berisha do jetë në anën e atij që ka qëlluar. Do të gjej një “Metko” si ai lugati që mu shfaq mua në mesnatë tek shtëpia që do të thoj “defekt elektrik”, aksident teknologjik, papërgjegjësi njerëzore etj., terma të futur në politikën shqiptare pas Gërdecit. Mu kujtua një libër I Besnik Mustafaj për Lëvizjen e Dhjetorit 1990, ku termi “defekt elektrik” ishte arsyetimi I parë I qeverisë komuniste në ikje për protestën e studentëve.

    Historia ime si gazetar është e mbushur me ngjarje të tilla. Në vitin 2001 makinën time e qëlluan me plumba nga pas. BMË ishte dhe ajo. E morën në komisariat dhe pas një jave, (por të paktën patën durim një javë), nxorrën eksperitzën sipas së cilës makina ishte qëlluar “me një mjet metalik, me lëvizje rrotulluese, me fuqi të madhe dinamike, në momentin e takimit me objektin” . U trondita kur e lexova. Pyeta ekspertin c’është kjo fjali kineze.

    -Është përkufizimi I plumbit në gjuhën tonë tha, por nuk e themi dot plumb, se vetëm majën gjetëm, nuk dijmë ku është gëzhoja. Shpjegimi I tij së paku ishte cinik dhe me veten. Rrotull tij kishin qëlluar dhe me pes plumba të tjerë ëpr të provuar kalibrin. Dhe ma kthyen makinën të bërë shosh nga plumbat. Më kujtohet që ajo foto ka pas tronditur Bujar Bukoshin ish kryeministri I Kosovës dhe kur unë I shpjegova se vetëm një ishte për mua jot ë pestë, ai më tha jo pa humor:

    -Paskeni polici të mirë. Dmth nëse shkon një femër dhe ankohet se dikush e ka zhvirgjëruar policia juaj duhet ta provoj vet fizikisht femrën pes herë që të arrij në përfundime të sakta… Ishte një humor I zi, por që më ka mbetur në mendje. Shpresoj mos të ketë qenë ky “Metkua” I tanishëm, dhe në atë grup ekspertësh. Dhe këtë lajm atëhere e trasmetoi vetëm Tv Klan dhe TVSH. Të tjerëve së paku u erdhi zor dhe e mbajtën gojën. E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 2005. Pas një sulmi shtazarak nga disa njerëz të angazhuar në fushatën e Makbule Cecos, TVSH tha se unë I kisha provokuar dhe kisha tentuar ti qëlloja. Tani herë pas here nga disa tipa të afruar në PD pas vitit 2005 dëgjoj komente që rikujtojnë me pendesë faktin që nuk më vranë atë banditët në Gjirokastër. Kan një adhurim të heshtur dhe janë gati të bëhen aleatë me cdo banditë kundër medias. Kreu I tyre Sali Berisha po bëhet një inkuarujes I madh. Një javë më parë, ai dëshmoi publikisht se po udhëhiqte operacionin për bllokimin e botimit të gazetës Tema dhe nxjerjen e sja nga mjediset e punës, duke prishur kontratën në mënyrë të nëjanshme. Pas djegies së makinës gjuha e tij e urrjetjes është një thirrje për lincim ndaj cdo gazetari që që drejton gishtin ndaj tij si përgjegjës për kapjen e shtetit nga mafia, si përgjgjës për korrupsionin e familjes së tij si përgjegjës për frenimin e rrugës sonë drejt një shoqërie të lirë. Deklaratat e tij shpërndarë prej Gert Bogdanit, tregojnë qartë sa e thellë është urrjetja e tij reale për median e lirë dhe sa shumë e ëndërron ai një miting qoftë dhe të opozitës për një funeral gazetari që e lë pa gjumë.

    --



    ja dhe esenca e muhabetit..
    ja cthot merua ne krye..

    --

    Duhet të ishte ora rreth 2: 45 minuta kur djali im I madh Joni, më zgjoi I shqetësuar, pasi po dëgjonte alarmin e makinës në oborrin para pallatit. Si një I përgjumur i rëndomt, e hoqa qafe duke I thënë mos të shqetësohet. Pas dy minutash ai hyri sërisht në dhomën time të gjumit, duke më përsëritur se po shikonte një flak pas makinës. Për të më mbushur mendjen se makina ishte në rrezik, më tha se dje kishin vjedhur një makinë në lagje.

    --

    dy llafe..

    e zgjon djali bosin mero por.. "si nje i pergjumur i rendomte" e heq qafe duke i thene ..mos te shqetsohet..

    pas 2 minutash ai hyn serish.. dhe... tjera tjera..

    pra
    mjafton kjo hyrje ne artiikullin gjysme-metrosh.. te meros (qe une fare nuk e lexova) dhe e kupton se merua mashtron veten e djalin e opninionin..

    merua ka nja dy vjet qe shanshpif mashtron..kunder kryeministrit.. gati cdo dite e bile cdo ore..e ne se do i besonte ato cka shan-shpif-mashtron.. pra se berisha eshte i tmerrshem.. mafioz vrases hajdut.. ai ..merua.. do ti kish veshet pipez cdo nate e piu piut e alarmit te makines sdo kish nevoj tja tregonte i biri por do ja ndjente atij me se pari ..pra do ish merua i zgjuari i pagjume e jo i biri.. e do ish i biri i pergjumuri i rendomte e jo merua..

    e nuk do vazhdonte pergjumjen dhe minuta tjera por do turrej me vrap o jashte o ne celular..

    mirpo ndertimi i alibive eshte shum i veshtire..

    pra dhemerua qe ne frazen e pare te le shije te hidhur.. se loja e te pergjumurit te rendomte..nuk i shkon..

    pra merua..sic e kemi thene ka hyre shum thelle ne udhen e drucit..me fal dreqit..
    nuk e dinte ky rrufjan se as erion bracja nuk u be i besushem me variantin..mu dogj benzi..o lele..

    i ben piu piu bemeveja e merua nuku e ve ujin ne zjarr..

    e mer mero qe u merofsh..


    turp..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-01-2009 më 18:24

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ty te ka lene mendja o i zi.
    Ai shkrimi lart e provoka qe e ka djegur vete makinen Merua?
    Per zotin ben mire qe te vesh te psikiatri qe te te heqe obsesionin e altineve causheve ramave, braceve, e ku di une cfare emrash permend ti ne cdo shkrim. Ve bast se vetem prej teje emri altin (qe une se di fare ceshte) e caush eshte shkruar 1 milion here vetem ne kete sit.
    Ishalla hyn ne radhen e njerezve me logjike.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    shum keq , shum keq, ket nuk e bens hteti, shteti ka mundesi tjera ketu luhet tjeter loje e pist...
    mjer per gazetarin i shkreti .......ngushllime gazetaris dhe familes ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    shum keq , shum keq, ket nuk e bens hteti, shteti ka mundesi tjera ketu luhet tjeter loje e pist...
    mjer per gazetarin i shkreti .......ngushllime gazetaris dhe familes ....


    Lexoje pak temen per cfar behet fjal.. se nuk ngordhi jo.. Mero.. por vetem makina i ju dogj... qe e beri vet.. e mjer ai Sigurim i makines qe ka per tja pagu gjith te re.. se sme vjen keq prej ketij jo.


    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #14
    Dr
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Mua me vjen shume keq shume keq jo vetem per Meron po per kedo qe perballohet me keto rrugacerira. Me kujtohet kur u shemb shteti i lulelakres te Salihit, dhe meqe prinderit e mi ishin dentista, na merrnin ne telefon per te vene gjobe, ankthi i pasigurise eshte shume i keq.
    Megjithate, i uroj Meros ta kaloje sa me lehte kete periudhe me kuislingat e pds.

  15. #15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mbaj mend sesi Merua i Bazes ne vitin 97 botoi nje liber qe shpesh e kam etiketuar si vazhdim i vepres se Enver Hoxhes, "Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine". Lexojeni dhe bo te me besoni.Aq shume u lodh Mero Ziu per te na bindur se Amerikanet e viteve 97 nuk e donin Shqiperine dhe se Sali Berisha syshqiponje nuk u ishte nenshtruar. Nuk po vazhdoj me tej. Le te vijme ne vitin 2005 kur Merua i Bazes ne Gjirokaster rrihet me Gjolek Malajn, ish kryetar i komitetit te shpetimit (shkatrimit) te Gjirokastres dhe Tepelenes. Mbaj mend se Meros i kishte rrjedhur gja nga hunda dhe ne qafe i kishin vendosur nje qafore per te mbajtur qafen te palevizur, thua kishte bere aksident me makine.Erdhen dhe e moren me helikopter, a thua ishte ne rezik serioz per jeten. Gjoleken e arestuan dhe pas disa muajsh Merua na e terheq denoncimin se ishte rahur nga Gjoleka, kuptohet te dy nga Tepelena dhe kumbari Gramoz Ruci e bekoi pajtimin e te dyve.
    Pastaj pakujtuar Merua na doli opozita brenda pozites. Ne karieren e tij i diplomuar si inxhinier nafte, beri ca kohe stazh si korespodent i Zerit te Amerikes dhe na doli analisti i shquar. Mbaj mend ne 2005 ishte jo nje bashkepuntor i Berishes ( sikunder proklamohet) por nje ushtar i verber ne duart e Berishes. Pse filloi metamorfoza Mero Baze?
    Nevitin 2001 Merua ishte kandidat per deputet ne zonen e Durresit kunder PS. Aty nga 2006 i dolen petet byrekut qe Merua e kishte shitur rezultatin kundrejt rivalit te PS-se dhe ne PD Merua nuk u pa me sy te mire.Ketu filloi ftohja e madhe. Doktori kundrej nje naftetari qe shet veten si simbol i fjales se lire. Doktori nuk i dha ndonje pjese nga torta e pushtetit dhe ujku kur nuk ha ulerin. Keshtu edhe Merua, nuk mori post dhe filloi ulerimen.
    Doktori e mbajti per 15 vjet Meron ne gji, dhe Merua si ai gjarpri i fabules ngrohet, rotullohet dhe kafshon ate qe e ngrohu.
    Si perfundim Mero Baze eshte nje sahanlepires qe eshte duke shkuar aty ku ka leng dhe kocka per te lepire.
    Makinen e ka djegur vete , thjesht per show dhe per tu treguar si hero i medias se lire.Fundja te siguruar e kishte makinen dhe sigurimet thone se i paguajne demet.Rezik qe te ngelet pa BMW i Ziu Mero i Bazes
    Skenari i makines se Mero Bazes eshte si djegia e zyrave te gazetes Kohja Jone ne 97.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 02-01-2009 më 00:29
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,400
    Postimet në Bllog
    17
    Pak rendesi ka nese e vuri vete Mero apo ia kane vene te tjeret zjarrin makines. Ajo qe ka rendesi eshte qe shteti e policia duhet te zbardhe ngjarjen, e te ndeshkoje zjarrvenesit.

    Albo

  17. #17
    Akoma si kane gjetur fajtoret e Gerdecit, jo me te gjejne kush i vuri zjarrin makines se Mero Bazes

  18. #18
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    qeveria jone e kap lepurin me qerre or ti....................

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pako per vit te ri nga erion bracja.. ka qene kjo djegje kerri per meron baze..

    e ka ditur mire merua kte pune..prandaj dhe e ka pritur lajmin e paraditur qe me kohe .. si nje " i pergjumur i rendomte"..

    belami..

    sa per ato cka ka shkruar merua ne librin e tij dikur.. ato qendrojne.. e skan fare afrime me librat me rrena te enver hoxhes..
    mariza lino ishte "caushja" nr 1 e atij revolucionit bolshevik zabito enverist luizo kanibalist e pike..
    perseri ajo po e kerkon 97 ten..

    ka nje luft besoj ne mes amerikanve te vertete ne department dhe kimfilbistave ne ato zyrakoridore.. te administrates amerikane..
    u ndje shqetsimi i kimfilbistave dhe tani me rastin e dosjeve..

    pra te themi cka eshte per nje vip si merua..
    merua athere ishte ylli i gazetarise se guximshme.. prandaj dhe e rrahen bizhgat e gjolek rucet..

    se cndodhi me meron.. mbas 2005-ses ajo vlen te dhiskutonet..

    te gjithe ndryshojne..

  20. #20
    Te tilla akte cenojne rende demokracine, por ky akt eshte i dyshimte. Ktu behet fjale me shume per qejfmbetje sesa per cenim te fjales se lire.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  2. Viti, shpërthen makina në qendër të qytetit, vdesin polici dhe i vellai
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 11:59
  3. Nje shqiptar, zgjidhet si gazetari me i mire grek
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 16:53
  4. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 06:01
  5. Mazher Mahmood, gazetari që fut në kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •