Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Skėnder Sallaku

    E morėt vesh kėtė tė fundit tė Skėnder Sallakut?


    Humor nė... fije tė perit


    ...e qeshura, apo humori ėshtė njė mjet apo si i thonė ndryshe, njė armė kundėr padrejtėsisė, ndrydhjes, shtypjes dhe egėrsisė sė tė fortėve. Si e tillė, e qeshura nga njė anė ėshtė e rrezikshme pėr ata qė bėhen qesharakė, pasi fillon tė bjerė pushteti i tyre, dhe nga ana tjetėr ėshtė e rrezikshme edhe pėr ata qė qeshin, pasi dėnohen ashpėr nga qesharakėt. Ai qė ka prodhuar tė qeshurėn e thjeshtė, shpesh ka pėrfunduar nė oborret e sundimtarėve, si njė klloun pėr tė zbavitur oborrtarėt. Skėnder Sallaku me personalitetin e tij artistik, nuk mund tė arrinte kėtu. I shquari Skėnder vėrtet i bėnte pėr tė qeshur njerėzit e pushtetit nė ndonjė mbrėmje feste, por po kėta qė qeshnin aty pėr aty, kur ktheheshin nė shtėpi ngrysnin vetullat: "More, ai Skėnderi me ē'kuptim i tha ato fjalė?" Me kėtė dua tė them se Skėnder Sallaku, duke mos e thjeshtėzuar humorin dhe duke i ruajtur anėn sociale dhe politike tė tij, e mbrojti veten nga kllounizmi oborrtar dhe u bė figurė tepėr e pėrhapur popullore. Njerėzit nė atė kohė, kur ai ishte nė kulmin e lulėzimit, kur dėgjonin ndonjė thėnie, flisnin "ja ēfarė i tha filan ministri Skėnder Sallaku". Kjo thėnie mund tė mos ishte e Skėnder Sallakut, por njerėzit ia atribuonin atij, pasi ai kishte marrė famėn e kėtyre lloj thėnieve. Njė dukuri e tillė ndodh edhe me qytetet. Sa barcaleta kemi dėgjuar qė mbajnė autorėsinė e Shkodrės! "Kėtė e kanė thėnė shkodranėt", pėshpėrisnin njerėzit... Dritėro Agolli


    Njė mbrėmje dhjetori, regjisori ishte duke punuar mbi njė skeē tė shkurtėr me disa personazhe, qė pėrgatitej pėr Koncertin e Natės sė Vitit tė Ri 1978, nė televizion. Aktorėt ishin kthyer nga njė pushim i shkurtėr. U ul nė tryezėn e drejtuesit dhe sa po bėhej gati tė pyeste pėrse po vonohej Skėnderi, ai u duk te dera. U fut me nxitim duke qeshur, pa edhe njė herė nė korridor para se tė mbyllte derėn mirė dhe u afrua tek shokėt, pa e ndalur gazin.

    - U vonova se po u tregoja dy shokėve, nuk di a ju a kam treguar dhe juve, atė pėr Plenumin e fundit tė Komitetit Qendror, filloi tė rrėfejė Sallaku. E vazhdoi: Nė mes tė punimeve tė Plenumit, shoku Enver e kishte ndjerė veten keq. Vrapuan mjekėt, e hoqėn me urgjencė dhe punimet e plenumit u ndėrprenė. Por asnjėri nuk largohej nga salla. Meraku pėr shėndetin e shokut Enver ishte i madh.

    Nė njė farė kohe hyri mjeku personal i shokut Enver dhe u vendos njė qetėsi absolute.

    - Vend pėr panik nuk ka, kishte njoftuar mjeku, - por shoku Enver ėshtė tepėr rėndė. Ekipi ynė i mjekėve, mendon se i duhet vėnė njė zemėr tjetėr. Tani ne atė zemėr nuk e kemi kėtu, por nga kartelat tuaja, e dijmė se qė tė gjitha zemrat tuaja janė tė pėrshtatshme. Kush del vullnetar e tė na japė zemrėn e tij pėr Komandantin?

    Si me sustė, gjithė anėtarėt e plenumit nė sallė kanė ngritur duart. Ishte nji shfaqje prekėse, emocionante. Byroja Politike e pėrlotur, kish bėrė njė konsultė dhe kish marrė njė vendim qė pat dalė ta komunikonte Mehmet Shehu.

    - Tė gjithė ne duam t'i japim zemrat tona. Tė gjithė duam tė vdesim pėr tė, - kish thėnė Mehmeti, - por vetėm njėra nga zemrat tona kėrkohet, se njė zemėr bėn punė. Ne si udhėheqje, mendojmė tė fikim dritat e sallės sė Plenumit dhe tė lėshojmė njė pėllumb, i cili ėshtė mėsuar qė kur tė lodhet t'u ulet njerėzve mbi supe. Hapim dritat, shohim mbi cilin sup ėshtė ulur pėllumbi, ai shok apo ajo shoqe, do tė ketė fatin, nderin, lavdinė, tė falė zemrėn dhe qė nga ky ēast, edhe jetėn pėr udhėheqėsin tonė tė ndritur.

    Shpėrthyen duartrokitjet. U fikėn dritat e u lėshua pėllumbi.

    Filluan tė dėgjohen llapashitjet e krahėve tė tij. Pastaj befas, kur pėllumbit i erdhi koha tė ulej e po kėrkonte ndonjė sup, nė errėsirė dėgjoheshin pėshpėrima tė ējerra e zėra tė ndryshėm:

    - "Shsh! Yha! ... Plaē!.. Hiqmu shejtan! ..Shshsh!... Ē'm'u qep mua, ky dreq!"


    Njė fėmijė bėri njė prapėsi dhe e ėma nuk duroi, por iu turr me tė shara dhe mallkime:

    - Oh ty tė qoftė harram qumėshti i nėnės!

    I ati qė ishte aty, desh ta ndreqte llafin:

    - Qumėshti i babės, i thuaj moj grua, ai ėshtė mallkim i fortė!

    E lanė djalin dhe nisėn prindėt tė zihen me njėri-tjetrin.

    - Tė qoftė harram qumėshti i nėnės thonė, - tha gruaja.

    - I kanė thėnė pėrpara, - tha i shoqi, - por tani ka ndryshuar. Nėna nėntė muaj qumėsht i jep fėmijės, kurse unė kam nėntė vjet qė zė rradhė pėr qumėsht pėr tė, qė mė dy tė mėngjesit!...


    * * *

    Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, i kishte shtruar njė drekė pune, Shefit tė Shtabit tė Ushtrisė sė Kinės, Pao Y, qė kishte ardhur nė Shqipėri nė krye tė njė delegacioni.

    Balluku vė re se mysafiri kinez po mundohet prej njė gjysėm ore tė presė me thikė njėrėn nga copat e mishit nė tavėn e kosit.

    Nuk e pret dot, heq dorė, pret fare kollaj njė copė tjetėr dhe prapė me kėmbėngulje, kinezi i kthehet tė parės, qė as nuk i hyn piruni e as nuk e pret thika.

    Kur Shefi Pao i kthehet kokės sė mishit pėr herė tė tretė, Beqiri nuk duron mė dhe i thotė pėrkthyesit:

    -I thuaj shokut Pao, tė mos lodhet kot. Ajo copė nuk ėshtė mish. Ėshtė njė mikrofon qė e kanė vėnė ēunat e Kadri Hazbiut nga Ministria e Brendshme!..

    ..................................


    Njė muaj, asnjė letėr nuk sillnin postierėt! Hej dreq, ēfarė po ndodhte?!... U shqetėsua vetė i madhi dhe thirri drejtorin e postave, qė e kishte njeriun e vet dhe i tha:

    - Do tė mė thuash tė vėrtetėn. Mos nuk i blejnė njerėzit pullat me fytyrėn time?

    - I blejnė edhe shumė, o shoku Enver, - i tha drejtori, - por e do copė ti? Pullat nuk ngjitin, se njerėzit nė vend qė t'i pėshtyjnė ato nga prapa, nga kemi vėnė ngjitėsen, i pėshtyjnė kėtej nga tė kemi vėnė fytyrėn!...


    .............................


    Nė njė nga rajonet e Policisė tė Tiranės, janė mbledhur tė arrestuarit e mbrėmjes dhe presin pyetjet e para pėr shkeljet ligjore qė kanė bėrė: dikush ėshtė zėnė, duke vjedhur, njė i dehur ka zbrazur parrulla kundėr pushtetit, dikush ėshtė spiunuar pėr dėgjim radiostacionesh tė huaja.

    Njėri prej tyre ėshtė zėnė duke urinuar nė park. Ai nuk bėn shoqėri me asnjė nga ata qė ka mbledhur aty policia. (E sidomos nuk u afrohet hiē atyre qė janė thirrur pėr shkaqe politike e tani i ka zėnė llahtara qė kėtu, nė paradhomė).

    Ky bėn vetėm varavinga nė sallėn e grumbullimit tė shkelėsve tė rendit dhe mban tė nxjerrė nga e ēara e pantallonave....

    E mban atė pa turp jashtė, madje dhe kujdeset qė tė duket sa mė mirė, e sa mė qartė.

    - Pėrse tė kanė zėnė ty? -e pyet dikush.

    - Po bėja ujėt e hollė nė Parkun e Rinisė. Aty paskej qenė e ndaluar...

    - Po... atė mikun, pse po e mban jashtė?

    - Dua t'i kemi gjėrat aēik. Kėtu kanė sjellė plot tė arrestuar pėr vjedhje, pėr politikė, pėr agjitacion e propagandė kundėr qeverisė... Unė nuk dua tė ngatėrrohem. Me kėtė mė zunė, kėshtu po rri. Jashtė do ta mbaj! Atė krim kam bėrė e ky ėshtė mjeti i krimit!.. Ta marrin vesh tė tėrė qė nuk jam kėtu pėr politikė!...


    Njė kolegu i tij, gjithashtu i nderuar me titullin "Artist i Popullit", - njė shpikje e vjetėr ruse kjo, pėr tė ngopur me lugė tė zbrazur artistėt mė tė shquar, - mendoi nė mbarim tė shfaqjes tė njė premiere tė re, t'i jepte urime Skėnderit dhe shokėve tė tij. Ai kaloi nė prapaskenė nė mes tė punėtorėve qė hiqnin dekoret e mblidhnin litarėt pėr tė nesėrmen dhe pyeti pėr dhomat e zhveshjes.

    Skėnderi gjendej para pasqyrės, duke hequr makiazhin, ndėrsa plot kolegė tė tjerė qė ishin ndodhur nė premierė komentonin me zhurmė shfaqjen. Aktorė tė Estradės qė po hiqnin e rradhitnin kostumet, hynin e dilnin me zor nė kabinėn, ku nuk gjeje vend tė hidhje kokrėn e mollės. Artisti qė thamė, ēau me peshėn e titullit tė tij deri tek Skėnderi dhe e uroi. Ai desh qė nga lartėsia e titullit tė tij, tė bėnte flakė pėr flakė edhe dy-tri vėrejtje. Natyrisht nuk ia bėnte ato personalisht Skėnderit, qė ishte gjithashtu me tė njėjtin titull, por le tė dėgjonin tė gjithė me atė rast.

    Nė kabinė u vendos qetėsia dhe tė gjithė dėgjonin se si kolegu i lartė fliste pėr mangėsitė e pjesėve tė veēanta tė repertorit dhe nevojėn qė mė shumė shqetėsime tė jetės shoqėrore duhej tė ishin prekur. Tė pranishmit shihnin Skėnderin qė po i pranonte vėrejtjet, duke tundur kokėn si nxėnėsi para mėsuesit.

    - Unė, -tha kolegu i jashtėm, - flas pėr ato pak tė meta, qė ju vetė mund t'i keni njohur edhe do tė isha vėrtet i lumtur t'ju a kishte vėnė nė dukje edhe ndokush tjetėr, qė tė mos isha unė i pari.

    - Jo se ta bėj qefin, - i tha Skėnderi, - por ekzaktėsisht tė njėjtat vėrejtje na i ka vėnė nė dukje edhe shoku Enver!...

    "Artisti i Popullit" nuk po u besonte veshėve. I dukej e pamundur, qė i pari i vendit tė kish ardhur para premierės dhe ta kish parė kėtė shfaqje, ta zemė, nė njė provė gjenerale! Jo, natyrisht ishte e pabesueshme!

    - Kush, kush, ju a ka bėrė vėrejtjet e mia?!!

    - Shoku Enver, - ia pėrsėriti Skėnderi, duke ngulur kėmbė nė ato qė tha e kur u sigurua qė habija u kish rėnė tė gjithėve me tokmak nė kokė, nxitoi tė shtonte: - Enveri, Enveri! Kolegu ynė, shoku Enver, Bukri, qė e kemi kėtu kryetar tė Bashkimeve Profesionale tė Estradės!


    Ėshtė koha kur pas ndryshimeve nė vend, ethet e trashėgimive kishin zėnė milionat e shqiptarėve. Skėnderi, hap fjalėn se ka gjetur njė zarf tė lėnė nga i ati me mbishkrimin "Trashėgimia ime. Tė hapet 20 vjet mbas vdekjes". Arrin tė sajojė njė zarf tė zverdhur qė e nxjerr dy javė rresht, pėr ditė nga sirtari me kyē pėr t'ua treguar tė vėllezėrve qė duan ta shohin, duke i lutur ata tė ftohin orekset, se ja 20-vjetori mbushet me ditė, e nuk ėshtė mirė qė porosia e tė ndjerit, tė shkelet pėr pak gjė.

    Ditėn e 20 dhjetorit, motra dhe vėllezėrit, shoqėruar nga bashkėshortėt, tė gjithė veshur mė mirė se ndonjėherė, vijnė ta kujtojnė tė atin tek Skėnderi, i cili e le hapjen e zarfit pėr nė fund, pasi tė jenė shpenzuar tėrė psherėtimat dhe tė jenė zėnė nė gojė tėrė kujtimet e ėmbla pėr plakun Sallaku. Me duar qė i dridhen, nė mes tė qetėsisė solemne, Skėnderi hap letrėn e vjetėruar nga koha dhe fillon tė lexojė:

    "Unė Reshit Sallaku, me vullnet tė plotė nėnshkruaj para noterit Kristo Pėndavinji, dėshirėn time pėr tė lėnė pasuritė qė do tė shpėrndahen pas vdekjes. Vajzės, me qė ėshtė e martuar nuk i lė asgjė. Kurse shtatė djemve u lė shtatė brisqe qė tė rruajnė..."

    Solemniteti shkrihet menjėherė. Duke sharė Skėnderin pėr karagjozllėkun e tij, vėllezėrit marrin gratė dhe bėhen def. Skėnderi mban brinjėt nga gazi e u justifikohet mė pas, se tė mos kish qenė ai zarf i zverdhur, pėrvjetori i vdekjes sė Shit Sallakut as qė do tė ish kujtuar!...


    Ka qenė vigjilje e njė feste tė Bajramit qė binte nė dimėr. Njė nga tezet e Skėnderit, Timja, desh tė shkonte nė banjė e befas u kthye menjėherė qė andej me njė sapllake nė dorė, duke u ankuar se uji, me tė cilin ajo do tė duhej tė lahej pasi tė kryente nevojat, ishte i ftohtė akull. Midja e pat kėshilluar tė merrte nga ujrat e ngrohta qė ndodheshin nėpėr ibrikėt pėrmbi sobė. Skėnderi u ngrit vullnetarisht t'ia bėnte kėtė shėrbim tezes dhe, ndėrsa tė dyja gratė bisedonin, Skėnderi vendosi befas tė provonte tė hidhte nė sapllake njė lėndė tė re nė vend tė ujit: shėrbetin e bakllavasė, qė sapo kish filluar tė ftohej. E mbushi sapllaken plot dhe ia zgjati tezes. Ajo e mori dhe pasi i pėrkėdheli me ėmbėlsi kokėn kėtij ėngjėlli tė vogėl, u fut nė banjė. Nuk zgjati shumė dhe vėrshuan tė sharat dhe mallkimet... Teze Timja ishte larė mirė e bukur, por kur desh tė fshihej, nuk i shqitej peshqiri. Kur doli tezja dhe kallzoi se ēfarė e kishte gjetur, djali u shfajėsua se e pat bėrė atė gabim padashur, por aha!

    Tani jo vetėm Timja nuk pushonte sė mallkuari, por mė e padurueshme qe bėrė gjyshja e Skėnderit. Nuk i bėhej vonė pėr tezen e tij, por qante me pikė tė lotit sherbetin e humbur tė bakllavasė sė Bajramit, qė kish ėmbėlsuar prapanicat e tezes...


    Kėtė poshtėrsi teze Timja ia kujtonte gjithnjė e me mė shumė mėri, sa mė tepėr qė bindej se kėtij ēunaku kėto lloj prapėsirash kishin filluar t'i hynin pėr zemėr. Dhe qe e vėrtetė, se tė tilla ai nisi tė bėnte pėrditė.

    Po kjo teze, disa vite mė pas, ka dhe njė histori tjetėr jo vetėm me Skėnderin, por pėr dreq edhe me banjėn. Kėtė rradhė me banjėn nė shtėpinė e saj.

    Tezja, ca muaj mė parė, pat operuar zorrėn e verbėr dhe u ankohej grave, se e prera nė fundin e djathtė tė barkut kish qenė mė e madhe, se sa e bėnin kirurgėt zakonisht, kur hiqnin apendisitin. Gratė e qetėsonin, se e prera edhe pse le shėnjė, nė fund tė fundit, e le nė njė vėnd qė askush nuk do ta shihte, pėrveē njė njeriu qė e kish me ferman tė prekte deri nė ato anė... Ehu, ha, nė fund tė barkut, nė rėzė tė kofshės, ajo gjurmė edhe nė plazh mbetet gjithnjė e mbuluar, jo mė qė Timja nuk para shkonte nė rėrat e Durrėsit!

    Dy-tre muaj pas operimit, Skėnderi i pat ardhur asaj njė ditė nė shtėpi t'i sillte njė pako kafe dhe njerėzit e shtėpisė i thanė se tezja po lahej. Djali nuk kish kohė tė priste daljen e saj nga banja dhe shkoi ta pėrshėndeste qė prapa derės.

    Deri vonė banjat shqiptare, tė asaj kohe nė familje, kanė qenė primitive, pa vaska, dushe, perde plastmasi...

    Skėnderi dėgjoi sapllaken qė krokėllinte nėpėr buzėt e kazanit dhe pastaj ujin qė i zbriste Times mbi kokė, i rrėshqiste mbi trup e pėrplasej me bėrdaf, mbi pllakat e banjės.

    - Teze!-bėrtiti djali nga jashtė. Nė banjė ra qetėsia.

    - Kush o?

    - Skėnderi, jam Skėnderi!.. Tė pruna pak kafe e nuk rri dot ma shumė.

    - U mor' ēun mė rrofsh! Po prit se ja, mbarova!

    -Jo, jo. Po iki.

    Dhe aty ngatėrrestari vendosi ta bėnte tezen tė pėrdridhej lakuriq. Dera ishte e kuptosur mirė, dėrrasat e saj ishin tė puthitura dhe tė lyera me bojė tė trashė. Nuk kish nė to asnjė brimė ēelėsi, ku Skėnderi tė desh tė vinte syrin. Bile ai as nuk do ta merrte atė mundim, por vendosi t'ia shtinte nė punė tezes pėrfytyrimin.

    -Qyqja mi' teze!-klithi befas nipi me gojėn ngjitur tek dera e banjės. Ēfarė tė paskan punu kėshtu, ata kasapėt mi'?!

    - Kush me'?

    - Ata doktorat, qė tė hoqėn zorrėn qorre! Sa gjatė tė paskan pre!

    -Qyqja me' ēuno!... - Tezja brėnda dukej nė hutim tė plotė. Djali e pėrfytyronte tezen, duke mbuluar pjesėt e turpshme, por dy duar ishin pak pėr tė gjorėn grua.

    - Pri' ka po mshef t'i, mor maskara?

    - Uuuu, ēfarė vize! - vazhdoi Skėnderi djallėzinė, i mbėshtetur me kurriz tek dera e banjės vetėm, duke pėrfytyruar me siguri se ē'bėnte gruaja brenda.

    - Ik mor pis! - uluriti tezja.

    - Hiqi, mi'teze, duart prej andej, se unė ē'pata pėr tė parė, e pashė!

    Tezja brenda dukej e llahtarisur. Skėnderi dėgjonte pėrplasjet nė derė dhe me sytė e mendjes shihte se si duke hapur peshqirin e madh sa gjatė gjėrė, ajo pėrpiqej tė mbulonte derėn pėr tė zėnė ndonjė brimė, tė cilėn as ajo nuk e dinte saktėsisht ku ndodhej e si u paskej shpėtuar. E ashtu gjithė mornica, gruaja e gjorė gati po e ēante portėn me grushta, duke uluritur:

    - A ka njeri aty me ma hekė kėtė pisin e Shit Sallakut, se kam pėr ta vraaaaa!..


    Njė ēift po dilte nė qytet. Rruga ishte e gjatė, por edhe ditė vere e nxehtė. Para tyre ndodhej njė pemė dhe ata bashkė vendosin m'u ul nėn tė.

    Pas njė farė kohe gruaja ēon kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep mė sqep dhe i thotė tė shoqit:

    - Mor burrė ēa janė ka bajnė njata zogj atje lart?

    I shoqi: - Janė ka puthen.

    Gruaja: - Po pse nuk mė puth edhe t'i mua?

    Burri ia kthen: - Po kush dreqin hyp atje nalt.


    Njė ditė kishte Ajnshtajni konferencė pėr shtyp. Rrugės i thotė shoferi i vet:

    - A tė shkoj njė herė vetė, pasi gjatė kėsaj kohe qė kam ndejtur pranė teje, kam mėsuar ca gjėra nga fizika.

    -Mirė, - thotė Ajnshtajni, dhe bėhet vetė shofer.

    Minutat e para tė konferencės, shoferit po i ecte mirė, por mė pas, gazetarėt filluan tė bėjnė pyetje tė vėshtira. Pėr tė shpėtuar nga ky siklet, shoferi u thotė:

    - Kėto pyetje qenkan kaq tė lehta, sa po shkoj tė thėras shoferin tim t'ua shpegoj.




    Do djem, po gacmoshin nji vajzė, e cila kishte veshė ēorape me figura nė formė bakllave. Por kjo ishte e pėrditshme. Fjalėt ishin: "Ēdo tė hamė sonte? Bakllavė!..."

    Mirėpo vajza u mėrzit pėr ēdo ditė, i njėjti avaz. Njė ditė kur djemtė po i thoshin: "Ēdo tė hamė sonte bakllavė", ajo kthehet e u thotė:

    - Po mirė mor ēuna vetėm tek bakllava ju rri mendja?

    Djemtė: - Po.

    Vajza: - Ēfarė budadhenjsh?

    Djemtė: - Pse?...

    Vajza: - Se po tė ngjiteni ma nalt do hanit kadaif...


    Njė ditė nė klasė mėsuesja e vizatimit u thotė nxėnėsve:

    -Sot, do tė vizatoni diēka rreth natyrės dhe kush mbaron i pari do tė marrė dhjetė.

    Pas pesė minutash, njė djalė shkon te ajo dhe i tregon njė fletė bosh. Mėsuesja e nxehur i bėrtet dhe i thotė: Idiot! Pse tallesh? Ēfarė ke vizatuar?

    Nxėnėsi i pėrgjigjet:

    - Mėsuese kam vizatuar njė lopė nė njė lėndinė duke ngrėnė bar.

    Mėsuesja e pyet: -Po ku e ke?

    Nxėnėsi:-Lopa hėngri barin, u mėrzit dhe iku...



    Njė ēoban me bagėti ishte afėr nji prronit. Po binte shi pa masė. Mbas nji farė kohe prroni po fillon m'u shtu e me u shtu... Befas, ēobani ndin nji za:

    "- U mbyta, u mbyta..."

    Vrapon bariu nė drejtim tė zanit, kur shef nji vajzė qė kishte mbet nė prrua. E ndihmon atė dhe mbas pak vajza i thotė atij se si mund t'ia shpėrblente, pasi i shpėtoi jetėn.

    Bariu i thotė se nuk do asgja. Atėherė vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshė. Kur shkon tek mbathjet vajza i thotė bariut:

    -Edhe ito kanė mbetė!,- dhe fillon me i heqė edhe ato...

    Por bariu shumė zemėr gjanė e ndėrpret, duke i thėnė: - A din ēa? Mos i heq fare se me bijnė tė mėdhaja...


    ...................................

    Ishte njė polic me shefin e tij, tė cilėt e kaluan natėn nė njė hotel. Polici donte tė zgjohej herėt nė mėngjes dhe e porosit pronarin e hotelit, ta zgjojė nė mėngjes herėt. Sapo zbardh drita, pronari i hotelit e zgjon policin, por nė atė moment nuk kishte drita dhe polici ngaqė ishte errėsirė, vesh rrobat e shefit tė vet.

    Kur hipėn nė tren shikon veten nė pasqyrė dhe thotė me vete:

    - Oh sa budalla, ky pronari i hotelit. Nė vend qė tė mė zgjojė mua nga gjumi, ka zgjuar shefin tim.


    Dy polica po ecnin nė njė rrugė. Nė njė moment shohin njė fėmijė, duke pirė cigare edhe e pyesin.

    - Nė ēfarė klase je?

    - Nė klasė tė dytė.

    Njeri nga ata fillon ta qortoj...kurse tjetri i thotė:

    - Po pse e qorton lėre... edhe ti mė ke thėnė qė pije cigare nė klasė tė dytė. Apo jo?

    - Po, po! Por unė isha 18 vjeē.




    Njė polic shkon nė farmaci dhe i thotė farmacistes mė bėj njė byrek me spinaq.

    Ajo, i thotė qė ėshtė farmaci dhe jo byrektore. Ai sikur tė mos dėgjonte nga veshėt kėmbėngul, duke i kėrkuar pėrsėri byrek me spinaq.

    Ajo e tronditur merr shefin e policisė dhe i thotė qė ka ardhur njė polic qė kėrkon byrek me spinaq.

    Ai i kthehet farmacistes dhe i thotė: "Po jepi njė byrek me gjizė se polic ėshtė..."


    Dy ēifte shkojnė nė hotel. Njėri prej ēifteve ishte shkurtabiq. Marrin dhomat pranė njėri-tjetrit dhe nė darkė shtrihen pėr tė fjetur. Kalon gjysėm ore dhe ēifti normal nė shtatlartėsi, dėgjon nga dhoma tjetėr:

    - O, o, o, o...

    Kaluam dy-tre ore dhe u bezdis shumė nga ato rėnkime. -Po shkoj andej, - i thotė gruas. Shkon nga dhoma tjetėr dhe gjithė inat i drejtohet:

    - O vėlla, mir bėn qef, po mos na shqetėso neve tė tjerėve!

    - Ēfarė qefi thua t'i ore, unė kam gjithė natėn e s'po ngjitem dot nė krevat...


    Njė taksist po qėndronte nė rrugė. I afrohet njė vajzė nudo dhe i kėrkon ta ēoj diku, nė njė vend.

    Gjithė rrugės taksisti, shihte vajzėn nga pasqyra.

    Vajza e nervozuar i thotė:

    - Ēfarė ke qė shikon xhaxha?! Demokraci ėshtė dhe bėj ē'tė dua!

    - Jo mi t'keqen jo! Po kam hallin ku i ke vėnė paratė pėr tė paguar taksinė.


    Njė dit treni ishte i mbushur plot e pėrplot dhe njė vajzė, u lodh nė kėmbė dhe i thotė njė ēuni:

    - Tė ulem pak nė prehrin tėnd se u lodha.

    Por, ēuni i tha qė ėshtė turp. Ndėrkohė, vajza ia kthehu qė s'kam unė turp, paske ti?! Ēuni pranoi, por mbas pak ēastesh, u vu nė siklet dhe i thotė:

    - Goce, ēohu pak, sa tė marr paketėn...

    Mbas pak, ēohu qė tė marr pak ēakmakun...

    Mbas pak, ēohu qė t'i fus pak nė xhep...

    Aty pėrballė ishte njė xhaje dhe ndėrhyn:

    - Oj goce, hajde ulu te xhaja, se kam dhjetė vjet qe se pi cigaren.


    Njė patriot ishte burgosur nė Tiranė pėr "faje politike". Aso kohe ishte ministėr i Punėve tė Brendeshme, Mehdi Frashėri.

    Njė ditė ky shkon tė vizitojė burgun. Patrioti as qė tundet nga vendi. Atėherė Mehdiu i drejtohet dhe i thotė:

    - Mos u merzit se do tė zgjidhet dhe puna jote.

    - Jo zoti ministėr - i thotė ky - vetėm mė vjen keq qė u kam zėnė vendin.


    U dėgjua qė firmat piramidale, do fillojnė tė ndajnė gjėra, nė vėnd tė lekėve qė kanė borxhe. Nė rradhė njėri pas tjetrit, njerėzit zgjidhnin ēfarė kishin dėshironin.

    Hyn i pari.? Ēfarė do? - e pyesin ata tė komisionit.

    -Shtėpi!

    OK! Shėnoja.

    Tė hyjė tjetri. Po ti ēfarė do?

    - Ju lutem, unė dua lesh pėr nė kokė se mė kanė rėnė krejt...

    - OK! Shėnoj dhe kėtij njė shtėpi.

    - O vėlla, po unė s'thashė shtėpi, tė thash lesh.

    - Po pse kėta tė tjerėt ēfarė do marrin?!


    Shkoi burri nė pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri sė shoqes pėr ta gatuar. Burri u kthye nė punėn e vet. E shoqja, qė paskish ndodhur llupėse, e poqi mirė e mirė mishin dhe e hėngri. Kur erdhi nė darkė i shoqi i tha:

    - Pa na e shtro atė mishin ta hamė.

    - U, mor burrė, atė e hėngri macja!

    - Mirė, ma sill macen kėtu ta peshoj.

    Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri tė shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atėherė i thotė tė shoqes:

    - Mirė qė mishi na qenka kėtu, po macja ku ėshtė?


    Njė kaubojs ndaloi para njė bari, lidhi kalin dhe hyri brenda pėr tė shuar etjen me njė birė. Pasi mbaroi birėn doli jashtė pėr tė vazhduar rrugėn, por pėr ēudi pa se kali i tij ishte zhdukur. I tėrbuar u kthye nė bar nxori pistoletėn qėlloi nė ajėr dhe ju tha klientėve qė ndodheshin brenda:

    - Kush nga ju mė ka vjedhur kalin. Nėqoftese, pasi unė tė pij njė birrė tjetėr dhe kali nuk gjendet, unė do ta bėj siē e bėra nė Teksas.

    Tė shqetėsuar klientėt dhe kamarierėt dolėn jashtė dhe filluan tė kėrkonin dhe mė nė fund e gjetėn kalin dhe u kthyen tė lehtėsuar.

    Kaubojsi, pasi piu birrėn, i hipi kalit kur sapo nisej dėgjoi njė nga kamarierėt qė t'i thoshte:

    - Na e thuaj ēfarė bėre nė Teksas?

    Kaubojsi, duke ikur thotė:

    - U ktheva nė kėmbė nė shtėpi.

    Duke udhėtuar nė njė avion, kapiteni ju thotė udhėtarėve qė kemi njė difekt tė rėndė, kėshtu qė i kemi shpresat tė pakta pėr tė shpėtuar. Njė zonjė e vjetėr nxori nga ēanta tė gjitha bizhuteritė qė kishte dhe filloi t'i vendoste. Ēfarė po bėni kėshtu i thotė shoqja qė kishte pranė. Po kur tė shikojnė njerėzit gjithė ato bizhuteri do tė mė nxjerein mua tė parėn. Shoqja e saj qė ishte nė krah ishte zezake dhe filloi qė tė hiqte rrobat.

    Ēfarė po bėni kėshtu i thotė e tmerruar tjetra?.

    Po kur njerėzit tė mė shikojnė mua do tė mė nxjerin tė parėn, se gjithmonė nė fillim kėrkohet kutia e zezė e avionit.


    Njė doktor kishte zbuluar njė mėnyrė pėr tė pėrcaktuar se sa herė kishte bėre sex njė person vetėm duke parė atė nė fytyrė.

    Pėr ta demonstruar zbulimin e tij, ai mblodhi nė njė sallė tė madhe shumė njerėz dhe ju tha atyre tė qeshnin.

    Duke parė tė qeshurėn e tyre, ai po pėrcaktonte shumė saktė teorinė e tij. Ndalon para njė burri, i cili po qeshte aq shumė sa goja i kishte vajtur vesh mė vesh. T'i i thotė doktori bėn njė herė nė ditė seks.

    - Jo i thotė burri dhe vazhdon tė qeshė.

    - Njė herė nė javė, vazhdon doktori.

    - Jo bėn me kokė burri dhe qesh akoma mė shumė.

    - Njė herė nė muaj, thotė doktori i nervozuar.

    Prapė, jo bėn burri dhe qesh.

    - Njė herė nė vit? pyet doktori po pse je kaq i gėzuar.

    - E gjete i thotė burri, por jam i gėzuar se sot ėshtė dita.

    Suplementi u pėrgatit nga Agron Sejamini

    rd

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallaku

    TIRANE-Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallaku.

    Emri:  SallakuSkenderProfile.jpg

Shikime: 2373

Madhėsia:  32.9 KB

    I konsideruar si njė prej ikonave tė humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohėt e fundit nga njė sėmundje e rėndė. Nė 10 ditėt e fundit gjendja e tij shėndetėsore u rėndua sė tepėrmi. Branda kėtij harku kohor ai kreu 3 ndėrhyrje kirurgjikale.

    Aktori i humorit mbylli sytė nė zbardhje tė ditės sė martė, sot mė 11 Shkurt.

    Skėnder Sallaku lindi nė Tiranė mė 25 janar 1935, dhe ėshtė konsideruar si njė nga aktorėt tanė tė humorit me skece dhe parodi tė ndryshme ai e ka bėrė publikun shqiptar tė qeshė me shpirt.

    Aktori ėshtė nderuar dhe me titullin e lartė ‘Artist i Popullit’.

    Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombėtar nė mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer njė kualifikim njė vjeēar nė Kinė, pranė cirkut tė Pekinit. Fillimisht filloi punė si profesionist nė Estradėn e Kufirit, mė pas si klloun akrobatik nė cirk, duke dhėnė njė kontribut tė papėrsėritshėm nė ecurinė e kėtij profili sa tė vėshtirė aq edhe tė bukur.

    balkanweb/
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    ngushellime
    sa te rinj vdesin njerezit tek ne, kur shikoj ketu qe njerezit ne moshen 95 vjecare vazhdojne ti cojne ne reanimacion!!!!!
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak


    u rritem me humorin e ketij

    rip

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Oh, sa gjynah po me vjen! Iu prehte shpirti ne parajse dhe ngushellime familjes!

    Po Fransua Miteranin pse s'e cuan tek ER yt,Marya, qe t'ia shpetoje jeten, se edhe ai shume i ri vdiq.
    Mundohu te thuash ndonje gje te mencur, o gru!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anėtarėsuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjes
    Me duket se po humbim te gjithe artistet e medhenj qe kemi.
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjareve
    i mrekullueshem ka ken
    me bani pershtypje i madhi zef deda qe po qante dhe tha qe vetem kur vdesin kujtoheni per artistat
    e tmerrshme po e vertet asht
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    B@NeS@XhIe Maska e B@Ne
    Anėtarėsuar
    04-01-2010
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    4,338

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjes/dashurve !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Citim Postuar mė parė nga Etna Etna Lexo Postimin
    Ngushellime familjes
    Me duket se po humbim te gjithe artistet e medhenj qe kemi.
    artista qe kane kenduar dhe recituar per shokun enver
    ah pika qe su bie juve

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    artista qe kane kenduar dhe recituar per shokun enver
    ah pika qe su bie juve
    Pika qė nuk ju bie juve , veni prapa doktorit qė mbante gjallė diktatorin tonė e nuk i fuste njė gjilpėrė. Turp tė kesh qė shprehesh nė kėtė mėnyrė pėr njė aktor kaq tė dashur pėr publikun ! Sa vjen dhe e kompletoj mendimin pėr ju tė Berishės...
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  11. #11

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    ngushellime
    sa te rinj vdesin njerezit tek ne, kur shikoj ketu qe njerezit ne moshen 95 vjecare vazhdojne ti cojne ne reanimacion!!!!!
    Po pyet Asa-t Oss-et tek ne ..., ka dhe 90-100 -vjeēare...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  12. #12
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    638

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ah i shkreti Skender. Kaq ishte. Fund, pergjithmone. Te shperdoruar pesembedhjete vjecarin e fundit aktoret humoriste se me sa duket shkrimtaret/skenaristet/rregjizoret i kemi pa nivel. Ja nje maratone humori shqiptar sonte per kujtim te Skender Sallakut.
    "Kto pershembull i kput ai neni per pervetsimin e burrave t'martum"

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skėnder Sallaku

    Vitore Sallaku: Skėnderi iku papritur, i mungonte skena

    NGA: FATMIRA NIKOLLI

    TIRANE-Shtėpia e "Artistit tė Popullit" Skėnder Sallaku, ndodhet diku pas shpinės sė ish-kafe "Florės". Emra tė njohur tė artit, nxitojnė hapat drejt saj pėr ngushėllime.

    Emri:  80589_1.jpg

Shikime: 1839

Madhėsia:  67.6 KB
    Nė apartamentin modest, me tri dhoma, salloni ėshtė i stolisur anė e kėnd me fotot e humoristit, i qeshur, nė skenė, nė momente pune. Nė kontrast me imazhet e paqta, qė rrezatojnė kohė tė lumtura, veshur me tė zeza, e shoqja Vitore Sallaku dhe e bija Denisa (Bilali), presin sypėrlotur e nėn pezm hyrdalėsit pėr ngushėllime. Ikona e humorit, u shua dje nė moshėn 79-vjeēare, rreth orės 03:30 tė mėngjesit, nė QSUT. Paēka moshės, familja ėshtė gjetur krejt e papėrgatitur pėr kėtė humbje. Deri 11 ditė mė parė, ai gėzonte shėndet tė plotė, qe energjik, qeshte, tregonte barcaleta e bėnte batuta, ashtu si njė riosh qė pėrpara ka edhe disa dekada. Merrte tė shoqen pėrkrahu dhe u drejtohej kafeneve pranė shtėpisė, takonin miqtė. Gjersa njė ditė, krejt padashur, u bė shėndetlig, duke e lėnė familjen nė mėnyrė tė beftė, 10 ditė pas ēastit kur e ndjeu veten keq krejt papritur, pa e ditur se sėmundja do ta vinte pėrfund. Qe njė pasdite e zymtė - u zgjua nga gjumi, me shqetėsime qė e ēuan drejt Urgjencės. Fytyra i qe zbehur, por ai nuk pranonte t'i pėrulej sėmundjes, duke e luftuar atė, gjer nė ēastin e fundmė, kur e humbi betejėn, pasi i kish lėnė mė herėt amanetet. "Iku nė paqe", na thotė Vitorja, sė cilės i kishte pohuar se ka qenė baba e gjysh i lumtur, si pėr t'i thėnė se e mori ē'deshi nga kjo jetė. E shoqja, (gjithashtu "Artiste e Merituar" e "Mjeshtre e Madhe"), rrėfen ditėt e tij tė fundit.

    Cilat qenė shenjat e para tė sėmundjes?
    Atė ditė nė fillim pati marrje mendsh. Vajza na dha para qė tė vinim nė shtėpi me taksi, por Skėnderi tha se do tė vinte nė shtėpi duke u mbajtur tek krahu im.
    A komunikonte me ju gjatė kėsaj kohe qė ishte nė spital?
    Pak. Ditėt e para jo, mė pas e mori pak veten dhe fliste, bisedonte, tregonte barcaleta, histori tė bukura, dhe na bėnte pėr tė qeshur si gjithnjė, jo vetėm ne, por edhe doktorėt, infermierėt e tė sėmurėt e tjerė qė ishin aty.
    A dinit tė ketė pasur ndonjė peng?
    Nuk ishte i pėrgatitur pėr tė ikur. Kjo ka qenė njė surprizė pėr atė dhe pėr ne. Ai kishte njė ulēer tė fshehur, qė nuk i kishte dhėnė asnjė shqetėsim deri mė tani. Unė, po, kam njė pishman qė do mė mbetet gjithė jetėn. Kam kohė qė merrem me monografinė e tij. Po e punoja dhe kisha menduar qė t'ia bėnim surprizė me rastin e 80-vjetorit tė lindjes, vitin tjetėr. Nuk i kisha treguar pėr tė, sepse doja ta gėzonim pėr ditėlindje. Nuk i shkonte ndėr mend qė mund tė ndodhte kjo, as neve jo. Mė vjen keq qė nuk e mori kėnaqėsinė ta shihte librin tė pėrfunduar.
    Sėmundja dhe ikja e tij qe e papritur edhe pėr ne. Ėshtė e rėndėsishme qė ditėt e fundit i kaloi i qetė.

    Ju, keni njė jetė me tė, qė kur ishit veēse adoleshente. Si ėshtė tė jesh pa tė?
    Ėshtė ende shumė shpejt ta them, por e ndjej se do jetė tmerrėsisht e vėshtirė. Ne, dilnim kudo bashkė, madje edhe pėr tė bėrė pazarin. Nėse dikush me shihte vetėm, do tė mė pyeste patjetėr, 'ku e ke Skėnderin, ku shkon pa tė?'. Mė shqetėson shumė kjo ndarje nė jetė me tė. Kemi punuar bashkė, nė shtėpi kemi ardhur bashkė, ishim bashkėshortė, kolegė dhe miq. Marrėdhėnien tonė ua injektuam edhe fėmijėve, lidhjen e fortė mes familjes.
    Cilat qenė fjalėt e tij tė fundme?
    Kur e pa veten keq, mė tha: 'Jam njė baba dhe gjysh i lumtur'. Nė kėtė kuptim, ne kemi pasur diēka tė veēantė.
    A i mungonte skena?
    Po, skena i mungonte shumė, edhe pse ne nuk dimė t'i vlerėsojmė artistėt. Unė nuk dua tė dal nė kėtė temė, sepse nuk mė pėlqen, absolutisht, se ne kemi qenė tė vlerėsuar. I mungonte skena sepse ishte energjik.
    Si do ta mbani mend atė?
    Ai ka qenė njė artist i mirė dhe shumė i ngarkuar me punė.
    Ka interpretuar nė variete, komedi. I ka treguar vlerat e tij nė tė gjitha fushat e artit. Nė estradė ishte aktor i parė, nė komedi ishte aktor i parė. Specializimi nė Kinė i dha hov nga ana artistike, pėr arsye se kishim profesorė artistėt mė tė mirė tė cirkut nė Kinė. Mėsoi pantonimėn, imitimet, xhongler, dhe ishte mė tepėr se njė akrobat. Ka punuar nė tė gjitha zhanret dhe ka qenė i suksesshėm.
    Me tė drejtė, Dritėroi tha se ėshtė njė nga gjigantėt e artit shqiptar nė drejtim tė humorit. Dritėroi u shpreh se "Skėnderi ėshtė si dinozaurėt, qė kanė qenė dikur dhe nuk harrohen as sot".
    A ka pasur probleme nė komunizėm?
    Jo, nė fakt neve na kanė dashur. Nė atė periudhė na e jepte publiku kėnaqėsinė.

    Denisa Sallaku: Ju rrėfej ditėt e fundit tė tim eti
    E bija e Skėnder Sallakut, Denisa, rrėfen kujtimet me tė atin, nė 11 ditėt e fundit tė jetės. Krejt e papėrgatitur pėr humbjen, ajo kujton se sėmundja u shfaq dhe e mori nė mėnyrė tė menjėhershme. "Babai ishte shumė mirė. Para 11 ditėsh, erdhi tė mė shihte mua nė shtėpi. Kishte tri ditė pa mė parė dhe ngaqė kishim marrėdhėnie shumė tė mira, erdhi tė mė takonte. Nuk rrinim larg njėri-tjetrit mė shumė se tri ditė", - tregon Denisa (Bilali). Ajo kujton se atė ditė e pa tė zbehtė. "Ishte pak i zbehur nė fytyrė dhe i thashė: 'baba, ti nuk je mirė', por ai mohoi tė kishte probleme. 'Jam shkėlqyeshėm, - mė tha. - Erdha tė tė takoja'. Mė pas, ėshtė kthyer nė shtėpi, ka ngrėnė drekė dhe ėshtė shtrirė pėr tė fjetur. Kur ėshtė zgjuar, qe ndjerė keq. Ka pasur hemorragji tė brendshme", - kujton ajo. Mbasi e dėrguan menjėherė nė Urgjencė dhe nė spital, Denisa nuk harron tė vlerėsojė stafin mjekėsor, qė treguan vėmendje maksimale, duke filluar nga mjekėt e deri tek infermierėt e sanitaret. "Vėmendja e tyre ishte maksimale, dashuria e tyre ishte maksimale, ashtu sikundėr ishte edhe profesionalizmi i tyre", - falėnderon ajo. Nė fund, veēon mbase edhe njė peng, kur tregon kėtė bisedė:

    "Para se tė futej nė sallėn e operacionit, u shpjegonte infermierėve e mjekėve qė ai qe propozuar edhe pėr titullin 'Nderi i Kombit'. Infermierja qė e shoqėronte, por edhe unė, i thamė: "Ti, je Nderi i Kombit!". Ndėrsa vitet kalojnė e artistėt mbeten mbase disi tė harruar, hera-herės, ne harrojmė se nėse pėr ta nuk ka mbėshtetje financiare, ajo morale, nuk duhet tė mungojė.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Lamtumirė Skėnder Sallaku! Homazhe nė nderim tė Mjeshtrit tė humorit

    Emri:  168821.jpg

Shikime: 1679

Madhėsia:  23.9 KB
    TIRANE- Lamtumirė Skėnder Sallaku, vepra jote mbetet e paharruar! Me kėto fjale, familjarė, tė afėrm, miq ku shumica jane artistė, artdashės, personalitete tė politikės i janė drejtuar nė heshtje sot rreth ores 11:00 hollit nė Teatrin Kombėtar, aty ku ishtė vendosur trupi i pajetė i Mjeshtrit tė Madh tė humorit, “Artistit tė Popullit”, Skėnder Sallaku.

    Tufa dhe kurora me lule mbushen arkėmortin ndėrsa mbi tė ishte vendosur nje foto e tė madhit Skėnder Sallaku. Njė foto e madhe ku Skėnderi u buzėqesh tė gjithėve. Dhe miqtė mė zė tė ulėt, thonė ‘kėshtu do tė mbajmė mend gjithmonė Skėnder”.

    Homazhet u organizuan nga Bashkia e Tiranės. Shėnime nė Bllokun e Kujtimeve lanė shumė personalitete tė artit, politikės, tė cilėn vlerėsuan me fjalėt mė tė zgjedhura veprėn e Sallakut.

    Nė orėn 13:00 pėrfunduan homazhet dhe trupi i pajetė i mjeshtrit tė madh tė humorit pėrmes duartrokitjesh la Teatrin Kombėtar pėr t’u nisur drejt banesės sė fundit, varrezave tė Tufinės.

    Balkanweb

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Dritėro Agolli: Skėnder Sallaku, Ēarli Ēaplini shqiptar

    Emri:  1685211-300x224.jpg

Shikime: 1912

Madhėsia:  13.8 KB
    Aktori i humorit, “Artisti i Popullit”, Skėnder Sallaku, ndėrroi jetė mėngjesin e djeshėm nė moshėn 79-vjeēare, pasi vuante nga njė sėmundje e rėndė. Skėnder Sallaku kishte njė karrierė artistike gjashtėdhjetėvjeēare nė skenė. I lindur mė 25 janar tė vitit 1935 nė Tiranė, ai ka mbaruar Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike ”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim pėr akrobaci nė Kinė, pranė cirkut tė Pekinit. Fillimisht filloi punė si profesionist nė Estradėn e Kufirit, mė pas si kloun akrobatik nė Cirk, duke dhėnė njė kontribut tė papėrsėritshėm nė ecurinė e kėtij profili sa tė vėshtirė aq edhe tė bukur.

    Ai ka vazhduar paralelisht edhe nė film, humor, dramė etj. Gjatė karrierės sė tij numėron shumė role nė estradė e cirk, si dhe u shfaq edhe si autor skeēesh e parodish. Gjithashtu Sallaku njihej dhe si ish-kampion kombėtar nė mundjen klasike. Ai mbante dhe titujt “Artist i Merituar”, dhe “Mirėnjohja e qytetit tė Tiranės”. Ėshtė folur gjerė e gjatė pėr historitė dhe barsoletat qė mbanin autorėsinė e Skėnder Sallakut. Miku i tij, Pėllumb Kulla, ka shkruar madje dhe njė libėr pėr tė, titulluar “Skėnder Sallaku, ose si qeshnim nė diktaturė”. Shkrimtari Dritėro Agolli, kumbari i librit, e cilėson artistin e humorit Skėnder Sallaku, si Ēarli Ēaplinin shqiptar. “Ezopin nuk e pranonin nė sallonet e aristokratėve tė Athinės; Nastradinin nuk e linin tė hynte nė Buhara; Servantesit ia ndaluan romanin ‘Don Kishoti’ pėr dhjetėra vjet me radhė; Volterin e pėrzunė nga Franca; nuk mbeti pa u ndėshkuar as Ēarli Ēaplini. Kėtė fat mund tė pėsonte edhe Skėnder Sallaku, pėr tė cilin unė mendoj se ėshtė pa asnjė dyshim njė Ēarli Ēaplin shqiptar. Por ai humorin e bėnte tė fshehtė apo tė nėnkuptimtė, nė formėn e njė ironie metaforike, ose tė njė fjale fluturake popullore. Kjo ironi e kishte tė fshehtė pėrqeshjen pa arritur nė sarkazėm. Me kėtė mjet, ndofta edhe pa vetėdije, Skėnder Sallaku pėrqeshte dobėsitė dhe veset e sistemit totalitar dhe tė ashtuquajtur diktatura komuniste. Por, siē thashė, humori i Skėnder Sallakut nuk mund tė ngjitej nė sarkazėm dhe nė satirė. E qeshura shpesh ishte njė e qeshur pa tė keq; herė-herė e hidhur, e thartė dhe thumbuese, por pa urrejtje. Urrejtjen e bartin zakonisht sarkazma dhe satira. Humori i Skėnder Sallakut nė skenė me materialin e pėrgatitur nga humoristėt apo nga improvizimet e tij aty pėr aty, nė teatėr a nė kafe ose nė klub, ka nė pėrgjithėsi dy pamje nė pėrqeshjen e jetės. E para, pėrqeshja bėhet me gojėn e vetė Skėnder Sallakut. E dyta, e qeshura duket sikur vjen nga gojė tė tjera, por qė Skėnderi tregon se ēfarė kanė thėnė. Ai qė ka prodhuar tė qeshurėn e thjeshtė, shpesh ka pėrfunduar nė oborret e sundimtarėve, si njė kloun pėr tė zbavitur oborrtarėt. Skėnder Sallaku, me personalitetin e tij artistik nuk mund tė arrinte kėtu. I shquari Skėnder vėrtet i bėnte pėr tė qeshur njerėzit e pushtetit nė ndonjė mbrėmje feste, por po kėta qė qeshnin aty pėr aty, kur ktheheshin nė shtėpi ngrysnin vetullat: ‘More, ai Skėnderi me ē’kuptim i tha ato fjalė?’ Me kėtė dua tė them se Skėnder Sallaku, duke mos e thjeshtėzuar humorin dhe duke i ruajtur anėn sociale dhe politike tė tij, e mbrojti veten nga klounizmi oborrtar dhe u bė figurė tepėr e pėrhapur popullore. Njerėzit nė atė kohė, kur ai ishte nė kulmin e lulėzimit, kur dėgjonin ndonjė thėnie, flisnin “ja ēfarė i tha filan ministri Skėnder Sallaku”. Kjo thėnie mund tė mos ishte e Skėnder Sallakut, por njerėzit ia atribuonin atij, pasi ai kishte marrė famėn e kėtyre lloj thėnieve”, – thotė shkrimtari Agolli. Pėr mikun e tij tė ngushtė Pėllumb Kulla, ai ishte mjeshtri i humorit qė na bėri tė qeshnim edhe nėn diktaturė. “Jo gjithmonė e qeshura ėshtė dėshmi e lumturisė. Pėr dekada tė tėra, e qeshura na u bė neve njė lėvozhgė, njė zhguall i fortė qė mbėshtolli qenien tonė, gjallėrinė dhe shpresat tona. Dhe kishte vėrtet aq shumė me se tė qeshje: reforma, plane, udhėzime, tufėzime, statistika, shtrembėrime, aleanca, festa, fjalime, shefa e vartės, gjykatės e tė goditur… Ishin plot gjėra, tė cilat me urdhėr nga lart, jo vetėm qė nuk duhej tė merreshin qesharake, por bile duhej tė trajtoheshin si tė shenjta dhe solemne. Kjo e bėnte edhe mė tė bujshėm gazin tonė. Qė kishte aq shumė dukuri qesharake, nuk ishte as merita dhe as faji ynė. Ama, qė ne i gjenim ato, kjo ishte falė pasurisė sonė shpirtėrore dhe papėrkulshmėrisė. Se kur dėshpėrimi i kalon kufijtė e shpresa nuk tė ngre dot nga ku ke rėnė, ti nuk qesh mė. Ti atėherė je dorėzuar. Njeriu qė nuk shpreson se do tė ngrihet mė kėmbė, nuk e sheh dot qesharaken e nuk qesh. Ne shpresonim tė ngriheshim, pamė, dhe vazhdimisht qeshėm. Kishte aq shumė lėndė mbi se tė qeshnim, por falė i qofshim Zotit, u gjendėn edhe mjeshtėr, qė e gatuanin dhe e servirnin atė. Patėm nė mes tonė mjeshtėr tė jashtėzakonshėm, tė njohur dhe tė panjohur. Njėri prej kėtyre tė njohurve ėshtė Skėnder Sallaku, njė artist cilėsisht i pasur me dhunti tė natyrshme, plotėsuar kėto me njė pėrgatitje tė gjatė rraskapitėse dhe profesionalisht tė pėrsosur”,- thotė Kulla.

    Thanė pėr Skėnder Sallakun

    Zef Deda

    Kam lumturinė e madhe qė kam jetuar nė kohėn e tij. Ai ishte njė akademi e madhe dhe mėsim i madh.

    Margarita Xhepa

    Aktori i shquar me batutat e tij, sepse i buronte nga shpirti. Artist me dimension tė madh. Krijoi galeri tė roleve tė tij, me mimikėn, e me zėrin e tij karakteristik. Ai kishte njė plastikė tė zhdėrvjellėt. Do mbetet i paharruar…do kalojnė vite, por nuk do tė harrohet humori i Sallakut.

    Drane Xhaja

    Skėnder Sallaku ka qenė shkollė nė fushėn e humorit.

    Bujar Kapexhiu

    Ai ėshtė simbol i tė qeshurės, simbol i gėzimit. Edhe nė rrugė kur e takoje ai tė tregonte barcaletėn e fundit. Batutat e tij ishin tė jashtėzakonshme. Skėnderi mbahet mend si njė nga personazhet qė bėnte barcaletat mė tė rrezikshme qė talleshin nė atė kohė. Bėnte shaka dhe stigmatizonte regjimin diktatorial.

    Marjana Kondi

    Skėnderi ka qenė njė mik shumė i mirė i mi. Ishte njė njeri qė tė bėnte shumė pėr vete. Ai vėrtet po ikėn, por pas ka lėnė shumė dashuri. Shpeshherė, kur na ndodhte tė shkonim nė ndonjė ceremoni mortore bėnte shumė humor dhe e mendonte veten se do i vinte radha e thoshte ‘jo mo, s’kam pėr tė vdek”, – kujton Marjana Kondi.

    Gjergj Vlashi

    Puna me tė ishte shumė e thjeshtė, pasi i vlerėsonte dhe zbatonte me shumė seriozitet ēdo gjė. Siē kam thėnė edhe herė tė tjera, gjatė punės me Skėnder Sallakun nuk kuptohej se cili ishte regjisori dhe cili aktori

    Veli Rada

    Vinte i pari e ulej nė tryezėn e punės dhe ngrihej i fundit. Njė ndėr artistėt mė korrektė, i pari kloun nė Shqipėri. Njė plastikė tė tillė si ai, i paarritshėm. Nė turet qė kemi bėrė jashtė vendit ai pėlqehej kaq shumė.

    Gėzim Kruja

    Para 5 muajsh kemi dhėnė njė shfaqje nė Durrės. Artist i madh, nuk i vjen mė Shqipėrisė. Duhen romane tė flasėsh pėr Skėnder Sallakun.

    Fadil Hasa

    Kur thoshte qė do tregoj njė gjė, ne e lusnim ta tregonte se e dinim qė nuk do e pėrsėriste mė atė histori. Skėnderi i ka dhėnė bukė popullit kur ishte i uritur, i varfėr, ai i ushqeu me humorin e tij.


    MAPO

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Pėllumb Kulla, kujtimet me Skėnder Sallakun

    Emri:  SkenderSallakuPellumbKulla.jpg

Shikime: 1758

Madhėsia:  43.3 KB
    As unė nuk e dij se si kėtu nė njė cep tė ShBA, sot u ngrita mė herėt se zakonisht dhe, mė e pabesueshme akoma, hapa kompiuterin pa ndonje shtysė tė vecantė. Pashė pėr emailet. Mė goditi njė ngushėllim Ma dėrgonte ime mbesė, Ejona. Lajm i dhimbshėm: Sallaku i ndarė nga jeta! E prisja. Gjithė kėto ditė kam qenė i lidhur me tė shoqen, Vitoren dhe me tė bijėn Denisėn. Ato nuk kishin fare besim se ai do t’ia dilte nė pėrpjekjen e madhe. Dhe ja, e pritura e dhimbshme, ndodhi.

    Nuk kishin kaluar vecse dyzetetė ore nga urimet qė i shprehėm pėr ditlindjen e tij tė shtatėdhjetenėntė. Nuk kishin kaluar vecse njė muaj nga dreka qė hėngrėm bashkė nė ditėn qė nė Fier u zbulua memoriali i Kujtim Spahivoglit, njėrit nga miqtė e tij mė tė mirė. Shtrimi papritur nė spital, dy ndėrhyrjet kirurgjikale, njėra pas tjetrės…

    Nė ditėn e lindjes unė dhe ime shoqe Xhuli, folėm gjatė me ciifin Sallaku ne telefon. Folėm bile edhe pėr organizimin pas njė viti tė 80 vjetorit. Unė i premtova se pėrgatitjet do t’i fillonim qė kėto ditė. I premtova se “do t’i piqnim hutat” me Bujar Kapexhiun dhe do ta bėnim atė njė festė tė madhe… Po, ja, nuk qe e thėnė qė t’ia arrinim asaj dite!

    Dhe tani, kėtu, nė njė cep tė Floridės, kur mėngjesi nuk ka feksur ende, unė pėrgatitem t’i telefonoj Vitores. Jam si i mpakur, si nė njė dhimbje tė pa provuar edhepse shumė vdekje njerėzish tė afėrt mė kanė goditur gjatė gjithė jetės. Nė kėto ditė tė para tė kėtij shkurti tė zi, na vdiqėn shumė artistė tė vyer, me tė cilėt kam patur nderin tė punoja tok. Kemi festuar tok, kemi qeshur e kemi harxhuar ditė e netė duke u kujdesur pėr repertoret, dekoret, dritat….

    Tė qoftė dheu i lehtė Skėnder Sallaku! Tė prehesh nė paqe!

    Aty nje muaj me pare, njė trokitje e cuditshme nė kujtesė, mė pėrmendi ta publikoj nė facebook ca nga ca, kapitull pas kapitulli, librin per te. Si tė mė kishin pėrmendur hyjnitė! Kanė kaluar 12 vjet nga botimi… Por shumė vetė dukej se e lexonin pėr herė tė parė. Bėra mirė qė iu binda asaj parandjenje tė fshehur.

    Dhe sot vendosa tė risjell pikėrisht njė fragment nga libri. Me dėshirėn, me lutjen ndaj Zotit, qė kėtė artist tė rrallė ta marrė nėn kujdesin e tij tė madherishem. Artisti ynė e meriton!…

    DINOSAURĖT

    Nė vitin 1994 nė Moskė vdiq nė njė moshė tė madhe komiku i njohur Jurij Nikulin dhe Nju Jork Tajmsi i pat kushtuar kėsaj ngjarje dy faqe tė tėra gazete me shėnime biografike dhe fotografi.

    Mediat ruse, kuptohet me vdekjen e tij u morėn ditė me radhė.

    Nė reportazhin e tė dėrguarit tė posaēėm tė Tajmsit, thuhej se Nikulini ishte njė komik mjaft popullor, humorin e tė cilit popujt e Bashkimit Sovjetik ishin mėsuar ta kishin si bukė tė pėrditėshme gjatė gjithė periudhės sė rėndė komuniste dhe pėr kėtė aktori gėzonte njė famė tė jashtzakonėshme. Ai tregonte anekdota tė hidhura qė Brezhnjevi me shokė nuk i gėlltisnin dot dhe Tajmsi rikujtonte njė tufė nga ato, ndėr tė cilat unė zgjodha njė frazė tė tij, thėnė pikėrisht gjatė ndrydhjes brezhnjeviane:

    “ Ne kemi komunistė tė ndershėm qė i paguajnė kuotizacionet partisė, jo vetėm nga pėrqindjet e rrogės, por edhe nga pėrqindjet e rushfeteve qė marrin! Tė tillė i do komunistėt partia jonė!”



    Shikoja arkivolin e komikut qė, pas erės sė re nė Rusi, mbante postin e drejtorit tė Cirkut tė Moskės. Trupin ia kishin vendosur mbi njė shtrat topi dhe ai shoqėrohej nga ushtarakė me uniformat e paradės. Prapa topit, nė krye tė kortezhit ēapitej Presidenti rus Boris Jelcin dhe pas tij njė turmė e madhe pafund, dyqind, treqindmijė a ndofta mė shumė njerėz qė qanin me dhimbje ndarjen nga komiku i dashur. Njė bllok me tri foto paraqiste grupe vajtuesish me fytyra tė pėrlotura qė shpinin drejt varrezave atė mė tė cilin lidheshin gėzimet e njė epoke tė tėrė. Rusė tė thjeshtė i patėn treguar gazetarit amerikan, se artisti ishte e vetmja pikė takimi e vazhdueshme qė miliona banorė tė kontinentit sovjetik mbanin me misionin shoqėror tė artit nė njė vend ku mediat ishin tė superkontrolluara dhe kur gjinitė e tjera tė artit nė mos kufizoheshin duke shfaqur thjesht art tė pastėr, si muzika, apo baleti, vuanin pezullime tė bujshme siē ndodhte tepėr rrallė me poezinė, narrativėn dhe filmin.

    Rusė tė ndryshėm qė pyeta mė pas nė Nju Jork, mė bindėn mė shumė pėr paralelin qė mund tė hiqet midis artistit tonė dhe Nikulinit. Kėta lloj artistė tė gjithanshėm ishin bij tė njė periudhe historike tė trazuar, tė cilėn ata e jetuan si qytetarė tė thjeshtė tė vendeve me jetė tė vėshtirė, si artistė tė klasit tė parė qė punuan e rrezikuan shumė, si antarė tė asaj partie qė ishte ironikisht vetė farkėtarja e dhunės e shtypjes dhe e gjithė pasojave qė vinin pas.

    Tė udhėhequr nga ideale demokratike e tė vetėdijshėm pėr rolin e bukur qė u takonte edhe jashtė dritave tė skenės, kėta artistė e bėnė jetėn e tyre dhe tė bashkėkohėsve tė tyre mė pak tė hidhur nga sa e nxjerrin llogaritė e tė gjithė treguesave tė kohės.

    Theksoj afėrsinė e tė dyve, pasi shumė tė ngjashme ishin kushtet, miqtė dhe armiqtė e tyre. Edhe valėt artistike qė u dhanė jetė dhe i mbajtėn mbi kreshtat e veta, ishin tė njėjta. Ata ishin artistė tė njė kalibri tė veēantė me vlera shumėpalėshe: mendimtarė, kllounė, aktorė tė komedisė sė shkurtėr dinamike qė ėshtė mė afėr popullit tė shtresuar poshtė. Lloji i veēantė i kėtyre komikėve ngjan me njė specie qė tani jep shėnja se po shuhet, ashtu siē janė shuar dinosaurėt. Tani kolegėt e tyre 40- 50 vjet mė tė rinj as qė kanė ndėrmend t’u kacavirren litarėve tė arenave dhe bile as qė duan tė vėnė fijen mė tė vogėl tė pudrės nė fytyrėn e tyre. Shumica e kėtyre tani ngrihen nga salla marrin njė mikrofon nė dorė dhe jo pa hir dhe elegancė, marrin e trajtojnė lajmet e kronikave duke ngacmuar modėn, personat mė publikė tė kohės, presidentėt, kryeministrat e shefat e policive sekrete duke mos e vėnė fare nė dyshim se pas mbarimit tė shfaqjes, do tė arrijnė shėndoshė e mirė nė shtratin e tyre tė pėrnatshėm. Shumė prej kėtyre nėnėqeshin me ironi kur i hedhin njė sy repertorit zyrtar tė dinosaurėve tanė, duke mos e vrarė mendjen se si jetuan edhe sidomos se qysh mbijetuan.

    Pėrse vallė diktatura, nė vend qė kėta lloj artistėsh t’i godiste, i ruajti i afroi dhe u pėrpoq t’ua shuante shkėndijat kryengritėse, duke i bėrė anėtarė tė partisė e duke i graduar nė strukturat e gjinisė?

    Rritja e popullaritetit u solli atyre vetvetiu mė shumė imunitet, paēka se imuniteti nėn diktaturė nuk ka patur kurrė vlera plotėsisht tė qėndrueshme. Kėshtu qė digėn e parė mbrojtėse, artistė tė tillė e ngrinin me pėrsosjen e vlerave tė tyre tė jashtėzakonėshme. Nga ana tjetėr, imazhi i njė partie tė mbyllur e jo gjithpopullore, fitonte mjaft kredi, nė rast se nė radhėt e saj ajo regjistronte dhe figura tė dashura popullore, njerėz me vlera tė fushave tė ndryshme tė shkencės, letėrsisė dhe artit. Kėta, natyrisht, nė jetėn politike ishin mė tė papėrshtatshėm se militantėt fshatarė e puntorė qė ofronin cilėsinė mė tė lartė qė i lypsej njė partie komuniste staliniane: bindjen. Por sidoqoftė ofronin pėrfitime tė tjera, jo pa rėndėsi. Edhe sot emrat e artistėve i bėjnė nder partive, prandaj ende ata lajkatohen, mbahen afėr, futen nė lista kandidatėsh parlamentarė, pa vrarė shumė mendjen nėse ia thonė apo nuk ia thonė dot artistėt nė atė mejdan. Ata mobilizohen nė koncerte elektorale tė fryrė duke llogaritur se zgjedhėsit do tė tėrhiqen mė shumė nga bukuria e kėngėve dhe eleganca e humorit se sa nga programi i partisė, kėshtu qė partia arrin tė budallallepsė votuesit dhe artistėt bashkė me ta. Edhe kjo nuk ėshtė njė shpikje vėndase. Kjo edhe nė Perėndim nuk ėshtė e pėrbuzur.

    Vetė afrimi i Skėnder Sallakut nė rreshtat e Partisė sė Punės pra, ishte njė plus i madh propagandistik, i cili fliste pa qėnė nevoja tė komentohej.

    Sallakun nuk e adhuronte mė pak edhe pala qė cilėsohej reaksionare. Nė radhėt e goditjeve tė panumėrta qė pėsonte kjo shtresė e gjerė, dukej sikur merrte edhe njė mė tepėr kur tė shihte qė beniamini i tyre u kthente krahėt dhe radhitej nė njė formacion politik tė cilin ata e urrenin. Veēse kėta lloj reaksionarėsh kishin kohė qė nuk i shikonin mė nė mėnyrė aq kritike miqtė, kushurinjtė apo idhujt e tyre qė hynin nė parti pėr njėmijė e njė nevoja tė vogla e tė mėdha dhe qė ishin tė shpjegueshme. Shqetėsimi i tyre i vetėm ishte ndryshimi cilėsor i marrėdhėnies sė komunistėve tė rinj me ta, qė nė tė shumtat e rasteve pėrkeqėsohej.

    Por nuk ndryshoi aspak marrėdhėnia e Skėnder Sallakut me simpatizantėt e tij tė tė gjitha shtresave. Ai vazhdonte tė ishte artist po aq i dashur, po aq i kėndshėm, po aq i befasishėm nė prurjet e reja.

    E mbi tė gjitha, edhe pas muajit tė parė edhe pas vitit tė parė edhe nė vitet nė vazhdim, kurrė nuk ndryshoi ajo parathėnia pėshpėritėse “e dini tė fundit qė ka nxjerrė Sallaku?”, nė prag tė dėgjimit tė njė anekdote kundėr parties, tė asja partie, ku ai kishte futur kėmbėt dhe sidomos kokėn.



    Nga Ministria e Brendshme doli njė komision nėpėr rrethe pėr tė parė ngritjen arsimore tė forcave tė policisė. U ndalėn nė njė qytet dhe filluan nga testimet. Thirrėn policin e parė.

    - Sa bėjnė dy edhe dy? – e pyetėn.

    - Tri! – u pėrgjegj polici.

    - Pa mendohu mirė… – i thanė ata tė komisionit.

    - Pesė! – ia ktheu polici.

    - Mendohu pėrsėri!

    - Katėr!

    - Je i sigurtė tani?

    - Shtatė! – tha polici.

    - Mirė, mund tė largohesh, – i dhanė lejė tė dalė nga salla e provimit.

    Pasi doli polici, antarėt e komisionit vendosėn ta mbajnė nė shėrbim dhe shkruan nė procesverbal: “ Pa shkollė, por pėrpiqet dhe e kėrkon zgjidhjen me kėmbėngulje. Tė mbahet”

    Futėn brėnda policin e dytė.

    - Sa bėjnė dy edhe dy?

    - Pesė! – ia bėri polici pa i u dridhur qerpiku.

    - Pa mendohu edhe njė herė!

    - Pesė! – nuk tundej nga e tija polici.

    - Sikur tė mendohesh edhe njė herė…

    - Pesė! – i a bėri polici i dytė mė i sigurt se kurrė.

    - Mund tė dalėsh! – i thanė.

    Me tė dalė polici, komisioni dha pėrshtypjet dhe nė procesverbal u shkrua: “Nuk i duken shėnja shkolle gjėkundi, por ngjan si shkėmb i patundur. Tė mbahet”

    Thirrėn tė tretin.

    - Sa bėjnė dy edhe dy?

    - Katėr, – u pėrgjegj qetė polici.

    - Mendohu edhe njė herė!

    - Katėr! – tha polici i sigurtė.

    - Mos e ke gabim?

    - Aspak! – tha polici. – Katėr!

    Antarėt e komisionit e nxorėn kandidatin dhe nė procesverbal shkruan: “I mprehtė. T’i kontrollohet biografia. Me tė tilla pėrgjigje tė sakta, po na krijohet bindja se nė forcat e policisė ka depertime nga bij reaksionarėsh!”

    Pas kėsaj barzelete askush nga pinjollėt e familjeve tė pėrmbysura nuk do tė derdhte lot pėr regjistrimin e komikut tė dashur nė listat e komunistėve.

    Sallaku pėr gjithkėnd ishte gozhda mė e kollajtė ku mund tė varej origjina dhe pėrhapja e kėtyre gazmoreve tė hidhura. Citimi i ēdo burimi tjetėr ishte mė i rrezikshėm pasi e asgjėsonte vetė burimin. Nuk mund tė pranohej pėrshembull, qė njerėzit tė ndėrronin pyetjen parathėnėse “e dini kėtė tė fundit qė ka thėnė Sallaku” me njė tė re, si fjala vjen, “ e dini kėtė tė fundit qė ka thėnė i biri i aksh antikomunisti tė pushkatuar”. Kėta bij tė fundit edhe pa nxjerrė nga kallami flluska tė kėtij lloji, kishin mbushur burgjet. Nė burgje ndodheshin njerėz qė kishin bėrė njė pyetje pa tė keq. Njė kooperativist nga Devolli ra nė burg edhe i kėrkohej llogari se pėrse ai vėshtronte aq shpesh nga ana e kufirit(!). Tė tillė kandidatė burgjesh nuk kishin aq shumė nevojė pėr tė bėrė ndonjė faj, pasi nė vėndin tonė lavdimadh, ata ishin fajtorė ende pa lindur akoma.

    Kėshtu qė tek e fundit tė gjithė kishin pėrfitim nga forcimi i pozitave tė Skėnder Sallakut. Pėrse nuk u burgos ai? Pėrse nuk u prangos edhe kur vetė Kadri Hazbiu e pa tek me ashk e vullnet tė plotė, nė njė tryezė me tė, nxirte nga goja tė vėrteta aq tė hidhura qė tė merrnin brinjė mė brinjė? Kaq kavaljer dhe burrė i besės ishte ministri i Sigurimit me Skėnder Sallakun, kur mė parė e mė pas kish marrė vetė nė pyetje dhe kish ēuar nė pushkatim shokė tė luftės partizane, qė dikur i patėn shpėtuar jetėn! (Vetė Hazbiu e dinte i pari se kėta shokė lufte ishin tė pafajshėm). Pėrse pra nuk i hodhi hekurat Sallakut e t’i jepte njė shtrėngim nofullash atyre qė pėshpėritnin humorin e zi?

    Arsyeja ishte e thjeshtė: humori i zi ishte njė fenomen i gjerė e i pėrhapur i gjithė Evropės Lindore e i gjithė diktaturave nė histori dhe ky fenomen nuk do tė asgjėsohej aspak me asgjėsimin e Sallakut. Epidemia e tregimit tė anekdotave ishte aq e pėrhapur dhe ishte mė tepėr pasojė se shkak, siē ėshtė hija pasojė e diellit. Tė deshe tė mbyllje gojėrat e popullit ishte njėsoj si tė luftoje me mullinjtė e erės. Pėr hir tė kėsaj fushate duhej tė burgosje tre tė katėrtat e popullsisė shkodrane. Skėnderi ish njė individ i shquar, por ai kurrė nuk mund tė krahasohej me njė komunitet tė tėrė si Shkodra, e cila ngjante si njė kolegjum i zi repertori, qė u dėrgonte drithė nė mokra artistėve tė saj tė zinj.

    Nė se lemė mėnjanė hesapet “ta puthim a ta kafshojmė” qė bėnte partia pėr Sallakun, duhet tė kemi parasysh qė talenti i vėrtetė sa mė shumė rritet aq mė shumė gjeneron njerėz qė urojnė theqafjen e tij. Kėtu ne mund tė pėrfshijmė ndonjė koleg ziliqar tė llojit tė tij, si edhe gjithata qė nuk kishin tė bėnin me artin e Skėnderit, por qė bezdiseshin nga lehtėsia dhe guximi me tė cilin ai vinte gishtin mbi plagėt e shumta. Zakonisht guximtarėt e rallė janė tė urrejtshėm, pasi ata tė pacipė e venė mė nė dukje frikėn e tė tjerėve tė cilėt sikur urojnė qė guximtari ta pėsojė sa mė shpejt, qė vetė tė duken tė mėnēur e praktikė dhe jo vetėm frikacakė.

    Dashuria e pėrgjithėshme popullore qė e rrethonte Sallakun bėnte qė denoncimet ndaj tij tė ishin gati nė nivelin e zeros. Njė dashuri kaq e pėrgjithėshme ishte e pėrpjetė e madhe pėr ata qė mund tė deshin t’i bėnin keq. Por mos harrojmė se nga ana tjetėr e barrikadės, dashuri ndaj tij kishte edhe nė njerėzit qė mbanin nė kėmbė mekanizmat represive, si sigurimsa, hetues dhe policė, tė cilėt sa nuk kishin marrė ende njė urdhėr nė dėm tė idhullit tė tyre, u vinte mė pėr mbarė plogėshtia. Nė jetėn e tyre tė zymtė ai lėshonte rrjedha drite dhe gėzimi si pėr ata vetė ashtu edhe pėr fėmijėt e pleqtė e tyre.

    Shkeputur nga libri “Skender Sallaku, ose, si qeshnim nen diktature

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ndarja nga jeta e Sallakut, mesazhet e artistėve dhe politikanėve

    Emri:  basha-sallaku-300x200.jpg

Shikime: 1275

Madhėsia:  18.6 KB
    Mesazhe ngushellimi per ndarjen nga jeta te Skender Sollakut, aktorit te cilesuar si nje nga ikonat e humorit ne vend.

    Edi Rama:
    Lajm i trishtueshem vdekja e Skender Sallakut, humoristit popullor qe ne kohe te zymta beri te qeshin pleq e femije! Ngushellime familjes.

    Lulzim Basha:
    Ndarja nga jeta e legjendės sė humorit tiranas Skėnder Sallaku mė trishtoi pa mase. Pak jave mė pare u takuam nė Bashki. Pėrcillte si gjithmonė po atė humor dhe optimizėm qė e shoqėronte emrin dhe pranine e tij prej dekadash. Skėnder Sallaku ishte njė nga artistėt mė tė dashur pėr cdo qytetar tė kėtij vendi pavarėsisht moshės. Ngushėllime familjes, miqve dhe artdashėsve tė tij tė shumtė.

    Ministrja Kumbaro:
    Njeriu qė ikėn duke lėnė duke na lėnė humorin dhe tė qeshurat!
    Lamtumirė Skėnder Sallakut – personifikimi i gazit dhe ndjenjės sė mirė!


    Sali Berisha: Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te humoristit te famshem Skender Sallaku satira dhe humori shqiptar humben korifeun e interpretimit te tyre, ndersa kombi yne humbi nje artist te madh te paperseritshem, nder me te dashurit per publikun shqiptar. Ngushellime familjes Sallaku! sb

    Tinka Kurti: Njė humbje e madhe. Unė isha dje nė spital dhe takova familjen. Ai do kryente njė operacion tjetėr. Isha nė merak, i thashė vajzės sė tij tė mė telefononte, tė mė njoftonte mbi cdo tė re. Gjithė natėn kam qenė nė siklet dhe ndjeva njė dhimbje tė madhe teksa mėsova humbjen e madhe.

    Margarita Xhepa: Nuk na ishte shuar ende dhimbja nga humbja e Vace Zelės, tani dhe aktori i shkėlqyer, i dimensioneve tė mėdha. Kishte njė humor qė i buronte natyrshėm. I qėndiste rolet me mimikėn e tij shprehėse. Kishte karakteristika tė vecanta, zėri i tij karakteristik, shquhej pėr spontanitetin. Aktor i menēur qė e dashuronte artin dhe punonte me thjeshtėsi.
    E takova para njė muaji nė Librazhd nė njė event dhe ishte i lumtur. Ai kishte fituar respektin e madh tė popullit dhe kėtė e shprehte dhe ia shprehnin vazhdimisht.

    Veli Rada: E kujtoj Sallakun ku sė bashku me Vasillaq Vangjelin e paharruar i kam takuar dhe i kam njohur. Ishte aq korrekt, vinte i pari ulej nė tryezėn e punės dhe ngrihej i fundit. Njė ndėr artistėt mė korrekte, i pari kloun nė Shqipėri. Njė plastikė tė tillė si ai, i paarritshėm. Nė turet qė kemi bėrė jashtė vendit ai pėlqehej kaq shumė. Njė tifoz i Tiranės, si tiranas autokton donte qė Tirana e tij tė ishte e para. Iku me peng qė Tirana nuk e kėnaqi si duhet kėtė sezon.

    Panorama

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skėnder Sallaku

    Intervista e fundit e “Artistit tė Popullit”, Skėnder Sallaku

    -Kur kujton Skėnder Sallakun mė parė buzėqesh, pastaj flet

    -Skėnder Sallaku do tė mbetet aktori mė i fuqishėm nė skenėn e humorit spontan

    -Sa kemi qeshur nė diktaturė, nuk kemi qeshur njė jetė

    -Nė diktaturė, estrada dhe berberėt bėnin pushim ditėn e hėnė.

    -Tė premten jepnim njė shfaqje apostafat pėr gratė

    -Radha pėr bileta ishte nga sporteli estradės deri tek Pallati i Kulturės


    Albert ZHOLI

    Ai u nda nga jeta mė 11 shkurt 2014, por vepra e tij nuk do tė vdesė kurrė. Ai ėshtė njė yllėsi, qė ka vendin e tij nė hapėsirėn mė tė ndriēuar tė humoristėve shqiptar. E takoja thuajse ēdo ditė sė bashku me bashkėshorten e tij Vitoren. Ishin miqtė e mi tė pėrditshėm tek, TK, TOB apo Cirku i Tiranės. S’e mbaj mend kurrė qė tė mos ishte nė humor. Barsaletat e tij mė jepnin jetė. Kurrė s’e besoj se nuk do takoj mė atė, humoristin qė dhe nė ditėt e fundit, shprehte optimizėm, mirėsi, hare. Skėnder Sallaku mbetet njė ndėr humoristėt mė tė shquar tė vendit tonė. Rrugėve tė Tiranės atė e gjeje me bashkėshorten, ku nė ēdo hap ndjente buzėqeshjet dhe pėrshėndetjet e njerėzve. Por ai ndoshta mbetet aktori mė i spikatur pasi nė jetėn e tij ka qenė mundės, pjesėtar i cirkut, humorist, akrobat, pantonimist, etj.. Por pjesėn mė tė bukur tė jetės ai ja ka dhuruar skenės, humorit, Estradės sė Tiranės. Ai lotonte kur thoshte se: “Tani qė nė demokraci jemi shkėputur nga ideologjizmat”, ku partia nuk ndėrhynė nė krijimtari, Estrada e Tiranės nuk funksionon.

    -Intervista ime e fundit me Skėnder Sallakun-

    Janė shkruar dy libra pėr ju, te cili libėr ndiheni mė mirė?

    Unė te tė dy librat ndihem mirė. Libri i Pėllumb Kullės ėshtė mė i kompletuar. Unė me tė kam punuar shumė sidomos tek koncertet e Vitit tė Ri. Shumė role ai i pėrgatiste enkas pėr mua. Nė kėto koncerte unė kam bashkėpunuar me tė 10 vjet rresht. Por edhe libri i Vitores, bashkėshortes time ka diēka tė veēantė. Ėshtė njė libėr plotėsues, por me disa gjėra tė veēanta nga jeta ime. Vitorja i ka qėmtuar, i ka mbledhur fshehurazi shumė detaje tė jetės sidomos copėza humoristike dhe i ka pėrmbledhur nė njė libėr. Pėllumbi ėshtė mė lart profesionalisht pasi ai ėshtė njė regjisor i talentuar ndoshta nga mė tė spikaturit.

    Si e shkroi kėtė libėr Pėllumbi?

    Vitorja kishte mbledhur njė dokumentacion tė bollshėm, tė gjithė jetės sime, shkrime, intervista, portrete, kujtime, etj., dhe ja dha tė gatshme Pėllumbit. Pra, ai nė tavolinė kishte gjithė jetėn time tashmė tė dokumentuar nė gazeta, letra, CD etj.. Ai mbi kėto punoi me kujdesin e njė mjeshtri, ku njė meritė i takon Vitores. Dhe vetė Pėllumbi e thekson nė libėr se njė ndihmė tė madhe mė dha Vitore Sallaku, qė kishte mbledhur mushtin e librit. Pastaj fantazia e tij, pėrpunimi i fjalės, i takonin sepse ai ėshtė i tillė nė tė shkruar. Pra, janė dy libra krejt tė ndryshėm, ai i Pėllumbit qė ėshtė mjaft i bukur nga ana profesionale dhe i Vitores qė ėshtė shumė i bukur nga ana shpirtėrore. Pasi Vitorja mė njeh mirė, se kemi njė jetė me tė.

    Skėnder Sallaku, akrobat, mundės, aktor humorist. Po mundja si lindi tek Skėnder Sallaku?

    Atėherė ndoshta s’mė njohin si mundės, pasi unė nė fillim kam qenė balerin. Pra, kam qenė nė Pallatin e Kulturės si balerin. Aty u formua grupi i akrobatėve, ku ky grup bėri njė punė tė mirė. Edhe nė ushtri unė ju bashkova grupit tė akrobatėve.

    Po mundjen kur e fillove?

    Kryesisht nė ushtri. Por e kurorėzova nė vitin nė 1959 nė Spartakiadėn e parė Kombėtare. Ne nė grupin e akrobatėve kishim edhe mundėsa, edhe ngritėsit e peshave. Ne plotėsonim nė kėtė mėnyrė trupėn e Estradės sė Tiranės. Telat Agolli ishte nė ngritje peshe, Bajram Kurti nė ngritje peshe, Skėnder Plasari nė mundje, Skėnder Sallaku nė mundje. Pra gjysma e ekipit ishte me cirkun, qė atėherė pėrfshihej nė Estradėn e Tiranės. Pra, nė Spartakiadėn e parė Kombėtare, unė dola kampion, nė vend tė parė nė peshėn e dytė. Sportin e mundjes unė e vazhdova vetėm dy vjet, pasi cirku, humori m’u duk mė i bukur, mė afėr dėshirave dhe kėrkesave tė mia.

    Vetėm kėto ishin arsyet?

    Jo vetėm kėto, por ne me cirkun kishim shumė punė. Lėvizje nė shumė vende, por njėkohėsisht ne, nė atė periudhė do tė shkonim me cirkun nė Kinė, pėr tė marrė eksperiencė dhe pėr t’u trajnuar mė mirė. Nė atė kohė nė Estradė ka qenė regjisor Mihallaq Luarasi. Ai duke mė parė nė cirk, nė mundje, nė estradė tha qė, ja morėm shpirtin kėtij djali.

    Si e pėrballonit kėtė mbingarkesė?

    Ishte pasioni. Dashuria, ndjeshmėria pėr tė gjitha. Mua s’mė bėnte pėrshtypje lodhja nė atė kohė. Pa pasion s’bėhet asgjė. Akrobacia, mundja mė kanė ndihmuar nė pėrgatitjen fizike.

    Me kalimin e kohės, pėrse u pozicionuat mė shumė nė estradė?

    Pasi cirku kėrkonte shumė pėrgatitje fizike, kėrkonte mė shumė impenjim dhe kishte mė shumė mbingarkesė, ndėrsa nė Estradė dominonte fjala dhe aty isha mė i lirė. Ndėrsa nė Cirk, kur bėja pantonima me Arjan Milukėn kishte shumė akrobaci sa s’kishe kohė tė merrje frymė. Kam njė histori tė bukur nė cirk. Ne punonim nė pedana. Aty duhej tė marrje vrull pėr tė bėrė salto. Kishim njė numėr artistik, ku Telat Agolli kishte njė karrige 4 m larg nga pedana. Unė do tė bėja salto dhe do tė bija nė karrige. Disa herė u ktheva, ta bėj apo jo. Ishte njė numėr i vėshtirė. Salla reagonte sa herė unė matesha. Lashė pedanėn dhe u drejtova nga salla duke i takuar tė gjithė. Ata qeshnin pasi mendonin se ishte ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė numri dhe s’e kuptonin qė unė kisha frikė. Pastaj hipa nė pedan... Aty duhej t’i jepje pak trupit mbrapa qė tė merrje vrullin, pėr tė bėrė rrotullimin dhe tė shkoja pėrmbi karrige. Unė nga emocionet nė vend t’i jepja trupit mbrapa i dhashė para, kėshtu qė nuk shkova nė drejtimin e duhur. Nė vend tė fluturoja tek karrigia shkova drejt dhe tek perdet e skenės, ku u kapa me thonj qė tė mbahesha. Luajti perdja dhe filloi tė grisej. Erdhėn akrobatėt tė mė kapnin tė mos bija. Perdja u kėput dhe unė rashė mbi duart e tyre. Perdja kishte kohė pa u larė dhe aty u bė njė tym qė mos o zot. Salla u shkri sė qeshuri. Bizz, tė gjithė. Tė qeshurat ishin mė tė mėdha se nė njė numėr real. Askush nė sallė s’e kuptoi se unė kisha gabuar dhe luajta me jetėn. Duartrokitjet s’kishin tė sosur. Bizzzzzzzzzzz..ahere unė u pėrkula pėrpara publikut duke u thėnė: Faleminderit, por nuk ka perde tjetėr!

    Kur je ndjerė mė i emocionuar para publikut?

    Kur promovova librin qė bėri Pėllumb Kulla. Atė ditė kam derdh lot. N.q.s mė parė dhuroja tė qeshura me emocionet e mia nė sallė, lotėt e mija i pėrjetuan tė gjithė. Ishte njė moment tashmė, kur unė flisja nėpėrmjet penės sė Pėllumb Kullės. Autori nuk ishte nė sallė, se ishte nė Amerikė, por promovimi pati po atė sukses sikur ai tė ishte mes nesh. Folėn shumė veta si Drita Agolli, Dionis Bubani dhe me dhjetėra intelektualė tė tjerė miq tė familjes tonė.

    Pse sot shihet njė neglizhencė totale ndaj Estradės sė Tiranės?

    Mos e pyet. Kur mendoj se kjo Estradė qė ushqente me humor kryeqytetin tė jetė e shkrirė mė vjen pėr tė qarė. Ajo ka qenė shpirti i vetė tiranasve, por dhe i Shqipėrisė. Ajo tani nuk ekziston fare, fare. E kupton ē’do tė thotė kjo? Populli i Tiranės tashmė ėshtė pa ushqimin shpirtėror, pa humorin e dashur. Tirana ėshtė pa Estradė

    Po qytetet e tjera kanė trupė Estrade?

    Dėgjo..! Ka Estradė Kukėsi, Peshkopia, Fieri, Elbasani Korēa, Durrėsi, tė gjitha qytet kryesore kanė, vetėm kryeqyteti i vendit s’ka Estradė. Kjo ėshtė e pa kuptimtė. Ne nė sistemin komunist jepnim 26 shfaqje nė muaj. Vetėm ditėn e hėnė kishim pushim. Pra 6 shfaqje nė javė. E kupton? 6 shfaqje dhe salla mbushej plot e pėrplot. Mbushej sa radha ishte ēdo ditė nga salla e Estradės deri tek Pallati Kulturės. Kėtė ta them me seriozitetin mė tė madh. Estrada dhe berberėt bėnim pushim ditėn e hėnė. Bile nganjėherė kur kėrkesat ishin pafund, jepnim dhe dy shfaqje nė ditė. Tė premteve jepnim njė shfaqje apostafat pėr gratė nė orėn 16:00. S’kishte bėrė vaki qė salla ndonjėherė tė mos ishte jashtė kapacitetit, asnjėherė.

    Sa filma keni luajtur gjatė karrierės tuaj?

    Tre filma. “Cirku nė fshat”, “Kur hiqen maskat”, dhe “Estrada nė ekran”. Ndėrsa nė variete nuk i numėroj dot, aq shumė kanė qenė. Ne kemi dhėnė shfaqje edhe nė Pallatin e Sportit dhe ai ka qenė i mbushur. Do tė veēoj kur kam qenė njėherė me cirkun nė Shkodėr. Ishte viti 1964, kur nė Shkodėr siē thuhej kishte rėnė borė pas shumė dekadave. Ne sapo ishim kthyer nga Kina. Shtjefėn Palushi, ose Tefa siē i flisnin nė Shkodėr na pyeti: Si e kaloni nė Shkodėr,- na tha. Kėtu ka vetėm dy gjėra, borė dhe cirk, asgjė tjetėr. Ajo shfaqje aty la mbresa. Populli ishte dhe jashtė. Ngelėm tė befasuar nga pritja.

    Medaljet?

    Urdhri i Punės klasit tė dytė, “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Mirėnjohje e qytetit”, ndėrsa vlerėsime dhe fletė lavdėrimi, nuk di sesa dhe ku i kam (qesh).

    Nė gjithė kėtė karrierė, tashmė qė nuk je mė nė skenė, kur ndjehesh mė mirė?

    Ah. Skena mė mungon, por atė ma zėvendėsojnė rruga, trotuaret, kafenetė, kudo ku shkel. Nė ēdo vend mė pėrshėndesin dhe mė kujtojnė me respekt. Njėherė ishim nė Amerikė tė ftuar, nė Nju Jork, ku ishte dhe njė televizion qė jepte emisione nė shqip. Ky emision jepej ēdo tė diel mbasdite. Ishte njė djalė shqiptar qė merrej me kėtė emision. Ai na ftoi dhe ne. Unė fola pėr jetėn time artistike ashtu si dhe bashkėshortja. Drejtuesi i emisionit nė njė moment mė bėn njė pyetje. Ku ke qejf tė rrish? Ai priste qė unė t’i thosha nė Amerikė. Por me shumė dashamirėsi i them se, unė e di se Nju Jorku ėshtė kryeqyteti i botės, por unė kam qejf vetėm nė Tiranė. Pra, aty ėshtė shpirti im. Ai na ftoi nė rrinim aty tė jepnim shfaqje, duke na siguruar dhe shtėpi, por nuk pranuam. Unė nė Tiranė nga shtėpia deri kėtu jam ulur me ty, mė kėputet qafa duke pėrshėndetur njerėzit.

    Ē’do tė veēoje nga njohjet me spektatorėt?

    Ah.. njėherė kėtu nė Tiranė njė oficer mė thėrriste nga ana tjetėr e trotuarit o Skėnder, o Skėnder,! Ndalova pėr respekt. Ai m’u hodh nė qafė sikur ishim miq tė vjetėr. Tė them tė drejtėn jo sa mė salutojnė apo mė pėrqafojnė i njoh, -i thashė pėr tė mos u ndjerė keq. Ai mė thotė, s’mė mban mend?!. S’tė kujtohem?! Tė them tė drejtėn si fytyrė e parė, por emrin s’ta mbaj mend. Nuk e mban mend kur u dha shfaqja nė Kukės, nė filan vit? Po,- i thashė. Unė kam qenė nė radhėn 6, ta bėra me dorė dhe t’i mė pėrshėndete. A ti je i thashė, me shaka? Ai e mori me tėrė mend dhe mė pėrqafoi edhe njėherė.

    Atėherė pse ka rėnė interesi i qeverive postkomuniste pėr Estradėn?

    S’e di pse. Sot duhej tė kishte njė Estradė mė tė fuqishme pasi, jetojmė nė njė sistem demokratik. Nuk kemi mė ideologjizma dhe detyrime qė t’i pėrmbahemi vijės sė partisė. Liria e krijimtarisė tė jep hapėsira dhe nė skenė. Pėllumb Kulla duke parė kėtė zbehje tė estradės mė thotė: “Sa kemi qeshur nė diktaturė, nuk kemi qeshur njė jetė”. Ndėrsa sot nuk dua ta them, por estrada ėshtė lėnė nė radhėn e fundit. Mė vjen shumė, shumė keq.

    Po nė takimet me njerėzit kė do tė veēoje?

    Njėherė nė Strugė, kur na pa njė grua nė rrugė u sul, duke na puthur. Ajo puthte dhe qante. Eh sa na keni kėnaqur me ato skeēet tuaja na thoshte dhe pėrqafo dhe loto. Na njihte sikur tė ishim lerė e rritur aty. Tjetėr… Njėherė nė Memaliaj dhamė shfaqjen e tretė dhe po hipnim nė autobus tė shkonim nė Tepelenė sepse aty flinim. Vjen njė grua labe tipike, siē janė labet, plot dinjitet dhe thotė: Mė falni kush ėshtė Skėnder Sallaku? Nė dorė mbante njė tepsi me byrek. Shokėt i thanė, ja ku e ke. Ajo afrohet dhe mė thotė. Djemtė tė kanė parė dy net rresht nė shfaqje dhe deri nė 12 tė natės mė shpjegonin se, ēfarė luaje t’i nė skenė. Unė qeshja me shpjegimin e tyre. Ndaj kėtė byrek e kam bėrė pėr ty. Nė shenjė respekti dhe gėzimit qė u fale fėmijėve tė mi.

    Orkestrantėt dhe krijuesit mė tė mirė tė Estradės kanė ikur jashtė?

    Po. Por mė shumė orkestrantėt. Sepse ata e gjejnė mė shumė veten. Ndėrsa krijuesit e gjejnė vetėm kėtu. Njėherė do shkoja nė Amerikė. Nė aeroport takoj njė tregtar. Ai mė thotė,- ku do shkosh. Unė i them se ku. Po me se do i presėsh biletėn? Do ta gjej,- i thashė. Ai bėnte tregti me Bullgarinė. Sa bėn rruga? 700 dollarė i them. Ai nxjerr nga xhepi 1 000 dollarė. Merri mė thotė. Jo, -unė do marr 700,- i them. Jo do ti marrėsh tė gjitha me kusht: Qė tė mos i thuash askujt se kush ti dha. Dhe mua tė mė harrosh se tė dhashė para. Kur u ktheva nga Amerika i solla njė kėmishė. Ai u kėnaq shumė nga gjesti im dhe mė shtroi njė drekė qė bėnte sa 5 kėmisha.


    Luftar Paja, “Artist i Popullit”

    Skėnder Sallakun e kam njohur qė kur isha 12 vjeē. Ai atėherė punonte nė Estradėn e Kufirit. Unė babanė e kam pasur oficer dhe atė kohė banonim nė Seman. Pikėrisht, kėtu ata dhanė njė shfaqje. Jam shkrirė gazit me numrat e tij. E mendoja gjithmonė. As e kisha shkuar ndėrmend qė njė ditė do tė bėheshim kolegė. Ai mbetet njė ndėr humoristėt e parė shqiptarė, virtuoz, me plastikė tepėr interesante, me njė komunikim interesant me spektatorin. Humbėm njė artist tė madh dhe njė mik tė mirė.

    Margarita Xhepa-“Artiste e Popullit”

    E kam njohur nė Estradėn e Tiranės. Po vinim njė shfaqje nėn drejtimin e Pandi Stillos. Aty ai spikati qysh nė shfaqjen e parė. Skėnderi mė gjeti mua aty. Mė vonė ne pamė se Skėnderi ishte kloun, akrobat, mundės, aktor humori, etj.. Specifika e tij kryesore ishte humori i natyrshėm, humori shpirtėror, jo i sforcuar. Skėnderi kishte njė zė karakteristik, ku ai me atė zė, luante punėtorin, fshatarin, intelektualin, burokratin, mekanikun, etj.. Ai me punėn e tij formoi personalitetin e tij artistik tė padiskutueshėm. Por ajo qė e dallonte Skėnderin nga tė gjithė ne, ishte buzėqeshja e tij. Ai kudo kishte njė buzėqeshje qė s’e gjen kund. Kur kujtoj Skėnderin nė radhė tė parė buzėqesh, pastaj flas. Pasi ai nė ēdo bisedė sillte humor, sillte pranverė. Nė humorin e tij ai ishte spontan, improvizonte, por dhe kėrkonte shumė nga vetja. Asnjėherė nuk ishte vetull ngrysur. Jepte humor, paqe, mirėsi, dlirėsi.

    Arben Shaka- aktor i humorit

    Lajmin tronditės, e mėsova nė mėngjes dhe u trishtova shumė. Nuk jam i aftė tė shprehem nė tė tilla ngjarje, por mund tė mos shkruaj vetėm pak fjalė. Skėnder Sallaku ka qenė dhe do tė mbetet aktori mė i fuqishėm nė skenėn e humorit, nė arenėn e cirkut dhe nė ekran. Asnjė prej nesh nuk i ėshtė afruar pėr temperamentin e tij tė fuqishėm,veprimtarinė artistike, popullaritetin qė gėzonte nė tė katėr skajet e Shqipėrisė. Ngushėllimet e mia familjes, ngushėllimet e mia kolegėve tė skenės sė humorit, ngushėllimet e mia gjithė dashamirėsve tė tij shqiptarė kudo nė botė.



    HOMAZH PĖR BUZEQESHJEN SKĖNDERIT...

    Vitore Stefa Leka


    Njėanshmėrisht dhe vetėm ashtu, Skėnderi na braktisi tė gjithėve. Njėherėsh m’u kujtuan fjalėt e Francesco Alberonit tek “Pėrtej tė mirės e tė keqes”: “..vlerėn e gjėrave dhe njerėzve i njohim, vetėm kur i humbasim ato...”. E ndofta Skėnderi kish ngut e desh tė mos vononte, qė pas Vaēes, kjo ndjesi pėrhumbjeje, tė vijonte tė na e popullonte pa reshtur e mė dendur shpirtin, nė kėtė fillim viti tė trishtė, duke na e bėrė peshqesh kėtė largim tė Tijin. Apo ndofta, shtegtimin e tij desh ta kish mė tė lehtė, si flatra e njė shpendi nė fluturim, qė e gjen rrugėn mė tė lehtė, nga flatra e njė tjetėr shoku udhėtimi, qė mė parė e ka ēarė ajrin. Ndofta nė qėllimet e tija mė intime, Skėnderi pati vendosur kėshtu, tė braktiste veten dhe mė pas ne...
    E ndofta veten, se vetja, ishin dhimbjet e njė jete plot peripeci, barra e kujtimeve, shpesh tė lodhshme, tė cilave nuk din ē'tu bėsh, mosaklimatizimi nė atė kohė dhe nė kėtė kohė, kur pėrjetimet prej artisti, ndjehen shpesh tė zvetėnuara nga pandjeshmėria e tė tjerėve. Ndofta ky largim i tij ka diēka nga “Arratia e njeriut nga vetvetja” siē shkruan Erich From, pėrsa njeriu, duke mos u gjendur tek tė tjerėt, humb lidhjet dhe i largohet edhe vetes. Sot sapo mora lajmin e Skėnderit, mu ndez edhe kujtesa rreth ciklit tė portreteve “Klouni”, tė realizuara prej piktorit Oliver Tihi. Ka nė ato ēehre tė dyjėzuara, njė fizionomi qė gjeneron qeshje tek tė tjerėt, ndėrsa thellė nė shpirtin e klounit mbetet njė dėshpėrim bjerrės, qė mė tė shumtit, as arrijnė t'a shquajnė. Ndofta, edhe kjo e ka brjerrur Klounin e parė tė Cirkut shqiptar, tė atė proces tė gjatė, tė njėanshėm, bujar e mė sė fundmi shterues. Ėshtė kjo bujari e njėanshme e Skėnderit, e cila mė sė shumti na pasuroi neve, duke na krijuar vartėsi, ajo qė na iku, bashkė me Skėnderin. Sot, Skėnderi na la peshqesh, trupin e pajetė, nė kėtė stacion tė fundit tokėsor, duke na vėnė nė provė qė tė ndjekim me hamendje, teksa buzėqeshim, udhėtimin e shpirtit tė tij, i cili ka udhė tė gjatė pėr tė bėrė, nė kujtesėn tonė.


    Ilir Ēumani, Drejtor i Institutit tė Integrimit tė Fėmijėve Jetimė

    Skėnder Sallaku ishte jo vetėm njė artist i madh dhe shumė dimensional i humorit tė mirėfilltė shqiptar, por, para sė gjithash ishte edhe njė Njeri tepėr i dhembshur dhe human.
    Prej 10 vitesh, ai dhe bashkėshortja e tij, Vitorja kanė qenė pjesėmarrės nė veprimtaritė e shumta sociale e sensibilizuese tė organizuara nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė me fėmijėt jetimė tė Shqipėrisė, tė cilėve Ai ju dha mjaft gaz e hare, buzėqeshje dhe dashuri.
    Skėnder Sallaku i donte shumė fėmijėt jetimė, ngase kishte njė dashuri natyrale e cila nuk vinte nga mėshira, por i buronte thellėsisht nga dhembja dhe dashuria proverbiale qė e shoqėroi fėmijėria e paplotėsuar e kėtij artisti tė madh.
    U prehtė nė Paqe!

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skėnder Sallaku

    80 vjet mė parė lindi Skėnder Sallaku

    Nga Pėllumb Kulla

    Kėto ditė, dhe saktėsisht mė 25 janar 2015, artisti i shquar Skėnder Sallaku do tė mbushte 80 vjet. Vitin e tetėdhjetė ai vetėm sapo e nisi. Mė 11 shkurt tė vitit qė kaloi ai u nda nga ne dhe u pėrcoll me nderime. Por jo me aq nderime sa e imagjinoja pėr shkak tė vlerėsimit tim subjektiv. Dhe mbase unė individualisht nuk pėrbėja dot njė shtytje qė ky artist i veēantė qė u rrit dhe u imponua nė njė kohė tė zymtė diktatoriale si rrallė kush tė vlerėsohej mė saktė. Arsyet janė tė ndryshme dhe dasitė e ndyra politike edhe nė ēėshtje, pėr tė cilat nuk duhej tė ekzistonin, e la tė pjesėshėm nderimin.

    Pėr tė ndrequr disi kėtė vlerėsim gjysmak, nja dy muaj mbas vdekjes me disa kolegė, menduam qė 80 vjetorin e Sallakut, ta shndėrrojmė njė memorial por edhe njė odė triumfale tė artit tė tė qeshurės, gjė qė do tė vinte nė njė dritė edhe mė tė mirė aktorė si Tano Banushi, Leka Kruta, Aleko Prodani qė na kanė lėnė, por edhe artistė qė pėr fatin tonė jetojnė shėndetplotė, si Luftar Paja, Koēo Devole, Zef Deda dhe tė tjerė qė pėrbėjnė njė listė tė gjatė. Pėrgatitėm edhe njė platformė, pėr njė ditė tė plotė, atė tė 25 janarit qė po vjen, kushtuar Sallakut, qė nga kumtesat akademike tė kėtij fenomeni tė rrallė tė dalė nga rreshtat e kohės, ashtu edhe njė repertor pėr njė shfaqje nė njė nga sallat mė prestigjioze tė kryeqytetit. Do tė propozonim edhe titullin Nderi i Kombit dhe do tė tėrhiqnim nė kėtė manifestim edhe ministrinė tonė tė plogėsht tė Kulturės.

    Morėm premtimet e para mbėshtetėse, por ky projekt u sabotua, edhe nga brenda grupit nismėtar dhe me shumė gjasa (uroj tė gabohem!) pėrsėri kremtimi dhe nderimet do t’i pėrvetėsojė Bashkia e Tiranės dhe krahu demokrat, si pėr t’u na kujtuar atributet qė u japin vetes, qė nėse pat antikomunizėm tė fshehur gjatė diktaturės, janė merita tė demokratėve, tė Berishės me shokė.

    Ky veēim me shumė gjasa shkaktoi dhe pėrjashtimin tim nga kjo ndėrmarrje e bukur dhe frymėzuese.

    Por nė djall modestia! Pėr vlerėsimin e Sallakut unė kam merita sa tė gjithė pėrvetėsuesit e kremtimit bashkė. Veē bashkėpunimit nė kuadrin e Koncerteve tė Viteve tė Rinj, telefilmave tė shkurtėr dhe repertorit ushqyes tė tij, para pesėmbėdhjetė vjetėsh pėr Sallakun unė kam shkruar njėrin nga librat e mi mė tė mirė me titull "Skėnder Sallaku ose si qeshnim nėn diktaturė"

    E duke pasur librin nė duart e mia, unė do t’i bėj artistit me vlera tė papėrsėritshme njė homazh personal, treditor, duke ju dhėnė juve, copėza tė kėtij libri qė shpresoj t’ju pėlqejnė.

    E mbi tė gjitha shpresoj tė vlerėsoni vetitė e shumta brilante, meentalitetin diversiv dhe aftėsitė e rralla fizike.

    Teksa unė I mbyll kėto parashėnime me urimin qė kujtimi i Sallakut tė madh, tė mbetet i pashur nė breza!

    Koha Jone

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Prof. Skėnder Ēarēani
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 04:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •