Nezir Myrta / MOS BĖNI DIELLIN MU SHUA



IN MEMORIAM



- Diellza E Rrezarta - Pėrkujtim!

- Diellza Berishės e
- Rrezarta Tullarit qė humben jetėn tragjikisht dhe
- Dy Nėnave tė Tyre - Pėrkujtim, nė vend urimi 2009!




Mos e bėni aq me e plasė gurin,
Mos e bėni qė dielli sot mu shua -
Rrezarta Diellza nė Ju kanė nurin!

Nuk kthehet kurrė ēka ka shkua:
Po t'i ktheni vajet Tuaja Njė Fuqi,
Mos tė bėhet jeta lot njė prrua!

Kthehet diē tjetėr ashk pėrsėri
Prore Diellza Rrezarta janė aty -
Parasyve atė s'mund ta kuptoni!

Ato i keni ag e terr rreze nė sy
Ruani shpirtat e Tyre nė fjalė!
Ruajini mendėt qė keni nė kry'!

Mundet mosozo rėndė me dalė
Ju pėrciell Juve kudo ai kujtimi -
Mos i bėni lotėt krejt aq tė valė!

Mundohuni prore qė nga pikėllimi,
Ta bėni ofshamėn si rreze t'artė -
Pėr Ju Nėna lot si krejt rruzullimi!

Dielli Diellzen nė rreze prore bartė,
E ēka t'i them unė n'vaje njė nėne -
Qė edhe vet mjalti i duket thartė!

Ngushllimi kotet nė gjak nė vene,
Gropėn n'zemėr mbusheni Besim:
Gjithkah po ndjekė vdekja kretene!

Nuk i ndaj dy ėngjuj tė rrinė shqim
Rrezarta e Diellza me tė njejtin fat -
Paten le tė prehen tok njė amshim!

Shih tė njejtin emėr edhe Diellza pat
Ashtu siē janė Dy emrat pėrjetėsues,
T'pavdekshme prore kudo i kemi ngat!

Diellza vie me njė tufė rrezesh n'dorė
Rrezarta Diellore n'vend loti siell fat -
Tė dyjat i pėrjetojmė lule nė kurorė!

Diellza Rrezarta ne na ndritin prore -
Me t'njejtat rreze tė bardha borė,
Shohim ēdo ag Tė Dyja dorpėrdore!

O Nėna Ju keni veē kujtime tė mira,
Tė Dyjave ua siellin Dritėn Hyjnore -
Mos u fundosni prore nė pshėretira!

Diellza Rrezarta njė kumtim amshimi,
Kuptim pėrjetėsie emra prore t'gjallė!
Ato janė Dy Shpirta qė flakron agimi!

Na kujtojnė ēdo ditė qė tė kemi mall
Fshini ata lot qė Ju rrjedhin vetiu -
Me psherėtima ndaj vdekjes pėrballė!

Dy Drita T'Syve - Dy Nėnave shkrum,
Nga hijet e liga qė iu sollen vėrdallė -
Mbahuni tė forta e qendroni shumė!

Se lotėt e Juve - trazojnė Pėrjetsinė,
N'secilen pikėloti ua trazoni shpirtat -
Diellza e Rrezarta janė me Perėndinė!

( 30.12.08. )

postscript: Mbase direkt shkrova pėr Rrezarten, po korrigjoj e plotėsoj direkt Njė tė Njejten poezi -
duke
i bashkuar nga Pėrjetėsia: Diellzen e Rrezarten, njeren me rreze
dielli, sikur tjetren me dritė hyjnore - le tė jetė ky Ngushllim pėr Dy
Nėnat e Tyre - nė vend tė urimit 2009!

(30.12.08.)