Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Kriza energjitike shqiptare

    Duke menduar se problemi kryesor qe ka Shqiperia sot eshte zgjidhja e krizes elektroenergjitike mendova se ishte me vend te reflektohej mbi kete teme pasi dhe vete zhvillimi i ekonomise shqiptare eshte i varur ne menyre direkte me zgjidhjen e ketij problemi. Atehere mendimi dhe sygjerimet tuaja do te ishin te mirepritura mbi te metat e sistemit, pasojat qe shkaktojne, njerezit qe drejtojne si dhe zgjidhjet per te ardhmen...
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ja qe ku fillojne abuzimet. Metoda e thjeshte dhe kuptohet dhe nga me budallenjte. Gjendja lihet te degradohet, digjen transformatore, ska me energji dhe blerja e tyre behet me prokurim te drejtperdrjete e pa tender pasi eshte urgjente!!


    Qeveria autorizon Korporatėn pėr tė blerė tre autotransformatorė


    --------------------------------------------------------------------------------

    a.k.

    TIRANE

    Qeveria i dha leje KESH-it qė tė blejė tre autotransformatorė. Njė nga kėta autotransformatorė do tė pėrdoret pėr riparimin e defektit qė ka lėnė pa drita Tiranėn. Blerja e autotransformatorėve do tė bėhet me kėrkesė pėr kuotim dhe jo me tnder. Kjo blerje do bėhet pėr tė riparuar dėmin e shkaktuar nė nėnstacionin elektrik. KESH-i pas defektit tė autotransformatorit ka kontaktuar kompaninė Konēar Poėer Transformet LTD, prodhuese e kėtij autotransformatori, si dhe me Remontin elektrik Elbasan e cila merr pėrsipėr riparimin e tyre.

    Dėmtimi i kėtij autotransformatori nė Tiranė ka bėrė qė KESH dhe Ministria e Industrisė dhe Energjitikės tė kėrkojė nga ana e Kėshillit tė Ministrave leje pėr tė kryer njė blerje pėr tre autotransformatorė tė rinj pėr tė qenė gati nė raste tė tilla defektesh tė cilat kėrkojnė kohė qė tė riparohen dhe mund tė lėnė nė errėsirė qytete tė tėra. Sipas KESH pėrdorimi i procedurave me tenderim pėr blerjen e kėtyre autotransformatorėve do tė zgjaste, ndėrkohė qė kėto pajisje mė parė janė marrė nga firma kroate e cila ka bėrė prodhimin edhe tė autotransformatorit qė u dėmtua pak ditrė mė parė nė Tiranė.

    Perse nuk blihet ose riparohet vetem nje transrofmator me prokurim te drejtperdrejte dhe dy te tjeret te blihen me tender te hapur internacional ne menyre qe sistemi elektroenergjitik shqiptar te kete cilesine me optimale me nje ēmim sa me te ulet?!
    Si mund ta justifikoje kete gje ministri i industrise e energjitikes Viktor Doda dhe drejtori vogelush i KESH-it Andis Harasani?!
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mbetet enigme shitesi i 5 miliarde kE/h energji
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka shpallur ende firmen fituese te tenderit per blerjen e energjise per vitet 2003-2004. Megjithese ka tre dite qe jane publikuar ofertat financiare, keshilli drejtues i ketij tenderi mban ende peng fituesin. Anetaret e tij tregohen shume te rezervuar ne lidhje me informacionin per ecurine e tij. Nga ana tjeter, burimet zyrtare te KESH-it pohojne per median vetem faktin se specialistet jane duke punuar per te zgjedhur fituesen nga tre firmat pretendente te tenderit. Ata jane duke studiuar te gjitha ofertat e ofruara duke i krahasuar ato me njera-tjetern per te gjetur me te miren. Por keshilli drejtues i KESH-it nuk di te jape ende nje afat te percaktuar se kur do te perfundoje shqyrtimi i ofertave te tre firmave pretendente per shitjen e 5 miliardeve kE/h energji elektrike. Tani, nuk dihet me asgje se cfare ndodh me tenderin ne fjale. Mediat kane qene te pranishme vetem gjate procedures se hapjes se ofertave, ndersa per me pas ato nuk jane njofura per asgje. Procesi i transparences se Korporates Elektroenergjetike Shqiptare duket se mbaron me publikimin e ofertave dhe vetem kaq, me tej nuk dihet asgje. Tani pritet vetem qe ekspertet e keshillit drejtues te tenderit ne fjale te shpallin ne nje nga ditet e aferta emrin e firmes fituese. Duket se pikerisht fshehtesia e proceseve pas publikimit te ofertave te tenderit, po shfrytezohet nga ana e strukturave te Partise Deomkratike per te deklaruar se ky tender po zhvillohet ne menyre jo korrekte. Per nje fakt te tille, sekretari i pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode ka publikuar dy dite me pare faktin se opozitaret i akne kerkuar organit te akuzes te fillojne hetimet per tenderin e blerjes se energjise nga ana e KESH-it. Sipas tyre, firma fituese eshte zgjedhur para se te zhvillohet tenderi. Ky tender parashikon blerjen e sasise totale te energjise elektrike prej 5 miliarde ke/h. Per kete sasi blerje eshte caktuar fondi limit prej 160 milione dollare nga ana e qeverise shqiptare. Kjo sasi do te jete e shperndare ne menyre te barabarte me nga 2.5 miliarde ke/h per secilin nga vitet 2003 dhe 2004. Importi i energjise elektrike eshte percaktuar nga ana e donatorit Banke Boterore si nje nga masat kryesore qe duhet te plotesoje qeveriashqiptare ne kuadrin e Programit te Masave gjate periudhes se viteve 2003-2004.

    Si ka mundesi qe ne proēeduren e nje tenderi te mos kete data per marrjen e vendimit?!
    Ne ēdo proēedure tenderimi normalisht jepen datat e dorezimit te dokumentave si dhe data e shpalljes se fituesit, keto percaktohen ne fillim e jo pasi jane marre ofertat!
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Deri kur do te vazhdoje kriza elektroenergjitike shqiptare?

    Ky problem eshte dhe "thembra e Akilit" per ekonomine shqiptare. Pa sigurimin e energjise elektrike nuk ka se si te ecim para, pasi investimet mbesin ne vend numero. Me gjeneratore te prodhimit te energjise nuk shtyhet gjate... kane harxhe te shumta.

    Nje nga gjerat qe shqiptaret ne keto 10-12 vjet krize energjitike nuk kane mesuar (se mos ne te tjerat...) eshte fakti i te kundershtuarit apo i kerkeses se llogarise kundrejt organeve kompetente.

    Eshte e vertete qe nje pjese e papergjegjshme e popullates nuk paguan faturat e energjise, por duket se dhe ajo pjese qe eshte korrekte me KESH-in nuk ngre zerin e protestes.
    Popullata shqiptare ka nenshkruar kontrate me KESH-in dhe kjo kontrate eshte shkelur me te dyja kembet nga ky organ. Atehere perse nuk kerkohet respektimi i kontrates ? Pse mjaftohet vetem me ngritjen e duarve nga qielli ne kerkim te pak "dritave" ?

    Nuk them se shteti nuk ka faj ne kete mesele, madje eshte ai qe mban mbi shpatulla cdo pergjegjesi per mungesen e energjise elektrike ne Shqiperi, duke mos paraqitur asnje program te sakte per permisimin e gjendjes, por mjaftohet vetem me nderrimin e shefave te KESH-it dhe ngritjen e ēmimit te energjise elektrike vit pas viti.

    Ēka mua me shqeteson eshte reagimi amorf i shqiptareve. Ne s'jemi mesuar te shprehim pakenaqesite tona dhe ne ato raste kur kemi ēdo te drejte per ta bere nje gje te tille.

    50 vjet monizem, shtypje ndjenjash dhe mendimesh te lira na kane kthyer ne masa amorfe...

  5. #5
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    PA PRIVATIZIM nuk rregullohet gjo jo.
    Privatizim dhe konkurrenca midis dy - tre kompanive ngre cilesine dhe ul cmimet.

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pergjegjesine kryesore e mban ne rradhe te pare Kryeministri pasi eshte ai qe emeron Ministrin e energjise dhe industrise dhe ne te njeten kohe drejtorin e pergjithshem te Kesh-it ( pavaresisht se me ligj eshte kopetence e keshillit mbikqyres te Kesh-it).
    Keshtu qe kryeministri ka fuqi te plote pet te rregulluar apo keqesuar gjendjen ne sektorin e energjise ne Shqiperi.
    Pa folur per te kaluraen ku te gjithe kryeministrat qe nga viti 1990 kane pergjegjesine e tyre per keqesimin e gjendjes, le te shohim ēfare ka bere Fatos Nano per problemin me te rendesishem te qeverise se tij.
    U bene 4 muaj qe ka marre qeverine ne dore dhe qe atehere perveē nderrimit te drejtorit te pergjithshem dhe si pasoje nderrimit te pothuaj gjithe stafit drejtues asnje gje tjeter nuk eshte bere.
    Drejtori i ri Harasani 30 vjeēar nuk ka dhene asnje prove tjeter perapara se ti besohej ndermarrja me e madhe, me e veshtire dhe me strategjike per ekonomine e vendit!
    Ka qene ne nje shoqate bamiresie ne Kosove perpara dhe qe aty i besohet korporata qe ka ne dore zhvillimin e ekonomise se Shqiperise! Gabim shume i rende per nje kryeminister qe siē dihet ka qene dhe profesor ekonomie!
    pothuajse te gjithe specialistet qe njihnin sistemin elektroenergjitik shqiptar, qe njihnin Kesh-in dhe problemet e korporates, ose kane dale ne pension ose u larguan nga puna pur tu hapur vendin shokeve te kalamajeve qe morren pushtetin dhe si rrjedhim morren ne te njeten kohe peng ekonomine shqiptare. Asnje strategji e qarte per daljen nga kriza nuk eshte perpiluar, asnje plan, projekte te ndryshme qe i jane paraqitur drejtpersedrejti Ministrit Doda si dhe Kryeministrit Nano jane lene pa pergjigje dhe pa dhene asnje shpjegim! qeveria po genjen popullin kur thote se kriza do te kalohet pasi asnje mase nuk eshte marre dhe ska ndermend te merret per te rregulluar diēka te tille.
    Le te jape llogari Nano perse nuk e ben projektin e shumefolur nga mediat per optimizimin e kaskades se Drinit ku rritja e prodhimit te energjise ishte mjaft e konsiderueshme dhe do te kryhej nga nje kompani gjigande evropiane Matra!!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    KESH: Do fillojme eksportin e energjise

    Ministria e Industrise dhe Energjitikes po shikon mundesine se eksportit te energjise, me qellim shlyerjen e disa borxheve qe KESH ka marre ne vendet e huaja per furnizmin e popullates gjate dimrit te kaluar. Qe dje eshte ngritur nje grup pune ne KESH per te ndjekur situaten ne vijimesi kryesisht per uljen e nivelit te ujerave ne HEC-et e Vaut te Dejes, Komanit e Fierzes, te cilat ditet e fundit kane qene teper te larta. Sakaq, pothuajse te gjitha basenet e hidrocentaraleve kishin arritur nivelin kulmor te tyre gjate reshjeve te shtatorit te vitit te kaluar. Keshtu, sipas nje njoftimi te Ministrise se Industrise dhe Energjitikes furnizimi i konsumatoreve me energji do te behet deri ne nivelet qe lejon sistemi i shperndarjes, ndersa pjesa tjeter e energjise do te eksportohet. Keshtu KESH do te hyje keto dite ne kontakt me Maqedonine, Kosoven, Greqine per eksportin ose depozitimin e energjise. Ne te njeten kohe KESH do te marre masa per rregullimin e raporteve te importit dhe te prodhimit ne vend te energjise elektrike, duke i dhene prioritet furnizimit te konsumatoreve me energji te prodhuar ne vend. Sakaq, kufizimet e energjise elektrike ne vend arrijne nga 2 deri ne 18 ore dites, te cilat sipas KESH, jane te pashmangshme per shkak te defekteve ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike dhe mospageses se detyrimeve ndaj koorporates nga ana e konsumatoreve.

    Ministri Doda para 2 javesh eshte shprehur kundra projektit te optimizimit te kaskades se Drinit (projekt te cilin ka me shume se nje vit qe ndodhet ne zyren e tij dhe financohet nga banka e detit te zi) dhe pse ky i fundit rrit prodhimin e energjise se kaskades me rreth 200 GW/ore ne vit (gati sa nje hidrocentral i ri).
    Po te lexojme ne artikullin e mesiperm eshte po Doda qe propozon ngritjen e nje grupi pune per te optimizuar prodhimin ne kaskaden e Drinit!!! KESH-i nga mosrealizimi i ketij projekti humbet ēdo muaj 400 mije dollare us pa folur per energjine qe u mungon konsumatoreve dhe ekonomise shqiptare.
    Rrofte Ministri Doda dhe kryeministri Nano qe po na rregullojne krizen enerhjitike dhe po u sjellin femijeve shqiptare drita e uje.
    Rrofte opozita me Salen ne krye qe mobilizon popullin dhe i kerkon llogari qeverise ne parlament per krizen ne te cilen ndodhet vendi.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Mosha
    41
    Postime
    1,171
    po tallin b.then apo jane budallepsur njerezit ketu?!
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ku po e shef budallepsjen e njerezve?!
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ne Tirane duket se pas ngritjes se cmimit te energjise elektrike s'po ka me prerje dritash.

    Per sa do te zgjase kjo faze e mosnderprerjes se dritave?

    Mendoni se me ngritjen e cmimit, kriza do kalohet ?

  11. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Besoj qe PO! Pse ka krize energjije shqiperia? (Uje dhe drita), kur kushtet natyrore i ka shembullore.
    Sepse HARXHOHET me shume se PRODHOHET.
    Ne jemi konsomatoret me te medhenj te botes per energji elektrike (e uji) PERSONALE.
    Me kujtohen pallatet ne tirane, te ndriēuar si per feste, uji qe rridhte lume per te ftohur nje shalqi ne lavaman. Ku tjeter ndodh keshtu.
    Ne qytetet e botes, pallatet jane ne erresire sa ke pershtypjen qe s'jeton njeri ne to. Njerezia shohin televizor me driten fik, dritat komune kudo jane me rele, s'takohen vete pas disa sekondash, me qellim kursimi.
    Ēmimi eshte mjaft i larte, kjo ka kohe qe i ka mesu njerezit te jene doreshtrenguar ne harxhim te energjise.
    Ky ēmin i larte, do te bej te njejten gje edhe tek ne. Pra per te lexuar gazeten, mjafton nje llampe komodine 20W, nga nje ambazhur ne tavan me tre llampa (ose me shume) nga 75-100W secila.
    Llogaria eshte e thjeshte.

    Une do te preferoja me mire, mos kemi drita (si ndodh sot), se te kemi ndryshim karakteri ne mentalitetin shqiptar (ajo qe do te ndodhe neser).

  12. #12
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Po mundesite e tjera per sistemin e ngrohjes, mqs ky eshte dhe "thembra e Akilit" per shqiptaret ne dimer, kush mund te jene?

    Shteti a duhet te nxise sisteme/mundesi te tjera per ngrohjen, sic jane gazi, ngrohja me avull apo ne ndertimin e pallateve te reja - sistemi qendror ingrohjes?

    Pra jo cdo gje mendoj te mbeshtetet te energjia elektrike, sa do vend i pasur me uje qe jemi, kjo e fundit rezulton se nuk i perballon dot kerkesat e popullates.

  13. #13
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Gjendja mė e mirė hidrike pas 18 vjetėsh. Konsumi 20 milionė kv/orė nė ditė

    Dritat, ndėrpritet importi
    5 milionė kv/orė nė ditė ēohen nė Kosovė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Sulēe

    TIRANE

    Shqipėria ndėrpret blerjen e energjisė elektrike. Reshjet e ditėve tė fundit e kanė rritur ndjeshėm prodhimin e energjisė, i cili jo vetėm qė i plotėson nevojat pėr konsum, por bėn tė mundur edhe shkėmbimin me vendet e tjera.

    Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės, gjatė ditės sė djeshme sasia e energjisė sė prodhuar nė vend ka arritur nė rreth 25 milionė kilovat/orė. Nga kjo sasi, rreth 20 milionė kilovat/orė janė pėrdorur pėr plotėsimin e kėrkesave tė popullsisė pėr drita, ndėrsa pjesa tjetėr, prej rreth 5 milionė kilovat/orė, ėshtė depozituar nė Kosovė. Rritja e ndjeshme e prodhimit ka ēuar nė ndėrprerjen e importit tė energjisė, i cili kohėt e fundit kishte arritur nė rreth 2 milionė kilovat/orė.

    Situata
    Situata hidroenergjetike nė vend vlerėsohet si mė e mira e 18 viteve tė fundit. Specialistėt e Energjetikės shpjegojnė se niveli i liqeneve dhe prurjet kanė arritur nivele tė larta, tė cilat nuk ishin parė qė prej vitit 1985. Reshjet e vazhdueshme e kanė ēuar nė 290.7 metra nivelin e Fierzės, ndėrkohė qė kuota maksimale e lejuar ėshtė 295 metra. Niveli i kėtij liqeni pėson njė rritje prej 10 centimetrash nė orė dhe prurjet nė tė llogariten nė 1485 metra kub/sekondė. E njėjta gjendje paraqitet edhe nė Vaun e Dejės dhe nė Koman, ku niveli i ujit ka arritur respektivisht nė 74.1 metra dhe 173.4 metra.

    Masat
    Prurjet e tepėrta tė ujit, si pasojė e reshjeve tė ditėve tė fundit, kanė bėrė qė tė hapen portat e hidrocentraleve, me qėllim shmangien e pėrmbytjeve. Grupi ndėrministror pėr Trajtimin dhe Shfrytėzimin e ujėrave nė hidrocentralet e kaskadės sė Drinit ka vendosur dje shkarkimin e ujit nga porta e HEC-it tė Vaut tė Dejės. Nė kėtė mėnyrė mund tė mbahet nėn kontroll niveli i ujėrave qė rrjedhin nė lumin Drin, duke e ulur kuotėn jo mė shumė se 74 metra, me anė tė njė shkarkimi 1300-1400 metėr kub pėr sekondė. Gjithashtu, Grupi ka vendosur qė tė shikohet mundėsia e vėnies nė punė tė katėr agregatėve nė hidrocentralin e Fierzės me kapacitet tė plotė 24 orė. Nė rast se nevojat e konsumatorėve pėr energji nuk plotėsohen nga prodhimi i kėtij hidrocentrali, atėherė do tė vihen nė punė edhe agregatėt e Komanit dhe tė Vaut tė Dejės.

    Kufizimet
    Pėrmirėsimi i situatės hidroenergjetike nė vend dhe rritja e ndjeshme e prodhimit tė energjisė elektrike nuk ka mjaftuar pėr heqjen e kufizimeve. Kjo pasi, ndėrsa ekzistojnė kapacitet prodhuese, nė vend mungojnė kapacitet transportuese. Sipas specialistėve tė Energjetikės, shqiptarėt mund tė furnizohen me drita vetėm aq sa mban rrjeti. Ndėrkohė ky i fundit pėrbėn edhe "hallin" mė tė madh tė KESH-it. Aktualisht dritat mungojnė deri nė 2 orė nė Tiranė dhe mestarisht 6 orė nė rrethe.


    SITUATA ELEKTROENERGJETIKE

    Prodhimi 25 milionė kilovat/orė
    Importi 0 milionė kilovat/orė
    Konsumi 20 milionė kilovat/orė
    Depozitimi 5 milionė kilovat/orė

    Kushtet atmosferike bejne qe te jene shume te favorshme per prodhimin e energjise elektrike ne 2003-in. Problemi qe lind eshte se ē'fare do behet me prujet e medha ne kaskaden e lumit Drin aty ku prodhohet dhe 90% e energjise elektrike ne Shqiperi!
    Aktualisht po derdhet nje pjese e ujit nepermjet portave anesore ne liqenin e Fierzes, kjo derdhje sigurisht behet qe te evitohen permbytjet nga prurjet e medha por ne te njeten kohe eshte uje qe harxhohet e nuk prodhon energji e cila mund te "stokohet" ne Kosove ose te perdoret per lerjen e borxheve ne Greqi apo Maqedoni.
    Nje projekt i shumefolur neper media eshte ai i instalimit te sistemit te optimizimit te prodhimit qe propozohet nga nje koncorcium francez i kryesuar nga gjigandi Matra.
    Me kete projekt rritet prodhimi i kaskades duke optimizuar prodhimin dhe behet teper modern sistemi i manaxhimit te kaskades qe aktualisht behet nga nje grup "specialistesh" i cili u mblodh me urdher te Viktor Dodes per te shmangur permbytjet. Llogarite e prurjeve behen me hamendje,rezultati dihet vetem kur uji gjendet ne liqen (e kjo gje e ben te pamundur manaxhimin si duhet te ujit e detyron dredhjen e tij nepermjet portave anesore).
    Me duket shume e ēuditeshme qe nje Minister shteti per energjitiken si Doda qe eshte emeruar per te rregulluar sa me shpejt gjendjen refuzon te beje nje projekt te tille dhe ne anen tjeter jep urdhera per ngritjen e ekipeve te punes qe te rregullojne kete problem!! Per ēeshtje te tilla dhe kompanite me prestigjoze ne bote paguajne specialiste te mirefillte per te projektuar dhe instaluar te tilla siteme per optimizimin.
    Kur do vije nje dite qe do te mbajne pergjegjesi direkte njerez kaq te papergjegjshem?!
    Just God Can Judge Me

  14. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Aurora ka te drejte, une them ta kapim dhe ta varim per kembesh Poseidonin (desha te thom Donin), ministrin e ujevarave, fajtorin kryesor. Bile po ta shihni me kujdes fjalen UJEVARE, ka ne te UJE dhe VAR.
    Tani zgjidhni e merrni, ose t'ja bejme varin ne uje, ose ta varim mbi uje. Hehe, drita pastaj do te kete sa te duash, do ta verbojme boten nga shkelqimi tyre.

  15. #15
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me duket si nga temat me delikate dhe qe nje popull i tere vuan nga ky problem keshtu qe sma do mendja te kete vend per humor kur pleq e femije ju mungon ngrohja, dritat, uji, ku mesohet akoma me qeri......
    Njerez te papergjegjeshem marrin peng vendin dhe e lene te katandiset si mos me keq ne menyre qe gjithmone situata te jete emergjente e te bejne ēdo projekt pa tender...e kjo ka vite qe vazhdon e asnje se hap gojen!
    Just God Can Judge Me

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-01-2003
    Postime
    14
    Ky eshte problemi me i madh qe ka sot vendi . mire e bere qe e hape kete teme po ndonje zgjidhje sikur spo shoh dot kaq keq jemi ne sa qe nuk kemi as energji elektrike nderkohe qe luksi per gjera te tjera ne shqiperi sidomos ne tirane EKZISTON !

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Energjitika ne vend perfaqeson nivelin e pegj. te ekonomise ( eshte ne krize ashtu si e gjithe ekonomia )
    Pse?
    Per hir te problemeve te trasheguara, strukturimi jo i drejte (pothuasje vetem hidrocen.),mosmirembajtja dhe shfrytezimi pa kriter ( qofte i rjetit shperndares qofte atij prodhues )

    Porse perseri KESH-i duhet te ishte nje nga ndermarjet me fitimprurese ne shqiperi po te kemi parasysh cmimin e prodhimit te energjise dhe ate te shitjes duke filluar nga vitet 90-91.Gjithsesi nuk ndodh keshtu se politikane koketrashe ose drejtues koketrashe te zgjedhur nga keta politikane me te ardhurat e KESH-it mbushnin buxhetin dhe s'mendonin per me tutje.Kjo solli me kalimin e kohes rendimin e situates (kerkesa ne vend filloi te ritej ) si rjedhoje lindi nevoja per import te energjise.
    Dhe keshtu fillon spiralja.KESHI perdor tani parate per import bile me buxhet shteti,shteti ska para sa duhet ........ perfundimi populli pa drita.
    Vec kesaj ka dhe faktore te tjere:

    1.- Per hir te paaftesise se shtetit, KESH-i eshte e vetmja ndermarje (besoj se ne bote ) qe shet mall dhe nuk merr para.
    2.-Ata politikane injorante para se te fillojne e te bertasin per "krize energjitike", te fillojne e te stimulojne ndertimin e pallateve me ngrohje qendrore,pallateve me nivel me te larte termoizolimi,te minimizojne humbjet e tjera ne rjet' dhe pastaj te kerkojne kredi nga bota ( qe fundja fundit do e pagujme po ne )
    3.- Te pastrohet administrata nga idiotet te ardhur me mik

    me siguri qe ka dhe faktore te tjere po........
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  18. #18
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Unhappy

    KESH...ėzimi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #19
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Mosha
    53
    Postime
    147
    Pershndetje
    Mendoj se eshte nje teme teper e rendesishtme dhe qe duhet te trajtoht me me shume vemendje nga qeveria, pasi situata po shkon drejt errsires se plote.Kjo gjendje ka gjate qe vashdon dhe jam me se i bindur se do te vashdoje per nje kohe shume ,pasi atje eshte kriuar nje formuleESH-paguani qe te keni drita POPULLI-bini dritat(pasi ka shume nderprerje) te paguajm.Kush e ka fajin?...?Kjo me kujton"Formulen" PULA VEZEN,apo VEZA PULEN. Une keshtu ekuptoj ,,,,se di..etj
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    74
    Postime
    2,799

    NJĖ SQARIM prej specialisti!

    I nderuar VINI T,
    Sėpari tė falėnderoj pėr cekjen me anė tė kėsaj teme problemit mė tė mprehtė social tė shoqėrisė shqiptare.
    Nėse Ju dhe tė tjerėt nuk mė keqkuptojnė, desha tė hedh brenda hapsirės sė kėsaj teme mendimet e mija me fakte se:
    SI QĖNDRON E VĖRTETA e problemeve energjetike nė Shqipėri.
    Mos harro jam diplomuar si inxnhinier elektro - energjetik me 3 korrik 1971 dhe kam marrė 10 nė DIPLOMĖ! Kam punuar 27 vjet nė sistemin energjetik dhe atė tė shfrytėzimit industrial, dhe kam nderin tė mbaj dhe titull vlersues shkencor jo pėr duartrokitje ndaj atij sistemi diktatorial, por nė Sistemin Energjitik si k/Energjetik i Kombinateve mė tė mėdha tė Atdheut! Pra kujdes se do ju habis pak.

    1. Sistemi energjitik shqiptar ka mbetur nė dorė tė kalamajve inkompetentė qė i vė dhe i heq antishqiptari Nano dhe hajdutėve qė i vė nė krye tė shtetit dhe tė sistemit po edepsėzi Nano! Politkė kuadri klanesh, ikje personalitetesh nga puna su rasti i Inxh. Engjell Cuci qė komunistat e hiqnin si djal i tezes sė Leka Totos ndėrsa e demokratėt e hiqnin si baxhanak i Foto Camit (komedi apo jo). KESH-i ka mbetur njė "orkestėr" pa VIOLINAT E PARA! Sot jenė nė krye tė KESH-it ca "instrumentistė" tė pa zot qė atje i ka emruar KESH-POLITIKA SOCIALISTE(!) Nuk janė mė MJESHTRAT e qeverisjes sė SISTEMIT ENERGJETIK si Ll. Papajorgji, A. Paloka, V. Stambolli, A, Ciftja, I. Vakėflliu, Vangjel Ceco, Reiz Cani, Fatjon Tugu, Spiro Kashara, Tome Meksi, Ali Dedej, Gėzim Karapici, Petraq Vasili, Hajri Mezini, Alfred Fico, Bahri Radheshi, Rushid Strazimiri, etj.etj qė u kėrkoj ndjesė pėr mos pėrmėndje emri!

    2. Sistemi energjitik shqiptar ka pėsuar PĖRMBYSJEN e ofertės!
    Qė do tė thotė RAPORTI midis nevojave pėr konsum tė
    "2 konsumatorėve" tė dikurshėm: KONSUMATORIT INDUSTRIAL me konsumatorin KOMUNAL (nevojat e popullatės) qė "ahere" ishte 8 : 1 - pra 8 hise INDUSTRISĖ dhe 1 hise pėr POPULLIN, tani rezulton 2 : 7. Pra as 2 hise tė prodhimit tė energjisė elektrike shkon nė ato firma "industriale" qė mbijetojnė (sepse nuk shfrytzohet "racioni" i dikurshėm ngaqė dihet se janė ndaluar dhe hequr nga skema energjitike konsumatorė gllabėrues tė saj si : Kombinati kimiko-metalurgjik i Laēit, Ferrokromi i Burrelit, Metalurgjiku Elbasanit, Autotraktori, Azotiku, dhjetra Uzina e Fabrika etj,etj,) NDĖRSA NGA ANA TJETĖR popullata me aktivitetin e saj tė vogėl apo me konsumatorė "tė mesėm" marrin energji 8 herė mė shumė se kur sundonte babai i Nanos shoku Enver! Tani as aparati Tv, as lavatriēja, as frigoriferi nuk blihen me autorizim dhe ka njė SHPĖRTHIM si tė thuash. Por FATKEQĖSIA ėshtė qė kjo ENERGJI pėr POPULLATĖN dhe nevojat e saj nuk ka "rrugėn e lirė" pėr tė shkuar tek konsumatori!!!
    Kėtu do ndalem pak!
    Populli mbetet pa dritė sepse:
    a. linjat elektrike deri tek kabinat e transformacionit janė me seksione tė vogla qė nuk i pėrgjigjen nevojave aktuale, plasin kokat e kablove, digjen kabllot, gėrmohet e hapet kanal nga cilido duke dėmtuar izolacionin e tyre, pa Urdhėr Pune, pa brigadė controlli pa prova laboratorike tė kapacitetit mbajtės dhe se ēfarė HUMBJESH kanė nė rrjet!
    b. transformatorėt nė kabinat 6/o.4 KV. apo 20/0.4 kV. janė tė kohės sė “baba Qemos”. Plasin transformatorėt e digjen sepse me njė transformator 560 kVA nuk mund tė mbahet njė grup pallatesh ku sejcila familje ka mesatarisht nga 7 deri nė 8 kw. (dikur kishte 0,4 deri nė 0,8 kw). Pra ėshtė DHJETĖFISHUAR gati gati nevojat e popullatės nė lagje, qytete, katunde dhe merre me mend nė Tiranė!
    c. Kabinave elektrike nuk u shėrbehet mė. Askush nuk bėn remont! Vaji i transformatorėve nuk ndrrohet, zbarat e tensionit nuk mirėmbahen dhe buloneritė nuk shtėrngohen duke u bėrė burim avarish, nė kabina futen minjtė, qent e macet duke u bėrė shkak avarishė etj.etj.
    d. Askush nuk e ka ndėrgjegjen nė vend pėr tė shkruar e pėr tė paguar faturat e dritave ngaqė ato futen aforfé, sahatėt matės e kanė gabimin relativ dhe gabimin absolut (tregues tė precizioniz pėr matėsit elektrik) tė pa verifikuar me kontrolle periodike nga Laboratori Pėrkatės, por hajt futja se “populli nuk merr vesht”!
    e. Policia elektrike nuk funksionon por gjobitė apo dėnon atje ku ka “krahė thatė” apo atė qė “ia ka inatin”…….
    f. Mbrojtja relé nuk punon bile as nuk ka tarim dhe selektivitetin e duhur. Del nga sistemi n/stacioni qendror apo rezik edhe vetė turbina nė Koman, Fierzė, Vau Dejės etj. sepse nuk punon njė rrelé nė lagjen “Ali Demi” apo nė lagjen Selitė(!)
    Tė mos flasim pastaj pėr “gomarllėqet” e STRATEGJISĖ ENERGJITIKE SHQIPTARE nėn regjimin e Enverit, sepse asnjė nga rezervuarėt apo liqenet e HEC-eve ekzistuese nuk ka aftėsi ujėmbajtėse shumėvjeēare! Kėtė do ta kishte vetėm ndėrtimi i HEC-it tė Skavicės i cili kaskadės sė HEC-eve tė Drinit do u ofronte rezerva uji deri nė 15 vjet garanci furnizimi. Ndaj ēdo gjė varet nga qielli dhe drejtuesit e KESH-it thonė e presin: “ a do tė bjerė shi”…”a do na hapin portėn maqedonasit?”……”a do na hapė portat Mali i Zi”……”a do na hapė portat Serbia”…”a do na furnizojė sistemi europian?”….nė njė kohė kur askush prej prodhuesėve europianė tė energjisė elektrike nuk dėshiron tė na shesė energji sepse Banka Shqiptare sot pėr sot nuk ka DINJITET (nė kohėn e Enverit kishin, por s’benin pagesa pėr kėto lloj blerjesh, ndėrsa sot borxhi ndėrkombėtar i bankės shqiptare po i afrohet njė miliard dollarė…). Vetėm greku ėshtė i interesuar tė na shesė sepse udhėhiqet nga TEORIA E PENGUT! Mban peng ekonominė, politikėn, qeverisjen dhe ēdo gjė deri sa tė kalojmė me status Krahinė Autonome e Greqisė!
    A KA RRUGĖ ZGJIDHJE?
    PO! PO! Njėmijė herė PO! Cilat janė do thoni ju?
    Shkurtimisht sepse kjo temė kėrkon shumė kohė dhe kėtu nė FORUM po i shkruaj vetėm pėr respekt sepse kėtė problem nė nėntor 1992 nė studimin tim shkencor me bashkėautor dy personalitete tė shkencėr energjitke me titull shkencor DOKTOR NĖ SHKENCAT ENERGJITIKE Virgjil Stambolla dhe Agim Ēiftja, tė MIRATUAR nga Kėshilli Shkencor i DPCE-sė (drejtoria e pėrgjithshme e energjitikė), nga Kėshilli shkencor e teknik tė Ministrisė sė Industrisė (kur ishte ministėr Abdyl Ballakumja (Xhaja) nga Elbasani), nga Kuvendi i PD-sė me shokun Tritan Shehu nė krye, nga dy ishnėnkryeministrat Inxh, Bashkim Kopliku dhe i nderuari Rexhep Uka, mbeti nė letėr – sepse atje nė atė projekt U NDALOHEJ DORA HAJDUTĖVE, TĖ PAAFTĖVE, …dhe ja tani populli vuan sepse edhe LIGJA e hartuar prej nesh (Autorve tė projektit) u dėrgua nė Parlament, u diskutua dhe opozita destruktive socialiste e ēoj nė kalendat greke duke e lėnė nė harresė! Ai PROJEKT do aplikohej nė Tiranė, Vlorė, Durrės, Shkodėr, Korēė, Elbasan, Gjirokastėr, Fier, Peshkopi dhe Lezhė NĖN PĖRGJEGJĖSINĖ TIME PENALE, duke krijuar SISTEMIN PILOT tė projektit me anė tė PRIVATIZIMIT TĖ KABINAVE ELEKTRIKE DHE SISTEMIT 6/O.4 Kv. .por hiē! Hiē!
    Pėrundimisht nėse FORUMI apo “dikush” qė fut hundėt nė ēdo temė pėr tė mbjellė ēoroditje, le tė mė drejtohet personalisht mua dhe jam gati ta sqaroj me kompetencė!
    Nuk ėshtė e vėrtetė qė i SHESIM energji elektrike Kosovės! Pėrkundrazi! Me ndėrhyrjen time (sepse ministri energjetikės Viktor Doda asht mirditor dhe burrė qė nuk vritet pėr gjak, sėbashku me ishkryetarin e KESH-it inxhinierin e talentuar dhe tė ndėrgjegjshėm Petrit Ahmeti, nėshkruan nėn pėrkujdesjen e mikut tim ishkryeministėr Majko kontratė furnizimi qė KOSOVA ti jepte TIRANĖS energji duke shfrytėzuar edhe ndėrhyrjen e presidentit tė Mabetex Group me KREDIBILITETIN e tij Zotri Behgjet Pacolli nė Kosovė, sidomos meanė tė mirbesimit me Zotri Fadil Smagli – Kryetar nė KEK-un e Kosovės, Tirana ndriēoj… ( e mbani mend qeverinė “Majko 2” qė nuk mungoj energjija elektrike se u dha Kosova furnizim). Por mėsojeni edhe sot e kėsaj dite BORXHIN prej 1 milion e 500 mijė dollarėsh qeverija e Tiranės NUK IA KA PAGUAR KOSOVĖS!
    Kaq pėr sot!
    Mirėpres pyetje prej tė gjithėve
    Inxnhinier Agim Doēi

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •