Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Buçkovski: Ushtria jonë nuk provokon incidente në kufi

    Cfare eshte kjo more vellacko tani?
    Kjo po jep te kuptojme se sllavit nuk duhet besuar asnjehere dhe ne asnjre moment.Por te presim si do reagoje ministri yne i Mbrojtjes rreth tere kesaj.


    MAQEDONI, Buçkovski: Ushtria jonë nuk provokon incidente në kufi


    Vllado Buckovski SHKUP (31 Dhjetor) - Ministri i maqedon i Mbrojtjes, Vllado Buçkovki ka përgënjeshtruar sot deklaratat e dhëna nga ministri i Rendit Luan Rama. Sipas një të përditshmeje ministri shqiptar ka deklaruar se ushtria maqedonase ka provokuar incidente kufitare. "Përgënjeshtroj se fajtorë për incidentet të cilat ndodhin në kufi janë ushtarët maqedonas. Marrja e sigurimit kufitar nga ana e MPB-së do të realizohet në faza në disa vitet e ardhshme. Strategjia për sigurimin e integruar kufitar duhet të përfundojë në fund të vitit 2005, me realizimin e të cilit do të pushojë se ekzistuari brigada kufitare e ARM-së", u shpreh në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve MIA, Buçkovski. Ai më tej ka dhënë deklaratat e tij edhe shpërthimin e bombave në shumë qytetet duke komentuar se shpërthimi i tyre duhet të ndalohet në mënyrë të padiskutueshme nga një aksion i koordinuar, jo vetëm nga strukturat e sigurimit. I pyetur nëse është e gatshme ARM-ja të ballafaqohet më kërcënime të reja eventuale ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, ministri Buçkovski u përgjigj se situata e sigurisë nga aspekti i kontrollit të kufirit është stabile dhe nuk ka lëvizje më të mëdha të grupeve ilegale për kontrabandë me armë ose bartje të një pjese të grupeve të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë. "Komandanti i Njësitit kufitar të ARM-së, organet e sigurimit të kufirit kanë kapur kalimtarë ilegalë, lëvizjet e të cilëve është me karakter kriminal. ARM-ja edhe më tej do ta ndjekë më syçeltësi situatën", u shpreh Buçkovski. Nga ana tjetër ai shpreson se NATO-ja dhe BE-ja arritën marrëveshje për mundësinë që forcat të kenë promovim në Maqedoni. dxh/mi (MIA/BalkanWeb)
    ---------------------
    --------------------------
    23 Dhjetor, 2002


    Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë priti dje homologun e tij shqiptar Pandeli Majkon


    Majko- Ushtria shqiptare s’merret me mbrojtjen e kufijve


    Ylber Lili

    SHKUP- Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Vllado Buçkovski dhe homologu i tij shqiptar Pandeli Majko, i cili gjendet për vizitë dyditore në Maqedoni, në takimin e djeshëm harmonizuan tekstin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Shqipërisë për vendosjen e masave dhe mekanizmave për përparimin e kontakteve dhe bashkëpunimit. "Është dhënë sinjal i qartë për gatishmërinë dhe synimet tona të sinqerta për zhvillimin e partneritetit dhe bashkëpunimit që do të kontribuojnë për stabilizimin, jo vetëm të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, por edhe të rajonit", -u shpreh ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski. Nga ana e tij, numri një i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pandeli Majko shprehu bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit do të kontribuojë për rritjen e stabilitetit. Duke përmendur se Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia janë tre vendet të cilat janë futur në një lloj klubi "Post-Vilnus" dhe se presin anëtarësim në NATO, Majko theksoi se integrimi në NATO nga njëra anë paraqet nxitje për dy vendet, por edhe kusht për bashkëpunim më të afërt me njëri-tjetrin. Hapi i parë për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësim në NATO, siç tha Buçkovski, do të bëhet me një takim të tre ministrave të Mbrojtjes, që do të mbahet nga fillimi i vitit të ardhshëm në Tiranë ose në Shkup, ndërsa ku do të kontaktohen aktivitetet konkrete me të cilat këto vende do të japin kontributin e vet në stabilizimin e rajonit. "Kjo do të thotë intensifikim i bashkëpunimit të tri armatave, organizim i aktiviteteve të përbashkëta për stërvitje dhe promovim i tri qendrave të përbashkëta rajonale, ku do të kishin participuar edhe partnerët tanë të tjerë nga NATO dhe nga Partneriteti për Paqe", -shpjegoi Buçkovski, duke theksuar se detyrat e përbashkëta të tre vendeve janë profesionalizimi dhe modernizimi i armatës dhe reduktimi i personelit ushtarak dhe civil. Lidhur me formimin e patrullave të përbashkëta kufitare, Majko theksoi se "për ne është një problem kushtetues, sepse Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk merren me mbrojtjen e kufijve, por me këto merret Ministria e Rendit, por se pikëpamja e një bashkëpunimi më të gjerë do të ketë një koordinim mjaft efektiv dhe komunikativ midis Ministrive të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Maqedonisë". Duke i komentuar informacionet për gjoja një shpërthim të konfliktit në pranverë, ministri Buçkovski theksoi se situata e sigurisë në Maqedoni në këtë çast është në një nivel të kënaqshëm. "Shkëmbimi i informacioneve që kemi me KFOR-in dhe UNMIK-un nuk japin konfirmim për përgatitje të një ofenzive të pranverës, por pasi që ne jemi pjesë e strukturave të sigurisë asnjëherë nuk duhet të jemi të relaksuar dhe me kujdes duhet ta përcjellim situatën. Ky takim i sotshëm dhe takimet që do të realizohen në të ardhmen, do të jenë një porosi për të gjithë ata që kanë skenare të tjera, se Ballkani është i përfshirë me një frymë të re, frymë e cila do të sjellë një ardhmëri më të mirë për të gjithë popujt e vet", -tha Buçkovski. Duke folur për temën e njëjtë, ministri shqiptar i Mbrojtjes tha se "Shqipëria nga Kosova në pranverë pret fluks të jashtëzakonshëm të turistëve", për të shtuar se "është më e rëndësishme të vazhdojë stabiliteti në këtë vend, Shqipëria dhe Maqedonia të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, qytetarët të ndihen se jetojnë në një vend të lirë, si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni". "Stabiliteti politik që është vendosur me zgjedhjet e fundit për ne është mjaft shpresëdhënës dhe shpresoj dhe presim që Marrëveshja e Ohrit, realizimi i saj dhe ofensiva e turizmit të jenë lajmet e pranverës", -tha Majko. Mjako takohet me Ahmetin Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Pandeli Majko në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoni ka parashikuar një sërë takimesh me autoritetet politike të vendin. Dje në orët e pasditës ministri shqiptar ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin në selinë e këtij të fundit në Reçicë të vogël. Po ashtu në vazhdën e këtyre takimeve, Majko do të takohet një ditë më pas dhe me kryetarin e PDSH-së Arbën Xhaferin në “Aleksandër Pallas” në Shkup. Y.L
    ---------------
    --------------------
    Oj sharkie e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 31-12-2002 më 13:31
    Jam martuar002

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. "Koha e Kometes" filmi qe do ndryshoje kinematografine shqiptare - VIDEO
    Nga Cimo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 23:01
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Data te rendesishme ne historin e popullit shqiptar.
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2004, 16:54
  5. Pse provokon fondamentallizmi katolik?
    Nga Anton në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2002, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •