Kjo është një shprehje që shumë njerëz e përdorin tek ne dhe fatkeqësisht prindërit ua mësojnë këtë edhe fëmijëve të tyre.
Ja se çfarë thotë Kur’ani lidhje me këtë:
2:170. E kur u thuhet atyre: “Pranoni atë që All-llahu e shpalli”! Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë”! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë?
Pastaj këta fëmijë e ndjekin rrugën e njejtë të prindërve të tyre duke menduar se këshilla e prindit është e dobishme dhe jetojnë në këtë mënyrë tërë jetën e tyre dhe vetëm kur të ju vie engjulli i vdekjes e kuptojnë që kanë qenë në rrugë të gabuar.
Por ka edhe raste kur këta fëmijë e shohin se prindërit e paskan pasur gabim por tanimë veç janë zhytur aq shumë në mëkate dhe zemra e tyre iu është mbyllur sa që nuk e kuptojnë dhe pranojnë thirrjen për në rrugë të Allahut xh.sh. siç na lajmëron edhe Kur’ani:
2:171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
Prandaj para se ta refuzojmë çdo këshillë që na vjen nga një shok apo mik i yni duhet të kemi pak durim e ta studiojmë atë e pastaj të vendosim a ta pranojmë atë dhe jo ti pranojmë vetëm këshillat e prindërve tanë e pastaj të bëhet vonë për shpëtimin tonë siç na paralajmëron Allahu xh.sh. në Kur’an:
4:18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
Dikush mendon se traditat tona shqiptare janë të përsosura dhe e kemi “Kanunin” e Lekë Dukagjinit që gjithashtu është libër i përsosur e nuk e dinë që Lekë Dukagjini ka kopjuar shumë ligje nga Bibla apo ndoshta edhe nga Kur’ani dhe i ka përfshirë në atë libër.
Pra më në fund kuptohet se burimi i ligjeve apo udhëzimi i njeriut vjen vetëm nga Allahu xh.sh.!
Në fund po i përmendi vetëm disa këshilla apo udhëzime të dobishme nga feja Islame që nëse njerëzit do t’iu përmbaheshin nuk do të kishin probleme në jetë:
Nëse njeriu nuk përdor alkoholin dhe gjëra të tjera të dëmshme siç është droga e largon veten nga shumë telashe e rreziqe për shëndetin e tij dhe për rrethin ku jeton,
Nëse femra mbulon pjesët e saj të turpshme të trupit si duhet asnjë mashkull nuk do ta shikonte me epsh e lëre më ta ngacmonte.
Nëse njeriu do ta kalonte kohën e tij të lirë në xhami apo shoqata të ndryshme Islame do të kursente shumë para dhe do të largohej nga shumë të këqia,
Nëse një i ri do ta zbatonte Islamin në jetën e tij do të fitonte shumë respekt dhe do të mirrte shumë lëvdata nga familja e tij dhe nga e tërë shoqëria, etj.
Autor: Sefedin Muqaj Referenca: Kur’ani – Përkthim i Sherif Ahmetit
Ruaj Lidhjet